Pages

Pjesa 1 Kapitulli 2 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA I - Kapitulli II
Nuk di a ta quaj këtë ditë si dita e parë e shkollës së aftësimit për jetë, ose ditë e kursit shpirtëror të filozofisë praktike. Sido që të jetë, ishte një ditë e takimit miqësor me një dashuri të sinqertë që unë kisha për mentorin tim të ri të jetës. Ndjenjën e shfaqur të kësaj dite e krahasova me atë të ditës së parë të shkollës fillore. Krejtësisht mu duk ditë e njëjtë, me një ndryshim të vetëm: Atëbotë në shkollë unë shkoja së bashku me nënën e cila më pati përcjellë përdore deri në hyrje të klasës dhe më pati dorëzuar si “amanet” tek mësuesja ime e dashur, kjo krijesë për të cilën edhe sot e kësaj dite, unë kam një konsideratë të veçantë. Më kujtohet se isha tërësisht i hutuar me këtë realitet të ri dhe ndjeja njëfarë “marre”, ose më mirë të them njëfarë treme specifike. Natyrën e këtij emocioni kurrë nuk kam qenë në gjendje ta shpjegoj. Në krahasim me ditën e parë të
shkollës fillore, sot te mixha Dilë unë shkova vetëm. Nuk e kisha atë tremë, dhe ndjeja një kënaqësi të përzier me padurimin e pritjes së gjatë. Doja që sa më parë ta takoja dhe të ishim së bashku. Nuk di pse e bëra këtë krahasim. Ndoshta pse vetë momendi ishte analog me fillimin e marrjes së një dijenije të re. Ndoshta edhe intuita më bënte me dije se të dyja këto ditë do të ishin të skalitura thellë në kujtesën time si një rifillim i ri jetësor! Ashtu edhe ishte. Sidoqoftë, që nga dita e njohjes me mixhën Dilë, në mua kishte ndodhur një renesansë e vërtetë. U nisa menjëherë. Vërejta se dera e portës qe e hapur. Hyra i sigurt brenda, pa trokitur fare. Posa iu ofrova dhomës dhe hapa derën, vërejta mixhën Dilë se ishte ulur në karrigen pranë tavolinës së vet të punës dhe lexonte diçka, si broshurë apo fletushkë. Nuk e çoi as kokën të më shikonte, por vetëm më dha shenjë, me dorë, që të hyja brenda. Ky gjest i tij më shtyri të konstatoja se ai veç më priste dhe broshura, që e kishte në lexim, i dedikohej pikërisht qëllimit të sotëm, përmbajtjen e së cilës ndoshta do ta kishim si lekcion. U ula në një karrige afër tavolinës, përballë tij. Mbretëroi një qetësi, të cilën as unë nuk desha ta prishja, edhe pse, ashtu siç e do zakoni, e kisha ndërmend ta përshëndetja. Pas disa minutash heshtjeje, duke fiksuar me shikim broshurën që kishte në dorë, mixha Dilë filloi të lexonte disa citate të vargjeve, që në atë moment, për mua ishin të pakuptimta: Në fillim nuk kishte as ekzistencë, as joekzistencë. E gjithë kjo botë ishte energji e pashfaqur. . . Një frymonte pa frymë, me forcën e vetes. Dhe asgjë tjetër nuk kishte. . . Këto vargje janë nga RIGA VEDA, një shkrim i vjetër i civilizimit të lashtë indian; vargjet titullohen: “Himni për krijimin”... Duke sqaruar burimin e strofës së cituar, mixha Dilë hetoi se unë e shikoja me habi, ngase nuk e kisha kuptuar përmbajtjen e tyre. Më tej ai vazhdoi: - Si praktikant i mësimit të realitetit tonë ekzistencial, në rend të parë duhet kuptuar burimin dhe rrjedhën e zhvillimit të procesit të vetëkrijimit. Kur ta kesh të qartë këtë, atëherë vetvetiu do t’i kesh më të kapshme edhe shumë parime tjera të ligjshmërive shpirtërore. Pas kësaj, ndalngadalë, do të fillosh që gjërat e tanishme t’i shikosh nga këndvështrimi më realist. Kuptoje këtë patjetër! Realitetin e tanishëm, ashtu sikurse është, e ke krijuar vetë, përmes eksperiencës tënde dhe mënyrës së gabuar të të menduarit. Ashtu sikurse shkruan në VEDAT e vjetra, për të sqaruar ekzistencën me logjikën e të kuptuarit racional, patjetër duhet pranuar se, në fillim çdo gjë ishte asgjë, energji e pashfaqur, dhe çdo gjë ishte diç që frymonte pa frymë, harmoni e përsosur e veprimit. Me parimet e rregullava tona logjike, këtë dukuri, do ta definonim si inteligjencë e paskajshme, frymë hujnore, ose, nëse dum më konkretisht, mund ta quanim: ZOT. - A nuk janë këto shpjegime religjioze? Me këto shabllone jam ngopur tërë jetën, mxha Dilë; - nisa “të protestoja”. - Ti e di se edukata ime familjare është patriarkale... - bëra këtë konstatim emocionues, pa dashur që të kuptohej si provokacion nga bashkëbiseduesi im Ai as që e kishte marrë ashtu. Vetëm pohoi qetas me kokë dhe vazhdoi: - Në njëfarë dore janë edhe kuptime përmes shablloneve religjoze. Këto “shabllone” fillet i kanë nga njerëzit e urtë që për momentin kohor kuar kanë jetuar, ata ishin shumë më inteligjentë dhe njohuria e tyre kapte nivelet hyjnore. Sikur ata, në komunikim me masën e gjerë të bashkëkohasve të vet, emetimin e kësaj urtie, do ta bënin në nivelin e inteligjencës së vet kuptimore, për at kohë dhe hapësirë të caktuar, do të ishte anakronike, e papranueshme dhe absurde. Ata tërësisht kanë qenë të vetëdijshëm se njerëzimi, si shoqëri, mësimet e tyre të realitetit objektiv ekzistencial, do t’i kuptojë shumë më vonë. Nëse shkrimet nga të gjithë librat ekzistuesë religjiozë merren ashtu sikurse janë, pra, bukvalisht, për nivelin e vetëdijes së sotme shoqërore, do të duken ngapak edhe naive. Imponimi i ruajtjes së përmbajtjes orgjinale burimore, nuk ka qenë i rastësishëm, sepse, vetëm ashtu, sigurohej tërësia e esencës së tyre kuptimore. Jo vetëm kaq. Përmes metodës së përgjithësimit të kuptimit të tyre, do të inponohet nevoja e qasjes më rrënjësore dhe më profesionale e një interpretimi të mirëfilltë. Pra, do t’i sfidojnë vetëm hulumtues të caktuar, që këtyre mësimeve u qasen me zemër të çiltër dhe plotësisht pa paragjykime. Andaj, të gjitha librat e besimeve fetare, përherë do të jenë aktuale në çdo kohë dhe hapësirë të caktuar. - A mendon në ata njerëz, që kuptimin e vërtetë të domethënies në këto vepra religjioze, do ta lexojnë në mes të rreshtave? Pyetja ime ishte thjesht metaforike. - Ashtu disi; meqë, të gjitha veprat religjioze në përgjithësi janë dramatizime shpirtërore dhe psikologjike të realitetit tonë, andaj edhe domethënia e vërtetë e tyre zbulohet vetëm nëpërmjet një qasjeje psikologjike dhe shpirtërore të interpretimit. Fjalët e shkruara në librat e shenjtë përbëjnë frymën hyjnore të burimit të tyre, prandaj, vetëm atëherë kur të arrihet ky nivel, ato vetvetiu bëhen të kuptueshme dhe të qarta për çdo individ. Përmes sqarimit të tyre kuptimor, unë vetëm do të ngacmoj disponimin tënd që ti të preokupohesh me to. Kuptimi i vërtetë i domethënies së tyre do të shfaqet vetvetiu, duke u shprehur në formë të kurreshtjes sfiduese për kërkime të mëtejme. - Po si është puna me masën e gjerë që me fanatizëm i ndjek këto, siç i quajtëm “shabllone”? - Ashtu edhe duhet të jetë. Vepron sistemi i inponimit të krijimit të besimit që më vonë automatizohet dhe shndërrohet në shprehi, gjegjësisht në mënyrën e caktuar të të menduarit kolektiv. Pra, në një besim që patjetër diku duhet ta ketë mbështetjen kuptimore të esencës së vet. Kështu që, nga zanafilla e tij e parë, në mënyrë të njëjtë, gjithnjë vjen duke u përcjellë në breznitë e gjeneratave të ardhshme. - Kur do të arrij gjer tek vetëdisimi kolektiv mbi domethënien e vërtetë të tyre? - Pyetje paksa e vështirë. Ndoshta dikur, me kohë, por ndoshta edhe kurrë! Me këtë përgjigje, të parën herë vërejta se mixha Dilë nuk ishte decidiv. Të parën herë ishte në dyshim për diçka që konstatonte. Lejova të vazhdojë. - Në BIBËL, apo edhe në të gjithë librat tjerë religjiozë, krijimi i botës si realitet yni objektiv, parimisht shpjegohet kështu: Në fillim toka ishte tërësisht e zbrazur. Nuk kishte male të larta apo lumenj të rrëmbyeshëm, lugina të gjelbra me lule dhe as qiej. Nuk kishte re të bardha apo kaltërsi detërash të thellë.Toka ishte një lëmsh balte dhe uji, e mbuluar me një errësirë dhe pa asnjë lloj jete... Kështu përshkruhej toka para ekzistencës sonë në realitetin materialist. Pastaj, fuqia e madhe hyjnore e Perëndisë për shtatë ditë krijoi Universin: DITA E PARË: Errësira mbuloi tokën dhe Shpirti i Perëndisë lëvizi mbi ujë. Pastaj Perëndia tha: “U BËFT DRITA”! Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë. Ashtu AI ndau dritën nga errësira. Dhe, dritën e quajti DRITË dhe errësirën NATË. DITA E DYTË: Perëndia tha “LE TË KETË NJË KUPË QIELLORE MES UJËRAVE, QË T’I NDAJË UJËRAT NGA UJËRAT”! Ashtu Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj, nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë. Perëndia e quajti kupën qiellore - QIELL. DITA E TRETË: Pastaj Perëndia tha :“UJËRAT QË JANË NË QIELL TË GRUMBULLOHEN NË NJË VEND TË VETËM DHE TË SHFAQET STEREA” Dhe kështu u bë. Perëndia e quajti sterenë TOKË dhe ujërat e grumbulluara DETE. Pastaj Perëndia tha: “TË MBIJË TOKA GJELBËRIMIN, BARËRAT TË NXJERRIN FARA DHE DRURËT FRUTORË TË JAPIN NË TOKË NJË FRUT QË TË PËRMBAJË FARËN E TIJ, SECILI SIPAS LLOJIT TË VET”! Dhe kështu u bë.Toka prodhoi gjelbërimin, barërat bënin farën sipas llojit të tyre dhe drunjtë mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili sipas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte e mirë. DITA E KATËRT: Pastaj Perëndia tha: “LE TË KETË NDRIÇUES NË KUPËN QIELLORE PËR TË NDARË DITËN NGA NATA, DHE TË SHËRBEJNË SI SHENJA PËR TË DALLUAR STINËT, DITËT DHE VITET, DHE TË SHËRBEJNË SI NDRÇUES NË KUPËN QIELLORE PËR TË NDRIÇUAR TOKËN.” Dhe kështu u bë. Perëndia krijoi dy ndriçues të mëdhenj: Ndriçuesin e madh për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël për qeverisjen e natës. Ai krijoi, gjithashtu, edhe yjtë dhe ata i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën, për të qeverisur ditën dhe natën dhe për të ndarë dritën nga errësira. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte e mirë . DITA E PESTË: Në mëngjesin e ditës së pestë, Dielli u ngrit në lindje dhe ngrohu barin e gjelbër dhe lulet plot shkëlqim, por nuk kishte asnjë peshk që të notonte nëpër ujëra dhe asnjë zog që të këndonte në pemë. Perëndia tha: “TË MBUSHEN UJËRAT NGA NJË NUMËR I MADH QENIESH TË LARTA DHE TË FLUTUROJNË ZOGJTË LART MBI TOKË NËPËR HAPËSIRËN E MADHE TË KUPËS QIELLORE”! Kështu Perëndia bëri çdo gjë që lëviz në ujë: peshqit, balenat, luanët e detit dhe të gjitha llojet e kafshëve. Perëndia krijoi gjithashtu çdo lloj zogu që fluturonte në qiell... DITA E GJASHTË: Perëndia tha: “TË PRODHOJË TOKA QENIE TË GJALLA SIPAS LLOJIT TË TYRE”! Dhe kështu u bë. Por krijesa më e madhe e Perëndisë akoma nuk ishte krijuar. Pasi mbaroi së krijuari kafshët, Ai tha : “TA BËJMË NJERIUN SIMBAS SHEMBËLLTYRËS SONË DHE NË GJASIM ME NE. LE TA USHTROJË SUNDIMIN E TIJ MBI PESHQIT E DETIT, MBI ZOGJTË E QIELLIT, MBI KAFSHËT E MBI GJITHË BOTËN”! Kështu Perëndia i krijoi njerëzit sipas shembëlltyrës së vet. DITA E SHTATË: Pasi përfundoi qiellin, tokën dhe tërësinë e gjallesave, ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën e vet madhore, NJERIUN, dhe po atë ditë pushoi. - Sa kam qenë i vogël, që të më edukonte si mysliman të mirë, nëna përherë ma mbushte kokën me këso ligjëratash mbi hazreti Ademin, hazreti Havën dhe si u “kurdis dynjaja”... Edhe pse këtë vërejtje nuk e kisha me qëllim të keq, ngjau si ironike. Pas pyetjes sima, mixha Dilë menjëherë mori një pamje serioze duke bërë një pauzë paksa më të gjatë në krahasim me herat tjera. Kjo më bëri të dyshoj: mos, vallë, ai ishte ngacmuar me një reagim të tillë? Por, nuk ndodhi ashtu. Ai, ndërkaq, ishte krejtësisht i qetë dhe në njëfarë dore linte përshtypje lajkatuese. - Natyrisht; të mbetemi edhe pak tek të ashtuquajtuarat “shabllone religjioze”- tha kështu me buzë në gaz, duke ma bërë me dije se edhe ai dinte të bënte ironi. - Para Adamit, Zoti për shtatë ditë e kishte krijuar Universin... Përsëri këtu bëri një pauzë dhe, si një interpretues i mirë, për ta ruajtur vëmendjen e publikut, ndryshoi tonin e zërit, duke vazhduar më tej: - Sigurisht që tanimë e ke të qartë se shtatë ditët që përmenden në këto shkrime religjioze nuk janë kohëra të matjeve tona racionale, por perioda biblike, apo edhe kuranore. Një ditë, nuk duhet ta marrësh hëpërhë si 24 orë, por si një ETAPË shumë të gjatë kohore. Sa zgjasin realisht këto etapa zhvillimore, sot e kësaj dite ende nuk është definuar saktësisht, edhe pse ekzistojnë disa hipoteza të guximshme shkencore. Sa për orientim, mund t’i marrësh si miliona vite... Edhe këtu ndaloi. Kjo mënyrë ndalimi, në formë të pauzave të vogla, me ndryshimin e tonin të zërit në vazhdim, më bënte që unë të isha edhe më i vëmendshëm dhe më i koncentruar në përmbajtjen e temës që shtjellohej. Me kohë, fitova përshtypjen se ai qëllimisht dhe me dashje vepronte kështu pikërisht për të arritur këtë efekt. Nuk kisha dyshim në këtë vlerësim. Mixha Dilë ishte një orator i përkyer. - Perëndia, pra, pasi mbaroi Universin dhe u dha jetë gjallesave në tokë - vazhdoi: Krijoi njeriun si qenie më të përsosur në botë. Ai urdhëroi: “TANI DO TA BËJMË NJERIUN. DO TA BËJMË ATË NË SHEMBËLLTYRËN TONË. NJERIU DO TË JETË SI NE”! Mbaje këtë mirë në mend: “ ATË E KRIJOI SIPAS SHEMBËLLTYRËS SË VET DHE AI DO TË JETË SI AI VETË...” Këtë herë foli në mënyrë urdhëruese: Mbaje mirë këtë në mend! Sërish uli tonin dhe vazhdoi: - Të vazhdojmë edhe ca me mënyrën e krijimit të njeriut. Perëndia mori pluhurin nga toka dhe i dha formën e një trupi që kishte krahë, këmbë, duar, shputa dhe një zemër. Ky trup kishte gjithashtu një kokë me sy, veshë, një hundë, një gojë dhe një tru. Pastaj, Perëndia fryu jetën në hundët e njeriut dhe ai u bë një qenie e gjallë. Burri u ngrit dhe qëndroi drejt në këmbë përpara Perëndisë. Perëndia e quajti burrin “ADAM” që do të thotë “TOKË” apo “BALTË E KUQE”. Pastaj, Perëndia mbolli një kopsht në një vend të quajtur EDEM. Fjala “Edem” do të thotë “kënaqësi”. Kopshti i Edemit shtrihet me qindra kilometra në çdo drejtim. Aty kishte barë të gjelbër, lule shumëngjyrëshe, pemë hijelëshuese dhe çdo lloj peme tjetër frytdhënëse që ishte e mirë për t’u ngrënë. Një lumë rridhte përmes këtij kopshti që ujiste barin, lulet, pemët. Në mes të kopshtit Perëndia vendosi dy pemë të veçanta. Njëra ishte “Pema e Jetës” dhe tjetra ishte “Pema që jep njohuri rreth të mirës dhe të keqes”. Askush nuk e di me saktësi se si dukeshin këto pemë. Ne dimë vetëm se ishin shumë të bukura. Kopshti i Edemit ishte një Parajsë e vërtetë, por në realitet ai nuk ishe Parajsa, ai vetëm mund t’i gjasonte Parajsës... - Edhe Parajsa e vërtetë ka një përshkrim krejtësisht të njëjtë. A nuk është kështu mixha Dilë? - Parajsa është vendqëndrim i përhershëm hyjnor i shpirtit. Shpirti këtu është pa trupin fizik; trupi i rikëthehet prejardhjes së vet strukturale të ndërtimit - tokës, dheut, baltës. E kupton? Trupi burimit të vet, shpirti atij të vetit. Trupi tokës, shprti frymës së Zotit dhe niveleve hyjnore. Sipas besimeve monoteiste, qoftë myslimane apo të krishtera, si religjionet tona më të përhapura, pas vdekjes, shpirti kthehet në përjetësi dhe në bazë të meritave të veta nga realteti objektiv, merr shpër46 blimin e duhur: Parajsën - për veprat e veta të mira, ose Ferrin - për vepra të këqija dhe mëkatet e bëra. Shpërblimi për veprat e mira, do të jetë lumturia e përhershme, pa vuajtje; kurse ferri, si diçka e kundërt. Ka disa religjione të tjera, që janë edhe më të vjetra sesa Islami dhe Krishterimi, dhe besojnë në reinkarnimin e shpirtit. Këtu paraprin Budizmi. - Reinkarnimi... Çka do të thotë kjo?! - Besimi se pas vdekjes dhe shkatërrimit të trupit fizik, shpirti vazhdon të ekzistojë si cikël, duke kaluar prej një trupi në trupin tjetër, gjersa nuk pastrohet, dhe si i evoluar përmbaron misionin e vet në botën materiale dualistike (trup-shpirt). I pastruar tërësisht, në fund, i kthehet Perëndisë, pjesë e të cilit është në realitet. Ky besim ka mbështetje në njëfarë logjike, sepse nëse shpirti është fryma e Zotit, përmes ligjshmërisë së përsëritjes së vazhdueshme, duhet gjithsesi t’i kthehet burimit të vet. Pra, i rikthehet Perëndisë ashtu siç ka qenë në fillim: frymë e pastër dhe pa mëkate; e njëjtë si fryma kur Zoti i fryu Adamit, pasi e ndërtoi nga dheu. Sipas këtij besimi, disa kthehen shpejt, pas një apo dy jetërash, kurse disa të tjerë pas dënimit të gjatë që të transformohen edhe në shumë jetëra të tjera, gjersa të arrijnë evoluimin e tërësishëm shpirtëror. Pasi mbaroi këtë mendim, u ndal për pak çaste. Mori frymë thellë dhe duke fiksuar shikimin kah unë m’u drejtua: - E vëren këtu dallimin? - Më duket se ka! - E bëra këtë konstatim më tepër sa për të thënë diçka sesa që isha i sigurt në të. - Ashtu! Ka dallim. Krahasuar me religjionet tjera, më shumë të përhapura, ky dallim në esencë është i vogël, sepse edhe Budizmi e pra47 non në njëfarë mënyre logjikën e “Ferrit” dhe “Parajsës”, “mëkatit” dhe “dënimit”, “mirësisë” dhe “shpërblimit”. Ferr duhet konsideruar jetën dualistike në realitetin objektiv, si obligim i arritjes së pastërtisë absolute të shpirtit, kurse Parajsë - përfundimin e “bredhjes” së shpirtit nga një trup fizik në tjetrin, për t’u kthyer përfundimisht tek burimi i tij i vërtetë. Edhe pse gjithnjë i përdorim termat: shpirt, mendje dhe trup fizik, kurrë nuk duhet ta paramendosh këtë tërësi si diçka të ndarë... Këtu mixha Dilë sërish bëri një pauzë të shkurtër; fërkoi me dy duart fytyrën dhe, duke drejtuar gishtin tregues kah unë, filloi sikur më qortonte: - Unë e kuptoj kurreshtjen tënde, por nuk duhet ngutur! Patjetër, me kohë, do t’i kesh të qarta të gjitha ... Patjetër!... Të vazhdojmë ne ku mbetëm më parë... Pasi e vendosi Adamin në Kopshtin e Edemit, Perëndia i dha një punë që të mbillte frytet e tij, duke i thënë: “UNË TË KAM DHËNË TË GJITHA BIMËT QË KANË FARA DHE TË GJITHA PEMËT QË KANË FRUTA ME FARË NË TO. KËTO BIMË DO TË JENË USHQIMI YT”! Gjithnjë kur filiste për fjalët e thëna nga Perëndia ose nga Adami dhe Eva, mixha Dilë shikonte në librin që mbante në dorë dhe atë e bënte me një përkujdesje të madhe, duke lënë përshtypje se s’dëshironte të gabonte në asnjë falë gjatë citimit. - Më pastaj Perëndia i tha burrit (Sërish, siç e kishte shikimin nga unë, e këtheu në librin që kishte në dorë): “TI MUND TË HASH NGA ÇDO PEMË E KOPSHTIT, POR S’MUND TË HASH NGA PEMA QË JEP NJOHURI MBI TË MIRËN DHE TË KEQEN. TI DO TË VDESËSH NËSE HA NGA AJO PEMË”! Pastaj Perëndia i dha Adamit një punë tjetër. I solli para tij çdo kafshë fushe dhe çdo zog qielli dhe i tha Adamit që t’i jepte secilit nga një emër. Adami nuk kishte frikë nga kafshët dhe ato nuk i frikësoheshin atij. Kafshët erdhën tek Adami, një nga një, dhe ai u dha nga një emër të gjitha kafshëve të buta, të gjithë zogjve në qiell dhe të gjitha kafshëve të egra të pyllit. Megjithëse Adami ishte i rrethuar në Kopshtin e Edemit me kafshë dhe gjëra të tjera shumë të bukura, ai ndjehej i vetmuar. Asnjë kafshë në kopsht nuk ishte në gjendje të fliste me të. Më tej, Adami vuri re se të gjitha kafshët në kopsht ishin çift. Çdo kafsh kishte shokun e tij, kurse Ai nuk kishte shok. Më në fund, Perëndia tha: “PO SHOH SE NUK QENKA MIRË PËR BURRIN TË JETË VETËM, UNË DO TË BËJË NJË NDIHMËSE QË DO TË JETË TAMAM PËR TY”! Kështu Perëndia e vuri në gjumë Adamin dhe mori një brinjë nga trupi i tij. Nga kjo brinjë Zoti bëri gruan. Pasi Adami u zgjua, Perëndia ia solli atij gruan që të bëhej bashkëshortja e tij. Kur Adami hapi sytë dhe pa gruan që ia kishte sjellë pranë Perëndia, Ai tha: “Kjo është një njeri si unë. Kockat e saj vijnë nga kockat e mia. Trupi i saj erdhi nga imi. Unë do ta quaj atë grua, sepse ajo erdhi nga një burrë”. Gruaja u quajt “EVA” që do të thotë “jetë”. Eva u bë nëna e çdo qenie njerëzore në tokë. Kështu Perëndia i bëri Adamit edhe Evën sipas shembëlltyrës së tij. Ai i bëri ata mashkull dhe femër dhe u dha bekimin e tij. Pastaj, Perëndia u tha:” BËNI SHUMË FËMIJË DHE PËRHAPUNI NË GJITHË TOKËN. MBUSHENI DHE SUNDOJENI ATË. SUNDONI MBI PESHQIT E DETEVE DHE ZOGJTË E QIELLIT. SUNDONI MBI ÇDO GJË QË LËVIZ NË TOKË!” Është tejet e rëndësishme se burri dhe gruaja në atë kohë ishin të zhveshur dhe nuk kishin turp nga njëri-tjetri. Një kohë, e cila nuk definohet se sa ka zgjatur, Adami dhe Eva jetuan së bashku në një harmoni të plotë. Kujdeseshin për kafshët, mbillnin tokën dhe vilnin frutat. Ata gjithnjë ishin të hapët dhe flisnin me Perëndinë pa ndonjë kufizim. Adami dhe Eva ishin shumë të lumtur në kopshtin e tyre, për aq kohë sa ndoqën udhëzimet e Perëndisë. Mbi të gjitha, kënaqësia më e madhe për ta ishte miqësia shumë e afërt me Zotin. Zoti vinte shpesh tek Adami dhe Eva dhe i shoqëronte ata. Perëndia, i padukshëm, fliste me ta dhe i këshillonte për çdo gjë që ata kishin nevoj... Bëri edhe një pauzë këtu. - Mbaje në mend këtë pozicion (ndërroi tonin e të folurit , duke i dhënë formën e vërejtjes): PERËNDIA, I PADUKSHËM, ISHTE I AFËRT... FLISTE DHE I KËSHILLONTE ATA ... Sërish edhe një pauzë, por kësaj here diç më e gjatë. - ... Por një ditë ndodhi diçka e tmerrshme. Eva qëndronte në mesin e Kopshtit, kur një gjarpër i foli asaj. Ajo, natyrisht, u habit sesi mund të fliste një qenie shtazore, kur diçka e këtillë nuk kishte ndodhur gjer më tani në Kopshtin e Edemit.... Sa më shumë thellohej në temë, fjalët e mixhës Dilë, edhe ashtu përnga efekti sugjestive, filluan të pasuroheshin edhe me një karakteristikë që nuk e kishin më parë: Gjestikulonte, shprehej edhe me mimikë e pantomimë, duke lënë përshtypjen se para vetes shihje një artist të madh në interpretim të shkëlqyer të një monodrame. Ishte në trans të vërtetë, sakaq unë isha shtanguar si statuja duke dëgjuar fjalët hipnotizuese të tij. - ...Në realitet, - vazhdoi më tej - gjarpri nuk kishte ndonjë forcë të jashtëzakonshme, por Satana, princi i djajve dhe armiku i Perëndisë, po fliste nëpërmjet tij . Satana tha: “Grua, me të vërtetë të ka thënë Perëndia se nuk duhet të hash nga asnjë pemë e Kopshtit?” Gruaja iu përgjigj: “Jo! Perëndia nuk ka thënë kështu. Ne mund të hamë të gjithë frutat që duam. Është vetëm një pemë nga e cila nuk duhet të hamë. Perëndia na ka thënë: “Nuk duhet të hani vetëm nga një pemë që gjendet në mes të kopshtit. Ju nuk duhet as ta prekni at pemë, përndryshe do të vdisni”. Pastaj satana filloi ta bindë gruan: “Nuk do të vdesësh. Perëndia e di se nëse ha nga fruti i asaj peme, ti do të mësosh për të mirën dhe të keqen dhe do të bëhesh njësoj me Perëndinë”. Kjo e ngacmoi dyshimin e Evës dhe ajo i besoi gënjeshtrës së Satanës. Ajo kundroi pemën që ishte shumë e bukur, dhe lakmia për të qenë e mençur si Zoti si dhe bukuria e vetë pemës dhe frutave të saj e joshën atë. Këputi frutin nga pema e ndaluar dhe e hëngri. E, meqë ishte afër saj edhe Adami, edhe ai hëngri një copë nga kjo pemë. Sapo Adami dhe Eva e gëlltitën pemën, ata ndryshuan menjëherë. Dukej sikur sytë e tyre u hapën dhe ata filluan t’i shihnin gjërat ndryshe. Filluan të kishin turp, sepse kuptuan se ishin plotësisht të zhveshur. Për herë të parë ata ndjenin turp se ishin lakuriq, andaj lidhën gjethe fiku së bashku dhe i veshën ato si të ishin rroba. Gjatë ditës Perëndia erdhi në Kopsht për të vizituar Adamin dhe Evën. Kur dëgjuan hapat e Tij, ata u përpoqën të fshihen nëpër pemët e kopshtit. Nuk donin të shihnin Perëndinë, sepse ndiheshin fajtorë dhe të turpëruar. Por Ai e thiri njeriun: “KU JE?”. Adami u përgjigj: “Dëgjova hapat tuaj në kopsht dhe u frikësova. Isha lakuriq dhe kështu u fsheha. Po Perëndia i tha: “KUSH TË THA SE JE LAKURIQ? A MOS KE NGRËNË NGA FRUTAT E PEMËS SË NDALUAR? UNË TË KAM URDHËRUAR TË MOS HASH NGA AJO PEMË!”. Në vend se ta pranojë gabimin, Adami fajësoi gruan e tij dhe tha: “Ajo i ka fajet. Ajo më dha frutin e pemës dhe unë e hënga atë”. Perëndia iu këthye gruas dhe i tha: “ÇFARË KE BËRË?” Në vend se ta pranonte gabimin, gruaja fajësoi gjarprin: “Gjarpëri më gënjeu. Ai më mashtroi dhe unë e hëngra frutin”. Pastaj, Perëndia i tha gjarpërit: “ TI KE BËRË NJË GJË SHUMË TË KEQE, TANI GJËRAT E KËQIJA DO TË TË NDODHIN TY. QOFSH I MALLKUAR NË MESIN E GJITHË KAFSHËVE DHE GJITHË BISHAVE TË PLLIT! TI DO TË ECËSH MBI BARKUN TËND DHE DO TË HASH PLUHUR GJITHË DITËT E JETËS SATE...” Dhe më pastaj i tha gruas: “ DËSHIRAT E TUA DO TË DREJTOHEN NDAJ BURRIT TËND DHE AI DO TË SUNDOJË ME TY”. Pastaj i tha Adamit: “MEQENËSE DËGJOVE ZËRIN E GRUAS SATE DHE HËNGRE NGA PEMA PËR TË CILËN TË KISHA URDHËRUAR TË MOS HASH, TOKA DO TË JETË E MALLKUAR PËR SHKAKUN TËND. TI DO TË HASH FRUTAT E SAJ ME MUND TËRË DITËT E JETËS SATE. AJO DO TË PRODHOJË GJEMBA DHE BIMË GJEMBORE DHE TI DO TË HASH BARIN E FUSHAVE ...” e kështu me rradhë. Duke i shqiptuar ndëshkimet e Perëndisë, mixha Dilë shtrëngoi fort, me të dy duart, librin që kishte pranë, duke më asocuar në gjyqtarin autoritativ që para tribunalit të drejtësisë i shqipton të akuzuarit dënimin e merituar. - Kjo, përgjithësisht, ishte një përshkrim biblik, gjegjësisht religjioz i krijimit të Universit, i gjallesave të tij si dhe i qenies më të përsosur - njeriut. Pasi mbaroi shpjegimin, mbylli librin që kishte pranë dhe largoi atë anash. Këtë gjest e kuptova sikur ky mjet nuk do të na nevojitej më. Derisa mbyllte librin, para vetes, në qetësinë e kësaj pauze, e shikova vjedhurazi dhe vërejta se ai kishte një energji të madhe. Nuk jepte kurrfarë shenja të lodhjes. Unë, në anën tjetër ndjeja njëfarë plogështie; një rraskapitje që sigurisht vinte nga përqëndrimi këmbëngulës në të kuptuarit e ligjëratës tejet interesante. Pasi mora frymë thellë, desha t’ia bëja me dije se tërë kohën e përcillja me vëmendje, andaj edhe bëra një konstatim që aty për aty më ra ndër mend vetvetiu: - Derisa me vëmendje të dëgjoja sa ishe duke folur, m’u kujtuan fjalët që m’i the gjatë takimit tonë të parë. Ato në mua kanë lënë mbresë të thellë: “Ti je realiteti i kësaj bote. Ti je shkëdija e zjarrit të madh të Perëndisë që digjet pandërprerë dhe quhet jetë…” - Po, pra! - vazhdoi sërish mixha Dilë dhe linte përshtypjen se ende ishte i disponuar për bisedë. - Të gjithë ne jemi realiteti i kësaj bote dhe shkëndija të zjarrit të madh të Perëndisë që digjet pandërprerë dhe quhet jetë. Zoti është në ne dhe askund tjetër, edhe pse shpesh jemi mësuar që atë ta kërkojmë larg e më larg, diku në qiell e ku ta di se ku tjetër. Nëse ne jemi shkëndija të dritës hyjnore, atëherë jemi edhe pjesë e përsosshmërisë dhe inteiligjencës së paskajshme universale. A nuk mjafton kjo të besosh se je ai që je? Se ke lindur jorastësisht në këtë botë dhe se je pjesë e procesit të transformimit të pandërprerë shpirtëror, i cila quhet jetë? E beson tani se je pjesë e Zotit? - PO. - PO! Dhe s’ka dyshim. Po më thuaj, e urren Zoti pjesën e vet? - Natyrisht se jo. - Kurrsesi, - brohoriti; - Ti si qenie e përsosur ke privilegjin të mendosh dhe të zgjedhësh vetë realitetin tënd - në mes vuajtjes, që vetë e krijojn, dhe lumturisë e cila është qëllimi themelor i jetës dhe ekzistencës si proces në vazhdimësi. Andaj, gjithnjë duhet ta mbash në mend: “Ti je realiteti i kësaj bote. Ti je shkëndija e zjarrit të madh të Perëndisë që digjet pandërprerë dhe quhet jetë…” - Kur m’i thoje këto në fillim, unë mendoja se flet me shabllone religjioze, por tani… - Plotësisht kishe të drejtë, sepse është ashtu. Unë edhe flisja me shabllone religjioze. Por, tani e tutje ti do t’i kesh të qarta analogjitë e këtyre shablloneve dhe urtësinë e vërtetë hyjnore që ato kanë. U bëra kurreshtar. - Kur do të vjen ajo kohë që unë t’i kuptoj këto gjëra, sepse, edhe përpos porosisë së tyre metaforike, që e kam të qartë, si do të dukej ky shpjegim me kuptim më të nivelizuar të mendjes sonë bashkëkohore, ose shkencore racionale? Edhe pse e kisha shumë seriozisht, e kuptova menjëherë, se duke dashur të tregohesha sa më elokuent në shprehitë e mia, pak e komplikova. Mixha Dilë e kishte kuptuar qëllimin tim dhe menjëherë ndërhyri: - Mendon në sqarimin tonë më të vetëdijesur të të kuptuarit? - tha kështu, por mua m’u duk sikur ai në këtë pyetje deshi me qëllim t’i lagohej përdorimit të termit “nivel shkencor”. - Po; - konstatova. - Tani; tani dhe shpejt; - tha duke bërë me dorë si shenjë që të tregoja pak durim. - Nëse merret cilado vepër religjioze, do të shohim një përgjithësueshmëri kuptimore me mjaft metafora, prandaj nga masat ato konsiderohen si të pranueshme për një periodë afatgjate. Në çdo kohë dhe hapësirë, për çfarëdo realiteti të krijuar, dhe atij që pritet të krijohet, nëpërmjet librave të shejta, përherë gjendet interpretimi i aplikueshëm. Mu për këtë, në vetëdijen kolektive të një shoqërie, ato mbeten si të pavdekshme dhe madhore. Gjatë debateve tona të ardhshme, shpeshherë do t’u kthehemi sërish këtyre pozicioneve, duke bërë krahasime përmbajtësore me realitetin e momentit konkret... Por, ne të vazhdojmë më tutje... Sërish u kthy në citatin e fillimit: - Çdo gjë në fillim ishte asgjë, energji e pashfaqur. Çdo gjë ishte diç që frymonte pa frymë, harmoni e përsosur e veprimit, që, me gjuhën tonë kuptimore, do ta definonim si inteligjencë e paskajshme, frymë hyjnore, ose, edhe më konkretisht: munda ta quajmë: ZOT. Kjo energji, vetë, në heshtje, do të ishte mosveprim. E çdo mosveprim ka të bëjë me palëvizshmëri, pra joekzistencë, prandaj, forca e lëvizjes së përhershme në vetë energjinë është skema programore e veprimit, ose informata e veprimit e cila ka të bëjë me nivele hyjnore. Aktualisht, kemi lëvizjen si ekzistencë, ndërsa vetë qëllimi i ekzistencës është transformimi i vazhdueshëm kah strukturat e reja. Këtu kemi të bëjmë me një ligjshmëri themelore të Universit e cila është baza e çdo evolucioni që quhet Ligji i të kundërtave. Niveli i elokuencës dhe natyra e terminologjisë komunikuese që filloi të përdorte mixha Dilë, ishin paralajmërim se ishim duke hyrë në fazën më të lartë të abstraksionit tematik, andaj, mendova në vete: “Vëmendja dhe koncentrimi im duhet të jenë edhe më të shprehura se gjer tani”. Nuk do të kisha dashur asgjë të më kalojë pa u rrënjosur thellë në kokën time, prandaj e kurajova veten: “Duhet ta shfrytëzosh maksimalisht mësuesin tënd tejet të aftë që ke para vetes!” Që nga ditët e shkollës, gjithnjë kuptimet boshe të filozofisë i kisha inat, por realisht në vete lakmoja që t’i kisha sa më të qarta, sepse përherë mendoja se prirja për manipulim me abstraksione krijon imazhin e vërtetë të një intelektuali të mirëfilltë. Moskuptimi i tyre fshehurazi e komplekson shumicën edhe nga radhët e intelektualëve. Tek unë s’kishte dyshim: Gjithnjë e pranoja se isha i “topitur” sa i përket kësaj shkathtësie. Megjithatë, ja, që tani edhe vetë fillova të hyja në këto ujëra, ndaj më duhet ta shfrytëzoj sa më racionalisht këtë shans. - Si krijohen strukturat e reja?- pyeta. - Strukturat e reja krijohen me veprimin e Ligjit të të kundërtave në të cilin energjia në lëvizje tenton të jetë në qetësi, nga njëra anë, dhe forca nxitëse që të jetë përherë në lëvizje, nga ana tjetër. Nga këto dy të kundërta lirohet nxehtësia e cila shkaton gjendjen e re të koncentrimit, gjegjësisht të integrimit si proces në lëvizje të përhershme. Koncentrimi si produkt më i avancuar i integrimit, krijon edhe informatën më të avancuar e cila koordinon procesin tanimë më të përsosur të organizimit. E tërë kjo etapë vepron si një vazhdimësi e përhershme. - A mundesh këtë Ligj të ma sqarosh në një mënyrë më të thjeshtë dhe më të kuptueshme? - Ligji - bazë i themelimit të Universit dhe i tërë gjithësisë si realitet objektiv është Ligji i të kundërtave. Ky Ligj mbështetet në veprimin edhe të dy nënligjeve të tjera, të cilët ndikojnë në funksionimin e vetë Ligjit të të kundërtave. Këto dy nënligje janë: 1. Ligji i ruajtjes së formës ose i përhershmërisë dhe 2. Ligji i lëvizjes së përhershme. Ligji i ruajtjes së formës si apsolute, tenton ta mbajë këtë gjendje gjithnjë ashtu sikurse është, kurse Ligji i lëvizjes së përhershme vepron në ndryshimin e kësaj gjendjeje që të jetë përherë në lëvizje. Çka kemi tani? - Veprimin e Ligjit të të kundërtave? - u nguta ta them këtë konstatim. - Ashtu. I tërë fillimi që dukej si tërësi absolute shndërrohet në relative, sepse nën ndikimin e Ligjit të përhershëm të lëvizjes nuk ka gjendje të përhershme të qetësisë dhe anasjelltas: pa ekzistimin e tendecës së ruajtjes së qetësisë së përhershme, nuk do të kishte as veprim për nxitjen në livizje të përhershme. - A mund të ma konkretizosh këtë raport me ndonjë shembull më konkret? - pyeta nga mossiguria në të kuptuarit qartë dhe sa duhet. Nuk u përgjigj menjëherë në këtë pyetje, por mori një fletore nga tufa e librave të vendosur në qoshen e tavolinës. E hapi me kujdes fletën dhe, me lapsin që nxori nga xhepi, u përgatit ta konkretizonte edhe me shkrim. - T’ia nisim nga fillimi i fillimit të çdo gjëje. Nga asgjësia në diçësi. Këtu duhet të kesh kujdes dhe vëmendje më të përqëndruar: Në fillim ishte qetësia si gjendje abstrakte. Qetësia është heshtje, që do të thotë pajetësi. Kjo gjendje tenton ta rujë ekzistimin, ashtu sikurse është . Kemi veprimin e Ligjit të ruajtjes së formës ose Ligjin e përherësisë. Nëse tani me Ligjin e lëvizjes së përhershme veprojmë në qetësi, atëherë nuk kemi asnjë gjendje të mëparshme, por nxehtësinë ose ndryshe energjinë. Nga dy veprime të kundërta krijohet energjia si gjendje e re… Pasi sqaroi këtë ekuacion, të njëjtën e shënoi edhe në fletën e bardhë të fletores: Qetsi ( vdes) + Lëvizje ( vdes) = energji. Gjatë shfaqjes së energjisë, gjendja e mëparshme e qetësisë dhe gjendja e lëvizjes së përhershme nuk ekzistojnë. Ato vdesin. - Nuk kuptoj: Si vdesin? - pyeta. - Vdesin, sepse qetësia ishte absolute dhe ashtu tentonte të mbetej. Kur veprohet me Ligjin e lëvizjes së përhershme, ajo më nuk ësht absolute, por: ENERGJIA + INFORMATA ( inteligjenca e veprimit të Ligjit të të kundërtave). - E më tej? - Më tej është energjia, si produkt i avancuar, e cila në vete sërish ruan tendencën të jetë e pandryshueshme dhe ta ruajë atë gjendje sipa Ligjit të parë të trashëguar, si plus, dhe veprimi i Ligjit të dytë të trashëguar si lëvizje e përhershme, minus. Nga fërkimi i veprimit të trashëguar të informatës së Ligjit të të kundërtave, nga energjia ekzistuese krijohet sërish produkti ri, edhe më i avancuar… Edhe këtë ekuacion e shënoi në fletore: ( ENERGJIA + INFORMATA, si Plus) + ( ENERGJIA + INFORMATA, si minus) = PRODUKTI I RI I AVANCUAR që shkon kah tendenca e përsosjes së mëtejme me metodën e njëjtë, e cila quhet KONCENTRIMI, ku do të lirohet NXEHTËSIA. Gjatë shkatërrimit të së vjetrës dhe krijimit të së resë, gjithmonë shfaqet nxehtësia. Koncentrimi është tërësia e fazave në zhvillim e sipër. Me koncentrimin si energji kemi edhe KONCENTRIMIN E INFORMATËS. Koncentrimi i informatës është mendje e avancuar e cila shkon kah e përsosura dhe quhet ORGANIZIM. E tërë etapa e këtij transformimi kalon nëpër katër faza themelore, të cilat ne, tash e tutje, do t’i quajmë katër fazat magjike të zhvillimit, për të shkuar sërish me katër faza në vashdimësi më e relative. Në anën tjetër, lëvizja nuk do të ishte si lëvizje, po qe se nuk do të ekzistonte palëvizshmëria. Andaj, të dy gjendjet e mëparshme nuk ekzistojnë më dhe vdesin duke krijuar energjinë si fërkim në mes të dy këtyre të kundërtave. Kur të vdesin gjendjet e mëparshme, produkti i ri i krijuar si energji tani ka kujtesën e dy ligjshmërive të veprimit të mëparshën: Pra, të ruajtjes së përhershme të formës së mëparshme dhe, në anën tjetër, të ruajtjes së lëvizjes së përhershme. Kjo kujtesë, e cila trashëgohet në produktin e ri, quhet mendje, inteligjencë ose INFORMATË… Të gjitha këto i skicoi në fletore kështu: Qetësi ( vdes) + Lëvizje ( vdes) = energjia, si produt i ri dhe më i avancuar, e cila ka INFORMATËN e trashëguar nga dy të kundërtat. Pra, - vazdhoi, - si produkt të ri kemi energjinë dhe informatën si kujtesë për ta bartur procesin e mëtejmë të transformimit… Sërish këto i skicoi në fletore: përsosur …e kështu m erradhë… ja shembulli se si do të duken këto faza - Tani në fletoren që e kishte para vetes dhe para meje, hapi një faqe të pastër dhe shënoi: 1. AJRI - veprimi i Ligjit të të kundërtave 2. ZJARRI- reagimi i veprimit të Ligjit të të kundërtave 3. UJI - faza e koncentrimit ose e bymimit dhe 4. TOKA - produkti i ri i avancuar. Këto themi se janë katër fazat sipas transformimit racional, gjegjësisht materialist, ndërsa transformimi në katër faza sipas kuptimi iracional, ose shpirtëror, do të dukej kësisoji: INFORMATA - ideja, apo mendja statike e procedurës së veprimit të Ligjit të kundërtave DRITA - projektimi i veprimit të Ligjit të të kundërtave ORGANIZIMI - mendja më e lartë kolektive e cila më tej trasformohet … INTELIGJENCA - produkti i ri i avancuar - Nxehtësia sikur paraqitet si përcjellëse e kalimit nëpër të gjitha fazat e zhvillimit? - Jo në të gjitha; më e saktë është vetëm në momentin e fërkimit, gjegjësisht të rezistencës ku ndryshohet gjendja e mëparshme përms lëvizjes. Nxehtësia gjithmonë është katalizator dhe nxitës i të gjitha transformimeve dhe shndërrimeve në natyrë. Merre p.sh. hekurin. Ai që të jetë në këtë gjendje të tanishme, ka kaluar fazat e zhvillimit të vet dhe është koncentruar si i ngurtë. Gjendja e tij agregate i ndyrshohet përms veprimit të nxehtësisë, gjegjësisht përmes shkrirjes. Hekuri i shkrirë, ta zëmë, tashmë ka ndërruar gjendjen dhe është i lëngët. Nxehtësia, e cila është në të gjitha proceset e transformimit, figurativisht mund të konsiderohet si rezistencë gjatë vdekjes dhe rikrijimit të produktit të ri të avancuar. Gjithnjë kur veprojmë sërish me nxehtësi, ajo transformon materien nga një gjendje në një gjendje tjetër, por në asnjë mënyrë nuk e humb atë. Masa, sipas ligjeve të fizikës, nuk humbet, por vetëm transformohet. - Mirë, mixha Dilë, tani shumë mirë e kamë të qartë nxehtësinë, po ç’është drita? Edhe kjo a s’është pjesë e realitetit tonë objektiv? - Saktë; edhe drita është realitet yni objektiv. Atë tani mund ta kuptosh shumë thesht. Sikur e vërejte edhe më lart, drita është projektim i vetë fazës së nxehtësisë në nivelin e kapshëm për shqisat tona. Është faza e dytë e informatës ose inteligjencës në transformim. Pra fazë e dytë e kuptimit shpirtëror. Drita, nëse zbërthehet në grimca, është valë elektromagnetike. Edhe mendimet tona, po ashtu, janë valë elektromagnetike; dhe ato shndrisin, gjegjësisht reflektojnë. Normalisht, mendimet në planin material thuhen me gojë, shprehen me shkrim apo vizatim. Por, ato nëse nuk manifestohen në këtë formë, nuk zhduken dot; ato mbeten të regjistruara si valë elektromagnetike, duke iu nënshtruar fazave të tjera të materializimit të tyre. Njëjtë, sikurse trupi që është projektim i shpirtit tënd, ashtu edhe drita është projektim i nxehtësisë. Në natyrë përherë ndodh transformimi me veprim të Ligjit të të kundërtave dhe përherë gjatë transformimit shfaqet nxehtësia. Ajo nuk ndihet gjersa të arrijë në nivelin e kapshmërisë së shqisave tuaja. DRITËN duhet ta kuptosh si projektim të nxehtësisë e cila lirohet gjatë proceseve transformuese që ndodhin në realitetin objektiv. Ajo njëkohësisht ndihmon ta vëresh materien. DRITA nuk është vetëm projeksion, por ajo ndihmon edhe projeksionin e materies gjatë fazës së transformimit në shqisat tuaja si senzacion. Pa veprimin e dritës dhe reflektimin e saj nga objekti, nuk mund ta regjistrosh me shqisën e të pamurit se ekziston ai objekt. Kështu e ke edhe fotografinë. Projeksioni i objektit në shtresën e celuloidit të filmit është vetëm gjurmë e reflektuar e vetë dritës nga sendi. - Mirë, mixha Dilë. Zbatoje tani koncentrimin e njohurisë, si fazë, edhe në mendjen time; ha, ha, ha, ha… - Bëra mahi me këtë çështje, por dhe qëllimisht veprova kështu, që t’i bëja me dije bashkëbiseduesit tim se jam duke e përcjellë me vëmendje dhe i kam të qarta shumë gjëra nga ligjërimi i tij. Vzhdova: - Thjesht, një definicion: Nxehtësia dhe drita - ç’janë këto? - Nxehtësia është energji që lirohet gjatë veprimit të Ligjit të të kundërtave, si reagim i fazave të veprimit të ligjshmërisë, ndërmjet tendencës për ruajtjen e përhershme të formës dhe lëvizjes së përhershme si vazhdimësi. Drita është projektim i kësaj ndjenje të caktuar në shkallën e kapshmërisë së shqisave tuaja. Më konkretisht, shqisës së të pamurit. - Njëjtë është atëherë edhe me zërin? - Ashtu, pra, gjeniu im! E njëjta është edhe me zërin. Zëri është niveli i zhurmës që shkaktohet gjatë veprimit të fazave përmes ndikimit të Ligjit të të kundërtave, e cila mundëson regjistrimin e kësaj ndjenje nga shqisa tjetër, pra, nga ajo e të dëgjuarit, në fazën e nivelit të kapshmërisë materiale. E kupton? Tani kemi nxehtësinë, e cila regjistrohet nga shqisa e të prekurit; projektimin e saj si dritë nga shqisa e të pamurit; zhurmës nga shqisa e të dëgjuarit… Të gjitha këto fenomene mundësojnë që gjatë vetëdisimit për realitetin objektiv, i cili regjistrohet përmes vrojtimit, të bëjmë dallimin e vetive të shumë substancave si materiet më të avacuara të realitetit tonë objektiv? - Vetitë?... Sikur edhe diçka doli e re në të kuptuarit tim? - Po, pra, vetitë e materies, gjegjësisht të substancave, që janë pesë: gjendja agregata, ngjyra, era dhe shija… ke pesë veti të materies. Ke meduar ndonjëherë pse pesë? Nuk kisha përgjigje. - Jo, nuk di. - Sepse ne kemi pesë shqisat tona që mund të regjistrojnë këto veti. Në Univers ka edhe shumë e shumë veti të tjera, por ato nuk mund të regjistrohen me shqisat tona, veçse me mendje dhe inteligjencë. - A nuk i regjistron inteligjenca, gjegjësisht mendja edhe rezultatet e arritura si ngacmime nga pesë shqisat tona? - Po, i regjistron, por ne kemi dy mendje. Mendjen e vetëdijshme dhe të pavetëdijshmen. Ngacmimet në shqisat tona i regjistron vetëm mendja e vetëdijshme, kurse ajo e nënvetëdijshme kap edhe shumë veti tjera të materiies në të gjitha fazat e saj të transformimit. Nëse ndonjë veti nuk është regjistruar nga shqisat tona racionale, të vetëdijshme, nuk do të thotë se nuk ekziston. Ajo patjetër është regjistruar nga shqisat tona irracionale, gjegjësisht të ndërvetëdijshme. - Mixha Dilë, desha të kem të qartë edhe diçka tek Ligji i të kundërtave: Ku është këtu hyjnorja? Ku është Zoti? - Këtu edhe të prita. Tani jemi në fundin e një fillimi. Për të veprur gjithnjë një ligj atëherë ai duhet të ketë edhe mekanizmat e zbatimit të tij. Ky mekanizëm është informata, e cila gjithnë gjatë fazave të veprimt, bart njohurinë për vetë fazat në veprim. Më konkretisht, informata është mendja ose inteligjenca e vetë veprimit. Sikurse për fazat e veprimit që kemi koncentrimin si integrim, po ashtu edhe për informatën kemi organizimin kah e përsosura në avancim. - Fillova t’a kem të qartë: - konstatova plotësisht i sigurt në vete; - hyjnore është vetë informata apo mendja e veprimit të të gjitha këtyre fazave. - Ashtu është. Të lumtë djalosh! Tani je në thelbin e proplemit… Informata është Zoti i cili është prezent që nga fillimi i krijimit të veprimit të të gjitha ligjshmërive të strukturave që përsosen gjithnjë si vazh63 dimësi e përhershme. Prandaj, me të drejtë themi se Zoti është kudo: në atom, materie, substancë, strukturë… kudo. Gjithnjë si pikënisje e krijimit të realitetit tonë objektiv duhet ta marrësht energjinë dhe informatën e veprimit në të. Lulja, ylberi, shtazët dhe njeriu në këtë realitet objektiv, të zbërthyera në përbërësit e vet themelorë, në realitet, janë energji dhe informatë. Tër Universi në natyrën e vet esenciale, në realitet, është lëvizje e energjisë dhe e informatës. I vetmi dallim në mes teje dhe drurit është përbërja dhe përmbajtja e energjisë dhe informatës në trupin tënd. Në nivel të materies, edhe ti, edhe druri, jeni të përbërë prej elementeve të njëjta, që më parë ishin të ndërtuara në diçka tjetër. Fjala është për karbonin, hidrogjenin, oksigjenin dhe azotin në masë të madhe, si dhe për elementet tjera, në sasira më të vogëla. Të gjitha këto elemente mund t’i blejmë me para në barnatore. Pra, dallimi në mes teje dhe drurit nuk i referohet karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit. Ti me drurin, bile, vazhdimisht e këmbeni reciprokisht karbonin dhe oksigjenin. Dallimi qenësor i referohet energjisë dhe informatives. Tani qetësohu pak dhe analizoji edhe një herë, pa shikuar në vizatim, të gjitha këto faza, të cila duhet t’i rrënjosësh thellë në bindjet tuaja si një nga mënyrat e reja të të menduarit dhe vepruarit në çfarëdo segmenti të jetës sate. Gjersa mixha Dilë u ngrit nga karrigia dhe doli jashtë, duke më lënë vetëm në qetësi, unë mbylla sytë dhe fillova të meditoj për rrejdhën e të gjitha këtyre fazave. Mosprezenca e tij bëri që edhe më tepër të koncendrohesha në thelbin e të kuptuarit të kësaj ligjshmërie. Sa më shumë e logjikoja këtë dukuri, aq më shumë ndjeja një kënaqësi. Më në fund u binda se në shumicën e rasteve format abstrakte gabimisht mendohet se janë të pakapshme. Vetëm duhet të ekzistojë in64 teresimi i cili angazhon vëmendjen, vëmendja intelektin dhe, së fundi, intelekti kap njohurinë. Ja pra: interesimi, vëmendja, intelekti dhe njohuria. Sërish ligjshmëria e të kundërtave dhe katër fazat e veprimit. Domethënë, kjo ligjshmëri është çdo kund, në çdo hap të jetës dhe ekzistencës. Ndërkohë, mixha Dilë sërish hyri në dhomë dhe u ulë në karrigen e vet, pranë tavolinës së punës, duke prishur qetësinë që mbretëronte gjer në at kohë sa ishte jashtë, dhe sikur i kishte rënë ndërmend diçka: - Të marrim shembull atomin, i cili ka bërthamën si pozitive dhe elektronet që sillen rreth saj, si negative. Informata statike e atomit është që bërthama të jetë në heshtje , kurse elektroni në lëvizje. Nga këto të kundërta, si strukturë, kemi atomin. Duke ekzistuar gjithnjë, atomi gjatë lëvizjes së përhershme shkakton koncentrimin, i cili përmes organizimit krijon strukturën e re: molekulën. Në molekulë, tani, si strukturë më e avancuar, kemi edhe informatën unike më të avancur. Informata e një atomi me koncentrim ka organizuar informatën më të përsosur të molekulës, molekulat gjithnjë me procedurë të njëjtë vazhdojnë të koncentrohen duke organizuar kështu materijen në nivel edhe më të lartë... e kështu me rradhë. Nëse do ta kishim vetëm bërthamën, atëherë nuk do të kishte lëvizje, që do të thotë as jetë; nëse do ta kishim vetëm elektronin, nuk do të ekzistonte e kundërta e tij... - Me sa kuptoj, atomi është vetëm një strukturë individuale në avancim, nga e cila krijohen strukturat e reja. - Ashtu është; - pohoi me kokë mixha Dilë, duke qenë i kënaqur që unë e përcillja me koncentrim dhe vëmendje të lartë. - Llojet e materieve janë vetëm nivelet e avancimeve në vazhdimësi. Përsosshmëri do të thotë të kesh në vete elementet e të gjitha struk65 turave dhe informatën gjenerale të strukturës në momentin e arritjes së asaj përsosshmërie. Informata gjenerale e strukturës së përsosur është koncentrim i informatave gjatë transformimit të përhershëm, i cili lidhet me informatën-bazë të tendencës fillestare për lëvizje. Këtë informatë, pra, e quajtëm si inteligjencë të paskajshme, hyjni, Zot etj. Transformimi është proces i cili mbështet ligjshmërinë e përherësisë kah e avancuara. Pra, gjithnë kemi gjendjen e relativitetit si absolute dhe absoluten si gjithnjë relative. Edhe informata, e cila për fillim na duket absolute, në realitet është relative, sepse gjatë avancimit në strukturat e reja, edhe ajo i adaptohet rrjedhojës kah e përsosura. - Tani e kam të qartë, plotësisht të qartë. Nëse materia zbërthehet vazhdimisht në grimca edhe më të imta, atëherë do të kemi si pikënisje energjinë e cila tenton përherë të jetë në lëvizje duke u përsosur gjithnjë në nivelin më të lartë të organizimit sikurse është materia. - E saktë. Ashtu siç e ndjejmë me shqisat tona, materia është koncentrim që mund të zbërthehet në fazat e veta të krijimit të mëparshëm. Tek të gjitha strukturat e reja të transformuara, gjithmonë do të kemi katër faza karakteristike, të cilat e ndërtojnë Ligjin hyjnor të të kundërtave dhe veprojnë si vazhdimësi e përhershme. - Përfundimi del se materia është një energji e kondensuar. - Shumë bukur! - brohoriti nga gëzimi mixha Dilë. - Kjo njohuri i është prezentuar njerëzimit kaherë, mija vite më parë, por se materia është shkalla më e ulët e shpirtit e se shpirti është shkalla më e lartë e materies, zyrtarisht sot është pranuar edhe nga shkenca jonë bashkëkohore. Ajnshtajni në teorinë e tij të famshme të relativitetit, ka konstatuar se materia mund të kalojë në energji dhe energjia në materie, edhe pse materia nuk është gjë tjetër veçse energji e koncentruar dhe e kondensuar në një vend. Realisht, shpirti dhe materia janë një. Andaj, çdo materie është shpirt i shprehur përmes formës. Ose trupi është projeksion i shpirtit njëjtë sikurse fotografia jote që është projeksion i pamjes sate. - Nëse Ligji i të kundërtave zbatohet përmes katër fazave të tij, atëherë pse në Bibël e kemi metaforën e krijimit të botës për shtatë ditë dhe jo për katër, ose pesë. - Pyetje e qëlluar dhe interesante. Në shtatë ditë të krijimit të botës ekzistojnë të gjitha këto faza, por janë shtuar edhe ditët e krijimit të niveleve më të larta strukturale. Pas katër fazave të krijimit të materies, si fazë e pestë, është krijimi i gjallesave si pëzierje strukturale me një informatë, si inteligjencë apo mendje më të pavarur të vetëkontrollit të veprimit. Pra, një botë e cila është e njëjtë si ajo materiale, por e cila ka shpirtin më të pavarur të vetëveprimit . Në këtë hierarki kemi: botën bimore, atë shtazore dhe njeriun si mbikrijesë e të gjitha krijesave me inteligjencë të pavarur funksionale - funksionim ky që quhet jetë. Andaj, pas katër fazave të krijimit të botës minerale, kemi ditën e pestë, krijimin e bimëve dhe të botës shtazore, si dhe ditën e gjashtë, krijimin e njeriut si rezultat i të gjitha krijimeve në tërësi gjatë pesë fazave të tjera. Pra, makrokozmosin në miniaturë. - E dita e shtatë? - pyeta. - Ditën e shtatë është pushimi. Zoti ditën e shtatë pushoi. Pra, atë ditë nuk krijoi asgjë, por u kënaq me të gjitha ato që krioi gjatë gjashtë ditëve të tjera. - Tanimë, me sa shoh unë, fazat e ligjshërisë sipas kësaj procedure, mund të përdoren jo vetëm për sqarimin e krijimit të vetë materies, por edhe për të gjitha veprimet tjera nga realiteti ynë objektiv... - Saktë. Për të vërtetuar këtë, mund të marrim shumë shembuj nga praktika jonë e përditshme. Gjithnjë ato do t’i nënshtrohen procedurës së kalimit të patjetërsueshëm përmes katër fazave të zhvillimit, si faza të veprimit të vazhdueshëm të Ligjit të kundërtave. Ja, për shembull, t’i marrim dëshirat tona që i kemi gjatë jetës: Çdo dëshirë në rend të parë lind si ide: faza e parë; pastaj, me prezencën e emocionit koncentrohet si dëshirë e flaktë: faza e dytë; koncentrimi dhe transformimi kah struktura e re: faza e tretë; dhe, në fund, realizimi i idesë si rezultat konkret - materia: faza e katërt. Kështu, pra, sipas veprimit të kësaj ligjshmërie në Univers, pas krijimit të strukturave gjithnjë e më të reja dhe nga më të ndryshmet, fillon krijimi i botës materiale, si niveli më i ultë i ekzistencializmit, që ne e quajmë BOTA MINERALE . Sa i përket organizimit struktural të botës minerale, mençuria jonë bashkëkohore ka zhvilluar njohurinë e përgjithshme të quajtur SHKENCË, e cila shpjegon saktë ligjshmëritë e përbërjes dhe të funksionimit të këtyre strukturave vetëm si ekzistente, pra vetëm në fazën e katërt ekzistenciale të procesit të transformimit të tyre, e kurrsesi më tej, kah njohuria më e thellë irracionale e fazave tjera të funksionimit. Falë zhvillimit të teknikës dhe pajisjeve precize elektronike, kohën e fundit disa disiplina të kësaj njohurie, arrijnë të hyjnë edhe më thellë në bërthamën e materies, duke dëshmuar vërtetësitë që urtësia e paraardhësve tanë i ka njohur qindra dhe mijëra vite më parë. Sidoqoftë, kurrë nuk është vonë. U bëra kurreshtar. - Po si është puna me botën shtazore? Edhe ato janë gjallesa dhe kanë shpirtin e tyre me një inteligjencë të pavarur të nivelit të konsiderueshëm? - Edhe bota bimore, edhe ajo shtazore, së bashku me njeriun, si qëllim esencial e kanë ndryshimin e eksterierit në realitetin tonë objektiv, në drejtim të përsosshmërisë së pandërprerë. Të gjithë së bashku janë pjesë e një tërësie harmonike të procesit të quajtur EVOLUCION. Por, natyrisht se ndërmjet këtyre niveleve strukturale ka dallime. Në hierarkinë e realitetit objektiv, bota bimore në krahasim me atë minerale, është diçka më e përsosur. Është e ndërtuar nga shpirti, me një informatë më të pavarur dhe shumë më inteligjente se bota minerale, e cila kishte vetëm informatën fikse që rregullonte organizimin struktural të saj. Shpirti i strukturave bimore mund të regjistrojë disa ndryshime nga bota e jashtme duke i përjetuar ato si ndjenja në formë të kënaqësisë dhe vuajtjes. - Bima të kënaqet ose të vuaj?! - u habita me këtë konstatim. - Deri në kohën e fundit ka qenë e papranueshme ta shprehësh këtë fakt. Por, me zbulimin e instrumenteve precize elektronike, sot është dëshmuar edhe shkencëtarisht ndjeshmëria e bimëve në ngacmimet nga jashtë. Ke dëgjuar për metodat të reja të kultivimit të agrokulturave të ndryshme bujqësore përmes muzikës. Rendimentet kanë qenë fascinante. Këto sot vetëm vërtetojnë këtë fakt, që shumë urti të civilizimeve të lashta, e kanë konstatuar para qindra e mijëra vjetve. Desha ta mbaja të përqëndruar në pyetjen time, ku ende nuk e kisha përgjigjen e duhur. - E patëm fjalën tek niveli i botës shtazore?- Këmbëngula. - Aty edhe e kam qëllimt të dal. Bota shtazore, në krahasim me nivelet më të ulta strukturale, jo vetëm se ka një ndjeshmëri më të madhe të ngacmimeve nga realiteti i jashtëm objektiv, por ajo, në përmasa më të vogëla, ndikon edhe në evolucionin e këtij realiteti. Në regjistrimin e ngacmimeve, bota bimore është e kufizuar vetëm në rrethin e ngushtë, ku e ka të fiksuar ekzistencën e saj, kurse bota shtazore, mund të lëvizë dhe ta zgjerojë këtë ndikim edhe në hapësirat tjera më të gjera të realitetit objektiv. E tani, sipas një rendi logjik, duhet të sqarojmë kuptimin e dallimit të nivelit të botës shtazore dhe vetë njeriut si krijesë më e përsosur. Ky dallim është i thjeshtë. Bota shtazore dhe, në përgjithësi, të gjitha grupet tjera paralele, kanë vetëm shpirtin e përbashkët kolektiv, kurse njeriu përveç shpirtit kolektiv, ka edhe shpirtin individual. Ka UNIN që është potencial i pastër. - Po pse Zoti e krijoi njeriun si individualitet? Pse atë e bëri të veprojë dhe të ekzistojë si i pavarur në realitetin objektiv? - Jo vetëm njeriu, por të gjitha strukturat tjera organizative, si qëllimi të ekzistencës së tyre kanë lëvizjen e pandërprerë kah e përsosura. Pa lëvizje të përhershme nuk ka as ekzistencë. Ndryshimi global i përherësisë kah e përsosura nuk është vetëm ndryshim i brendshëm përmbajtësor, apo edhe struktural, por ndryshim i realitetit objektiv si tërësi edhe nga jashtë. Ndryshimi përmbajtësor apo struktural i realitetit objektiv është proces natyror, dhe kryhet përmes ligjeve precize hyjnore të instaluara në formë të informatës, ndërsa ndryshimi i saj i jashtëm, eksterier, bëhet përmes një qendre të koordinimit në formë të mikrokozmosit që quhet NJERI. Njeriu është, pra, komponenta e inteligjencës së paskajshme e cila ndryshon eksterierin e realitetit objektiv... E vëren tani se të gjitha nivelet e strukturave organizative i shërbejnë njëri-tjetrit, për t’i shërbyer të gjitha së bashku një qëllimi të catuar universal. - Por njeriu në të shumtën e rasteve është dëmtues dhe shkatërrimtar i këtij eksterieri. Ai shpeshherë vepron larg ligjeve hyjnore? - Njeriu si krijesë e vetë Zotit ka pavarësinë individuale të nivelit më të afërt me krijuesin e tij. Për të vepruar dhe lëvizur pandërprerë kah e përsosura, ai disponon edhe kurreshtejen dhe dëshirën që të ecën gjithnjë përpara dhe të jetë në ballë. Kurrë nuk kënaqet dhe gjithnjë lyp dhe lakmon diçka. Ai shpeshherë shkon aq larg, saqë dëshiron të krahasohet edhe me vetë krijuesin e vet. Kjo cytje që ne e quajmë instikt, është e natyrshme dhe përnga liria e veprimit të vet, konsiderohet edhe si privilegj, por, si çdo gjë tjetër nga bota njerëzore, shpeshherë edhe kjo keqpërdorohet. Këtë keqpërdorim në terminologjinë religjioze do ta hasësh të definuar si “xhynah”, “haram” ose thjesht: mëkat. Mëkati në realitet është thyerja e ligjeve të përcaktuara natyrore. Me këtë veprim shprehet dominimi vetëm i një poli të të kundërtave, duke çrregulluar kështu veprimin e ligjshmërisë hyjnore të barazpeshës. Kjo shkakton disharmoni, prishje të rendit dhe çrregullim të rrejdhës normale të “simfonisë hyjnore”. Pra, forca e cila duhej të vepronte në ndryshimin eksterier të realitetit objektiv, dështon duke çrregulluar kështu kahjen e veprimit harmonik, andaj ajo edhe duhet dënuar. Mëkati zakonisht paralajmërohet përmes vërejtjes nga të urtit e një populli, profetët, nëpërmjet shenjave të vogla në formë të dënimeve idividuale si fate njerëzore, si dhe përmes atyre kolektive, siç janë: luftërat, përmbytjet, epidemitë, kataklizmat e ndryshme ... dhe kështu deri te zhdukja totale e cila parathuhet se do të realizohet si shkatërrim masiv i realitetit material. Këtë parathënie shpesh mund ta gjesh të definuar në formë të “apokalipsës” apo “kijametit”. Më konkretisht, nëse nga ana e të ngarkuarit për kryerjen e saj - njeriut, tërë ky proces i transformimit eksterier në realitetin objektiv rrezikohet seriozisht, atëherë edhe procesi i ligjeve tjera natyrore deformohet dhe vjen deri tek asgjësimi total i realitetit material. - Çka nënkuptohet me asgjësimin total të realitetit material? - Në fakt, asgjësohen gjallesat dhe njeriu si realitete dualistike shpirt-materie, ose, siç do ta hasësh shpesh në literaturën shpirtërore, si mikrokozmos .Kur të pasojë ky asgjësim, si rezultat i mosveprimit harmonik të ligjeve natyrore, atëherë nuk kemi as realitet objektiv-material. - Nuk e kam të qartë; të lutem, a mund të ma sqarosh këtë me disa shembuj? - Po, dhe është shumë e kuptueshme. Nga e di ti se ekziston realiteti objektiv-material? Më thuaj! Nga e di? - Paj... e përjetoj, e shoh, e preki, e ndjej... - Plotsisht e saktë! Ti realitetin objektiv e pranon dhe e njeh vetëm përmes pesë shqisave tuaja fizike. Mundohu ta marrësh me mend sikur ke lindur në këtë realitet objektiv pa shqisat tuaja fizike. Nuk sheh, nuk dëgjon, nuk e dallon shijen, nuk ke ndjenja të prekjes ...si mud ta dish se ekziston ky realitet? - Më duhet të meditoj më gjatë për këtë. - E nëse njeriu si mikrokozmos, së bashku edhe me gjallesat tjera, asgjësohet në tërësi, kush do ta përjetojë ekzistimin e realitetit objektiv? - Dale, dale pak! Tani sikur m’i turbullove të tërat; - reagova kështu duke qenë i humbur thellë në mendime dhe me vëmendje të koncentruar që të absorboj sa më qartë çdo fjalë të mixhës Dilë? - Askush, i dashuri im, askush! Jeta objektive është iluzion që ne e regjistrojmë vetëm përmes shqisave tona dhe atë e ndjejmë ashtu. Bota materiale është eksperienca e shpirtit në dualitetin e tij me trupin, e shprehur përmes procesit të të menduarit. Prandaj, përherësia është shpirti dhe burimi i tij hyjnor. Ne atë do ta kemi si qëllim të të mësuarit. Atë do ta njohim si vrojtues që përmes mendjes e vrojton vetveten .Vetveten, të ndërtuar nga tre faktorë të realitetit: shpirti, trupi dhe mendja. Filozofinë e krijimit të botës materiale e trajtuam vetëm që ti t’i kuptosh ndikimet e ligjshmërive hyjnore në të dhe ta kesh të qartë se ajo është e kundërta e përjetësisë në shtegtimin e saj kah e përsosura... E tani besoj se do të jesh dakord që ta kryejmë me kaq për sot... - tha dhe filloi t’i mbledhë librat e hapur që i kishte para vetes, duke i paluar ato në skajin e qoshes së djathtë të tavolinës se punës. Nxori me të shpejtë një notes nga xhepi i prapëm i pantolloneve dhe filloi të shënojë diçka në të. Për pak çaste mbretëroi një heshtje. Pasi mbaroi shkrimin, mbylli furishëm faqet e hapura të notesit. Më kishte lexuar mendimet. - Si duket ke edhe diçka tjetër të thuash? - e kishte vërejtur qëllimin tim. - Më fal, mixha Dilë - iu drejtova me lutje... Do ta marr kohën edhe pak, por jam i padurueshëm të di kuptimin e vërtetë të ritualit me qirinj në tyrbe... mallkimin e madh... Kjo sikur nuk më hyn në kokë... nuk përputhet me... - Ha, ha, ha... - qeshi me zë; - ke filluar të mësosh shumë shpejt, djalosh. Shumë shpejt dhe para kohe, andaj edhe pse parashikoja që për këto të bisedonim dikur më vonë, do të tregoj që tani troç: E tëra me Tyrben dhe qirinjtë e ndezur nuk do të thotë asgjë. E kupton? Asgjë! Vetëm ritual i kotë. Unë e kam ditur se ti je një person me edukatë patriarkale dhe religjioze, andaj isha i sigurt se niveli yt i besimit ka njëfarë frikërespekti latent ndaj tempujve religjiozë, e posaçërisht ndaj tyrbeve. Kjo bestytni është mjaft e përhapur në masë dhe nuk dyshova se e ke edhe te ti. Po ashtu e dija se ti ishe mërzitur nga pija dhe dëshiroje që të largoheshe nga konsumimi i saj. Këtë dëshirë e kishe të flaktë, por ndërvetëdija jote në formë të shprehisë së rrënjosur të përjetimit të caktuar euforik shpirëtror që arrihet përmes alkoolit, ishte shumë më prezente dhe më dominuese. Andaj, nevojitej ndonjë fuqi më e fortë mentale të të shkëputte nga kjo shprehi e rrënjosur. Çka mendon, cila do të ishte kjo? - Nuk di, ndoshta besimi...apo... Kishte vërejtur se nuk kisha ndonjë përgjigje adekuate rreth kësaj, andaj m’i ndërpreu fjalët. - Besimi po, por së pari frika. Frika, miku im, i nderuar, ka lindur para njeriut, thotë populli, andaj, sa natyrale, ajo është edhe pengesë e madhe në realizimin e shumë qëllimeve jetësore. - Mirë, pra...e ajo me qirinj dhe... - Sërish nuk më le të vazhadoj më tej. Ha, ha, haaa... përsëri ajo qeshje e tij ironike. Edhe pse isha mësuar me këtë shprehi të shpeshtë, këtë herë ndjeva veten sikur jam vënë në lojë. - R i t u a l! Vetëm ritual, o njeri i mirë. Rituali i caktuar, duke e parapërgatitur ndërvetëdijen për një seriozitet të sugjestionit, gjithnjë e më tepër e sforcon dëshirën e orientuar. Vetë serioziteti i sugjestionit, si qëllim, krijon parafytyrimin e gjendjes së dëshiruar dhe kjo, gjithnjë nga frika e mallkimit të madh, mbetet prezente dhe përsëritet pandërprerë gjersa rrënjoset thellë në ndërdijen tënde si shprehi e re duke e zbehur atë të vjetrën. - Po mallkimi i madh - edhe kjo ishte ndonjë grackë didaktike jotja me naivitetin tim?- e bëra këtë pyetje me një dozë patetizmi të maskuar. - Jo, mallkimi i madh ekziston. Nëse betimi jepet sinqerisht dhe kjo kryhet përmes ritualit të caktuar në një ambient me atmosferë sugjestibile, me thyerjen e këtij betimi sigurisht do të ishe ballafaquar me mundimin e ndërgjegjes. Mundimi i ndërgjegjes gjithnjë shprehet si konflikt psikik, apo frustracion, dhe ne e përjetojmë atë në formë të pendimit. Për ta pasur më afër këtë ndjenjë, mund ta rikthesh në kujtesë atë gjendje me dehje alkoolike - dhe kur të zgjohesh në mëngjes, s’të kujdohet asgjë ç’ ke bërë mbrëmë... - Uh... lere, mos ma përkujto atë, të lutem! - Pra , nuk ka mallkim më të madh në botë sesa kur të mundon ndërgjegjja jote. Ajo, pastaj, lind dyshimin, dyshimi frikën, frika mobilizimin e mekanizmave mbrojtës psikikë e kështu me radhë, gjersa trupi të shkaktojë tajimin fizik të hormoneve të caktuara në gjak... Reagimi i tërësishëm është tendeca që sa më shpejt të harrohet kjo gjendje. E vetë procesi i harresës, si zbrapsje, regjistrohet në ndërvetëdije. Më pastaj, çfarëdo sinjali i ngacmimit më të vogël do të aktivizonte atë gjendje e cila do të shprehej në formë të vuajtjes shpirtërore. Kjo shpeshherë, kur përsëritet, arrin gjer tek sindromi i quajtur “kompleksi psikik”. - Mirë, pasi tani e di se e tërë kjo është ndryshe nga si e kam kuptuar unë, a nuk ekziston rreziku që të mund të vazhdoj sërish me të vjetrën? - Jo! Kurrsesi jo! Se, meqë gjërat, përmes mësimit, tanimë i sheh ndryshe, ti më nuk e ke frikën, por me këtë njohuri të re, ke fituar një armë edhe më të fortë se frika. - Çfarë është kjo armë? - e bëra këtë pyetje me një kurreshtje edhe më të madhe. - Kjo armë tani është arsyeja që ti e ke ngritur në nivelin e vetëdijësimit të kuptimit realist të vetë veprimit të procesit si tërësi. Ose, se ke filluar t’i ndërrosh rrobat e tua të vjetra. - Ashtu është! - brohorita. Unë kurrë më nuk do të jem ai alkoolisti i vjetër kronik! Me të vërtetë këtë e thashë nga zemra dhe kjo reflektonte vetëbesim që asnjë bashkëbiseduesi nuk do t’i ikte pa e vërejtur e lere më mixhës Dilë. - E di, dhe kjo është tani e tutje edhe qëllimi i shumë mësimeve tona të ardhshme. Sa më qartë që do t’i kuptosh ligjshmëritë e veprimit në Univers, aq më shumë do të bëhesh pjesë e tërësisë harmonik të tyre. E synimi i tërë kësaj dihet: arritja e qëllimit themelor - L U M T U R I S Ë ! - Dale... dale pak! Tash e kam të qartë edhe atë lojën tënde me sugjestione nga dyzet herë në ditë. “Unë jamë njeriu më i lumtur në botë“! - klitha nga kënaqësia e asociacionit që më lindi, sepse kaherë kisha dëshiruar të dija kuptimin e arsyeshmërisë së zbatimit të tij praktik. - Saktë! Plotësisht e saktë! Edhe kjo është diçka e njëjtë me ritualin e tyrbes. Duhet të pranoj se ti, me të vërtetë je nxënësi më i mirë. Kupton shpejt dhe përparon dukshëm; - tha kështu, por këtë herë, në vend të buzëqeshjes së tij karakteristike, çuditërisht ishte serioz. Vërtet, nuk ishin këto komplimente, ose si i quaja unë, “gracka të zakonshme didaktike” të mixhës Dilë, që shpeshherë ai dinte të m’i servonte. Me të vërtetë ato shpalosnin një ndjenjë të sinqertë të kënaqësisë së tij. Por, ishte edhe diçka që nuk përputhej me tërësinë e logjikës sime, tanimë ta quaja evolutive, prandaj edhe u nguta ta pyesja sa ishte i disponuar: - Diçka sikur nuk përputhet: Ku është këtu frika? Sikur me ritualin e tyrbes... Mallkimi i mall... - Përdorimi i alkoolit nga ana e jote ishte rrënjosur aq thellë në ty, saqë kishte filluar të kalonte në shprehi kronike. Pra, nga një shprehi e thjeshtë psikologjike, alkooli kishte hyrë edhe fizikisht në përbërjen metabolike të qelizave tuaja trupore.U desh të veprohet më fort dhe në të gjitha drejtimet, si në planin e vetëdijshëm, përmes frikës që do të dominojë mbi ndjenjen tënde të nevojës fizike për alkool, ashtu paralelisht edhe në ndërvetëdijen tënde, përmes sugjestionit si inponim të ngadalshëm, por të sigurt të gjendjes së re. Ndërsa, në rastin e dytë, duhej të të këthehej vetëbesimi, prandaj këtu nuk na është dashur frika. Ta rikthesh besimin në vete, nuk duhet të frikësohesh nga asgjë dhe prej askujt. Vetëm nevojitet të dëpërtosh ngadalë me këtë ide gjer tek ndërvetëdija jote, dhe problemi zgjidhet pa ndonjë pengesë. E dija se për ty, në fillim, përsëritjet e pandërprera të fjalëve të thata në formë sugjestioni, do të ishin monotone dhe të mërzitshme, por meqë isha i sigurt në dëshirën tënde të flaktë se me çdo kusht doje ta ndryshoje gjendjen ekzistuese, nuk kam dyshuar se do të jesh i disiplinuar. - Ti je gjeni, mixha Dilë, plotësisht ia ke qëlluar! - Duke përsëritur së paku dy herë në ditë nga dyzet herë sugjestionet afirmative të fjalëve të caktuara, psika njerëzore e cila përnga natyra e saj është gjithnjë “endacake”, vetvetiu do të kërkojë që t’i har77 monizosh thëniet verbale me parafytyrimet e përmbajtjes së frazave, duke i shndërruar ato në figuracione psikike. Kështu, pas disa kohësh, përveç me fjalë, ti fillon paralelisht edhe ta parafytyrosh atë sugjestion. Tanimë sugjestioni shndërrohet në autosugjestion, kështuqë deklarimi verbal, nga njëra anë, dhe parafytyrimi mental i atij deklarimi, nga ana tjetër, ndikojnë ngadalë dhe sigurt në ndërvetëdije, duke krijuar gjendjen e re të disponimit të inponuar. - Me të vërtetë jam i befasur. Nuk kam koment, mixha Dilë. - Mendoj se për sot është mjaft dhe tepër, ne do të shihemi sërish javën e ardhshme në po këtë kohë... Pajtohesh? - Po, po; plotësisht. Bile më duket shumë e largët java e ardhme. - Mirë u pafshim, miku im. Do të takohemi sërish, o njeri i mirë... dhe, mos harro që edhe më tej të vazhdosh me sugjestionin e gjertanishëm. Javën tjetër ndoshta do ta ndërrojmë përmbajtjen e saj.