Pages

Pjesa 2 Kapitulli 11 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA II - Kapitulli XI 
...U zgjova herët në mëngjes i disponuar. Nga dritarja e dhomës sime vërejta depërtimin e fuqishëm të një tufe të rrezere të diellit, paralajmërim ky i mirë, se dita e sotme do të jetë e ngrohtë. E shtunë. Dita kur duhet takuar mixhën Dilë. Më parë, para gjashtë muajsh, ka qenë më lehtë. Ne ishim fqinj dhe shtëpitë i kishim përballë. Tani, deri tek ai, duhej udhëtuar me autobus. U përgatita shpejt dhe me gëzim u orientova kah Stacioni i Autobusave të qytetit. Pasi fshati gravitonte afër magjistrales që lidhte dy qytete, qarkullimi i automjeteve në atë drejtim ishte i shpeshtë. Nuk prita shumë. Shpejt u gjeta
në autobusin e duhur. Nga konduktori kërkova ta ndalte autobusin afër vendit që dukej si terminal i improvizuar. Ky fshat më ishte i njohur edhe më parë, sepse atypari shpesh kaloja në udhtim, por, gjer më tani, nuk kam pasur rastin të jem vizitor në te. U gjeta në mes të fshatit. Kah t’ia mbaj tani? Me hamendje se të shpie në qendër të fshatit, ecjen e orientova në drejtim të një rruge që dukej pak më e gjerë nga rrugicat tjera. “Zakonisht banorët e fshatrave e njohin mirë njeri-tjetri” - mendova. Nuk zgjati shumë. Në fillim të rrugëtimit, menjëherë takova një fshatar dhe e pyeta për shtëpinë e mixhës Dilë. - E kërkon mësuesin?- pyeti bashkëfshatari. U befasova.! Mixha Dilë na qenka mësues fshati dhe unë nuk e kam ditur këtë! - Mësuesi?!... Po, po mësuesi,- e thashë si në hamendje duke dashur ta fsheh befasinë time nga ai. - Mësues xha Dila? Po, po, ai. Menduam se na u largua përgjithmonë nga fshati, por sërish na u kthye në gjirin tonë. Tani u binda edhe më tepër se fjala ishte për personin e njëjtë. Vetëm pohova me kokë. - E ke shumë lehtë ta gjesh, - vazhdoi sqarimin bashkëbiseduesi im, duke e ngritur dorën lart kah lindja, në drejtim të një rafshnalte që dallohej qartë edhe nga fundi i fshatit. - E shikon atë shtëpi të palyer atje lart? - Po!- thashë. - E, aty e ke mësuesin që ti e kërkon. - Punon ende në shkollë xha Dilë?- pyeta nga kurioziteti për të marrë edhe ndonjë informatë plotësuese për të? - Jo, jo. xha Dilë është mësuesi më i vjetër dhe më i dashur në këto anë. Ai ka kohë që është pensionuar dhe jeton vetëm. Vazhdimisht lexon dhe mëson. Saherë që kemi nevojë, ai edhe ne na këshillon për shumë probleme tona të katundit. - Po, po. Ashtu është. Ke të drejtë. Mixha Dilë është një personë tejet i dashur.- e vërtetova edhe unë këtë konstatim. Në ndarje e përshëndeta mikun. - Të falenderohem shumë dashamir dhe u mirupafshim! Ai vuri dorë në zemër dhe me një përkulje të lehtë ma këtheu: - “E.j v a ll a”! Vazhdova rrugën tatëpjetë. Edhe pse gjer në cak mu desh të ec në këmbë rreth 10 minuta, nuk ndjeva lodhje. Ashtu sikurse që ishte tradita, posa iu afrova shtëpisë, brohorita me zë të lartë nga jashtë: - “O zoti shpisë, a do mysafirë?” - “O hajde, hajd!” - u dëgjua zëri nga brenda - Mirë se na vjen, o mik! Në derë menjëherë u paraqit mikëpritësi dhe ne u takuam si miq të vërtetë. Në hyrje, kah brendia e shtëpisë, u pa një korridor i gjatë dhe ende i palyer me llaç. Nga korridori vëreheshin tri dyer: një në ballë të hyrjes kryesore dhe dy të tjera në anën e djathtë. E mora me mend se dera e hyrjes përballë duhet të jetë oda e mysafirëve, dhoma e parë në të djathtë - kuzhina, kurse e dyta me rend, sigurisht duhet të ishte dhomë e punës ku rrinte vetë mixha Dilë. Parashikimet e mia hapsinore të renditjes së dhomave u treguan si të sakta. Me të hyrë brenda, mixha Dilë më drejtoi nga dera e dytë djathtas, ku edhe unë në vete e kisha parathënë të jetë dhomë e tij e punës. Në brendinë e saj, përveç tavolinës përballë me katër karrige të renditura anash, vëmendjen ma tërhoqi dritarja e madhe në mes e rrethuar me polisa përplot me libra që vazhdonte si kthinë edhe nga ana e majtë e pjesës tjetër të murit. Pasi më dha shenjë me dorë të ulem në karrigen e parë afër tavolinës, nga kjo pozitë, mu paraqit hapësira tjetër e dhomës përballë. Aty ishte vendosur shtrati dhe një komode, mbi të cilën me shije qenë renditur disa suvenirë artistikë. Tërë orenditë dhe inventari në përgjithësi dukeshin se ishin të reja. Ende ndjehej aroma e erës së pishës nga dërrasat e njoma të shtrojës - A munde t’ia qëllosh se çfarë mendoj në këtë moment? - me këtë pyetje, që vërtet më lindi aty për aty, theva heshtjen që vazhdoi disa çaste. - Për shtëpinë e re sigurisht. - nuk ja qëlloi kësaj radhe. - Jo për shtëpinë, por për librat, për librat e tu. Nuk e kuptoj fare, si është e mundur që ato i kishe në shtëpinë e lagjes sonë, i ke edhe tani në shtëpinë e re, e në anën tjetër, shtëpia jote gjatë lufte ishte djegur në tërësi nga lufta? Si është e mundur që librat ende të jenë të padëmtuara? - Shiko, shiko sa gjentil që je? Mirë e ke vërejtur këtë. Ka aty edhe nga pak mrekulli... ha, ha, ha! - Me të mbërritur në fshat, sigurisht, duke tentuar ta gjesh shtëpinë, ke pyetyr njeri për mua? - Ashtu është, - thashë si në befasi. - Dhe jam i sigurt se cilidoqoftë ai, të ka thënë se e kërkonë shtëpinë e mësuesit? - Plotësisht e saktë, - edhe më tepër u befasova me këtë konstatim të vërtetë. - Unë më se dyzet vjet kam punuar si mësues në disa fshatra përreth, kurse pjesën më të madhe të shëbimit tim të pedagogut e kam kaluar këtu, me bashkëfshatarët e mi. Andaj, të gjithë më njohin si mësues dhe më quajnë profesor... - Edhe për këtë kam dashur të të pyes por ti... - Ashtu!- ndërhyri mixha Dilë.- Në rrethana të vështira dhe në kushte tejet të papërshtatshme, sa punoja atëbotë si mësues, në fillim kontakti me plakun xha Dalipin ka qenë i shpeshtë, e më vonë edhe miqësia ime e ngushtë. Ai ishte i angazhuar si punëtor ndihmës apo “kurir shkolle”, siç quheh vendi i tij i punës. Dukej i qetë dhe i vetmuar. Nga kolegët tjerë kuptova se nuk kishte as familje. Gjatë shoqërimit tonë të gjatë, tek pas sa e sa kohe, mora vesh se ai vërtetë ruante në vete një histori të hidhur. Ishte njeri i sinqertë dhe pa kurrfarë djallëzirash, prandaj unë e doja pa masë këtë njeri; por edhe ai më donte dhe më respektonte shumë. Menjëherë e pranova dhe e përqafova si një mik të vërtetë. U lidhëm ngushtë me njeri-tjetrin. Për ne shkolla qe shndërruar në shtëpinë tonë, sepse aty e kalonim së bashku pjesën më të madhe të kohës. Shpeshherë ngjante që së bashku të na zinte edhe agu i mëngjesit. Unë lexoja libra zakonisht deri vonë, ndërsa xha Dalipi përherë më shoqëronte. Ndonjëherë me bisht të syrit e vështroja vjedhurazi. Ai thithte me ëndje kamishin e gjatë me cigare duhani “kaçak” dhe gjithnjë linte përshtypje se ishte i zhytur në mendime. Kur më shihte se pushoja së lexuari, interesohej duke më kërkuar sqarime nga librat që unë i mësoja. I shpjegoja me ëndje për shumë gjëra. Zakonisht më dëgjonte me vëmendje dhe pa ndërhyrë fare në bisedë. E, kur biseda jonë merrej si temë me ndonjë ngjarje, apo tregohej ndonjë personalitet nga historia e lavdishme e popullit tonë, në këso “muhabetesh” ai gjallërohej dhe bëhej si bashkëpisedues aktiv. Disa nga këto ndodhi të kaluara, apo, siç kishte zakon të shprehej ai vetë, “vaki”, i ndërlidhte edhe me përjetimet e vuajtjet e veta personale. Një mbrëmje, në besim të plotë, xha Dalipi ma zbuloi edhe një fshehtësi të madhe. Ai, si i ri, kishte qenë bashkëluftëtar i Azem Bejtës, kurse gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte luftuar në radhët e ushtrisë së Shaban Palluzhës. Prejardhjen e vërtetë e kishte nga një fasht i Drenicës. Gjatë Luftës II Botërore, duke ikur së bashku me të gjithë anëtarët e familjes nga ushtria serbo-çetnike partizane, e cila masakronin fshatrat e Drenicës, kishte hasur në pritë. Atë ditë e tërë familja e tij së bashku me qindra civilë të tjerë qenë likuiduar dhe masakruar barbarisht. Vetë ishte plagosur rëndë. Kështu i plagosur, vetëm fati i mirë i kishte ndihmuar të ikte disi nga vendi i masakrës. Kjo i ka lënë trauma të rënda në jetën e këtij plaku. Që nga kjo ngjarje, ai kurrë më nuk ishte martuar. Me fillimin e luftës së armatosur në Kosovë, edhe pse i moshuar, ndër të parët ishte kyçur në radhët e UÇK-së. -”Kosova na ka neve biro!” - dinte shpesh të thoshte. -”Unë nuk kam shkollë, por pushkën e kam në gjak dhe syri ende më punon në nishan. Bini ju shkollarë armikut me dije dhe mos iu ndani librave, e kur të të vijë koha, na s’ja huqim gishtit”. Një mbrëmje, derisa qëndronim së bashku në dhomën e shkollës, ai kishte ngulitur vështrimin në librat e mi të vendosur nëpër polisa: - “O mësues, në këtë mbrëmje të ftohtë dimri dhe në këto kohë shumë të këqija, po e shikoj me shumë vëmendje dritën e atij kandili si shndërit. E shikoj atë si ndriçon, por jam i bindur se më shumë nga kjo dritë e këndshme e kësaj mbrëmjeje verbuese bëjnë dritë këta libra që i ke ti. Ato shndërrisin dhe flakërojnë më tepër nga të gjitha dritat e kandilave të Kosovës”. - E tha këtë konstatim përplotë emocion, duke dashur që nga unë t’i fsheh lotët që i dolën nga ky mallëngjim. - Po mixha Dalip, ke të drejtë ti.- i pata thënë atëbotë, por ka gjasë që dikush këta libra t’i marrë dhe t’i konfiskoj. Ndoshta edhe t’i shkatëroj. Besa, ka mundësi që edhe mua të më burgosin. Armiqtë tanë na frikohen. Ata më së shumti tmerrohen, jo aq nga pushka, sa nga dija jonë. Ata gjithnjë kanë dashuar dhe do mundohen të na lënë përgjithmonë të verbër, pa shkollë dhe pa dije. Sepse, vetëm kështu si të verbër mund të na sundojnë. Vetëm kështu mund ta realizojnë synimin e tyre kryesor - asimilimin tonë në tërësi si popull. - Jo o dashamirë! Këto libra nuk do të preken kurrë derisa të jem unë gjallë. Po ta jap BESËN se do të kujdesem dhe do t’i ruaj si sytë e ballit. - Ashtu edhe bëri. Shumë libra të ndaluara i ruante dhe m’i sillte vetëm mbrëmjeve, kur i lexoja fshehurazi. Ndërkohë, me kalimin e viteve, unë kisha pasuruar shumë biblotekën time personale. Në të kisha shumë ekzenplarë të rrallë të botimeve në shqip, por edhe mjaft literaturë në gjuhët tjera. Një ditë, xha Dalipi, erdhi tek unë si në befasi dhe më porositi: - Më dëgjo mësues! Siç jam duke e parandjerë, po na vijnë ditët e këqija dhe luftën e kemi te dera. Armiku ynë ka shpeshtuar sherrin kudo mes popullatës shqiptare me arsyetim të kërkimit të armëve, por arma jonë edhe më e fortë se pushkët dhe të gjitha armët tjera që ai i kërkon janë këta libra. Më lejo ti fsheh dhe t’i largoj në një vend të sigurt. - Nuk ia prisha. E lashë të veprojë sipas bindjeve të tij. Ashtu edhe ndodhi. Kosova jonë u përfshi nga lufta dhe i tërë fshati u masakrua, u dogj dhe u shkatërua. Mua nga fshati më larguan disa nxënës të mi që ishin të përfshirë në njësitë operativ të UÇK-së. Siç më thanë, me hyrjen e trupave të Policisë serbe në fshat, viktima e tyre e parë patjetër se do të jetë mësuesi. U binda. Me këta djelmosha trima qëndrova gjer në mbarim e luftës. Përjetova shumë beteja të përgjakshme kundër trupave paramilitare dhe policore serbe. Ishte kënaqësi të ishe në vijën e parë të mbrojtjes së atdheut. Pas luftës, i tërë fshati qe djegur. Edhe shtëpia ime ishte bërë shkrumb e hi. Në këto rrethana, mu desh që strehimin ta kërkoj në qytet. Më tej e di. U vendosa në shtëpinë e atij serbi tek lagjja juaj. - E, me xha Dalipin, çka kishte ndodhur me te? - Edhe xha Dalip kishte shpëtuar. Menjëherë, posa u vendosa në qytet, më gjeti dhe, sipas një liste që ia dhash, më solli një pjesë të librave që i kishte fshehur në një vend të sigurt. Tani, kur e renovova shtëpinë, të gjitha librat i mora dhe i vendosa aty ku janë edhe tani. - Është ende gjallë xha Dalipë, mixha Dilë? - e pyeta i mahnitur me këtë tregim të tij dhe nga heroizmi i këtij plaku popullor. - Gjallë dhe shëndoshë e mirë. I ka diku rreth tetëdhjetë e pesë vjet. Jeton në fshat në një shtëpi të cilën e ka ndërtuar tërësisht vetë dhe pa ndihmën e askujt. Ka një fermë të vogël pulash dhe aty kultivon shpezë. Në kohën e lirë, shpesh e viziton shkollën e re që u ndërtua pas luftës. Të gjithë arsimtarët e mëparshëm dhe ata të rinj që kanë ardhur pas luftës, e duan dhe e respaktojnë pa masë, prandaj përherë është i mirëseardhur në mesin e tyre. - Vërtetë interesant.... - E tani, do të ishte e udhës që të më tregosh diç për veten, për të gjitha ngjarjet, kur nuk ishim së bashku. - më ndërpreu, sigurisht duke dashur të më paralajmëronte se është koha për vazhdimin e temave tona debatuese. Iu rrëfeva në imtësi për të gjitha që kisha përjetuar gjatë tërë asaj periode sa nuk ishim së bashku. Ai më tepër interesohej për aplikimin praktik të ushtrimeve dhe për zbatimin e porosive të dhëna në letrën e tij të ndarjes. - E ke ende letrën time? - Po. E kam, dhe e ruaj me përkushtim. Kjo letër për mua është sikur një manifest shpirtëror. E kam të incizuar edhe në kompjuter dhe nuk ka ditë që nuk e lexoj. - Besoj se të ka shërbyer mjaft në jetë përvoja në formimin e eksperiencës sate? - Jo pak, por shumë. Ama, ende kam paqartësi për disa gjëra dhe ende më duhet ndihma jote. E bëra këtë konstatim si me lutje. - Dija nuk ka kufi, miku im, prandaj duhet ta kesh për bazë gjithnjë një urtësi të vjetër, e cila thotë: “Mos i beso atij që thotë se e kam gjetur të vërtetën, por besoji atij që thotë se e kërkoj të vërtetën!” Mbretëroi një qetësi, gjersa atë nuk u ndërpreu reagimi spontan i mixhës Dilë: - Uaaa, gati harova! - bëri me gisht tregues kah koka dhe u ngrit me të shpejtë. Nga komodja, e vendosur përballë nesh, nxori një bllok në formë notesi. Fletorja kishte një dizajn të bukur me kopertina të lëkurës. - Këte e ke dhuratë nga unë. - Më ke ngushtuar mixha Dilë. - Tani e tutje të këshilloj që të mbash shënime. Shumë gjëra do të kesh nevojë t’i përkujtosh më vonë. - Shumë pjesë të vlerësuara si më të rëndësishme të ligjëratave tuaja të mëparshme, kur kthehesha në shtëpi, i regjistroja në një fletore. - Ke vepruar drejt. Tani e tutje duhet të shënosh menjëherë, aty për aty. Do të ishte mirë që të mbash edhe një ditar personal. Nuk fola asnjë fjalë. “Ide e shkëlqyeshme” - mendova. Menjëherë hapa me kujdes notesin e ri. Nxora lapsin nga xhepi i bredshëm i xhaketës dhe në fillimin e faqes së re shënova datën e ditës së sotme. Mixha Dilë, pasi u kollit disa herë, m’u drejtua: - Je gati? Mund t’ia nisim? Unë me kokë dhashë shenjë pohimi. - Tanimë e ke të qartë se njeriu, si qenie më e përsosur në makrokosmos, me konstruksionin e vetë të ndërlikuar është një mikrokosmos në minjaturë. Ai, si i tillë, është i ndërtuar nga të dy të kundërtat e veta strukturale. Është, pra, qenie fiziko-materiale dhe psikike jomateriale ose metafizike. Në mesin e këtyre dy të kundërtave, si produkt i veprimit të ndikimit të tërsësisë unike, është mendja që vetëdijëson këtë proces të përhershëm të veprimit ekzistencial. - Triada? - Po, triada e njohur struktuarle trup-mendje-shpirt, por kjo ishte vetëm një ndarje nga aspekti i ngushtë kuptimor. Në rrugën e mëtejmë të vetëdijësimit edhe më të madh për ndërtimin e qenies sonë, vetëm kjo ndarje në triptih, që ne e bëmë, është e përgjithësueme. - Mendon se duhet të ketë ende shtresa tjera të panjohura strukturale në konstruksionin e tërsisë së ndërtimit të qenies sonë? - Po, në tërësinë e qenies sonë ka edhe shtresa të tjera strukturale të ndërtimit. Edhe pse të papranuara nga shkenca zyrtare, ato janë të njohura për urtësinë e lashtë tradicionale. Dikur, pasi e kam përmendur mbështjellësen tonë energjetike, tëquajtur AURA, të kam thenë se ajo ndërtohet edhe nga shtatë shtresat e tjera - Po, dhe më ke premtuar se ato do t’i mësojmë më vonë. - Ja, pra, kjo kohë erdhi. Terminet e ndryshme të përdorura gjer më tani si vetëdije, ndërvetëdije, ego, uni, shpirti, mendja. dhe shumë të tjera, ngadalë do t’i vëmë në vendin e tyre të vërtetë. Ekzistenca, që ne e quajmë jetë, në manifestimin e saj të vërtetë e ka burimin nga bërthama qendrore e një niveli të lartë të përsosshmërisë hyjnore. Andaj, të gjitha forcat dhe kualitetet, që i përshkruhen kësa përsosshmërie, janë prezente vetëm atëherë kur jeta del në sipërfaqe nga kjo strofull hyjnore. Këto kualitete dhe forca janë zhvilluar shumë ngadalë. Ato, si trusni e pandërprerë e vullnetit hyjnor, më vonë fillojnë të funksionojnë përmes ndikimeve të forta që vijnë nga jashtë si fuqi evolutive - ekzoterite dhe nga brendësira si forca -ezoterike. I tërë Universi ose sistemi ynë solar është një hapësirë e madhe dhe e pakufijshme e evolucionit. Ky sistem në konstruksionin e vetë është i shtatëfishtë dhe përfshin botën materiale bashkë me gjashtë shtresat tjera si gradacione progresive të materies, që ne tani e tutje do t’i quajmë si plane ose nivele. Edhe pse i quajtëm si shtresa apo nivele, ato nuk duhet kuptuar vërtetë si shtresa të paluara, por logjikisht duhet t’i nënkuptojmë si gjendje psikike, të cilat, mendja jonë, si tërësi ekzisteniciale, i përjeton përmes qenies së plotë. Natyrisht se planet apo nivelet nuk janë vende të caktuar ku mund të udhëtohet, por në fakt përjetimi i tyre është vetënjohje e thellë, ku arrihet përmes ndritjes. Ato ekzistojnë dhe veprojnë si tërësi unike dhe jo ashtu siç e përshkruajmë ne ndaras. Përmes ushtrimeve dhe formimit të bindjeve të caktuara për realitetin tonë, arrihet vetëdijësimi gradual për të gjitha këto nivele. Me arritjen e pranisë shpirtërore të vetëdijësimit mental të këtyre niveleve, paralelisht bëhet edhe aktivizimi i qendrave të caktuara fizike që i përgjigjen vetënjohjes sonë për to. Këto qendra janë të vendosura në bazën fizike të amës komanduse të gjendjes së ngurtë të trupit, e quajtur si tru apo sistem nervor. Pra, materie e fisnikëruar në atë nivel që të pranojë dhe që të dërgojë impulse elektromagnetike si nga bota e jashtme e realititit tonë fizik kah brendësia e shpirtit tonë si vrojtues, ashtu edhe nga jashtë, si trysni e brendësisë sonë hyjnore si inteligjencë e paskajshme. T’i cekim me rend: Niveli më i afërt i ndërtimit të ngurtë fizik është plani astral, në të cilin hyjmë gjatë gjumit dhe vdekjes fizike. Kjo është një shtresë substile e ndjenjave, e emocioneve dhe e dëshirave tona. Pas asaj astrale, plani tjetër më i lartë është niveli mental. Ne e kalojmë jetën më së shumti në këtë realitet dhe përmes tij jemi të vetëdijshëm për të gjitha realitetet tjera. Këtu bëjnë pjesë aftësitë dhe shkathtësitë e shumta të procesit të të menduarit, të fantazisë, të planifikuarit etj. Mu këtu, kur mixha Dilë fliste për këto dy plane, unë i ndërpreve shënimet që i kisha filluar dhe ktheva shikimin kah ai. Pasi me këtë veprim e kishte vërejtur tendencën time se doja ta pyesja diçka, duke më bërë si shenjë me dorë që të mos ndrhyja, vazhdoi më tej: - Ky plan është i ndërtuar nga dy shtresa, të cilat do ti qartësojmë më për së afërmi. Sa për fillim, të themi se dy planet, që e ndërtojnë atë, janë: plani i ulët mental dhe plani i lartë mental. Pas planit mental, vjen plani intuitiv që lartësohet në fishet shtresore të qenis sonë hyjnore. Në literaturën e urtësisë së okultizmit, ky plan quhet BUDDHI. Pas planit Buddhi ose intuitiv, vjen niveli më i lartë i planit ATMIK, ANUPADAKA dhe si nivel i shatëtë, gjegjësisht i pari nga burimi, është plani ADI. - Vërtetë! Këto shtatë shtresa, gjegjësisht plane i pate cekur edhe në ligjërat e kaluara, por vetëm kalimthi. - Po, sepse në përfshirjen më të afërt të të kuptuarit të ndërtimit të qenësisë sonë, atëbotë përmendja e tyre ishte e paevitueshme Mirë e the se e kam bërë kalimthi, sepse në fillimin e rrugës sate të krijimit të bindjeve të reja, nuk desha ta komplikoja me detajizime të tepruara. Për të hyrë më thellë në shtresimet konkrete, na duhej paranjohje dhe një kulturë më e gjerë e formimit të koncepteve të qarta logjike për mendime abstrakte të operimit. Disa shtegëtarë në rrugën e nisur të vetënjohjes, kënaqen me këtë njohuri, pa dashur të vazhdojnë edhe më tej. Tek ti vërejta se nuk të mungonte jo vetëm interesimi për këtë ngritje, por kishe edhe bazë paraprake të një talenti të lindur. Duhet të shkojmë gjer në fund. - Sikur nuk ka kthim nga kjo rrugë,- ishte konstatimi im i prerë si ndërhyrje. - Vërtetë, nuk ka kthim prapa. Ti je duke ecur ngadalë por sigurt kah vetëdijësimi i plotë për shumë shteresa të planeve tona të ndërtimit qenësor. Pa më thuaj, çfarë shkrove në atë fletore? Cilat ishin shtatë fishet e planeve ose niveleve të ndërtimit të qenies sonë? Mu duk si një pyetje e befasishme. Pasi i kisha të shënuara, fillova t’i lexoj: - Hm, fizik, astral, mental, intuitiv ose buddhi, anupadaka, atmik dhe adi… - Shkëlqyeshëm! Mjafton ti mbash mend me këtë renditje. Përveç njohurisë së përgjithshme (se qenia jonë përbëhet nga dy të kundërtat e saj qenësore: e para është fizike dhe tjetra psikike, ose shpesh kemi përdorur termin racionale-irraconale, fizike-metafizike etj) tani e tutje do të merremi edhe me një ndarje tjetër gjenerale të ndërtimit të qenies sonë: planet që ndërtojnë personalitetin dhe ato që ndërtojnë pjesën tjetër, të quajtur si individualitet i qenies sonë. Personaliteti ynë ndërtohet nga trupi fizik, mental dhe nga ai astral, ndërsa individualiteti ndërtohet nga shtresa e planit intuitiv, ose buddhi, atmik, anupadaka . Mos u befaso me disa terme në emërtimin e këtyre planeve. Unë i përdora në orgjinale, nga burimet e njohurisë okultike. Nëse në ndonjë literaturë tjetër do t’i hasësh edhe me emërtime tjera, ato sigurisht kanë domethënie të njëjtë dhe janë vetëm gjuha e kulturës së atij populli nga vjen kjo njohuri e lashtë. - Pse dhe sa është e rëndësihme ndarja e ndërtimit të qenies sonë në atë të personalitetit dhe të individualitetit? - Është shumë e rëndësishme dhe sqarimin e saj më të thuktë do ta kemi më vonë. Sa për fillim duhet ta kesh në dijeni se tri plane që e ndërtojnë personalitetin e qenies sonë, me vdekjen, të themi fizike, shkatërrohen dhe zhduken, kurse ne si shpirt vazhdojmë të ekzistojmë vetëm si individualitet me katër shtresa të tjera të mbetura. .Derisa përfundoja me shënimet, mixha Dilë u largua nga dhoma. Sikur diçka kishte harruar. Pas disa minutash u hap dera dhe miku im hyri brenda me një tabakiere në dorë dhe me dy filxhana të mbushura me kafe. - Nuk ma zen për të madhe. Edhe pse ujin e kafesë e kisha të vluar, gati sa harrova ta përgatis atë,- filloi të arsyhetohej. Nuk desha të reagoja në këtë mikëpritje, sepse ndjave vërtetë nevojën për një kafe relaksuese. Pasi e ofroi filxhanin para meje dhe pasi e vuri tjetrën në tavolinë afër vetes, propozoi: - Ç’thua? Të pushojmë pak? Pastaj do të fillojmë që t’i trajtojmë në veçanti dhe më gjërësisht të gjitha planet e ndërtimit të qenies sonë. Vërtetë kishim nevojë për një pushim. Këtë pauzë, që e dëshiruam që të dy, u shpreh në një heshtje totale. Asnjëri prej nesh nuk fliste dhe secili bluante në kokë diçka të veten. Pasi i pimë kafetë, heshtjen e krijuar e theu së pari mixha Dilë: - Nga të gjitha shtresat e përmendura, fillimisht do të startojmë nga më e njohura dhe më e kapshmja për ty dhe për të gjithë ne - ndërtimi fizik i qenies sonë, duke kaluarar kështu radhazi gjer në nivelet më të larta kah ama e saj. Jamë i bindur që shumë gjëra, që do ti mësojmë, për ty duhet të jenë të njohura dhe në njëfarë mënyre si përsëritje, por këtë tani duhet ta bëjmë me qëllim të përfshirjes kuptimore të ndërtimit tonë si tërësi. Edhe pse teorikisht ne do t’i përpunojmë këto nivele si ndaras, ato në fakt duhet t’i marrësh si një tërësi harmonike të veprimit. Je gati? A mund t’ia fillojmë? - Ëhë, - më doli ky pohim nga hunda dhe, duke hapur me të shpejtë faqen e re në notesin për shënime, shikimi im i drejtuar kah ai ishte shenjë se mund t’ja fillojmë menjëherë. - Nga të gjitha planet e ndërtimimit të tërësisë së qenies sonë, niveli më i dendur është ai i planit fizik, të cilin ne më së miri e njohim dhe me te kemi më së shumti punë, gjersa jeta jonë si ekzistencë është e kufizuar në këtë nivel. Që nga lekcionet tona të hershme, ndoshta sipas një renditjeje didaktike, ligjëratat është dashur së pari t’i fillojmë nga trupi fizik dhe që është më i kapshëm nga ti dhe nga të gjithë ne, por këtë shtresë e lash me qëllim diku në mes, pasiqë, në rend të pare, duhej që në bindjet tua kaherë të rrënjosura, të ndryshohen disa botëkuptime kryekput materialiste. Mendova që fillimisht do të ishte më e preferueshme që të inponohet një edukatë bazë më irracionale dhe, tek pastaj, mund të kalohet edhe në shtjellimin e rëndësisë së vetë trupit fizik si përbërse materiale e qenies sonë. - Edhe unë e kam vërejtur se ti, që nga fillimi, në ligjeratat tuaja, i ikje përherë që ta potencosh materializmin në planin e pare ekzistencial të qenies sonë. Bile, shpeshherë më akuzoje se kisha botëkuptime të tepruara materialiste në njohjen e realiteteve tona ekzistenciale. - Patjetër është dashur të sillem ashtu, në mënyrë që matirializmi i imponuar me edukatën që nga lindja të mos dominojë kuptim të gjërave që kishin të bënin me shpirtëroren. E kupton? Gjithnjë kur vlersojmë diçka të re, ne atë e krahasojmë me parime të njohura që kemi në atë moment. E dallojmë zhurmën vetëm pse ishte qetësi, e dallojmë lëvizjen vetëm pse krahasohemi me trupin që nuk lëviz ...e kështu me rradhë. Mendova se duhej luftuar në mënyrë indirekte bindja e shprehur e identifikimit tënd me trupin tënd. Kur do ta njohësh mirë edhe anën tjetër shpirtërore të qenies sate dhe parimet e funksionimit të saj, atëherë edhe trupi fizik, dhe roli i saj, do t’i shikohet nga ti, prej një këndvështrimi krejtësisht tjetër. - Plotësisht ke pasur sukses në këtë qëllim. - Rreth konstruksionit të ndërtimit tonë fizk, në shumë mësime dhe shkrime të autorëve të nryshëm, ka mendime se, në krahasim me shtresat tjera irracionale, trupi është niveli më i parëndësishëm, andaj, në njëfarë mënyre, duhej injoruar. Nëse në të ardhmen do të hasësh diku në këso vleërsimesh, ato kurrë mos i prano si të sakta. E vërteta duhet të jetë se trupi fizik gjatë veprimit të tij në planin material është instrument i shpirtit. Trupi është instrument i gjallë dhe jo makinë e pandjeshme. Si shembull nga përvoja, dihet mirë se poseduesi i një istrumenti që e përdor atë për çfarëdo pune, mjetin e vet duhet ruajtur në gjendje të mirë dhe me të duhet të sillet në atë mënyrë që, duke i lejuar atij që shlirshëm dhe pa kurrfar pengesa, t’i kryejë funksionet e veta të dedikuara specifike. Muzicienti, i cili e lë anash dhe nuk kujdeset fare për violinën e tij, është aq i çmendur sa ai që pasionohet pas tij, duke humbur energjinë e kotë në zbukurimet dhe stolisjet e panevjshme. Në mënyrë që trupi të jetë sa më i ndjeshëm dhe instrument i fortë në vetëngritjen tonë shpirtërore, para se të fillojmë ta studiojmë metodën që duhet zbatuar në kontrollimin e saj, së pari duhet ta kemi të qartë natyrën dhe funksionin e këtij instrumenti. Trajneri i mirë, që e ushtron kalin për t’i shërbyer atij me besnikëri, së pari duhet ta njohë në thelb natyrën e vetë kalit. Gjëja kryesore në këtë drejtim është që të kemi një parafytyrim të qartë rreth konstruksionit dhe anatomisë e trupit tonë. Mos e kupto këtë si shaka të lutem! Takohesh me Zanën? Bëri një digresion të menjëhershëm nga tema aktuale. Duke marrë një qëndrim serioz, vazhdoi: Më gjerësisht rreth anatomisë dhe fiziologjisë së trupit tëndë fizik mund të konsultohesh me teë. - Shihem shpesh me Zanën, po thuaj çdo ditë. - Bukur, atëherë të kisha sugjeruar që të bisedosh me Zanën më gjerësisht për ndërtimin anatomik të trupit. Ajo është mjeke dhe më së miri ta qartëson këtë temë. Do të ishte e preferueshme që nga ajo të kërkosh edhe ndonjë atlas anatomik me fotografitë e ndërtimit të trupit. Atlasi të nevojitet që ta sforcos parafytyimin për ndërtimin e jashtëm dhe të mrenshëm të konstruksionit tënd fizik. Fiksoje mirë një figurë të një pjese të trupit nga fotografia e atlasit dhe mundohu që atë ta kesh sa më të qartë në parafytyrimin tend mental. Do të ishte e preferuar që të fillosh me pamjen e kokës, duke vazhduar më tej gjer në gjymtyrët e poshtme të trupit. Analizoji me vëmendje të gjitha organet veç e veç dhe mundohu ta kesh njohurinë bazë edhe për fiziologjinë e tyre. Njohja sa më e afërt dhe në detaje e trupit ta forcon bindjen që ta duash dhe ta respektosh edhe më tepër atë. Ishte kjo ide shumë e mire e mixhës Dilë. Me Zanën mund të debatojmë edhe për çështje të tjera të rëndësishme të ndërtimit të qenies sonë. Fatmirësisht, ajo nuk ishte vetëm mjeke dhe psikiatre ordinere. Ajo kishte mjaft paranjohuri për metoda alternative të shërimit shpirtëror dhe për urtësitë e civilizimeve të lashta, gjë që plotësisht përshtatej me natyrën e temave që mua më interesonin. Edhe pse Zanën e kisha njoftuar me disa parime të dukurive shpirtërore që i mësoja me Mixhën Dilë, ende nuk kishim hyrë më gjerësisht në konkretizimin e tyre. - Siç po e vëren,- vazhdoi më tej mixha Dilë, - trupi nuk jemi ne, por ai është një instrument me ndihmën e të cilit shpirti vjen në kontakt me botën e jashtme të realitetit tonë objektiv. Shpirti këtë kontakt e bën permes pesë shqisave tona, të cilat, gjatë evolucionit, janë përsosur dhe kanë arritur nivelin e tyre të ndërtimit të tanishëm. Se sa jemi të varur nga këto pesë organe fizike, mund ta vëresh edhe nga një eksperiment i vogël. Fillo ngadalë dhe me radhë t’i çkyqësh funksionet e të gjitha shqisave tona dhe do të vëresh se kontakti me realitetin objektiv është ndërprerë në tërësi. Tani, e vetmja gjurmë që na mbetet është kujtesa në gjërat e mëparshme dhe parafytyrimi i eksperiencave të kaluara. Nëse shqisat tona nuk funksionojnë për ta regjistruar drejtëpërdrejt atë, realiteti i tashëm nuk mund të përjetohet si ekzistent. Nëse trupin e shikojmë nga ky kontest, atëherë vërejmë se ai nuk është asgjë tjetër veçse një instrument dhe shërbëtor besnik e shpirtit që në vete kombinon fuksionet e aparatit emitues dhe pranues të informatave të caktuara. Një pjesë e këtyre informatave merren përmes shqisave dhe dërgohen nga realiteti i jashtëm objektiv, kurse të tjerat merren dhe dërgohen nga shtresat tjera të realitetit jomaterial ose metafizik. Një heshtje për disa sekonda dhe pastaj përsëri vazhdoi me temën e filluar. - E tani të trajtojmë një kontribut të rëndësishëm që urtësitë e lashta i kanë dhënë njohurisë sonë të përgjithshme të ndërtimit të tërësisë konstruktive të qenies njerëzore. Fjala është për çiftin eterik, apo nëse të kujtohet nga ligjëratat e përparshme, për AURËN si mbështjellëse eterike e trupit me gjendje të ngurtë fizike. - Po, më kujtohet, dhe ti më ke premtuar se kur të vijë koha më gjersisht do ta qartësojmë atë për këtë. - Ashtu pra. Dhe kjo kohë është tani. Shkencëtarët tanë modernë, të cilët i kanë kushtuar më tepër se dy shekuj hulumtimit të trupit si gjendje fizike, kanë arritur në të dhëna të thukta për këtë mekanizëm të përsosur. Ata kanë hulumtuar çdo muskuj, çdo asht dhe nerv, organet tona të përsosura funksionale, enët e gjakut, etj. dhe të gjitha të arriturat i kanë evidentuar në katalogët e tyre të prezentimeve shkencore, por edhe pëkundër punës së madhe të kryer, kanë anashkaluar pa e vërejtur edhe pjesën tjetë jomateriale të trupit tonë, që ne e quajtëm AURË. Tek dikur, kah mesi i shekullit XIX, shkencëtari rus, Kirilijani, zbulon kamerën e cila incizon aurën apo mbështjellësen eterike të trupit tonë. Mbështjellësja eterike e trupit shtrihet në një distance prej 7,5 cm nga pjesa e fortë e saj dhe e përbën tërësinë unike të trupit tonë. Funksioni specifik i mbështjellësit eterik është që t’i shërbejë si lidhëse energjisë vitale me trupin. Ajo ka rolin e akumulimit dhe ruajtjes së vazhdueshme të kësaj energjie të cilën e merr më së shumti nga dielli, pastaj nga ajri me frymëmarrje dhe më së paku me ushqim. AURA jonë është mbështjellëse komplekse dhe trup përmes qendrave energjetike të padukshme për shqisa fizike, që quhen qarka dhe janë të vendosura zakonisht afër gjëndrave të tajimit hormonal të organive fizike të trupit.Ekzistojnë gjithësej shtatë çakra dhe ato janë të vendosura afër trupit sipas kësaj renditjeje: - E para është në maje të kokës, e dyta në ballë, në mes të fillimit të rrënjëzës së hundës, e treta në mes të gabzherit të fytit, e katërta në mes të gjoksit, e pesta në pleksus, ku fillon pjesa muskulore e lukthit, e gjashta dy gishtërinj nën kërthizë dhe e shtata në fundin e mbarimit të organeve gjenitale. Qarkat, përmes meridianeve, që janë 12, shpërndajnë energjinë vitale në tërë konstruksionin e ndërtimit të trupit së bashku me të gjitha organet tjera funksionale. Vendet, ku përcillet kjo energji tek organi ose pjesa e caktuar e trupit, quhen pika akupukturale, që në trup janë mbi 3000. - Mos ka të bëjë kjo me shërimin përmes akupunkturës, që kohën e fundit është përhapur shumë tek ne? - Ka të bëjë pikërisht me akupukturën si terapi tradicionale kineze e cila mbështetet në filozofinë e veprimit të dy poleve të energjisë vitale në trup të quajtur si CHI. Njëri pol i kësaj energjie, si pozitive, quhet JIN, kurse poli tjetër, si negative - JANG. Çrregullimi harmonik i veprimit të këtyre dy energjive të kundërta vitale shkakton sëmundjen e organit ose pjesës së caktuar të trupit. Andaj, medicina tradicionale kineze, e mbështetur në këtë filozofi, përmes futjes së gjilpërave të caktuara në pikat enrgjetike akupukturale, balancon devijimin disharmonik të këtyre dy të kundërtave që kanë shkaktuar sëmundjen dhe kështu vjen deri tek shërimi. - Përsëri veprimi i Ligjit të të kundërtave? - Po, ashtu është. Mos të largohem aq nga tema jonë konkrete. Trupi, sikurse mendja dhe shpirti, në fuksionimin e tyre si qenie janë të pandashme dhe përbëjnë unitetin e një procedure si tërësi të kontaktit të nivelit të lartë shpirtëror me botën e realitetit objektiv material. Detyra jonë është që të konstatojmë natyrën dhe funksionimin e këtij instrumenti të shpirtit kah rruga e saj e kontaktit dhe njohjes me realitetin objektiv-material. Sepse, shumë disiplina ekzakte shkencore e kanë përsosur në mënyrë të perfeksionuar njohjen e përbërjes dhe funksionalitetin fizik të trupit tonë. - Gjatë tërë veprimit të saj në realitetin fizik,- vazhdoi më tej mixha Dilë, - trupin gjithnjë duhet shikuar si instrument të shpirtit. Është istrument i gjallë e jo makinë e pandjeshme, prandaj edhe ai ka ligjshmëritë e veta të funksionimit dhe të veprimit. Nëse e trajtojmë trupin si instrument të shpirtit, atëherë, çfarëdoqoftë ky instrument, përherë duhet ta ruajmë në gjendje të përsosur për t’i kryer me sukses të madh funksionet e veta të komplikuara. Përmes këtij shtjellimi të përbashkët, qëllimi ynë do të jetë vetëm njohja e funksionalitetit të saj, me qëllim që kjo njohje, në mënyrë të vetëdijshme, të ndikojë në kontrollimin e këtyre funksioneve. Gjatë procesit të gjatë të evulimit, ky innstrument, paralelisht me UNI-n, u është zvilluar dhe adaptuar tendencave të procesit të vazhdueshëm të zhvillimit të përhershëm kah e përsosura. Pra, siç e vërejmë, trupi është një instrument bartës, i cili në vete kombinon funksionin e pranimit dhe transmetimit të informative si nga realiteti objektiv në drejtim të UNI-t, dhe anasjelltas. Është tërësisht si një radio-aparat që pranon dhe dërgon sinjale gjatë komunikimit të dyanshëm. Nga bota fizike ajo, përmes shqisave të veta, kap vibracionet e dritës,zërit etj., duke i bartur ato kah UNI. Në anën tjetër, nga UNI, që është në ndërtimin e vetë trupit fizik, pranon mendime dhe impulse motorike dhe ato, përmes organeve të aksionit, i bart në botën e jashtme. Siç e sheh, edhe pse kemi prirje dhe bindje të rrënjosur për t’u identifikuar me trupin tonë, nuk jemi trup, por zotërues i tij. Mbaje në mend gjithnjë këtë thënie: “TI NUK JE TI NË TY. TI JE TI SE BASHKU ME TY!” - Kontrolli i plotë dhe i vetëdijshëm i funksionimit të trupit si instrument i UN-it tonë? Tani e kam të qartë. Por, si ta arrijmë atë? - Thjesht, përmes fisnikërimit të ndërtimit të tij që sipas veprimit të procesit të vdekjes dhe krijimit të qelizave të reja në trup është pandërprerë në përtërirje e sipër. Trupi me një përbërje të ndërtimit të fisnikëruar është përques shumë më i mirë gjatë kontaktit të vazhdueshëm ndërmjet UN-it dhe botës materiale. - Simbas rezonimit tim, si në mësimet e vjetra orientale, ashtu edhe të atyre bashkëkohore, trupi dhe shpirti formojnë një tërësi të pandashme, ndaj edhe kërkojnë kujdes të njëjtë. Trupi është bartës i shpirtit dhe ana tjetër e tij. Çdo çrregullim organik patjetër reflektohet edhe në funksjonimin shpirtëror, dhe e kundërta. Fisnikërimi i saj sigurisht duhet bërë përmes ushqimit dhe zgjedhjes adekuate të përbërjes së saj. - Për njeriun ushqimi nuk është i rëndësishëm vetëm për ripërtëritjen e qelizave, por është edhe si material energjetik për shumë funksione të tij. Kur trupi një kohë të gjatë mbetet pa ushqim, ai shpenzon së pari dhjamin dhe shtresat yndyrore të organeve të brenshme, si dhe yndyrat e akumuluara në muret e enëve të gjakut, pastaj indin muskulor dhe në stadin e fundit palcën nga eshtrat dhe indet trupore. Shikuar nga komponentët, ushqimi, që ne zakonisht e përdorim, përbëhet nga proteinat, hidratet e karbonit, yndyrërat, vitaminat dher materiet minerale. Për të ekzistuar, njeriu gjatë jetës ka nevojë të konsumojë sasi të konsiderueshme të ushqimit, I cili patjetër duhet të jetë i përbërë nga pesë komponentet e lartëpërmendura. Përndryshe, mungesa e shpeshtë dhe e gjatë e njerës prej komponenteve ushqyese shkakton sëmundjen, vetasgjësimin dhe në fund vdekjen fizike të trupit. - Andaj, edhe nevoja e marrjes së ushqimit përmes instiktit të urisë është e fortë tek të gjitha gjallesat në natyrë? - Për ruajtjen e përhershme të nevojës së ororganizmit për ushqim kujdeset instikti më i forte, i quajtur instikti i urisë. Instiktet, përndryshe, janë nevojë e fortë vetekzistenciale, përmbushja ose mospërmbushja e të cilëve shkakton shkallën e lartë të kënaqësisë dhe, e kundërta, shqetësimin e fortë emocional. Instikti i urisë është instikt më i fortë i vetekzistimit. - Sa mund ta mbajmë nën kontroll të vetëdijshëm këtë instikt? Si përmbushet kjo nevojë e të ushqyerit? - Joga dhe traditat tjera të vetaftësimit psikik në Lindje, njohin dhe e zbatojnë vetëm një sistem të ushqyerit - VEGJETARIANITETIN. Në të kundërtën, mjekësia bashkëkohore thekson se vegjetarianiteti është rruga më e sigurt kah sëmundja, sepse me këtë sistem të ushqimit futen sasi jo të mjaftueshme të proteinave në organizëm. Trupi, theksohet në literaturën medicinale, ka nevojë për sasira të konsiderueshme të proteinave, e një pjesë e madhe e saj duhet të jetë e natyrës shtazore. Pra, këtu mendohet për mishin. Edhe pse pa mish, popujt me traditë të ushqimit vegjetarian në organizëm fusin sasi të mjaftueshme të proteinave, duke u ushqyer me gjëra tjera të natyrës bimore. Ka mendime se shumë familje në Indi lëngojnë nga sëmundje të ndryshme dhe shkalla e vdekshmërisë tek ata është shumë më e madhe, sepse ushqehen me ushqim vegjetarian. Këto konstatime janë të sakta, por jo edhe të sqaruara sa duhet. Kjo dukuri nuk vërehet tek familjet e pasura indiane, por vetëm tek familjet e varfëra. Nëse shikohet statistika, edhe popujt, që si ushqim kryesor e përdorin mishin, nga varfëria u paraqiten këto shkaqe. Pra, duhet dalluar një realitet tjetër logjik se mungesa e mjaftueshme e ushqimit vegjetarian nga varfëria nuk është e njëjtë me konstatimin se vegjetarianiteti është shkaktar themelor i sëmundjeve dhe i përqindjes së madhe të vdekshmërisë. - Pse nuk preferohet me këtë traditë ushqimi shtazor, por insistohet kryekput në ushqim bimor? - Ushqimi bimor është transformimi i parë energjetik natyror. Mbillet farra dhe nga ajo mbin bima që përdorohet si ushqim. Prandaj, transformimi i parë energjetik natyror është ushqim shumë më kualitativ. Mishi i takon transformimit të dytë energjetik natyror, sepse shtazët ushqehen me bimë, e njeriu me mishin e shtazëve që ushqehen me bimë. Gjithnjë, bazuar në këtë parim, kurrë nuk preferohet që ushqimi me mish të jetë i shtazës mishngrënëse, por vetëm bimëngrënëse. Përpos disa atraksioneneve shfrenuese gastronomike, fare nuk preferohet të përdoret si ushqim i rregullt mishi i maces, i ujkut, i arushës etj. Sepse, në këto raste do të kemi një ushqim të transformimit të tretë energjetik. Edhe pse ushqimi ynë është mishi i shtazëve bimëngrënës, nuk e di sa e ke të njohur se shtaza kur përgatitet për therrje, e parandjen rrezikun që i afrohet, andaj nga frika, në organizmin e tij bëhet tajimi më i madh i hormonit të andrenalinës. Andrenalina edhe pas therjes mbetet në përbërje të mishit, të cilën më pastaj ne e përdorim si ushqim. E andrenalina dihet - shkakton shqetësim dhe agresivitet. - Jo rastësisht shumë koka gjeniale të botës kanë qenë vegjetarian të përbetuar, bie fjala, si: Leonardo da Vinçi, Bernard Shou, Edisoni, etj. - Ashtu është dhe lista e këtyre kokave gjeniale të njerëzimit si vegjetarian duhet të jetë e madhe. Është vërtetuar edhe shkencërisht se vegjetarianët, fizikisht, kanë sistem imunobiologjik shumë të fortë, pastaj lëkura e tyre është gjithmonë e re. Nuk djersiten fare dhe rrezatojnë njomësi dhe hajthshmëri. Nuk vuajnë nga sëmundjet kardio-va245 skulare, e ç’është më kryesorja, mplakja si proces natyror është tejet i ngadalsuar. Në krahasim me popujt, sistemi i të cilëve parasheh për ushqim mish të mjaftueshëm në tryezë, statistikat e fundit gjithnjë e më tepër vërtetojnë se në Indi dhe në vendet me traditë vegjetariane të të ushqyerit, kanceri si sëmundje po thuaj nuk ekziston fare. Nga aspekti psikik, vegjetarianët tradicionalë janë gjithnjë të qetë dhe tepër komunikativë me rrethin. Nuk kanë strese. - Përveç vegjetarianitetit, si mënyrë tradicionale e të ushqyerit, disa religjione, e posaçërisht këtu paraprin Islamizmi, aplikojnë edhe agjërimin, abstenimin njëmujor në vit nga të ushqyerit e rregullt ditor. A ka edhe kjo mbështetjen e vet në ndonjë logjikë të efektit tësaj racional ose irracional në qenien tonë? - Patjetër se po! Të nisemi nga shtazët. Ata si qenie instiktive, kur ballafaqohen me sëmundjen, spontanisht abstenojnë nga ushqimi deri te shërimi i tërësishëm. Po ashtu është interesante tek terapeutët laikë alternativë të Lindjes. Ata pacientëve të tyre për terapi shëruese u preferojnë agjërimin parcial. Tek ne, përkundrazi, të sëmurit me dhunë i japim ushqim për ta ripërtërirë organizmin e rraskapitur nga sëmundja. Abstenimi nga ushqimi, gjegjësisht agjërimi, është metoda më e vjetër e shërimit të sëmundjeve në historinë njerëzore. Qysh në kohët e lashta konsiderohej se asgjë nuk është më e shëndoshë për njeriun se sa abstenimi i pjesërishëm nga ushqimi. - Muhamedi, si predikues dhe themelues i fesë islame, 30 ditë të Ramazanit i konsideron si të obligueshme për besimtarët myslimanë. - Jo vetëm islamizmi, por abstenimin nga ushqimi shumë më parë e kanë njohur civilizimet më të hershme. Agjërimin, si ruitual të vetin themelor, e obligon edhe fakirizmi, budizmi dhe mjaft shkolla të ndryshme të edukimit shpirtëror si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. Të gjitha religjionet, me disa intervenime, agjërimin e kanë trajtuar si ritual themelor fetar. Shumë shenjtër, para se të kanë arritur ngritjen e tyre spirituale, kanë agjëruar një kohë të gjatë. Dihet mirë se Jezusi, Mojsiu e të tjerët, për ta pastruar dhe riedukuar shpirtin kanë agjëruar edhe deri dyzet e më tepër ditë. Kështu ishte edhe me Muhamedin, i cili, kur e pranoi kontaktin e parë me nivele më të larta hyjnore, i vetmuar tërsisht në shpellën “HIRA”, ka qenë nën regjimin e agjerimit. Prandaj, edhe zbritja e KUR’AN-it bëhet gjatë muajit të Ramazanit, i cili edhe përcaktohet si obligim për tërë besimtarët islamë. - Pse konsiderohet si terapi preventive dhe shëruese për trupin dhe shpirtin e njeriut agjërimi? - Një pyetje tejet e qëlluar. Ashtu sikurse që thamë më parë, kur trupi nuk ka ushqim, ai fillon të shpenzojë veten. Në këtë proces, në trup bëhet djegia e rezervave yndyrore dhe ato që shtresohen nëpër muret e enëve të gjakut. Këtë lloj yndyre në gjak mjekësia e quan holesterol. Me shpenzimin e holesterolit të tepërt, paralelisht bëhet edhe shkatërrimi dhe tretja e shumë toksinave tjera të dëmshme që janë futur në organizëm përmes ushqimit, ajrit dhe tretjeve të panevojshme hormonale nga streset e përditshme të njeriut. Stresi është sëmundje më e rrezikshme e njeriut bashkëkohor. Shkaktohet me procesin natyror të tretjes së hormoneve në gjak për ta mobilizuar organizmin për aksion. Me pranimin e sinjalit të rrejshëm të stresit, bëhet tajimi i hormoneve adekuate të cilat, pasi nuk janë të nevojshëm realisht për momentin, mbeten të shtresuara në muret e enëve të gjakut dhe kështu shkaktojnë një varg çrregullimesh organike, ku më i përhapur për njeriun e sotëm modern është inarkti i zemrës. Agjërimi, përveçse bën djegien e mbe247 turinave të hormoneve të tepërta dhe të shtresuara në enët e gjakut dhe toksinave të ndryshme në organizëm, ai edhe ngadalëson mplakjen fizike të trupit. - Këte kurrë nuk e kamë ndëgjuar. Të kisha lutur mixha Dilë të më sqarosh më për së afërmi këtë ndikmi të agjërimit në mosmplakjen e trupit. A ka kjo ndonjë shpjegim shkencor? - Tek para disa vjetëve, në një shkrim revial të kurioziteteve nga zbulimet botërore, kam lexuar një artikull që shkonte në favor të kësaj që thashë. Në mes tjerash, këtu bëhej fjalë për zbulimin e shkencëtarit Rus, Vlladimir Nikitin, i cili, pas shumë hulumtimeve empirike, vërteton këtë parim, që për ne ka qenë i njohur kaherë nga të urtit e lashtë. Ky shkencëtar ka konstatuar se në procesin e mplakjes rol të rëndësishëm luajnë gjëndrat endokrine. Me kohë gjëndrat ndryshojnë rrënjësisht dhe fillojnë të tajojnë gjithnjë e më pak hormonin e insulinës, i cili i ndihmon organizmit në përpunimin dhe tretjen e materieve ushqyese. Në anën tjetër, gjëndrat mbiveshkore prodhojnë homone që janë antagoniste me atë të pankreasit dhe me moshë kjo gjëndër fare nuk e dobëson funksionin e vet taitës. Kështu, me vjetërsimin tone, bëhet disharmonia e taitjes së këtyre dy hormoneve antagoniste të insulinës, e cila zvogëlohet me taitje dhe gjëndrave të pankreasit që mbeten të pandryshueshme. Kështu, me zvogëlimin e taitjes së insulinës, kemi dukurinë e mostretjes së shumë materieve të dëmshme që akumulohen në qeliza dhe shkaktojnë mplakjen e organizmit dhe të trupit në tërësi. Me agjërim ky çrregullim vjen gjer tek balansimi i baraspeshave ndërhormonale antagoniste. - Unë mendoj se agjërimi, përveç të gjitha rëndësive që i ceke, luan një rol shumë të madh edhe në ushtrimin e vullnetit tonë të kontrol248 limit të instikteve natyrore, konkretisht në instiktin e urisë, që është tejet i forte. - Ashtu. Ai, nga ana shpirtërore, ushtron edhe vullnetin në kontrollin e instikteve tona natyrore. Pra, na ushtron që ky instikt i urisë, që është tejet i fortë dhe i natyrshëm të jetë përherë në mbykqyrjen e UN-it tonë e jo të EGO-s, e cila nuk zgjedh mjete për ta imponuar atë përmes shfaqjes së nevojës së tepruar të dëshirës së flaktë për ushqim. Me këtë instikt të sforcuar edhe nga ndërmjetësimi i inponimit të EGO-s shkaktohet disharmoni të dy të kundërtave, duke krijuar frustracione si ndjenja emocionale të padëshirueshme. Shpesh ndodh që nëse kënaqet ky instikt i sforcuar edhe me ndërmjetësimin e EGO-s, atëherë ai inponon oreksin edhe në momente kur trupi ynë nuk ka nevojë për gjëra ushqimore. Në këto raste, ai i shëndron ato në yndyra dhe i akumolon në të gjitha pjesët e trupit si rezerva të caktuara në formë të dhjamit. - Prandaj kemi trashjen e tepruar dhe deformimin e trupit, - ndërhyra, por Mixha Dilë nuk më la të vazhdoj më tej me përfundimin e pyetjes sime. - Kemi trashjen, por së pari, për t’iu larguar stresit dhe frustracionit të caktuar psikik, EGO-ja orienton vëmendjen kah kënaqësia përmes ushqimit, andaj në rezervat tona dhjamore, që krijohen në trup, nuk ruhet vetëm fizikisht dhjami si yndyrë, por edhe vetë stresi në kujtesën e qelizave të caktuara. Prandaj, nëse do t’i nënshtrohemi ndonjë diete të caktuar për humbjen e kilogramëve të tepërt, ne, patjetër, do të ballafaqohemi edhe me frustracione të caktuara psikike përmes emocioneve të akumuluara edhe në kujtesën shpirtërore të vetë qelizës yndyrore. Gjatë hymbjes së kilogramëve të tepërt, që realisht janë rezerva yndyrore, ne largojmë edhe klishet e streseve të caktuara që janë të regjistruara në kujtesën programore të vetë informatës së qelizës, indit, etj. - Prandaj kemi dështimin e shumë tendencave të humbjes së kilogramëve përmes dietës? - Shumica, nuk janë të përgatitur që t’u nënshtrohen dietës përmes urisë, duke mos njohur veprimin e saj, ose edhe nëse e di, atë e bën njëanshëm, si një eliminim fizik të kilogramëve tepricë, pa anën tjetër të veprimit të saj shpirtëror. Për ta zbatuar dietën me sukses dhe pa tundje të caktuar emocionale, ne rend të parë duhet të parapërgatitemi psikikisht dhe tek pastaj të zbatojmë regjimin e caktuar të dietës. - Si duhet të parapërgatitemi psikikisht dhe a ka ndonjë regjim adekuat për një dietë të suksesshme në mënjanimin e kilogramëve të tepërt? - kjo pyetje, drejtuar Mixhës Dilë, nuk ishte aspak e rastësishme, pasi që m’u kishte kujtuar Zana, e cila ankohej se në vijën e saj të trupit, që për mua ishte ideale, ka edhe kilogramë të tepërt. Thoshte se disa herë kishte provuar me dietë, por pa sukses. - Parapërgatitja psikike është vetë dëshira e flaktë që të largohen nga trupi kilogramët e tepërt. Kjo nënkupton largimin e paragjykimeve të tepruara për pamundësinë e organizmit që të qëndrojë gjatë pa ushqim. Të thashë në fillim se organizmi ynë kur nuk arrin tek substancat e nevojshme përmes ushqimit, fillon të shpenzojë rezervat e akumuluara që më parë. Këto rezerva janë shtresa yndyrore të shtresuara nëpëj muskuj, për shkak të konsumimit të sasirave të tepërta të ushqimit. Trupi, nëse nuk ka pasur hë për hë nevojë për to, i ka akumuluar si rezerva. Kur ju kryeni një aktivitet të caktuar fizik dhe për momentin nuk ka matere energjetike të futura përmes ushqimit në organizëm, do të fillojë t’i tretë mu këto rezerva. Pra, fillon shpenzimi i yndyrës në trup si nevojë energjetike fizike. - A ka edhe nevojë energjetike shpirtrore? - Po pra, ka edhe nevojë energjetike shpirtërore dhe kjo është energjia vitale. Ti në organizëm përmes ushqimit merr një sasi të kësaj energjie, por pjesën më të madhe të saj e akumulon përmes frymëmarrjes nga ajri. Kjo energji vitale, jetike, ose, e quajtur në filozofinë kineze, “CHI”, dhe PRANA në ate indiane, të nevojitet për pjesën e funksionimit shpirtëror, kurse enirgjia tjetër fizike, që ne do ta quajmë si bioenergji trupore, është energjia që nevoijtet për funksionimin bio-fiziologjik të organizmit tënd. Puna fizike e muskujve, e organeve dhe e pjesëve tjera të trupit shpenzon bio-energjinë fiziologjike, kurse mendja dhe proceset e të menduarit si tërsi, shpenzon energjinë vitale. Me frymarrje furrnizohemi me ajër, ku ka oksigjen , nga njera anë, element ky që, në mes tjerash, konsiderohet si katalizator - ndërmjetësues themelor i shumë proceseve fiziologjike dhe biologjike të organizmit . Nga ana tjetër, me frymëmarrje, nga eteri, gjegjësisht universi i paskajshëm, në sasira shumë më të mëdha merr edhe energjinë vitale për nevojat e funksioneve tuaja shpirtërore. Si bio-energjia fiziologjike, ashtu edhe energjia vitale të nevojiten vetëm kur je në gjendje të treshes së pandashme:trup-mendje-shpirt. Vetëm si shpirt nuk ke nevoj për këtë energji, sepse të mungon trupi, dhe si mendje-qendër e zbatimit të inteligjencës së paskajshme, vetëm sërish si TRIPTIH, kurse trupi dhe vetë procesi bio-fiziologjik funksionon vetëm sa je gjallë, gjegjësisht sërish si TRIPTIH. - TRIPTIH? - Triptih ose triadë e tërësisë unike trup-mendje-shpirt. Në këtë gjendje, të gjitha nivelet mentale, fizike dhe shpirtërore kalojnë përmes lidhjes së fortë të kësaj treshe, andaj edhe nëse ato duhet eliminuar, atëherë sërish duhet vepruar me këtë proces integral. Kilogramët e tepërt shkatohen me veprimin e instiktit të ruajtjes së qenies fizike. Si instikt i lindur është në rend të parë instikti shpirtëror, pastaj kemi kënaqësinë e përjetuar dhe të mbajturit mend të këtij përjetimi, duke e kërkuar përsëritjen e saj të shpeshtuar edhe kur nuk kemi nevojë për të dhe, së fundi, fizik, sepse organizmi ynë, edhe pse ka sasira të mjaftueshme energjetike, ato nuk i tretë, por i konservon si rezerva për t’i përdorur në momentin e duhur të mungesës eventuale të tyre. Nëse kërkohet mënjanimi i kilogramëve të tepruar, atëherë kemi procedurën e lehtë, por siç e thashë, ajo duhet të kalojë edhe aspektet e saja psikike dhe fizike. - Më thuaj edhe diçka për energjinë vitale . Unë kam ditur për energjinë në tërësi, por nuk kam pasur njohuri se vetë bio-energjia jonë është krejtësisht tjetër nga energjia vitale? - E thjeshtë, miku im, një anë e jotja e të kundërtave shfrytzon një energji, kurse ana tjetër, energjin tjetër. Trupi fizik - bio-energjinë, kurse shpirti - energjinë vitale. Ti si krijesë ke nevojë për të dyja këto energji. Një për shpirtin dhe tjetrën për trupin, kurse procesi i shpenzimit të këtyre energjive është mendja. E menda, thamë, ka sërish dy të kundërtat e veta, atë racionalen - të vetëdijshmen dhe irracionalen - të pavetëdijshmen. Funksuionimi i mendjes racionale përmes trurit dhe sistemit të tërsishëm nervor shpenzon bio-energjinë, kurse mendja irracionale, e cila është ndërvetëdija e jonë, shpenzon energji vitale. - Kohën e fundit paraqiten disa metoda të shërimit alternativ të shumë sëmundjeve që quhet shërimi me bioenergji.? Mixha Dilë ishte i shpejtë në përgjigje, pa më lënë gjer në fund ta definoja kuptimin e zgjëruar të pyetjes. - Po, dhe është e vërtetë. Energji vitale disponon çdo njeri, por, siç thua ti, aftësia e shërimit të të tjerëve nënkupton transmetimin e saj nga vetja tek i sëmuri me qëllim që tek ai të arrihet baraspesha e humbur energjetike. - Si arrihet shërimi përmes kësaj forme të transmetimit të energjisë? - Sëmundja e shkaktuar organike është gjithnjë pasojë e hubjes së baraspeshës energjetike vitale në tërësinë e konstruksionit tonë. Me çrregullimin e kësaj barazpeshe, vjen deri te mungesa e saj te disa pjesë të caktuara dhe ajo në gjendjen e trupit fizik shprehet si sëmundje. Pushimi që bëri këtu ishte si shenjë se duhet përfunduar takimin tonë për sot. Por, gabova. mixha Dilë kishte ende energji.energji vitale: - Kam paraparë që sot të debatojmë edhe rreth paraqitjes së Leonardo da Vinçit në parafytyrimet e tua. The se të ka shqetësuar shumë, duke të shkaktuar mjaft dyshime në vete? - Ashtu, - memzi e prisja mendimin e tij rreth kësaj qështjeje. Në takimin e parë që pata me të në zyren time, nga padurimi, e kisha njoftuar kalimthi për këtë dukuri të shfaqur kohën e fundit tek unë. Nuk më ka dhënë asnjë koment më konkret, por vetëm më kishte premtuar se këtë fenomen do ta shqyrtojmë më gjerësisht së bashku në ndonjë takim tonin të ardhshëm . “Mos u shqtëso! - ma kishte tërhequr vërejtjen. - Kjo është krejtësisht normale”. Nuk e harroi premtimin e dhënë. Pasi kërkoi nga unë edhe disa konkretizime më të thukta, mendoi ca dhe vazhdoi: - Kontakti i afërt me nivelet e larta shpirtërore kurrsesi nuk përjetohet drejtëpërdrejt, por gjithnjë përmes ndërmjetësuesit të caktuar, i cili, të themi ashtu, qëndron në mesin e këtyre dy botërave të kundërta. Ndërmjetësuesi, pra, është personifikimi i një realiteti fizik si parafytyrim i qartë psikik. Kjo nuk është hyjnore, sepse identifikohet me pamjen e caktuar fizike si asociacion materialist, por nuk është as fizike sepse realisht nuk regjistrohet nga asnjë shqisë e jona e njohjes objektive. Përjetohet mentalisht si eksperiencë e ndonjë regjistrimi të dikurshëm shqisor ose kombinimi kreativ i atij regjistrimi. - Pse është kështu ? Këtë doja të di. Më intereson logjika e veprimit të vetë kësaj dukurie - këmbëngula. - E kemi thënë edhe më parë se ne si qenie njerëzore realitetin tonë të jashtëm objektiv e përjetojmë si “TRIPTIH”, ose ndryshe si TRIADË e trupit, mendjes dhe shpirtit. Trupi është materie dhe, gjatë transformimit të pandërprerë që bën, me arritjen e momentit të caktuar, ai vdes... Pa e përfunduar fjalinë bëri këtu një pushim të shkurtër, duke vazhduar kësaj here me një ton të ndryshuar të zërit : - Nuk e preferoj aq këtë term “vdes”. Për diçka, që nga një formë kalon në formën tjetër të transformuar, jemi mësuar që gjendjen e mëparshme ta cilësojmë si vdekje, bindje kjo që është plotësisht e gabuar. Nga ana tjetër, shpirti është i përjetshëm, ose ndryshe, si “i pavdekshëm”.- vazhdoi më tej mixha Dilë. - Nga ligjëratat e kaluara që i trajtuam, trupi është i vrojtuari, shpirti - vrojtuesi, dhe mendja - procesi i të vrojtuarit. UN-i yt është shpirti që vrojton vetveten dhe realitetin tjetër objektiv si tërësi, pjesë e pandashme e së cilës është edhe vetë. Këtë vrojtim shpirti e bën përmes të menduarit. Andaj, të menduarit është momenti i nivelit të vetëdijshëm i kapjes dhe analizës së përjetimeve gjatë procesit të të vrojtuarit, ashtuqë, në fazën e kësaj eksperience, rezultati si informatë e caktuar kalon në UNI-n tënd, duke u filtruar nga filtri i portës ndërmjetsuese të quajtur EGO. EGO-ja, pra, shprehur figurativisht, është “roja e portës”e cila ka kompetencat e vetëvendosjes së plotë të lejimit dhe zgjedhjes së informatave të bartura në drejtim të UN-it, që realisht është pjesë e tërësisë së potencialit të pastër. EGO-ja gjatë lejimit të informatave i ka kriteret e veta që mbështeten në inpulset instiktive të nevojave të lindura natyrore dhe atyre të formuara gjatë tërë jetës, përmes të mësuarit dhe shprehisë së formuar të bindjeve tona të vlerësimit të gjërave. - Siç shifet, EGO-ja është një shkallë e caktuar në hierarkinë e organizimit struktural të mendjes? - u nguta ta bëj këtë pyetje. - Ashtu është. Që nga momenti i lindjes, EGO-ja në strukturën e saj të ndërtimit është formuar si “institucion” në vete, andaj, me rrugë të njëjtë, sikurse që është krijuar, ajo mund të ristrukturohet. - Unë EGO-n e kuptoj si një strukturë të personalitetit nga shumë forma tjera që e ndërtojnë atë si tërësi të pandashme. A mund të m’i thuash disa prej tyre? - e pyeta. - I ke në dijeni, dhe ato e ndërtojnë pjesën tënde të vetëdijshme. Për shembull, kujtesa, pastaj vrojtimi, përceptimi. - Këtu u ndal pak. Duke buzëqeshur me gishtin tregues drejtuar kah unë, tha: - Tani e ke Zanën. Ajo është neuropsikiatre dhe me te në mënyrë më profesionale mund të bisedosh për ndërtimin e personalitetit dhe për shumë gjëra të tjera nga psikologjia dhe psikiatria. Në fakt, unë veç kisha biseduar me Zanën për halucinacionet. Desha t’i tregoj mixhës Dilë për këtë, por, meqë nga mënyre e humorit të tij dyshova se mos do të bënte shaka me mua si zakonisht kur merrej në gojë Zana, ndërrova mendjen: - Mirë, dakord. Por, pse e thua me ironi emrin e Zanës?! - Nuk të konvenoi ideja? A nuk më ke thënë se ajo është me profesion mjeke psikiatre? - Pa komentuar më tej, unë vetëm pohova me kokë në shenjë miradie. - Ku mbetëm? Aha, e shikon, për të vepruar mendja dhe për të koordinuar procesin e tërësishëm të TRIADËS mendje-trup-shpirt, duhet një qendër materiale që udhëheq këtë funksion dhe kjo qendër koordinuese është truri si një mekanizëm fizik tejet i përsosur. Shpirti ka inteligjencën e vetë përjetuese përmes transformimit që regjistrohet në tru dhe ne këtë proces e identifikojmë si mendje. Ti je përherë në kontakt me UN-in tënd si potencial i pastër, si inteligjencë e paskajshme, por në këtë kontak nuk e ke të kyçur mendjen, gjegjësisht të menduarin si proces. - Domethënë gjithnjë jam në kontakt të pandërprerë me inteligjencën time të paskajshme, por nuk jam i vetëdijshëm për këtë? - më konvenoi kjo. - Ashtu është, por nëse nuk je i kyçyr me mendje, nuk do të thotë se kjo lidhshmëri nuk ekziston dhe nuk funksionon. Është vazhdimësi, andaj, pa marrë parasysh sa je, apo s’je i vetëdishëm, nuk pengohet rrjedha normale e vetë procesit si funksion. - E nëse kontaktoj me inteligjencën e paskajshme, duke qenë i vetëdishëm për këtë, çka mund të ndodhë atëherë? - Mu ajo që të ka ndodhur dhe që ne si qëllim esencial gjatë tërë të mësuarit të kësaj urtësie e kërkojmë. Me paraqitjen e qartë të ndërmjetësuesit tënd, gjegjësisht të Leonardos, veç je në kontakt edhe më të afërt me këtë potencial. Shumë mirë e kishe definuar edhe vetë. Leonardo është intuita jote e personifikuar në tredimensionalitet si përjetim i logjikës hapsionoro-kohore të ligjshmërisë materiale të të kuptuaitr kauzal, pra, të ekzistimit të përhershëm të shkakut dhe pasojës. - Ende thua se mbisundon botëkuptimi materialist në mua... - Nuk largohet tërësisht kjo bindje dhe ne as që e synojmë këtë. Mos harro se ne jemi në këtë botë për ta njohur materialen dhe ti këtë realitet duhet ta pranosh si proces. Mjafton që ke krijuar bindje të reja, ashtu që tani e ke tejet të qartë këtë ligjshmëri, andaj, edhe kontakti me potencialin tëndë të pastër i kalon fazat e njëjta të paraqitjes. Sinjali i intuitës, ose i zërit të brendshëm, që dikur të vinte si ndjenë, tani qëndron së bashku me mendjen tënde, ashtu që vetë përjetimi i caktuar konkret shndërohet si personifikim, gjegjësisht si parafytyrim i qartë i përceptimit të një personaliteti të caktuar që në ndërdijen tënde dikur sigurisht ka lënë mbresa të thella. Mu kujtua biseda që pata edhe me Zanën më parë rreth kësaj çështjeje, por kësaj radhe desha të bëja një krahasim me mënyrën e trajtimit edhe nga ana e mixhës Dilë. Është apo s’është funksion normal psikik paraqitja e halucinacionit të Leonardos në mua. Edhe një herë desha ta largoj dyshimin, mos vallë kisha simptoma paralajmëruese të një anomalie psikike për të cilën duhej brengosur? - Thua se është krejtësisht normale paraqitja e Leonardos në parafytyrimet e mia, por personat me devijime të rënda psikikike si, p.sh shizofrenët, poashtu përjetojnë këso përcepcionesh. - Ndalu, ndale pak! Shkizofrenia është sëmundje. Kur them sëmunndje, atë duhet kuptuar si çrregullim, ose edhe më konkretisht prishje, gjegjësisht, shkatërrim i raporteve harmonike të dy të kundër257 tave: shpirtit dhe trupit, vetëdijes me ndërvetëdijen, të menduarit me shpirtin dhe trupit me të menduarit. Truri, si qendër fizike e mendjes, realilisht është i shfrytëzuar vetëm 9%. Mundësitë e tij janë ende të pakufijshme. Evoluimi i qenies sonë është tek në fazën fillestare edhe në aspektin material. Të gjitha funksionet mentale racionale për të komunikuar me funksionet e nëvetëdijshme irracionale koordinohen nga një qendër komanduese në tru. Kjo qendër ekziston tek çdo krijesë njerëzore. Ajo qendër ka mundësi të jetë e shfrytzuar gjithnjë apo të mos jetë e shfrytzuar. Për të qenë e shfrytëzuar nga heshtja e lindur e mosfunksionalitetit, patjetër duhet të aktivizohet përmes ngacmimit të caktuar fizik ose ndonjë përjetimi të fortë emocional psikik. Shizofrerni hyn në botën e ndërvetëdijshme i papërgatitur tërësisht duke aktivizuar qendrën e caktuar fizike në tru dhe ajo qender mbetet gjithnjë aktive. Sa më gjatë të mbetet në këtë gjendje, aq më shpejt zbehen qendrat tjera normale të vetëdijes ose, te rastet më të rënda, pushojnë së vepruari. Zakonishit, shizofrenia shkatohet nga ndonjë traumë e sulmit të fortë emocional, duke aktivizuar qendrën e caktuar dhe, si pasojë e këtij veprimi, kemi lidhjen e befasishme me ndërvetëdijen. Në këtë gjendje psikike, shizofreni kontaktin me ndërvetëdijen vetjake e bën befas dhe i papërgatitur, pa njohuri të caktuar paraprake. Hyrja e shpejtë dhe qëndrimi i shkurtër në këtë gjendje nuk është aq e rezikshme, sepse ende nuk janë shuar ose harruar tërësisht funksioinet aktive të qendrave tjera, të thuash normale. Hyrje- dalja e shpejtë dhe e vetëdijshme në sferat e pakufijshme dhe të panjohura të ndërvetëdijes, aktivizon këtë qendër në tru. Aktivizimi i funksionit të kësaj qendre mentale më vonë i mundëson individit të caktuar hyrje.dalje të papenguar, pa u irituar kjo gjendje nga ndikimi i ndonjë dhuntie traumatike në formë të ngacmit të fortë fizik ose psikik. Zakonisht këtu kemi të bëjmë me personat të cilët pas ndonjë traume fizike ose psikike kanë përjetuar zhvillimin e papritur të një aftësie supermentale. Edhe në rastet e përdorimit të drogave të caktuara dhe medikamenteve tjera, përkohësisht aktivizohen disa qendra në tru, duke shkatuar kontakte disharmonike me ndërvetëdijen. Kjo zakonisht shprehet përmes përjetimimi të euforisë së zërave dhe toneve të ndryshme, parafytyrimeve në formë të halucinacioneve të caktuara, etj. Tek ti dhe shumica e të tjerëve, që janë orietuar në këtë rrugë, kontakti i vetëdijshëm mental me forcat e ndërvetëdijshme shpirtërore bëhet ngadalë, paraprakisht të përgatitur dhe me qëllime të caktuara. Ushtrimet praktike mentale dhe ndërrimi i mënyrës së të menduarit shkaton parcialisht edhe aktivizimin e qendrës së caktuar fizike në tru. Kjo qendër më vonë mbahet gjithnjë e mobilizuar, me mundësi të pakufizuar të hyrje-daljeve të vetëdijshme në te. Ky burim është i pashterrshëm dhe ka të bëjë me inteligjencën univerzale... - Për një kohë mbizotëroi një heshtje e shkatuar nga koncentrimi i mixhës Dilë ,dhe - ... Ta zëmë, paramendoje si metaforë për shizofrenin rrënjen e papritur në një humnerë të thellë, ku ka mundësi të lëndohesh dhe të mos dalësh fare nga aty, dhe e kundërta, si metaforë e rrugës sonë nismëtare, nisjen e vetëdijshme me pajisje të duhur për hyrje në këtë humnerë me qëllime të hulumtimit të hapësirës së saj të paskajshme. Ky sqarim tejet i thuktë i mixhës Dilë më konvenoi, pasiqë, nga unë, hoqi edhe dromcën më të vogël të dyshimit. Atij dyshimi të pa bazë: “se me paraqitjen e Leonardos si halucinacion, mos vallë diçka nuk do të jetë në rregull me mua!”. Menjëherë bëra një krahasim me takimin te Zana dhe bisedës sone të përbashkët që patëm rreth kësaj çështjeje. Qëndrimet e mixhës Dilë, dhe ato të Zanës, dallonin diametralisht. Por, duhet kuptuar edhe Zanën. Edhe pse ajo e pranonte se psikiatria bashkëkohore ende ka gjëra të paqarta dhe konfuze në definimin e disa fenomeneve psikike, ato kurrë nuk mundet t’i shikojë si procese që mund të shpjegohen me metoda të tjera, jashtë atyre që pozita dhe edukata e saj arsimore e përfaqësonte si shkencore në qasjet profesionale. Edhe përpos këtij realiteti të pamohueshëm, kisha përshtypjen se ajo, sadopak, në krahasim me kolegët dhe koleget tjera të profesionit, ishte më tolerante rreth disa principeve alternative të definimit të ligjshmërive univerzale të psikës njerëzore. Zana veç e kishte shprehur dëshirën e saj të sinqertë për t’u takuar me mixhën Dilë, por ndoshta nuk është tani momenti që me këtë propozim ta dezorientojmë temën e bisedës në vazhdimësi. Pa e ndërruar fare temën vazhdova bisedën që ishte në vijim: - Në një moment të kontaktit me Leonardon, ai m’u paraqit me madhësinë e tërë trupit, duke e ngritur dorën e djathtë, me gishtin tregues kah qielli dhe me dorën tjetër të majtë kah toka. Më tha qetë: “siç është lart, është poshtë” dhe u zhduk menjëherë. Qe sa kohë, kot jam munduar ta gjej përgjigjen adekuate për domethënien e kësaj porosie. - Vërtet thua se Leonardo ka qenë në atë pozitë dhe të ka sugjeruar ashtu?! - ishte i befasuar edhe mixha Dilë? - Po, po. Bile edhe unë një kohë jam munduar ta gjeja sqarimin. Por kot. Nuk kisha ndonjë përgjigje adekuate. Gjithnjë kam shpresuar se zgjidhjen e kësaj enigme do ta bësh ti mixha Dilë. Cili është komenti yt? - Nuk di. Plotësisht jam i befasuar! - këtë herë u gjet në zgrip. Mendova se kjo do të jetë hera e parë që nga ai nuk do të kem përgjigje adekuate në pyetjen time. - Atq që e ke përjetuar ti është një simbol i cili konsiderohet si pikënisje e të kuptuarit të ligjshmërisë bazë në të cilën e mbështesin shumë urtësi të lashta që merren me njohjen e shpirtit. Në domethënien e interpretimit të kësaj simbolike niset: magjia, okultismi, kaballeja etj. Po ashtu, në domethënien e interpretimit të kësaj ligjshmërie jemi mbështetur edhe ne gjat tërë ligjetaratave tona që i shtjelluam së bashku. Mua nuk më befason simbolika dhe domethënia e saj, por paraqitja në parafytyrim përmes udhërrëfyesit tend, Leonardos. Këtë privilegje, gjatë tërë historisë së ekzistimit të njohurive shpirtërore, e kanë pasur vetëm dijetarët e caktuar. - Thua se e kam përjetuar edhe unë mes të rrallëve? - Po. E ke përjetuar edhe ti ndër të rrallët. Në urtësinë e lashtë, p.sh. të magjisë, simboli me njeriun në pozitën vertikale me një dorë të ngritur lart, duke treguar me gisht kah qielli, dhe dorën tjetër, duke treguar në drejtim të tokës, quhet simboli i MAGJISTARIT, ose në orgjinal, simboli i MAGUT. Kjo simbolikë nënkupton se ne nuk jemi vetëm qenie fizike, por jemi edhe shpirtërore. Drejtimi i dorës së djathtë me gisht lart kah qiell, simbolikisht ka domethënie se jemi qenie shpirtërore-jomateriale, kurse, kallëzimi me gishtin e dorës tjetër poshtë kah toka, se jemi edhe qenie materiale. Në mes është, pra, njeriu si NE, ndërmjet dy botërave të kundërta. Të kuptuarit në esencë të kësaj domethënie dhe të qenit i vetëdijshëm për këtë do të thotë mendje - të menduarit. E vëren TRIJADËN, tanimë të njohur për ne, TRUP-SHPIRT-MENDJE. Urtësia “Ashtu siç është lart, është edhe poshtë” nënkupton edhe rrjedhën e të gjitha proceseve që funksionojnë në Univers. - Mund të thuhet se ka të bëjë me Ligjin e të kundërtave dhe barazpeshën në mes tyre. Si nuk më është kujtuar kjo edhe më parë? - Po pra! Je në bërthamën e vetë domethënjes së kësaj simbolike. A nuk e sheh se sa ke përparuar? Tani duhet ta dish se ti nga Universi dhe nga inteligjenca e paskashme që është në te, kontakton dhe merr porosi që kanë domethënie konkrete edhe nga mënyra e të kuptuarit objektiv. - Si?.. Nuk... - Hesht! - brohoriti mixha Dilë. E di se çka do të thuash. Mos mendo ashtu! Duhet të besosh dhe nuk ka dyshim. Gjithashtu, të kisha preferuar që për këtë gjë të mos bisedosh me askë. E kuptove? Me askë! Besa, tani e tutje, as me mua. Të rrallë janë ata njerëz që do të të kuptojnë. Ti je njeriu i zgjedhur dhe duhet ta ruash këtë fshehtësi. Leonardo është ti në ty, andaj për këtë nuk duhet të merren të tjerët. - Kështu më kishte thënë edhe vetë Leonardo në një paraqitje: “Unë jam TI në TY” Kjo më asociacio kah intuita ime. Vetëm ajo është unë në mua, apo jo? - Ashtu pra! Ka të bej me ty dhe ëshë intime e jotja. Unë do të jem plotësisht dakord me vlerësimin tënd në lidhje me shkakun dhe mënyrën e paraqitjes së udhërëfyesit tënd të quajtur Leonardo. Po ashtu kënaqem që në rrugën tënde të ngritjes shpirtërore, për shumicën e eksperiencave të reja, vetë nxjerr konkludime të sakta. Shihet se ke përparuar mjaft në këtë drejtim. Rruga e komunikimit me ndërvetëdijen si amë e burimit të urtësisë së pakufijshme nga makro-inteligjenca, tanimë për ty janë të hapura. Siç e shoh, të gjitha ligjshmëritë e mësuara shpirtërore i ke mishëruar si mënyrë e re e të menduarit, andaj vërehet veprimi i tyre në të gjitha vlerësimet e tua për shumë çështje të realitetit objektiv. Sa mirë më erdhi për këtë vlersim, por kureshtja ime në këto momente ishte e ngacmuar nga konstatimi i Mixhës Dilë se unë jam ndër të rrallët që e kam përjetuar përmes udhërrëfyesit tim simbolikën parimore të të gjitha ligjshmërive të urtësisë: “Siç është lart, është edhe poshtë!” Pasi e kreu këtë sqarim, mbretëroi një heshtje paksa më e gjatë. Gjatë kësaj kohe, unë e përqëndrova vëmendjen në kujtesën e pyetes që kaherë dëshiroja t’ia bëja Mixhës Dilë. - Në momentin e përjetimit të parafytyrimit të Leonardos, a mund ta quajmë gjendjen time shpirtërore si gjendje TRANSI, ose, thjesht, ma qartëso kuptimmin e transit psikik? Si do ta dalloja atë nga gjendjet tjera shpirtërore? - Pa ndryshimin e gjendjes së tanishme psikike nuk ka as përjetim të kontaktit të afërt dhe të vetëdijshëm me ndërvetëdijen. Gjendja e transit është gjendje e koncetruar mentale dhe e orientuar kah thellësitë e brendësisë hyjnore. Kjo do të thotë ekzistimi i të gjitha aktiviteteve të vetëdijshme mentale të mendjes, me vëmendje të koncentruar kah brendia e qenies sonë. Në gjendje të transit nuk ka dhunti as vlerësime, por mendja është neutrale në procesin e të vrojtuarit, duke eliminuar tërësisht funksionimin momental të EGO-s. Konkretisht, shkyqemi tërësisht nga përjetimi funksional i botës së jashtme duke u kthyer në thellësitë e brendësisë së pafundme të qenësisë sonë. - Çfar dallimi mund të ketë në mes të gjumit dhe transit? - Ka dallim dhe ky dallim është shumë i madh. Gjumi është pushim i plotë i mendjes dhe i aktiviteteve të tij të vetëdijshme. Me këtë gjend263 je, Un-i yt është në kontakt të pandërprerë me ndërvetëdijen, por mungon mendja dhe forma e vetëdijësuar e këtij kontakti. Në anën tjetër, në gjendje transi, vëmendja është e koncantruar kah brendia jote, gjegjësisht kah sferat e potencialit të pastër të inteligjencës së paskajshme dhe në të hyn së bashku me mendjen e cila tanimë nuk është aktive, por vetëm si vrojtuese neutrale që regjistron çdo përjetim nga kjo hapësirë e re. Derisa në këtë gjendje mendja është e angazhuar në vrojtimin e brendësisë së ndërvetëdijshme, për këtë moment ajo është e shkyqur nga aktivitetet e jashtme mentale. Pra, kemi shkyqje totale të pesë shqisave tona si instrumente fizike me të cilat regjistrohen ngacmimet nga realiteti i jashtëm objektiv. Orientimi i vetëdijshëm mental kah brendia jonë në gjendje të transit nuk kryhet përmes shqisave, por përmes përjetimit të ndjeshmërisë së brendësisë hyjnore. Paramendo, sikur të jesh në kinama. Mendja, si kamerë projektuese, e projekton filmin në pëlhurë dhe nga aty ti e ndjen rrjedhën e filimit si ngjarje, pra je i vetëdijshëm. Në gjendje të gjumit, kamera ekziston, por nuk është e kyçur, andaj edhe në pëlhurë nuk ka projektim filmi. Mbretëron terri dhe qetësia - je në gjumë. Në trans, kamera është e kyçur dhe punon, pëlhura është e ndritur, por në te nuk ka gjurma filmi - je në gjendje transi. - Më përngjan sikur me gjendjen meditative tëqetësisë mentale pa kurrfarë vlerësime. - Ashtu disi. Meditimi, si tendencë e heshtjes dhe e qetësisë mentale pa vlerësime, është vetëm faza e vetëdishme parapergaditore dhe rituale që të shkaktohet transi. Transi pra është gjendje kur kontaktohet tërsjisht me potencialin tonë të pastër. Prandaj, meditimi i rregullt dhe i shpeshtë hap kanalet e shkëmbimit të papengueshëm të informatave në relacionin vetëdije-ndërvetëdije dhe anasjelltas. - Hëm, por pse bash Leonardo da Vinç, e jo dikush tjetër? - Duhet bërë analizën e ndërvetëdijes sate përmes aktivizimit të kujtimeve të vjetra të rrënjosura në të. Diçka të ka shtyrë që ta duash dhe ta çmosh këtë figurë, në njerën anë, por ndonjë forcë tjetër më e fortë emocionale ka bërë presion ta heqësh nga kujtesa. Figura e Leonardos nuk të ka humbur dhe tani të paraqitet si personifikim që ndërmjetëson përmes mesazhet të intuitës kah mendja jote e vetëdijshme. Mos u lodh t’a gjesh shkakun tani, sigurisht do të të paraqitet papritur në ndonjë moment të caktuar si zgjidhje reale e vetë problemit. - Vërtetë. Kështu kishte konstatuar edhe Zana. Por, ajo dyshonte se zgjidhja do të shfaqej spontanisht si zbardhje ose ndritje në mendjen time. Për hulumtimin e shkakut të paraqitjes së personifikimit të Leonardos, ajo sugjeronte psikoterapinë. Çfarë mendimi do të kishte Mixh Dilë për këtë propozim? Çka mendon ai për terapitë psiko-analitike? Nga të gjitha metodat psiko-terapeutike, që i kishte përmendur Zana, përnga specificiteti i saj, HIPNOZA më kishte ngjallur kureshtjen si më tepër. Për këtë mënyrë të lashtë të ndikimit të drejtëpërdrejtë në ndërvetëdijen e njeriut kisha dëgjuar ngapak, por, pas propozimit të Zanës, më gjerësisht konsultova literaturën profesionale. Popujt e vjetër nga civilizimet e hershme e kanë njohur me qindra vjet më parë hipnozën, kurse, si metodë terapeutike, shkenca bashkëkohere zyrtarisht e pranon tek dikur rreth viteve të 70-ta. Që t’ia filloja bisedës në këtë temë, pyetjen Mixhës Dilë ia parashtrova si tërthorazi. - A ka mundësi që përmes terapisë me HIPNOZË terapeuti drejtëpërdrejt të kontaktojë me ndërvetëdijen time dhe aty të hulumto265 jë shkaktarin e vërtetë të paraqitjes së personifikimit të Leonardo da Vinçit? - Çfarë di ti për HIPNOZËN?! - ishte befasura Mixha Dilë me këtë pyetje. - Jo aq. Kam lexuar disa shkrime reviale nëpër gazeta. Di vetëm se është një metodë shumë e vjetër, e njohur qindra vjet më parë nga civilizimet e lashta dhe se tek kohën e fundit, si psiko-terapi, është pranuar zyrtarisht nga mjekësia jonë bashkëkohe. - Vetëm aq? - sërish një pyetje që tradhëtonte tentimin e qëllimshëm të fshehjes së befasisë nga bashkëbiseduesi im. - Vetëm aq, por doja të dija më tepër. Pse jo. Ta them të vërtetën, kam dëshirë që edhe vetë mundësisht t’i nënshtrohem kësaj terapie, me kusht që personi i cili do ta zbatonte patjetër të jetë person i kualifikar. - me këto të fundit i citova fjalët e Zanës. - I kualifikuar?… - Mendoj, të ketë eksperiencë të duhur në këtë drejtim. - Dakord. Do të të tregoj më gjerësisht për këtë metodë të lashtë, shumë të lashtë dhe tejet efikase të komunikimit të drejtëpërdrejtë me ndërvetëdijen. Fenomeni i hipnozës është një ndër fenomenet më kontradiktore psikike i cili edhe pse i pranuar shumë vonë nga shkenca oficiale, ende shkakton mëdyshje në opinionin e gjerë. Duke mos qenë tërësisht e zhveshur nga elementet e shalratantizmit dhe bestytnive të prejardhjes së saj mistike dhe religjioze, ende, nga disa qarqe të caktuara, manipulohet si me diçka mbinatyrore. Pas shumë studimeve dhe eksperimenteve të bëra, gjithnjë e më tepër dëshmohet efikasiteti i saj i pamohueshëm në shërimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të natyrës psikike. Psiko-terapia medicinale tek në vitet e shtatëdhjeta edhe zyrtarisht e ka pranuar këtë metodë, duke e futur atë në radhët e terapive të shumta ekzaminuese, përmes së cilës, duke depërtuar në thebllësitë e paskajshme të ndërvetëdijes njerëzore, mund të arrihet gjer tek informatat e sakta të burimit të sëmundjes. - Thuhet se është metodë e lashtë, por a dihet saktësisht historiku i prejardhjes së saj? - Hipnoza zanafillën e vet e ka nga civilizimet shumë të lashta të historisë njerëzore. Dëshmitë e para materiale datojnë që nga populli i vjetër Sumer, 4000 vjet p.e.s. Në shumë religjione, sekte fetare, si dhe shkolla të ndryshme të edukimit psikik hipnoza është ruajtur si njëra ndër ritualet sekrete të ndikimit tek personat tjerë. Deri në pranim si psikoterapi moderne medicinale, rrugët evolutive të saj kanë qenë përplotë batica dhe zbatica. Për shumë shkencëtarë që në çfarëdo mënyre publikisht kanë tentuar ta dëshmojnë efikasitetin e veprimit të saj, ka qenë e gjatë, e mundimshme, e dhimbshme dhe përplot peripeci. Edhe përpos këtij realiteti të hidhur, shumë studiues eminentë botërorë, përveç zvetënimit të epitetit të tyre të shkecëtarit serioz, janë ballafaquar jo vetëm me dëbimin nga akademia e shkencave të shtetit të tyre, por edhe janë burgosur dhe dëbuar nga vetë pushteti amë. Kur e bëjmë këtë vlerësim si më lart, nuk e kemi në konsideratë periodën e errët mesjetare shekullore të INKUIZICIONIT, kur marrja me fenomene shpirtërore, e veçanërisht me hipnozë, paguhej edhe me kokë. - Çka është në fakt hipnoza? Si do ta definoje më thjeshtë atë?. - Definicion të saktë dhe përgjithësisht të pranuar për hipnozën nuk ka. Për këtë metodë sikurse mjekësia shkencore, nga njera anë, ashtu edhe alternativa shëruese tradicionale, nga ana tjetër, kanë definime të ndryshme. Për sa i përket çështjes së definimit të saj, nuk do të prefero267 ja të hymë në imtësitë e detajeve, por mjafton ta kesh të qartë se HIPNOZA është një metodë e ndikimit dhe e komunikimit të një personi si terapeut me një person tjetër si medium, i cili, përmes sugjestioneve verbale, e sjell atë në një gjendje të transit të lehtë, me ç’rast hapet kanali i cenzuruar i komunikimit të pjesës së vetëdijshme me ate të ndërvetëdijshmen. Realisht, hipnoza është komunikim i drejtëpërdrejtë i terapeutit me ndërvetëdijen e personit të caktuar, duke eliminuar pjesën e vetëdijshme të vlerësimit të sugjestioneve të pranuara, gjegjësisht mënjanimin e EGO-s nga roli i saj i cenzurimit dhe i dyshimit. Kjo nënkupton se përmes sugjestioneve, që i jepen pacientit apo mediumit në hipnozë, dëpërtimi i tyre është i drejtëpërdrejtë. Në qoftë se gjatë transit hipnotik do t’i thuani mediumit se jeni fëmijë në moshën 9-vjeçare, ndërvetëdija e tij do të identifikohet me këtë sugjestion dhe do të veprojë në kudrin e përmbajtjes së saj. Përveç, sugjestioneve të dhëna në mënyrë të drejtëpërdrejtë gjatë transit hipnotik, mediumit mund t’i jepen edhe sugjestione posthipnotike. Pra, disa kërkesa që duhet t’i kryejë ai pas një kohe dhe në momentin e vetëdijësimit të plotë. Kuptohet, këto sugjestione rrënjosen në ndërvetëdije dhe, sipas përmbajtjes së tyre, nxisin momentin e kërkuar të vetërealizimit. Këto sugjestione në hipnozë quhen si ndikime posthipnotike Po ashtu, shumë ngjarje dhe ndodhi, që për momentin mendohen se janë të haruara, mediumi do t’i përkujtojë ato me përpikëri gjatë një transit hipnotik. Andaj, psikoterapia medicinale, mu për këtë mundësi që ka hipnoza, e zbaton atë për hulumtimin e traumave të rrënjosura thellë në ndërvetëdijen e pacientit, e që supozohen si shkaktarë kryesorë të sëmundjes së caktuar psikike, e cila duhet të kurohet. - Çka mund të më thuash më tepër për psikoterapinë me hipnozë? - Në psikoterapinë bashkëkohore, terapia me hipnozë përdoret më së shumti tek shërimi i disa sëmundjeve psikike në formë të paranojave, fobive, gjegjësisht frikave si dhe shumë sëmundjeve organike të natyrës me prejardhjes psiko-somatike, pra që janë shkaktuar nga pengesat psikike. Përmes hipnozës janë shëruar me sukses varshmëritë e ndryshme nga toksinet, duhani, drogat e veçanërisht nga alkooli. Janë larguar burimet latente, shkaktarë të frikave, depresioneve, komplekseve të ndryshme të sjelljes, etj. Nga sëmundjet organike, përmes hipnozës bëhet shërimi i suksesshëm i të thatit në lukth, kokëdhembjet, të lagurit në shtrat, impotenca, rritja e gjinjve tek femrat, përmirësimi i tenit të fytyrës, etj. Nga disa literatura kurioze senzacionaliste kemi të dhëna se përmes terapisë së hipnozës me sukses janë shëruar edhe sida, kanceri, si dhe shumë sëmundje që për momentin nga mjekësia bashkëkohore konsiderohen si të pashërueshme. Arritja e efektit anastezik përmes hipnozës praktikohet me të madhe edhe tek shumë shërime alternative tradicionale. Me qëllime eksperimentale, janë bërë edhe shumë ndërhyrje kirurgjikale (operacione) të suksesshme pa përdorur anastezinë. Gjithashtu hipnoza me të madhe është përdorur edhe nga ana e shërbimeve të ndryshme sekrete informative, posaçërisht nga CIA e Amerikane dhe NKVD-ja e ish BRSS-së. Përmes kësaj metode të depërtimit në thellësitë e psikës njerëzore janë bartur nga një vend i spiunimit në vendin tjetër të qendrës informative shumë të dhëna dhe informacione sekrete. Këto shërbime e kanë përdorur metodën e hipnozës edhe për shpërlarjen e trurit gjatë imponimit të dhunshëm të ideve dhe mësimeve të caktuara tek individët dhe grupet shoqërore. - Ka, thua, edhe hipnozë masive? - Ka. Dhe të gjithë ne jemi viktimë e ndikimit të pandërprerë të saj. Kur është fjala tek veprimi i hipnozës masive në grupe të gjera shoqërore, kohën e fundit, sistemi i përsosur i marketingut bashkëkohor, me të madhe zbaton këto metoda të sugjestionit masiv përmes mas-mediave të ndryshme me qëllim të inponimit të shitjes sër mallit të caktuar në konkurencën e pamëshirshme të tregut të lirë. Reklama e suksesshme është hipnoza e lehtë e ndikimit në masë për imponimin e blerjes së artikullit të caktuar tregtar. Vlerësova se mu tani është momenti i përshtatshëm t’ia shpreh mixhës Dilë qëllimin tim që kasha - të hipntizohem dhe nga kjo gjendje e kontaktit të drejtëpërdrejtë me ndërvetëdijen time të kuptohet shkaku i paraqitjes pikërisht të personfikimit të Leonard da Vinçit në halucinacionet e mia. Ia tregova në tërësi bisedën që kisha me Zanën. E përshkrova atë si një psikiatre tolerante e gatshme që të pranojë çfarëdo njohurie që do të shkonte në favor të shërimit dhe trajtimit adekuat të pacintëve të saj. Kjo i konvenoi edhe mixhës Dilë. Andaj, me të propozuar dëshirën e Zanës që të takohet me te, ai e pranoi me zemërgjerësi. - Patjetër duhet të më njoftosh me Zanën! Patjetër! - ishte konstatimi i prerë i tij. Një takim të mixhës Dilë me Zanën e dëshiroja kaherë edhe unë. Fundja, këtë ia kisha premtuar edhe asaj, por kurrsesi nuk doja ta largoja vëmendjen nga tema që më bënte kurreshtar. Unë vazhdova edhe më tej me insistimin tim për t’u hipnotizuar. - Meqë do të kem nderin të njoftohem me Zanën, të premtoj se së bashku do të tentojmë që të zbatojmë këtë terapi tek ti. U befasova. - Ti të zbatosh?! Merresh edhe ti me hipnozë?! - Hajde mos e zgjat më, o miku im, - e bëri këtë si në modesti. - Të premtova dhe kjo do të bëhet. Hipnoza është e lehtë dhe mund të praktikohet nga çdokush. Edhe ti mund ta mësosh shumë lehtë atë. Të premtoj. Jo vetëm që do të jesh i hipnotizuar, por në ndërvetëdijen tënde do ta kesh të “instaluar” edhe një shifër .Gjithnjë, përmes shqiptimit të saj, do të kesh mundësi veten ta futësh në gjendje transi hipnotik. Kjo mënyrë e vetëhipnozës quhet autohipnozë. - Autohipnozë? - Po autohipnozë. Hipnotizimi i vetvetes. Nga vetë iniciativa e mixhis Dilë për të më mësuar edhe një metodë praktike shpirtërore, befasia ime ishte e përzier edhe me emocionin e gëzimit. - Edhe kjo ka mundësi?! - Ka mundësi. Është ecje përpara dhe graduale në ngritjen tënde shpirtërore. Gjer më tani, ndikimin në ndërvetëdije e ke bërë përmes autosugjestionit, kurse tani.... - Çfarë dallimi mund të ketë hipnoza prej autosugjestionit? - Sërish u ngute. Atë desha të të shqaroj. Në krahasim me hipnozën, tek autosugjestioni qëllimi dhe caku i veprimit është gati i njëjtë, por shumë më i ngadalshëm. Me autosugjestion ndikohet gradualisht, derisa vetëdija jonë ta mishërojë tërësisht sugjestionin e caktuar, duke e lejuar dëpërtimin e tij të mëvondshëm në ndërvetëdije. Ndërsa, tek hipnoza është e kundërta, ndikohet aty për aty dhe drejtpërdrejt në ndërvetëdije. Siç mund të konkludojmë se si me sugjestion a autosugjestion, ashtu edhe me hipnozë komunikimi bëhet me potencialin e pastër, me inteligjencën e paskajshme që nuk i njeh kufijtë e pengasave për realizimin e dëshirave dhe kërkesave tona, me kusht që ato të jenë të dhëna sipas metodikës së caktuar të vetëndikimit. Edhe pse mixha Dilë ishte i disponuar për të debatuar edhe më gjatë, vjedhurazi e shikova orën dhe pashë se ishte bërë vonë. Duhej të kthehesha në shtëpi. Isha lodhur mjaft duke marrë shënimeve, por edhe një emocion i shtuar ma humbte përqëndrimin e pandërprerë për temën.. Memzi e prisja mbrëmjen. Do të shkoj te Zana sonte dhe do ta njoftoj për këtë lajmë të gëzuar. Jo vetëm kaq.Unë isha person i zgjedhur që komunikoja me nivele të larta shpirtërore. Mrekulli! Pse të mos i besoja mixhës Dilë për këtë vlerësim?! * * * Gjat takimeve tona që kishim, Zanës shpesh i flisja për mixhën Dilë, për këtë njeri gjenial, duke mos fshehur nga ajo asgjë: që nga shkaktari i momentit të njoftimit tonë të parë, e gjeri te largimin i tij i përkoshëm. Nga tregimet e mia, ajo mbetej e mahnitur për urtësitë e këtij plaku dhe për njohuritë që ai kishte në fushën e metafizikës dhe anës tjetër të qenijes sonë shpirtit. Një ditë nga kompjuteri im, i printova Letrën ndarse të mixhës Dilë. Me të lexuar përmbajtjen e saj, më kishte thënë e befasuar: “Kam menduar se tek ne vështirë mund të gjendet dikush që përë këto fenomene të errëta të anës tjetër të qenies sonë - shpirtit, të ket një njohuri të kompletuar dhe të sistemuar. Nuk ka dyshim se këshillat e dhëna në të, sikurse në tërsi përmbajtja e saj, tejkalojnë çdo profesionalizëm të një psio-terapie praktike... Patjetër duesh të më noftosh me këtë njeri....patjetër...” Sa i përket anës tonë të ndërtimit psikik, ajo ishte më se e bindur se, gjat praktikës së saj disavjeçare si mjeke, shumë njohuri të psikiatrisë bashkëkohore, janë treguar të mangëta, andaj, në vete ndjenjente besimin e pamboshtur intuitiv, se rruga më e përsosur gjer tek arritja e një ngritje më të lartë të vetëdisimit profesional, nuk do të mjaftonin vetëm aplikimi i metodave të ashpra kërkërkimore të mbështetura në logjicizmin racional dhe empirizmit fanatik shkencor, por, veqanërisht në ato të natyrës shpirtërore, në mënyrë të kombinuar, duhet zbatuar edhe ligjet tjera të të kuptuarit iracional. - Edhe pse nuk mund të merret si ide orgjinale që në të ardhmen tenton të bëhej qëllim - më thoshte - Mendoj se religjioni dhe shkenca patjetër duhet të bashkëpunojnë në drejtim të arritjes së parimeve më të përsosura të të kuptuarit të realitetit tonë, posaqërisht asaj më pak të njohur shpirtëror. Duhet të vijë një ditë, kur me një “SAMIT” të sintetizuar nga të dy anët, do të duhej të inicohet një njohuri e re dhe më e avacuar e cila për spjegimin e shumë vakumeve sfiduese moderne të definimit të shpirtit, reciprokisht do të kontribonin në progresin e një dije më të avancuar. Tani kemi një gjendje kur shkenca si njohuri e pacënueshme dhe megallomane, së bashku me religjionin modern të reformuar nga eksterieri, janë të mbydhur në gëzofin e vetë të lepurit dhe me çdo kusht tentojnë ta mbajnë primatin e sundimit në mentalitetin kolektiv të masave. Edhe shkenca, dikur empirike dhe racionaliste, sot e ballafaquar me sfidat e pashmangshme evolutive të vetëdijes njerzore, sikur ndjehej ngapak e pafuqishme. Insistimi i mëtejmë në metodat e veta të rrepta dhe të dëshmuara , sikur asaj ia humbasnin intenzitetin e entuziazmit burimor romantik. Ndonjëherë më tmerron bindja se gjithë ne, duke qenë të joshur me arritjet e mëdha teknike të shekullit XX, anashkalojmë të vërtetën e pamohueshme se shkenca kaherë nuk ka prezentuar zbulime të mëdha epokale. Përparimi i teknikës medicinale dhe konstruktimi i paisjeve shumë më të sofistikuara të dignostifikimit, në asnjë mënyrë nuk do të thot se, dekada e fundit e këtij mileniumi karakterizohet me zbulime të mëdha shkencore. Duke i ngatruar “shpikjet teknike” me “zbulime shkencore”, ende lajthitemi se shkenca ecën përpara. Ke ndëgjuar se, herën e fundit është zbuluar ndonjë ligjshmëri universale e natyrës? Koha e Njutonit dhe shokëve të tij sikur ka perenduar... “Asociacionin për kët, e gjeta te Hegeli dhe dilektika e ti e njohjes përmes tri stadeve: teza, antiteza dhe sinteza. Nëse religjionin do ta mernim si tezë, shkencën si antitezë, atëherë do të përputhet me këtë logjikë që një njohri prespektive duhet kërkuar si sintezë ndërmjet” . - kishte propozuar ajo. Zana, nga doajenët e parë të psikiatrisë bashkëkohore kishte një respekt të paluahtshëm për Frojdin dhe metodën e tij psikoanalitike të shërimit të shumë formave të neurozës. Pranonte se kohën e fundit kishte evoluar ca nga këto binde. Edhe pse jo aq dikur, tani ka filluar të merrej mjaft edhe me kolegun e tij separat Jungun, i cili qëndronte prapa tezës se përveq ndërvedies individuale, tek qenjet e gjalla ekziston edhe ndërvetëdia kolektive unversale. E kishia befasuar pa masë, kur e njoftova se klëtë të vërtetë që shkencëtarisht tenton ta mbroj jungu, e kanë ditur që moti të parët tanë nga civilizimet e hershme. Prezentimi i këtij takimi te mixha Dilë, nuk e kishte vetëm rëndësinë se ishte njohja e pare e Zanës me të, por ajo qe gravuar në kujtesën time edhe për një ndodhje tejet të rëndësishme.