PJESA II - Kapitulli VII
Pas bisedës së dytë telefonike, kontaktet tona me Zanën ishin më të shpeshta dhe më të drejtëpërdreta. Në këto takime, që shpeshherë zgjasnin me orë të tëra, veç të tjerash, shoshitnim edhe shumë gjëra dhe ndodhi nga jeta jonë e kaluar. Pas shkëputjes së kontakteve nga shkolla e mesme, tanimë, si miq të vërtetë, unë asaj në detaje i kisha rrëfyer për shumë segmente të rëndësishme të së kaluarës sime: për rënien dhe ngritjen time shpirtërore, për nënën time të e dashur krenare përplot vuajtje dhe durim... si dhe... patjetër, për njeriun gjenial, yllin e jetës sime, Mixhën Dilë. Nga këto biseda të përbashkëta, edhe
unë për Zanën kuptova mjaft.
Bazuar në disa segmente të jetës së saj, mund të thuhet se ato ishin gadi
analoge me t’mijat. Edhe ajo një kohë të gjatë ka qenë e demoralizuar
në rrethin dhe degjenerimin kolektiv shoqëror, në amoralitetin dhe
hipokrizinë prezente kudo dhe gadi në të gjitha poret e jetës, luftës së
paçfrenuar për poste dhe pushtet, korupcionit . Nga përshtypja e parë
dhe nga bindja ime e lirë, që formova, “rebelimi” i saj nga realiteti i inponuar
shoqëror, ka mundësi, të ketë qenë shkas që ajo të tërhiqet nga,
të shprehem asisoji, “morali ynë shoqëror në krizë”, duke iu përkushtuar
në tërsi librave dhe studimit në fakultetin e mjekësisë. Më pastaj, në
profesionin e zgjedhur human si mjeke, ajo e ka gjetur tërësisht veten
dhe lumturinë e vërtetë, duke u ndihmuar mu atyre që pikërisht kanë
nevojë më të madhe për të. Bile, njëherë, gjatë në një bisedë më kishte
thënë:
- Nuk i kuptoj fare disa njerëz! Kur bëjnë vepra bëmirëse, e ndjejnë
veten sit ë nevojshëm që dikush t’ua pranojë publikisht. Për mua, si
shpërblim, mjafton kur ne sytë e njerëzve shoh gëzimin dhe lumturinë.
Sa e mrekulluseshme dhe e papershkrueshme eshte kjo ndjenje!
Nuk ka dyshim se Zana vërtet është një skofiare dhe tërësisht e
padjallëzuar. Mu tani fillova ta kuptoj pse ajo nuk ishte martuar, ose
së paku, pse deri më tani nuk kishte ndonjë të dashur. Sigurisht që ka
pasur vardisës të shumtë me mjaft oferta për martesë, por, jam i bindur
se të gjitha, ajo i ka vlerësuar si të rrejshme, si tendenca aventuriere ose
si eufori rinore.
Me Zanën kurrë nuk kisha biseduar rreth kësaj teme. Një ditë, në
bisedë, duke dashur të kuptoj nga vetë ajo diçka më kokrete, iu drejtova
me një pyetje më të drejtëpërdrejtë. Për ta maskuar shkakun e vërtetë të
kureshtjes sime, pyetjen e bëra si me shaka:
- Një femër e bukur sikurse ti, sigurisht duhet të ketë patur vardisës
të shumtë dhe mjaft oferta dashurie nga “donzhuanët e ndryshëm lajkatarë”?
Duke e ngulitur shikimin në drejtim të syve të mi, për një çast u ndal.
Ishte tretur në mendime. Ngadalë uli shikimin nga toka dhe vazhdoi
të qëndrojë ashtu e heshtur. Jo, jo! Nuk ishte prekur nga kjo pyetje,
por vërehej qartë se në kokë bluante diçka të rëndësishme. Ndoshta e
hodha shigjetën në cak të duhur dhe duhet përfituar nga momenti, -
thashë me vete. Pas një heshtjeje që mua mu duk e gjatë, Zana vetëm
buzëqeshi dhe, me një aktrim të dobët, aty për aty. bëri gjojam sikur iu
kujtua diçka:
- Edhe dy ditë është 28 Nëntori, Festa jonë e madhe kombëtare. Festa
e Flamurit. Krahasuar me vendet e tjera, kam dëgjuar se kjo festë në
qytetin tuaj kremtohet me një pompozitet më të madh.
-Po, po. Ashtu është. Mirë të paskan informuar. Nuk di si është
nëpër qytetet tjera, por vërtetë këtu Festa e 28 Nëntorit kremtohet në
menyrë madhështore. I tërë qyteti është në rrugë. Lokalet janë përplot.
Nga çdo kënd jehon kënga dhe hareja festive.
- Për festë kam pushim, - vazhdoi bisedën e filluar Zana, - dhe është
dashur që të jem në shtëpi, por kësaj radhe kam vendosur të mbetem
këtu. Pranon të dalim dhe ta kremtojmë së bashku?
“O qyqar, o torrollak!” - Gati sa nuk më shpëtoi me zë ky qortim që
ia bëra në mendime vetes. Në vend se ta bëje ti hapin e parë, e bëri ajo
para teje. Por, në rregull, kryesorja ia nisi... më në fund ia nisi, - ishte
kurajoja që ma zbuti pendimin për gabimin që ndjeva më parë.
- Ide e shkëlqyeshme, pajtohem plotësisht - i thashë, pa fshehur euforinë
e gëzimit që më kaploi në atë moment.
- Në rregull, por kam edhe një kusht? - ndërhyri sërish Zana.
Kurrë nuk më ka pëlqyer fjala “kusht”, por e mbajta gjakftohtësinë.
Çfarë kushti tani? - pyeta me një buzëqeshje që më doli plotësisht
artificiale.
- Ti je mysafiri im, sepse unë të ftova i pari. Dakord?
- O bobo, tani më zure në zgrip! Mendon të paguash ti në praninë
e një “gjentëlmeni” si unë? Ha, ha, ha! Nuk bën, nuk bën kurrsesi! Por,
do të shohim.
Me pëlqimin e dyanshëm, vendtakimin e caktuam në ëmbëltoren e
lagjes ku unë shkoja rregullisht. Pikërisht, mu në atë lokal, ku për herë
181
të parë ishim takuar atëbotë kur ajo pati ardhur në fillim për të kërkuar
banesë .
- Mirë. Aty do ta pimë nga një kafe, e pastaj shohim e bëjmë. Pasi
jam në “mahallën” tënde, kafetë mund t’i paguash ti! Ha, ha, ha.
Ashtu edhe ndodhi.
U takuam në vendin e caktuar. Aty pimë kafetë. Gjer këtu, e tërë
iniciativa e aranzhimit të këtij takimi festiv ishte e Zanës. Andaj, këtë
herë mendova të propozoj unë idenë time:
- Të shkojmë në një restorant të shkëlqyeshëm, ku zakonisht festave
dhe vikendeve ka muzikë të mirë. Aty gjithnjë bëhet një atmosferë e
këndshme.
Sërish ajo e mori iniciativën:
- Shkojmë, por së pari të bëjmë një shëti. Më lejon që edhe këtë
herë të zgjedh unë? Këtë pyetje e bëri duke improvizuar disa grimasa të
fytyrës, që krijonin përshtypjen se të dukej si një tinejxhere lozonjare.
E pranova edhe unë lirinë e kësaj mënyre të sjelljes dhe:
- Po si madam! - I thashë duke qeshur dhe u përula para saj në stilin
e manirit aristrokrat. U shpreha anglisht:
- “Always in your service”. Ha, ha, ha!
- Shihe, shihe kozmopolitin tim?! Po më befason! Të paktën sot
duhet të flasësh shqip. Ke harruar çfarë feste është?
Fillova të qesh me zë. Me këto sjellje infantile, vetja më dukej si dikush
krejtësisht tjetër. S’kishte rëndësi. Kryesorja isha tërësisht i dehur
nga lumturia. Kaherë nuk kisha përjetuar një eufori të tillë emocionale.
Spontanisht e pranova lojën dhe këtë mënyrë të sjelljes e cila më udhëhiqte
si një dhunti e brendshme. Në vend të përgjigjes, në pozitën
“gatitu” fillova të këndoj me zë:
“Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim...”
Himnin e këndova aq zëshëm sa që udhëtarët e rastit, që ishin të
shumtë dhe shëtitnin bulevardit të zhurmshëm, kthenin kokën kah
unë duke kujtuar sigurisht se isha i dehur në këtë mbrëmje festive. Mua
as që më hante palla për ta. Kryesorja, isha i lumtur dhe vërtetë i dehur,
por kësaj radhe nga dashuria.
Edhe Zana dukej ndryshe. Thjesht, edhe ajo ndjehej njëjtë, sikurse
unë.
Pasi e këndova strofën e parë të Himnit, filloi të qeshë me zë, duke
m’u bashkuar në duet, gjatë strofës tjetër të cilën e thamë së bashku. Me
këto sjellje tona të lira, dukeshim vërtetë si “agjami” për moshën tonë
që kishim.
- Të shkojmë në një vend?- përsëri inponimi i Zanës.
- Shkojmë ku të thuash. Të thashë, jam plotësisht në shërbimin tënd.
Po, më fal, gati sa harrova. Atë e thashë anglisht. Ha, ha, ha!
Kështu të lumtur dhe të gëzuar, shkuam në “kejin” rreth Lumbardhit.
Tani aty ishin vendosur karrige dhe lampadina publike përreth, të
cilat asaj pjese të qytetit i jepnin një pamje impozante.
Qëndronim së bashku pranë Lumbardhit të lashtë. Këtij lumi që me
shushurimin e tij dukej sikur edhe ai gëzohej për festën tonë të madhe.
Lumbardhit krenar dhe pitoresk, këtij dëshmitari shekullor të shumë
tundjeve historike të qytetit tim.
U ulëm në një karrige. Zana ndejti afër meje. Nuk di pse dhe nga
më erdhi kjo, në këtë pozitë e ndjeva veten si model i një statuje antike.
U bë një heshtje paksa e gjatë, gjatë së cilës ajo disa herë mori frymë
thellë, duke e ndërruar disponimin. Edhe fytyra e saj tani kishte një
pamje që shprehte shqetësim.
- Kam një dhuratë për ty. Mbylli sytë dhe, kur të them unë, ti do t’i
hapësh.- e tha me një lloj dridhjjeje të zërit që tradhëtonte gjendjen
emocionale të saj. Me të dëgjuar fjalën “dhuratë” qortova në mendime
veten. Përsëri pakujdesia ime. Sot është festë. Si nuk më shkoi mendja
që edhe unë t’i bleja një dhuratë. Sa e kujdesshme dhe sa gjentile u tragua
ajo! Nuk fola, dhe ashtu sikurse më porositi, mbylla sytë dhe për
një çast një ngrohtësi hyjnore kaploi buzët e mia, ndjenjë kjo që pastaj
përfshiu tërë trupin. Nuk di pse i hapa sytë menjëherë dhe dy duart, që
më përqafun, u larguan shpejt. Isha i stepur në vend. Pas pak, nga po
këto dy buzë mallëngjuese që filluan të lëvizin ngadalë, u dëgjuan fjalët:
- “Kujtohu mirë! Para shumë vjetësh kur ishim të rinj. mu në këtë
vend. ti më puthe për herë të parë. dhe unë. t’u kam hidhëruar. E di.
kam reaguar ashpër, sepse, atëbotë, si vashëz e re dhe pa eksperiencë,
edhe për mua një gjest i tillë ishte befasi. Pas këtij veprimi, ti e ke ndjerë
veten të fyer. Krenaria jote mashkullore e një personaliteti dinjitoz nuk
të ka dhënë mundësi që ta kuptosh realitetin tjetër. Atë realitet, për të
cilin gjest më vonë, umë jam penduar shumë. Nuk kisha mundësi të të
ofrohem dhe të kërkoj falje. Kuptohe, edhe unë e kisha krenarinë time
si femër dhe, sado që mundohesha ta bindja veten, nuk gjeja asnjë justifikim
për një veprim të tillë. Andaj, sot, mu sot, e pashë të arësyeshme
të ta kthej këtë borxh.
- Z a n ë! Të dua shumë Zanë! Sa kam vuajtur për ty! U desh një
kohë e gjatë të të harroj dhe të të largoj nga mendimet e mia. Dhe, ja
tani.Buzët tona, nën ndikimin e një force të fshehur tërheqëse, sërish u
bashkuan. Amori këtë herë kishte ngulitur thellë shigjetën e vet në dy
zemrat tona, për të mos na ndarë kurrë.”
Pas Festës sonë kombëtare - 28 Nëntorit, në këtë ditë të madhe ngjau
edhe një histori e bujshme që do të lërë gjurmë të pashlyeshme në
jetën time - përjetimi i dashurisë, dashurisë së vërtetë, të cilën e prisja
kaherë me ankth dhe ajo më në fund arriti triumfalisht në jetën time..
* * *
Sot u zgjova më herët se dje. Nuk u ngrita menjëherë nga shtrati si
zakonisht. Ashtu i shtrirë, shpejt e shpejtë kalkulova në kokë obligimet
e mia ditore. - As me Zanën nuk kisha takim, - konstatova me vete.
Ajo kishte shkuar për vizitë javore tek prindërit. Kjo më bërë të lumtur,
spse pa kurrfarë obligimi mund t’i përkushtohem tërësisht shkruarjes
së romanit të filluar.
Me të kujtuar Zanën, ndjeva një ankth të lehtë. Ende isha me mbrasat
e koncertit të mbrëmshëm, por shpejt mendimet e mia më shkuan
tek vendimi meritor, që nesër pritej të arrinte nga Qendra e Donarit që
e kishte selinë në Holandë. Vendimi kishte të bënte me vazhdimin apo
ndërprerjen e projektit të saj humanitar edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Jo vetëm për Zanën, por edhe për mua kjo kishte një rëndësi të
veçantë, meqë aprovimi i tij do të na mundësonte të jemi afë njeri-tjetrit
edhe për gjashtë muaj të tjerë. Misioni i saj ishte levdëruar mjaft
nga popullata dhe mbikëqyerësit revizorë. Andaj, bazuar në raportet e
para, gjasat ishin 90% për “po”, me 10% “ndoshta”.
- Si të mos i besoj intuitës sime se përgjigjja duhet të jetë patjetër
positive!? - Ishte kjo më tepër një konstatim se sa pyetje që ia bëra vetes.
U zgjova shpejt nga shtrati. Së pari, bëra banjon e mëngjesit. Me
padurim mora fletoren e shënimeve dhe fillova të lexoj. Në sy më ra
faqja e ditarit e dates e hëne, 17 dhjetor. Kjo vërtetë ka qenë një ditë
185
shumë e neveritshme dhe specifike për mu. Atë ditë për here të parë
kisha rënë seriozisht në dyshim me vetveten.
Hapa menjëherë kompjuterin dhe fillova të shkruaj.
Pas bisedës së dytë telefonike, kontaktet tona me Zanën ishin më të shpeshta dhe më të drejtëpërdreta. Në këto takime, që shpeshherë zgjasnin me orë të tëra, veç të tjerash, shoshitnim edhe shumë gjëra dhe ndodhi nga jeta jonë e kaluar. Pas shkëputjes së kontakteve nga shkolla e mesme, tanimë, si miq të vërtetë, unë asaj në detaje i kisha rrëfyer për shumë segmente të rëndësishme të së kaluarës sime: për rënien dhe ngritjen time shpirtërore, për nënën time të e dashur krenare përplot vuajtje dhe durim... si dhe... patjetër, për njeriun gjenial, yllin e jetës sime, Mixhën Dilë. Nga këto biseda të përbashkëta, edhe