KREU V
Shtëpia me ballë prej tullash ndodhej mu në buzë të rrugës. Mbrapa derës
ishin varur një pallto me jakë të vogël, një kapistall, një kasketë prej lëkure të
zezë dhe, përtokë, gjendeshin një palë kallçina ende të papastruara nga balta e
thatë. Në të djathtë ishte salla, domethënë dhoma ku hanin dhe rrinin. Mbi
pëlhurën e shtendosur me të cilën ishin veshur muret, dridhej e tërë shtresa e
letrës së verdhë, që në pjesën e sipërme të saj ishte e zbukuruar me një varg
lulesh të zbehta; gjatë dritareve gërshetoheshin ca perde të bardha pambuku,
qarkuar me një shirit të kuq në buzë, dhe mbi parvazin e ngushtë
të oxhakut, midis dy shandanëve të larë me argjend, nën disa abazhurë prej qelqi me trajtë vezake, shkëlqente një sahat muri me kokën e Hipokratit. Në anën tjetër të korridorit ndodhej kabineti i punës i Sharlit, një dhomë e vogël kjo, rreth gjashtë hapa e gjerë, me një tryezë, tri karrige, si dhe një kolltuk zyre. Të gjashtë raftet e bibliotekës prej pishe ishin mbushur pothuajse vetëm me volumet e “Fjalorit të shkencave mjekësore” me fletë të paprera, po që u ishte dëmtuar shumë lidhja, ngaqë ishin shitur dorë pas dore. Era e rëndë e salcave të gjellëve depërtonte deri në këtë dhomë gjatë vizitave, po kështu që nga kuzhina dëgjoheshin të sëmurët që kolliteshin në klinikë dhe si e qysh e teket e sëmundjes së tyre. Pastaj vinte një kthinë e madhe e rrënuar që të çonte menjëherë në oborr: aty ishte stalla, kishte një furrë dhe shërbente tani si bodrum për dru, si qilar, si depo, plot me hekurishte, me fuçi boshe, me vegla bujqësore jashtë përdorimit, pa folur pastaj për gjithë ato pirgje me rrangulla të tjera të mbuluara nga pluhuri, të cilat një zot e dinte se përse hynin në punë.
të oxhakut, midis dy shandanëve të larë me argjend, nën disa abazhurë prej qelqi me trajtë vezake, shkëlqente një sahat muri me kokën e Hipokratit. Në anën tjetër të korridorit ndodhej kabineti i punës i Sharlit, një dhomë e vogël kjo, rreth gjashtë hapa e gjerë, me një tryezë, tri karrige, si dhe një kolltuk zyre. Të gjashtë raftet e bibliotekës prej pishe ishin mbushur pothuajse vetëm me volumet e “Fjalorit të shkencave mjekësore” me fletë të paprera, po që u ishte dëmtuar shumë lidhja, ngaqë ishin shitur dorë pas dore. Era e rëndë e salcave të gjellëve depërtonte deri në këtë dhomë gjatë vizitave, po kështu që nga kuzhina dëgjoheshin të sëmurët që kolliteshin në klinikë dhe si e qysh e teket e sëmundjes së tyre. Pastaj vinte një kthinë e madhe e rrënuar që të çonte menjëherë në oborr: aty ishte stalla, kishte një furrë dhe shërbente tani si bodrum për dru, si qilar, si depo, plot me hekurishte, me fuçi boshe, me vegla bujqësore jashtë përdorimit, pa folur pastaj për gjithë ato pirgje me rrangulla të tjera të mbuluara nga pluhuri, të cilat një zot e dinte se përse hynin në punë.
Kopshti, më i gjatë sesa i gjerë, rrethuar me dy mure prej qerpiçi, mbuluar
nga kajsitë e mbjella rrëzë tyre, shtrihej deri te një qark gjembash që e ndante
nga fushat. Mu në mes të tij kishte një sahat diellor prej pllake guri, vendosur
mbi një piedestal me mur; parcela më me vlerë e mbjellë me bimë të një
rëndësie të veçantë, rrethohej në mënyrë simetrike nga katër lehe trëndafilash të
egër të hajthëm. Në fund fare, nën ca bredha, ngrihej shtatorja prej allçie e një
prifti që po lexonte librin e lutjeve.
Ema u ngjit lart te dhomat. E para s’ishte e mobiluar fare; ndërsa e dyta,
që ishte dhoma bashkëshortore e gjumit, kishte një krevat prej mogani,
vendosur në një alkovë e mbuluar rreth e përqark me perde të kuqe. Komoja
ishte e stolisur me një kuti prej guaskash dhe, mbi tryezën e vogël, pranë
dritares, në një poç, ishte një buqetë lulesh portokalli, të lidhura me kordele
atllasi të bardhë. Ishte buqetë nuseje, buqeta e asaj të parës! Ajo e vështroi.
Sharli e vuri re, e mori dhe e çoi në papafingo, ndërsa Ema, ulur në kolltuk
(sakaq po i renditnin plaçkat aty pranë) mendonte për buqetën e saj të martesës,
që ishte futur në një kuti, dhe pyeste veten, duke ëndërruar, se ç’do ta bënin atë,
sikur papritur ajo të vdiste.
Ditët
e para ajo i kaloi duke vrarë mendjen për ndryshimet që do të bënte
në shtëpi. Hoqi globet prej qelqi nga shandanët, me urdhër të saj u
veshën
muret me letra të reja, u lye sërish shkalla dhe u vendosën stola në
kopsht rreth
e rrotull sahatit diellor, ajo pyeti bile se si i bëhej që të kishin dhe
një shatërvan-hauz me peshq brenda. Më në fund i shoqi që, duke e ditur
se asaj i pëlqenin
shëtitjet me karrocë, gjeti një kaloshin të përdorur, i cili, si e
pajisën me fenerë
të rinj dhe me mbulesa rrotash prej lëkure të karfosur me qepje të
dendura
zbukuruese, u bë gati-gati si ato karrocat dyvendëshe angleze.
Kështu pra, ai ishte i lumtur dhe s’donte t’ia dinte për gjë në botë. Për të
ngrënë hante vetëm për vetëm me të, shëtitje po dilte mbrëmjeve në rrugën
kryesore, ajo po dorën e endtte gjithë hijeshi mbi gërshetat, po dhe kapelën e
saj prej kashte ia kishte ënda kur e shihte të varur në dritare, e shumë e shumë
gjëra të tjera që Sharlit s’i kishte shkuar mendja kurrë t’i shijonte, e bënin tani
të lumtur pa mbarim. Shtrirë në krevat, në mëngjes, pranë e pranë njëri-tjetrit
në jastëk, ai vështronte dritën e diellit që përshkonte pushin e faqeve të saj të
çelëta, që ia mbulonin përgjysmë kandelet e kapuçit. Duke i parë nga aq afër,
sytë e saj i dukeshin atij të zmadhuar, sidomos kur i hapte qepallat disa herë
radhazi gjatë zgjimit; të zinj në hije dhe kaltëroshë në dritë të plotë, ata kishin
ca si shtresa ngjyrash të njëpasnjëshme, të cilat ishin më të dendura nga fundi
dhe vinin e rralloheshin duke iu afruar iridës. Sytë e tij përhumbnin nëpër këto
thellësi, dhe ai e shihte veten aty të zvogëluar deri te supet, bashkë me shallin
që mbante mbi kokë dhe me pjesën e sipërme të këmishës gjysmë të hapur.
Pastaj ai ngrihej nga shtrati. Ajo dilte në dritare për ta parë kur ikte, dhe
qëndronte aty, mbështetur me bërryla në parvaz, midis dy saksish me
barbarozë, veshur me një peshtamall të gjatë e të lirshëm rreth trupit. Sharli
përjashta, mbërthente mamuzet, ndërkaq ajo vazhdonte t’i fliste nga lart, duke
këputur me gojë ndonjë copë luleje a flete, u frynte atyre drejt tij dhe ato, si
valëviteshin, qëndronin një çast, bënin në ajër gjysmarrethësh si ndonjë zog
dhe, para se të binin, ngjiteshin në krifën e shpupuritur të pelës së bardhë plakë,
e cila qëndronte pa lëvizur përpara derës. Sharli, hipur përmbi të, i dërgonte një
të puthur; ajo i përgjigjej duke i bërë shenjë me dorë, mbyllte dritaren dhe ai
nisej. Dhe atëherë, ai, në rrugën kryesore me një shtresë të gjatë pluhuri që
s’kishte të mbaruar, nëpër udhët me gropa ku pemët përkundeshin si djepe,
nëpër shtigje ku gruri i ngjitej deri në gjunjë, nën diellin që i binte mbi
shpatulla dhe në ajrin e freskët të mëngjesit që thithte, me zemër të mbushur
plot me kënaqësitë e natës, mendjembledhur, me trup të nginjur, ikte duke bluar
me vete lumturinë e tij, si ata që s’pushojnë së përtypuri edhe pas darke, shijen
e kërpudhave që me kohë u kanë përfunduar në stomak.
Deri tani ç’të mirë kishte parë ai në jetën e vet? Mos vallë kohën që kaloi
në kolegj, ku rrinte mbyllur brenda katër mureve, vetëm mes shokësh më të
pasur ose më të zotë në mësime, të cilët qeshnin me të folurën e tij, talleshin me
veshjen e tij, dhe që u vinin nënat në dhomën e pritjes me ëmbëlsira nën
gëzofin ku mbanin duart? Apo më vonë, kur iu fut mjekësisë dhe që s’kishte
pasur asnjëherë në qese aq para sa të shkonte të vallëzonte kadril me ndonjë
copë punëtore e aq dhe pastaj ta bënte dashnore. Prandaj kishte jetuar
katërmbëdhjetë muaj rresht me vejushën, që i kishte këmbët në krevat të ftohta,
si copa akulli. Mirëpo ja që tani ai kishte për jetë të jetëve një grua të bukur, të
cilën e adhuronte. Gjithësia, për të, nuk shkonte më tej sesa rrethi i mëndafshtë
i fundit të saj; dhe qortonte veten që nuk e dashuronte si duhej, mezi priste ta
shihte përsëri; kthehej shpejt, ngjiste shkallët, duke i gufuar zemra. Ema, në
dhomën e saj bënte tualet para se të vishej, ai afrohej në majë të gishtave, e
puthte në shpinë, dhe ajo lëshonte një britmë.
Ai s’rrinte dot pa ia prekur orë e pa kohë krehrin, unazat, shallin;
nganjëherë e puthte në faqe sa i hante goja, ose e çukiste me të puthura të vogla
radhazi, gjatë gjithë krahut lakuriq, duke filluar që nga majat e gishtërinjve deri
lart në sup; dhe ajo e shtynte me të butë me buzën gjysmë në gaz dhe gjysëm e
bezdisur, ashtu siç shtyhet fëmija që të varet në qafë.
Para se të martohej, ajo kishte kujtuar se ndiente dashuri; mirëpo, meqë
lumturia që do t’i siguronte kjo dashuri nuk u duk asgjëkundi, ajo mendonte se
do të ishte gabuar. Atëherë Ema filloi të vriste mendjen për të marrë vesh se
ç’kuptohej tamam-tamam në jetë me fjalët lumturi, pasion dhe dehje, që i ishin
dukur aq të bukura nëpër libra.