Vetura
ndaloi pranë restorantit „Podgorica“, që ndodhej në periferi të qytetit. Pasi e
shtypi sustën e ziles, derën e hapi një vajzë e veshur me uniformën e
kamerieres. Hyri brenda, kurse ajo e mbylli derën me bravë. Në korridorin e
ngushtë e priti pronari. Ishte një burrë rreth të pesëdhjetave, me mustaqe dhe
flokë pis të zeza, të bojatisura. Ishte malazez, i ikur nga Shqipëria para
tridhjetë vitesh, i lindur dhe i rritur në një fshat në rrethin e Shkodrës. E
fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe. Pasi kaluan tri shkallë, u ndodhën para
banakut modern. Prapa tij i përshëndetën dy vajza. Kaluan sallën e madhe dhe të
rregulluar bukur. Tavolinat ishin të radhitura në pesë rreshta dhe të mbuluara
me cohë të bardhë. Në ballë ndodhej një derë e madhe pakëz e hapur. Kaluan në
sallën tjetër, e cila ishte edhe më e madhe dhe më e gjerë se e para. Në fundin
e saj shiheshin dy
pastruese, duke rregulluar karriget dhe duke pastruar
rrëmujën e një nate më parë. Kjo sallë përdorej si kabare, apo rezervohej nga
miq të zgjedhur, për orgji, darka dhe ahengje të porositura. Në ballë ndodhej
skena me perde të hapura dhe në brendi shiheshin instrumente muzikore. Në
këndin e djathtë ishin shkallët e ndërtuara në mënyrë rrethore, që të shpinin
në katin e 227 dytë. Ishin të veshura me tepih, ndërsa mbajtëset anësore të
metalta dhe me ngjyrë të artë shkëlqyese. Ngjitën shkallët. Kaluan korridorin e
gjatë dhe u gjendën përballë një dere. Pronari e shtyu derën. Ndaloj jashtë
pragut, duke i dhënë shenjë me dorë, me një përulje të lehtë, në shenjë
respekti, që ai të hynte i pari. Dhoma ishte e madhe, e shndritshme dhe e
mobiluar bukur. Në këndin e majtë ishte një tavolinë e madhe në formë të germës
“L”. Mbi tavolinë shiheshin dosje të hapura dhe shkresa, si dhe monitori i madh
i kompjuterit. Në anën tjetër të tavolinës ishte një kolltuk i veshur me
saftjan, kurse pranë dritares një vazo e madhe me kurorën e blertë të një
limoni. Në ballë ishte i vendosur një televizor i madh, kurse pranë tij një
divan dhe një tavolinë e ulët. Pronari i dha shenjë të ulej në divan, pastaj
duke ngritë receptorin e telefonit lajmëroi kamerieren që të vinte për të marrë
porositë. Derisa kamerierja ishte duke i marrë porositë, pronari fiku televizorin
që ishte duke transmetuar hyrjen triumfale të trupave ndërkombëtare në Kosovë.
“Këtu je në vend të sigurt,” – tha pronari i buzëqeshur, sikur donte t’ia
tërhiqte vëmendjen nga pamjet në televizor. “Ju faleminderit”, – ia ktheu
Besimi, me një çudi të përmbajtur. Pikërisht në këtë restorant ishte zënë me
serbët para ca vitesh dhe pikërisht ky burrë që tani ndodhej i ulur ballë tij e
kishte shpëtuar. Të ketë qenë e tëra një kurdisje, apo është një rrjet që unë
nuk jam i njoftuar për të? Dhe vazhdoi: – „Të gjitha shpresat i kam të varura
te ju.” 228 “Ke arsye të plotë, miku im. Ja, e sheh! Unë rrezikoj veten për të
mbrojtur ty. Ne jemi si vëllezër, ndaj ia kemi me borxh njëri-tjetrit ndihmën.”
„Ashtu është.“ – tha Besimi mendueshëm. Dera u hap. Ishte kamerierja. Me tabaka
në dorë dhe me hapa të shpejtë i solli pijet e porositura. Ajo, pasi ju tha “ju
bëftë mirë”, doli. Pronari u ngrit dhe prapë mori dëgjuesen e telefonit. “Çdo
gjë është në rregull. Mirupafshim!“ – tha dhe lëshoi dëgjuesen mbi aparat. Pastaj,
me hapa të lehtë, u ul në vendin e vet, duke marrë gotën në dorë. – „Epo,
gëzuar, dhe mirë se na erdhe!” “Gëzuar dhe mirë se ju gjeta! ” – tha duke
ngritur gotën e konjakut. Vetëm sa i çiku buzët dhe e la mbi tavolinë. E ndjeu
se ishte i uritur. Pronari sikur e kuptoi. “Dëshironi të hani diç?” “Oh, me
gjithë dëshirë!” “Me fal, se po ju lë vetëm për pak kohë,” – tha pronari dhe
doli. I dukej si në ëndërr. Me një gëzim të përmbajtur u shtriq, duke ngritur
duart lartë. Shpëtova kësaj radhe, mendoi. Befas i shkuan sytë te ora e madhe e
varur në murin përballë. Nëntë pa një çerek. Ishte e mundur të jetë kaq herët?
Pronari i solli mëngjesin. Në tabaka ishte edhe gazeta ditore. Dashamirësia dhe
sjellja e ëmbël që e kishte pasur në fillim, i kishte tretur. Vetullat i kishte
varur mbi sy. Gojën e kishte kyçur. Pasi i vuri tabakun përpara, me gishtin
tregues i tregoi germat e zeza mbi gazetë. Njoftimi ishte rrëqethës. Një palë
mornica të ftohta ia përshkuan tërë trupin. Në vend që të hante, 229 ai mori
gazetën. Në faqen e parë, me titull të madh shkruante: “U arrestua dhunuesi dhe
vrasësi i bukuroshes çeke” Pasi e lexoi njoftimin, ngriti kokën drejt pronarit.
Një palë djersë të ftohta ia përshkuan ballin, edhe ashtu të verdhë. Sytë sikur
ju fikën. Tëmthat ju bë sikur i kullonin gjak nga plagët që kishte marrë gjatë
depërtimit në mes të hekurave dhe për një çast iu bë se akoma e kishte kokën në
mes të atyre hekurave vertikalë, që ia shtypnin pa mëshirë. Një frikë tinëzare
ia përshkoi gjithë trupin. Mendimet i vinin të shpeshta, duke mos ia lëshuar
vendin njëra-tjetrës, por duke u grumbulluar njëra mbi tjetrën, të paqarta, të
ngatërruara dhe të frikshme. Asnjë ide pozitive, sado e vogël, nuk i vinte e
kthjellët, e pastër dhe e arsyeshme për momentin. Të largohej nga këtu? Ku të
shkonte? Vetura i kishte mbetur në qytet, bile edhe sikur ta kishte pranë, nuk
do të guxonte ta përdorte! Të qëndronte, ishte fare pranë atyre që e kërkonin
dhe ishte rrezik jo vetëm për të, por edhe për të tjerët. Të kthehej në atdhe,
ishte frika tjetër edhe më e rëndë sesa burgu këtu! Ishte frika e hakmarrjes, e
vrasjes! Pfffiiiuuu! psherëtiu i dëshpëruar! I vetmi shteg i hapur për momentin
iu duk se ishte e kthyera e tij atje ku ishin urdhërdhënësit e tij. Balli i
shndriti nga hareja! Kjo zgjati vetëm disa çaste. Prapë u zymtua! Si të shkonte
në gojën e tyre, në këtë kohë që ata nuk ia kishin më nevojën. Ata e kishin
shtrydhur si limonin, deri në pikën e fundit, ndaj mbetjen e tij do ta hidhnin
në koshin e plehrave. Ishte hera e parë që ia mori inat Belit. Qysh nga fillimi
e kishte mbajtur me 230 lajka se edhe ai do t’i ndihmonte në planet e tij, por
sa herë që ia kishte kujtuar premtimin, ai i kishte ikur bisedës me mjeshtri,
duke e shtyrë deri në pafundësi. Pa dashur, mendja i shkoi të thesari i tij i
fshehur në bodrumin e Muradifit. Sigurisht se Beli tani do t’i bartë në ndonjë
vend të sigurt. Pastaj, e kishte njoftuar që të vinte vetë e ta dërgonte në një
bazë të sigurt, për të cilën sa e sa herë i kishte folur, e jo të organizonte
njerëz të tjerë dhe t’i ngatërronte edhe më keq punët. Sigurisht është i zënë
me… Instinktivisht, me dorën e djathtë, fshiu gjakun në tëmtha që i shkonte
rrëke tatëpjetë faqes. Pastaj, me sy të zgurdulluar shikoi dorën. Nuk ishte
gjak, por djersë. Djersë që i rridhnin nga frika. “Është kohë trazirash, që as
qeni nuk e njeh të zonë, ndaj unë mendoj se ti duhet të largohesh në një shtet
tjetër, të përzihesh me të dëbuarit e tjerë shqiptarë dhe të kërkosh azil
politik,” – tha pronari, duke u përpjekur ta merrte veten. “Ashtu kam
menduar edhe unë, por do ta pleqërojmë edhe me Belin,“ – tha Besimi, duke
shikuar nga ora. Dukej se kishte ndalur. Iu bë se ishte mëngjesi më i gjatë që
kishte përjetuar ndonjë herë në jetën e tij. * Mugëtira e trishtë që e rrethonte, si dhe zhurma tipike e muzikës serbe
që vinte nga salla e madhe, e bënë Besimin të ndjehej i mërzitur. Kënga buçiste
hovehove, duke e dridhur lehtë dyshemenë nën këmbët e tij. I mërzitur dhe i
frikësuar tej mase, lëshoi rëndë trupin e tij amorf mbi divan. Iu bë se edhe
ajri u zhvendos, duke i lëkundur lehtë gjethet e fikut. 231 Dera trokiti lehtë
dhe akoma pa arritur që të thoshte “hyr”, ajo u hap ashtu lehtë, siç kishte
trokitur. Besimi brofi në këmbë, kur e pa Belin. Si gjithmonë i heshtur dhe
serioz. Pasi u përqafuan shqiptarçe, u ulën të dy ballë njëri-tjetrit. Pas
përshëndetjeve të zakonshme, Besimi i tregoi në imtësi se si i kishte ndodhur.
Beli në fund i vuri dorën lehtë mbi sup, pastaj duke e goditur në shenjë
miqësie, i tregoj në pika të shkurtra për planet që i kishte: “Jemi në një kohë
krize, ndaj ne duhet të tërhiqemi, pa rënë në duart e policisë vendase,“ – e
nisi bisedën i qetë Beli. Pasi u kollit nja dy-tri herë, sikur donte që përmes
kollës t’i nxirje fjalët që edhe ashtu i kishte të pakta, vazhdoi me të njëjtin
ton: – „Ka ardhur koha që punën tonë t’ua lëmë të tjerëve. Pjesën më të madhe
të inventarit, lëndën e parë si dhe produktet finale që i kemi të deponuara në
magazinat tona, duhet t’i shesim. Laboratorin e kam shitur me një çmim
premtues. Çdo gjë që mund të shndërrohet në para të gatshme, ne duhet ta bëjmë
dhe atë një orë e më parë. Një pjesë të thesarit, si fjala vjen pikturat e
shtrenjta, xhevahiret, orët dhe të gjitha bizhuteritë që i kemi, duhet t’i
marrim me vete. Këtu nuk guxojmë t’i qesim në shitje, kurse atje të ne i ha
pazari!…” “Si do të organizojmë transportin?“ – pyeti Besimi. “E kam
rregulluar. Përmes ndihmave humanitare. Doganimin e tyre e kanë marrë përsipër
njerëzit tanë të konsullatës.” Mugëtira e mbrëmjes kishte zënë të trashej. Pas
një dite me vapë, mbrëmja sikur kishte sjellë me vete 232 freskun. Ajri, nga
dera e hapur e ballkonit hynte i qetë, duke e mbushur dhomën me freski, si dhe
duke i tundur perdet e lehta. Dera u hap, duke sjellë me vete edhe një insert
të zhurmshëm të muzikës që vinte pa ndërprerë nga salla poshtë, ku, siç dukej,
tani kishte filluar me tension të shtuar orgjia dhe ahengu. Në dhomë u duk
pronari, kurse pas tij ishte një grua e re, e veshur me një fustan të shkurtër
dhe me gotën e shampanjës në dorë. Belit i ndriti fytyra. Lehtë u ngrit në
këmbë duke ia zgjatur dorën e tij të mbushur plot me mansheta gruas së re,
kurse në gisht Besimi pa unazën e tij të madhe, me një gurë rubini në mes, që
shkëlqente në dritën e poçit elektrik. Ata nuk u ulën. Biseda zhvillohej në
këmbë. Edhe Besimi rrinte në këmbë. Asnjëherë nuk e kishte parë më të hareshëm
se tani Belin. Ai fliste, qeshte dhe bënte shaka, pastaj të tre qeshnin me të
madhe. Besimi dëgjonte pa ndonjë përshtypje, bile çuditej se nga ju vinte
gjithë ai disponim. Po, helbete, ata nuk e kishin hallin e tij. Nuk i kujtohej
sa kishte zgjatur ajo bisedë dhe ato shaka pa kripë, por u përmend vetëm
atëherë kur dëgjoi Belin të thoshte se po ikim. Pronari nuk e kundërshtoi. Pasi
hapi derën, nga poshtë erdhi vala e muzikës. Në korridor dëgjohej edhe më e
theksuar. Kaluan përmes sallës së madhe, gjysmë të errët, që buçiste nga të
goditurat e tupanëve dhe zallahia e instrumenteve të tjera dhe, sakaq, u
gjendën në oborrin e gjerë. Besimi u kthye nga pronari, duke ia zgjatur dorën
dhe duke e falënderuar përzemërsisht për ndihmën që ia kishte ofruar në çastet
më kritike. Gruaja e re nuk kishte dalë 233 fare për t’i përcjellë. Hynë në
veturën e tipit “Cryssler”, që ndodhej e parkuar prapa ndërtesës. Në kabinën
luksoze, lartë në mes të xhamit të përparmë ishte i varur një flamur me shkabën
dykrerëshe në formë trekëndëshi e me thekë të verdhë. Në anën e djathë të
kabinës, po ashtu në xhamin e përparmë, ishte e varur një xhufkë e mbështjellë
me fjongo të ngjyrave kuq e zi, pastaj në mënyra të çrregullt vareshin edhe
shumë xhingla të tjera, që as në gjoksin dhe duart e tij nuk ishin të pakta.
Beli ndezi motorin. Pasi e nxori veturën në rrugën kryesore dhe mori drejtimin
e qytetit Zürich, Beli zgjati dorën dhe futi kasetën në manjetofon. Buçiti
muzika. Pastaj, me një zë si të përvajshëm, filloi kënga me melos turk, por me
fjalët shqip. Muzika vazhdonte me ritmet e saj, Beli e ndiqte me vërshëllimë.
Besimi kishte thartuar turinjtë dhe pa e bërë të gjatë zgjati dorën dhe ia uli
zërin manjetofonit. Beli ktheu kokën nga ai, por pasi nuk vërejti gjë në
fytyrën e tij sepse ishte errësirë, shtypi gazin më vrull, duke dalë nga rruga
kryesore në autostradë. Tani, pasi i dukej se e kishte kaluar rrezikun, Besimin
e hante meraku i thesarit. Nuk i kishte mbetur asgjë në këtë jetë, vetëm ato
gjëra të çmueshme që për fitimin e tyre e kishte futur edhe kokën sa e sa herë
në rrezik. “Ç’u bë me thesarin tim?“ – pyeti më në fund Besimi, duke shikuar
nga Beli me ata sytë e tij të akullt, por pasi nuk arriti të dallonte gjë në
fytyrën e Belit, iu bë se edhe sytë e tij e kishin harruar zakonin e vjetër të
zhbirimit. Vite të tëra ai nuk kishte bërë gjë tjetër, por vetëm kishte
zhbiruar, hetuar e spiunuar njerëzit, 234 duke i marrë në qafë. Kishte akoma
nga ata, që për shkakun e zhbirimit të syve të tij, kalbeshin në burgjet e
ftohta dhe të largëta serbe, kurse fëmijët e tyre kishin mbetur barkthatë,
zhele-zhele dhe vaji i sokakut. Por, kësaj radhe ai nuk e kishte hedhur
shikimin drejt Belit për zhbirim, për hetim, për spiunim por e kishte hedhur
thjeshtë për kuriozitet. “Si gjithmonë. Ç’do gjë është në vend të sigurt!” –
tha Beli pa prishur fare terezinë e vet për shqetësimin e tij. “Ndodhen në
bodrumin e Muradifit, apo i ke larguar që andej?” – pyeti prapë Besimi. “I kam
larguar… me t’u dhënë lajmi për vetëvrasjen e vajzës çeke, unë të kërkova, por
pasi nuk të gjeta, shkova e lajmërova Kolin dhe me ndihmën e tij të gjitha
gjësendet i rregulluam në bazë,” – sqaroi Beli. Besimi sikur u qetësua pak.
Ktheu prapë kokën drejt tij. Edhe pse nuk arriti të dallonte gjë, prapë i erdhi
një valë gëzimi në gjithë qenien e tij. Shikonte me admirim shpëtimtarin e tij.
Por, sakaq, vala e gëzimit sikur u tret. Vendin e saj e zuri vala e frikës dhe
shumë pyetjeve që sa e sa herë ia kishte shtruar vetës, por pa përgjigje.
Shpëtimtari nuk mund ta mbronte gjithë jetën, këtë e kishte të qartë! Ai e
kishte nxjerrë nga dallgët e shfrenuara të rrebeshit dhe ishte i sigurt se do
ta tërhiqte deri në bregun e qetë! Po pastaj? Ç’të bënte pastaj? Ku të mbytej?
Nga t’ia mbante? Të qëndronte akoma në këtë shtet, ishte e pamundur. Të shkonte
në një shtet tjetër, ishte e mundur, por thesarin s’e merrte dot me vete. Ta
linte në duart e të tjerëve, ishte një punë që nuk bëhej. Nuk ia kishte besën
askujt. Tani kishte 235 filluar të dyshonte edhe në Belin. Ky dyshim nuk i
vinte nga ndonjë mashtrim sado i vogël nga ana e tij, por në natyrën e tij tani
më ishte krijuar një bindje e tillë. Pastaj, fjala e tij, se do ta merrte me
vete gjithë bizhuterinë, sikur zgjuan një ndjenjë frike në shpirtin e tij. Po
unë ku do të mbetëm? Ndoshta edhe unë do të udhëtojë me të, mendoi dhe thellë
në shpirt sikur ndjeu një lehtësim. Vetura doli nga magjistralja, duke e
ngadalësuar shpejtësinë. Pasi hyri në rrugën kryesore, u pa se shpejt do të
futej në unazën periferike të qytetit të madh. Dritat e neonit shndrisnin
rrugët, tani pothuaj të boshatisura. Semaforët ishin shkyçur, duke lëshuar
dritë të verdhë. Në udhëkryqin e parë vetura mori në të majtë, në një rrugë të
klasës të dytë, që të shpinte thellë në zonën periferike të qytetit plak. Krejt
rrugës, derisa arritën pranë një ndërtese buzë mali, nuk folën. Vetura ndaloj
në oborrin e ngushtë të një shtëpie përdhese. Pasi Beli fiku motorin, si dhe
dritat, vendin përreth e mbuloi një shtresë e trashë errësire, sa që Besimi nuk
pa se ku po e hidhte këmbën. Kur u afruan pranë shkallëve të betonit, në mënyrë
automatike u ndez drita që ishte e varur mbi derën e hyrjes. Nga jashtë Besimi
dalloi një vilë të bukur, të rrethuar me kangjella hekuri që dukeshin të
vendosura mbi një mur të ultë çimentoje. Beli hapi derën. Në korridorin e gjerë
në këmbë i priste një vajzë e re, me një pelerinë nate të hedhur krahëve, pa
kujdes. Ishte hera e parë që Besimi vizitonte shtëpinë ku banonte Beli. Ishte
një apartament luksoz, me orendi druri të skalitura me mjeshtri të lartë
artistike. Në dhomën e gjerë të pritjes ishte një divan i madh, i mbështjellë
236 me lëkurë të zezë, kurse në ballë kishte zënë vend një televizor i madh i
tipit “Philips” me madhësi 16:9, fjala e fundit e teknikës. Vajza, pas
përshëndetjeve në gjuhën serbe, iku në kuzhinë duke u çapitur me hapin e saj të
ëmbël. Për një çast Besimit i mbetën sytë në vithet dhe kofshët e saj gjysmë
lakuriq, që pelerina nuk i mbulonte dot. Pasi ajo ishte zhdukur në kuzhinë,
Beli gjithë ngazëllim ju drejtua Besimit, duke u përpjekur të mos linte asnjë
shteg dyshimi: “Është nga Serbia. Pas arrestimit tuaj, domosdo edhe mua m’u
desh të kërkoj vend më të sigurt, ndaj erdha në banesën e saj!” – tha Beli me
zë të ulët që mos të dëgjonte ajo. “Epo, mirë bëre ti!” – ia ktheu Besimi.
Deshi të thoshte edhe diç, por prania e saj në derë e bëri Besimin të
ndërpriste bisedën, duke ia hedhur një vështrim dashamirës vajzës, e cila me
tabaka në dorë afrohej drejt tavolinës së ulët. Në çdo hap që hidhte, kofsha e
djathtë, e bardhë dhe e plotë shfaqej jashtë cepit të shtrembër të pelerinës,
që si pa dashur e ngacmoi këndshëm epshin e fjetur të Besimit. Ajo u përkul
lehtë për t’i vendosur kafetë mbi syprinën e tavolinës, ku edhe kësaj radhe
Besimi mbërtheu si pa të keq shikimin e tij plot epsh të përmbajtur në gjoksin
e saj të bardhë, që varej këndshëm nën këmishën e natës. Për sa kohë ajo
qëndroi në atë pozitë, Besimi lëbyri sytë duke zgjatur turinjtë si feçkë thiu.
Ajo e kishte diktuar me kohë peshën e vështrimit të tij, ndaj në mënyrë edhe më
provokuese, si pa dashje, zbulonte një çikë pjesët e trupit dhe pastaj me naze
i mbulonte si pa të keq. 237 Pasi hëngrën darkë, vajza solli verë. Biseda
filloi e qetë. Vajza pyeti për të kaluarën e tij, pastaj për gjendjen e
tanishme. Beli, pasi kishte thartuar turinjtë, e ndërroi bisedën, duke i
treguar Besimit për laboratorin, si dhe shumë detaje që për Besimin ishin të
panjohura. Ai nuk kishte pasur asnjëherë rastin ta vizitonte laboratorin, sepse
detyra e tij kishte qenë shpërndarja dhe gjetja e mënyrave për shitjen e
drogave që prodhoheshin aty. Pasi e pa se Besimi nuk e kishte të qartë, Beli
futi video-kasetën në rekorder dhe, duke i parë pamjet, Beli i sqaronte për
funksionin e aparaturave. Befas syri i zuri Zefin, duke punuar në një repart me
një epruvetë në dorë. Pa i kaluar habia e parë, pa edhe Hutin. “Edhe këta
punojnë këtu!?“ – pyeti Besimi, pa mundur ta fshehë kureshtjen. “Po, pse a s’të
kanë treguar, a?“ – tha Beli, edhe ai i habitur me padijen e tij. “Jo!“ – tha
Besimi i prekur në sedër. “Ëëëë?!... Po ata e kanë blerë laboratorin!” – tha si
pa të keq Beli. “Si!? E kanë blerë laboratorin, kurse ti bën incizime private?…
E di ç’do të thotë kjo kasetë, po ra në duart e policisë?” – tha Besimi i
tronditur, dhe mendja i shkoi te tragjedia që e kishin pësuar anëtarët e
familjes së Hutit në Kosovë. Ata ishin masakruar brutalisht nga “tigrat” për
shkak se Huti nuk kishte mundur t’ua paguante borxhet për drogën që e kishte
marrë prej tyre veresie! Sikur nuk mjaftonte kjo që i kishte ndodhur, tani edhe
incizimi i tij në laborator!... o zot, po kjo të bën të çmendësh! “Harroje!
Brenda dy apo tre ditësh, ne do të ikim 238 që këtej. Pastaj edhe kasetën do ta
zhdukim! ” “Po, po, por ai do të vazhdojë të mbetet këtu dhe...” – tha Besimi
disi i ndrojtur “Ju lutëm, lëni ato biseda. Unë u gëzova kur ju pashë. Beli me
ka folur sa e sa herë për ju…ziveli!” – e ndërpreu vajza e pakënaqur me bisedën
e tyre, duke e ngritur lart gotën e verës. “Ziveli…” - ia kthyen të dy gati
njëzëri. Biseda rrodhi tek pikturat që Beli i mbante të fshehura në bazën e
tij. Ato ishin piktura të vjetra dhe të rralla, të punuara nga autorë të
mëdhenj. Kishin një vlerë të madhe artistike. Qysh tani ishin të shitura. Dy prej
tyre ia kishte shitur politikanit rus Zhirinovski, kurse të tjerat do t’i
dërgonte në Serbi, ku do t’i shiste përmes porosisë. Pasi gjatë bisedës kishin
kthyer edhe disa gota me fund, vajza u ngrit, dhe ashtu duke u kalamendur nga
pija, arriti pranë radio-studios duke lëshuar muzikë. Pastaj arriti te dera,
duke fikur dritat. Vendin e zuri drita e mekur e ca qirinjve, që ishin vendosur
në shandanë në këndin e dollapit. Drita vinte edhe nga televizori, ku tani
shfaqeshin skena erotike, të cilat të pranishmëve edhe më tepër u ndillnin
epsh. “Këtu jemi të veçuar nga rrethi dhe fqinjët, ndaj, nëse dëshironi, ne
mund të bëjmë muzikë dhe të hedhim valle deri në mëngjes,” – tha vajza, duke
mos e përcaktuar se me cilin fliste. Pa i dhënë përgjigje propozimit të saj,
ata hynë në valle. Rakia, muzika, dëfrimi sikur e kishin bërë të veten. Vajza,
ashtu e hallakatur siç ishte, e hoqi pelerinën duke mbetur vetëm në këmishën e
hollë të natës. Be239 simit i shndritën sytë. Dëshira ia donte të jetë i
ngjitur për trupin e saj, por prania e Belit… E ndjeu se ishte i tepërt në këtë
mes, ndaj kërkoi të largohej. Gruaja e re e tërhoqi nga vetja, duke e puthur.
Beli këqyri me buzë në gaz. Pastaj ajo u afrua edhe më pranë tij dhe me lëvizje
të ngathëta të gishtërinjve të saj të hollë filloj t’ia shpërthekonte kopsat e
këmishës. Kurse Beli kishte filluar ta zbaviste, duke ia ledhatuar
shpinën dhe belin. Pasi Beli ia hoqi nga trupi atë tis të hollë që e mbulonte
akoma trupin e saj të bëshëm, duart e tij plot mansheta, zinxhirë e unaza ia
përkëdhelnin vithet e saj nga prapa, kurse Besimi e ledhatonte me dorë gushën
dhe faqen e saj. Një “ah” plot epsh
dhe si e mbytur doli nga goja e saj… * Zilja e telefonit binte me ngulm. Besimi
u përmend. Pas pak pushoi. Drita e diellit kishte rënë nga dritarja drejt e në
shtratin e përbashkët, ku ishin të shtrirë që të tre. Ajo ishte e shtrirë fare
pranë tij. Flokët e saj të shpupuritura ishin shpërndarë butësisht mbi jastëk
dhe, pa dashur, ia kujtuan flokët e arta të Bardhës. Me një nostalgji të theksuar
psherëtiu. Prapë ra zilja e telefonit. Besimi ngriti kokën. Në anën tjetër të
shtratit nuk e pa Belin. Vajza vazhdonte gjumin e shkujdesur. Besimi e tundi.
Ajo u përmend. Porsa u bë gati të merrte telefonin, ai u ndërpre. Ajo prapë e
futi në përqafim Besimin. Pas pak telefoni ra përsëri. “Ku është Beli?” – pyeti
ajo. “Nuk e di,“ - u përgjigj Besimi. “Izvolte!” – tha ajo, pasi e kishte marrë
telefonin. 240 Besimi iku në banje. Zhurma e njohur e ujit, si dhe shkuma e
sapunit, për një çast ia larguan të gjitha mendimet që e torturonin sa herë i
kujtonte. Edhe zbavitja e një nate më parë kishte qenë mrekulli jetëshkurtër në
shpirtin e tij të trazuar. Iku pija, iku mrekullia, mendoi. Derisa po rruhej,
fytyra e tij e mbuluar me shkumën e sapunit i dukej si gjithherë normale, por
pasi ishte rruar dhe fytyra i kishte mbetur e lëmuar, pa shkumë e pa qime, iu
duk se ishte shfaqur lakuriq, ashtu siç ishte në të vërtetë, pa maskë, e
zbehtë, e mjerë, e frikësuar. Pa dashje iu bë se i qe çjerrë maska e
dyfytyrësisë së tij. E vërteta lakuriqe se cili ishte dhe se çfarë misioni
kishte kryer deri tani, kishte dalë në shesh. Pasi e kishte parë edhe Bardha
këtë çjerrje maske, ishte e kotë të përpiqeshe ta mbuloje këtë të vërtetë të
hidhur. Nuk mbulohet dielli me shoshë. U plaka para kohe, tha, por për të mos e
dëshpëruar edhe më keq veten, e ndryshoi në çast: u zbulova para kohe! Kishte
frikë nga ajo e vërtetë, sikur nga xhebraili. Pranë pasqyrës pa fytyrën e vet.
Sytë iu dukën të menduar dhe të trishtuar bashkë, disi të rritur çuditërisht,
të fryrë, apo të mbufatur nga pija e mbrëmshme dhe gjumi i gjatë dhe i
shqetësuar, që e kishte bërë derisa e kishte zgjuar ai telefon i mallkuar. Por,
brengat nuk kishte fuqi që t’i dëbonte nga qenia e tij. Nuk i largonte
dot as rakia, as ekstaza as… o Zot!... – dhe psherëtiu i dëshpëruar. Pasi u
kthye në dhomën e ndejës, pa vajzën që ishte veshur bukur. Fustani i saj ishte
i shkurtër, mini. Bluza ishte e ngushtë dhe e shkurtër dhe një pjesë e barkut
shfaqej lakuriq. Flokët i kishte lidhur me një fjongo mëndafshi me ngjyrë të
verdhë. Buzët i kishte 241 mbushur me bojë të kuqe, ndërsa kapakët e syve i
kishte shminkatur me ngjyrë vjollce. Një copë herë Besimit i mbetën sytë e
gozhduar mbi fytyrën e saj të bukur. Për një çast mbeti i nemitur nga ajo
bukuri. Vallë, ishte ajo që mbrëmë?… “Të pëlqen ky model?” “Shumë!” – u
përgjigj shkurt Besimi. “Ua, se gati harrova! Beli tha mos të dalësh nga
shtëpia, derisa të kthehet ai.” “Mirë. Të tha gjë, kur kthehet?” “Dikur në
mbrëmje. Në dollap ka bukë. Përgatit çka të duash dhe ha drekë. Mirupafshim…” -
tha ajo, duke ia kthyer shpinën plot naze. Besimi mbeti prapë në vetminë e tij
të trishtë dhe të frikshme. Sikurse edhe një ditë më parë, edhe sot duhej të
rrinte fare i vetmuar. Ishte një rreth që i ndillte frikë dhe trishtim bashkë.
Në rrethin e tij, edhe pse ishte i vetmuar, gjente shokë dhe dita i kalonte
rrufeshëm, pa u ndierë fare, bile shumë herë çuditej se sa shpejt ikte. Kjo
ndodhte kur së bashku me ta luante letra, barbut, apo ndonjë lojë tjetër bixhozi.
Nga dritarja me grila të kaltra
vinte zhurma, tutje nga rruga. Dita kishte filluar të zymtohej. Ca re të errëta
ishin shfaqur në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Një erë e lehtë kishte
filluar t’i rrihte pamëshirshëm grilat, zhurma e të cilave e bëri nervoz, me
atë zukatje mbytëse që lëshonin. Ai mbylli dritaret, pastaj si nëpër ëndërr iu
kujtuan skenat e laboratorit me Zefin dhe Hutin, që një natë më parë i kishte
parë në videokasetë. Nga kureshtja u ulë pranë televizorit dhe duke kontrolluar
kasetat me radhë, u dha të gjente kasetën 242 që i kishte të incizuara ato
pamje të rrezikshme. Kishte shumë kaseta. Një pjesë e madhe e tyre nuk kishin
asnjë mbishkrim. Një pjesë tjetër ishin origjinale, me foton e ndonjë aktori të
njohur. Në mesin e tyre gjeti edhe shumë filma pornografikë të metrazhit të
gjatë. Kishte edhe shumë filma jugosllavë, pastaj koncerte, këngë, valle e
muzikë klasike. Por atë që e kërkonte, nuk e gjeti se nuk e gjeti. Këqyri edhe
në pjesët e tjera të dollapit duke hallakatur, por nuk gjeti gjë. Mugëtira
ishte trashur. Të bëhej se tani kishte filluar të binte nata, edhe pse ishte
mesi i ditës. Befas qiellin e çau një shkreptimë, sa që për një çast i ndriti
edhe dhomat gjysmë të errëta dhe pothuaj në të njëjtën kohë, plasi një gjëmim i
fortë, sa që për një çast Besimit ju bë se e gërreu krejt atë vend, duke e
rrotulluar dheun, sikur plugu kur e lëvron tokën. Nga gjëma e fortë edhe xhamat
e banesës u dridhen dhe sakaq ia plasi një shi i rreptë, i shoqëruar me breshër
dhe me furtunë. Një si mjegull e dendur e mbështolli krejt shtëpinë. Nga rruga
matanë nuk dallohej asgjë. Vetëm kokrrat e breshëri dhe pikat e shiut dukeshin
si një litar i gjatë, i pandërprerë, që fillin e kishte diku lart në qiell dhe
fundin në tokë, ja, aty pranë mureve të shtëpisë. Iu bë se ata ishin litarë
shpëtimi, litarë që do ta largonin një herë e përgjithmonë nga këto vuajtje të
rënda të tokës dhe do ta degdisnin atje lartë, në një vend të sigurt… në
amshim! Pa dashur i buçitën në vesh, por tani me zërin e bubullimës, fjalët e
t’et: “Ti për ne je i vdekur! ” Nuk i kujtohej se sa kishte qëndruar në këtë
gjendje. Shiu kishte pushuar, por jo edhe mugëtira dhe gjëma e motit që
përsëritej herë pas here. Me hap të rëndë u 243 afrua pranë dritares. Poshtë,
në fundin e kopshtit, prapa tarabave pa një grua. Ajo shikonte në drejtim të
tij. Për një copë herë Besimi nuk ia shqiti sytë, pastaj me një frikë në palcë
u largua nga dritarja. Me duket se me njohu, tha i fiksuar dhe prapë ktheu
kokën nga andej, nga kopshti. Gruaja nuk ishte më aty. Duhet të largohem nga ky
vend i mallkuar, mendoi dhe me shpresa të humbura u shtri në shtratin, ku e
kishte kaluar natën. Nuk i kujtohej sesi këmbët veta e kishin futur në këtë
dhomë. Ashtu i shtrirë siç ishte, iu bë së dëgjoi derën të hapej, pastaj zëra
burrash. Hapi sytë i frikësuar. Erdhën, i paska lajmëruar gruaja, që më pa pak
më parë. Në maje të gishtërinjve u afrua pranë dritares, që të hidhej jashtë,
në rast se do ta sulmonte dikush. Pasi vuri re edhe një herë, zërat erdhën më
të qartë dhe me të kapshëm. Ishte zëri i Belit kurse zëri i bashkëbiseduesit të
tij ishte i panjohur. Hapi derën ngadalë. Tani e kuptoi se ishte vërtetë Beli
me një burrë tjetër. Me hapa të plogësht, sikur kishte dhembje në të dy këmbët,
hyri në dhomën e ndejës. Beli ishte me kurriz nga dera, kurse mysafiri me
fytyrë. Kur e pa Besimin, ai zgurdulloi sytë i çuditur. Beli vërejti ndryshimin
e tij, ndaj ktheu kokën nga dera. “Si e kalove ditën, u mërzite?” – pyeti Beli
në shqip, porsa shikimi i tij u ndesh me shikimin e Besimit. “Mirë, besa. Të
faleminderit për ndihmën që me ke ofruar,” – tha Besimi, duke u afruar pranë
Belit. Burri, pasi ia shtrëngoi dorën, ia tha emrin: “Gorani. Gëzohem që ju
njoha. Me ka folur Beli 244 për ju,” – tha Gorani duke u rehatuar edhe më mirë
në kolltukun ku ishte ulur. “Edhe mua me vjen mirë që ju njoha,” – ia ktheu
shkurt Besimi. “Nga Kosova jeni?” – pyeti Gorani. “Me falni, ç’doni të pini?” –
pyeti Beli, pasi ishte ngritur në këmbë. “Ç’të ketë… ndonjë lëng, ju lutëm,“ –
tha Gorani. “Ashtu edhe unë, ndonjë lëng!“ – tha Besimi dhe vazhdoi, duke iu
drejtuar Goranit: – „Po , nga Kosova.” “Nga cili qytet?” – pyeti me kureshtje
Gorani. “Nga rrethi i qytetit P.” “Atje kam shërbyer disa vite. E di ku gjendet
fshati Eshkë?“ „Po. Është fqinj me fshatin tim. Njeh ndonjërin nga ky fshat?“
„Ekzakt jo, por kam shërbyer për një kohë të gjatë,“ – tha ai duke e shikuar
ngultas në sy. Besimi për një çast mbeti i hutuar. Ishte i sigurt se para veti
kishte një fytyrë të njohur, por assesi nuk i kujtohej se ku e kishte takuar.
“E njeh Ker Ademkurtin?” – pyeti Gorani, duke shikuar nga dera, sikur donte t’i
largohej shikimit të turbullt të Besimit. “Po. Ç’të lidh ty me të?” “Asgjë,
vetëm e njoh pak…” “Ky ka shërbyer në Kosovë,” – ndërhyri Beli qëllimisht, dhe deshi
të vazhdonte, por zilja e telefonit bëri që biseda të ndërpritej. Beli mori
dëgjuesen. 245 “Izvolte…stooo!?... “ – dhe për një çast fytyra e tij mori një
pamje të vrarë. Fytyra iu bë edhe më e ngrysur. Largoi dëgjuesen nga veshi,
edhe pse zëri nga ana tjetër dëgjohej si zukatje zekthi. Pastaj, pa e bërë të
gjatë, e lëshoi dëgjuesen mbi aparat. Me një lëvizje të ngadaltë u kthye nga
t’pranishmit. Vetullat i kishin rënë mbi sy. Buza e poshtme ju dridh lehtë,
përvajshëm. Duart ju dukën të tepërta dhe me nervozë i lëvizte, duke mos gjetur
pozicion të përshtatshëm sesi t’i mbante. “O, Zot, është e mundur kjo?
Aleksi…!? Aleksi është gjetur i vrarë në veturën e tij, buzë një mali, jo larg
hotelit të tij. Kohë e keqe. Atje u gjend i vrarë Nebojsha, kurse këtu Aleksi…”
– tha me zë të përvajshëm dhe me dhembje të papërmbajtur. Filloi të vërtitej sa
lartë poshtë, pa gjetur ngushëllim. Lajmi ra si bombë në mesin e tyre. Këto
vrasje të kreut sekret serb ishin ndjellakeqe. Ishte e pamundur që në këto
vrasje të kishte ndonjë ndikim nga jashtë. Bëheshin nga brenda radhëve të tyre
dhe kjo vinte si pasojë e ndonjë xhelozie të çmendur, apo nga ndonjë qërim
hesapesh nga rivalët e tyre mafiozë. “Kur është vrarë?“ – pyeti Gorani me një
pikëllim të heshtur në fytyrën e tij. “Sot në mëngjes është gjetur nga
kalimtarë të rastit. Policia thotë se ka gjasa të jetë vrarë natën e fundit,” –
sqaroi Beli. Pas gjithë asaj shtrëngate që kishte derdhur si me shtambë ujin
mbi tokën e ngrohtë nga dielli, tani retë kishin filluar të zvarriteshin
tufa-tufa e të çrregullta, si një ushtri e thyer në vijën e frontit. Beli një
copë herë nuk u ndje, u ngrit në këmbë dhe, ashtu i heshtur, doli. 246 Pas tij
u ngrit edhe Gorani. “Pas kësaj tragjedie, jam i shtrënguar të marr masa. Me
duhet të takohem me një shok për këshilla. Ti, Besim, qëndro këtu. Nuk do të
vonohem dhe do të kthehem me një vendim të koordinuar për veprime të mëtejshme.
Mirupafshim!” – tha Beli, duke nxjerrë vetëm kryet në derë. “Mirupafshim,” – ia
ktheu, Besimi duke u tkurrur edhe më tepër nën trysninë e misterit. Për disa
çaste mbeti si i ngrirë në mes të dhomës. Nuk dinte se nga t’ia fillonte
mendimeve. Gjërat ishin të ngatërruara, sa për një çast iu bë se të gjitha këto
i lëvizte një dorë mekanike e fshehur dhe tinëzare. Befas një shkendi dyshimi i
erdhi krejt e vetme, por e largët. Goranin, që pak më parë e kishte pranë, e
kishte parë diku, ishte fytyrë e njohur dhe, si një shirit filmi, kujtesa
filloi t’ia shkoqiste gjërat: Iu kujtua kafeneja në qendër të qytetit, pronari
i saj Ejup Agiq, pastaj… “Është i ulur në të majtë të derës, i vetëm fare. Ai
gjithmonë rri i vetmuar dhe në kujtime. Thonë se është rritur jetim,“ – i
buçitën këto fjalë në vesh. Po, po! Ky është. Gorani i tmerrshëm! Një frikë
tinëzare ia mbështolli krejt qenien e tij. Shumë mendime të frikshme dhe
ndjellakeqe i loznin në trurin e tij të lodhur. Tani ishte i sigurt se ai ishte
dërguar nga policia sekrete për ta vrarë atë, edhe Aleks Peroviçin… Po Keri?
Ç’hynë këtu Keri? Pse më pyeti? Dale një herë, dale! Dhe u ngrit në këmbë. Tani
vërejti se dhoma ishte e errët fare. Vetë këmbët e shpurën drejt derës dhe,
pasi ndrydhi sustën, ndezi llambën elektrike. Dhoma u mbush dritë dhe nga drita
e fortë puliti sytë, duke i ulur në dysheme. Në divanin 247 përballë, ku pak
çaste më parë kishte qenë i ulur Gorani, pa xhaketën e tij të stilit ushtarak,
të hedhur ashtu pa kujdes. Pasi shikoi nga dera, me rrëmbim u afrua pranë dhe
me një shpejtësi të rrufeshme me dorën e tij të stërvitur për kontrolle të
shpejta, sa hap e mbyll sytë, i nxori nga xhepat të gjitha gjësendet. Në fund
fare gjeti letërnjoftimin të lëshuar nga organet zvicerane. E hapi me të
shpejtë. Nuk desh t’u besonte syve: Name: Ademkurti, Vorname: Agron,
Geburtsdatum: 9. 08. 1975, Ort: Eshkë… Një ngazëllim i beftë ia përshkoi gjithë
qenien. Tani ishte i sigurt se ai nuk ishte i dërguar për vrasjen e tyre, por
sigurisht është duke u hakmarrë kundër atyre që e kanë sjellë në këtë gjendje.
Mendja prapë i fluturoi në shtëpinë e tij. Iu kujtuan flakët dhe pa babanë e
plagosur në mes të oborrit. Dhe iu bë se pa me sytë e tij Goranin e tmerrshëm,
duke ia futur flakën shtëpisë së tij. Pastaj thesarin në dorën e Babiqit... Pa
e bërë të gjatë, i futi të gjitha gjërat në xhepa, ashtu siç kishin qenë. Disi
i lehtësuar, me buzën në gaz, fiku dritën dhe doli në ballkon. Nga ajo kodrinë,
ku ndodhej vila, si në shuplakë të dorës shiheshin dritat si një prushanë e
madhe që vezullonin në qytet. Në rrugën matanë qarkullonin automjetet me fara
të ndezur. Një freski e lehtë bëri gjethet e pemëve në kopsht të shushuritnin
dhe mendja sakaq i shkoi në selishtën e tij që ishte para shtëpisë. Një aromë e
këndshme i gudulisi flegrat e hundës. Ishte aromë e trëndafilit që kishte
shpërthyer plot me gonxhe atje tutje, në kopsht, kurse errësira sa vinte e
bëhej më dendur. 248 * Serbja e bukur kishte kohë që ishte kthyer në banesë.
Ajo kishte përgatitur darkën dhe bashkë me Besimin kishin ngrënë, duke
cakërruar gotat e verës. Biseda zhvillohej e qetë. Besimi ishte liruar krejt
nga stresi i frikës. Hezitimet, mëdyshjet dhe ankthi dukej se i qenë darovitur.
Tani e ndiente veten shumë të sigurt, pasi zbulimi që kishte bërë ishte një
udhërrëfyes. Ishte i sigurt se Gorani, i konvertuar tanimë në Agron, do të
ishte një mburojë e gjallë dhe një shpëtim i sigurt, që, siç dukej, vetë Zoti
ia kishte dërguar si një engjëll për ta shpëtuar nga fatkeqësitë dhe për t’i
rrëfyer rrugën drejt shpëtimit të sigurt, deri në largimin nga ky vend i
mallkuar. Tani nuk i kishte mbetur asgjë, vetëm ta vazhdonte dëfrimin e një
nate më parë, por tani vetëm ai me serben e bukur. Pas pijes dhe dëfrimit,
kishte ardhur koha e gjumit. Kokën e kishte të rënduar, por mendjen ende të
kthjellët. Pesha e rëndë e natës sa vinte dhe rëndohej mbi qepallat e tij. U
shtri të flinte në një dyshek që ia solli vajza, kurse ajo u mbyll në dhomën e
saj. Dua të fle e patrazuar nga askush, tha ajo, duke i uruar natën e mirë me
një puthje të lezetshme. Nuk i kujtohej se sa kishte fjetur, kur dëgjoi derën
të hapej vajtueshëm. Si një hije e frikshme, në maje të gishtërinjve, ajo u
afrua pranë dyshekut ku ishte i shtrirë Besimi. Në atë gjysmerrësirë, Besimi
njohu Belin. “Në gjumë je?“ – pyeti Beli me një zë pëshpëritës. 249 “Isha, por
tani sa u zgjova. Ç’kemi?“ “Ngrehu! Me duket se na kanë rënë në gjurmë. Sipas informatave
që kam, nesër herët në mëngjes… shpejt, shpejt!” “Kush të tha?” – pyeti Besimi,
me sy të zgurdulluar. Beli nuk vërejti gjë në mimikën e tij, por nga zëri e
njohu se i kishte hyrë frika në palcë. “Eja, shpejt! Pasi të dalim jashtë, të
tregoj çdo gjë! Ngutu, ngutu!” Besimi tani ishte në këmbë, i gatshëm për të
dalë. Beli priu i pari dhe sakaq u gjend në Ballkon. Me një të kërcyer u gjend
në kopsht. Pas tij u hodh edhe Besimi. Fresku i natës ia përshkoj ballin e
djersitur. Jashtë vazhdonte të binte një shi i imtë dhe herë pas here qiellin e
çante ndonjë vetëtimë gjarpërore. Pas saj, si e mbytur, dëgjohej krisma e
largët e motit me një gërrhamë të venitur. Pasi kaluan mes për mes
kopshtit me lule, u gjenden në skajin verior. Regëtima e dritës së neonit, që
mezi arrinte deri të cepi kopshtit, ua mundësoi t’i gjenin kangjellat dhe, pasi
u ngjitën fort pas tyre, ata u gjendën jashtë kopshtit, në rrugën e ngushtë. Me
hapa të lehtë dhe të shpejtë, ata u afruan pranë parkingut të veturave. Beli
hapi derën. Sakaq të dy u gjendën në veturë. Pasi u rehatua mirë në ulësen e tij, Beli ndezi motorin. Ju duk një zhurmë
alarmuese gërrhama e motorit. Beli nuk pati kohë të merrej me atë gërrhamë.
Duke i lëvizur me shpejtësi duart mbi timon, sakaq u gjend në rrugë. Kur vetura
u gjend në rrugën kryesore, dritat e neonit depërtonin në kabinën luksoze të
veturës. Besimi, porsa hapi gojën për t’i treguar Belit për sa kishte 250 parë
në xhepat e Goranit, vëmendjen ia tërhoqi ndryshimi i vogël në kabinën e
veturës, që e bëri të ndërronte mendje, duke mos nxjerrë zë. Në vend të
flamurit shqiptar, në xhamin e përparmë ishte i varur flamuri serb, kurse
xhufka në anën tjetër nuk ishte fare aty. Në dorë, jashtë zakonit të tij, Beli
kishte vënë dorëza. Për t’u bindur se ky ndryshim ishte i pranueshëm, pa pyetur
fare Belin, shtyu kasetën duke e lëshuar manjetofonin. Kabinën e mbushën
tingujt e një kënge çetnike. Kjo e papritur e bëri të dyshonte, se diç nuk
ishte në rregull. Duke u përballur me një ndryshim të theksuar dhe duke e marrë
parasysh frikën e tij të tepruar se gjoja kishin rënë në gjurmët e policisë,
disi e ndjeu veten të futur në një grackë. Pa dashje iu bë se akoma koka e tij
gjendej në mes të hekurave. Tëmthat iu bë se iu frynë dhe e ndjeu se zemra i
rrihte me një ritëm të shpejtuar. “Ku po me çon?” – mori zemër më në fund dhe
pyeti. “Mos ke frikë. E vërejta shqetësimin tënd. E kam ndryshuar kabinën,
sepse sot gjithë ditën kam pasur punë me njerëzit e konsullatës. Tani unë po të
dërgoj në një zonë kufitare, që nuk kontrollohet natën dhe ti, sakaq, do të
gjendesh në anën tjetër të kufirit. Atje të presin njerëzit e mi. Çdo gjë është
e organizuar mirë. Thesarin në përgjithësi e kam nisur. Pasi të kalosh
Austrinë, do t’i bashkohesh karvanit të kamionëve dhe bashkë me ndihmat humanitare,
ti si përcjellës i tyre, do të jesh në Beograd. Edhe dokumentet e udhëtimit i
ke gati. Pasi të kalojmë kufirin, do ti marrësh dhe…mirupafshim në tokën e
lirë!” – tha Beli me një qeshje të papërmbajtur 251 Vetura mori një kahe që të
nxirrte në një zonë kufitare. Në tabelë mundi të lexonte: Zoll 40 km. Paska
kohë mjaft, mendoi. Frika iu kishte darovitë. Pas fjalëve të Belit, e ndiente
veten më të sigurt. Nuk e kishte të qartë akoma se sa do të qëndronte Beli në
këtë vend, por tekefundit kjo nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë. Rëndësi
tani kishte largimi i tij nga ky vend dhe atë sa më parë. Pastaj, të gjitha
rregullohen. I shkujdesur ndezi një cigare për veti e një për Belin. Shiu
vazhdonte të binte. Rrallë, tek-tuk, vinte ndonjë veturë nga ana e kundërt.
Diku larg, fare prapa tyre, u dukën dritat e gjata të një veture që vinte pas
tyre, me një shpejtësi të madhe. Beli shau nëpër dhëmb, sepse dritat e gjata
nga reflektimi i pasqyrave i binin në sy. Vetura u afrua dhe doli në anën e
kundërt, duke i kaluar me një shpejtësi marramendëse. Derisa u afruan buzë
malit, ata nuk folën fare. Pasi Beli e ndaloi veturën, i fiku dritat dhe me një
shpejtësi të vogël filloi ta ngiste drejt malit. Nga errësira e dendur mezi
dallohej rruga. Beli mbante mesin e rrugës. Mali nuk ishte larg. Vetura sa
vinte dhe afrohej. Beli fiku edhe motorin. Vetura tani ecte ngadalë, se rruga
kishte marrë të tatëpjetën. Fare buzë mali, në një shesh të gjerë në anën e
majtë, Beli e parkoi veturën. “Është mirë që këtë pjesë të shkurtër rruge ta
bëjmë në këmbë. Vetëm një zhurmë sado e vogël në këtë qetësi nate, do të
mjaftonte për të na zbuluar.” “Mirë, ecim në këmbë. Është larg që këtej?”
“Rreth njëqind metra. Eja pas meje, në distancë,“ – tha Beli dhe sakaq u zhduk
në dendësinë e malit. Besimi e ndiqte pas. Errësira ishte e madhe. Ata ecnin në
252 një distancë, por pa mundur ta shquanin njëri-tjetrin. Beli ndezi pranë
këmbëve të tij llambën e xhepit, që e kishte marrë me vete, para se të dilte
nga vetura. Shiu vazhdonte të binte me intensitet të shtuar. Dëgjoheshin vetëm
pikat e shiut, që binin mbi gjethet e lisave, me zhurmë monotone, si dhe hapat
e tyre. Befas Beli ndaloi. Pasi e hodhi dritën rreth e qark tij, u kthye nga
Besimi, i cili ishte afruar tani fare pranë. “A ke marrë armë me vete?” – pyeti
Beli me zë të ulët. “Jo. E harrova, por besoj se nuk do të kem nevojë për të,“
– u përgjigj po ashtu me zë të ultë Besimi. “Ti nuk do të kesh nevojë për të,
kurse unë që kam nevojë, e kam marrë me vete, ja ku e kam!“ – dhe sakaq e nxori
armën nga brezi. Në dritën e llambës Besimi pa revolen në dorën e tij. Ju duk
se ishte e madhe, me tytë të gjatë. Por nuk pati kohë të mendonte gjatë për
formën e saj, sepse ai vrullshëm e ktheu tytën në drejtim të tij. “Kështu, pra,
këtu përfundon misioni ynë shoku Fer Gergjlekaj.” “Cili mision!? ” – pyeti i
hutuar dhe i fiksuar Besimi. “Misioni sekret!” – u përgjigj qetë, ndërkaq drita
e llambës luajti duke ndërruar pozicionin. Pastaj dëgjoj zhurmën e njohur të
hekurt, gjatë tërheqjes së çarkut. “Ç’pate!?... Mos luaj me armë, Ylber!…” –
tha me zë shpotitës, që ju bë se nuk ishte zëri i tij. Mornica të akullta ia
përshkruan tërë trupin, duke iu ngjitur nga fundi i këmbëve, deri në tepën e
kresë, por atje arritën të nxehta, të përvëluara, sa që djersët i dolën nga 253
ankthi, duke u bashkuar me ujin e pikave të shiut që i shkonte rreke ballit dhe
faqeve. Leqet e këmbëve zunë t’i dridheshin. “Nuk jam Ylber Kraça, por jam
Moma... Momçillo Milivojeviq!” “Si!?... kurse unë?!...” “Po, pikërisht. Kështu
i kemi pasur rolet!“ “Ç’kërkon nga unë?“ – tha Besimi me zë lutës. “Në emër të
Serbisë…“ - dhe fjalët e tjera nuk i dëgjoi. Dëgjoj vetëm një vërshëllimë të
shurdhër, të shoqëruar me një flakë regëtuese, si dhe dhembjen djegëse në mes
të barkut. Pastaj ndjeu edhe një therje tjetër të zjarrtë në gjoks dhe
instinktivisht u bë gërmuq, duke mbajtur plagët me të dy duart. Ndjeu se sytë
po i errësoheshin, kurse drita e llambës sa vinte e venitej. E pa se nuk do të
mbahej dot në këmbë, ndaj zgjati ngadalë dorën e majtë, për ta mbështetur sado
pak diku në tokë, por tani as tokën nuk e gjente dot. Nuk e dinte se në ç’formë
ishte duke qëndruar në mes të asaj hapësire të errët dhe të patrajtë. Drita e
llambës filloi të sillej dhe të merrte trajta të ndryshme, ndërsa dheu dhe
balta e lagur ju përplas pamëshirshëm fytyrës. Ndjeu pikat e shiut që i binin
mbi fytyrë. Iu bë se ato po ia freskonin faqet dhe ballin që i digjeshin flakë.
Qenkam i shtrirë mbi kurriz, mendoi, dhe u përpoq të ngrihej, por trupi nuk ju
bind. Gjuha iu kishte trashur, kurse goja i qe mbushur me shije gjaku. Si në ëndërr hetoi një palë duar që po e
tundnin. E mori me mend se ishin duke ia marrë gjësendet e pakta që i kishte
nëpër xhepa. Ato lëvizje i ndjeu edhe mbi dorë që rrëshqitshëm ia nxorën orën,
unazën, pastaj ia hoqën gjerdanin nga qafa. Si 254 në agoni dëgjoj hapa që
largoheshin, por disi ata hapa ishin të rëndë, të largët e të humbur. Qerpikët
i kishte plumb të rëndë. Me mundim arriti t’i hapte sytë. Asgjë nuk dalloi.
Errësirë dhe qetësi. I mbylli prapë sytë. Kishte dëshirë të flinte, të pushonte
dhe pastaj… nga me erdhi kjo shije e gjakut në gojë që s’po me shqitet? Ah,
sikur të kisha një pikë ujë!… Shiu vazhdonte me ritmin e tij. Shushurima e
gjetheve nën pikat e shiut dukej se e prishte atë heshtje varri. Qiellin e çau
një vetëtimë gjarpërore, pastaj e vonuar, gati e shurdhër u dëgjua gjëma e
motit, si gërrhatje gjumi dimëror. Tutje, në fundin e rrugicës malore, u dëgjua
refreni i këngës çetnike, pastaj ushtima e motorit të veturës, duke e shuar
fare atë zë të çjerrë e të frikshëm, që iu bë se vinte nga amshimi. Diku, në mesin e pyllit, u dëgjua cicërima
e një zogu. Pastaj iu bë se dëgjoi zërin e qyqes. Vallë, kë e vajton ajo qyqe
me atë zë të trishtuar? Por, këto zëra shpezësh nuk ishin ndonjë vajtim. Ishin
shenjat e para se po agonte dita e re. * Kishte kohë që priste në atë lokal të
vogël në periferi të qytetit. Ndodhej pranë rrugës kryesore, që çonte drejt
qytetit, jo larg „hajmit“ të azilantëve. E priste Belin, pastaj së bashku do të
shkonin pranë një magazine, ku ishin të deponuara shumë ndihma humanitare, që u
dedikoheshin refugjatëve serb nga Kosova. Aty do të bëhej ngarkesa në kamionë
të mëdhenj. Gorani ishte caktuar në një detyrë speciale dhe ishte vartës i
Belit. Në fshehtësi të thellë do të merreshin me ngarkimin e një kamioni, jo me
ndihma, por me thesar të vjed255 hur dhe para të fituara nga kontrabanda e
drogës, që kapnin një shumë rreth pesëmbëdhjetë milionë dollarë. Për këtë
detyrë ishin caktuar njerëzit më besnikë, kurse kontrolli bëhej nga policë
sekret serbë të veshur me petkun diplomatik. Kafenë e kishte pirë kaherë.
Vështrimin e mbante drejt rrugës. Mendimet i shkonin vërdallë. Kishte disa ditë
që nuk e kishte takuar Besimin, të cilin e kishte trajtuar si e vetmja lidhje
që mund t’i ndihmonte në gjetjen familjes se tij, pastaj kishte edhe shumë
gjëra që duhej t’ia sqaronte, të cilave ai qorras iu besonte. E kishte pyetur
Belin, por ai i kishte thënë se e kishte dërguar në një bazë më të sigurt,
sepse krejt policia ishin vënë në kërkim të tij. Për disa ditë rresht Beli
qëllimisht ishte mënjanuar nga Gorani. Këtë e kishte bërë gjoja për shkaqe
sigurie. Goranit nuk iu kishte mbushur mendja. Kishte kërkuar të takohej me
ish-kolegun e tij të punës, detektivin Mariq, që tani shërbente si nëpunës i konsullatës.
Sipas bisedës, dilte se Beli atë e kishte mënjanuar për shkaqe korrupsioni.
Ishin marrë të gjitha masat që kjo gjendje të evitohej. Kishte filluar të
mërzitej me pritjen e gjatë. Me nervozë mori njërën nga gazetat që ndodhej në
raftin pranë banakut. Pasi filloi të shfletonte, pa një fotografi dhe iu duk e
njohur. Pasi ia picërroi mirë sytë, nën të ishte dhënë emri: „Mal Dalani, u
gjet i vrarë me dy plumba në gjoks, dhjetë km larg kufirit gjerman“. Fytyra në
fotografi ishte e Besimit. Ai ishte në dijeni se ai para organeve vendase
kishte emër tjetër. Tani e kishte të qartë sesi kishin rrjedhur ngjarjet.
“Beli”, tha me 256 vete dhe u ngrit në këmbë i xhindosur, duke turfulluar nga
inati. Pasi bëri pagesën, me nguti doli nga lokali. Por, sakaq, u step. Beli
kishte arrirë dhe tani po dilte nga vetura. Ai i buzëqeshi, kur e pa dhe prapë
u ul në vendin e vet. Pas tij, në veturë hyri Gorani. I shtrëngoi dorën, pa
mundur ta fshehte zemërimin. Beli këtë zemërim të tij e mori si shkak të
vonesës. Ai, pa shikuar fare, merrej me një video-kasetë që e rrotullonte nëpër
duar, duke kërkuar mënyrën më të përshtatshme për ta futur në një zarf që ishte
shumë më i madh se sa video-kaseta. Pasi e futi disi, e mbylli zarfin, pa vënë
re shikimin zhbirues të Goranit, mori lapsin dhe mbi të, me germa të mëdha e të
shtrembëruara, shënoi: Kripo – Zürich. Pastaj, si pa të keq, ia lëshoi në dorë
zarfin dhe ndezi motorin. Vetura doli në rrugë, duke u përzier me lumin e madh
të veturave dhe makinave të tjera. Pasi hynë në qytet, Beli ndaloi veturën
pranë një kutie poste. Mori zarfin nga dora e Goranit dhe e hodhi në kuti,
pastaj qetë-qetë vazhduan rrugën. Vetura doli nga qyteti dhe u fut në qarkun
periferik të anës tjetër. Kaluan një fushë futbolli, të rrethuar me tela
katrorë. Pastaj iu futën rrugës që shpinte në një zonë industriale. Ndërtesat e
mëdha dhe sheshe të gjëra para, si dhe postblloqe të mëdhenj të shpedicionit.
Derisa arritën në cak, pranë një magazine të tillë shpeditive, ata nuk folën
fare. Depoja ishte e madhe. Mallrat ishin të paketuara në pako mesatare dhe të
njëjta. Ishin të ndara në dy grumbuj. Beli mori dokumentacionin dhe, në bazë të
etiketave të ngjitura mbi pako, i krahasonte duke shikuar në dokumentet
sekrete, që i mori me vete nga vetura. 257 „Fillo të ngarkosh nga pakot e
fundit,“ - i tha Beli një burri që rrinte i ulur mbi një pako të madhe. – „Së
pari bjere pakon këtu, të bëj regjistrimin në notes,“ – vazhdoi ai me zë të
lartë, pasi që burri ishte larguar. – „Kurse ti, Goran, merri ato pako dhe sa
më shpejt hidhi në kamion. Renditi sa më mirë, në mënyrë që në fund të ketë
vend për të gjitha. Ku janë të tjerët?“ – iu drejtua burrit që tani ishte
afruar fare pranë tij, me pako në dorë. „Në kthinën tjetër, duke bërë
ambalazhimet e fundit!“ – u përgjigj burri. „Ka shumë për t’u ambalazhuar?“
„Jo. Pjesën më të madhe e kemi ambalazhuar sot në mëngjes. Tani kanë mbetur
fare pak.“ „Mirë! Shpejt! Shpejt, se koha nuk pret,“ – bërtiti Beli, duke ju
drejtuar dy burrave që posa u dukën në fundin e errët të repartit dhe me ton
kërcënues iu drejtua Goranit, që kishte marrë në dorë një pako dhe e çonte
drejt kamionit. – „Jo atë, jo! Ku dreqi i ke sytë, hej?! Mos i përziej si lesh
arapi, se pastaj nuk i ndanë dot. E sheh se të gjitha janë të njëjta? Këtë
grumbull pakosh nuk guxon ta ngarkosh fare. Aty janë të paketuara ilaçet, të
cilat mbesin këtu, kurse këtu është i paketuar thesari, që duhet ngarkuar, a
more vesh tani?” – tha Beli duke treguar me dorë nga grumbujt e mëdhenj të
pakove. „Si urdhëron!“ – tha Gorani, me sedër të prekur, duke lëshuar pakon aty
ku e kishte marrë dhe duke shikuar me një urrejtje të papërmbajtur. Shpejt do
te të dërgoj të miku juaj, Aleksi, mendoi dhe me një shikim përbuzës u drejtua
nga grumbullit i pakove që Beli ia kishte treguar me dorë. 258 Që nga koha kur
e kishte zbuluar prejardhjen e tij, nuk e duronte dot komandën e të tjerëve.
Kjo i vinte ndoshta se ishte rritur duke zbatuar urdhra nga më të ndryshmit,
pastaj gjatë shërbimit nuk kishte bërë gjë tjetër vetëm kishte zbatuar urdhra,
duke vrarë e duke sakatosur të tjerët, për tekat e çmendura të urdhërdhënësve
të tij. Kishte shumë raste që urdhrat i kishte pranuar, duke ia sharë nënën,
motrën, zotin... dhe zbatimi i urdhrave i kishte ardhur në maje të hundës. Edhe
ky urdhër-kërcenim i Belit i vinte i tillë, edhe pse ishte akoma pa të shara,
por kjo nuk do të thoshte se ai nuk do të shante. Pas ngarkimit, kamioni doli
nga postblloku, duke lënë prapa gërrhamën mbytëse të motorit dhe tymin e zi.
Kopjet e fletudhëtimit, fletë doganimit dhe dosja sekrete ishin aty. Gorani e
pa kur Beli i futi me kujdes në dosjen kryesore, me kapak blu. Ishin duke e
pastruar lokalin, kur Beli la dosjen në zyrën e vogël, që ishte e ndarë nga
reparti i gjerë i magazinës. Pasi mbylli derën me bravë, ai u largua, duke
marrë veturën e tij dhe duke ju vënë në përcjellje kamionit gjer sa të arrinte
në bazë dhe të bashkohej me karvanin e kamionëve të tjerë. Gorani u afrua pranë
derës së zyrës së vogël. Në anën e djathtë të derës ishte dritarja e vogël, që
shërbente si sportel. Ajo kishte mbetur pakëz e hapur. Me mundim Gorani zgjati
dorën, duke marrë dosjen në dorë. Shikoi majtas e djathtas dhe, pasi u sigurua
se askush nuk ishte afër, edhe pse nga thellësia e repartit dëgjoheshin zëra,
hapi dosjen me kapak blu. Sakaq nga brendia e saj nxori komplet dosjen sekrete,
të cilën pak më parë Beli e kishte deponuar aty me një kujdes 259 të veçantë.
Pastaj e ktheu dosjen në vendin e mëparshëm. Nuk vonoi dhe Beli u kthye bashkë
me një burrë që Gorani nuk e kishte parë asnjëherë. Tani, siç dukej, rreziku
kishte kaluar. Këtë e shprehte më se miri sjellja e Belit, si dhe hareja që
tregonin sytë e tij. “Kamionët kanë marrë rrugën drejt Austrisë. Jam i sigurt
se rreziku ka kaluar. Prandaj, vëllezër, e meritojmë një pushim të shkurtër.
Shkojmë!” – tha Beli krenar. Pastaj, duke hapur derën, mori dosjen dhe pas pak
u gjend në veturën e tij. Gorani mbeti duke shikuar në mes të sheshit të gjerë,
para magazinave. “Goran, eja me veturën e Ivanit!” – dëgjoj zërin e Belit, kur
makina e tij i kaloi fare afër këmbëve. Gorani shikoi rreth e rrotull, duke
kërkuar me sy se cili ishte Ivani. Pasi asnjëri nuk u lajmërua, disi e ndjeu
veten të lehtësuar. Nuk e bëri të gjatë, por me hapa të rënd dhe mospërfillës u
drejtua kah rruga kryesore. Pasi kaloi një shteg që ishte i shënuar enkas për
këmbësorë dhe për biçikleta, Gorani u gjend ballë një stacioni të autobusëve.
Pritja në këtë stacion iu duk tmerrësisht e gjatë. Një plak qëndronte i ulur në
stolin e stacionit periferik, duke thithë duhan me llullë. Pranë i rrinte qeni
trupmadh, i cili kishte nxjerrë gjuhën jashtë nga vapa. Veturat qarkullonin pa
nda. Herë pas here i bëhej se ishte vetura e Belit që e kërkonte, dhe mornicat
i shkonin nëpër trup. Pasi kalonte vetura pranë tij, disi e ndjente veten të
liruar, dhe prapë… Kur në rrugë që larg dalloi se nuk kishte vetura që vinin
nga drejtimi i qytetit, nga xhepi nxori fletët e bardha dhe një laps, duke
shënuar mbi fletën e bardhë numrin e tabelës së kamionit. 260 Pasi i palosi mbi
faqen që nuk kishte të shkruar asgjë, shënoi: Kripo-Zürich Express, dhe e futi
në xhepin e xhaketës. Autobusi erdhi. Pasi zuri vend fare në fund, vështrimin e
hodhi tutje nga rruga. Në mes të atyre pak udhëtarëve, disi e ndjeu veten më të
sigurt. Iu bë se bashkudhëtarët nuk kishin brenga. Ata dukeshin të lumtur, të
hareshëm, të dashur, mikpritës, të padjallëzuar, edhe pse ishin të mbyllur në
seriozitetin e tyre. Pranë stacionit kryesor të policisë, në qendër të qytetit,
në kutinë e postës hodhi dosjen sekrete, në të cilën ishin të shënuara të gjitha
bizhuteritë, orët, ari, pikturat e vjedhura që kërkoheshin nga policia, si dhe
dokumentacioni i doganimit që ishte bërë me ndërhyrjen e konsullatës. Në fund
ishte i shënuar edhe numri i autotargës së kamionit. I kënaqur, pasditen e
kaloj duke lozur futboll me fëmijët e refugjatëve shqiptarë. Herë pas here u
jepte para për të blerë akullore apo pije tjera freskuese. Kishte vendosur që
gjithë thesarin që e kishte sjellë me vete, t’ua shpërndante fëmijëve të
refugjatëve. Fresku i mbrëmjes ia ledhatoj faqet. Veturat në rrugën kryesore sa
vinin e pakësoheshin. Mugëtira e mbrëmjes kishte filluar të binte mbi qytetin e
madh. Fëmijët akoma luanin. Agron Ademkurti rrinte ulur në divan në dhomën e
tij të ngushtë. Para vetes kishte një shishe të vogël birre dhe herë pas here
duke shikuar televizorin ngrinte shishen duke pirë në qetësi të plotë. Në
televizor, në emisionin e lajmeve të orës dhjetë, që transmetohej çdo mbrëmje,
dëgjoi njoftimin, që krejt atë pasdite e kishte pritur me shqetësim: 261 “Sot,
nga policia kriminale u kap një laborator dhe një sasi e konsiderueshme droge.
Me këtë rast u arrestuan dy shqiptarë nga Kosova. Ndërsa në orët e para të
pasdites, për qërim hesapesh, u gjend i vrarë i quajturi Ylber Kraqa. Policia
dyshon se i vrari është kriminel i shumëkërkuar nga Interpoli, Milivojeviq
Momçillo, alias Moma. Po të njëjtën ditë, në mesin e konvoit me ndihma
humanitare që u dedikoheshin refugjatëve serbë nga Kosova, u zbulua një thesar
i madh stolish, si diamante, orë të markës IWC, bizhuteri ari e argjendi,
piktura të shtrenjta të artistëve klasikë, si dhe para të pastruara që kapin
një vlerë rreth pesëmbëdhjetë milionë dollarë. U bënë shumë arrestime. Hetimet
vazhdojnë.” Agroni fiku televizorin dhe me shishen e birrës në dorë doli në
oborrin e gjerë të „hajmit“. U ul në stolin e drunjtë dhe me një buzëqeshje të
papërmbajtur që shprehte gëzim, ngriti dorën lartë, duke e shoqëruar me fjalën
“gëzuar”, që iu drejtua ca të rinjve, të cilët akoma bisedonin dhe bënin shaka
me njëri tjetrin, kurse me vete mendoi: Më në fund, ndodhi ajo që e kam pritur
për një kohë kaq të gjatë … Eh, si qenka jeta! Linda shqiptar, u rrita, u
edukova dhe luftova serb dhe… tani jetoj dhe dua të vdes shqiptar!... Me fal, o
Zot! Me fal o popull shqiptar, o populli im! Me fal, o nëna ime! Me falni, ju,
o vëllezërit e motrat e mia… e di që liria që e fituat me gjak e sakrifica do
t’ua shërojë plagët, do tua lehtësojë dhembjet, por vrragët e atyre plagëve,
therjet e atyre dhembjeve do të mbesin gjithë jetën e jetëve, në kujtesën tuaj dhe
të brezave që do të vijnë pas! Kurse unë do të luftoj gjithë jetën për ta
fituar atë që e humba 262 gjatë asaj lufte… qetësinë shpirtërore! Lëvizjet e
veturave tutje nga rruga tani nuk i bënin përshtypje fare. As fresku i asaj
nate të bukur vere, me atë puhi të këndshme, nuk e joshte më. As zogjtë që
cicëronin të fshehur ndër gjethet e lisave, diku prapa shtëpisë së madhe, nuk i
sillnin më nostalgji si dikur. Kurse gota e birrës, që e mbante në dorë, iu bë
se nuk ishte e freskët. Edhe peizazhi i mugët që shfaqej para tij, kishte
filluar t’i ndërronte trajtat valëvitshëm, duke i lakuar ato objekte në formë
rrethore, kurse dritat e neonit buzë trotuarit sikur largoheshin tutje, duke
lënë prapa një vijë të lakuar drite, që regëtinte e venitur. Vonë e kuptoi se
ndërrimi i atyre trajtave bëhej vetëm nga shikimi i tij, sepse sytë i kishte me
lot. 263