Kapitulli - V
Zëri i thekshëm i një gjeli e bëri Fer Gjergjlekaj të përmendej. Hapi sytë. Në fillim nuk iu kujtua se ku ndodhej. Pas pak i njohu orenditë dhe ndjeu një ngazëllim të papërmbajtur, kur pa veten në dhomën e tij të dikurshme të dhëndërisë. Ngriti pak kokën dhe shikoi drejt valixhes që ndodhej në këndin e dhomës, e qetë dhe e heshtur. Më në fund arritëm, ju drejtua valixhes, pastaj u rrotullua në krahun tjetër dhe u përpoq të rikthente gjumin. Ishte e pamundur. Pas ca përpëlitjeve të kota, u ngrit përgjysmë nga shtrati dhe u shtriq. Ashtu, me fytyrë të mbufatur nga gjumi, u afrua afër pasqyrës së madhe që ndodhej e vendosur mbi komo, duke shikuar fytyrën e tij të lodhur. I dukej vetja më i lodhur sesa mbrëmë, kur ishte shtrirë pas gjithë asaj rruge të gjatë e të
mundimshme. Ndjeu se akoma veshët i ushtonin nga zhurma mbytëse e motorit të
autobusit. Duhej të ishte bërë vonë. Kurrë në jetën e tij nuk kishte pasur
dëshirë të zgjohej herët në mëngjes. Sikur të ishte atje, tani do të ishte në
gjumin më të ëmbël. Për të dita ishte për të fjetur, sidomos pjesa e parë. Nëna
ishte e gëzuar për ardhjen e tij të papritur. Ajo kishte kohë të gjatë që e
kishte pritur këtë ditë të lumtur, që i biri t’i kthehej, në fillim nga burgu,
kurse 108 tani nga mërgimi. Ajo rrinte e ulur pranë tij, duke e shikuar me
dashuri. I ati, si gjithnjë, rrinte i mënjanuar dhe pinte duhan. Ai nuk ndjehej
aspak i gëzuar për ardhjen e tij. Kishte një parandjenjë të keqe. Kur e kishte
parë të hynte nga dera e oborrit, ishte rrëqethur, jo nga gëzimi por nga frika.
Ishte përpjekur t’i sqaronte rrethanat në të cilat ndodhej vendi, sepse, siç
thoshte ai, ti nga larg e ke të vështirë t’i kuptosh ato ngjarje që ndodhin
këtu, pa i përjetuar vetë. Feri u përpoq ta siguronte se ishte i “garantuar”
nga njerëz me pozita të larta. Bile, pozitat e atyre që e kishin “garantuar”
ardhjen e tij për vizitë disaditëshe në gjirin familjar, ishin pozita jo të
ish-kolegëve të tij, por të rangut republikan. Madje, nuk ishin shqiptarë, por
serb! Këta njerëz ia kishin mundësuar që të arratisej nga burgu, ia kishin
mundësuar inkuadrimin në punë të “zgjedhur” atje në Perëndim, ku kishte pasur
fitime të majme. Nga ato fitime i kishte ndihmuar edhe atij. Plaku e shikonte
me dyshim e me dhembje bashkë. Rrethanat, për të cilat i fliste i biri, ishin
më tepër një përpjekje e tejdukshme për t’ia mbushur mendjen dhe për ta
shfajësuar veten. Edhe më parë plaku i kishte dërguar të fala atje ku jetonte,
duke ia tërhequr vërejtjen se rruga në të cilën ndodhej nuk ishte rrugë e mirë.
Fjalët që ishin përhapur për sjelljet e tij në Perëndim, kishin ndikuar në
ftohjen e marrëdhënieve të tij me bashkëfshatarët, të cilët kishte kohë që nuk
e qasnin dhe nuk ia jepnin vendin e merituar, që dikur e kishte gëzuar në mesin
e tyre. Ia ndërpreu bisedën, duke i thënë se koha e miqë109 sisë me serbët
kishte kaluar. Tani ne jemi në një kohë tjetër, jemi në ndarjen definitive të
gjërave, duke filluar nga ato më të imtat, nga pazaret e deri të ato më të
lartat, pra të politika, kultura, sporti e tjera. Ata na i kanë rrëmbyer të
gjitha. Edhe shkollën, ku ti ke qenë nxënës, e kanë shndërruar në pikë
kontrolli policor. Çdo gjë është nën kontrollin e tyre. Por, ne tani kemi
institucionet tona paralele. Prandaj edhe ti duhet të largohesh një herë e
përgjithmonë nga ata “miqtë” e tu të Republikës së Serbisë. Pastaj i tha që, sa
të rrinte, mos të dilte e të sorollatej poshtë e lartë, siç e kishte pasur
zakon, sepse ishte me rrezik. Derisa të merret vesh se kush je, të përlajnë
paramilitarët. Pastaj e pyeti për Bardhën, ku ishte dhe në ç’mardhënje ishte me
të. Si gjithmonë, në vend të arsyes së shëndoshë, Feri kishte filluar t’i
humbte nervat. Mos e përmend atë bushtër. Ajo nuk është më gruaja ime, ishte
përgjigjur plot nerva. Nëna u përpoq të hynte ndërmjet këtyre bisedave dhe ta
largonte sherrin. Në shtëpi mungesën e Bardhës më se shumti e ndjente e ëma.
Edhe pse e dinte si kishin rrjedhur ngjarjet, edhe pasi i kishte dëgjuar fjalët
e fundit të Ferit, ajo prapë kishte dëshirë të dinte për fatin e saj. Feri u
shti se përmendja e emrit të saj e bënte nervoz. Humbja e saj ishte njëra nga
pjesët e kompromis-marrëveshjes në mes tij edhe Babiqit. Pas pak, në derë u duk
fqinja e parë. Ajo, si zakonisht, filloi të dërdëlliste për zotësinë e Ferit, i
cili, siç thoshte ajo, ishte bërë shembull për rrethin. Në fillim të karrierës
së tij si inspektor i zbulimit, këto fjalë të fqinjës e kishin inkurajuar dhe e
kishin bërë krenar, kurse 11 0 sot ia shtuan edhe më tepër zemërimin. Në vend
të arsyes, ai ju hakërrye asaj me fjalë të rënda. Si guxon ti, klloçkë, të
dërdëllisësh për zotësinë time? E di vetë unë zotësinë time dhe nuk ka nevojë
askush të më tregojë se sa i zoti jam, kush jam, ishte shfryrë me inat Feri.
Ajo ishte larguar e zhgënjyer, duke thënë si me veten e saj se, të gjithë ata
që kalojnë disa vjet në mërgim, bëhen budallenj, e humbin arsyen. Derisa ra
muzgu i mbrëmjes, ai nuk doli nga shtëpia. Gjatë tërë ditës nuk ndërroi pothuaj
asnjë fjalë me askënd. E ndjente veten të braktisur dhe për këtë fajin ua
hidhte atyre që nuk e kishin honepsur fare. Pas kaq vitesh që kishte kaluar në
mërgim, e kishte merituar një pritje më të mirë. Takimin e parë me anëtarët e
familjes e kishte menduar fare ndryshe. Kishte menduar se ata do të ishin shumë
të gëzuar. Do t’i rrinin për bri, duke e pyetur se si i dukej ai vend ku
jetonte. Pastaj, kishte pritur ta pyesnin për gjuhën, për njerëzit, zakonet,
punën, rrogën, shpenzimet e përditshme, për rrethin e shoqërinë, për klubet ku
takohej me bashkëvendësit, ku do të mburrej me patriotizmin e tij, me fjalimet
e zjarrta e patriotike që kishte mbajtur gjatë mbledhjeve. Do t’u tregonte për
paratë që kishte paguar në llogari të ndihmave, të cilat i kishte të
dokumentuara, pastaj do t’u tregonte për automobilin, të cilin, kur të vinte
herën tjetër, do ta merrte me vete dhe, sipas nevojës, do t’ia falte të
vëllait. Pastaj do të shfletonte albumin e fotografive dhe do t’ju tregonte
Sandrën e tij të bukur dhe ata do të mahniteshin me bukurinë e saj. Por, kishte
ndodhur befasia. Ata, jo vetëm që nuk e kishin pyetur për të gjitha këto, por
kishin filluar ta 111 qortonin pse kishte ardhur! E kishin qortuar se kishte
bërë punë të pahijshme atje. Dhe, kulmi kishte arritur kur i kishin thënë që të
hiqte dorë prej atyre punëve. Dhe, vërtet, tani e ndjente veten të penduar pse
kishte ardhur. Pasi u err, u vesh sipas zakonit të tij dhe doli në rrugë, pa i
thënë askujt asnjë fjalë. Mori një taksi. Asfalti ishte shkatërruar edhe më
keq. Gropat ishin bërë të shpeshta dhe të mëdha. Shoferi ishte i detyruar të
ngiste ngadalë veturën. Në udhëkryqin e parë ai mori anën e djathtë, që për një
çast e bëri Ferin nervoz. „Unë të thashë të me dërgosh në qytet!” „Në qytet po
shkojmë. Nuk mund të kalojmë rrugës kryesore, që bie pranë shkollës. Ka kontroll
të vazhdueshëm atje dhe keqtrajtime nga ana e policisë serbe.“ „Ashtu?“ – tha
Feri i hutuar. Vetura kishte hyrë tani në fshatin Eshkë. Kaloi pranë shtëpisë
së Ademkurtëve. Kishte qenë në atë shtëpi dhe kishte marrë shumë para duke ju
premtuar se do t’u ndihmonte në zbulimin e djalit të tyre, që ishte duke u
rritur diku në një jetimore në kryeqytet. Bile, në fund, në pamundësi që të
arrinte ndonjë rezultat, u kishte sugjeruar që të zinin një avokat. Ai ua
kishte dhënë pastaj adresën e avokatit të mirënjohur Pavleviq Dragolub, i cili
e kishte marrë lëndën e tyre. Nuk kishte më dijeni se çfarë kishte ndodhur
pastaj. Vetura u ndal pranë trotuarit, në periferi të qytetit. Zbriti nga
vetura dhe pasi bëri pagesën, sakaq u gjend në trotuarin e rrugës kryesore.
Vetë këmbët e shpinin drejt qendrës së qytetit. Rruga, jashtë zakonit të
dikurshëm, 11 2 dukej e zbrazët. Nuk kishte më njerëz që i mbushnin trotuaret
dhe sheshet në këtë kohë të mbrëmjes. As në korzo nuk kishte njerëz, si dikur,
që shëtisnin deri në orët e vona të natës. Nuk kishte as të rinj, të cilët
dikur në këtë kohë shiheshin trotuareve, duke biseduar me të njohurit e tyre.
Kaloi pranë lulishtes së bukur të qytetit, e cila për një çast ju duk se nuk
ishte ajo lulishtja e dikurshme. Ishte e shkretuar fare. U afrua edhe më pranë,
duke shikuar në mesin e lulishtes, ku më parë kishte qenë i vendosur busti i
militantit komunist, Ali Kelmendi. Busti nuk ishte më aty. Në vendin e tij
ishte i vendosur një monument tjetër. Në këtë lulishte dikur defilonin të dashuruarit,
duke bërë shëtitjet e gëzueshme të dashurisë, e sidomos të fejuarit, që rrinin
të përqafuar deri në orët e vona të natës. Kurse sonte, në këtë mbrëmje kaq të
bukur vere, lulishtja ishte pothuaj fare e boshatisur. Ç’kishte ndodhur, vallë,
kështu? Ku ishin fshehur gjithë ata njerëz, që dikur shëtisnin të gëzuar në
këtë korzo? Ku janë të rinjtë që shëtisnin deri në orët e vona të natës, në
lulishten e dashurisë, siç e quanin dikur ata? Ç’është ky ndryshim? Dhe, befas,
iu kujtua Xha Hima, i cili, sa herë që e takonte te stacioni i autobusëve në
Zürich, i thoshte se këto agjenci turistike, pak nga pak, po e bëjnë zbrazjen e
Kosovës nga të rinjtë. Ndoshta ata autobusë e kanë zbrazur edhe qytetin e tij!?
S’ka sesi komentohet ndryshe ky fenomen që Feri nuk e kishte parë asnjëherë nga
afër. Atje, në Zürich, ishte krejt ndryshe, ishte vështirë ta dalloje ditën nga
nata. Lëvizjet e shumta dhe të gjalla të njerëzve, automobilat, dritat, rrugët,
rrokaqiejt, zogjtë ishin të 11 3 lirshëm dhe të gëzuar. Në rrugë, në sheshe dhe
në çdo vend dëgjoje njerëz të moshave të ndryshme që bisedonin shqip. Të bëhej
se nuk je në Zürich, por diku në një lagje të banuar me shqiptarë, diku në një
qytet të Kosovës. Kurse këtu, në këtë qytet që dikur e kishte ditur se si
frymonte, e kishte ditur se kur ishte i gëzuar, kur ishte në zi, apo kur ishte
i inatosur dhe i egërsuar, ishte një boshatisje e varfër dhe pikëlluese. Ishte
një boshatisje edhe e gjuhës shqipe. Ndoshta është gjuhë e ndaluar, dhe prapë
mendja i shkoj të xha Hima, që i thoshte se gjuha shqipe është gjuhë e ndaluar,
shkolla shqipe është shkollë e ndaluar, edhe populli shqiptar është popull i
ndaluar! Më mirë të thuhet është popull i truar, mendoi. Në kafenenë që dikur,
në kohën kur kishte qenë inspektor (dhe befas iu kujtua ai mëngjes i tmerrshëm
i arrestimit), kishte kaluar net të tëra të gëzuara dhe të mbushura me dashuri,
pije dhe lojë bixhozi, nuk ishin më ata njerëzit e zakonshëm. Për një çast ju
duk se ishte i tepërt në këtë mes. Në fundin e sallës pa një fytyrë të njohur.
Pastaj edhe një dhe më vonë pa edhe një tjetër. Por, megjithatë, në vete
ndjente një zbrazësi shpirtërore, që ndoshta i vinte nga një mungesë e gjatë në
këtë midis. As vajzat që shërbenin dikur, nuk ishin më ato që i kishte njohur
vetë. Bisedat e zhurmshme për një çast ia kujtuan një kafene në periferi të
Beogradit të Ri, ku kishte kaluar një kohë të lumtur të jetës së tij. Edhe kur
kthehej nga Beogradi për vizitë në shtëpi të prindërve, disi ndihej i mërzitur
dhe i dukej dita e gjatë. Mëzi e priste kohën e largimit. Për çudi, këtë
ndjenjë e kishte edhe tani. Se si i erdhi në kokë një mendim krahasues. 11 4 Që
në rini të hershme veshët e tij ishin mësuar të dëgjonin biseda në gjuhë të
huaj. Kishte pasur një simpati të jashtëzakonshme për atë gjuhë, të cilën e
kishte mësuar shumë rrjedhshëm atje në Beograd, ndoshta edhe më mirë se sa
gjuhën e tij. Bile, kishte pasur momente që e kishte urrye gjuhën e vet, sepse
në disa raste ajo i prishte shumë punë. Pastaj, kur kishte shkuar në Zürich,
kishte hasur në një gjuhë tjetër. Në fillim i kishte ardhur shumë vështirë që
të fillonte belbëzimet e para dhe, pasi kishte filluar jetën e përbashkët me
Sandren, kishte vërejtur se ishte dashuruar në atë gjuhë. Edhe në meset e
mërgimtarëve, që e zotëronin mirë gjuhën gjermane, kishte dëshirë të
komunikonte me atë gjuhë. Edhe tani, në këtë kafene, ndiente një dëshirë të
zjarrtë që t’i dëgjonte këto biseda në gjuhën gjermane dhe pastaj të
inkuadrohej edhe vetë. Por, pasi nuk e fliste askush, as gjuha serbe nuk do t’i
prishte shumë punë, prandaj priste ndonjë rast të përshtatshëm që të
inkuadrohej në bisedë. E kishte çelësin për t’u marrë vesh me secilin që mund
ta takonte. Atje, në mërgim, kishte dëgjuar nga mërgimtarët e moçëm, sesi
ndikonte ndarja e gjatë nga familjet e tyre, nga vendi ku kishin lindur dhe
ishin rritur. Dalëngadalë ata adaptoheshin më jetën në dhe të huaj, larg
familjeve dhe të dashurve të tyre, kështu që, edhe kur shkonin për pushime,
zakonisht një herë në vit, ata edhe pranë familjeve të tyre e ndjenin mungesën
e lokaleve ku tuboheshin mërgimtarët, ngase në vendlindje nga ndryshimet e
përditshme që bëheshin, ndjeheshin më të huaj se sa që ishin atje në mërgim, ku
e kalonin pjesën më të madhe të jetës. Për çudi, këtë ndjenjë kishte fillu115
ar ta përjetonte edhe Fer Gjergjlekaj. I dukej shumë e largët dita që kishte
arrirë në këtë mes, ku kishte kaluar pjesën më vitale të jetës së tij, por edhe
më e largët i dukej dita kur do t’i thoshte lamtumirë këtij rrethi dhe të
zhdukej që këtej. Pronari i kafenesë, Ejup Agiq, e njohu. Dukej se ai ishte
shtuar në peshë. Faqet iu kishin gufuar dhe në fytyrë dukej më i bardhë. „Ka
vite që s’të kam parë. Sa u gëzova që të pashë. Urdhëro, çfarë dëshiron të
pish?” “Dopio konjak”, – tha Feri dhe buzëqeshi me dashamirësi, duke tundur
kokën. Edhe ai buzëqeshi dhe iku, duke ia vënë dorën mbi sup miqësisht. Feri,
me një shikim të butë, përlau gjithë të pranishmit. Fytyrat e njohura, që pak
më parë i kishte parë, nuk shiheshin gjëkundi. Në skajin ku dikur uleshin
pensionistët, tani aty ishin ulur disa burra me uniforma ushtarake. Ata
bisedonin në mes veti dhe, herë pas here, e hidhnin shikimin nga ana e tij.
Bisedonin me zë të lartë dhe shanin dikë, duke e përmendur emrin Stojan. Feri,
pa dashje, u tkurr, me të dëgjuar atë emër dhe një palë djersë ia mbuluan
ballin. Edhe pse ishte “i garantuar,” kishte një lloj dyshimi në ata të cilët e
“garantonin”. Kishte frikë se ata mund t’ia punonin përsëri, sikurse herën e
parë, ndoshta edhe më keq dhe me ndrojtje, vjedhurazi, edhe një herë hodhi
vështrimin nga ana e tyre. Ishin fytyra të panjohura. Të gjithë trupmëdhenj dhe
me mjekra të zeza e të gjata. Në prehër mbanin automatikët. Në brez, në rrypinë
e gjerë u vareshin revolet dhe thikat. “Ç’më ka gjetur belaja me ta“, – tha
kamerieri pasi kishte zënë vend pranë Ferit. – „Vijnë këtu, kërko116 jnë pije
dhe meze dhe kurrë nuk paguajnë, por e keqja nuk qëndron këtu. Për shkak të
tyre, më janë larguar edhe shumë njerëz të tjerë të ndershëm, që dikur vinin
këtu. Ka kohë që shqiptarët nuk vijnë fare në këtë lokal, vetëm ndonjëri, sa
për të bërë dënim-pagesën për ta dhe largohet i shushatur dhe kokulur. Vetë
pamjet e tyre të frikshme i kanë bërë njerëzit që të largohen. Me beso, edhe
unë që ju shërbej, kam frik nga ata. Kur dehen, nuk dinë se ç’flasin. Behën
agresivë dhe shumë të rrezikshëm. Për një fjalë të pamatur, të shkon koka dhe
pastaj, jo vetëm që nuk i merr kush në përgjegjësi, por fajet për vrasje ua
lënë shqiptarëve, në emër të gjoja hakmarrjes. Pastaj, nga vetë këta e pësojnë
shumë njerëz të pafajshëm. Armët i kanë gjithmonë të mbushura dhe, të them të
drejtën, kam frikë nga ndonjëri, apo nga ndonjë plumb qorr. Më i rrezikshmi
ndër ta është Gorani. Deri tash ai i ka vrarë disa nga shokët e vet, por nuk
dihet se sa shqiptarë ka vrarë. Thuhet se ka vrarë, dhunuar e masakruar shumë,“
– dhe duke u afruar edhe më afër tij, i pëshpëriti të veshi – „Nëse nuk ke
ndonjë lidhje të fortë, më mirë ik që këtej, se po të futi Gorani në dorë, do
ta pësosh keq.” “Cili është ai?” – pyeti Feri me kureshtje. “Është i ulur në të
majtë të derës, i vetëm fare. Ai gjithmonë rri i vetmuar dhe në kujtime. Thonë
se është rritur jetim.” Ndërkohë, dera e kafenesë u hap dhe hyn brenda dy burra
të veshur me rroba zyrtarësh. Kamerieri, pasi kërkoi falje, u ngrit dhe iku në
drejtim të mysafirëve. Feri njërin e njohu. Ishte Stojani. Qenka bërë edhe ky
dikush, mendoi. Ata pasi shikuan tavolinat me radhë, 117 biseduan diçka me
kamerierin dhe hynë në kthinën e ndarë, që ishte për mysafirë të zgjedhur. Sa e
sa herë Feri kishte kaluar net të tëra në atë kthinë. Pas pak burrat me
uniforma u ngritën në këmbë. Duke bërë zhurmë, njëri pas tjetrit ata dolën. I
fundit doli Gorani, i cili me një shikim të vrazhdë e përlau Ferin dhe kaloi
fare pranë tij, duke shikuar si i marrë dhe u drejtua kah dera. Ky shikim për
të ishte i pakuptimtë, i frikshëm dhe torturues. Në kafene mbretëroi qetësia.
Pas pak prapë erdhi kamerieri. Ai e ftoi të shkonte në kthinën e ndarë. Edhe
kamerieri tani e kishte kuptuar se si qëndronte puna. Feri u ngrit në këmbë dhe
e ndoqi prapa kamerierin. Kthina kishte ndryshuar shumë. Ishte shndërruar në
një kabare moderne. Në formë gjysmëharku ishte banaku me karriget e larta e të
palëvizshme. Nga tavani vareshin llamba të bukura, që sa nuk preknin mbi banak,
me një dritëz të kuqërremtë dhe të dobët, kurse mbi banak ishin të vendosura
shandanë tunxhi të skalitura bukur me qirinj të ndezur. Në kënde ishin të
vendosura tavolina të ulëta, me divane të bukura, me ngjyrë të kuqe. Në këndin
e djathtë, prapa derës, ishte ulur Stojeni. Kurse në karriget e larta pranë
banakut rrinin të ulura tri vajza dhe një burrë. Feri, pasi u përshëndet me
Stojanin, zuri vend pranë tij. Në fillim të bisedës Feri ishte i ndrojtur.
Fliste për punën e tij në Perëndim, duke i anashkaluar shumë gjëra, për të
cilat kishte vendosur t’i mbante të fshehura. Edhe të folmen e kishte të
vështirë dhe me ndërprerje. Kishte përshtypjen se në këtë mënyrë do të arrinte
që aksionet që i kishte bërë në mënyrë të pavarur, mos t’i zinte në gojë, sepse
kishte frikë se 118 do t’i kërkonin llogari edhe për ato. Pastaj, me qëllim të
largimit të bisedës nga fitimet e tij, nxori bllokun e shënimeve nga xhepi,
duke i treguar shënimet që kishte arrirë t’i mblidhte, kohëve të fundit. Ai i
tregonte emra njerëzish, adresa sallash të mbledhjeve, vendime, pastaj pagesa,
fletëpagesa për çështje humanitare, ndihma në të holla, organizime të oficerëve
për luftë, blerje armësh, përpjekje që të bashkoheshin subjektet politike në
luftë të përbashkët e shumë çështje të tjera që ishin aktuale. Ferit, në një
moment, iu duk se Stojani nuk kishte interes për këtë bisedë. Ai, pasi e mori
bllokun e tij dhe e futi në xhep, e bëri me dije se atë do ta kontrollonte
gjatë orarit zyrtar të punës, kurse sonte ai kishte ardhur këtu që të takohej
me mikun e tij më të ngushtë, siç e quante ai Ferin, dhe dëshironte të pinte
dhe të bënte qejf. Pasi e pyeti edhe për shumë çështje, filloi t’i tregonte se
ato që Feri i kishte përgatitur, ishin gjëra të pakta, bile po thuaj ishin hiç,
në krahasim me ato që i dinte vetë. Stojani i sqaroi shumë çështje rreth
organizimit të mërgatës, aktiviteteve të tyre të përbashkëta, vendtakimet,
mbledhjet e partive politike, pastaj, taksat apo ndihmat që mërgimtarët i
paguanin në emër të gjoja të qeverisë së Kosovës. Pastaj nuk harroi të prekte
edhe organizimin mafioz të shqiptarëve, që ka lidhje të drejtpërdrejt me
terroristët që veprojnë në Kosovë, të rebeluar kundër shtetit. Foli edhe për
shumë çështje të tjera, duke lënë edhe shumë sosh në mjegull, të pasqaruara dhe
me fjalë të largëta e të ftohta, që Feri nuk i kuptonte dot. Po afrohej mesi i
natës. Feri e dëgjonte me gojë hapur Stojanin. Pasi ai kishte zbrazur shumë
gota njërën pas tjetrës, kishte filluar të bisedonte me ton 119 edhe më të
ulët, duke nxjerrë shumë gjëra në shesh, për të cilat Feri nuk kishte dëgjuar
më parë. Ai i tregoi se bosi i mafies serbe ishte i lidhur ngushtë me mafien
ruse dhe në këtë mënyrë që të gjithë ishin të kontrolluar nga shërbimet sekrete
serbe dhe ruse. Në këtë kontroll janë të angazhuar një pjesë e mirë e zyrtarëve
të lartë shtetëror serb, të cilët, pas sanksioneve të vëna në vitet paraprake,
e shohin drogën si të vetmin financim për shtetin. Si baza të rëndësishme për
deponimin e drogave që vinin nga vendet e tjera, ai përmendi Maqedoninë dhe
Qipron. Pastaj përmendi edhe shumë emra udhëheqësish të lartë të Serbisë. Feri
shikonte i hutuar. Nuk ishte hera e parë që dëgjonte biseda të tilla.
Dalëngadalë biseda kishte filluar të venitej. Stojani kërkoi që njëra nga
vajzat të vinte dhe të ulej pranë tij. Ai burri që e kishte shoqëruar Stojanin,
kur kishin ardhur në kafene, tani kishte filluar vallen me një vajzë, pasi
kishte filluar muzika. Feri, me gjithë habinë që ia kishte shkaktuar biseda e
Stojanit, vjedhurazi e hidhte shikimin nga njëra vajzë që i kishte lënë
përshtypje të këndshme, me t’u takuar sytë e tyre, në shikimin e parë. Stojani
sikur e kishte kuptuar këtë pozitë të Ferit, prandaj e thirri vajzën, duke e
njohur me mikun e tij. Feri u ngrit në valle. Muzika nuk kishte të ndalur. Disa
herë u shuan dritat. Më në fund filluan nga dashuritë dhe secili me femrën e
tij u ndanë në pjesë të ndryshme të lokalit. Dritat u shuan fare. Të ndezur
mbetën vetëm qirinjtë, që ndodheshin mbi banak. Me dritën e tyre të zbehtë,
qirinjtë nuk arrinin dot të ndriçonin qoshet e errëta të lokalit, ku si hije në
gjysmerrësirë shiheshin trupat e bukur të vajzave lakuriqe. Në zhurmën e 120
muzikës, si në të rrallë, dëgjohej ndonjë “ah” apo “oh” e vajzave, që tani
ndodheshin të shtrira nën peshën e atyre burrave, të cilëve pak më parë u
kishin shërbyer. Këtë ritual e ndoqi edhe Feri me vajzën flokëverdhë, e cila,
ashtu gjysmëlakuriq, tundte vithet sipas ritmit të muzikës, me belin e
mbërthyer nga dora e tij, e cila disi e shqetësuar kishte filluar një lëvizje
ledhatuese, duke u ngjitur lartë deri të shpatullat dhe, pastaj, si pa të keq,
duke u fshehur prapa flokëve të gjata, që i binin të shpupuritura mbi supet e
saj të bardhë dhe lakuriq. Me një lëvizje të trupit në anën tjetër, Feri
ndërronte pozitat e duarve, duke ia vënë dorën tjetër rreth belit dhe ashtu
duke e ngjitur lart, nën ledhatimin e lehtë të flokëve, ia prekte lakuriqësinë
e nxehtë, përvëluese. Dihatjet e vajzave të tjera, që vinin edhe më të shpeshta
dhe më zë të lartë, e bënë Ferin që ta tërhiqte vajzën fare pranë, duke u
ngjitur një me trupin e saj. Ajo e ndjeu afrimin e trupit dhe dorën e tij të
fuqishme që e tërhiqte. Andaj, si me lajka i rrëshqiti nga dora dhe u largua
pakëz, duke vazhduar dridhjen e vitheve sipas muzikës. Ajo e dinte se ai këto
ledhatime i kishte me të pabesë, por pikërisht ajo pabesi e bënte më tërheqës,
duke e lëshuar trupin e saj të nxehur mbi gjoksin e tij. Feri nuk priti më.
Dora e tij rrëshqiti ngadalë mbi gjirin e saj të gufuar, duke e shtrënguar
lehtë. Një “ah” e dalë nga goja e saj e bëri atë që të tërhiqej bashkë me
vajzën në drejtim të këndit të errët, atje tutje, prapa banakut, ku ishte
divani bosh. * I hakërryer, shtyu derën e oborrit. Flakët kishin 121 përpi çdo
kënd të shtëpisë. Edhe pojata e vjetër ishte duke u djegur, pastaj mullarët…
Nga e kthente kokën, shikonte vetëm zjarr, zjarr dhe shembje të trarëve që
digjeshin. Deshi të pyeste fqinjin e parë, se çfarë kishte ndodhur, por ai iku
pa i folur fare. As vëllai i tij nuk i foli. Ai e shikoi vrazhdë dhe me plot
urrejtje, duke u larguar në drejtim të grumbullit të njerëzve, atje në mesin e
oborrit. Askush nuk bënte as përpjekjen më të vogël që të shuante zjarrin.
Ç’kishte ndodhur, vallë? Pse nuk e shuajnë zjarrin? Pse nuk më flasin? Ndoshta
e kanë bërë me qëllim, pasi i kanë gjetur paratë në çantën time dhe për ta
fshehur grabitjen, e kanë djegur shtëpinë, pojatën, mullarët… dhe pastaj me ato
para t’i ndërtojnë të reja… A është e mundur kjo, vallë?… “Ku është çanta ime?“
- pyeti Feri me një zë të thekshëm dhe të vrazhdë, pasi ishte afruar pranë
grumbullit të njerëzve, ku në barin e njomë pa babanë të shtrirë dhe të
përgjakur. Përbri tij ishte shtrirë nipi shtatëmbëdhjetë vjeçar, i mbuluar me
gjak. “Me thoni se çfarë ka ndodhur?!” - thirri për të dytën herë. Për çudi,
tani ai nuk e ndjente fare se ishte i dehur. Mendja i qe kthjelluar. Ishte
këmbëngulës të dinte se çfarë kishte ndodhur dhe prapë zemra ia bëri “tak” për
çantën e tij, të cilën një ditë më parë e kishte sjellë nga Zvicra, me njëqind
peripeci dhe me shumë shpenzime. “Shiko, or bir tutje, nga dera e oborrit!” –
tha plaku me gjysmë zëri, duke u përpjekur ta ngrinte dorën. Feri pa andej nga
i thoshte i ati, duke menduar se atje diku, e fshehur në një qoshe, ishte çanta
e tij. Në mugëtirën e agimit ai dalloi një arkivol. Një dridhërimë e lehtë 122
ia përshkoi zemrën. Dikush paska vdekur, mendoi për një çast. Por nuk ishte në
gjendje ta përcaktonte se cili kishte vdekur. Ndoshta babai, mendoi vetëtimthi
dhe sakaq u qetësua, kur u kujtua se njeriu i vdekur nuk flet. Atëherë, kush ka
vdekur pra? Shikimin e rrotulloi për të dytën herë mbi të pranishmit. Nëna
ishte gërmuqur pranë nipit të plagosur. Babai ishte i shtrirë dhe kunata
përpiqej t’i jepte ndihmën e parë, duke ia larë plagën e gjoksit me ujë. Vëllai
rrinte në gjunjë pranë të birit të plagosur. “Kush ka vdekur, babë?“ – pyeti ai
me një zë të përvajshëm, duke harruar për një çast thesarin e tij. “Ende s’e ke
marrë vesh, a?“ – ia ktheu plaku me zë të lodhur nga therjet e plagëve, të
cilat kishin filluar të ftoheshin dhe dhembjet ishin bërë të padurueshme. – „Ti
ke vdekur, o bir, ti!” “Unë?!“… – dhe instinktivisht preku gjoksin me
dorë. – „Unë jam gjallë, babë, a s’me sheh, a?” “Për mua jo!… për ne ti je i
vdekur. Ti je i gjallë vetëm për ata që të kanë ‘garantuar’… Për ata po!… Ik nga këtu!… Ik, o pjellë e keqe!…
Ik, o bukëshkalë! Ik, o haram… e haram të qoftë buka e misrit që ta kam dhanë!
Ik, zhduku që këtej, se ti nuk je djali im…ti je vetë i mallkuemi!…” “Ku është
çanta ime?” – pyeti kësaj radhe me një zë lutës dhe shikimin e drodhi nga njëri
te tjetri, duke u përpjekur të hetonte se cili nga ata do t’ia jepte
përgjigjën. Vetëtimthi ndjeu një lumturi, duke mendar se të gjitha do të
rregullohen me paratë që i kishte në çantën e tij. Me ato para ai mund të
ndërtonte pallate luksoze, mund të ndërtonte vila! 123 “Çantën tënde e ka marrë
ai që të ka ‘garantuar’ të vish këtu dhe nuk është shqiptar, por ‘serb’ dhe me
‘pozitë’ të lartë në kuadrin ‘republikan’ e që quhet Babiq!” – tha plaku me një
zë të lodhur, sa që fjalët e fundit mezi u dëgjuan. Nga dhembjet ai ra në
agoni. “Ah!…” – ia bëri Feri, sa mezi u dëgjua ky lloj rënkimi dhe duke e parë
situatën, me hapa të shpejtë u kthye nga dera e oborrit. Ishte hera e parë që,
pas kaq vitesh, kishte rënë në dëshpërimin e asaj dite që Babiq e kishte
arrestuar. Ishte në dëshpërim të madh, që për kompromis kishte flijuar Bardhën,
duke e lënë në dorë të Babiqit, vetëm për egoizmin e tij. Kurse sot, prapë me
egoizmin e tij të pangopur, kishte humbur çdo gjë. Këtë nuk do ta fali kurrë, o
Babiq!…dhe me kokën ulur, me një urrejtje të papërmbajtur u gjend në derën e
Agjencisë Turistike “Globi Tours.” Rrezet e para të diellit kishin rënë mbi
fushën e gjerë që ndodhej para pamjes së tij të venitur. Ishte një ditë e bukur
vere, por për të ishte një ditë e zezë si futa. Kishte arritur në një lloj
zgripi që, edhe po të donte, nuk mund të dilte dot. Kishte humbur çdo gjë. Edhe
atë pak autoritet që mendonte se e kishte pasur në gjirin e familjes, tani nuk
e kishte më. Ishte i mallkuar nga prindërit e tij, nga vëllezërit e motrat, nga
shokët që ishte rritur me ta, nga fqinjët, nga fshatarët, nga të gjithë… edhe
nga Bardha. Ishte hera e parë, pas kaq vitesh, që e kujtonte Bardhën me gjithë
qenien e tij dhe për një moment e urreu veten. E ndiente se ishte njeri i
tepërt në këtë botë. Vetëm një shpresë e mbante akoma: hakmarrja! Pronari i
agjencisë “Globi Tours”, me të kuptuar 124 se si qëndronte puna, iu gjend
pranë. Ai e dërgoi në një shtëpi të nipit të tij, e cila ishte bosh. Aty u
kujdes që t’i jepte zemër, duke i ofruar edhe ndihmë në para. Tri ditë ai nuk
doli fare nga shtëpia. Ditën e katërt, kur kishte ardhur koha që autobusi të
fillonte rrugën, ndër udhëtarët e fundit ai hyri në autobus, duke u ulur në
ulëset e fundit, gjë që e bënte që të ishte larg pamjes së atyre policëve, të
cilët rastësisht mundë ta njihnin dhe t’i nxirrnin telashe të tjera. * Ndodhia
në fshatin Buron, përveç njoftimeve në gazetat e pavarura që botoheshin jashtë
censurës shtetërore, pëshpëritej vesh më vesh nga njerëzit, bile edhe nga ata
që e quanin veten parimorë dhe nuk përziheshin në punë politike. Ishte pak e
habitshme sesi kishte mundur të ndodhnin dy gjëra rrënjësisht të kundërta me
njëra-tjetrën dhe pikërisht të dyja brenda të së njëjtës natë, në të njëjtën
familje. Diçka misterioze kishte në këtë mes dhe pikërisht ky misteriozitet e
bënte edhe më të rëndë kuptimin e së vërtetës. Në kafenenë e vetme të fshatit,
tani i dëgjoje ata që ndienin kënaqësi që në raste të tilla të gjykonin
ngjarjen, duke folur me zë të lartë: Ai horri, që ndodhet i fshehur diku në
Perëndim, i bëri të gjitha. Ne e kemi ditur që ai ka qenë dhe është njeri i
tyre, prandaj, me të ardhur këtu, ne ia tërhoqëm vërejtjen e parë, duke ia vënë
arkivolin në mes të oborrit. Por ai, për t’i fshehur gjurmët e veta, i dërgoi
ish kolegët e tij të punës, për t’ua bërë prindërve atë që ua bënë dhe për t’i
shpallur viktima para nesh dhe për t’i fshehur veprimet e tij, që i bën prapa
shpinës 125 së popullit të vet. Por a e beson kush këtë? Ata që e dëgjonin,
tundnin kokat, duke pohuar në heshtje dhe duke i miratuar ato që i thoshte
folësi. Por kishte edhe nga ata që i jepnin të drejtë familjes së dëmtuar, që
kishte mbetur nën qiellin e hapur, të rrahur dhe të plagosur për vdekje, dhe
akuzonte strukturat e fshatit, bile edhe popullin që nuk iu kishin gjendur në
ndihmë, për t’i shpëtuar nga më e keqja. Pasi të merret vesh sesi qëndron puna,
ata duhej të distancoheshin apo t’i qasnin. Kështu mendonin ata, por jo edhe
kronisti, i cili në mëngjes herët kishte marrë lajmin sesi kishte ndodhur
bastisja, plaçkitja, përleshja në mes të paramilitarëve dhe policisë në njërën
anë dhe anëtarëve të familjes Gjergjlekaj në anën tjetër. Lajmësi e kishte
njoftuar se kjo kishte ndodhur si pasojë e ardhjes të papritur të Ferit nga
mërgimi. Ai nuk kishte harruar të shtonte se, sipas raportit të pronarit të
agjencisë së udhëtimeve „Globi Tours“, Feri kishte sjellë me vete një shumë të
madhe parash, ndoshta më shumë se një milion marka gjermane, apo ndoshta deviza
të tjera në kundërvlerë. Thuhej se pikërisht ky thesar ishte bërë shkak për
kontroll. Nuk ishte e qartë akoma se nga e kishin marrë vesh ata ardhjen e tij,
por sipas lajmësit, ata kishin qenë të njoftuar në detaje për ardhjen e tij
dhe, posa e kishte kaluar autobusi kufirin shtetëror, kishte qenë nën
kontrollin e rreptë dhe tinëzar të spiunëve. Edhe shtëpia e Gjergjlekaj, atje
në fshat, kishte qenë nën kontrollin e rreptë të spiunëve. Madje, ata kishin
arritur t’i zinin pikat strategjike, para se të arrinte vetë Feri në shtëpinë e
tij. Ata kishin zënë pozicionet në shtëpitë përreth dhe, 126 siç thuhej në
njoftim, njëri nga spiunët më të regjur të qytetit P. kishte marrë pjesë në
përgjimin profesional, duke arritur që të futej pa u diktuar fare në shtëpinë e
familjes Gjergjlekaj. Ai, siç vazhdonte njoftimi, kishte zënë vend në një skaj
të errët në tavanin e shtëpisë, duke kontrolluar çdo lëvizje të anëtarëve të
familjes, si dhe duke e dëgjuar me vëmendje çdo bisedë të tyre. Ai, nga tavani,
duke shikuar nga një vrimë e vogël brendinë e dhomës së gjumit të Ferit, kishte
parë qartë se ku e kishte fshehur thesarin. Pastaj kishte dëgjuar edhe një
bisedë telefonike nga telefoni i tij mobil, por që ai nuk e kishte marrë vesh
se çfarë dhe me kënd kishte biseduar, sepse biseda ishte zhvilluar në gjuhën
gjermane, por në këto rrethana ishte i sigurt se kjo bisedë nuk do të ndikonte
në aksionin e ardhshëm. Ai kishte qëndruar tërë ditën në atë pozitë, derisa
Feri kishte dalë nga shtëpia. Për daljen e tij e kishin njoftuar përmes
radiolidhjes që ai e mbante me vete. Pastaj, kur shtëpia e tyre ishte rrethuar
diku rreth mesnatës, para se ta çanin derën ata nga jashtë, nga tavani i
shtëpisë kishte zbritur përgjuesi, duke mbajtur në dorë revolen të gatshme për
zjarr dhe me maskë në fytyrë, i kishte detyruar anëtarët e familjes ta hapin
derën. Në ballë të tyre kishte qenë Babiq i maskuar dhe fill pas tij, kishte
hyrë rrëmbyeshëm duke përmbysur çdo gjë që i vinte në dorë Gorani i tmerrshëm,
i vetmi pa maskë në fytyrë. Pastaj ata kishin shkuar drejtë e në dhomë, ku
përgjuesi me maskë e kishte nxjerrë në shesh thesarin, duke e hapur para syve
të plakut, i cili nga zemërimi i kishte sulmuar, duke ia hequr maskën nga
fytyra Babiqit dhe në këtë çast, këtij sulmi i ishte përgjigjur me zjarr
Gorani, duke e 127 plagosur atë për vdekje. Pasi ata kishin kontrolluar dhe
kishin marrë çdo gjë që kishte pasur ndonjë vlerë për ta, për t’i zhdukur
gjurmët e plaçkitjes, ia kishin vënë flakën shtëpisë. Për kronistin parësore
ishte njoftimi, të cilin e kishte përgatitur familja Gjergjlekaj dhe që duhej
të botohej si sqarim mirëkuptimi për bashkëvendësit e tyre. Ai e mbante në dorë
duke e lexuar herë pas here. Ai kishte kohë që e kishte pritur një reagim
publik të ngjashëm nga Gjergjlekajt. Duke i mbledhur shkresat e shpërndara mbi tavolinën
e tij të punës, ai e hodhi vështrimin tej dritares. Kishte filluar të
errej. Në rrugë njerëzit kishin filluar të rralloheshin. Çdonjëri ikte drejt shtëpisë, sa pa e zënë ora
policore. * Sikur të mos kishin mjaftuar të gjitha ato të liga, që e kishin
gjetur gjatë rrugës, të ligat e tjera e prisnin në shtëpi. Në vend që t’i
gëzohej të vetmit njeri që i kishte mbetur akoma pranë, kishte ndodhur ajo që
më së paku e kishte pritur. Gjatë mungesës së tij, Sandra e kishte kontrolluar
podrumin, duke gjetur sasi droge, para e armë. Ajo, e tmerruar, në fillim
kishte dashur të lajmëronte policinë, por kishte pasur frikë se ata nuk do ta
kuptonin, ndaj nga frika kishte ikur nga shtëpia, duke u strehuar të një shoqe.
Porsa kishte arritur Besimi, ajo ia kishte zbrazur në fytyrë të gjitha, duke e
përzënë nga banesa dhe duke ia hedhur valixhet jashtë. Ai ishte përpjekur të
sqarohej, por kishte qenë e pamundur. Ajo kishte qenë aq e egërsuar, sa që
Besimi kokulur, i ngar128 kuar me valixhet e tij që më parë ia kishte përgatitur
Sandra, ishte larguar. Strehë kishte gjetur te Koli. Besimi u zgjua i
llahtarisur. Ëndrrat e kishin sjellë para çmendje. Sa i mbyllte sytë, përpara i
dilte babai me atë pamjen e tij të vrazhdë, i verdhë si mejti dhe me zërin e
tij të mpakun, që gjithmonë i thoshte të njëjtën fjalë: „Për ne ti je i
vdekur!“ Pastaj e ndiente një rënkim apo një vaj, që një herë i dukej se ishte
rënkimi i nënës, por më vonë i bëhej se ishte vaji i Bardhës e pastaj ai vaj
shndërrohej në zërin kërcënues të Sandrës. Ai zë bëhej si i çjerrë dhe i dukej
se ishte zëri i Babiqit, i përzier me një zë femre që i vinte si dihatje epshi
e përzier me një të qeshur të zgjatur, që i shëmbëllente një të qeshure
shtrige. Disa herë u rrotullua dhe, nga lodhja e rrugës së gjatë, prapë qepallat
i rëndoheshin, dhe prapë nga e para. Babai, pastaj zëra të përzier, kërcënimi i
Sandrës dhe hingrizja e shtrigës. Disa herë u ngrit nga shtrati. Koli flinte i
qetë. Ai nuk i dëgjonte këta zëra. O Zot! Po çmendëm, mendonte dhe vendoste mos
të flinte më, deri në agim. Shkonte në dhomën e pritjes dhe e hapte
televizorin. Pasi fillonte prapë t’i rëndoheshin qepallat, si në vegime prapë
fillonte tundja e tij nëpër të njëjtën ëndërr, me të njëjtët njerëz dhe, në
fund, qeshja e shtrigës që gjithmonë ishte e padukshme. Me këtë torturë e zuri
mëngjesi. Nuk i pritej që të takohej me Belin. Ishte një situatë që medoemos
duhej të konsultohej me të. Pasi u vesh, i shqetësuar doli në rrugë. Së pari
shkoi në lokalin e klubit dhe si gjithmonë, aty takoi xha Himën. Ai, kur e pa,
hapi duart dhe e mori në përqafim. “Vetëm një javë e bëre në familje?”- pyeti
ai. 129 “Kisha ndërmend të rrija më gjatë, por më diktuan dhe të them të
drejtën, m’u deshtë ta ndërpres në gjysmë pushimin dhe të kthehem.” “Po,
or bir, është një situatë e rëndë për mbarë popullin tonë. E lexova në gazetë
se në fshatin K. kishin arrestuar dy vëllezër, në fshatin Buron e kishin djegur
një shtëpi, kishin rrahur dhe kishin plagosur të zotët e shtëpisë. Në Drenicë
kishin bërë përpjekje që të futeshin në një shtëpi, por kishin hasur në
rezistencë, duke lënë edhe policë të vrarë…” “E ke gazetën?” – pyeti Besimi. “E
kam, or bir, po ç’e do!“ – fliste xha Hima si me vete, pa e vënë re shqetësimin
në fytyrën e Besimit dhe vazhdoi: – „Këtu është burgosur një bandë shqiptarësh,
që merreshin me shitjen e drogës, kurse atje vrasje, burgosje, internime,
plaçkitje dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ka akoma edhe të atillë që edhe në
këto kohë të vështira punojnë për interesa të serbëve. Ja, lexoje këtë
njoftim!” – tha xha Hima, sikur të dinte se vetëm edhe këto njoftime i kishin
munguar Besimit, duke ia lëshuar në dorë ca gazeta. Ai uli kokën mbi gazetë.
Njoftimi ishte tronditës. Ishte hera e parë prej së njihej me xha Himën, që e
ndjeu se do të zhgënjehej para tij. Iu bë se edhe pa folur, ai e kishte zbuluar të fshehtën. Pati frikë se do
të zbulohej nga ai edhe pa folur fare, apo ishte zbuluar që më parë dhe xha
Hima nuk dëshironte t’i tregonte i pari se kush ishte, por e linte që Besimi të
rrëfehej vetë para tij. E mblodhi disi veten pa rënë shumë në sy dhe filloi nga
e para, duke e lexuar më qartë dhe pa paragjykime njoftimin: 130 Njoftim
Familja Gjergjlekaj nga fshati Buron distancohet nga biri i tyre Fer
Gjergjlekaj, azilant në Zvicër, i cili kundër dëshirës sonë ka vite që punon
për interesa serbe, duke e dëmtuar rëndë çështjen tonë kombëtare. Këtë
distancim e bëjmë, pasi ai vuri dorën e tij të tradhtisë edhe mbi familjen e
tij të ngushtë. I ftojmë të dëmtuarit nga dora e tij tradhtare për mirëkuptim
me familjen Gjergjlekaj. Presim me dëshirë që populli të na pranojë prapë në
gjirin e tij të ngrohtë. Me nderime, familja Gjergjlekaj “Fat”, – tha Besimi me
zë të lartë, sa që e bëri xha Himën ta shikonte disi i hutuar. “E ç’fat, more
bir, ky është fat i zi për të gjithë ne, po ku po e sheh ti atë fat!?” “Jo, jo,
xha Himë, thashë fat që e kanë zbuluar dhe e kanë shpallur me kohë përmes
gazetës, pa pasur mundësi që t’i dëmtojë edhe të tjerët, që nuk e kanë ditur se
ai është tradhtar”. – Kurse me veten e tij me fjalën fat nënkuptoi që familja
nuk kishte dhënë ndonjë fotografi, që ta botonte bashkë me njoftimin në gazetë,
e pastaj do të shkatërrohej çdo gjë para kohe, pa arrirë të hakmerrej kundër
atyre që e kishin sjellë në këtë situatë. Ishte fat që ai, para xha Himës, nuk
ishte Fer Gergjlekaj, por Besimi, kurse para organeve zvicerane ishte Mal
Dalani. E ç’lidhje kishte ky njoftim me të në këtë mes? Asgjë! Si për inat, nuk
e gjente se nuk e gjente Belin. Sa e sa herë e kishte thirr në telefonin mobil,
duke i lënë edhe porosi, por ai nuk ishte ndier fare. Nuk la vend pa e kërkuar.
Nuk ishte askund. Sikur ta kishte lëshuar 131 toka. E kërkoi edhe në një lokal
serb, që disa herë e kishte gjetur aty. Bile, Besimi hyri aty me ndrojtje. Më
në fund e la. Vendosi të kthehej e të pushonte në banesën e Kolit. Tamam kur
kishte marrë fund kërkimi, fare pa pritur u takua me të në trotuarin e gjerë të
rrugës kryesore, në çastin kur Besimi ishte duke shkuar në drejtim të parkut të
madh të qytetit, ku e kishte të parkuar veturën. Beli ishte duke ardhur nga ana
e kundërt. Pasi u përqafuan si miq të vjetër, Besimi i tregoi se çfarë i kishte
ndodhur dhe planet për të ardhmen. “Jo, tani!“ – tha Beli, duke e ledhatuar
lehtë mbi shpatull me dashamirësi. – „Kam instruksione të reja. Do t’i marrim
edhe disa aksione të përbashkëta dhe, në fund, edhe unë do te të ndihmoj në
planin tënd. Ne jemi ortakë të vjetër dhe unë do t’i kompensoj disa nga humbjet
tua. Më beso se edhe unë kam qenë në këtë mendje, por nuk kam pasur guxim te të
tregoj, kurse tani ne do të jemi të pandarë.” Nga ngazëllimi i doli një
psherëtimë. Muzgu i mbrëmjes kishte filluar të afrohej. Ishte i rraskapitur.
Pas takimit me Belin, e ndiente veten pak më të qetë. I vetmuar, mori rrugën
drejt liqenit. Shëtiste qetë-qetë, i humbur në mesin e asaj turme spontane, që
e rrethonte dhe që në pamje të parë i dukej e pabrenga. Në këtë shëtitje ai
gjente një lloj qetësie shpirtërore dhe me veten e tij thurte plane. Besimi nuk
e kishte dashur kurrë vetminë, por sa herë që kishte pasur tronditje të mëdha
si kjo e fundit, kishte ndier nevojë të domosdoshme që të rrinte vetëm. Bile në
një rast mjeku e kishte këshilluar që, në rast të krizave të thella
shpirtërore, është e rekomandueshme të shëtitej i 132 vetmuar në ndonjë mal, ku
do të kishte mundësi të fliste me zë të lartë dhe mllefin e grumbulluar ta
shfrynte, sikur të ishte duke ia thënë të gjitha troç atij që e kishte
mllefosur. Edhe kësaj radhe Besimit nuk i bënte ndonjë përshtypje sipërfaqja e
valëzuar e liqenit. As për pulëbardhat nuk kishte ndonjë simpati. Ai me veten e
tij thurte plane, duke tundur duart dhe dukej sikur ishte duke folur me dikë.
As zhurmën e makinave nuk e dëgjonte më. Ishte i humbur në botën e tij. 133 Zëri i thekshëm i një gjeli e bëri Fer Gjergjlekaj të përmendej. Hapi sytë. Në fillim nuk iu kujtua se ku ndodhej. Pas pak i njohu orenditë dhe ndjeu një ngazëllim të papërmbajtur, kur pa veten në dhomën e tij të dikurshme të dhëndërisë. Ngriti pak kokën dhe shikoi drejt valixhes që ndodhej në këndin e dhomës, e qetë dhe e heshtur. Më në fund arritëm, ju drejtua valixhes, pastaj u rrotullua në krahun tjetër dhe u përpoq të rikthente gjumin. Ishte e pamundur. Pas ca përpëlitjeve të kota, u ngrit përgjysmë nga shtrati dhe u shtriq. Ashtu, me fytyrë të mbufatur nga gjumi, u afrua afër pasqyrës së madhe që ndodhej e vendosur mbi komo, duke shikuar fytyrën e tij të lodhur. I dukej vetja më i lodhur sesa mbrëmë, kur ishte shtrirë pas gjithë asaj rruge të gjatë e të