PJESA I - Kapitulli III Vetëm për më tepër se një muaj, në mua kishte ndodhur një renesansë
e vërtetë, dhe atë pikërisht duke iu falënderuar ditës kur jam
njoftuar me mikun tim të dashur, mixhën Dilë. Ishte interesant, se këtë
ndryshim në vete nuk e ndjeja vetëm unë, por vëreja se ajo reflektohej
edhe në rrethin tim të përditshëm. Së pari, tek nëna, e cila një ditë, sa
ishim së bashku, duke pirë çajin e mëngjesit, pasi më shikoi thellë në
sy, tha:
- Biri im i dashur, ti je tani me të vërtetë një njeri tjetër. E sheh se në
çfarë gjendje të kishte sjellë alkooli... - këto fjalë i foli si me keqardhje
dhe me një përmbajtje të rezervuar, sepsa ajo gjithnjë kishte kujdes kur
fliste për shprehinë time të keqe të përdorimit të shfrenuar të alkoolit.
Edhe kur kthehesha dikur shpesh i
dehur në shtëpi, ndodhte të mbyllej
vetëm në dhomë dhe të qante, por kurë nuk më qortonte me emocione
të papërmbajtura. Pasi nuk vërejti asnjë reagim nga unë, vazhdoi:
- Ke filluar të shkëlqesh si “nuri”. Tani fytyra jote ka një pamje tjetër
dhe rrezaton shëndet. Shumë po frikësohem, mos, ndoshta, të shkon
mendja përsëri...
- Jo nënë, mos ki frikë! - e inkurajova. - E tëra i takon së kaluarës.
Unë tani e tutje me të vërtetë kam vendosur të jem një njeri tjetër. Beso!
Nuk kam as fijen e dyshimit në këtë rrugë! - Ajo më shikoi me vëmendje
dhe unë e shihja sa gëzohej me këtë qëndrim timin të vendosur.
E gjora nënë! Tek tani kam filluar ta kuptoj ngadalë sesa ka vuajtur
tërë jetën për mua. Mendonte se i tërë ky ndryshim ishte vetëm si pasojë
e abstenimit tim nga përdorimi i alkoolit. Por nuk e dinte ajo edhe
një gjë: Nuk e dinte se përveç këtij fakti vërtetë relevant, kishte edhe
diçka tjetër, e kjo diçka tjetër ishte qasja ime e ndryshuar në vrojtimin
e të kuptuarit të realitetit objektiv.
Jo vetëm nëna, por edhe fqinjët, shokët dhe të afërmit tjerë e kishin
regjistruar këtë ndryshim të madh në mua. Disa këtë e shprehnin me
një dozë habie, që gjatë takimit të parë mund të vërehej nga sjelljet e
tyre, por kishte edhe nga ata që ma thonin troç: “ka diçka në ty”, “je më
i disponura”, “nuk di... por... shoh njëfarë ndryshimi ”, “t’u ka rregulluar
teni i fytyrës” etj., etj. Të them të drejtën, këto reagime të rrethit, nuk
kalonin pa lënë gjurmë në mua. Ato më jepnin siguri duke forcuar
edhe më shumë vetëbesimin në rrugën që kisha filluar. Mua, deri dje
një askushi i cili me padurim priste të largohej përgjithmonë nga kjo
botë, vetëm për një kohë të shkurtër, pikërisht kjo “botë mëkatare”, më
ishte shndërruar në kënaqësi, në qëndrim, në sfidë të të mbijetuarit,
dhe në burim të pashterrshëm të dashurisë. J e t ë n, këtë nocion për të
cilin më parë mendoja vetëm me anën e saj të kundërt, tani e shikoja
si ekzistencë, si një realitet, ku gjithmonë mund të arrihet lumturia e
pakufishme.
Si nxënës i shkollës fillore dikur, me ëndje bleja dhe lexoja libra interesante.
Shumicën prej tyre i kisha ende të shkapërderdhura nëpër
qoshet e vitrinave të shndërruara në enteriere stolisjesh estetike të
orendive. Me kohë, interesimi për librin ishte tretur në tërësi. Herën e
fundit, me sa më kujtohet, kisha blerë ca komplete para shumë viteve.
Kanë qenë vërtetë libra të bukura. Me qëllim them “të bukura”, sepse
e di se i kisha blerë, jo për ta lexuar temën interesate të shtjellimit të
tyre, por vetëm pse kishin kopertina të bukura dhe hijeshonin vitrinën
e dhomës në sallonin e shtëpisë. Ky pasion i dikurëshëm ndaj fjalës së
shkruar dhe leximit, kohën e fundit më ishte rikthyer sërish. Një ditë,
mblodha të gjitha librat që ishin të shpërndara nëpër raftet e vitrinave
dhe i rendita ato me kujdes në dhomën time.
Më lindi ideja që ta krijoja një bibliotekë personale. Pas ligjëratës së
parë të mixhës Dilë, gjithnë e më tepër më rritej kureshtja që ta zgjeroja
dhe thelloja njohurinë time nga teologjia.
Nga literaturën disponuese, kisha ca tekste interasante të edukatës
islame si dhe Kur’an-in me fletë të trasha të nënës sime, shkruar në
gjuhën arabe. Kur’an-i, edhe para se të lindja, ishte libri më i vlefshëm,
ishte si trofe në familjen tonë të trashëguar që nga gjyshja. Atë, nëna e
kosinderonte si gjënë më të çmuar personale.E dija se këtë libër nuk do
të mund ta përdorja për shumë shkaqe. Në rend të parë, nuk e njihja
arabishten, dhe së dyti, edhe sikur ta njihja, nëna sigurisht nuk do të më
lejonte që ta prekja fare pa “avdes”. Libri i Kur’an-it, që nëna e quante
“QITAP”, si një send i shenjtë, zinte vendin e nderuar mbi polisën më
të lartë të vitrinës së sallonit. Në këtë kontekst, edhe një gjë ishte interesante:
Kur’an-i kurrë nuk qëndronte i shpluar, por gjithnjë i mbështjellë
me një copë të bukur dhe të pastër mëndafshi. Kur nëna atë e merrte në
përdorim, gjithnjë e hapte duke shqiptuar, “bismil-lahir-rahmanir-rahim-
in”. Shpeshherë e shikoja kur e lexote. Me sa kënaqësi dhe pasion
e bënte këtë. Tretej ajo me tërë qenien e vet në përmbajtjen e librit të
shenjtë, dhe asnjë zhurmë, sado e fortë, nuk mund ta ndante nga koncentrimi
i madh në çastin e leximit.
Me çdo kusht, unë doja t’i kisha Biblën dhe Kur’an-in në gjuhën
shqipe. Duhej t’i gjeja gjithsesi këto dy libra... Sigurisht mixha Dilë në
bibliotekën e vet të pasur duhej t’i kishte këto, por unë nuk doja ta
bezdisja edhe me këso cikërrimash. Ndoshta ai librat i ka si gjëra intime
dhe ka mundësi të më refuzonte. Nuk kisha shtegdalje tjetër. Më
duhej të veproja dhe të gjindesha vetë. Në moment m’u kujtua se, menjëherë
pas luftës në Kosovë, një shoqatë humanitare arabe, në mes të
shumë ndihmave që kishte shpërdarë për popullatën e kësaj ane, jepte
falas edhe librin të shenjtë, që ishte i përkthyer shumë bukur në gjuhën
shqipe. Libri në vete nuk përmbante bukvalisht vetëm përkthimet e
ajeteve kur’an-ore, por kishte edhe një koment të zgjeruar autorial, që
e konkretizonte edhe më qartë domethënien kuptimore të lëndës. E
kërkova këtë shoqatë dhe pa kurrfarë vështirësie u pajisa me Kur’an-in
në gjuhën shqipe. Duke planifikuar për vete një renditje më metodike
studimore, arrita në përfundim se, “ndoshta do të ishte më e preferueshme
që të filloja sipas paraqitjes kronologjike të burimit të tyre”. Po,
pra! Do të ishte më didaktike që më së pari t’ia filloja prej Biblës, më tej
të vazhdoja me Kur’an-in, duke bërë njëkohësisht, edhe komparacione
të duhura me mësimet e mixhës Dilë”.
“Ashtu duhet të jetë. Ashtu është më e drejtë”- konstatova.- “ Më
duhet t’ia nisi nga Bibla”! Por Biblën në gjuhën shqipe... Ku ta gjeja atë
shqip? Gati kisha harruar tërësisht se shtëpia ime ishte në lagjen e ashtuquajtur
“mahalla katolike”. Kjo lagje, pa marrë parasysh se pas lufte
dukshëm ishte ndryshuar struktura e banorëve të saj, popullohej më së
tepërmi nga familjet e konfesionit katolik. Nuk e dija pse ishte kështu,
por supozoja se afërsia e kishës mund të ishte si shkas relevant. Kishën
katolike e kisha njëqind metra larg nga shtëpia ime. Priftin e njihja
mirë, dhe me të kaherë i kisha krijuar raportet e afërsisë. Shpesh për
festat fetare, i vizitonte komshinjtë e mi katolikë dhe unë përmes tyre
isha miqësuar më për së afërmi me të. Edhe këtë problem e zgjidha.
Shkova menjëherë në Kishë. Aty përzemërsisht më priti zotriu i nderuar,
Dom M.. Ia tregova qëllimin e shkuarjes dhe atij i erdhi shumë
mirë për shfaqjen e papritur të interesimit tim në lëmin e shkencave
teologjike. Jo vetëm se ma dha falas Biblën e përkthyer shqip, por edhe
disa literatura teologjike shtesë, që po ashtu kanë qenë të shkruara në
gjuhën shqipe. Tani kompletova materialin fillestar dhe me një pasion
të madh fillova leximin studioz të tyre.
Lexoja çdo ditë me ëndje duke zgjeruar kështu dijeninë time në këtë
fushë. Sa më shpesh e bëja krahasimin e shkrimeve religjioze dhe ato
që kisha mësuar nga mixha Dilë, gjithnjë e më tepër bindesha se, të
gjitha religjionet në botë, parimisht i kanë tri karakteristika themelore:
vlerat e veta esenciale të besimt, simbolet dhe ritualet.Vlerat e besimit
janë të njëjta tek të gjithë, dhe ato kanë një porosi të përbashkët. Dallimi
ekziston vetëm tek simbolet dhe ritualet vetanake specifike. Nëse
është ashtu, atëherë urtësia e vërtetë do të ishte t’i çmojmë të gjitha
vlerat e përbashkëta të çdo religjioni, sepse simbolet edhe pse ndryshojnë
në mes veti, ato mbështeten në besimin e fortë tek sendi apo figura
karakteristike në të cilën me kohë është derdhur energjia e madhe
emocionale e masës së ithtarëve. Në mbështetje të kësaj hipoteze, simbolet
duhet konsideruar si çelës efikas për fillimin e ritualit dhe hapjen
e kanaleve të komunikimit të vetëdijes me shtresat e pakufishme të
ndërvetëdijes njerëzore.
Në anën tjetër, kemi ritualet. Ato janë vetëm ceremoniale tradicionale
të rregullave formale, që shërbejnë si metoda tejet efikase në drejtim
të sforcimit të vetëbesimit në vlerat e përcaktuara esenciale.
Gjatë mësimit mbi religjionet, më sfidonte edhe një rrethanë, për
të cilën kaherë mendoja se duhej të ishte ashtu, por tani kjo më vërtetohej
edhe më bindshëm. Asnjëri besim i predikuar nga themeluesit
e tyre nuk i është servuar njerëzimit si “mollë sherri” i ndarajs në fe
të ndryshme. Qëllimi ka qenë që nga ana e individëve të caktuar, të
cilët kishin prirje të komunikonin me nivelet më të larta shpirtërore,
t’i bëhej vërejtje njerëzimit për pasojat e mundshme pas thyerjve permanente
të ligjeve hyjnore dhe pas largimit tonë nga rruga e drejtë. Sa
më shumë janë përhapur këto mësime fetare në një kohë dhe hapësirë
të caktuar, aq më tepër ato kanë evoluar duke u shndërruar në dogma.
Këto dogma u konvenonin vetëm shtresave të caktuara shoqërore, që
përmes tyre të arrinin një mbidominim ndaj masave të gjera të bashkëkohasëve
të vet. Ata, pra, janë larguar qëllimisht nga bazat e parimeve
themelore të vëna nga predikuesit e tyre të parë. Kështu, me kohë, edhe
në brendinë e vetë religjioneve, u shfaqën shtresat e të privilegjuarve, të
cilët përmes mënyrës së caktuar të predikimit të shtrembëruar, me çdo
kusht tentonin t’i ruanin pozitat e tyre në hierarhinë shoqërore të klasës
sunduese. Kjo dukuri shkonte aq lag, saqë nga ana e këtyre shtresave
sunduese, filluan të ngjalleshin edhe apetite të natyrës së globalizimit
politik, në formë të pan-krishterizmit, pan-islamizmit ose edhe të panbudizmit...
Pra, në emër të vëllazërisë së madhe fetare, tentohej që, me
çdo kusht, të hiqej dorë nga civilizimi, kultura dhe tradida vetanake e
popujve të vegjël.
Ideja globale përmes bindjeve të caktuara religjioze, maskonte edhe
qëllimet e caktuara politike të shtresave sunduese. Sa e sa luftëra të
përgjakshme, vrasje, masakra nga më barbaret, janë bërë gjatë historisë
në emër të feve të ndryshme. Sa e sa përparime gjeniale medore dhe
ngritje masive të mirëfillta shpirtërore, janë stagnuar me shekuj po ashtu
në emër të këtyre religjioneve...
Jo vetëm kaq! Nën maskën dhe pretekstin e përhapjes së “fesë së
vërtetë të Zotit”, me kohë ata fillojnë ta imponojnë edhe kulturën e
popullit nga e kishte prejardhjen vetë predikuesi i asaj feje.
Askund në Bibël, Kur’an apo në shkrimet tjera fetare, nuk hasa se
një njohuri hyjnore duhet të predikohet dhe të përhapet me shpatë dhe
gjak.
Etika e vlerave themelore të një religjioni dhe kultura e imponuar e
popullit nga vjen ky religjion janë krejtësisht çështje të papranueshme
dhe ato duhet demaskuar. Prandaj, zotohem se unë gjithnjë gjatë orientimeve
të mia në jetë, do të përqëndrohem me devotshmëri t’i mësoj
dhe përvetësoj vetëm mësimet e pastra dhe të mirëfillta të vlerave të
përbashkëta të tyre.
Dita e takimit tonë javor me mixhën Dilë erdhi.U bëra gati dhe me
një disponim të shprehur, u drejtova kah shkolla ime e jetës. Hyra në
dhomën e punës ku veç më priste mësuesi im i dashur. Menjëherë e
vërejta se ishte në humor të mirë. Posa më pa në hyrje, i ngriti teatralisht
dy duart në ajër dhe brohoriti me gëzim:
- Ku je, miku im i dashur, nxënësi më gjentil i kursit të fillozofisë së
jetës ?
- Përsëri ti me ato truket e tua, mixha Dilë? - i thashë në formë të
pyetjes, si në shaka, edhe pse realisht ky cilësim i tij më konvenonte
dhe më flinte në zemër.
- Jo, nuk janë truke, por sinqerisht jam i kënaqur. Kam informata të
sakta se ke filluar të interesohesh për teologjinë dhe këtë javë mjaft ke
studiuar në këtë drejtim!
- Je i çuditshëm, mixha Dilë! Asgjë nuk t’i shpëton syrit tënd të
mprehtë, asgjë!
Gjendja e humorit tim ishte shndërrar tani edhe në habi se “kah i
mori ky kaq shpejt këto informata”. Përsëri ajo qeshje e tij dhe...
- Të kamë thënë, unë gjithnjë vërej dhe di atë që sinqerisht dëshiroj
të vërej dhe të di, e pastaj informatat ofrohen vetvetiu. Gjatë javës së
kaluar, e takova nënën tënde dhe pash se ishte shumë e lumtur. E pyeta
për ty. Më tregoi se këto ditë kishe filluar t’i grumbulloje librat në një
biblotekë personale. Dje, po ashtu e takova priftin e kishës katolike. E
kam mik të vjetër. “Isha i befasuar” - siç më tha - “me atë fqiunë tënde”.
Ke qenë tek ai dhe i ke kërkuar Biblën në gjuhë shqipe, a po?
- Po, po! Ashtu është. Kam gjetur Kur’an-in dhe Biblën në gjuhën
shqipe dhe fillova të lexoj nga materiali burimor për religjionet. E dija
unë se ti i ke këto libra, por sikur më erdhi keq t’i huazoja. Mendova se
si t’ia bëja dhe e zgjidha vetë problemin.
- Shpejt mëson, biri im, shumë shpejt mëson. Vërtet unë i kam këto
libra, por ti duhet të mësosh dhe ta kesh shprehi të përhershme që
dëshirat dhe qëllimet e tua jetësore t’i realizosh vetë. Të kam thënë:
“gjithnjë kur diçka e kërkon sinqerisht, ajo të ofrohet vetvetiu”. Ti nga
nevoja dhe dëshira e madhe që ke pasur për këto libra, nuk ke patur
mundësi që vetes t’ia inponosh ndonjë kufizim. Gjithnjë ke qenë
i preokupuar vetëm me qëllimin e fundit se duhet t’i gjesh ato. Ke vepruar
drejt dhe i ke gjetur. Kështu duhet bërë edhe me dëshirat tjera
jetësore. Mos harro! “Ti je qenie hyjnore dhe krijesë e Zotit në këtë
botë”. Zoti nuk i urren krijesat e veta, prandaj Ai plotëson të gjitha
dëshirat tona. Kështu gjithnjë vepro dhe suksesi do të jetë i garantuar.
Mos dysho! Mos i cakto vetes kufizime! Kufizimet në rrugën e realizimit
të dëshirave ekzistojnë vetëm në kokën tënde si mendime të
gabuara dhe rezualtat i frikës, agjë më tepër. I tërë realiteti ynë krijohet
me mendime. Nëse ti dëshiron diçka, dhe atë dëshirë paralelisht e
kushtëzon me dyshimin e realizimit të saj, gjithnjë fiton dyshimi, sepse
ajo është rrënjosur në mënyrën tënde të të menduarit ... Ndërkohë, desha
të tregoj edhe për diçka praktike: gjithnjë kur je duke mësuar një
lëndë, kurrë mos u ngut! Qetësohu! Vetëm koncentrohu dhe mos ia
impono vetes që t’i mbash mend të gjitha.Vetë interesimi dhe vëmendja
e përqëndruar, automatikisht angazhojnë procesin e natyrshëm të të
mbajturit mend.
Të mësosh, nuk do të thotë të mbash mend çdo fjalë, të mësosh përmendësh
fjalët e mia, por t’i kesh të qarta paraimet që janë në esencën
e çdo të mësuari. Nëse i njeh parimet, dija vjen vetvetiu. Kurrë mos e
impono dhuntinë e të mbajturit mend të detryeshëm. Këtu gabojnë
shumë nxënës dhe studentë, sepse ata, saherë që dëshirojnë të reprodukojnë
diçka të mësuar, vërejnë se nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë.
Pse? Sepse u mungon gjuha dhe stili i autorit, i atij që e ka shkruar apo
thënë atë...
- Se është ashtu e kam vërejtur edhe vetë, dhe mund të premtoj
se tani e tutje këtë mënyrë të të mësuarit do ta kem si metodë të
përhershme... Jam i padurueshëm të di se çka do të jetë tema e ditës së
sotme të mësimit, mixha Dilë?
- Trupi, mendja dhe shpirti! Tre faktorë të realitetit tonë, ose edhe
ndryshe: I vrojtuari-trupi, procesi i të vrojtuarit-mendja dhe vrojtuesi-
shpirti. Shpirti, si krijesë hyjnore, për të vrojtuar realitetin material
duhet edhe vetë të bie në atë gjendje, gjegjësisht edhe vetë të jetë si realiteti
i njëjtë, pra materie ose trup. Nëse shpirti veç është në trup dhe
fillon vrojtimin në realitetin objektiv, këtë e bën përmes procedurës
së caktuar e cila quhet proces i të menduarit. Procesi i të menduarit
ndërtohet nga dy të kundërtat e veta, si rezultat i veprimit të Ligjit të
të kundërtave: Prej mendjes së vetëdijshme, racionale dhe asaj të ndërvetëdijshme,
irracionale. Detyra e mendjes së vetëdijshme është që të
jetë më afër materiales dhe të koordinojë të dhënat që vijnë përmes
instrumenteve të veta materiale. Instrumentet tona materiale janë shqisat.
Rezultatet e arritura nga shqisat gjithnjë përpunohen si ngacmime
të vetëdijshme gjer në momentin kur ato në formë të kujtesës ekzistojnë
në mendjen tonë të vetëdijshme. Ndërsa, ana tjetër e të menduarit
është mendja e ndërvetëdijshme e cila është më afër shpirtit dhe më
hyjnore. Ajo ka funksion që tërësisht të jetë në shërbim të mendjes
së vetëdijshme dhe gjithnjë t’i ofrojë asaj shëbimet e duhura. Për t’i
shërbyer me besnikëri, mendja e ndërvetëdijshme ka kompetenca të
pakufishme. Në fakt, është inteligjencë e paskajshme. Si trupi dhe shqisat
janë të afërta me materien, ndërvetëdija është e afërt me hyjnoren.
- Edhe këtu vepron Ligji i të kundërtave, por ku është produkti i ri
si reagim i kësaj?
- Komunikimi i mendjes racionale me mendjen irracionale është
proces i tërësishëm, i pandashëm dhe i përhershëm. Produkti i ri nga
ky komunikim do të jetë realizimi i qëllimit apo i synimit të caktuar.
- Siç po e kuptoj, tek synimet dhe dëshirat emocioni është i fundit si
rezultat dhe jo nxehtësi gjatë LIGJIT TË TË KUNDËRTAVE.
- Ashtu është, dhe duhet pranuar se e ke kuptuar në thelb parimin e
veprimit të këtij Ligji. Çdo dëshirë dhe synin, edhe pse e ka si kërkesë
një nevojë të caktuar materiale ose psikike, caku i saj i fundit është
kënaqësia dhe lumturia.
- Më duket se diçka nuk përputhet në kokën time; - e thashë me
nguti këtë, sepse vërejta se renditja ime logjike e të kuptuarit u prish.
- Edhe këtë shumë lehtë do ta kesh të qartë; - ndrhyri menjëherë
mixha Dilë. - Gjithnjë duhet ta kesh parasysh se qëllimi i fundit tek
çdo synim dhe dëshirë nuk është ralizimi i saj konkret por ndjenja e
rezultatit që buron nga ky realizim. Ja sërish një shembull, të them ashtu
materialistik...ha, ha, ha ... - Mixha Dilë gjithnjë e përdorte me ironi
termin materialistik, sepse edhe mua ashtu më konsideronte, për shkak
të qëndrimeve të mia të edukatës së shprehur materiale. - Ta zëmë se
dëshiron të kesh një automjet. Ligji i parë i të kundërtave që ka të bëjë
me ruajtjen e formës së përhershme është bindja se NUK KE AUTOMOBIL.
Ligji tjetër i të kundërtave do të ishte ligji i lëvizjes, gjegjësisht
DËSHIRON QË TË KESH AUTOMOBIL. Me fërkimin e këtyre dy të
kundërtave paraqitet ndjenja e BESIMIT si një emocion, gjegjësisht si
nxehtësi. Mund të kesh, ose nuk mund të kesh?! Nëse dominon e para
si produk i ri do të jetë:
NUK KAM AUTOMOBIL + KAM DËSHIRË TË KEM AUTOMOBIL...
vepron emocioni i BESIMIT dhe në bazë të këtij besimi, si produkti
i ri, do të ishte:
- Dëshiroj të kem automobil, por nuk mund ta kem, SEPSE NUK
KAM PARA ...ose: E KAM AUTOMOBILIN DHE S’KA DYSHIM! Te
e para shfaqet ndjenja e DYSHIMIT apo efekti NDOSHTA, kure te rasti
i dytë ndjenja e gëzimit. Çka mendon, pse nuk është realizuar qëllimi
ynë në rastin e parë?
- Sepse ashtu ka vendosur besimi; - konstatova.
- Po pra, ashtu ka vendos besimi dhe i tërë ky mësim i aftësimit tonë
të përbashkët gjatë tërë kësaj kohe mbështetet në të mësuarit e orientimit
të besimit vetëm kah pozitivja dhe realizueshmëria e plotë. Qëllimi
i ralizimit të synimeve tona është LUMTURIA e përhershme. Nëse e ke
kërkuar automjetin dhe e ke realizuar atë, patjetër do të pason kënaqësia
ose lumturia për qëllimin e arritur. Vetë dëshirat dhe synimet tona
ekzistojnë që të përjetohet caku i fundit, pra l u m t u r i a. Tani besoj se
e ke të qartë dallimin e këtyre dy emocioneve.
- Pse, atëherë, disa dëshira realizohen e disa jo?
- Ato në të cilat besojmë realizohen, kurse ato në të cilat nuk besojmë,
nuk realizohen.
- Sërisht nuk e kam të qartë...
- Thamë më parë se tek ti si qenie njerëzore ose makrokozmos me
trup, mendje dhe shpirt, si jomateriale vepron mendja racionale dhe
e vetëdijshme, së bashku me të kundërtën e saj, mendjen irracionale
dhe të nënvetëdijshme. Po ashtu, konstatuam se këto dy mendje komunikojnë
pandërprerë së bashku. E para është mendje që duhet të
dëshirojë dhe e dyta është mendje që duhet të realizojë. Me fërkimin
e ndërrimit të informatave të ndërsjellta, krijohet emocioni i besimit
ose mosbesimit, i cili lejon angazhimin e ndërdijes të ekzekutojë këtë
synim ose të mos e ekzekutoj atë. Nëse besimi është negativ, produkti
mbetet në mendjen e vetëdijshme si bindje, si besim i kundërt që nuk
ralizohet. Nëse besimi është pozitiv, atëherë ajo shkon në ndërvetëdije
dhe patjetër realizohet. Procesi në të dy rastet funksionon njëjtë, por
dallimi është te ndjenja e dëshprimit si VUAJTJE, apo e kënaqësisë si
LUMTURI.
- Mirë...Tani vetvetiu më inponohet pyetja kurioze sesi krijohet
gjithnjë besimi pozitiv?
- Besimi pozitiv krijohet duke ndryshuar bindjet e gjertanishme që
janë akumuluar, si: nuk mundem, është e pamundur, nuk ka para, jamë
i dobët, nuk kam unë fuqi, nuk jamë i mençur...
- Po si ndryshohen ato... o mixha Dil? - Këtë pyetje e bëra edhe me
një ngjyrë dhe ton lutës.
- Duke mësuar veprimin e ligjshmërive shpirtërore, biri im. Këtë
pikërisht që jemi duke e bërë edhe ne.
- Mirë, mixha Dilë, - desha të bëj këtu një digresion; - shpirti thua
është hyjnor dhe i lidhur me Perëndinë, duke ekzistuar në botën materiali
si trijadë: Shpirt, mendje dhe trup?
- Sakt!
- Ma dëshmo, të lutem, më për së afërmi këtë lidhje.
- Para se të përgjigjem në këtë, do ta tregoj një metaforë të urtisë së
lashtë indiane: “Zoti pasi e krijoi njeriun si qenien më të përsosur në
univers, me kohë vërejti se krijesa e tij, me shprehitë e veta të jashtëzakonshme
që i kishte, gjithnjë e më tepër bëhej e padurueshme. Pa ndërprerë
kërkeonte diçka, ankohej në dikë, nuk ishte i kënaqur me atë,
kërkon këtë… Andaj, një ditë, Zoti kishte vendosor të fshihej që të ikte
nga njeriu. Por, ku të shkonte? Ku të fshihej? E dinte Zoti se, kudo që
të fshihej, njeriu përsëri do ta gjente. Kështu duke bredhur i zhytur në
mendime, rrugës takon një të urtë dhe ia rëfen problemin e vet. I urti
pasi e dëgjon me vëmendje, i përgjigjet: “Zoti im i madh, nëse dëshiron
të fshihesh përgjithmonë nga njeriu, hyr në zemrën e tij dhe ai kurrë
nuk do të kërkojë aty”… E shikon se ai është në zemrën tonë…e ti, dhe
shumë të tjerë, atë e kërkoni larg , në qiell e ku ta di se ku tjetër…
“Me të vërtetë ishte një shembull shumë i qëlluar i realitetit tonë
praktik”- mendova në vete. “Zoti është në brendësinë tonë e ne e kërkojmë
krejtësisht diku tjetër”.
- Kjo metaforë na e mundëson që të kuptojmë se Zoti është në vetë
ne dhe kurrsesi diku tjetër; - e vërtetoi me zë këtë mendim timin edhe
mixha Dilë; - edhe pse gjithmonë atë e kërkojmë larg e më larg… diku
në qiell e ku ta di se ku tjetër.
Pas këtij digresioni të bërë në përgjigjen direkete të pyetjes sime,
vazhdoi:
- Me këtë desha të vërtetoj edhe një herë se, përveç si trup i ndërtuar
nga materia, si shpirt ne jemi hyjnorë dhe pjesë e Zotit. Kemi,
pra, trupin dhe shpirtin. Si qenie shpirtërore, ndërtohemi në dy nivele:
Kemi mendjen e vetëdijshme - racionalen dhe të ndërvetëdijshmen -
irracionalen. Duhet patjetër ta kesh të qartë se këto nuk janë dy mendje
të ndryshme, por dy fusha të aktivitetit në brendi të një mendjeje.
Vetëdija është pjesë e mendjes që mendon. Asaj i takon aktiviteti i të
përcaktuarit, të zgjedhurit. Siç, p.sh., e patëm më parë në rastin tënd:
I zgjedh librat, i seleksionon ato që do t’i lexosh, i vendos në dhomën
tënde, duke krijuar kështu bibliotekën personale… Ti zgjedh personin
me të cilin do të jetosh, me të cilin do të mësosh. Me një fjalë, vetëdija
jote i bie vendimet. Nga ana tjetër, zemra dhe shumë organe tuajat
funksionojnë në mënyrë automatike, pa ndërhyrjen e vetëdijes. Ato,
pram janë procese të ndërvetëdijshme. Ndërvetëdija pranon çdo gjë në
çka sinqerisht beson vetëdija. Ndërvetëdija nuk mendon, nuk dyshon
dhe nuk hyn në diskutime. I ngjan shumë arës që pranon çdo lloj fare,
qoftë ajo e mirë apo e keqe. Mendimet negative, shkatërruese, e kanë
të njëjtin efekt me mendimet e mira dhe pozitive, dhe pas një kohe të
caktuar, gjithnjë lajmërohen si përjetim përkatës. Vetëdija ndonjëherë
quhet mendje objektive, sepse merret me pamjen e jashtme. Mendja
objektive ka për detyrë njohjen e botës objektive. Mu për këtë qëllim të
saj i shërbejnë pesë ndjenjat, apo shqisat fizike. Ajo është udhërrëfyese
dhe drejtuese e të gjitha kontakteve tona me rrethin. Të gjitha njohuritë
që ti i posedon, i ke fituar me ndihmën e pesë shqisave. Mendja
objektive mëson me anën e vështrimit, të përvojës dhe të arsimimit.
Ndërvetëdija shpeshherë quhet mendje subjektive. Detyra e mendjes
subjektive është që ta njohë rrethin e vet, por duke mos i shfrytëzuar
të pesë shqisat ekzistuese. Me fjalë tjera, mendja subjektive sheh me
ndihmën e intuitës dhe paraqet selinë e të gjitha ndjenjave dhe deponë
e kujtimeve. Mendja subjektive vjen në shprehje kur shqisat objektive
janë pasive . Shkurt, fjala është për pjesën e mendjes tënde e cila
shpërthen në plan të parë, në momentin kur mendja objektive kotet ose
kur pushon. Mendja subjektive gjithnjë sheh dhe dëgjon, por gjatë kësaj
kohe nuk i shfrytëzon as organet e të pamurit dhe as ato të dëgjimit.
Dhe, ta thjeshtësojmë: Ne mendojmë me pjesën tonë të vetëdijshme
të mendjes. E tëra që mendojmë shkon në ndërvetëdije, e pastaj, si
forcë krijuese, nga thellësia e vet, udhëheqë me veprimet e njeriut. Pra,
ndërvetëdija është selia e të gjitha mendjeve, por edhe pjesë krijuese
e individit. Dhe, çka është me rendësi për ta mbajtur mirë në mend:
ndërvetëdija nuk merret me të menduarit, me atë se a janë mendimet
tuaja të mira apo të liga, të vërteta apo të pavërteta, por ajo reagon sipas
natyrës së mendimeve që i ofrohen.
- A janë këto mësimet e urtisë së civilizimeve të lashta njerëzore,
që thamë se kanë qenë të ruajtura si fshehtësi nga shtresat e caktuara?
- Në disa perioda kohore kanë qenë të ruajtura si fshehtësi, por
tanimë jo. Dualitetin e qenies njerëzore në fizike dhe psikike, si dhe
të qenies psikike në atë të ndërvetëdijshme dhe të vetëdijshme, e pranon
edhe shkenca e sotme. OKULTIZMI, si një nga urtitë e vjetra, sa i
përket ndërtimit të krijesës njeri, shkon edhe më larg. Ekzistimin dhe
funksionimin e njeriut në botën e relitetit tonë objektiv e shpjegon
përmes shtatë shtresave ose planeve të ekzistimit.
- A i di ti këto shtatë plane, mixha Dilë?
- Po, ato janë shtatë shtersa të veprimit të koordinuar të dualitetit
tonë psiko-fizik. E para, njeriu si qenie FIZIKE me pesë shqisat e
veta si instrumete të njohjes dhe kontaktit me realitetin tonë të jashtëm
fizik; pastaj plani ASTRAL, ku është vendosur qendra e ndjenjave,
emocioneve dhe dëshirave tona; më tej vjen plani MENTAL, ku është
pjesa e vetëdijshme psikike dhe përbëhet nga mendimet, planifikimet,
veprimet…; shkohet gjithnjë më lart dhe kah qendra e burimit hyjnor,
dhe si plan i katërt ekzistencional është BUD-HI, pjesa intuitive gjer
ku mund të shkohet me përjetimet tona përmes vetëdijësimit të mundshëm;
pastaj vjen shtresa e pestë, e gjashtë dhe - e shtata është plani
ATMIK, ANUPADAKA dhe së fundi ADI. Sa më lart që shkon, aq më
afër je krijuesit tënd.
- Si përjetohen këto gjendje shpirtërore, mendoj këto të niveleve më
të larta?
- Përmes ndritjes, gjegjësisht përmes shenjtërimit. Shpirti ynë është
në të gjitha këto nivele, por ne jemi të vetëdijshëm vetëm për katër të
parat. Disa nga profetët kanë patur rastin të ngjiten edhe në nivele më
të larta dhe të kthehen nga ato me informata të caktura, gjegjësisht me
eksperienca të caktuara në botën e vetëdijshme.
- E pozita e EGO-s këtu?
- EGO-ja është Satana në ne! Ajo që e mashtroi Adamin dhe Evën
që të lakmonin sa ishin në Kopshtin e Edenit. Është vetëvlerë ekzistenciale
me qëllim të ruajtjes së identitetit të qenies. Pra, është vetëm një
instikt i cytjes që të ecet sa më përpara në rrugën tonë të transformimit
kah përsosja e përhershme. Nëse ky instikt nuk kontrollohet dhe nuk
u nështrohet rregullave të caktuara hyjnore, atëherë bëhet pengesë më
e madhe e lidhjes sonë me vetë amën. Kur Perëndia krioi Adamin dhe
Evën, ata ishin të lumtur në Kopshtin e Edemit, dhe të afërt me të.
Ky kontakt i drejtpërdrejtë prishet në momentin kur Perëndia vuri
ndalesën e mosngrënies nga pema e caktuar. Të kujtohet, Satanai i
shndërruar në gjarpër e mashtroi dhe kjo ndalesë u thye. Ndalesa e
ngrënies nga pema ishte vetëm një sprovë e kontrollit nga njeriu të këtij
instikti shumë të fortë. Ky kontroll dështoi dhe njeriu u bë viktimë e
një elementi kë këtij instikti, siç është lakmia. Satanën duhet kuptuar si
Ego, e kundërta e Un-it të pastër, e cila, edhe përpos të gjitha të mirave
që kishin, lakmoi të ketë edhe urtinë e Perëndisë.
- Siç po mund ta kuptoj, edhe EGO-ja si instikt i fortë duket se është
pjesë e qenies sonë?
- EGO-ja është pjesa jonë e pandashme, por nuk është ajo që jemi
ne në esencë. EGO-ja është pasqyrë për veten, maska jonë shoqërore.
Është roli që ne e luajmë. Maska jonë shoqërore jeton nga miratimet -
mirënjohja. Ajo dëshiron të kontrollojë. Atë e mbështet forca, sepse ajo
jeton me frikë. Pra Satana figurativisht është Ego-ja jonë, e cila gjithnjë
ndjehet e pakënaqur, gjithnjë kërkon diçka, dhe përherë është e ndijshme.
EGO-ja e kthen njeriun kah jashtë, kah materia, dhe e largon
nga kontakti i vërtetë me hyjninë. Prandaj, pasoi edhe dënimi i dëbimit
nga Kopshti i Edenit. I vetmuar dhe në realitet të ri, njeriu edhe
më tej u mbështet në EGO-n, duke e mbyllur gjithnjë kontaktin me
potencialin e pastër të UNI-t të tij. Ai, përpos mëkatit të parë, edhe më
tej vazhdoi me mëkate të tjera; prandaj, në predikimet e tyre, misioni i
shumë mesive gjatë tërë historisë njerëzore, nuk ka qenë krijimi i feve
dhe religjioneve si ndarje në mes të njerëzve, por ishte ato vërejtje për
këto gabime që na largojnë jashtë ligjeve hyjnore të Zotit, duke paralajmëruar
dënimin e merituar që do të na pret.
- Po, mixha Dilë, dhe për këtë konstatim jam bindur edhe vetë gjatë
marrjes me vepra religjioze... Por, do të më kishte interesuar për do
gjëra më praktike, me të cilat ballafaqohemi në jetë, ta zëmë: Pse disa
njerëz shumë gjëra i dëshirojnë në jetë dhe ato nuk i realizojnë kurrë?
- Pajtohem! Ashtu është shkaku se në mënyrën e realizimit të këtyre
dëshirave bëhen shumë gabime. E para, dëshirat kërkohet të realizohen
në kohën e ardhshme. Çka ndodh këtu? Nëse i thua vetes se do t’i gjej librat,
mendja jote dëshirën e shndërron në fantazi. Pra, në diçka joreale.
Aktivizohet alarmi dhe menjëherë angazhohet dyshimi! Ajo, mendja,
regjistron se kemi të bëjmë me një proces të gjatë, kështu që krijohet
vakumi me mundësinë e parashtrimit të pengesave të ndryshme nga
ana e Ego-s. Dyshimi është në natyrën tonë dhe Ego-ja disponon me
mekanizma të fortë të kontradëshirës për ta bindur ndërvetëdijen se,
nuk do të jetë lehtë të arrihet ky qëllim. Si gabim i dytë i shumicës prej
nesh, është sindromi i NDËRMJETËSIMIT. Edhe pse në fillim duket
se kemi të bëjmë me një instrument të dyshimit, ajo në realitet është
fenomen në vete. Servohet në të njëjtën kohë me dëshirën dhe shfaqet
kryesisht tek ato materiale - dëshiroj sinqerisht të kem atomobil, por
nuk kam para që ta blej . Pra, shkon paralelisht, dëshira - automjeti dhe
kontraefekti -mosekzistimi i parave. Gjatë dëshirimeve tona, duhet ta
dijmë se - paratë kurrë nuk janë qëllimi, por mjeti në rrugën e realizimit
të dëshirave. Ne, pra, duhet ta kërkojmë sendin, e jo mjetin e arritjes
gjer tek sendi. Sesi dhe me çfarë mjetesh do të plotësohet dëshira,
është punë tërsisht e ndërvetëdijes. Paratë janë sende të përgjithsuara
dhe ato mund të përdoren si ndërmjetësues në shumë dëshira tonat.
Ndërvetëdija gjatë “elaborimit” të komandës së pranuar, e cila ndërtohet
nga dëshira, në njërën anë, dhe ndërmjetësuesit - parasë, nga
ana tjetër, vëren konfuzionin dhe kjo komandë, si e padefinuar qartë,
mbetet anash. Tek dëshira: ta kesh automjetin, vizualizoje automjetin,
e kurrsesi, “e dua automjetin, por më duhen edhe paratë.”
- Si të eleminohen këto pengesë formale?
- Shumë lehtë. Dëshirat tona gjithnjë duhet kërkuar tani, Sot dhe
vetëm SOT. Mbretëria, harmonia, paqja, dashuria, lumturia dhe
mirëqenia materiale janë në ty. Ekzistojnë tani, dhe ato duhet ndjerë
si të realizuara. Me këtë procedurë, me mjeshtri është eliminuar një
element i rëndësishëm - koha. Pa kohë, nuk ka mundësi të veprojë
dyshimi, sepse ajo ekziston vetëm nëse mendohet për diçka që ka
kalur dhe për diçka që duhet të vijë. Të gjitha realitetet që ne i regjis97
trojmë në mendje përmes pesë shqisave tona, mendja jonë është mësuar
t’i pranojë si të vërteta. Çdo ngacmim që na ka arritur nga jashtë,
përmes shqisave tona, në formë të valëve elektromagnetike, deponohet
në psikën tonë, duke krijuar kështu realitetin që kemi. Edhe parafytyrimi
i qartë i diçkahi dhe përjetimi i tij emocional, është po ashtu valë
elektromagnetike dhe, nëse eliminohet dyshimi, ai do të deponohet në
psikën tonë duke krijuar po ashtu një realitet. Dallimi është i thjeshtë:
Kur ne i regjistrojmë gjërat me shqisat tona si instrumente të mendjes
tonë racionale, kurrë nuk dyshojmë në to. Kështu duhet të ndodhi
edhe me dëshirat që dëshirojmë të realizohen, duke i vizuelizuar në
mendjen tonë si të vërteta. Ato edhe janë të vërteta, dhe do të konsiderohen
ashtu me kusht që parafytyrimi, si përjetim, të jetë i qartë; i
qartë sikurse ta shohim me sy, sikurse ta ndëgjosh me vesh, sikurse ta
përjetosh me emocione... Nëse veprohet kështu, atëherë mendja jonë
irracionale do t’i pranoj këto ngacmime njëjtë sikurse të kenë arritur
nga shqisat .Pastaj, puna është e lehtë. Ndërvetëdija, si inteligjencë e
paskajshme, e ka për detyrë saktësishta ta realizojë në realitetin tonë
objektiv material...
- A ka ndonjë metodë të ushtrimit praktik që unë duhet ta zbatoj? -
isha i padurueshëm.
- Po. Ka. Është metoda e vizuelizimit dhe ligjshmëritë e veprimit të
saj. VIZUELIZIMI është veprimi më bazik i të gjitha komunikimeve
shpirtërore. Ai është gjuha e vetme me të cilën kominokohet përmes
vetëdijes, si pjesë racionale, me ndërvetëdijen, si pjesë irracionale e qenies
sonë.
- Mendon në parafytyrimin psikik të figurës së qartë në mendje?
Atë që e zbatoja gjithnjë në sugjestionet e mija?
- Pikërisht ashtu. Tani mendoj se është koha që ta konkretizojmë
më për së afërmi pse është kështu. Që të mbërrijë një sugjestion sa më
qartë në ndërvetëdijen tënde, ai duhet të kalojë përmes filtrit të fortë
ndërmjetësues të EGO-s. Ego-ja, pra, është roja besnike e kontaktit të
brendshëm me botën e jashtme objektive. Gjuha, si komunikim verbal,
është vetëm tingull zanor që artikulon një kuptim të caktuar.Gjuha dhe
të folurit verbal në evoluimin e qenies njerëzore është zhvilluar shumë
më vonë sesa parafytirimi psikik.Çdo gjë që thuhet, gjithnë së pari ekziston
në mendjen tonë si parafytyrim i qartë. Prandaj, ndërvetëdija
pranon vetëm sinjalet në formë të parafytyrimeve si domethënie reale.
Kur sugjestioni thuhet me fjalë, automatikisht angazhohet edhe parafityrimi
i domethënies së asaj fjale. Çdo gjë është në mendje dhe në
kokë. Ke parë ndonjëherë njerëz që kanë prirje të theksuar për t’i bindur
shumë lehtë të tjerët. Çka mendon, pse është kështu tek ata?
- Nuk di. Nuk di, por… sinqerisht kisha dashur ta kem edhe unë
këtë aftësi në komunikimin tim të përditshëm me të tjerët.
- Është shumë lehtë. Vetëm duhet të ushtrosh që paralelisht: çdo
thënie verbale, ta bësh përmes parafytyrimit të qartë. Gjithnjë mendimi
i folur në këtë formë, është më dëpërtues dhe sundon vëmendjen
e bashkëbiseduesit. Edhe këtu vlen ligji i të kundërtave. Fjala që thuhet,
së pari është e krijuar në mendje, andaj është shpirtërore; pastaj, ajo
thuhet me instrumentet e komunikimit fizik, zërave dhe gojës, andaj
është edhe fizike. Me ekzistimin e ligjshmërisë së të kundërtave gjithnjë
mund të shihet edhe rrjedhorja e katër fazave elementare të zvillimit:
Ideja-fjala që duhet shprehur; nxehtësia-emocioni gjatë shprehjes;
deklarimi verbal apo të folurit-uji; dhe pranimi i saj si sugjestion nga
bashkëbiseduesi -materializimi, apo faza e tokëzimit. Gjatë komuni99
kimit të mirëfilltë tek shumica e oratorëve mungon faza e dytë. Pra,
faza e nxehtësisë, ku nuk i jepet emocioni fjalëve që thuhen. Ato fliten
si shablone pa ndjenja, andaj edhe nuk e kanë fuqinë e ndikimit të
bindshëm tek bashkëbiseduesit tjerë. Në fund, sikur mund të vërehet,
mosveprimi i fjalës së folur si sugjestion tek bashkëbiseduesit tjerë, ndikon
edhe në mospërmbushjen e fazës së katërt. Andaj, mund të thuhet
se nuk ekziston efekti, prandaj e kotë ka qenë çdo gjë.
- Artistët e mëdhenj të artit skenik e kanë këtë aftësi?
- Ashtu pra. Ata e kanë këtë aftësi dhe suksesi i interpretimit të një
roli varet nga ajo, se si dhe sa e përjeton artisti me emocion. Ai gjithnjë
e paramendon ose e parafytyron rolin dhe tekstin që duhet ta thotë.
Këtu është fshehtësia e suksesit në interpretimin artistik të aktorit.
- Si të arrihet emicioni në çdo fjalë dhe mendim që flitet? Kjo gati
është e pamundshme të bëhet përherë. Edhe nëse ndodh ndonjëherë,
më ka ndodhur rrallë.
- Ka ndodhur rrallë dhe atëherë kur ka ndodhur ti ke qenë më
bindës dhe më atraktiv. Shprehja jote e mendimit në atë moment ka
qenë e frytshme, duke bërë përshtypje gjithnjë mbi bashkëbiseduesin
apo mbi bashkëdëgjuesit tjerë. Duhet të analizosh pse atëherë ke pasur
sukses. Çka ka ndikuar në suksesin tënd? A e ke bërë ndonjëherë këtë?
Sigurisht se jo. Fshehtësia është në atë që gjatë të folurit, mendimet e
shprehura t’i parafyturosh si figuracione psikike. Me parafytyrimin e
tyre, rritet koncentrimi i vëmendjes dhe me këtë edhe derdhja emocionale.
- Sikur edhe ti e ke këtë aftësi?- thashë duke menduar ashtu, por
desha që të tingullonte si në formë të mahisë.
- Heeee..! - buzëqeshi lehtë; - atë vlerësoje ti.
- Të kthehemi sërish aty ku e kishim bisedën - tek Ego-ja. Pse EGOja
në këtë veprim paraqitet si pengesë kryesore e realizimit të shumë
dëshirave tona jetësore?
- Sepse gjatë tërë kohës së evoluimit, EGO-ja është ndërtuar nga vetë
inpulsi që të dominojë duke potencuar në strukturën e saj të ndërtimit
karakteristikat prezente të vetëkënaqësisë, lakmisë, xhelozisë, edukatës
dominante, të ligjeve në sferën materialiste të veprimit … etj. Me kohë,
këto elemente rrënjosen dhe përmes përsëritjes së tyre shndërrohen
në bindje. Duke u udhëhequr nga këto bindje, ajo edhe formon seleksionimin
e përmbajtjes së sugjestioneve të dëshirave tona. Nëse këto
sugjestione nuk përputhen me normat e bindjeve të saja të formuara
kaherë, atëherë angazhon instrumentin e vet të sigurt dhe shumë të
fortë të mbrojtjes - DYSHIMIN, dhe kështu, dëshira, permes sugjestionit
të caktuar, nuk depërton në vendin e duhur të realizimit të saj.
- Dyshimi?! - pyeta me habi.
- Ti, si qenie e përsosur, ke privilegjin të mendosh dhe të zgjedhësh
realitetin tënd në mes të vuajtjes, që vetë e krijon, dhe lumturisë, e cila
është qëllimi themelor i jetës dhe ekzistencës si proces në vazhdimësi.
Ti zgjedh vuajtjen. Pse? Ta zëmë, nëse do ta kishe marrë një lajm të
gëzuar, sigurisht gjëja e parë që në atë moment do t’i thoje vetes, është:
“nuk mund të besoj se është e vërtetë.”
- Plotësisht ia ke qëlluar. Ashtu është! - konstatova, i habitur nga
fjalët ë mixhës Dilë, i cili sikur kishte hyrë në qenien time dhe fliste nga
brendia e saj.
- Mos u befaso. Kjo nuk është dukuri e shprehur vetëm tek ti, por te
shumica që janë edukuar, që nga lindja, të mendojnë kështu. Pse nuk
besojmë kur diçka është e mirë, duke dyshuar përherë në lumturinë
dhe kënaqësinë që na siell ajo, ndërsa shumë lehtë i besojmë të keqes
dhe vuajtjes?
- Shpeshherë edhe unë këtë pyetje ia kam bërë vetes; - konstatova.
- Ne zgjedhim vuajtjen, - vazhdoi më tej mixha Dilë; - sepse aty
ndjehemi më të sigurt. Duke vepruar kështu permanent krijojmë realitetin
tonë të gabuar. Në të vërtetë, ne e kërkojmë lumturinë, sepse
ajo është pjesë e qenies sonë, por, kur ta arijmë atë gjendje shpirtërore,
dyshojmë në të.
- Pse është kështu?
- Këtu nuk kemi të bëjmë me NE, gjegjësisht me Uni-n tonë, por me
EGO-n, e cila filtron çdo informatë.
- Si e bën ajo këtë punë dhe si ushqehet për veprimet e veta? - pyeta
- Pyetje e qëlluar! Nga vetë mendimet tona që i kemi për veten dhe
për rrethin ku jetojmë. Nëse EGO-ja jonë ushqehet dhe edukohet
nga mendimet tona, atëherë s’ka dyshim se mund ta riedukojmë. Po
përsëris: ta r-i-e-d-u-k-o-j-m-ë, e kurrsesi ta pengojmë në veprimet e
saja, sepse, sikurse thamë më parë, edhe ajo është pjesë e qenies sonë,
si një tërësi e përsosur.
- Si të arrihet një gjë e tillë?
- Përmes dijes dhe njohjes së veprimit të ligjeve shpitërore dhe duke
formuar besimin e fortë në fuksionimin harmonik të tyre. Me ndryshimin
e përmbajtjes së EGO-s, të gjitha veprimet tjera ndërlidhen
vetvetiu. Realiteti i tanishëm përsoset vetëm nëse e përsosim veten.
Me përsosjen e vetes, përsos edhe Ego-n tënde, sepse ti tanimë i shikon
dhe i pranon gjërat me atë çka ke në shpirt.
- Mbetëm tek parimi i vizuelizimit?
- Për të vepruar pa pengesa gjatë funksionimit të vet, realizimi
i dëshirave tona, përmes parimit të vizuelizimit, mbështetet në pesë
principe themelore që e ndërtojnë atë.
- Cilat janë këto principe, mixha Dilë? Ndoshta nuk ka fshehtësi
këtu?
- Ka për të tjerët, por jo më për ty; sepse ti tani dita-ditës formohesh
dhe një pjesë të rrobave të vjetra i ke hedhur kaherë nga vetja, duke i
zëvendësuar ato me të rejat.
- Më vjen shumë mirë për këtë konstatim?- pranova, duke mos qenë
në gjendje ta fshihja lumturinë ndaj vlerësimit të sinqertë të mixhës
Dilë.
- Pesë principet themelore për funksionimin sa më të suksesshëm
të parimit të vizuelizimit janë: Formimi sa më i qartë i figurës së sendit
apo i pamjes psikike të situatës, që kërkojmë të realizohet, mbushja e
madhe e saj me energji emocionale, kapshmëria e dëshirës, njohja e
metodave operative të teknikave shpirtërore, dhe, së fundmi, dhënia
e mundit dhe angazhimit të caktuar në këtë drejtim. T’i elaburojmë
shkurtimisht këto:
Principi i parë: Figura e dëshirës që vizuelizohet duhet të jetë sa
më e qartë dhe konkrete. Njësoj, sikur flet ose shkruan. Nësë nuk je i
kuptueshëm dhe i përzien fjalët në fjali, shumë vështirë do të të kuptojë
bashkëbiseduesi.
Principi i dytë: Është mbushja me energji e figuracionit psikik të
parafytyruar si dëshirë. Energjia do të jetë emocioni, gjegjësisht kënaqësia
e cila do të delë si besim i fortë në suksesin e arritjes së saj.
Principi i tretë: Kapshmëria e vetë dëshirës. Gjithmonë dëshira që
kërkojmë ta realizojmë duhet ta ketë një rend të arsyeshëm të mundë103
sisë reale të realizimit. Nëse je, për shembull, student i mjekësisë, më së
pari duhet vizuelizuar dhënien e provimit të parë, pastaj regjistrimin e
semestrit, kalimin në vit të dytë... e kështu me radhë. Nuk bën kurrsesi
që menjëherë të dëshirosh të jesh një kirurg i famshëm, me renome
botërore, nga Kosova.
Principi i katërt: Është njohja e teknikave operative të ligjeve
shpirtërore dhe këtë njohje ti e ke, dhe ne jemi duke e bërë kaherë.
Së fundmi, principi i pestë i parimit të vizuelizimit është dhënia e
mundit të caktuar. Nuk ka rezultate pa dhënien e një mundi të caktuar,
lodhjeje, gjegjësisht angazhimi. Nëse i shikon me vëmendje të gjitha
këto principe ndërlidhen në mes veti.
- Sërish edhe këtu sikur na paraqiten katër fazat e zhvillimt, të cilat
i kemi përpunuar në mësimin tonë të parë?
- B r a v o! Këtu jemi. Pra, katër fazat magjike të funksionimit të të
gjitha veprimeve kah realizimi i tyre në strukturat më të avancuara:
Ideja - si ajër, pa formë; nxehtësia - mbushja emocionale e dëshirës
përmes besimit dhe ndikimit permanend të dhënies së mundit; faza e
ujit - kapshmëria e dëshirës dhe tendeca kah formimi; dhe, së fundmi:
faza e tokës, gjegjësisht materializimi i vetë dëshirës së kërkuar.
Nëse sistemi i kësaj teknike ndërpritet në njërën prej fazave të saja të
veprimit, atëherë nuk ka realizim në realitetin tonë objektiv. Prandaj,
edhe shpesh dëgjon: «Unë dëshiroj, por nuk mundem». Kështu edhe ti
medoje dikur, a po?
- Nuk kam koment. Fascinante?
- Dale pak! Dale, dale... Si the: fascinante? Domethënë tërësisht e
pranuar nga qenia jote e përsosur?
- Po!
- E sheh, pra, se përmes dijenisë së mirëfilltë edukohet edhe Ego-ja,
duke formuar parime të reja në sistemin e filtrit të tij seleksionues gjatë
lejimit të sugjestioneve që duhet të depërtojnë në ndërvetëdijen tonë.
- Unë ende e zbatoj sugjestionin tuaj, nga dy herë në ditë, dhe tani
plotësisht e kam të qartë veprimin e tij. Duhet të pranoj se edhe rezultatet
janë të dukshme. A mund të formoj unë vetë afirmime të reja dhe
ato t’i përdor edhe për dëshirat tjera jetësore?
- Po, dhe njësoj zbatoji, si për dëshirat materiale, ashtu edhe për
revidimin e mangësive nga personaliteti yt. Unë më nuk do t’i jap këto
afirmime, sepse ti e di procedurën e veprimit të tyre. Koncetrohu!
Analizoji me vëmendje bindjet e tua të gjertanishme dhe vendos vetë
se çfarë afirmimi do të përdorësh për atë synim. Armiky yt më i madh
i suksesit: DYSHIMI, nuk ekziston më. Atë e ke luftuar me bindjen
e re të krijuar nga veprimi frytdhënës i afirmimit të parë...Vazhdo...
le të bëhet shprehi e përhershme që të mendosh pozitivisht. Tani më
ke kuptuar në esencë se realitetin tonë, ashtu siç është, e kemi krijuar
vetë, përmes mendimeve tona pozitive ose negative. Nëse frika, ankthi,
xhelozia, lakmia... janë ndjenja që krijohen përmes mendimeve në
kokën tonë, atëherë të mendojmë ndryshe dhe pozitivisht. Suksesi...
nuk ka alternativë tjetër dhe quhet: MENDIMI POZITIV.
- Shkenca jonë ka arritur rezultate të pakontestueshme në studimin
fizik të anatomisë dhe fiziologjisë së trupit, kuse shpirti ende mbetet si
diçka e errët dhe e pastudiuar sa duhet?
- Është më se e vërtetë! Nga njohuria jonë ekzakte e quajtur shkencë,
shpirti, gjegjësisht psika, ende mbetet e pahulumtuar sa duhet. Në anën
tjetër, historia na mëson se në kohërat shumë më të lashta, paraardhësit
tanë i kanë kushtuar një rendësi të veçantë shpirtit dhe funksionimit të
ligjshmërive të tij. Se sa ka qenë i madh ky përkushtim, dëshmon vetë
fakti mbi ekzistimin e shumë shkencave të vjetra metodike të studimit.
Përhapja e njohurive të emërtuara si: Magjia, Misticizmi, Hermetizmi,
Astrologjia, Alkimia, Okultizmi, Kaballa, Joga; më vonë: Spiritizmi,
Mesmerizmi dhe deri në ditët e sotme të shkencave të njohura, si: Parapsikologjia,
Psikologjia, Psikiatria etj., flasin vetvetiu për vetveten.
- Magjia… Misticizmi! - sikur u çudita për këto terme, të cila ma
ngjallën edhe më tepër kureshtjen time intelektuale. - A nuk janë këto
njohuri kontestuese dhe të dyshimta për ne? - E bëra këtë pyetje me
bindje të plotë se do të marr përgjigjen e kundërt. Por, me këtë unë
vetëm dëshiroja që mixha Dilë të më fliste diçka më tepër për këto
njohuri të lashta.
- Aspak nuk është ashtu. Kjo është prezentuar kështu gabimisht
nga mosdija totale për këto njohuri, në njerën anë, dhe nga realiteti i
pamohueshëm se gjatë historiesë njerëzore këto shkenca janë keqpërdorur
shumë nga individët e caktuar për qëllimet e tyre të errta, nga
ana tjetër. Këto keqpërdorime kanë qenë të nxitura nga shpirtligësia e
EGO-s së tyre të pangopur, veprimin negativ të së cilës do ta shohim
më vonë, gjatë ligjëratave tona të ardhshme.
- A nuk kanë qenë këto shkenca të fshehta nga masat e gjera, dhe
shpeshherë e ndaluar veprimtaria e tyre?
- Ashtu është. Ato kanë qenë të fshehta dhe privilegje vetëm të grupit
të caktuar të njerëzve. Ishte kështu, pikërisht, me qëllim të ruajtjes
së tyre nga individët dhe grupet e caktuara si keqëpërdorues eventualë.
Fatkeqësisht, gjithnjë ka pasur të tillë që udhëhiqeshin nga instiktet e
ulta dhe i keqpërdornin këto njohuri për realizimin e qëllimeve të veta
të errta.
- A mund t’i numërosh dhe t’i sqarosh disa prej tyre?
- Ndër urtitë më të vjetra që merreshin me studimin e ligjeve natyrore
të botës shpirtërore është MAGJIA. Përmes kësaj urtie shumë të
vjetër njerëzore, tentohej që të arrihej kontrolli mbi forcat e fshehta
natyrore dhe nënshtimi i tyre vullnetit të njeriut. Mësimet e lëndës së
magjisë përbëhen nga rregullat precize të manipulimit përmes ritualeve
të caktuara, me simbole të ndryshme magjike. Realiteti njerëzor,
varësisht se cilat forca natyrore dëshironte t’i kontrollonte, ka krijuar
dy drejtime kontradiktore të veprimit të saj: “Magjinë e zezë” - dominimi
dhe kotrolli i forcave të errata me tentim që përherë të shkaktohet
ndryshimi i dhunshëm tek personi i caktuar, dhe “Magjinë e bardhë”- e
cila ka qëllime të mirëfillta dhe është e kundërta e asaj të zezë. Burimet
e sakta materiale, historike mbi prejardhjen e kësaj urtie nuk dihen.
Ekzistojnë të dhëna që na orientojnë kah Sumerët, pastaj Egjiptasit e
vjetër, për t’u përhapur dhe zhvilluar gjithnjë e më tepër edhe tek popujt
dhe civilizimet tjera njerëzore, sikurse në Babiloni, ku kanë ekzistuar
edhe shkollat legale, në Mesopotami, Persi e deri në ditët e sotme me
një përhapje të madhe edhe tek civilizimi bashkëkohor i Perëndimit.
Ta marrim pastaj KABALLËN. Është një urti e vjetër dhe e fshehtë
jevreje, dhe trashëgohej brez pas prezi nga njerzit e zgjedhur të fiseve
të caktuara. Materia e kësaj urtie kryesisht ndërtohet nga komentimi
i ligjeve të fshehta shpirtërore, por në to kishte edhe njohuri që u dedikohen
ritualeve të flijimit, raportit të së mirës ndaj të keqes, si dhe
disa predikime parimore që e ndërtojnë bazën e filozofisë së besimit
judeist. HERMETIZMI - urti e vjetër e shkencës shpirtërore e ndërtuar
mbi themelet e njohurive të civilizimit të lashtë egjiptian. Themeluesi
i kësaj urtie, mendohet të ketë qenë Hermes Trismengist, i urti i madh
egjiptas që konsiderohet edhe si Zot i dijes, mençurisë, matematikës,
shkrimit dhe shumë njohurive të tjera. Po ashtu, Hermesi konsiderohet
themelues i bazave të alkimisë, urtisë së lashtë mbi ndikimin e
vetëdijshëm në shpirtin e materies si informatë, për ta ndryshuar edhe
strukturën e saj substancore. Dihet se kjo shkencë është keqpërdorur
mjaft nga lakmia njerëzore për t’i shndërruar metalet e ndryshme në
ar - simbol i pasurisë materiale. Këto, pra, ishin disa nga definimet e
shkurtra të shkencave të ndryshme të lashta që meren me ligjshmëritë e
shpirtit, dhe unë ato i parashtrova vetëm si ilustrim bazë, për formimin
e bërthamës së njohurisë sate të gjithanshme intrelektuale.
- A mund të më mësosh për metodat e këtyre shkencave të vjetra,
si veprojnë dhe fuksionojnë këto ligjshmëri që janë ruajtuar me shekuj
si të fshehta?
- Po pra. Ne jemi edhe duke e bërë atë përmes mësimeve tona. Por,
duhet të shkohet ngadalë dhe, në rend të parë, të luftohen impulset
negative të Ego-s, në mënyrë që të mos tentohet keqpërdorimi i tyre?
- Sikur dyshon në mua, mixha Dilë?- I bëra kët pyetje, sepse ndjeva
veten të ngacmuar nga mundësia e frikës së tij për keqpërdorimet e
mundshma nga ana ime.
- Nuk dyshoj unë në ty, i dashuri im, por duhet dyshuar në bindjet
e tua që ende kanë nevoj të evulojnë. Nuk mjafton vetëm të mendosh
se ke arritur ndryshimin, por duhet të jesh të sigurt se i ke xhveshur
rrobat e vjetra në tërësi. Një fjalë jona e urtë popullore thot: “Në rend
të pare duhet të jesh e tek pastaj të kesh” Ndërrimi i rrobave të vjetra
nuk bëhet menjëherë, por ngadalë dhe parcialisht. Edhe transformimi
i ngadalshëm, hap pas hapi, është një ndër ligjet esenciale të veprimit
të shpirtit. Ndryshimi i shpejtë shkakton tendosje psikike dhe frustra108
cion, prandaj duhet të shkohet ngadalë dhe plotësisht pa inponime e
dhunti intelektuale. Kjo ma përkujton atë shembullin me këngën: E
dëgjon me vëmendje një këngë të bukur disa herë dhe, një ditë, spontanish,
fillon ta këndosh melodinë dhe tekstin e saj. Pra, ajo është pranuar
nga qenia jote dhe vetvetui ka filluar të veprojë. Ti nuk i ke inponuar
vetes dhuntinë e mësimit të këngës me çdo kusht, por e ke mësuar
vetvetiu dhe, si të thuash - pa dashas. .
- Më duket se tani e kam të qartë në tërsi.
- Ne edhe jemi duke i ndërruar rrobat e tua të vjetra, por shumë
ngadalë dhe sigurt. Shpirti është mendja e ndërvetëdijshme dhe kjo
mendje e thellë përsëri duhet të jetë e tërësishme përmes këndvështrimit
të ri dhe nga ndjenja e të menduarit të ndryshueshëm. Ne e dimë
se bota jonë, si realitet fizik, është e përsosur, andaj nuk mund ta vështrosh
këtë botë ashtu derisa nuk arrihet edhe përsosshmëria në veten
tënde. Ti tani e ke të qartë plotësisht logjikën e krijimit që e analizuam
gjer tani, ke njohuri edhe për veprimin e disa ligjeve dhe sa më shumë
i ke të qarta këto, aq më shumë je zotërues i aspektit të caktuar jetësor.
- E ndjej, mixha Dilë, se je i lodhur dhe për sot duhet të jetë mjaft.
Por, gjersa ishe duke folur për urtinë e lashtë të magjisë, mua m’u kujtua
një frikë e madhe që kishte nëna ime nga magjitë ose, si i quante
ajo, “sehiret”. Gjithmonë frikohej dhe kishte disa lutje me të cilat i largonte
nga shtëpia këto ndikime të mundshme. E unë, gjithmonë i kam
kundërshtuar këto bindje të saja për magjitë, duke i konsideruar si
“dokra” dhe trillime të vetëdijes së ulët njerëzore. Tani pas disa mësimeve
të tua, sikur filloj të kem një vështrim më të reviduar rreth ndikimit
të mundshëm të tyre. Më thuaj, mixha Dilë, sa janë të vërteta këto
dhe sa është i mundshëm ndikimi përmes maxhisë së zezë tek të tjerët?
109
- Tashi ti sikur ke hyrë pak thellë në këto çështje. Me çdo kusht
kërkon të dish disa gjëra për të cilat të kam thënë se duhesh përgatitur
edhe ca... edhe disa rroba të vjetra të kanë mbetur nga trupi dhe ... - U
ndal këtu pak dhe nga buzëqeshja e tij e lehtë vërejta se do të ishte i
disponuar të fliste edhe për këto “tema tabu”.
- Mirë. Do të tregoj ligjshmërinë e veprimit të dukurisë së ndikimit
tek të tjerët, me kusht që të më premtosh se nuk do të insistosh t’i dish
teknikat që praktikohen gjatë këtyre ritualeve.
- Të premtoj, - thashë; - por, më brengos dyshimi që ti ende ke tek
unë!
- Tanimë e di se magjia ka dy orientime të veta dedikuese. – vazhdo,
pa e përfillë vërejtjen time që ia bëra - Ato, varësisht se nga cila forcë
dominuese e të kundërtave shfrytëzohen, ndahet në: “magjinë e zezë”
dhe “magjinë e bardhë”. Përmes magjisë së zezë bëhet ndikimi psikik i
një personi në një person tjetër me qëllim që atij t’i shkaktohen ndryshime
të pavullnetshme negative psikike që do të shprehen edhe në
planin fizik. Ndërsa, magjia e bardhë nënkupton veprimin e caktuar,
por në formë të kundërt. Bëhet ndikimi i vullnetshëm psikik tek një
person tjetër për qëllime të përmirësimit të disa rrethanave të caktuara
në planin fizik dhe të ndryshimit të disa vetive të personalitetit të tij në
planin psikik. Magjia e zezë kryhet nga personi i caktuar që disponon
me aftësi të jashtëzakonshme të ndikimit psikik nga larg dhe quhet
magjistar. Këta persona aftësinë e e ritualit të magjisë së zezë e kanë të
lindur ose të arritur përmes trashëgimisë , gjegjësisht përmes ushtrimit
në shkollat e caktuara të edukimeve shpirtërore, të quajtura “vëllazëri”.
Praktika ka treguar se shumica e këtyre njerzëve, aftësinë e tyre për
magjistari e kanë vërejtur pas ndonjë sëmundjeje apo krize psikike.
Rituali i magjisë së zezë mund të kryhet në mënyra direkte, ku do të
mjaftonte vetëm emri, emri i njërit prind nga viktima, dhe në mënyrë
indirekte. Mënyra indirekte e ndikimit psikik bëhet përmes sendit
fizik ndërmjetësues. Si send ndërmjetësues fizik zakonisht kërkohet
fotografia, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime që është
bartur një kohë nga viktima, gjaku - zakonisht nga femrat kërkohet
vata e mbeturinës menstruale etj. Njëra ndër metodat më të rëndësishme
teknike të kryerjes së magjisë së zezë është vizuelizimi - u ndal
këtu dhe, duke ma bërë me gisht, sërish vazhdoi - tani ti e ke të njohur
teknikën e zbatimit të vizuelizimit tek realizimi i dëshirave jatësore.
- A është zbatueshmëria e procedurës së vizuelizimit, të cilën e mësuam
ne, njëjtë edhe tek magjia e zezë? - pyeta, pa e fshehur interesimin
tim të madh për këtë njohuri, një kohë të gjatë tejet kontestuese
në bindjet e mia?
- Plotësisht e njëjtë, me kusht që gjatë zbatimit të saj, varësisht nga
traditat e ndryshme, të praktikohet edhe rituali i caktuar. Shpeshherë
merret dylli dhe nga ai formohet një kukull me të cilën personifikohet
personi tek i cili kryhet ndikimi psikik përmes magjisë së zezë. Në
kukull vihet sendi fizik i tij, që më parë i siguruar, siç ishte thoi, qimja
e flokut etj.
- Pse bëhet ky ritual, mixha Dilë?
- Thjesht për të forcuar koncentrimin e magjistarit në një cak të
caktuar nga njëra anë dhe për ta magnetizuar kukullën nga dylli me
energjinë e mbështjellësit energjetik të trupit të personit të caktuar.
Thamë më sipër se trupi i çdo gjallese është i mbshtjellë me mbështjellës
energjetik i cili quhet AURË. Pasi sendi “i siguruar” është send
intim i atij personi, atëherë ajo përbën elementin energjetik të aurës së
tij ose të saj. Magjistari, më pastaj, fillon në mendje ta vizuelizojë ngjarjen
e cila duhet t’i inponohet personit tek i cili kryhet ndikimi dhe
me ritual të caktuar indukon, ose e projekton këtë figuracion psikik
në kukullën prej dylli. Të gjitha këto rituale që i zbaton magjistari nuk
janë asgjë mistike dhe mbinatyrore, por i përdorin ligjshmëritë e njohura
të vizuelizimit psikik, të përjetimit të fortë emocional dhe të ligjit
të indukimit, gjegjësisht të projektimit të dëshirës kah sendi i caktuar
fizik. Në realitetin tënd fizik këtë shembull mund ta krahasojmë me
magnetin i cili kur të fërkohet me një copë tjetër hekuri, edhe ajo merr
vetitë magnetizuese të magnetit. Pasi të jetë kompletuar rituali i caktuar,
shpeshherë, sendi i viktimës, tanimë i “magnetizuar” me porosinë
e re, i jepet porositësit, i cili këtë send duhet ta vendosë diku në afërsi
të atij personi. Çka ndodh këtu tani? Mbështjellësi energjetik i personit
të caktuar, gjegjësisht i viktimës, e njeh materialin e vet energjetik
nga sendi dhe atë e absorbon së bashku me elementet e reja të futura
përmes magnetizimit të tij me vizuelizim. Kur e tëra kjo të futet në
ndërdijen e tij, si “larvë energjetike” qëndron në aurën e tij gjersa të vie
momenti i caktuar i realizimit në planin fizik. Sa do të zgjasë koha e
realizimit të kësaj do të varet nga aftësia e magjistarit dhe fuqia e magnetizimit
të dëshirës në sendin e caktuar ndërmjetësues.
- A ka metoda të zbulimit dhe të evitimit të këtij ndikimi të
padëshirueshëm psikik që është kryer përmes magjisë së zezë?
- Ka, dhe janë tejet efikase, me kusht që të bëhet nga personi i caktur
i cili i njeh ligjet e psiko-magjisë së bardhë dhe ka eksperiencë të caktuar
praktike në këtë drejtim. Ai përmes zhytjes vetanake në gjendjen
e caktuar psikike, që ne zakonisht e quajmë “trans”, hyjnë në ndërdijen
e atij personi dhe, në këtë gjendje, hulumton larvën e padëshiruar që
ka depërtuar në atë vend pa dëshirën e tij. Zakonisht, në këto situata,
zbatohet edhe metoda e Hipnozës, duke e hipnotizuar viktimën, dhe
në këtë gjendje psikike kërkohet nga ai që vetë ta zbulojë ekzistimin e
kësa larve.
- Shumë intereste, mixha Dilë! Shumë interesant! Tani sikur edhe
ti më ke hipnotizuar. Shumë gjëra nuk i kam ditur dhe sikur mos të
ishe ti kurrë nuk do t’i dija... - me të vërtetë pas këtyre sqarimeve mbi
magjinë e zezë nga ana e mixhës Dilë, unë sikur isha i hipnotizuar. Isha
“shndërruar i tëri në vesh” siç thotë populli.
- Mirë, mixha Dilë, a mund të ndikojmë tek të gjithë përmes ritualit
të magjisë së zezë? A ka ajo efekt të njëjtë tek të gjithë dhe, nëse po, si
janë gjasat që në mënyrë preventive të mbrohemi nga këto sulme të
padëshirueshme psikike?
- Pyetje e qëlluar!- brohoriti mixha Dilë.
- Ndikimi psikik përmes magjisë së zezë mund të bëhet gati te të
gjithë personat, me kusht që ata, në rend të parë, të mos njohin paraprakisht
teknikat mbrojtëse nga ky ndikim.
- Egzistojnë edhe teknika të mbrojtjes? - pyeta i befasur. - M’i trego,
të lutem. Patjetër që do të kisha dëshiruat t’i zbatoj edhe unë në praktikë.
- Format e mbrojtjes nga ky ndikim janë të vetëdijshme dhe të
pavetëdijshme. Së pari, të pavetëdijshmet. Këtë formë mbrojtëse e
ka çdo individ, i cili nuk beson sinqerisht në funksionimin e magjisë
së zezë. Me këtë mosbesim ai formon barrierë të fortë energjetike të
karakterit të tij, prandaj dëpërtimi i ndikimeve tjera nga jashtë është
gati plotësisht i pamundur. Zakonisht, këta janë persona me vetëbesim
të fortë të shprehur në vetvete. Nga ana tjetër, mbrojtja e vetëdijshme
kryhet përmes ritualeve të caktuara të psiko-magjisë së bardhë.
- A do të ma tregosh së paku njërën prej këtyre, mixha Dilë? Ndoshta
do të kem nevojë që edhe unë ta zbatoj atë gjatë jetës sime?- e pyeta.
- Patjetër; - konstatoi. - Mbrojtejen e vetëdijshme e bëjnë zakonisht
personat që punojnë dhe i zbatojnë metodat praktike të psiko-magjisë;
edhe ata shpeshherë janë të rrezikuar nga ndikimet negative dhe të
qëllimshme të rivalëve të vet. Njëra ndër mbrojtjet më efikase është që
shpesh përmes vizuelizimit ta parafytyroni një dritë mbështjellëse me
ngjyrë të kaltër rreth trupit tuaj. Drita mund të jetë edhe në formë të
thesit, ku ju hyni mbrenda dhe, në krye, e lidhni atë nyje. Gjatë zbatimit
të këtij rituali, përmes parafytyrimit, gjithnjë mund ta përcillni edhe
me lutje të caktuar. Ja, p.sh.: “ Unë vendosem në këtë strofulënl time
hyjnore dhe në të nuk mund të depërtojë asnjë ndikim nga jashtë. Asnjë
ndikim, edhe pse nuk do të jem i vetëdjishëm për këtë.”
- Duke e shtjelluar magjinë dhe ndikimin psikik, ndërkohë m’u kujtua
fenomeni i mësyshit. A vepron mësyshi? Dhe; nëse vepron, mendoj
se do të duhej të kategorizohej në radhët e magjisë dhe të ndikimit
psikik .
- Mësyshi vepron dhe është fenomen shumë i shprehur në jetë. Pleqtë
tanë, edhe pse nuk e kanë njohur shpjegimin e vërtetë të këtij lloji të
ndikimit psikik, ata gjithnjë janë friksuar nga ajo. Veçanërisht ndikimi
i tij ka qenë i shprehur tek fëmijët dhe është përgaditur ruajtja e tyre
nga veprimi i tij, pastaj tek martesat, te ndërtimi i shtëpsë së re...etj. Ke
të drejtë! Është njëfarë forme e ndikimit psikik tek të tjerët, por nga
magjia rituale ajo dallon, sepse veprimi kryhet në mënyrë të pavetëdijshme
prej një personi të caktuar tek personi tjetër. Te mësyshi nuk
114
ka parapërgaditje, por vetë energjia e madhe e akumuluar në formë të
xhelozisë, urrejtjes, mënisë... etj, në kontakt të drejtpëredrejtë ose në
mënyrë indirekte, përcillet tek personi i caktuar. Kur kemi të bëjmë me
kontaktin e drejtpërdrejtë, ai gjithnjë bartet përmes syve që ndryshe në
literaturën tradicionale quhet “ shikimi fiksues”.
- Shikimit fiksue?- pyeta i befasur dhe m’u kujta thënia e shpeshtë
e nënës “ruaju, bir, nga mësyshi dhe sytë e këqij” - Edhe nëna gjithnjë
ma tërhiqte vërejtjen që të ruhesha nga mësyshi dhe shikimi i keq. Mos
është mu kjo, që ti e quan si “shikim fiksues”?
- Po, pra. Mu kjo është ajo që e quajtëm “ shikim fiksues” ose mësysh
dhe ajo përcillet përmes syve?
- Pse mu përmes syve?
- “Sytë janë pasqyra e shpirtit” thotë me të drejtë një fjalë e urtë
popullore. Syri është një shqisë e rëndësishme përmes së cilës shpirti
në trupin tonë e njeh dhe kontakton me botën e jashtme materiale.Medicina
bashkëkohore e shpjegon në detaje fiziologjinë dhe anatominë
e këtij organi të rëndësishëm të njeriut, andaj, në këtë rast, ne nuk e
kemi qëllim që ta bëjm këtë. Bebëza e syrit, përveç se reagojnë në signalet
dritës dhe e modulonë atë, ato janë edhe regjistruese të gjendjes
emocionale të njeriut. Andaj, përmes syve munt të regjistrohen edhe
emocionet momentale të njeriut.
“Fytyra ka mundësi të gënjejë, por sytë kurrë”, përsëri thotë një fjalë
e urtë popullore. Ashtu edhe është. Nëse kemi ndonjë përjetim të fortë
emocional, atëherë bebëzat e syve zgjerohen në mënyrë jonormale më
shumë se normalisht. Këtë dukuri e njeh mirë medicina bashkëkohore,
por para saj, e kanë njohur edhe shumë tregtar të urtë të cilët me vështrimin
e bebzave të syrit të blerësit, kanë konstatuar se a e ka pëlqyer
ai mallin që shite apo jo, andaj, në bazë të këtij vlerësimi aa kanë përcaktuar
çmimin e ofertës. Këtë reagim të bebëzave të syrit nuk e kan
ditur vetëm tregtarët shitës, por edhe ata që blenin, prandaj në situatat
e vendosjes gjatë shitblerjes, këta të fundit qëllimisht mbanin syza me
thjerrëza të errësuara, me qëllim që nga bebëzat e syve shitësi, të mos
ketë mundësi ta regjistrojë disponimin e tyre.
- Dihet mirë se bebëza e syrit zgjerohet dhe zvogëlohet edhe nga
reagimi i dritës. A nuk është kështu mixha Dil?
- Se bebëzat e syrit zgjerohen dhe ngushtohen me reagimin e dritës
dhe të gjendjes emocionale të njeriut tanimë nuk është kurrëfarë zbulimi
sensacional. Por, fjala është tek dukuria tjetër, ajo të cilën shkenca
nuk dëshiron ta pranojë se është e mundshme, ndërsa, praktikantët e
shkollave shpirtërore e njohin dhe e kanë të ushtruar. Fjala është për
zgjerimin e vetëdijshëm të bebëzave të syrit pa ndikimin e të dy rrethanave
të cekura si më lart. Kjo mbështetet në zgjerimin e bebëzave të
syrit sipas vullnetit dhe dëshirës në momentin e nevojshëm.
- Çka do të thotë kjo? - u nguta ta bëj këtë pyetje.
- Pikërisht kjo do të thotë “ shikimi fascinues” që e përmendëm më
parë.
- Si mund të realizohet “shikimi fascinues”? A është ky vetëm talenti
i disave apo shkathtësi që mund të ushtrohet nga çdo praktikant?
- Nuk është talent. Edhe pse shumica, në situata të ndryshme, përms
mënyrave të caktuara, këtë lloj të shikimit e praktikojnë pa vetëdije, pa
ditur fare se pikërisht vetë fuqia e këtij shikimi, ka ndikuar që në rastin
konkret ta shkaktojë fascinimin e dikujt. Prandaj, nuk mund të thuhet
se është një shkalltësi e lindur. Shumë lehtë mund të mësohet dhe ushtrohet
nga çdokush..
- Thua nga çdokush ? - pyeta i gëzuar, sepse, sa here që mësoja nga
mixha Dilë ndonjë teknikë praktike të ushtrimit shpirtëror, gjithmon
i ushtroja me pasion atodhe arrija një përparim të dukshëm në këtë
drejtim. Po ashtu, ushtrimet praktike të dukurive shpirtërore më bindnin
në vërtetësinë e të gjitha parimeve të shtjelluara gjatë mësimeve të
gjertanishme.
Ai e kishte kuptuar mire qëllimin e pyetjes sime dhe m’u përgjigj:
- Po, po nga çdo kush. Edhe nga ti, ha ha ha …
- Atëherë, ma mëso si ta ushtroj edhe unë këtë shikim, mixha Dilë?
- Patjetër, me kusht që ta kesh gjithnë për bazë veprimin e Ligjit të
KARMËS nga ndonjë keqpërdorim eventual. Posaçërisht do të ishte
vërejtje serioze që ushtrimet e kësaj teknike kurrë mos t’i praktikosh
me fëmijë.
Kësaj here u ndjeva pak i prekur nga një dyshim i tillë i mixhës Dilë
- Ehhhe…përsëri ke dyshim në mua?
- Jo aspak! Vërejtja e shprehur për diçka nuk do të thoja se është
edhe dyshim, por vetëm një konstatim se duhet të kesh kujdes. Mënyra
e ushtrimit dhe e zbatimit të teknikës së “shikimit fascinues”, ka qenë
e ruajtur me shekuj si fshehtësi e madhe. Unë personalisht atë e kam
hasur vetëm në një literaturë të vjetër e cila fare nuk është në qarkullim
të lirë.
- Të betohem mixha Dilë se unë…
- Mirë, mirë! Dakort!- më ndërpreu arsyetimin tim dhe vazhdoi -
Ulu në një vend të qetë të dhomës tënde dhe fillo të shikosh diçka të
afërt. Do të vëresh se bebëzat e syrit janë më të mbyllura. Menjëherë
vështrimin përqëndroje në një objekt të largët. Do të vëresh se bebëzat
e syrit zgjërohen. Amatorët e fotografisë e dinë se blenda e objektiv117
it të kamerës fotografike, gjegjësisht filmike, për objekte të largëta
gjithmonë hapet, kurse për ato të afërta mbyllet. Nëse do ta kishim
të kundërtën, atëherë, me blendën e hapur të objektivit, do të kishim
rezolucion të turbullt të fotografisë, dhe e kundërta. Në këtë princip, në
mënyrë natyrale funkcionojnë edhe sytë.
- Si ushtrohet ky lloj shikimi?
- Shumë lehtë dhe tejet thjesht.Vëreni gishtin tregues para syve, në
një largësi prej 30 cm. Shikojeni ate qartë para vetes dhe për momentin
drejtojeni shikimin kah një objekt paralel, por shumë më larg gishtit
tuaj. E shikoni se si gishti që e keni para vetes turbullohet, kurse objekti
tjetër paralel, larg përtej gishtit, doket më i qartë. Këtu, pra, është
fshehtësia! Të shikosh në mënyrë të fiksuar në sytë e dikujt afër, por
shikimin ta qartësosh shum më larg. Pra, me shikim dëpërtues përmes
syve, por përtej, duke shikuar shumë më larg.
- Më parë the fshehtësia?! Nuk shoh këtu kurrfarë shkaku për ndonjë
fshehtësie aq të madhe, saqë ajo të ruhet me gjelozi nga të tjerët?
- Zakonisht kur thua se diçka është e fshehtë, në mendjen e një kuriozi
shkakton një paragjykim se ke të bësh me diçka të komplikuar,
por, në praktikë gjithnjë është e kundërta. Madhështia është përherë
në thjeshtësi. Të kujtohet zbulimi më i madh i cili ka bërë revolucion
në zvillimin dhe përparimin e njeriut gjatë historisë? Ishte rrota. Sa e
thjeshtë është rrota, por, sa e sa mileniume është dashur që të zbulohet
nga mendja e njeriut?
- Po, ashtu është mixha Dilë, ndër zbulimet më të mëdha në historinë
e zhvillimit njerëzor ka qenë rrota?
- Edhe pak t’i kthehemi kuptimit të shikimit fiksues. Qëllimi i këtij
ushtrimi është që ti me vetëdije të bësh hapjen e bebëzave të syrit. Kur
në momentin e caktuar qëllimisht hapen ato, atëherë fillon qarkullimi
më i madh dhe më I lirshëm i energjisë së mendimeve në formë të
valeve elektromagnetike. Logjika është e thjeshtë: sytë kanë mbarime
shumë të shprehura dhe të ndieshme nervore, andaj, ata, jo vetëm se i
regjistrojnë vizuelisht objektin me konturat e tij, por, me bashkëbiseduesin
ose bashkëbiseduesit tjerë, bëjnë shkëmbimin e mendimeve që
janë forma elektromagnetike. Kështu është edhe me MËSYSHIN që ka
të bëjë pikërisht me shikimin fascinues. Fëmija i shëndoshë dhe çdo
gjë e bukur shikohet me emocion dhe ajo gjendje emocionale përmes
bebëzave të hapura të syrit, bartet lehtë dhe shpejt tek bashkëbiseduesi.
Merre shembullin e personit të dashuruar? Si e shikon ai një femër tek
e cila është dashuruar? A nuk ke dëgjuar shpesh në popull kur thuhet
se “ Të dashuruarit merren vesh me sy!”.
- E kam të qartë, por pse për mbrojtje nga mësyeshi vihen guraleca
të ndryshëm të kaltër, hudra ose gjësende të tjera ?
- Po pra, vëhen gjësende të ndryshme dhe besohet se ato mbrojnë
nga mësyshi. Është plotësisht e saktë se këto simbole e kanë efektin e
vet të mbrojtjes nga mësyshi, sepse e tëhekin shikimin e parë fascinues
të bashkëbiseduesit, që si emocion i caktuar nga befasia e momentit,
në fillim është i fortë. Thjesht, qëllimi është që emocioni i caktuar
përms shikimit të parë, të mos orjentohet kah personi që mbrohet, por
vëmendjen e tij duhet ta tërheqë ngjyra, era ose pamjea e sendit që ai
person e bartë në vete.
- Domethënë, fare nuk është me rëndësi se çfarë sendi mbrojtës
mban me veti . Kryesorja është që me atë simbol ta tëheqësh vetëm shikimin
e parë fascinues të bashkëkontaktuesit që për momentin është i
fortë?
- Jo, nuk është me rëndësi, por më e preferueshme është që të vehen
gjithnjë simbolet që në poull, apo në rreth të caktuar, njihen dhe janë
të popullarizuara si mbrojtje kundër mësyshit. Në to, brez pas brezi, me
shekuj është koncentruar energjia e madhe e besimit, prandaj supozohet
në efikasitetin më të madh mbrojtës të tyre .
- Shpeshherë për mësysh, dikur nëna më mbështillte pak kripë të
kuzhinës në një letër ose në një leckë dhe kërkonte nga unë që atë ta
mbaja në xhep. Bazuar në këtë logjikë, ende nuk më duket e qartë , se
pse ajo e bënte këtë, kur lecka apo letra fare nuk shihej në xhep dhe nuk
mund ta tërhiqte shikimin e pare të bashkëkontaktuesit…
- Ha ha ha… Nëna jote, edhe pse vepronte me të drejtë, nuk e dinte
shpjegimin e vëretë të këtij veprimi. Kripa e kuzhinës në praktikë është
treguar si substancë e cila tërheqë valët elektromaknetike që arrijnë në
formë të mendimeve, dhe ato nuk i len që të depërtojnë në deponë e
madhe të ndërdijes tonë. Me shikim fascinues, në formë të valëve elektromagnetike,
barten emocionet e forta negative dhe besohet se kripa
ato i akumulon. Shumica e praktikatëve të ushtrimeve shpirtërore në
vete mbajnë kristale natyrore të llojeve të ndryshme, të cilat konsiderohen
si substanca mbrojtëse nga valet elektromagnetike negative që
dërgohen me qëllime të këqija nga bashkëbiseduesit tjerë eventualë.
- Jo, jo këtë nuk e kam ditur dhe më befason. Më duket se është e
kapshme nga një logjikë e shëndosh?
- Edhe disa shtazë e kanë shikimin fascinues tejet të zhvilluar. Këtu
paraprin gjarpri. Ai në fillim me fiksimin e shiimit të vet në sytë e viktimës,
e fascinon atë, dhe tek ateherë e sulmon prenë. T’i kthehemi
edhe për pak çaste teknikës së shikimit fascinues. Që ta kesh në përdorim
praktik, ushtroje disa ditë sikur me shembullin e sipërcekur me
gishtin. Të njëjtën mund ta bësh edhe në pasqyre duke i fiksuar sytë
kah portreti vetanak. Mos gabo kurrë të ushtrosh me të tjerët, posaëërisht
me fëmijët, sepse nga pakujdesia mund t’iu shkaktohen pasoja të
paparashikueshme. Gjithnjë ushtro në pasqyre me portretin vetanak.
Nuk do ta kesh vështirë! Të kuptuarit e metodës është e thjeshtë: “ KE
DIÇKA NË FOKUSIN E SHIKIMIT AFËR, POR, NË REALITET,
PËRTEJ ATIJ OBJEKTI SHIKON DIÇKA SHUMË MË LARG. PRA,
ME SHIKIM DËPERTON PËRTEJ OBJEKTIT QË E KE AFËR”
- Sikur e kam të qartë...
- Jo aspak nu e ke të qartë! - ndërhyri me shpejtësi mixha Dilë. Ti
tani i di si përdoret dhe vepron shikimi fascinues. Di sesi ta ushtrosh
edhe përdorimin e saj, por nuk di edhe diçka tjetër?
- Ka edhe diçka tjetër thua në këtë teknikë?
- Patjetër. Si dhe kur duhet ta përdorësh atë si dhe efektet e saj në
kontaktet me njerëzit.
- Hhhmmm...
- Shikimi fascinues ushtrohet gjatë bisedës me bashkëbiseduesin
dhe gjatë të drejtuarit masës se gjerë, të kesh mundësi të inponimit të
mendimeve tuaja dhe kontrollimin në veprime tek të tjerët. Nuk mjafton
vetëm të shikosh dëpërtueshëm së syt e dikujt dhe e arrite qëllimin.
Përveç teknikës së shiksimit të syve, duhet që të dish edhe çka bën me
mendimet e tuaja. Pasi i fikson sytë e tu në sytë e bashkëbiseduesit ose
me këtë shikim i drejtohesh masës së gjerë përballë, ti përveç fjalëve
mbresëlënëse, duhet që mendimet e tua t’i parafytyrosh qartë, dhe tek
atëherë t’i bartësh tek bashkëbiseduesi përmes fjalëve dhe shikimit
fascinues. Mendimi i thënë, i formuar në kokën tënde, tanimë siç e
di, është parafytyrim, vizuelizim i qartë i asaj që kërkohet dhe thuhet.
Vetëm kështu si mendim i parafytyruar qartë bëhet valë e fortë elektromagnetike
depërtuese.
- Të falemderit, mixha Dilë. Nuk do të lodhi më tepër për sot.Vetëm
të njoftoj se që nga fillimi i njohjes sonë, unë përveç afirmimit që ma
imponove me truket e tua... vazhdova t’i bëj vetes edhe sugjestione e
afirmime me përmbajtje tejra. Mos po e teproj me këtë?
- Nuk e tepron, dhe vetëm vazhdo. Vazhdo dhe jepi vetes pandërprerë
afirmime pozitive. Sa më shumë, aq më mirë. Duke vepruar me
sugjestione të afirmimeve pozitive, në mënyrë vijuese, ti fillon të mendosh
pozitivish. Pra, ndërron mënyrën e të metuarit tënd të vejtër dhe
të gabuar, që është edhe qëllimi ynë...