Pages

Kapitulli 6 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - VI
Pasi e lidhi kravatën ushtarake, një copë herë u mor me rregullimin e jakës së këmishës dhe pastaj u afrua edhe më pranë pasqyrës, duke shikuar fytyrën e vet të lëmuar. Për një çast ju bë se në anën e kundërt të pasqyrës pa fytyrën e asaj vajze mitare, me ato vetullat kaleshe dhe me lotët si pika vese që kishin mbetur të varur në cepat syve të kaltër, si qielli pa re. I trembur, u largua një hap prapa, duke tundur kryet për ta bindur veten se nuk ishte në ëndërr. Kishte shumë kohë që ajo pamje nuk i shqitej nga mendja, duke e trazuar në çdo kohë. Ishte i sigurt se atë ditë, ajo vajzë kishte dashur t’i thoshte diç, këtë e kishte kuptuar nga shikimi i saj. U largua nga pasqyra, duke dashur që edhe ato mendime t’i
hiqte nga mendja. Me dorën e majtë i ra lehtë faqes, duke e tërhequr nga poshtë lartë për të vërtetuar se ishte rruar bukur, ashtu siç e donte nderi ushtarak. Jashtë bënte ngricë. Të ftohtit ju duk se për një çast ia preu si me brisk faqet e lëmuara dhe sikur donte të mbrohej nga ajo prerje, e mbuloj fytyrën me duar. Qyteti dukej i përgjumur. Në rrugë nuk kishte shumë njerëz. Rrallë, tek-tuk, shihej ndonjë kalimtar i rastit. Sa më afër që i afrohej qendrës së qytetit, aq më tepër shtoheshin lëvizjet e njerëzve. Dritat e neo134 nit ishin akoma të ndezura. Mbi asfaltin e rrugës shihej qartë shtresa e hollë e akullit, që kishte zënë gjatë natës. Poshtë, te kryqëzimi i rrugës, pa kur rrëshqiti dhe u rrëzua një grua e trashë. Ajo u ngrit ngadalë, duke pëshpëritur diçka por, ishte larg dhe nuk u dëgjua se çfarë tha. Në një rast tjetër, Gorani do të shkulej se qeshuri, por kësaj radhe sikur nuk i doli gazi. Tani ndodhej përballë Bankës Komerciale. Befas ju kujtua filiala e saj në kryeqytetin provincial, ku muaj më parë vetë kishte marrë pjesë në mbikëqyrjen e shkarkimit dhe deponimit të disa tonelatave droge në bodrumet e saj. Kjo sasi droge mbikëqyrej nga sigurimi shtetëror, kurse transportimi i saj bëhej nga “Tigrat”. Kjo organizatë kishte një rrjetë të gjerë të veprimit në tërë Evropën. Forcimi i saj, dhe i organizatave të tjera si “Shqiponjat e bardha”, “Bereta e kuqe,” “Dora e zezë” e shumë të tjera, kishin bërë që, përveç monopolit të mbikëqyrjes së trafikut të drogave, të armëve, naftës, cigareve, të diktojnë edhe lëvizjet në politikë, duke korruptuar shumë udhëheqës të policisë sekrete, ndoshta edhe urdhërdhënësin e tij, Nebojshën. Në ndërtesën e ministrisë, fare në hyrje, u paraqit të portieri, duke ia zgjatur letër-ftesën. Ai, pasi e shikoi me dyshim, mori dëgjuesen e telefonit dhe formoi një numër. Foli me zë të ulët, pastaj duke ia zgjatur letrën, i tha të hynte brenda dhe të priste deri në një urdhër të dytë. Hyri në një dhomë të gjerë dhe u ul në stol. Ashtu kot, psherëtiu. Pritja në këtë dhomë misterioze Goranit ju duk e gjatë. Skena të llahtarshme i vinin vërdallë në kokë. 135 Viktima, zjarre, eksplodime, klithje, kujë... këto e mundonin dhe ditën. “Ti çdo gjë mund të jesh, por më se paku serb. Ha,ha, ha!... Ti i përngjanë atij shqiptarit të vogël, ha, ha, ha!...” – i ushtuan në vesh fjalët e Stojanit. Idiot, pederast, mirë ta bëra!… mendoi. Kishte raste, gjatë netëve kur ishte në gjumë, t’i vinin vërdallë ato viktima. Ato klithnin me zërat e tyre të çjerrë dhe të frikshëm, si kujë grash, si vajë fëmijësh, si mallkim i pleqve që nuk lëviznin dot, si klithje vashash që pamëshirshëm dhunoheshin nga ai vetë dhe shokët e tij. Dhe ato viktima dilnin nga mesi i flakëve të shtëpive që digjeshin, depërtonin nga zjarri, ngriheshin nga prushi, dhe ashtu përvëluese, si gacat, e tërhiqnin zvarrë nëpër tokën e shkrumbuar. Edhe pse ishin të vrara, të gjakosura, me koka të prera, me fytyra të shkallmuara, me flokë të shpupurishura, ato e sulmonin! Provonte të qëllonte me armë, por as armët nuk i bënin punë. Dhe viktimat, me zëra të çjerrë, gjithnjë i afroheshin, kurse shokët e tij, atje tutje, zgërdhiheshin duke qeshur me tragjedinë e tij dhe, pastaj, ikja bëhej e pashmangshme, e gjatë, e pafund, ndoshta e përjetshme! Në fundin e korridorit pa një grua që vinte në drejtim të tij. E njohu, ishte sekretarja e Nebojshës. Sa herë vinte në zyrën e tij për konsultime dhe për të marrë urdhra të reja, ajo e shoqëronte. “Si jeni, zoti Raviq?”- pyeti ajo duke ia zgjatur dorën me respekt. “Mirë, ju faleminderit! Ju si jeni? ” - u përgjigj Gorani, duke u ngritur në këmbë. “Mirë. Shkojmë tani?” - tha ajo me zë të butë. 136 “Shkojmë!” – tha Gorani dhe e ndoqi pas. Kaluan nëpër korridorin e gjatë dhe, pas pak, arritën të dera e zyrës së tij, e cila ishte e veshur me saftjan të zi. “Si shkojnë punët atje?” “Jo edhe aq mirë! Po këtu, ka diçka të re?“ – pyeti Gorani, duke e shikuar profilin e saj të këndshëm. „Ç’të them?! Frika nga lufta është dominante. Zyrtarët thonë se presioni ndërkombëtar është shtuar, deri në kërcenim të hapur,“ – tha ajo, duke e shtyrë derën. Për një çast Goranit ju duk aq e rëndë ajo derë e mbështjellë me saftjan të zi, sa që iu bë se gruaja me atë trup të imtë dhe të brishtë nuk do të kishte fuqi kurrë ta shtynte. Por dera u hap lehtë. Ajo hyri brenda. “Urdhëroni,” – i tha gruaja, duke ia mbajtur derën të hapur. Pasi ia zgjati dorën, Gorani u ul në kolltukun që ia afroi Nebojsha. Ishte pak i hutuar nga ajo pritje, nga ato lëvizje të tij disi artificiale, që nuk i shkonin fare natyrës së tij. Kishte një nervozë që nuk e fshihte dot. Gorani e vriste mendjen për shkakun e ftesës. Nebojsha e nisi bisedën ngadalë, duke shikuar herë Goranin, herë një dosje të trashë me ngjyrë të kaltër që e kishte përpara. Mbi kapakun e saj, me germa të mëdha cirilike, shkruante: “Sekret Nr. 09/89 SRS” “Të huajt na akuzojnë se ne gjoja bëjmë krime mbi popullsinë civile. Si thua ti? Ti je në vendin e ngjarjeve, janë të vërteta këto që thonë ata?“ – pyeti Nebojsha me një vështrim të akullt dhe zhbirues njëherit, kurse dorën e mbante mbi dosje, duke lëvizur gishtërinjtë me nervozë. Gorani thartoj buzët, duke e futur trurin në lëvizje, për të gjetur përgjegjen adekuate. Zëri kumbues i 137 tij, e bëri që sakaq ti shpërvjeltë prapë buzët në gjendjen e mëparshme, duke u liruar nga ajo situata e vështirë dhe njëherësh duke i dhënë të kuptojë se ai nuk e kishte me të, por me veten e tij: – „Natyrisht që nuk janë të vërteta,“ – u përgjigj aty për aty vetë Nebojsha. – „Ne kemi të drejtë ta mbrojmë shtetin tonë dhe lufta jonë bëhet për unifikimin e Serbisë. Këtë ne e kemi arritur me 23 mars të vitit 1989. Tani vetëm i mbrojmë këto vendime. Me Kushtetutën e vitit 1974 vetëm Serbia, nga të gjitha republikat e Federatës Jugosllave, është ndarë arbitrarisht në tri pjesë. Vojvodina dhe Kosova kishin marrë prerogativat ekuivalente të shteteve të pavarura. Ne nuk e kemi shfuqizuar autonomitë e tyre, por i kemi suprimuar prerogativat e shtetit. Kurse tani, ne nuk jemi duke zhvilluar luftë kundër islamit, siç na akuzojnë të huajt, por kundër separatistëve shqiptarë, të cilët në mënyrë të njëanshme e shpallën Kosovën etnikisht të pastër dhe atë zyrtarisht, kur dihet fakti që në krahinë jetojnë me qindra mijëra serb, dhe ata shumë më herët sesa shqiptarët.” Pasi u shkund pak, sikur donte të gjente atë fillin e bisedës që e kishte ndërprerë, Nebojsha vuri duart mbi syprinën e tryezës dhe vazhdoi të fliste. Gorani e shikoi ngultas në sy. Ishte hera e parë që dalloi një të çarë mbi vetullën e tij të majtë. Vallë, si i kishte ndodhur?… “…Dhe na quajnë të jashtëkohshëm, por ne nuk jemi të jashtëkohshëm. Ne gjithmonë kemi ecur me kohën…” Derisa Nebojsha fliste, shikimin e kishte të mbërthyer nën mjekrën e Goranit, tamam në vendin ku duhej të ishte i shënuar numri dymbëdhjetë, sikur ai t’ishte 138 orë. Gorani u dridh nga ky mendim dhe bëri një lëvizje nga ana e majtë, sikur donte të merrte diçka nga dyshemeja. Pastaj prapë përqendroi shikimin mbi vetullën e majtë të Nebojshës, pikërisht aty ku ishte shenja e plagës së mbyllur. Ishte i shpërqendruar fare nga ajo se çfarë thoshte Nebojsha. I shihte vetëm buzët e tij pakëz të fryra duke i lëvizur ngadalë, kurse vetullat e tij të trasha, me atë shenjën e plagës mbi, herë uleshin mbi sy, duke krijuar mërrola të frikshme, herë ngriheshin lartë, duke e mbuluar një pjesë të vogël të plagës së mbyllur dhe duke i zgurdulluar sytë mnershëm. „…Kurse ata, pasi i kanë mbushur xhepat plot me miliona marka dhe dollarë në mënyrë jo legjitime, dhe për shkak të divergjencave të theksuara politike mes nesh, me kërcënojnë mua dhe të urrejnë ty…” “Si?… kush?… pse të me urrejnë mua?” - i dolën këto fjalë shpotitëse Goranit, sikur të kishin dalë nga një zgavër druri, siç del rrëmbyeshëm një zog nga pylli. “Për shkak të prejardhjes tënde, pra! Pastaj, për shkak se ti ke vrarë paramilitarë dhe nuk ke dhënë asnjë përgjegjësi. Ata e dinë se këtë mbrojtje e ke nga unë, ndaj ata me urrejnë edhe mua. Këtë ata nuk e thonë haptas, por veprojnë prapa krahëve tanë, duke i rrëmbyer paratë tona dhe duke na kërcënuar me vrasje.” Gorani mbeti i nemitur. Ishte hera e parë që flitej kaq hapur për prejardhjen e tij dhe kjo vinte nga një zyrtar i lartë, që deri në ato momente kishte pasur një konsideratë të jashtëzakonshme për të. Deshi të insistonte të dinte më tepër për prejardhjen e tij, por nuk kishte fuqi ta bënte një pyetje të tillë. Mendja i shkoi sakaq 139 të Misha dhe fjalët e tij për ngjashmërinë me atë çunin shqiptar, pastaj fjalët: „Ti ç’do gjë mund të jesh, por më së paku serb!“ Një lloj frike se ndoshta prindërit e tij, rastësisht, mund të ishin shqiptarë, ndoshta ai është… o Zot! Me kokë të mbufatur nga gjithfarëlloj mendimesh, si një ëndërr e keqe, iu kujtua takimi i parë që kishte pasur me Nebojshën dhe dy dosjet e hapura para tij. Ndoshta… po arkivi sekret atje në jetimore, ç’fsheh? “…Jemi në prag të luftës,“ - vazhdoi Nebojsha. – „Siç e dimë, lufta është vrastare. Lufta gëlltit shumë njerëz. Por dyfishi i gëlltitjeve të këtyre njerëzve behët kur në luftë ka tradhti. Kjo është esenca. Tradhtia është në mesin tonë, ajo na vret, na poshtëron, na plaçkit, na dhunon dhe humbja është e tmerrshme! Ndaj, ne duhet t’i luftojmë ata. Duhet t’i luftojmë njësoj sikur i luftojmë edhe armiqtë tonë të jashtëm, sepse edhe këta janë njësoj armiq, por këta janë armiq të brendshëm dhe shumë më të rrezikshëm se sa të jashtmit. Për armiqtë e jashtëm je në dijeni dhe përgatitësh për luftë kundër tyre, kurse për këta të brendshmit nuk e di dhe natyrisht se pason humbja, gjë që ne nuk e dëshirojmë. Prandaj, të kam ftuar ty të me ndihmosh në këtë punë kaq të rëndë dhe delikate!” “Mua?!” – pyeti Gorani, pa e fshehur dot habinë. “Po, po, pikërisht ty. Ti tani e tutje do të punosh në një dikaster tjetër. Atje nuk do të kesh punë me shqiptarët, me ushtarakët, me policinë, do të jesh civil. Do të kesh punë vetëm me mua në njërën anë, dhe me vartësit tu, në anën tjetër.“ “Kam frikë se...“ Fjala i mbeti në grykë nga cingërima e telefonit. Nebojsha ngriti lehtë dorën e majtë, që kishte kohë që e 140 mbante mbi dosje, duke i dhënë shenjë që të ndërpriste bisedën dhe, në të njëjtën kohë, ngriti dorën e djathtë, duke e marrë receptorin. “Urdhëro, po… erdha!” – dhe me lëvizje të shpejtë lëshoi vrullshëm receptorin mbi aparat. – „Më fal, por duhet te të lë vetëm për disa çaste,“ – tha ai dhe me të shpejtë doli nga dera, andej ku ishte e ndara e sekretares së tij. Vështrimi i Goranit mbeti i ngulitur mbi dosje. Zgjati dorën dhe e tërhoqi. Ishte e hapur dhe, pasi i kishte picërruar sytë mbi germat, ai lexoi me zë të ulët. Me një lëvizje të shpejtë, nga xhepi nxori një bllok të vogël dhe shënoi diç në të, duke e shikuar herë dosjen herë bllokun. Pastaj e largoi tutje, duke e futur bllokun në xhepin e xhaketës ushtarake, nga e kishte nxjerrë pak më parë. Dera u hap furishëm dhe Nebojsha u gjend në zyrën e tij. Gorani, në shenjë respekti, u ngrit në këmbë. “Ku e lamë? Po… Pra, ngjarjet do t’i shikosh nga distanca. E merr me mend, në podrumet e Bankës Komerciale në kryeqytetin provincial? Aty është baza juaj e ardhshme. Por, para se të fillosh detyrën e re, ke edhe një punë të vogël. Ma merr mendja se e ke të qartë. Pak më parë të thashë se janë disa që me kërcënojnë mua dhe të urrejnë ty. Ai që i ka mbështjellë të gjitha punët tona është Babiq. E di që ti nuk do të besosh, por unë kam prova të mjaftueshme dhe, që të mos keqkuptohemi, unë do t’i komunikoj të gjitha me radhë, pa pasur frikë se po zbuloj ndonjë sekret shtetëror.” Dosjen me ngjyrë të kaltër, që ndodhej pranë tij, e tërhoqi nga vetja dhe filloi së shfletuari. Pasi kërkoi një 141 grimë herë, nxori një letër nga dosja. “Ja njëra!” - dhe ia zgjati letrën Goranit, i cili e mori në dorë dhe filloj nga leximi. Letra ishte e shkruar me makinë dhe me alfabet latin. Zürich, korrik 1997, Sekret nr. 07/97ZH: Raport gjysmëvjetor: Sipas udhëzimeve tuaja dhe sipas raportit të vitit të kaluar, ju njoftojmë se: Përveç grupit të Schliere-s, që pjesërisht u shkatërrua vitin e kaluar, ne kemi marrë edhe një varg veprimesh të tjera shtesë: Shkatërrimin e degëve dhe të nëndegëve te të njëjtit grup që vepronin në Schafhausen, Lausanne, S.Morritz, Luzern, Bülach dhe disa nëngrupe të tjera të parëndësishme. Me keqardhje ju njoftojmë se në këtë përfshirje nuk ka pasur asnjë drejtues politik të diasporës shqiptare, përveç disa njerëzve naivë, që me punën tonë kemi arrirë t’i infiltrojmë në këtë rrjet, pa dijeninë e tyre. Shkatërrimin e një grupi në rrethinën e Bernës që ne e kishim krijuar më parë, e që kishte filluar t’i rrezikonte interesat tona. Pjesën e shëndoshë të këtij grupi, me ndihmën tonë dhe me pëlqimin e tij, ia kemi dërguar bashkëpunëtorit tonë nr.120. Jemi duke i tërhequr edhe disa grupe të rinjsh shqiptarë, në mesin e të cilëve ka edhe veprimtarë të ashtuquajturave “parti politike” si dhe drejtues klubesh, restorantesh dhe disa biznesmenë të vegjël. Ju njoftojmë se kohët e fundit kemi pasur vështirësi në furnizim. Dhe në fund: sipas udhëzimeve tuaja, spiuni nr. 78, pasi i është marrë dërgesa në vlerë valutore në 2 mi142 lionë DM, është kthyer në bazë, por shumë i zhgënjyer. Pres urdhrin tuaj për veprim të mëtutjeshëm. Me respekt i juaji: 1717. “E shikon? Kemi pasur vështirësi në furnizim, thotë. Kjo s’është e vërtetë. Këtu ka grabitje, vjedhje. Ne kemi dërguar atje drogë të mjaftueshme, bile shumë më tepër sesa ka qenë porosia. Kurse shuma e parave që përmendet këtu e vërteton këtë,“ – tha Nebojsha dhe vazhdoi: - „Kurse ky këtu është një raport i shkruar nga Babiq. Merre dhe lexoje, dhe do të bindësh vetë.” P. Korrik 1997, Sekret nr. 07/97P. Raport plotësues: Sipas planit tonë të studiuar mirë, në terren çdo gjë ka shkuar shumë mirë, me përjashtim të disa të papriturave spontane. Gjatë përleshjeve me anëtarët e familjes së bashkëpunëtorit tonë nr.78, të cilët kanë arrirë të me heqin maskën, kështu që mua personalisht me kanë njohur, si dhe Goranin i cili sipas urdhrit tim ka qenë i pamaskuar. Pas kësaj kemi qenë të shtrënguar të marrim aksione shtesë dhe të vrazhda ndaj disa anëtarëve të familjes së tij që, seriozisht e kishin rrezikuar aksionin tonë. Thesari ndodhet në dorën tonë. Për shumën dhe gjësendet e tjera do t’ju njoftojë në raportin plotësues, porsa t’i kemi bërë depozitimet bankare. Me nderime, i juaji 242. “Mua nuk me duhet raport mbi mbarëvajtjen e aksionit, mua me duhet raport për shumat, më kupton? Për shumat! Pastaj, pse Babiqi duhej të vepronte i maskuar, kurse ti i pamaskuar? Këtu ka diçka të dyshimtë. Ja, shikoji raportet e tjera, si atë të janarit, të shkurtit, e 143 me radhë. Vetëm raporti i gushtit njofton për një shumë të pacaktuar parash, por ai lidhet drejtpërsëdrejti me shumën që e jep raporti nr: 07/97ZH. Kurse, deri tani nuk ka asnjë raport mujor, që është dashur ta dërgonte. Pra, ai, që nga gushti e tutje, punon i rebeluar, pa dhënë asnjë informatë udhëheqjes shtetërore. Ministri i Brendshëm më ka sugjeruar që këto çështje të arsyetohen me shifrën 001. Pra, të mbetët punë e “Tigrave”, gjë që në esencë e kam pranuar. Sesi duhet të veprojmë tutje, ne i kemi duart e lira, ndaj të kam ftuar ty. Pas aksionit, bëhet zhbllokimi i shumave të lartpërmendura. Nëse do të kemi luftë frontale me terroristët shqiptarë, ose do të përballemi me ndonjë agresion të jashtëm, këto parallogariten të humbura, bashkë me pronarët ilegjitimë të tyre, kupton? Si rrjedhojë, të gjitha do të jenë në dorën tonë. I vdekuri nuk flet, nuk dëshmon! Pas krimit, si gjithmonë qëndrojnë shqiptarët. E ke të qartë? “Po.” “Planin dhe udhëzimet e tjera do t’i kesh gati së shpejti. Shko tani e çlodhu, deri në një ftesë tjetër.” “Si urdhëron, zoti Mariq.” “Mirupafshim.” “Mirupafshim!“ – dhe pasi i shtrëngoi dorën, doli. I poshtër, tha Nebojsha me vete, porsa Gorani mbylli derën. Idiot. Bir kurve shqiptare. Do t’i lesh kockat si qeni, atje ku ke lindur! Pas një pauze, i kënaqur ndezi një cigare. Ishte pasdite janari. Të ftohtit kishte mbështjellë gjithë qytetin. Nga jashtë ndërtesat gri të ministrive 144 dukeshin sikur të ishin tkurrë dhe kishin humbur befas atë krenarinë e akullt, që e kishin pasur dikur. Kjo, ndoshta, dukej nga të ftohtit. Kurse, brendia e tyre ishte përvëluese, nga tensionet e ngritura politike. Pas gjithë atyre kërcënimeve, Nebojsha ndiente një rënie të heshtur dhe të tmerrshme karriere. Kjo vinte si rrjedhojë e ngritjeve të shumë njerëzve të papërgjegjshëm në shumë poste kyçe. Ishte logjike që ata urdhrat e tij nuk do t’i zbatonin. Përpjekjet për ngritje në karrierë kishin dështuar, ndaj kishte frikë se rënia kishte filluar. Dhe kjo rënie nuk do të ishte si të tjerat, kjo do t’ishte një rënie fatale, do t’ishte një rënie pa shpresë për ngritje të sërishme, do të ishte ndoshta rënia e fundit... Dhe u tmerrua nga ky mendim, i cili kishte kohë që, në mënyrë tinëzare, ia kishte pushtuar tërë qenien e tij. Gjatë rrugës për në shtëpi qyteti ju duk më i zbrazët, disi i shkretë. Në rrugë kishte pak lëvizje. Afër një kontejneri pa një plak, që hallakaste diçka, por nuk e dalloi se a ishte duke hedhur, apo duke kërkuar diç. Vetura kaloi pranë kafenesë se pensionistëve. Nga jashtë, prapa xhamave të lagur dhe vende-vende të avullt, arriti të shihte në brendi një tollovi të vërtetë. Të ftohtët i ka bashkuar në këtë kafene. Ndoshta në shtëpitë e tyre nuk kanë ngrohje të mjaftueshme, ndoshta nuk kanë as bukë. Ata s’kishin marrë pensione me muaj të tërë. Thuhej se çdo ditë nga ura e madhe hidheshin në lumë një apo dy të tillë. Në shpirt ndjeu një dëshpërim, sepse edhe vet ishte në rrugën e pa kthim të pensionimit. U dridh i tëri, kur e mendoi veten plak pensionist, duke zvarritur këmbët drejt urës për t’u mbytur në lumë… Ja 145 edhe ura tragjike… Të këmbët gjigante të urës pa një grumbull të rinjsh të droguar. Në mesin e tyre dalloi edhe shumë vajza të reja, me flokë të ngjyrosura në të kuqe, të verdhë apo të gjelbër, kurse djemtë me flokë të gjata dhe më koka gjysmë të rruara. Këtu ka politoksikomanë, shanky, penner, panker… ah rinia jonë!… këtë dreq droge është dashur t’ua shpërndajmë falas të rinjëve shqiptarë e pastaj nuk do të kishim më nevojë… “Gospodin Markoviq, gospodin Markoviq!” – ia preu mendimet një zë që vinte nga jashtë, andej nga trotuari, ku vetura qëndronte e ndaluar në semafor. Ktheu kokën ngadalë, duke menduar se tani do t’i ndodhë diçka e tmerrshme. Dreq o punë, mendoi me vete. “Me fal për shqetësimin…” – vazhdoj zëri i mëparshëm, duke ju drejtuar dikujt që akoma nuk kishte mundur ta pikaste së kush ishte. Një burrë, që ishte duke ecur fare pranë veturës dhe prandaj Nebojsha nuk ia shihte dot fytyrën, ndaloi duke u kthyer prapa duke nxjerrë dorën nga xhepi. Nebojsha ndjeu një ngazëllim, kur pa dorën e tij bosh të zgjatej drejt dikujt. Dyshimi i frikshëm se nga ai xhep i mallkuar mund të dilte ndonjë armë, sakaq u fashit. Por, megjithatë, me një lëvizje të shpejtë dore, ai mbylli xhamin e veturës. Për një çast Nebojsha pati përshtypjen se kalimtarët e rastit e kishin njohur. Ju bë se dikush e shikonte me vërejtje, kurse një burrë me mjekër të thinjur, me buzëqeshje dashamirëse, e përshëndeti kur po kalonte bri veturës. Uli kokën më tepër dhe në vend që t’ia kthente përshëndetjen me një lëvizje koke siç bënte 146 zakonisht, shau me vete që vetura nuk po lëvizte nga vendi. Por, në çast, ajo lëvizi drejt urës së tmerrshme (sesi i erdhi ky emërtim i rastit për urën) dhe u zhduk në mesin e automobilave të tjerë, në rrugën e gjerë. E ndiente veten të lodhur. Së pari zgjodhi një muzikë klasike dhe e lëshoi manjetofonin, pastaj u shtri në kanape. Pa dashje, sytë i shkuan të ora e madhe e murit. Ishte një orë e bukur, që e kishte blerë gjatë një udhëtimi zyrtarë në Moskë. Për një çast u ndie i lumtur, se ajo orë tregonte kohën jashtë orarit zyrtar. Sikur e njëjta orë të ishte e varur në murin e zyrës së tij, me siguri se do të tregonte kohën zyrtare, kohën politike të ngurtësuar, ashtu sikur ngurtësoheshin edhe ngjarjet politike. Koha jashtë zyrës është kohë civile. Ajo lëvizë bashkë me ngjarjet, duke ua lënë vendin njëratjetrës. Kurse koha politike ngurtësohet në një ngjarje dhe pastaj si akrepat e një ore të prishur qëndrojnë në të njëjtin vend. Ata prapë mund të lëvizin, por vetëm në mënyrë mekanike. Me duket se edhe akrepat e kohës sonë politike tani lëvizin vetëm në mënyrë mekanike. Orë e prishur, mendoi duke i mbyllur sytë. …Dhe iu bë se ishte i lodhur, jo vetëm nga puna, por edhe nga kërkimi i ushqimit në kontejnerët e mbushur plot me mbeturina të ngrira nga acari. Pasi nuk kishte gjetur asgjë për të ngrënë, i dëshpëruar, kishte shkuar të ura e tmerrshme. Aty ishte ndalur mbi harkun gjigant dhe ishte hedhur në lumë… Përpiqej të lëvizte, por nuk lëvizte dot. As zëri nuk i dilte. I llahtarisur, i hapi sytë. Ishte djersitur nga tmerri. * 147 “Sa kohë nevojitën për kopjimin e këtyre çelësave?” – pyeti Gorani. “Të gjithë i do? Ah, jo, të lutem! Këtë çelës nuk guxoj ta kopjoj pa pasur vërtetimin e pronarit, ky është çelës i mbrojtur nga shteti!” “Edhe unë jam i mbrojtur nga shteti!” – tha Gorani, duke i treguar lejen speciale. “Aha, brenda një ore i ke të gatshëm.” “Mirë, do të pres këtu, derisa t’i kopjosh.” “Kopjimi i çelësave behët për shumë arsye. Këtë e di unë. Dikush i bën për t’i pasur rezervë, dikush tjetër këtë e bën për të vjedhur, kurse njerëzit si ju, zotrote, i bëjnë për çështje të sigurimit shtetëror. Edhe çelësin e veturës e do?” – pyeti ai duke e shikuar Goranin ngultas në sy. “Të thashë, të gjithë i dua!” “Do t’i bëj, mor djalë, do t’i shkrij fare. Këtë zanat e kam që tridhjetë e pesë vjet. Eh, sa lloje çelësash kam kopjuar unë, ti nuk do ta besosh, por ta them unë: Çelësa bankash kam kopjuar, çelësa të kasafortave të ministrive, çelësa ushtarakësh, të detektivëve, të spiunëve, të hoteleve, të kafeneve, të shtëpive publike, pastaj çelësa burgu, çelësa të dhomave të fjetjes, kur m’i sillnin vajzat apo nuset e reja për t’ua dhuruar, pastaj dashnorëve të tyre…ha, ha, ha!… eh, sa të lehtë me dukeshin ata çelësa, si era të lehtë me dukeshin, si flladi i pranverës, bile nganjëherë i pyesja se kujt do t’ua dhuronin dhe ato shkuleshin së qeshuri… por tani kanë ardhur kohë të vështira. Po ndodhin shumë krime, vjedhje, plaçkitje, vrasje, të them të drejtën po kam frikë nga njerëzit… sidomos nga të rinjtë, kur 148 më futën këtu në punishten time, si xhind, me flokë të rruara apo të bojatisura… Por, kur po shoh djem si ti, më ngrohet prapë zemra dhe mendoj me veten time se ka akoma njerëz që vërtet do të luftojnë kundër këtyre rrugaçëve!…” Gorani qëndronte pranë tij në këmbë. I dukej njeri i çuditshëm. Ai, me një shkathtësi të veçantë, edhe punonte edhe fliste, sikur të ishte duke folur me veten e tij. Pasi i përfundoi, Gorani e bëri pagesën dhe doli. Në rrugë kishte filluar të errej. Dritat e neonit ishin të ndezura. Të ftohtit e kishte shtrënguar edhe më. Pellgjet e mbushur me ujë kishin ngrirë krejt. Krongjij akujsh qëndronin të varur në strehët e shtëpive. Në rrugët periferike nuk kishte drita. Për të arritur më shpejt në banesën e tij, Gorani kishte zgjedhur rrugët e errëta dhe të shkreta të lagjeve periferike të qytetit. * Ndërtesa ishte hijerëndë dhe e ftohtë. Dukej sikur ishte e tkurrur dhe e lodhur nga pesha e viteve dhe e dimrit të akullt. Që larg Gorani vërejti se dritaret e sallës së madhe ishin të gjitha të mbyllura. Si hije rrëshqiti fare pranë dritareve të dhomës së dezhurnit, e cila ishte e ndriçuar. Si zakonisht, dritaret e podrumit të lavatriçeve ishin të hapura. Eh, sa herë kishte ikur nga ato dritare dhe, pasi kishte kaluar pjesën më të madhe të natës nëpër “disco” të qytetit, ishte kthyer me të gdhirë dhe prapë ishte futur brenda, pa u diktuar fare. Edhe kësaj radhe e përdori të njëjtën taktikë, por nuk shkoi drejt ish dhomës së tij të gjumit, por drejt arkivit qendror dhe, sakaq, me çelësat që i kishte në dorë, e 149 hapi derën, duke u gjendur në brendi të arkivit. Pasi e njihte në detaje edhe radhitjen e dosjeve, ashtu në atë gjysmerrësirë, ai e gjeti dosjen e tij. U afrua pranë dritares dhe, në dritën që vinte nga neoni i rrugës, arriti t’i gjente të dhënat e amzës dhe një certifikatë të lindjes, të cilën e mori me vete. Në korridor ishte errësirë dhe qetësi. Për të kaluar deri në arkivin sekret, duhej medoemos të kalonte pranë derës së dezhurnit. Edhe pse përpiqej të ecte sa më lehtë, prapë se prapë çizmet e tij të rënda nuk i bindeshin. Për një çast ia mori vetes inat që nuk kishte mbathur diçka më të lehtë. I kërrusur dhe në maje të gishtërinjve, kishte arritur pranë derës së arkivit sekret. Zemra i rrihte fuqishëm. Kishte një parandjenjë të keqe. Sikur të ishte diçka e mirë, ata nuk do ta krijonin fare edhe një arkiv sekret, krahas arkivit qendror. Si për inat, as duart nuk i bindeshin. Mezi arriti të gjente çelësin për ta hapur derën. Pas një përpjekje të gjatë, dera më në fund u hap, duke lëshuar një ngëëërrrrc të zgjatur. Ju bë se ishte aq e fortë jehona e saj, sa që nga çasti në çast priste të dëgjoheshin hapat e dezhurnit në korridor. Pasi kishte ndaluar për disa çaste, duke pritur se mos do të kishte ndonjë reagim, e shtyu derën dhe prapë ajo ngërrc e zgjatur. Pasi hyri brenda, për t’u siguruar, e mbylli derën me çelës dhe e hapi dritaren, që në rast nevoje të hidhej jashtë. Pastaj filloi nga kontrolli. Arkivi ishte i madh. Kishte shumë dosje të vendosura nëpër rafte. Në fillim u përpoq që në atë mugëtirë ta gjente raftin me shkronjën “R” sipëri, por ishte e pamundur t’i dallonte shkronjat, ndaj e përdori llambën e xhepit. Drita e llambës lëvizte 150 ngadalë mbi germat. Ja germa “R”, tha me të pëshpëritur, pastaj “Ra”, “Rad”, “Ras”, derisa e gjeti “Rav”. Raviq Darko, Raviq Stefan, Raviq Goran, ja kjo është, tha me vete dhe zemra ia bëri tak. Çfarë do të dalë nga ajo dosje e tmerrshme si vdekja? Llambën e xhepit e futi në gojë, për t’i pasur duart e lira dhe filloj nga shfletimi. E hapi dosjen ngadalë, sikur të kishte frikë se ajo vërtetë ishte kutia e padorës dhe, posa të hapej, do t’i nxirrte në sipërfaqe të gjitha të këqijat e botës. Në ballë të dosjes me germa të mëdha shkruante Raviq Goran, pastaj në brendi gjeti të shkruar në formë certifikate: „Raviq Goran, i lindur me 9. 08. 1975 në fshatin Eshkë, Kosovë, nga nëna Besa Kamberi, e lindur me 17. 05. 1960 dhe babai Ker Ademkurti, i lindur me 21. 11 . 1956.“ “O Zot!… po çmendëm!…” dhe për një çast ju bë se dëgjoi një gjëmë të llahtarshme, një dridhje të rafteve, rënie të dosjeve në dysheme, thyerje xhamash… dhe ashtu, i mpakur, vuri duart mbi fytyrë për të mos parë e dëgjuar kataklizmin! Pastaj, me sy të zgurdulluar, u përpoq të gjente një shteg për t’u larguar nga ajo rrëmujë, nga ai tërmet dhe… pasi hapi sytë, e kuptoi se jashtë qenies së tij nuk kishte ndodhur asgjë! Çdo gjë ishte në vendin e vet. Dollapët, dosjet të renditura dhe të heshtura, dritaret, xhamat… Rrëmuja, tërmeti, kataklizmi kishte ndodhur në shpirtin tij… U hap kutia e Padorës, mendoi. O zot, ç’kam bërë!... dhe sytë i përqendroi prapë në fletën e bardhë, që e mbante në dorë, duke vazhduar leximin: „I pa pagëzuar nga prindërit. I lindur jashtë 151 martese. Për t’iu shmangur problemeve familjare, me pëlqimin e të dy prindërve, bëhet adoptimi i tij në jetimore. Pas adoptimit, kompentecat për të i takojnë jetimores.“ Në faqen tjetër gjeti të shkruar: „17. 02. 1979. bëhet kërkesa e parë nga prindërit legjitimë të tij për kthimin e fëmijës. Drejtorati i jetimores e hedh poshtë kërkesën si të pabazë.“ “O Zot, nënshkrimi i Sllavicës!… ajo i ditka të gjitha…” Kurse në faqen pasuese vazhdonte: „Me 23. 08. 1984 parashtrohet kërkesa e dytë nga prindërit e tij legjitimë për rikthimin e Goranit në gjirin familjar. Kërkesa hidhet poshtë si pa bazë juridike nga ana e drejtorisë së jetimores.“ “Prapë nënshkrimi i saj!…” Pasi e mori pak veten, vazhdoi hulumtimin në dosje. Gjeti edhe disa shënime të parëndësishme. Fare në fund pa edhe një letër: Shkurt 1989. Avokati Pavleviq Dragoljub, nga Fushë-Kosova, me autorizimin e prindërve legjitimë të Raviq Goran, shtron kërkesën për informata të plota për fëmijën e tyre që me datë 9. 08. 1975, me pëlqimin e tyre, është bërë adoptimi në jetimore. Për shkak të situatës momentale politike, drejtoria e sheh të arsyeshme që për momentin mos të japë asnjë informacion lidhur me rastin e lartshënuar...“ Pasi i palosi me kujdes të gjitha fletët që ndodheshin në dosje, i futi në xhepin e xhaketës. Dosjen boshe e la prapë në vendin e vet. 152 Kishte kohë që në shpirt i kishte të ndara dy botë. Njëra ishte bota e përditshme, bota e qartë, e prekshme, e kapshme, konkrete... dhe, në anën tjetër, ishte bota e panjohur abstrakte, e mistershme. Ishte një botë e mugët në fillim, dhe pastaj e errët si nata! Edhe pse kishte pasur një dëshirë për ta njohur atë botë, fillet e së cilës nuk kishin qenë të largëta nga qenia e tij fizike (në të njëjtën ndërtesë), se kishte njohur dot. Ajo botë ishte mbajtur e fshehur. Nuk e kishte akoma të qartë pse ishte dashur të mbahej e fshehur prejardhja e tij dhe e të gjithë atyre që ishin të radhitura nëpër raftet e arkivit sekret. Prania e shumë dosjeve tregonte qartë se çdo dosje kishte në vete një mister që individi, të cilit i takonte ajo, nuk e dinte. Pa dashur, iu kujtuan shumë moshatarë të tij, që pas shumë vitesh e kishin njohur familjen, nënën apo babin, vëllezërit e motrat dhe shumë prej tyre ishin kthyer përgjithmonë në gjirin familjar. Ata i kishin shkruar pastaj, duke i treguar për dashurinë e nënës, për ngrohtësinë e saj, për dorën e saj të lehtë dhe ledhatuese. Ah, sa do të dëshironte që të paktën një herë ta përjetonte atë dorë të lehtë, atë ledhatim, atë dashuri nëne! Dhe do ta kishte përjetuar atë dorë, atë ledhatim nëne, atë dashuri prindërore, atë ndodhje në mesin e motrave dhe të vëllezërve sikur mamaja… (ç’mama ore, shtriga, thuaj), t’i kishte pranuar kërkesat e prindërve të mi. Ata më kanë dashur. Ata më kanë kërkuar. Ata kanë angazhuar edhe avokat!...ata me donë mua!... kurse unë?! Do t’i gjej… nëse nuk i kam vrarë vetë!… Ndoshta avokati e di? Tani kishte një lehtësim në shpirt. Nuk jetonte më në dy botë. Nuk ishte i dyzuar. Ishte i ndarë në një botë 153 të vetme. Si gjithë njerëzia. Ishte një. Ishte shqiptar! E dinte se ishte i grabitur arbitrarisht. E dinte se ishte rritur dhe edukuar për një qëllim të caktuar dhe një pjesë të jetës ia kishte kushtuar pikërisht këtij qëllim - caktimi që ishte prerë dhe farkuar nga dikush tjetër dhe pa dijen e tij. Se a kishte kohë akoma për rishqyrtimin e këtij qëllim-caktimi, mbetej të shihej. Kishte ardhur koha të mendonte, të planifikonte dhe të vepronte ashtu siç ishte në të vërtetë, i pavarur, si shqiptar! * Kupetë ishin të mbushura plot me pasagjerë. Edhe korridoret nuk ishin më të lira se sa kupetë. U mbështet pranë dritares dhe, me shikimin e humbur diku jashtë, priste i heshtur derisa të nisej treni. Vërshëllima e trenit ishte sinjal i nisjes. Mori frymë thellë dhe ndezi një cigare. Ashtu siç rritej shpejtësia e trenit, rritej edhe rrapëllima e hekurt e vagonëve. Pasagjerët bisedonin me njëri-tjetrin. Nga ana e majtë dëgjoi dikë duke sharë. Ishte një burrë i trashë, me një hundë të madhe, që i kishte dalë si gungë sipëri mustaqeve. Fliste më zë të lartë dhe vazhdonte të shante. Disa herë tentoi të hapte derën e një kupeje, por një grua që ishte pranë tij nuk e lejonte duke e tërhequr me gjithë fuqinë nga dora. Ajo i fliste diç të veshi në formë të pëshpërimës dhe pastaj ai sikur qetësohej. Por sa dukej se i ranë nervat, ai prapë merrte zjarr. Të sharat ishin të rënda. Në fund u dëgjua duke sharë nënën shqiptare. Gorani e mori me mend se ai ishte i inatosur me dikë që ndodhej në atë kupe dhe sigurisht se ai duhet të ishte 154 shqiptar. Pa humbur kohë, u afrua pranë burrit. “Ç’ke që shanë?” – pyeti Gorani “Si, ç’kam?! Dua të ulem aty!“ – dhe tregoi me gisht nga kupeja. Gorani zgjati pak kokën dhe pa në brendi. Ishte një burrë, një grua dhe katër fëmijë të rritur. “E sheh? Nuk paska vend të lirë!“ – ia priti Gorani. “Ata le të çohen dhe të dalin menjëherë jashtë, janë shqiptar! Unë dua të ulëm. Por ç’ti bëj që s’po me le gruaja, se ua kisha treguar vendin atyre unë, për dritare i kisha nxjerrë jashtë!” “Mos i nga më!” – tha Gorani prerë dhe mospërfillës. “Kush je ti që me urdhëron mua? Shikoje ti punën tënde! Edhe ata menjëherë duhët të dalin jashtë!“ – dhe me të shpejt hapi derën e kupesë, duke iu drejtuar atyre i nxehur, me fytyrë të skuqur nga inati: – „Hej! ju shiftari, dilni jashtë menjëherë!” “Të thashë, mos i nga më!“ – tha Gorani me inat, duke e shtrënguar për jakët e këmishës. – „ Të urdhëroi ta mbyllësh menjëherë gojën, sa s’ti hodha trutë n’erë, a more vesh?“ – Dhe, porsa burri deshi të fliste diçka, Gorani e ndërpreu duke i thënë me kërcënim: - „Mora vesh thuaj!” - dhe me inat e shtyu tutje. “Kush je ti? Je serb apo shqiptar? Përse i mbron?” - tha ai tani, me një ton lutës dhe përulës bashkë. “Shqiptar jam!“ - dhe nga xhepi nxori lejen speciale, duke ia afruar të hunda. Ai, sikur ishte duke folur vet me veti lexoi emrin, pastaj me sy të zgurdulluar e shikoi Goranin. - „Mos i nga më, për herë të fundit të 155 thashë!” Burri iku duke e tërhequr pas vetës një thes. Pasi e mbështeti thesin në një skaj që ishte pak më i lirë, pa bërë zë, u ul. Nxori nga xhepi kutinë dhe ndezi një cigare. Herë pas here ia hidhte vështrimin tinëzisht Goranit. Gruaja i qëndronte pranë. Gorani nuk lëvizi nga dera e kupesë, ku ishin të ulur shqiptarët. Kishte një dëshirë të ishte i ulur pranë tyre dhe të bisedonte me ta, por nuk kishte vend të lirë dhe ata as nuk e qasnin. Ishte hera e parë në jetë që ishte në anën e shqiptarëve. Për një çast i erdhi mirë që e kishte atë zotësi t’ju ndihmonte. Sikur ta kishte ditur që nga fillimi që ishte shqiptar, sigurisht që do të kishte vepruar ndryshe. Pas disa ndaljeve, treni filloj të lirohej. Burri, që pak më parë kishte bërë zhurmë, kishte zbritur. Korridori ishte liruar thuaja krejt. Qëndronte i ulur në një gjysmë karrige rezervë, që ndodhej e ngjitur në të ndarën në mes të dy kupeve. Mendimet i vinin të ndërprera. Copa bisedash, pjesë urdhrash, certifikata të lindjes, avokatë që gjurmonin, vula, nënshkrime… I mbështetur, kishte filluar të kotej. Iu bë se e gjeti shtëpinë e tij. Ishte një plak i thinjur, që i thoshte se kjo është një kolibe e vogël, por është shtëpia ku ke lindur ti! E sheh? Dhe Gorani ktheu kokën, duke parë një fushë të gjerë dhe të mbushur me lule të kuqe e të bardha bashkë. Fare pranë tij ishte një shtëpi e vogël, shumë e vogël sa që filloi të çuditej se si ishte e mundur të hynte njeriu në këtë shtëpi, kur nuk kishte vend as për një mace. Pastaj, në anën tjetër pa një lumë me ujë të pastër dhe një urë të vjetër. Kishte urdhër ta ka156 lonte atë dhe të dilte në anën tjetër. Nuk ia kishte besën asaj ure, sepse ajo ishte gati për t’u rrëzuar. Sakaq u gjend në ujë. Dukej se ishte ujë i qetë, por pasi ra në të, iu bë se shkonte rrëmbyeshëm. Kërkonte ndihmë, duke e zgjatur dorën. Se nga doli një grua dhe ia zgjati dorën. E tërhoqi në breg. Ajo i fliste shqip. Ia kishte vënë dorën mbi sup dhe, duke e tundur, i fliste shqip. I bëhej se ajo ishte duke e përkundur. Hapi sytë dhe e pa në fytyrë. Ishte fytyra e nënës se tij. E kishte parë edhe herë të tjera. E njihte. Kush me ka thënë se unë nuk e njoh nënën time?… Dhe ajo vazhdonte të fliste shqip, duke buzëqeshur… Treni lëvizi, duke ia humbur për një çast ekuilibrin. Gorani u mbajt instinktivisht pas karriges ku ishte i ulur, duke hapur sytë. Nga kabina dëgjohej zëri i gruas që fliste shqip. U ngrit dhe shikoi në brendi. Nuk ishte ajo fytyrë e ëndrrës. Ajo fytyrë e ëndrrës duhet të jetë nëna ime! Thonë se edhe ëndrrat tregojnë! Mëngjesi e zuri në stacionin e provincial. Zbriti me të shpejt nga treni dhe mori një taksi. Pasi ia dha shoferit adresën, u mbështet për ndenjësen e pasme, duke shikuar nga rruga. Koka i ushtonte akoma nga rrapëllima e trenit. Akoma nuk ishte rehatuar mirë, kur vetura ndaloj pranë një dere. Shoferi i tregoj se kjo ishte adresa. “Me prit derisa të mbaroj punë!” – i tha Gorani shoferit. Ai pohoi me kokë. Zbriti nga vetura dhe sakaq u gjend në një zyre. Një burrë i imtë, me kokë tullace, me një palë syze të varura në maje të hundës rrinte i qetë, duke shfletuar disa letra. Kur pa se u hap dera, ai ngriti sytë nga letrat 157 që i kishte të shpërndara mbi tavolinë. “Nuk kam kohë sot, të lutëm eja nesër!” “Si? Nesër? Me fal, por unë kam disa pyetje të shkurtra. Nuk do t’u marr shumë kohë. Jeni ju avokati Pavleviq Dragoljub?” – pyeti Gorani. “Po, unë jam.” “Në vitin 1989 ju keni pasur një palë për t’iu ndihmuar për gjetjen e fëmijës së tyre? Ju kujtohet kjo?” “Do ta kontrolloj arkivin tim dhe do ta gjej, ndaj të lutëm eja nesër… ah jo nesër se jam i zënë, eja, eja…” “Jo nesër, as pasnesër as pas një jave, por sot!“ – e ndërpreu Gorani. - „Këtë punë duhet të ma përfundosh sot, dhe atë tani, menjëherë!” “Unë kërkoj shumë para për raste urgjente!” “Kërko dosjen një herë, pastaj kërko paratë!” – tha Gorani me ton urdhërues. “Eja pas një ore dhe çdo gjë do të jetë gati !” – tha avokati, duke u ngritur në këmbë për t’i dhënë shenjë Goranit se vërtet e kishte ndërmend ta gjente dosjen. ”Jo, do t’pres këtu. Nuk kam shumë kohë!” “Në cilin vit the?” “Në vitin 1989” “Mirë, në vitin 1989. A të kujtohet muaji?” “Po, muaji shkurt.” “Viti 1989, muaji shkurt, a të kujtohet kush me ka angazhuar dhe për kë?” “Po, të ka angazhuar Ker Ademkurti dhe Besa Kamberi për të kërkuar Raviq Goran!” “Aha! Po, po tani po me kujtohet ky rast. Me duket se e kam rregulluar. Përse të duhet?” - pyeti, duke 158 kontrolluar me duar në raftin e madh. – „Shkurt. Kjo? Jo, s’është. As kjo nuk është. Kjo duhet të jetë! Jo, nuk është as kjo! Ah po, kjo është, e gjeta!“ – Me dosjen në dorë, ai u ul në kolltukun e tij dhe i hapi kapakët e dosjes me ngjyrë hiri. Sakaq i humbi ajo buzëqeshje, që pakë më parë me shpoti i lëvizte nëpër fytyrë. Një lloj tërheqjeje në fjalë, si dhe një shikim zhbirues, e bënë avokatin e imtë e tullac që të tkurrej edhe më nën ngushtimin e sakos se tij të zezë. “Me falni, zotëri, por, para se të hapi dosjen dua të di se cili jeni ju dhe përse e kërkoni pikërisht këtë dosje?” “Është kohë lufte dhe mua nuk me pëlqejnë aspak prezantimet. Me një fjalë, është fshehtësi ushtarake.” “Me vjen keq, por kjo dosje nuk ka përfunduar akoma. Për shkaqe politike në atë kohë unë kam qenë i shtrënguar ta ndërpres hetimin…” “I njeh ti tani ata njerëz?” – pyeti Gorani “Besoj se po. Ata kanë ardhur disa herë tek unë. Me kanë paguar mirë, edhe pse unë nuk kam pasur mundësi t’ju ndihmojë më tepër.” “Mua me duhet dosja!” – tha Gorani, duke e shikuar hutueshëm në sy. “E kthen prapë?” – pyeti avokati. “Nuk e di se si do të ndodhë. Unë po e dërgoj në komandë dhe pastaj…” – dhe rrudhi krahët, duke i shtrirë duart përpara, në shenjë shfajësimi. “Mirë, meqë është puna kështu, merre!” – tha avokati serioz, duke ia zgjatur dosjen. * 159 Fshati Eshkë i tëri ishte i boshatisur. Shtëpitë ishin të djegura, të shembura, krejt gërmadha. Ngado që vështroje, shkretë. Ishte ajo shkreti që gjatë verës vetë Gorani e kishte krijuar, duke e lënë në mes të flakëve, zhurmës e zallahisë. Në qendër të fshatit pa ndërtesën e bukur, në të cilën dhunshëm i kishin mbajtur të mbyllura vajza e nuse të reja shqiptare, të cilat i kishin dhunuar dhe masakruar pamëshirshëm. Qëndroj disa çaste para saj, duke shikuar me përbuzje slloganin e unitetit serb, që me katër „C“ cirilikë formonin „Samo Sloga Srbina Spasava“, që ishte simbol lufte dhe që dikur vetë e kishte shkruar me krenari. I erdhi turp nga vetja e tij për ato krime e masakra që i kishte bërë. Gorani u sorollat në çdo skaj të fshatit, duke kërkuar ndonjë njeri të gjallë. Asgjë nuk pipëtinte. Nga larg i erdhi si e venitur pallja e një lope dhe pastaj si përgjegje u dëgjuan ca të lehura qenesh. Mbajti vesh andej nga erdhën zërat dhe pa e kuptuar as vetë, mori pikërisht atë drejtim. Afër përroit dalloi një lëvizje. Vrapoi në drejtim të asaj hijeje që i erdhi si vegim dhe kur u afrua buzë lumit, pa një plak. Sakaq u gjend përballë tij. Ishte i lodhur dhe i rraskapitur. Kur e pa Goranin, ai u tremb. “Si quhesh?” – pyeti Gorani me një zë të butë, që për një çast ju duk se nuk i shkonte fare natyrës së tij. “Mark.” – tha plaku, duke shikuar me dyshim. “Ku janë banorët e tjerë të fshatit?” “Ë!?” - ia bëri plaku, duke i rrudhur krahët me dyshim. “Fol, mos ke frikë! Unë do të ndihmoj, po pate nevojë!” - tha Gorani me ton lutës. “Paramilitarët i kanë përzënë, nuk e di se ku 160 ndodhen tani!” – tha plaku me një mosbesim të përmbajtur. “E njeh ti Ker Ademkurtin?” – pyeti pas një heshtje të shkurtër Gorani. “Po, e njoh,” – u përgjigj plaku, duke shikuar i hutuar. “Ku ndodhet ai tani?“ – pyeti prapë Gorani. “Nuk e di!”– përgjigj plaku me mospërfillje. “Ku e ka shtëpinë?“ „Poshtë, nën xhade.“ “Cila është shtëpia e tij?” “Ja, ajo atje!” - dhe ngriti dorën duke e zgjatur në drejtim të disa shtëpive të shkatërruara, që Gorani nuk e përcaktoi dot se për cilën shtëpi e kishte fjalën plaku. “S’e dalloj dot se cila është.” “Eja me mua,” - tha plaku ende i frikësuar. Plaku ecte ngadalë, duke kërkuar vend të përshtatshëm për ta vënë këmbën në mesin e atyre mbeturinave. Ndihej një erë e rëndë shkrumbi. Gorani e ndiqte pas. Nuk fliste. Fytyra e gruas së ëndrrës i rrinte pezull mbi kokë. I bëhej se ajo i pëshpëriste diç pranë veshit, por nuk e kuptonte. Nga të dyja anët e krahëve i vinin zëra të çakërdisur, si në një episode filmi. Në kujtesë iu shfaqën skena nga ngjarjet e asaj dite. Sa më shumë i afroheshin shtëpisë, aq më tepër i kristalizoheshin ato ngjarje. I bëhej se akoma dëgjonte copa urdhrash, sharje nga ana e tij dhe e shokëve të tij, klithje njerëzish që po largoheshin, vaje fëmijësh dhe krisma armësh, të vrarë, të plagosur, të mbuluar më gjak dhe tërheqja zhagas e atyre që ishin të plagosur, me fuqi të humbura, të molisur… Pastaj, 161 britma trishtuese të shtazëve që digjeshin të gjalla, të mbyllura nëpër stalla, që kishin marrë flakë. Iu kujtua Stojani, i skuqur deri të veshët nga droga dhe rakia, kur si në prrall ja kishte lëshuar në dorë një vajzë të bukur, që gjer aty e kishte tërhequr zvarrë… dhe në atë gjendje ekstaze që i qe dukur një bukuri e shndritshme, vezulluese, si ngjyrat e ylberit. Për një çast u tkurr, kur pa se ishin afruar të vendi që kishte bërë dashuri me të... dashuri me dhunë! Aty për aty i doli përpara fytyra e saj e heshtur dhe ai shikim… O zot! Nuk ishte hera e parë që e kujtonte atë shikim, ata sy të kaltër e kaleshë që e shikonin mëshirshëm… “Kjo është shtëpia e Kerit,” – tha befas plaku, duke treguar me gisht shtëpinë gjysmë të djegur. Gorani eci drejt hyrjes. Plaku ndaloi të dera. Kishte frikë. Gorani e ftoi. Plaku nuk lëvizi. “Të lutem, eja më ndihmo, ndoshta do të gjej ndonjë dokument… apo ndonjë fotografi…” Plaku nuk foli. Gorani e shikonte ngultas. Çudi që tani ai nuk egërsohej, siç e kishte zakon. E shikoi plakun butësisht, sikur t’i lutej që t’i dilte në ndihmë. Por plaku nuk e kuptonte qëllimin e tij. Frika se, pasi të hynte brenda mureve të shtëpisë, do të ndodhte tmerri nuk i shqitej. Gorani e pikasi këtë mëdyshje të tij. Ai qetë doli nga shtëpia. U afrua pranë plakut dhe me zë të butë e ftoi të hynte brenda. “Me vraj këtu e mos me fut në shtëpi të huaj,” – tha plaku i vendosur. “Nuk të vras, jo!“ – tha Gorani dhe vazhdoi me një ton të mallëngjyeshëm. – „Kjo është shtëpia ime… është shtëpia e prindërve të mi, me kupton? Unë jam djali i Kerit… jam djali i Besës… e din ti, o plak?” 162 “Si?“ – tha plaku i hutuar. – „Ti?... i biri i Kerit?... ai i humburi? Ai i rrituri diku në jetimore? Ah, more bir, shumë të kanë kërkuar të gjorët! Nëna jote gjithmonë thoshte se nuk mund të vdes pa e gjetur djalin tim!” – fliste plaku, duke u afruar gjithnjë drejt hyrjes. Në brendi vinte një erë e rëndë shkrumbi. Në skajin e djathtë të dhomës së pritjes ndodhej një tavolinë gjysmë e shkatërruar, kurse fare pranë, në dysheme ishte televizori i përmbysur. Çdo gjë ishte e përmbysur, e hallakatur, e djegur apo gjysmë e djegur. Në murin përballë akoma ishte vitrina e madhe me xhama të thyer. Në brendësi kishin mbetur libra të nxira nga tymi dhe pjesë gazetash, copa xhamash të thyer, tesha të hallakatura si dhe në qoshe, pranë një djepi të boshatisur ndodhej akoma një shishe e mbushur përgjysmë me qumësht, siç dukej e përgatitur për foshnje, por gjatë zallahisë e harruar aty. Gorani, pa humbur kohë filloi t’i hapte dollapët dhe të kontrollonte në brendi. Shihej se ishte i shpejtë në këtë drejtim. Pas pak, me një grumbull letrash dhe fotografish në duar, u kthy nga plaku, i cili vetëm shikonte i hutuar. “Me thuaj, të lutem, cilët janë këta në fotografi?” – pyeti Gorani, pasi ishte afruar fare pranë plakut. “Këta nuk i njoh. Ndoshte janë miq. Ky këtu është Dreni. Kurse këtu është Dreni me motrën e vet, Shqipen, ndërsa ky këtu është Kujtimi.“ Gorani për një çast u shkëput nga fjalët e plakut. Sytë i kishin mbetur të mbërthyer në një fotografi që plaku e mbante në dorën tjetër. Pa folur, Gorani zgjati dorën dhe e mori fotografinë nga dora e plakut, duke e shikuar nga afër. Nuk fliste. Shikimi i kishte mbetur i 163 ngrirë. Plaku fliste duke i treguar disa nga fotografitë, që ai i mbante në dorë, por Gorani nuk dëgjonte më. Është e mundur kjo? Ju bë se e thirri një zë nga brenda tij. O zot, sa shumë i përngjan gruas së ëndrrës! Dallimi ishte vetëm se gruaja në ëndërr kishte pasur të hedhur krahëve një pelerinë të bardhë, që i hapej prapa shpinës valëvitshëm dhe flokët i kishte të gjata dhe disi të përflakur, kurse kjo e fotografisë nuk e kishte as pelerinën e hedhur krahëve, as flokët e përflakur… “Kjo është Besa… kurse ky pranë saj është Keri. Këta poshtë ulur janë fëmijët e tyre.“ Sytë e Goranit u ndalen në shikimin e gëzueshëm të vajzës që ia kishte dhuruar Stojani ditën e djegies së fshatit. Ishin po ata sy që pak më parë e kishte ndier përvëlimin e tyre. Kurse tani iu bë se ata sy, si atëherë, edhe tani kërkonin diç nga ai. Ata sy nuk e shikonin mëshirshëm si dikur. Tani e shikonin gëzueshëm, butësisht dhe me një dashuri… dhe para sysh, si në vegime, pa vajzën që befas rrëshqiti nga fotografia dhe, po me atë buzëqeshje, po me atë shikim, i afrohej duke e shikuar gërmushëm në sy, o zot!… çfarë sysh! mendoi dridhshëm. “Kjo është Rina,“ – tha plaku, duke e shkëputur nga vegimet dhe vazhdoi me ndrojtje. – „E kanë dhunuar paramilitarët dhe e kanë masakruar! Atje tutje e kam varrosur me duart e mia. Çfarë vajze ishte!… për ta pirë në kupë! Unë, në vend të nënës se saj, e kam vajtuar sipas zakonit,“ – tha plaku me zë të dridhur dhe lotët i vërshuan faqeve. Edhe Goranit ju mbushën sytë me lot. Pa folur, mblodhi fotografitë dhe i vendosi në 164 dosjen të cilën gjatë gjithë kohës e kishte mbajtur në dorë. Me një shikim të përlotur, ia zgjati dorën plakut. “Nëse mbijeton, falë me shëndet prindërit e mi, motrat e vëllezërit! ” - tha me zë të gulçuar, duke ia kthyer krahët plakut. Dita kishte filluar të thyhej. Gorani, pasi u ulë në ndenjësen e prapë me të automobilit, i tha shoferit që të merrte drejtimin e kryeqytetit provincial. I shkërmoqur në mendje dhe shpirt, u përpoq t’i mbyllë sytë. Nuk kishte më dëshirë të shihte as fushën e përvëluar, as xhadenë boshe, as shtëpitë e djegura. Edhe nëse shërohet plaga, shenja e saj do të mbetet, mendoi, dhe mendja i shkoi te shenja plagës së mbyllur mbi vetullën e Nebojshës. * Se nga i vinte një shije e hidhur në gojë. Disa herë u mbllaçit, duke i lëpirë buzët dhe, porsa i dukej se iu kishte larguar dhe e harronte, prapë i vinte e njëjta shije e hidhur dhe e thatë. Me mundim arriti të kapërdihej. Kishte etje. Jashtë xhamit të djersitur të autobusit nuk dallonte asgjë. Ishte i lodhur nga bredhjet e ditës. I bëhej se kjo kishte qenë dita më e gjatë në jetën e tij. Kishte harruar fare se kur ishte zgjuar, kur e kishte shijuar atë agim të ftohët dhe të kthjellët dhe pastaj... Ishte e pamundur që të gjitha këto i kishte përjetuar brenda një dite! Me sy të mbyllur dhe nga tundjet e autobusit, si në vegim, iu kujtua kur ishte fëmijë atje në jetimore. I mbyllur prapa atyre mureve të mistershme dhe të frikshme, kur i dëgjonte hapat e rëndë të kujdestares, e cila sorollatej nga reparti në repart, me 165 shkop në dorë, duke i kërcënuar apo goditur në kokë, herë njërin e herë tjetrin nga fëmijët që guxonin të hapnin derën për të dalë sadopak në korridorin e gjerë, për të lozur. Sa herë e kishte përjetuar atë vërshëllimë të atij shkopi mbi kokë, duke e bërë që të mblidhej grusht para kujdestares. Kishte raste kur ajo e kishte goditur pa mëshirë mbi kokën e tij të rruar. Dhembjet ishin të tmerrshme dhe vaji i tij fëmijëror ishte i heshtur, i dridhshëm, i mjerë dhe i pa mbështetje. Shpirti i tij i vogël kishte ndier një tulatej plot nderim të dhunshëm e të gërshetuar me frikë e nënshtrim ndaj atyre që, përmes shkopit dhe shuplakave, ia thurnin edukatën hyjnore e mitike serbe. Çfarë edukate!…tha me zë të ulët dhe psherëtiu me dhembje. Për të dytën herë bëri përpjekje të mbyllte sytë sadopak. Ndoshta nga lodhja dhe nga të ftohtit e ditës që fare pa e diktuar i kishte arritur deri në palcë, nuk e kishte diktuar këtë lodhje, që tani i ulur në ndenjësen e butë të autobusit dhe nga ngrohja kishte filluar ta ndiente drobiten e trupit. Sa dëshironte të flinte vetëm pak, t’i mbyllte sytë dhe të flinte i qetë, pa brenga, si dikur. Do të pranonte t’ishte fukara por i qetë, i lumtur pa këto brenga, që askush nuk i dinte dhe askujt nuk mund t’ia thoshte. Kishte mbetur si pika e shiut e varur në gjemb. As nuk binte, as nuk qëndronte dot. Nga çanta e vogël, e cila kishte kohë që iu kishte bërë si shok besnik dhe i pandashëm, nxori dosjen. E shikoi trishtueshëm dhe me duar që i dridheshin e hapi kapakun e saj. I bëhej se një zë nga brenda saj e thërriste, i lutej që ta hapte dhe sikur i thoshte se edhe ti je këtu, në këtë dosje, në mesin tonë… edhe në fotografi 166 je… pranë nesh! Edhe nëse nuk e gjënë veten në shikimin e parë në fotografi, do ta gjesh pastaj, ja sikur tani, që e gjete veten të shkruar në këtë dosje, ashtu do ta gjesh veten edhe në fotografinë tonë të përbashkët, se edhe ti je aty, tamam sikur në dosje! Shikimin e kishte të mbërthyer në fotografi dhe ashtu iu bë se vërtet ishte duke komunikuar me ta, si të ishin të gjallë. Si një ëndërr e largët iu kujtua ai mëngjes, i cili, sa më shumë që zbardhëshin misteret e dosjeve, aq më tepër i kristalizohej edhe ajo ditë që tinëzisht kishte hyrë në jetën e tij dhe ishte shndërruar në një ditë tmerri, që e kishte shkaktuar vetë: Pasi kisha ngrënë mëngjesin, në zyrën e komandës, kishim filluar të drogoheshim, bashkë me disa shokë të tjerë. Pas drogimit, për disa çaste nuk pashë asgjë. Mu bë se dëgjoja një muzikë. Ato tone të përkryera që larg më vinin si të valëzuara, me ca ritme që nuk i ndaja dot, si muzika e himnit shtetëror, pastaj shndërrohej në tingull të dridhshëm alarmi. Mu bë se ishte duke gdhirë një agim i bukur, plot me drita vezulluese. Pastaj mu bë se rashë në ekstazë. Nuk e di më se sa ka zgjatur kjo, por, kur i kam hapur sytë, pashë Stojanin pranë meje. Ai fliste me mua. Nuk e di se çfarë thoshte, por fliste dhe ishte jashtëzakonisht i gëzuar, i qeshur. Me bëhej se ai lozte valle, sipas ritmit të muzikës. Nuk me kujtohet as tani sesi kemi arritur deri te ato shtëpi. Nuk e dija se në cilin vend isha dhe përse isha aty. Kush me kishte dërguar në atë lagje, pranë atyre shtëpive dhe pastaj ajo rrëmujë e paparë ndonjë herë në jetën time. Njerëz të gëzuar, të qeshur, të lumtur, që si me britma gëzimi silleshin vërdallë dhe pastaj largoheshin tutje, deri në tretje. Ishte e mundur që 167 njerëzit, kur janë të lumtur, të gëzuar, të jenë njëherësh edhe të rrezikshëm dhe të ashpër? Një turmë njerëzish, burra, gra, fëmijë iknin pranë meje. I shikoja se ishin të trishtuar, të tmerruar, por nuk e kisha të qartë pse ata duhej të ishin ashtu të tmerruar, të trembur, nga kush? Mua me dukej se ata i shikoja në kinema. Me lindi dëshira që t’i prekja njerëzit që luanin në kinema. Kujdestarja, atje në jetimore, më kishte thënë se ata njerëz që luajnë në film, nuk prekën dot, nuk kapën, ata janë vetëm hije, hije drite e artistëve të regjistruara në shiritin e filmit… ha, ha, ha, sa budallaqe që është treguar, ja ku i kam njerëzit e kinemasë, hijet e regjistruara në shiritin filmik, por unë i prek, ja… dhe sakaq zgjata dorën dhe kapa një fëmijë që ikte pranë meje. Ishte fare i ri, e kapa nga gryka dhe e hodha tutje, pastaj e godita me thikën time… kurse nëna e tij, sigurisht ashtu e kishte rolin, çirrej duke qarë… dhe unë qëllova me revole. Ajo u rrotullua… ja kështu! Isha i sigurt që edhe regjisori do të jetë i kënaqur me këtë skenë… Pastaj u largova tutje. E ndjeja veten të lodhur. Tutje, ishte i shtruar një qilim i kuq. E pashë dhe e preka. Isha i lodhur. Goja me ishte tharë. Pastaj etja. Kisha etje, por nuk gjeja ujë. Do të pushoj pak, thashë dhe u ula. Por nuk qëndrova gjatë aty. Një plak më lëshoi diç në dorë. I njoha ato letra që plaku mi dha. Ishin para. Deviza. Eh, për këto para me ka dërguar mamaja këtu. Sa do të gëzohet kur unë do t’ia dhuroj gjithë këto para! Po, po, të gjitha do t’ia dhuroj asaj! I futa paratë në xhep. Por plaku nuk me shqitej. Ai fliste dhe me dorë tregonte nga turma. I thash të shkonte, por ai nuk shqitej. Nxora revolen dhe qëllova. E pashë plakun që u rrëzua, duke mbajtur 168 gjoksin me duar. Ra mbi qilimin tim të kuq, ku isha duke pushuar. Sa budallaqe që ishte kujdestarja!… Ç’kam, vallë, kështu? Pse me djegin sytë? Edhe fyti m’u ka tharë fare. Ndoshta nga tymi. Nga vjen ky tym, vallë? Aha! Nga shtëpitë që po digjen. Mu bë se me thirri dikush. Ktheva kokën andej dhe pashë Stojanin. Ai ecte disi valëvitshem. Krah tij ecte një vajzë. Mu duk se ishte e bukur. Me erdhi një dëshirë që edhe unë të jem pranë asaj vajze! Stojani vazhdonte ecjen, pa me shikuar fare. Pastaj ai erdhi drejt e te unë. Kjo është për ty, me tha. Për mua? Oh, sa mirë! E mora vajzën nga krahu. Ajo kundërshtoi. Unë e shtrëngova edhe më fort dhe e tërhoqa kah vetja. Stojani qeshte tutje. Me dukej se ishte i lumtur. Pse, vallë, qesh ai kështu? Ai me nderon. Ndërsa vajza përpëlitej me kokën ulur. E tërhoqa prapë kah vetja vajzën. Poshtë, në një livadh, pranë një lisi binjak, e rrëzova vajzën. Nuk më kujtohet se si kisha arrirë deri në atë vend kaq të mrekullueshëm. M’u bë se aty ishte një shtrat i gjerë, i mbuluar me çarçaf të blertë. Vajza përvjeli pakëz buzët. E pashë. I kishte të kuqe, disi si petalet e lules, dhe pastaj i pashë dhëmbët saj të bardhë. Në fillim m’u dukën ashtu, por nuk ishin të bardhë. Çfarë ngjyre ishin, vallë? Kurrë në jetën time nuk kam parë ngjyra më të bukura. Shkëlqimi i tyre ishte vezullues. Ajo rrinte e qetë. Mua mu bë se ajo me dashuronte. E shikova gjoksin e saj, pak të fryrë. Por nuk pashë gjë. Kishte të veshur një xhaketë të gjelbër, apo një ngjyrë tjetër, që nuk më kujtohet tani dhe unë ia hoqa nga trupi. Ajo kundërshtoi. Por unë kisha fuqi, ndaj nuk e pyeta fare. Pastaj, sesi me lindi një dëshirë e zjarrtë të bëja dashuri me të. Isha i gatshëm për shpërt169 him. Ajo më dashuronte. Isha i sigurt. Ia pashë fytyrën të skuqur nga epshi. Nuk vonova dhe u gjëndra mbi trupin e saj. Ajo klithi trishtueshëm, kur unë depërtova… dhe m’u bë se ajo tani qante. Eh, nuk kam kohë tani të shikoj se çfarë bën ajo, qesh apo qanë! Derisa unë isha duke shfryrë epshet e mia, prapë m’u bë se ajo ishte e lumtur. Ajo qeshte. Ishte një qeshje e ëmbël, që kurrë në jetën time nuk e kisha parë që njeriu të qeshë kaq gjatë dhe kaq ëmbël. Dhe nga ai gaz pashë sesi lotët i rridhnin nga sytë. Ishin lot apo me dukeshin mua? Jo, jo, këta nuk qenkan lot, qenkan krongjij akujsh! Krongjij akujsh nga sytë?! E tmerrshme! Ajo mbylli sytë. I pashë qerpikët e saj të zinj… jo nuk ishin të zi, ishin në një ngjyrë tjetër, që unë kurrë nuk e kisha parë, por të bukur dhe të papërshkrueshëm. Dhe aspak nuk gabova. Ajo ngriti ngadalë qerpikët, duke i zbuluar sytë, që m’u bë se kishin ngjyra të shumta dhe ishin të shndritshëm, si drita e ndonjë ylli që shquhet atje lart në gjithësi. Por unë isha i kënaqur. Dhe nga kjo kënaqësi ndieja nevojë të lëvizja pandërprerë, dhe … oh sa mirë!… Ohhh!… Jam i lodhur. Nga me erdhi gjithë kjo lodhje? S’ka gjë. Do të pushoj pak. Nuk do të lëviz fare për ca çaste, pastaj… ndoshta prapë kisha humbur në ekstazë. Kur hapa sytë, pashë se isha vetëm. M’u duk vetja në gjendje të mjerë. Tutje dëgjova zhurmë. Pashë Stojanin të shtrirë përmbys. Ç’bën ai, vallë? Ngrita pak kokën dhe pashë me mirë. Poshtë tij ishte vajza ime! Më bëjnë sytë, apo është ajo? U ngrita në këmbë. Ajo ishte. Nxora revolen dhe i thirra Stojanit. Ai u ngrit shpejt nga frika. E pashë kur largohej, por unë isha i neverikosur dhe nga inati që ai ma kishte rrëmbyer fem170 rën time, e qëllova me revole. Ai ra përmbys. Pastaj e shikova vajzën. E përdala, mendova. Do të bësh dashuri me të gjithë paramilitarët? Edhe pse ajo qante, unë e qëllova me revole. Ajo u rrëzua, por ishte gjallë. Bushtra, mendova, dhe me thikën time e godita në të gjitha pjesët e trupit. Dikur ajo u qetësua. E pashë të qetësuar. Pastaj e fshiva tehun e thikës me fustanin e saj dhe u largova tutje!…Agrooon, Agroooon! dëgjova një grua të thërriste dikë. Pak metra larg meje, pashë një paramilitar që e goditi gruan me breshëri automatiku. Ajo u plandos për tokë. Pash kur pranë saj kishte mbetur i palëvizur edhe një fëmijë. Ndoshta ai flinte, mendova, dhe u afrova ngadalë për të mos bërë zhurmë. Nuk doja ta zgjoja nga gjumi… Agroooonnnn! e dëgjova prapë zërin e mekur të gruas që po jepte shpirt… Çfarë emri? – thash me vete. Pa e diktuar, autobusi kishte ndaluar në stacionin e fundit në kryeqytet. Pasi i futi fotografitë në dosje që e mbante të hapur në dorë, e mbylli atë ngadalë, sikur t’i kishte mbyllur në brendi të saj edhe kujtimet e hidhura. Nga xhepi nxori dorëzat dhe ngadalë i futi në dorë. Me çantën në sup, doli jashtë. Të ftohtit ia preku egërsisht fytyrën. Ishte akoma herët. Dritat e neonit i shndrisnin ftohtë trotuaret e zbrazëta. Qyteti flinte akoma i qetë. Rrallë, ndonjë automobil, apo autobus shihej në rrugë. Gorani shpejtoi hapat. Pa dashur edhe një herë i shkoi dora në brez. Revolja ishte aty. Pa e pasur mendjen fare aty, e rregulloi edhe një herë jakën e palltos dhe me dorë të ngritur i dha shenjë një veture taksie që vinte me të shpejtë prapa krahëve të tij. Vetura ndaloi. Gorani i tha adresën. 171 Pa u ndier, ishte afruar pranë derës. Rrugët ishin të qeta. Çelësat i mbante në dorë. Para se të hapte derën, shikoi edhe një herë prapa, pastaj majtas dhe djathtas dhe, pasi u bind se nuk ishte duke e përgjuar askush, futi çelësin në bravë, duke e rrotulluar lehtë. Në korridor ishte errësirë. Qetë u afrua te dera dhomës së pritjes. Errësirë dhe qetësi. Thonë se gjumi i mëngjesit është i rëndë, mendoi. U afrua pranë dritares. Pasi ndezi dritën, fare qetë ia vuri në tytë revoles antizhurmuesin. Çantën me dosjen brenda e rregulloi mirë, duke e hedhur prapa shpine dhe gjalmin krahaqafë. “Mama!” – thirri, kur ishte afruar fare pranë derës së dhomës së gjumit, ku ajo flinte, duke i rënë lehtë derës. “Kush është?” – u dëgjua ajo nga brenda. “Jam unë, Gorani” “Ti?... ç’kërkon tani?... Erdha, erdha!…” Pas pak çastesh, dera u hap. Me pelerinën e natës bojë lule pjeshke, me sy të mbufatur, ajo doli në korridor. “Ç’ka ndodhur?” – pyeti ajo, pa u përshëndetur fare me të. “Ti solla paratë, mama!” “Pse, tani?” “Kam urdhër nga Nebojsha, udhëtoi sot urgjent!” “Si?!… Nga Nebojsha? Si s’më ka thënë gjë ai?” “Kush është atje, Sllavica?” – erdhi një zë burri andej nga dhoma e gjumit. “Gorani!” – tha ajo duke ecur drejt dhomës së gjumit. Gorani e ndoqi pas. Në shtratin përrallor, që gjendej në ballë të asaj dhome magjepsëse, pa Nebojs172 hën të shtrirë dhe të mbuluar me batanije deri në grykë. Vetëm fytyra i shihej në dritën e dobët të abazhurit, kurse sytë i shprehnin trishtim dhe frikë bashkë. “Ç’kërkon këtu, kaq herët?” – pyeti Nebojsha, duke tërhequr batanijen deri të goja. Gorani nuk foli. Me hapa të ngadalshëm dhe pa u ndier fare që i hidhte mbi tepihun persian, u afrua edhe më pranë shtratit. Sllavica qëndronte në këmbë në anën tjetër. Me këmbën e majtë Gorani shtyu derën furishëm. Përplasja e saj shkaktoi një krismë, që në mes të asaj qetësie ju bë Sllavicës së dëgjoi një tërmet. “Më solli dosja nr. 7/75 nga arkivi sekret i jetimores! ” “Do t’i sqaroj të gjitha!” – foli Nebojsha, që kishte mbetur në një pozitë të vështirë. Nuk ishte në gjendje as të lëvizte. “Jo, zoti Mariq. I kam sqaruar të gjitha vetë. Me vjen mirë që të gjeta edhe ty këtu, se përndryshe nuk do të kisha arritur kurrë atje ku ishe... Por, ti, mos ke frikë, do të shpallësh hero…” – dhe me një lëvizje të shpejt nxori revolen dhe i dha zjarr. Plumbi i parë e goditi fare pranë plagës së shëruar mbi vetull, kurse plumbi i dytë në gjoks, në anën e majtë, ndoshta mes për mes zemrës. Për një çast Sllavica mbeti e nemitur. Pasi e mori pak veten, deshi të klithte, por shikimi i tërbuar i Goranit e mbërtheu në vend. Ajo, me duar në faqe, e tmerruar filloi t’i lëvizte këmbët që i dridheshin në drejtim të derës. Vërshëllima shurdhuese e armës e bëri atë të ndalonte. Plumbi e kishte goditur në kokë. Sakaq ajo u përplas mbi trupin e Nebojshës. Gorani e futi revo173 len në brez dhe fare qetë, sikur mos të kishte ndodhur hiçgjë, doli nga dhoma e gjumit. Pasi mbylli derën me bravë, u gjend në garazhin e Sllavicës. Qetë hyri në veturën e saj dhe doli në rrugë. Për herë të parë, pas kaq ditësh, e ndjeu veten të lehtësuar. Edhe gjumi iu kishte larguar fare. Në shpirt kishte një pushtim, si afsh të nxehtë, që ia ledhatoi zemrën dhe iu ngjit ngadalë përpjetë, duke i dhënë një fuqi dominante. Kishte filluar të agonte. Nga ana e lindjes shihej një përflakje alli, që paralajmëronte agimin e acartë, por me një ditë të bukur dhe pa re. Vetura çante në drejtim të magjistrales. Lamtumirë, skëterrë!… tha me vete, derisa ishte duke ia ndërruar shpejtësinë mecedesit. 174