Kapitulli - IV
Zilja e telefonit binte me ngulm. Si nëpër ëndërr, Besimit i bëhej se e dëgjonte. Sa përfundonte refreni, ashtu i përgjumur, thoshte me vete: Më duket se jam në ëndërr. Por refreni përsëritej. U ndie vetëm atëherë, kur Sandra, e cila ishte e shtrirë pranë tij, e tundi fuqishëm nga krahu. Pasi u përmend, u ul në shtrat, dhe e mori dëgjuesen, duke u përgjigjur me një “alo” të trashë, si të mos qe zëri i tij. Nga ana tjetër e receptorit dëgjoi një zë që në fillim nuk e njohu, por pastaj sikur ta kishte shpuar dikush me hosten, u ngrit në këmbë dhe, duke e tërhequr kabllon e telefonit, me aparatin në dorë, doli në dhomën matanë. Megjithatë, edhe që andej dëgjoheshin fjalët, por pasi biseda zhvillohej në gjuhën shqipe, Sandra e siguruar se nuk ishte ndonjë telefonatë për të, u kthye në krahun tjetër, duke e mbuluar edhe kokën me
batanije, që të
mos dëgjonte bisedën. “Po, e kam të qartë, si urdhëro… ma jep adresën… ëhë! Po,
po e kam të qartë… ëhë, e di atë doganë!… në sa ora? U bë!… mirupafshim… Si!?…
vetë po shkoj, pra!… Në rregull…e di edhe garazhin. Po, ashtu siç jemi marrë
vesh… Mirupafshim!” – dhe lëshoi receptorin lehtë mbi aparat. 82 Duke u
përvjedhur në majë të gishtërinjve, Besimi hyri prapë në dhomën e fjetjes dhe
ashtu hajnisht, filloi të vishej. Sandra e dëgjoi dhe për një çast, e
përgjumur, e rrëmbeu nga dora dhe e tërhoqi nga vetja. “Po shkon në punë,
shpirt? Kush ishte në telefon?“ „Jo, jo, me doli një punë tjetër!“ „Në ora tre
të mëngjesit!?” – tha ajo, pasi kishte parë orën, që gjendej mbi komodinën fare
pranë shtratit. “Po, në ora tre. Kur të kthehem, bisedojmë. T’i them të gjitha.
Mirë?” “E di, e di. Kur të kthehesh ti, s’me tregon asgjë, si gjithmonë,
enigmatik!” – tha Sandra me naze, pasi ishte ngritur në këmbë, duke e
mbështjellë trupin e saj të brishtë me pelerinë. “Të tregoj, pra! Kësaj radhe,
po. Të betohem!” “Të vij dhe unë me ty?” “Nuk kam kohë të pres, derisa ti të
përgatitësh. Mirupafshim, schatz.” – dhe pasi e puthi në gushë, me xhaketën në
dorë, doli me vrap. Sandra, me buzë të varura, mbylli derën me bravë. Njerëz të
çuditshëm, mendoi, derisa hapat e tij dëgjoheshin akoma duke i kaluar shkallët
dy e nga dy. Shumë të çuditshëm, mendoi për të dytën herë, dhe u shtri në
shtrat. Vetura e tij tani çante në drejtim të magjistrales. Duhej të shkonte te
një pompë e karburanteve, fare pranë kufirit, në kohë të caktuar, që fugoni të
mos priste, por as Besimi nuk guxonte të ndalej e të priste gjatë aty. Këtë
urdhër e kishte marrë herën e fundit, kur ishte takuar me Belin, siç e quanin
një burrë thatak, trupvogël, rreth të tridhjetave, të cilit nuk dihej emri, 83
adresa, nacionaliteti, vend punësimi, profesioni… Me një fjalë, një njeri
enigmatik. I kishte thënë se, pasi të lajmërohej përmes telefonit, ai duhej t’i
dilte para, për ta udhëzuar një furgon, deri në adresën e caktuar, pra, në
garazhin e Zekiqit. Në atë takim ai i kishte dhënë edhe kodin e marrëveshjes.
Rreth njëqind metra afër kufirit, zvogëloi shpejtësinë, duke e kthyer veturën
në të djathtë të rrugës, në sheshin e gjerë, ku ndodhej pompa e karburanteve.
Qetësinë e natës e çau zhurma e automobilit, i cili me shpejtësi marramendëse
dhe pa e respektuar shenjën e policit të doganës që të ndalej, mori drejt
daljes. Doganierët u përpoqën ta ndalonin, por vetura çau në drejtim të tyre
dhe në momentin kur u duk se u shpëtoi doganierëve, sesi e humbi kontrollin dhe
me një të frenuar të rrufeshme, derisa nga gomat i doli tymi, me pjesën e pasme
u përplas për shtyllën e betonit, që ndodhej në territorin e Zvicrës dhe aty u
ndal. Policët doganierë, me armë në duar, të gatshëm për zjarr, u turrën drejt
veturës. Me duar të ngritura lartë, nga vetura dolën një vajzë dhe një djalë.
Pasi i urdhëruan t’i mbështetnin duart mbi veturë, ata filluan t’i
kontrollonin. Në ato çaste në doganë ia behu një furgon me ngjyrë të bardh, i
tipit „Fiat Dukato“. Doganierët e zënë me veturën, i bënë një kontroll të shpejt
furgonit, pastaj i dhanë shenj të vazhdonte rrugën. Besimi, pasi e kishte
mbushur rezervuarin e veturës se tij me karburant, ose kishte bërë se gjoja e
mbushte, u ul qetë-qetë në veturën e tij, ndezi motorin dhe shtypi gazin, duke
dalë në rrugë. Përmes sinjaleve u morën vesh dhe tani çdo gjë shkonte sipas
planit. 84 * Nga ana e pasme ishte dera e madhe e garazhit, që shërbente
kryesisht për makinat e mëdha. Shoferi, me ndihmën e Zekiqit, e futi furgonin
në brendi të garazhit. Si zakonisht, Zekiqi së pari ndërroi rrobat. Veshi
pantallonat dhe xhaketën që ishin të ngjitura njëra me tjetrën. Rrobat e
mekanikut ishin të qëndisura me emblemën e garazhit “Fiat Garage”, të shkruara
me germa të mëdha e me bojë të përhimët. Mbi xhepin xhaketës, mbi anën majtë,
ishte i shkruar emri i tij, por nuk dallohej mirë, sepse ishte i përlyer me
vajra e me katran. Pasi u mëshoi edhe një herë flokëve me dorën e majtë, u
afrua ngadalë pranë furgonit. Dukej sikur e kishte ndërmend ta merrte me të
mirë furgonin, ta ledhatonte, që të mos egërsohej, siç bën zakonisht nallbani
kur i afrohet ndonjë kali hamshor. Duke e shtypur sustën, motori i vinçit nxori
një zhurmë të zgjatur, e cila në qetësinë e natës dëgjohej i dyfishuar dhe
ndillte njëfarë frike. Befas iu duk sikur dikush përgjonte nga jashtë dhe,
sakaq, lëshoi sustën. Mbajti vesh. Asgjë! Budalla! Të ka hyrë frika në palcë,
frikacak! E shau veten, duke e shtypur sustën prapë. Dalëngadalë furgoni
ngjitej lartë. Zekiq mori frymë thellë. Për një çast iu duk se, me këtë lartë
ngritje të furgonit, kishte kaluar edhe rreziku. Me të shpejtë mori çelësin e
madh që rrotullohej me shtypjen e ajrit që vinte nga kompresori dhe filloi
lirimin e vidave. Fresku i agimit kishte filluar të shpërndahej bashkë me
mugëtirën. Në xhadenë kryesore, që kalonte fare pranë garazhit, kishte filluar
të shtohet rrëmuja. Komunikacioni kishte filluar të dendësohej. Njerëzit 85
shpejtonin secili në punën e tij. Që nga larg u dëgjua sirena e një
autoambulance. Pastaj u dëgjua zhurma e trenit, i cili kaloi mbi urën metalike,
duke lënë prapa një kërcëllimë mbytëse. Pranë garazhit dikush ishte ndaluar që
ta mbushte automobilin e tij me karburant. Sigurisht se diçka nuk shkonte
mbarë, sepse ai shante në italisht. Zekiq u detyrua të dilte dhe të pyeste se
çfarë i kishte ndodhur. Pasi Zekiq e evitoi problemin, ai u qetësua dhe vazhdoj
punën e tij. Nga ndërtesat përreth filluan të vërshonin fëmijët, dikush me
çantë, dikush me ndonjë libër të vetëm në dorë dhe ata më të vegjlit, me shirit
të kuq të varur mbi kraharor, që tregonin se ata ishin fare të mitur,
parashkollorë. Të gjithë drejtoheshin kah shkolla. Brenda një ore çdo gjë ishte
në vendin e vet. Kur erdhi shefi, e gjeti duke punuar në riparimin e furgonit,
të cilin, siç i tha shefit, e kishin sjellë gjatë natës për riparim dhe ishte
tepër urgjent. Zekiq i tregoi shefit se cilën pjesë duhej t’ia ndërronte
furgonit dhe shefi, përmes telefonit, bëri porosinë. Myshterinjtë filluan të
dyndeshin në garazh. Dikush kishte ardhur ta merrte makinën e tij. Dikush
kishte pasur ndonjë defekt të vogël në automobil dhe kishte ardhur ta riparonte
para se të shkonte në punë. Erdhën edhe shoferët e makinave që kohë më parë
Zekiq, krejt sipas planit, i kishte mbushur me “mall”. Ishin gjithsej tre veta.
Kurrë nuk i kishte parë, sepse makinat i kishin sjellë aty për „riparim“ të
tjerë njerëz. Zekiq këtë truk e dinte, kurse shefit as që i interesonte se kush
vinte e kush shkonte. „E ka çelësin“, kishte pyetur një herë shefi. „Po“, ishte
përgjigjur Zekiq. „Atëherë, bëje pagesën dhe - Hasta la vista!“ 86 Përmes
mimikës Zekiq e informoi shoferin se çdo gjë ishte në rregull, sipas planit.
Furgoni ishte i parkuar jashtë, pranë derës së madhe. Pasi ai e bëri pagesën te
arka, shoferi u largua. Zekiq e ndjeu veten të lodhur. Zakonisht në këso
rastesh ndihej i lodhur, siç dukej, jo aq nga puna, por më tepër nga frika.
Tani ishte koha që të tërhiqej nga vendi i punës dhe të fshihej në vendin e tij
të preferuar, që askush nuk mund ta gjente, për të pritur reaksionin e parë,
pas gjithë asaj pune të lodhshme e të frikshme. Dita kishte filluar të thyhej.
Edhe pak dhe do të përfundonte orari i punës. Zekiq iku ndër të parët. Shefi e
kuptoi dhe i dha leje që të largohej. Zekiq e lajmëroi gruan se kishte mbledhje
të Partisë Opozitare Serbe. Doli në rrugë. Disi e ndjeu veten më të sigurt në
mes të gjithë atyre njerëzve. Koha kishte filluar të ftohej dhe pasi u
mbështoll mirë me shallin bojëkafe, hyri në veturën e tij, që ndodhej e parkuar
në skajin e rrugës. “Më ndihmo, o Zot!” - tha me vete dhe bëri kryq. * Takimi ishte
caktuar në ora shtatë, plus minus dhjetë minuta. Vendtakimi ishte në një shtëpi
të vjetër dhe të vogël, në dalje të qytetit. Në pamjen e parë të bënte
përshtypjen se në këtë shtëpi nuk banonte askush. Në oborrin e vogël para
shtëpisë, që ishte i rrafshuar me zhavorr, luanin ca fëmijë. Shoqëruesi priu i
pari drejt hyrjes. Ai nuk i ngjiti shkallët përpjetë, por në anën e majtë të
derës zbriti një palë shkallë dhe u gjend para një dere tjetër. Nxori nga xhepi
çelësin e vogël dhe e solli lehtë në derë. Ajo u hap, duke bërë ngërrc të
zgjatur. Zbritën edhe një palë shkallë. Aty nuk ishte ndonjë 87 shtëpi banimi.
Ishte një bodrum i madh dhe gjysmë i boshatisur. Pasi shoqëruesi shtypi sustën,
u ndez një dritë dhe në fundin e atij podrumi u duken mobilie të vjetra e të
hedhura pa kujdes. Ishte qetësi. Nuk dëgjohej asgjë, përveç hapave të tyre.
Shoqëruesi mori drejtimin nga mobiliet e hedhura pa kujdes dhe ua bëri me
shenjë që të uleshin diku, ku të mundeshin dhe rrudhi krahët me një buzëqeshje
të ngurtë, në shenjë shfajësimi. “Duhet të prisni një grimë!” – tha shoqëruesi
dhe u kthye nga kishin ardhur. Këta kërkuan në atë rrëmujë dhe pasi gjetën disa
kolltukë të vjetra, u ulën. Në atë qetësi u dëgjuan hapat e shoqëruesit të
tyre, por befasia ishte se ai nga jashtë ua mbylli derën me bravë. Besimit i
shkoi mendja të arrestimi i tij, sepse njeriu që i shoqëroi iu duk sikur të
ishte po ai, dhe pastaj zëri i tij i qetë dhe në fund, brava. Sa e urrente
bravën, dhe një palë mornica ia përshkuan trupin. “Pse e mbylli derën?” – pyeti
si me vete. Beli e shikoi me një palë sy të akullt dhe nuk foli. Bëri një
lëvizje të trupit nga ana e majtë, duke bërë përpjekje që të ulej më mirë dhe
nga xhepi nxori kutinë e duhanit dhe ia zgjati Besimit. Pasi ndezën nga një
cigare, Beli, ashtu i shushatur siç ishte, u kthye edhe më shumë nga ana e
Besimit dhe me një shikim pakëz më të zbutur dhe me një buzëqeshje të lehtë të
varur në buzët e tij të ujta, ngriti njërën vetull pakëz lartë dhe tha: “Nuk e
mbylli derën për ne, por që t’mos hyjnë fëmijët këtu. E sheh, kjo shtëpi është
“Foyer für asylbewerber”. Tani ka përfunduar orari zyrtar i punës dhe këtu nuk
ndodhet askush që përkujdeset për të, përveç 88 atyre që banojnë këtu. Edhe ky
djali këtu banon. Ky kujdeset për pastërtinë e këtij objekti. Ke armë me vete?“
“Po, pse ka ardhur puna deri te armët?” “Jo, ashtu kot të pyeta.” Bënte ftohtë.
Ora ishte 17:03 minuta. Kishte akoma kohë. Ndërkohë, qetësinë mbytëse të atij
bodrumi e prishi zhurma e hapave që, nga ana e derës, vinte si e mbytur. U dëgjua
rrotullimi i bravës dhe fill pas saj, u dëgjuan hapat që po afroheshin.
Përcjellësi u kthye prapa, duke e mbyllur derën, por kësaj radhe jo me bravë.
“Gutenabend” – përshëndeti njëri që qëndronte në ballë të asaj çete të vogël të
përbërë nga pesë veta. Ishte një burrë i gjatë, me flokë të zeza dhe të gjata
deri mbi supe. Kishte një mjekër të dendur, jo të gjatë. Mbante një palë syze
të errëta dhe të mëdha. Nuk deshi të ulej. As shokët e tij, që rrinin prapa
tij, nuk pranuan të uleshin. “Sa kilogram i keni?”- foli ai me një gjermanishte
të çalë me theks arab. “Për sa jeni në gjendje ta bëni pagesën?” – pyeti Beli.
“Kjo është çështje private, por nuk ka rëndësi, ne mundë t’i përgjigjemi një
kërkese deri në njëzet kilogram! E keni të pastër apo është e përzier?” “Sipas
nevojës suaj, kemi të pastër, por kemi edhe të përzier. Me vete kemi edhe
paracetamol, përziers, të ardhur nga Holanda” “Ne, me dëshirë e marrim të
gatshëm, të përzier” – tha ai, duke e kthyer vështrimin nga shokët e tij. Ata
pohuan me kokë. 89 “Ne kemi njëzet bukë!“ ”Mirë.” “Doni ta provoni? “- pyeti
Beli “Sigurisht!” – u përgjigj prapë i pari. “Për pagesën e mëparshme, si
qëndron puna? E bëni sot, apo… ” – pyeti Beli. “Edhe ajo është e rregulluar, e
bëjmë sot.” Beli i bëri me shenjë Besimit. Ai u ngrit dhe me hapa të qetë doli.
Të dera e hyrjes takoi shoqëruesin. Ai ishte ulur në prag dhe kishte filluar të
luante me fëmijë. Mugëtira e mbrëmjes kishte filluar ta mbështillte këtë pjesë
periferike të qytetit. Automobilat qarkullonin në rrugën matanë. Tutje, në anën
e djathtë, shiheshin ndërtesat e mëdha të fabrikave dhe të magazinave gjigante
të ndërmarrjes “Migros”, ku dritat nëpër rrugën kryesore i shndrisnin deri në
disa kate, kurse pjesa e epërme e tyre dukej e mugët dhe pa shenja jete. Fare
pranë oborrit të ndërtesës se vjetër, që Beli më parë e quajti „Foyer für
asylbewerber“, ndodheshin disa kangjella të ndryshkura hekuri, kurse pas tyre
një renditje harmonike e pemëve me trupa të vegjël, që tani në këtë stinë të
vjeshtës dukeshin të zhveshura, jo vetëm nga gjethet, por edhe nga bukuria.
Dukeshin sikur të ishin lakuriq dhe nuk dihej se çfarë pemësh ishin. Drita e
dobët e oborrit i bëri fëmijët që të linin lojën dhe të mblidheshin ngadalë në
dhomat e ngrohta, pranë prindërve të tyre. Kur u turrën fëmijët drejt derës,
Besimi i vërejti se disa ishin fëmijë zezakësh, apo nga Sri Lanka, kurse dy të
tjerë i dëgjoi të flisnin turqisht. Çudi, kanë ardhur nga anë e kënd i botës
këtu dhe jetojnë në harmoni… 90 “Si të quajnë?” – pyeti Besimi. “Hut Shkami,” –
u përgjigj tjetri. “Ke kohë që merresh me këtë punë”? “Jo, unë vetëm
ndërmjetësoj në këso rastesh. Të merrem seriozisht me këtë zeje, duhen
investime të mëdha, që mua me mungojnë.” “Nëse dëshiron vërtet të merresh me
këtë punë, unë të ofroj drogë sa të duash, dhe atë veresie. Pagesën e bën kur
ta kesh shitur drogën. Fitimin e ndalë për vete, ndërsa borxhin e kthen. Më
beso, ky zanat ka fitime përrallore...” “E besoj. Nuk është aspak punë e
ndershme, por unë akoma nuk kam leje pune, familja nga Kosova po kërkojnë para.
Ata mendojnë se, posa të arrish në Zvicër, paratë të presin të gatshme. Kështu
kam menduar edhe unë, para se të vija këtu. Të gjithë presin nga unë!” – tha
Huti, me një zë të ulët, sikur kërkonte mëshirë. “I bie një herë me të shpejtë:
bam, bam, bam dhe i shpëton ata edhe veten. Por duhet të llogarisësh edhe
rrezikun… Takohemi një herë tjetër dhe bisedojmë më shtruar. Mirë?” “Shumë
mirë!” “Eja, tani, ata kërkojnë mallin!” “Shkojmë.” Beli qëndronte i heshtur në
kolltukun e tij. Dukej se kishte ndërruar vend. Ishte afruar edhe më afër
murit, duke e mbështetur kolltukun e tij pas murit. Dorën e djathtë e mbante
nën sqetull, kurse të majtën e kishte mbështetur për faqen e tij të lëmuar e pa
qime. Edhe kur u afruan Besimi me Hutin, nuk bëri ndonjë lëvizje. Vetëm
vështrimin e çoi pak më lartë, duke i ngritur 91 vetullat e tij të holla jashtë
mase. Përcjellësi, me hapa të lehtë, u afrua pranë një grumbulli me dërrasa të
mobileve të shkatërruara dhe filloi qetë, pa bërë zhurmë, t’i largonte ca sosh.
Pastaj, nën atë grumbull dërrasash, doli një komodinë e vjetër. Shoqëruesi i
dha shenjë që në këtë punë t’i ndihmonte edhe Besimi. Të dy së bashku ngritën
pezull komodinën dhe e vendosën në mënyrë të drejtë, në mes të Belit dhe të
tjerëve. Pasi bëri një shtrirje të kurrizit, duke nxjerrë nga goja një „oh“ të
lehtë, nxori nga xhepi një çelës të vogël dhe hapi një derëz të komodinës. Në
brendi u dukën pako të vogla, të mbështjella me kujdes me një najlon bojëhiri.
„Provoje!“ - tha Beli me një zë të ulët, sa që mezi u dëgjua. Ai prapë kishte
atë qëndrimin e tij të ngurtë. Pa asnjë lëvizje, ai shikonte si i përhumbur në
një amulli. Çdo lëvizje e bënte me kujdes. Të njëjtën gjë e bënte edhe Besimi,
kurse shoqëruesi nuk ishte më pranë tyre. Se ku ishte zhdukur, pa u parë fare.
Ishte qetësi e thellë. Askush nuk pipëtinte. Dëgjohej një „Fësh-fësh“ nga
lëvizjet e burrit të gjatë e me syze të mëdha, gjatë kontrollit të cilësisë.
„Cilësore!“ – tha më në fund. „Sa bukë janë gjithsej? – pyeti ai me mjekër. „Të
thash më parë, njëzet.“ „Cili është çmimi i fundit? Do të ketë ndonjë lehtësim,
nëse ne i marrim njëherësh të gjitha?” Beli luhati kokën në shenjë mohimi.
“Mirë, pra! Paratë!“ – dha urdhër mjekra. Beli u afrua pranë çantës dhe nga
mesi i njërit nga dengjet nxori një bankënotë. Ktheu kurrizin nga të pranishmit
dhe e shikoi në dritë bankënotën. Pastaj, nga xhepi nx92 ori një letër të
bardhë dhe pasi e vendosi bankënotën mbi të, filloi ta fërkonte. Në letrën e
bardhë la shenjë ngjyra e bankënotës. “Në rregull. Janë origjinale!” Pasi u bë
pagesa, ata morën pakon me drogë dhe dolën. Shoqëruesi ua hapi derën. Beli hapi
çantën dhe nxori disa tuba parash dhe pas një llogarie të shkurtër, ia zgjati
Besimit disa sosh. “Këto janë për ty, kurse të tjerat janë për njerëzit tuaj. Tani
është koha të ikim! Unë po dal, kurse ti eja pas pesë minutash. Mirupafshim!” –
tha Beli, duke ia zgjatur dorën. “Mirupafshim! Ku do të takohemi për ta pirë
nga një? – i tha Besimi me buzë në gaz. “Do të gjejmë kohë edhe për këtë!” –
tha Beli me një zë të ulët dhe doli. Sa njeri i çuditshëm. Di të ruhet shumë më
mirë se sa unë që jam i specializuar për këto punë. Ka lindur talent, është për
t’ia pasur lakmi, mendoi dhe me hapa të shpejtë u drejtua nga vetura e tij.
Kishte një ndjenjë gëzimi për fitimet marramendëse që ia sillte biznesi i tij.
Kurse, në anën tjetër, ndiente një zymtësi për shkak se dy ditë më parë ishte
grindur me Sandrën. Do t’i kalojë inati, kishte menduar. Zënka kishte ndodhur
për shkak se ai kishte qëndruar gati tërë natën në një lokal, ku
grumbulloheshin shumë shqiptarë. Ajo disa herë e kishte kundërshtuar për shkak
të vizitave të tij të shpeshta në këtë lokal, i cili, sipas saj, ishte lokal jo
për t’i kaluar orët e mallëngjimit me bashkëvendësit, por për të matur forcën
fizike dhe trimërinë. Para ca kohësh aty kishte pasur grindje, rrahje dhe
shkrehje 93 armësh. Me këto mendime ai hyri në dhomën e madhe të pritjes. Mbi
tavolinën e ulët ishin gazetat ditore, që i parapaguante Sandra, si dhe shumë
pliko. Filloi t’i hapte ngadalë. Fletëpagesa e rrymës, mendoi, qiraja, po kjo?
Dhe vazhdoi leximin: “Ftesë: Për shpirtin e prindërve të ndjerë, ndjesë paçin,
ju ftojmë të merrni pjesë në festën e Mevludit, që mbahet në sallën Gemainde
Kirche Weisstrasse 21 Schlieren, me datë 12. 6. 1996 në ora 18:00. Pjesëmarrja
e juaj do të na nderojë. Me respekt, vëllazëritë Dini dhe Vali.” Në korridor u
dëgjuan hapat e gëzueshëm të Sandrës, derisa ai mendonte se plani do të
realizohej ashtu siç e kishin paraparë. Ajo erdhi si gjithmonë e qetë. Kuptohej
se akoma nuk i kishte kaluar zemërimi. Nuk përshëndeti fare. Ajo, pasi hoqi
këpucët, hyri në dhomën e gjumit. Besimi nga këndi e shikonte me një epsh të
tepruar. Ajo kishte filluar nga zhveshja. E ndjente se nuk do të përmbahej,
prandaj u afrua fare pranë, kur Sandra ishte gati lakuriq. Shikimi i tij mbi
trupin e saj të bukur, nuk kishte asnjë lidhje me grindjen. Këtë e ndiente edhe
Sandra. Edhe ajo ishte e këtij mendimi, por në veten e saj, pa e shfaqur. E
ndjente dhe e dëshironte atë shikim të zjarrtë të tij, prandaj edhe lëvizjet i
kishte nazeqare. Nuk do të kundërshtonte, po t’i afrohej Besimi. Ajo këtë e
priste, bile me padurim. Disi, në mënyrë provokative, gjoja se po i hiqte
rrobat, me duart e saj të vogla ledhatonte lehtë pjesët delikate të trupit, si
pa e vënë re fare shikimin e Besimit. Dhe përpiqej ta përmbante veten nga
nervoza për vonesën e tij. E ndjeu se ai do të afrohej. Dhe ashtu ndodhi. Ai
tani ishte pranë saj. Ajo ndjeu dorën 94 e tij, kur e lëshoi lehtë mbi supin e
saj gjysmëlakuriq. Ai mbajti qëndrim, duke pritur reagimin. Kundërshtim nuk
kishte, por as qasje të mëtejme nga ana e saj. Atëherë, qetësisht e tërhoqi kah
vetja dhe e mbështolli në përqafim. Me një buzëqeshje të papërmbajtur, ajo iu
hodh në gjoks, duke i afruar buzët e saj të kuqe pranë buzëve të tij. “Sot mora
një thirrje për mbledhje,” – tha Besimi. “Ku e gjen edhe ti të ikësh, sa herë
që unë jam e gatshme për…” “Jo sot, schatz, të dielën!” “Aha…“ - ia bëri ajo,
me një zë të zgjatur dhe qetësisht e tërhoqi drejt shtratit. – „Dhe unë do të
mbetëm fare e vetme në këtë shtëpi të trishtë.“ “Ti me ke thënë se do t’i
vizitosh prindërit?” “Ë, ë… do të rri këtu… ah… ahh!…“ * „…Një kohë të gjatë
kam punuar inspektor i policisë dhe kam pasur një jetë të bujshme, aventuriere!
Pas orarit të punës i gjeja baret me luksoze dhe, pasi të gjitha ishin të
paguara nga ata që i kisha „zënë” në kundërvajtje gjatë ditës, si pije, meze,
raki dhe, ç’ishte më e mira, edhe bukuroshe të reja, që kishin ardhur nga
Serbia, ha, ha, ha!... Pastaj, kur iu ndihmova demonstruesve, duke e vrarë një
polic serb, ata me burgosën... dhe deshi zoti ika!“ – fliste Besimi, i
ngazëllyer nga koha e shkuar, duke tundur duart dhe me ton të lartë përpiqej
t’ua mbushte mendjen tre-katër burrave që i kishte për ballë, se kishin të bënin
jo me një njeri dosido, por me një të tillë që ka pasur një karrierë të bu95
jshme, me pozitë të lartë në shoqëri, me përvojë të shkëlqyer në atë mjedis ku
kishte jetuar dhe për çështje të lartë patriotike dhe kombëtare kishte qenë i
shtrënguar të arratisej. Si të gjithë patriotët e tjerë, që ndodheshin të
strehuar këtu, kishte vendosur t’i dilte zot atdheut që ishte në rrezik,
vazhdonte të fliste Besimi. Askush nuk reagoi për ato që ai i tha. Ra një
heshtje mbytëse. „Po ju, ku keni punuar para se të vini këtu?” – pyeti njëri
shokun që e kishte për bri, sa për ta thyer atë heshtje gjumashe. “Kush, unë?”
– pyeti burri, disi i çuditur nga kjo pyetje e papritur. “Po, po, ti.” – ia
ktheu tjetri prerë. “Unë gjithë jetën jam grindur me këtë”, – dhe bëri me gisht
nga ai që pak më parë e kishte quajtur veten inspektor të policisë. Besimi u
skuq lehtë. Tërë fajin ia hodhi Dinit, i cili i kishte thënë se të gjithë të
ftuarit “ishin tanët”. U zgjat edhe më fort kah ai, të shikonte se cili ishte
ai që u përgjigj. Tjetri kishte kyçur gojën dhe nuk fliste më. Ishte një burrë
shtatlartë, me një palë sy të trishtueshëm, të fshehur thellë prapa xhamave të
syzave. Ai shikonte në drejtim të tij, me një shikim ironik dhe në buzë i varej
një buzëqeshje cinike. Besimi, për të mos i ulur sytë para tij i turpëruar,
vuri buzën në gaz, duke zbuluar dhëmbët e tij të verdhë. Do te të kushtojë
shtrenjtë kjo përgjigje ironike që me bëre të skuqem para këtyre burrave,
mendoi duke e larguar shikimin nga ai dhe u ngrit. Në korridorin e ngushtë u
takua me Dinin. Pas një bisede të shkurtër që pati me të, Besimi, me një
buzëqeshje cinike dhe me një shikim ironik dhe triumfues bashkë, u kthye dhe u
ul në vendin e vet. 96 Salla kishte filluar të mbushej me burra të moshave të
ndryshme. Në ballë ishte vendosur një tavolinë e madhe, e mbuluar me një beze
të bardhë dhe në mesin e saj, ishte vendosur një vazo e madhe e mbushur me lule
lloj-lloj ngjyrash. Edhe tavolinat e tjera ishin të stolisura me lule, por jo
edhe të mbuluara me beze. Tavolina në ballë ishte e rezervuar. Hetohej lehtë se
ata që ishin të ftuar të uleshin në atë vend të stolisur bukur, ende nuk kishin
arritur. Në mesin e sallës, poshtë në dysheme, ishte vendosur një televizor i
vogël, kurse në fundin e sallës ishte vënë një kamerë e madhe me këmbë të
gjata. Kameramani i bënte provat e fundit. Ndihmësi i tij mbante në dorë një
kamerë pak më të vogël dhe herë pas here e lëshonte në veprim, që ta provonte
nëse ishte në vijë harmonike me dy televizorët dhe kamerën e madhe. Ai provonte
edhe mikrofonin, duke numëruar: “Einz, zwei… einz, zwei...” - dhe zëri i tij i
trashë mbushte sallën, pasi kalonte për bukuri përmes zmadhuesve, duke i mbytur
zërat e të pranishmëve që bisedonin në mes vete me zë të ulët. “Erdhën!…
ngrehuni në këmbë ju lutëm! Erdhën!“ - thirri Dini. “Selam alejhi” – thirri
kryehoxha, posa u duk në derë, i veshur me një xhybe të zezë që i arrinte deri
në fund të këmbëve. Në kokë mbante çallmë. Kishte një palë sy të lëvizshëm dhe
zhbirues, si dhe një mjekër të zezë e të gjatë. Pas tij hynë në sallë edhe
katër të tjerë, të veshur pothuaj njëjtë, por në vend të çallmës ata mbanin në
kokë plisa të bardhë, që dukeshin si ojme të qëndisura. 97 “Alejhi selam” – u
përgjigjën të pranishmit duke e u ngritur në këmbë. Zhurma e karrigeve e mbyti
atë zë të përbashkët, sa që mezi u mor vesh se vërtet xhemati ia kishte kthyer
selamin imamit. Pasi zunë vendet sipas rangut, hoxhallarët i dhanë shenjë
xhematit që të qetësoheshin dhe të mbanin vesh se kishte ardhur koha që tubimi
të fillonte. Kryehoxha, pasi u kollit sikur donte ta pastronte zërin, ngriti
vetullat lartë dhe, duke e përqendruar vështrimin në një pikë të pacaktuar, i
dha zërit që buçiti i dyfishuar nga zmadhuesit, sa që e bëri kameramanin të
vraponte pranë aparaturës dhe ta ulte zërin. “Bismil-lahi Rrahmani Rrahim! Në
emër të Allahut xhenëshanehu, po fillojmë lutjen hyjnore për shpirtin e
prindërve të Nuredinit, rahmetli-muvludin, që atyre Allahu iu ndihmoftë dhe ua
shëndritë rrugën e shtruar me lule drejt xhenetit!… Amin!” “Aaaamiiinnn” –
buçiti edhe zëri i xhematit në sallë. Pastaj njëri nga hoxhallarët, me një zë
të hollë, filloi të këndonte në një melodi arabe, por me fjalët në gjuhën
shqipe: “Bismil-lahi themi ne kur të fillojmë Emrin e All-llahut ne ta
përkujtojmë…” Në sallë kishte rënë heshtje. Vetëm zëri i imamëve dëgjohej. Ata
filluan të këndonin në kor, kësaj radhe në gjuhën arabe: ”Essalatu vesselamu
alejke ja Resul All-llah…” 98 Njëri nga me të rinjtë, që deri më tani kishte
qëndruar në një skaj i pavërejtur, befas tërhoqi shikimet e të pranishmëve, kur
me zërin e tij melankolik filloi të këndonte, sa që edhe dejtë e fytit iu fryn,
duke marrë ngjyrë të kaltër, ndërsa nga zori iu skuq fytyra. Që në fillim la
përshtypjen se nga zori do të ndërpriste këngën, por ai vazhdoi, tani me zë më
të pastër dhe më kumbues: “Prej mevludi, i vdekuri ka dobi Profeti do ta
përkrahë me kënaqësi…” Një redaktor gazete, i cili ndodhej i ulur fare pranë
hoxhës, kishte vënë duart në faqe dhe vështrimin e kishte mbërthyer në një pikë
të pacaktuar, mbi parketin e lëmuar të dyshemesë. Fare pranë tij ishte i ulur
botuesi, kurse pak më tutje ishte edhe realizuesi kompjuterik, një djalë i ri
me balluket e lëshuara mbi vetullat kaleshe. Njëri nga ndihmësit e hoxhës, që
ishte i ulur fare pranë tij, kishte kthyer kokën nga ai dhe me dorën pranë
gojës, i pëshpëriste diçka në vesh. Hoxha lëvizte kokën në shenjë pohimi dhe
pastaj sytë e tij të rrumbullakët i drejtoj nga Dini, duke ia bërë me dorë.
Dini e përshëndeti me kokë dhe me dorën e majtë në faqe, u kthye nga Besimi. Me
një lëvizje të lehtë koke i dha shenjë që ta ndiqte pas. Edhe në korridorin e
ngushtë, derisa ata i zbrisnin shkallët e vjetra dhe të drunjta, i ndiqte pas
zëri paksa i molisur i hoxhës. Dinit i dukej zëri lutës i hoxhës sikur i
thoshte të kthehej prapa, se atë që e kishte ndërmend 99 ta bënte nuk ishte e
shkruar as në Kur’an. Por tani hoxha këndonte në arabisht dhe nuk dihej se
ç’thoshte, e luste të kthehej, apo e uronte të vazhdonte rrugën e nisur. Në
oborr ishte errësirë. Që larg nga rruga vinin rrezet e dobëta të dritave të
neonit, që ndriçonin atje tej trotuarin e gjerë. Një freski e hollë i bëri
gjethet e plepit të shushurinin. Ata, pa folur fare, u drejtuan kah makinat e
tyre. Hynë në makinën e Besimit. Ai nxori nga xhepi telefonin mobil. Pasi
formuloi një numër, e afroi dëgjuesin pranë veshit. Në anën tjetër u përgjigj
një zë i thellë mashkulli, në gjuhën gjermane: “Pantiq, klinika private
dentare, urdhëroni ju lutëm!” “Me falni për shqetësimin, unë quhem Besim, kam
një shok dhe dua ta sjell urgjent në klinikë. Ka dhembje të forta të
dhëmballës.” “Silleni menjëherë. Si quhet ai?“ “Nuredin Keliqi.” “Nu-re-din…
Ke-li-qi… çdo gjë është në rregull, Mirëupafshim!“ – u dëgjua ai duke e ndarë
emrin në rrokje për ta shkruar në regjistrin e pacientëve. “Ju faleminderit
shumë dhe mirupafshim. Bukur!” - tha Besimi, pasi e kishte mbyllur telefonin
celular. - „Merre veturën tënde dhe më ndiq pas.” Pas pak veturat e tyre ishin
në një rrugë të ngushtë që të shpinte në një lokal nate, në periferi të qytetit,
pranë një zabeli. Posa kthyen në drejtim të autoparkut, Besimi i fiku dritat.
Ashtu bëri edhe Dini. Në gjysmerrësirë ata i parkuan veturat e tyre, por nuk
dolën jashtë. Pas pak çastesh ia behu edhe një veturë. Pasi u parkua, u dallua
silueta e një burri, i cili shikoi majtas 100 dhe djathtas, se mos e përgjonte
kush. Mbi rrotën e veturës se tij, ashtu i kërrusur, kërkoi apo la diçka, dhe
me hapa të shpejtë iku drejt hyrjes. Nga çasti në çast duhej të vinte sinjali
për fillimin e aksionit. Pasi e kontrolloi edhe një herë revolen e tipit
“Colt”, Besimi fshehu dorën nën sqetullën e majtë dhe u mbush frymë. Mendja i
shkoi te një aksion që disa muaj më parë e kishte organizuar dhe kishin pasur
sukses. Por, më pas, disa nga shokët që kishin marrë pjesë në aksion, ishin
arrestuar. Edhe kësaj radhe Besimi, për veten e tij, kishte siguruar mos
zbulimin, kishte punuar në mënyrë profesionale, duke humbur çdo gjurmë. Kam
profesion të mirë, mendoi. Nga telefoni celular erdhi alarmi. Pas katër
cingërimave, ai u mbyll. Besimi doli i pari. Pasi bëri disa hapa në drejtim të
hyrjes, ai u ul pas veturës që pak më parë ishte parkuar aty. Dini tani ndodhej
fare pranë tij. Besimi mori çelësin mbi rrotën e veturës dhe ia zgjati Dinit.
Ai me të shpejtë hapi automobilin dhe nga ulëset e pasme rrëmbeu një çantë.
Pasi e hetoj se ç’kishte brenda, ia bëri me kokë se çdo gjë ishte në rregull.
Besimi, me një shikim të shpejt hulumtues majtas e djathtas, i dha shenjë të
ikte, duke ia marrë çelësin nga dora. Dini iku në drejtim të veturës se tij.
Ndezi makinën dhe fare qetë u largua. Besimi, pasi shikoi edhe një herë
rretheqark, u nis në drejtim të veturës dhe e ndoqi pas Dinin. Kur u kthyen në
sallë, hoxha akoma ishte duke kënduar pjesë nga suret e Kur’anit. Qetë dhe pa
bërë zhurmë që të dy u ulën në vendet e tyre të mëparshme. Dini, me dorën e
majtë mbante faqen. Fytyra e tij shprehte dhembje dhe pikëllim bashkë. Askush
nuk e 101 dinte nëse kjo pamje e fytyrës i vinte nga dhembjet e dhëmballës, nga
fjalët mallëngjyese të hoxhës që i thoshte për shpirtin e prindërve të tij të
vdekur, apo për viktimat e tij të posa vjedhura. Punë e madhe, mendoi me vete.
Drogë kam vjedhur! Në fund e mori fjalën kryehoxha. Pasi i shikoi të pranishmit
me radhë, sikur nga fytyrat e tyre donte të lexonte tekstin që e kishte
formuluar me kohë në mendjen e tij, u kollit lehtë dhe pastaj, me një zë
artificial dhe aktoresk, tha: “Ndodhemi këtu në mes të botës krishtere. Jo
vetëm në mes të fabrikave të tyre, jo vetëm në mes të shkollave të tyre, jo
vetëm në mes të spitaleve të tyre, por edhe në mes të kishave të tyre. Para se
të vija këtu, në këtë sallë, mbi portën e lartë të kësaj ndërtese ishte e
shkruar me germa të mëdha “Gemeinde kirche”, që do të thotë në shqip: “Kisha e
komunës.” Pra, islami po e mbërthen nga gryka krishterimin, i cili nga
paqartësia e tij, nga edukata shkatërruese e tij, nga mësimet degjeneruese të
tij ndaj njerëzve e sidomos ndaj femrave, shumë njerëz, popuj dhe shtete kanë
filluar ta braktisin dhe ta përqafojnë fenë, gjuhën dhe fjalën e Allahut xheneshanehu.
Këtë pranim të hapur, këtë adhurim të paparë ndonjëherë në jetën e Islamit,
këtë dashuri të madhe për Kur’anin, për Muhamedin alejhi selam, më se miri e
ilustron autori anglez Michael H. Hart në veprën e tij: “Njëqind njerëz që e
ndryshuan historinë e botës”, ku Muhamedin e vë në vendin e parë. Kjo ka bërë
që adhuruesit e krishterimit të gjenden ngushtë, të gjendën në një mëdyshje, në
një udhëkryq dhe i ka shtyrë t’u bien kambanave të alarmit, duke derdhur gjithë
shafranin e tmerrshëm propagandues, të 102 helmueshëm dhe të hidhur si zeheri
për ta shkatërruar Islamin. Kur një i krishterë ka një dashuri kaq të lartë
ndaj profetit tonë, atëherë, a do të arrijnë të tjerët të depërtojnë deri te
shkatërrimi i Islamit? Estaifurullah tybe istiukfa! Unë them: Jo! Fuqia e tyre
është e vogël para fuqisë së Allahut fuqiplotë, mëshiruesit dhe mëshirëbërësit!
Lum si ai që e dëgjon fjalën e Allahut! Lum si ai që merr dhe e shpërndan
fjalën e shenjtë të Muhamedit alejhi selam! Lumë si ai që me itikat e besim të
fortë i përgjigjët thirrjes së shenjtë të Allahut dhe ata do ta kenë të hapur
derën e xhenetit dhe do të rrojnë në lumni në botën e amshueshme! Amin!“
“Amin!” – u përgjigjën edhe disa nga të pranishmit. * “Vrasje në mes
shqiptarëve të Kosovës”, – tha Sandra duke e hedhur gazetën përpara Besimit.
Ai, me sy të përgjumur, e mori gazetën në dorë. Në faqen e parë ishte shkruar
me germa të mëdha: „Prapë shqiptarët e Kosovës” Qërim hesapesh në mes të
bandave mafioze rivale. Epilogu: një i vdekur në vend dhe dy të plagosur lehtë.
Në mesin e të plagosurve edhe një mysafir rasti. Policia e heton rastin…“
“Ndodhin në çdo shtet të botës gjëra të tilla“, – tha Besimi, - „dhe kjo nuk do
të thotë se të gjithë popujt janë të njëjtë, kriminelë.” “Këtë nuk e thotë
askush”, – tha Sandra duke marrë gazetën, meqë Besimi nuk kishte shfaqur ndonjë
interes të veçantë për atë që shkruante atje. Këtë mosinteresim e bëri vetëm në
sytë e saj, kurse në veten e 103 tij mendoi ndryshe. Nuk i erdh aspak mirë që
kishte ndodhur ajo vrasje, pikërisht atje dhe ndoshta për fajin e tij.
Sidoqoftë, për veten e tij kishte një grremç të sigurt nga të mbahej. Frika
vinte se kjo ngjarje mund të ishte fillimi i dyshimit. Ndërsa fillimi i
dyshimit sillte drejt tij shikimet zhbiruese të spiunëve, të detektivëve, të
përgjuesve të specializuar në këto delikte dhe lëvizjet e tij do të
bllokoheshin. E dinte mirë se ç’do të thoshte, kur sytë e aparatit shtetëror
kthehen në drejtim të dikujt për hetim…do të thotë zbu…(o Zot! dhe ai iu shmang
fjalës fatale zbulim)… dhe me një shikim të trishtueshëm dhe të frikshëm e
përlau Sandrën, e cila, me kokën ulur mbi gazetë, lexonte në heshtje atë që
Besimi i saj e kishte filluar mbrëmë dhe të tjerët e kishin përfunduar
ndërkohë. Ndoshta është e shkruar në gazetë… dhe një dridhje tmerruese ia
përshkoj krejt trupin. Nuk i pritej derisa ajo ta ketë përfunduar së lexuari
dhe komentuari atë artikull njoftimi, i cili për Besimin, në këto momente
krize, dukej tmerrësisht i gjatë. “Çdo gjë për momentin mbetet e errët“, – tha
Sandra qetë-qetë, duke lënë gazetën mbi tavolinë. – „Ç’ke? Nuk ndjehesh mirë?”
“Mirë jam, por… sesi me erdhi!…” – tha ai dhe, i lehtësuar nga fjalët e saj,
doli në ballkon. Pas pak u vesh dhe doli. Në klub e priti xha Hima. Ishte i
shqetësuar. Kishte një pamje jo të zakonshme, me një fytyrë të vrarë. I kishte
ikur ajo buzëqeshja e përhershme. Pasi e përshëndeti, u ul në një karrige pranë
tij. Në sallën e madhe kishte pak njerëz. Ata bisedonin me zë të lartë. Tema e
bisedës ishte e njëjtë për të gjithë: Krimi 104 i mbrëmshëm që kishte tronditur
nga themeltë edhe një herë mërgatën shqiptare. “More vesh gjë ti?” - pyeti
Hima, duke u lëkundur lehtë mbi karrige. “E pashë në gazetë.” “Vrasje
misterioze!” “Si ndodhi?” – pyeti me ndrojtje Besimi. “Asgjë nuk është e qartë
tani për tani. Koha do t’i sqarojë të gjitha. Por… kam dhembje, mor bir...
dhembje dhe turp bashkë!” – tha xha Hima me zë të ultë, sikur dëshironte të mos
e dëgjonte askush atë që tha. “Dhembje dhe turp bashkë!” - përsëriti Besimi,
duke ulur kokën në shenjë dëshpërimi. Më kot e kërkoi Dinin. Në klub priti gati
një orë, por ai nuk erdhi. Nuk
ishte as në shtëpi, as në klubin e Valit. As në sallën e bilardos nuk e gjeti.
I thanë se kishte pasur një takim urgjent me pronarin e një agjencie turistike.
Fjala ishte për një dërgesë simbolike nga vëllezërit e tij që jetonin në
Kosovë, por ngarkesa kishte përfunduar në qytetin Sant Morritz. U kthye në
banesë. Sandra nuk ishte në shtëpi. U ul në kanape dhe hapi televizorin, me
shpresë se do të mësonte diç më tepër për vrasjet e një nate më parë. E ndiente
se edhe vetë ishte një personazh i skajshëm në këtë ngjarje, që befas i kishte
sjellë një çrregullim të papritur, një frikë që prej ditës që kishte ardhur në
këtë shtet nuk e kishte përjetuar asnjëherë më parë. Ishte i lodhur. Lehtë u
shtri mbi kurriz dhe me shikim drejt tavanit të bardhë të dhomës së miqve, u
përpoq ta zbrazte trurin nga çdo mendim, por ishte e kotë. Një frikë tinëzare
iu kishte mbështjellë rreth gjithë qenies së tij 105 dhe nuk e linte të qetë.
Ishte frika se mund të zbulohej dhe... këtu shkëputej nga gjithë ai mondanitet
dhe pasuri përrallore, që sapo kishte filluar ta shijonte. Pastaj, do të
pasonte edhe humbja e dytë, që gjithashtu ishte e rëndë. Zbulimi, burgosja,
apo… vrasja e tij nga… (o Zot, sa tmerr, dhe përnjëherësh e largoi nga koka
emrin e atij që në këto rrethana duhej ta vriste). Në fund, çka do të thoshte
xha Hima, kur do ta merrte vesh se intelektuali, trimi, politikani, patrioti që
me fjalimet e tij të zjarrta i bënte të derdhnin lot përmallimi mërgimtarët, u
burgos, apo u vra në fushën e kriminalitetit?!… Tmerr!… Jo, jo, nuk është
tmerr. Unë jam i paemër, i patrajtë, i pa mbiemër, i pa datëlindje, i pa moshë,
i paatdhe… unë jam hiç, asgjë, askush, i humbur. Po, po i humbur!… Zilja e derës
e largoi nga ato vegime të tmerrshme, por edhe e ktheu në realitet, duke e
tmerruar edhe më tepër. Nuk ishte shtypja e sustës së ziles në stilin e
Sandrës. Mos janë “ata”, mendoi, dhe zemra filloi t’i rrihte me shpejtësi.
Cingërrima u përsërit. Me hap të frikshëm u afrua pranë derës dhe duke venë
syrin në vrimën e saj, pa jashtë. Ishte
Dini. E hapi derën me të shpejtë. Disi u hutua, kur e pa atë në derë. Ishte e
mundur që të mos jetë arrestuar akoma, pyeti veten me ankth, kurse atij i uroi
mirëseardhje. “Dërgesa ndodhet në Sant Morritz“, – tha Dini, duke mos e fshehur
frikën. “E mora vesh! Kam menduar gjatë për këtë çështje”, – tha Besimi
mendueshëm. “Nuk kam njeri të përshtatshëm që ta dërgoj atje…” “Unë mendoj ta
dërgojmë atë burrin me syze, si 106 thua ti?” – tha Besimi, duke shikuar
ngultas në sy Dinin, i cili i dukej fare i hutuar. “Ai nuk pranon!” – ia ktheu
Dini i ndrojtur. “Nuk them që ai të merret pikërisht me transportimin e drogës,
bile as që duhet ta kuptojë qëllimin e vërtetë! Në këtë rast, ne duhet ta
përdorim atë për t’i ç’orientuar përgjuesit, nëse ata ekzistojnë. Më kupton çka
dua të them? Kurse, me transportimin e drogës të merret një ekip tjetër!” “Ku
ta gjejmë atë ekip?!” “I kemi njerëzit tanë të rryer në këto punë! Ku ndodhet
ai tani?” “Kush?” “Ai burri me syze, pra!” “Ai punon…” “Lajmëroje përmes
telefonit celular në vendin e punës dhe thuaji që të shkojë pikërisht në Sant
Morritz për të transportuar ca makina, ose diçka tjetër, kurse sa për
transportimin e drogës ka se kush merret!…“ “Po nëse nuk pranon? ” – pyeti
Dini, me fytyrë pakëz të çelur nga ideja e Besimit. “Gjej mënyrë ta bindësh!
Kërko të takohesh me të personalisht dhe gjej njëqind arsye për ta bindur, si
për shembull shëndeti…” “E gjeta, e gjeta!... Këtë punë ia lëmë Valit. Ai i
beson Valit dhe për fjalën e tij ai do të pranojë pa asnjë hezitim të shkojë në
Sant Morritz! Super! Pastaj, drogën mund ta transportojë vetë Vali, apo dikush
tjetër! Si thua ti!?“ “E sheh, pra? Ta provojmë një herë! Ideja është e mirë!“
– tha Besimi, pa ndonjë entuziazëm të veçantë. 107
Zilja e telefonit binte me ngulm. Si nëpër ëndërr, Besimit i bëhej se e dëgjonte. Sa përfundonte refreni, ashtu i përgjumur, thoshte me vete: Më duket se jam në ëndërr. Por refreni përsëritej. U ndie vetëm atëherë, kur Sandra, e cila ishte e shtrirë pranë tij, e tundi fuqishëm nga krahu. Pasi u përmend, u ul në shtrat, dhe e mori dëgjuesen, duke u përgjigjur me një “alo” të trashë, si të mos qe zëri i tij. Nga ana tjetër e receptorit dëgjoi një zë që në fillim nuk e njohu, por pastaj sikur ta kishte shpuar dikush me hosten, u ngrit në këmbë dhe, duke e tërhequr kabllon e telefonit, me aparatin në dorë, doli në dhomën matanë. Megjithatë, edhe që andej dëgjoheshin fjalët, por pasi biseda zhvillohej në gjuhën shqipe, Sandra e siguruar se nuk ishte ndonjë telefonatë për të, u kthye në krahun tjetër, duke e mbuluar edhe kokën me