PJESA II - Kapitulli VI
Pas dimrit të ftohtë që bënte këtë vit, era e këndshme, që paralajmëronte pranverën e hershme, filloi të ndihej me të madhe edhe në qytetin tim. Sipas disa pleqve të lagjes, kësi të ftohti nuk mbahej mend në këto anë. - Shyqyr Zotit e kaluam edhe këtë kijamet! - ishin fjalët më të shpeshta të bashkëqytetarëve të mi që vërtetë i gëzoheshin motit të mirë. Edhe pas katër vjetësh nga mbarimi i luftës në Kosovë, rryma edhe më tej mbetej sfidë e pazgjidhur. Administrata e Përkoshshme e Kombeve të Bashkuara UNMIK ende nuk dispononte me mekanizma përkatës të zgjidhjes adekuate të këtij problemi jetik për popullatën e kësaj ane. Andaj, u dëshmuan plotësisht të
sakta parashikimet e nënës
simi se “nuk i dihet dimrit biro!”. Me insistimet permanente të saja,
unë me kohë kisha siguruar drutë për dimër, ashtu që, edhe përpos
redukimeve të shpeshta dhe të gjata, komoditeti i ambientit të ngrohtë
shtëpiak dhe mundësia e pergatitjes së ushqimit edhe pa rrymë, nuk
ndjehej fare.
Unë edhe më tej isha i punësuar tek Agroni, duke arritur një përparim
të dukshëm në këtë profesion. Merresha me referatin e shitjes
së trojeve që agjencioni i blinte vetë nga ofertat më të përshtatshme të
klientëve. Përveç rrogës së mirë, provizioni, varësisht nga puna e kryer,
mundësonte një përfitim të konsiderueshëm të të ardhurave mujore që
vërtetë tejkalonin të gjitha standardet e pagave në bizneset kosovare.
Me përmirësimin e kushteve materiale të jetesës, hapi i parë që ndrmora
i referohej nënës. Asaj i “urdhërova” që menjëherë t’i ndërpresë tërsisht
qëndisjet e dorës, që dikur, vërtetë për ne kanë qenë si burim i
vetëm material i eksistencës. E nëna, si nënë! Nuk i rrihej rahat asaj pa
punuar diçka. Edhe pse rreptësisht ia kisha ndaluar të merrej me këso
“kerefekesh”, e vëreja se ajo, pa gjilpërat e saja, ndjente një mungesë dhe
zbrastësirës shpirtërore. Një ditë m’u ankua:
- “E di se ti e ke për të mirën time, o bir, por nëna jote është mësue
me këso punësh. Sikur e vëren edhe vetë, qëndisja më asht ba si pjesë
e përditshmërisë sime. Nuk asht lehtë që katërdhjetë vjet të punosh një
zanat dhe menjëherë ta heqësh nga dora!?”
Mënyra se si m’u drejtua ishte edhe lutje. Pasi u binda se ajo vërtetë
e bënte këtë me kënaqësi të veçantë, dhe se kjo shprehi I sillte asaj lumturi,
nuk insistova më. U zotova se kurrë më nuk do t’i përzihem në
vullnetin e saj të lirë.
Përmirësimi i kushteve materiale reflektonte dukshëm edhe në segmentet
tjera të standardit tonë jetësor. Shtëpia, ku jetonim, na ishte
vjetëruar mjaft. Që moti në të duhej të bëheshin disa intervenime ndërtimore
. Fundi i vjeshtës dhe koha e mirë që vazhdonte të mbretëronte
më ndihmuan t’i përfundoj edhe këto adaptime. Gjatë renovimit,
rëndësi të veçatë estetike i kam kushtuar dhomës sime të punës, skutës
më të dashur për mua, ku e kaloja pjesën më të madhe të kohës. Me
orendi të reja dhe vitrina përplotë libra, tani, ajo i gjasonte vërtetë një
ambienti të këndshëm intelektual, ku qëndimi i gjatë në te ma shtonte
edhe më tepër elanin për punë.
Shumë gjësende të pajisjeve dhe orendive shtëpiake, që dikur nuk
kishim mundësi t’i blenim, tani i jepnin një vlerë të veçantë pamjes
ambientale, veçanërisht garnitura e re e kuzhinës e porositur dhe e dedikuar
nergut për nënën, ku ajo me kënaqësi e kalonte pjesën më të
madhe të kohës së lirë. Edhe pse të gjitha gjellërat dhe specialitetet tjera
gastronomike, që i përgatiste ajo, ishin kryesisht orientale, nga rrethi
i kushërinjve dhe i të afërmve tanë, nëna ndjehej si gatuese më e mirë.
“Pitet” e saja dhe përgatitjet tjera nga brumi, që në shtëpinë tonë ishin
meny e obligueshme javore për çdo të diel, të bënin vërtetë t’i lëpish
gishtat.
E bindur thellësisht për ditët e lumtura që veç ishin në rrjedhojë, me
një kënaqësi të veçantë ajo dinte të thoshte shpeshherë:
- “Nuk na ka dënuar ne Zoti përgjithmonë, jo! Vërtetë kemi vuajtur
një kohë, por, në këtë mënyrë Allahu i Madh e provon “itikatin” e
robëve të vet, se sa përnjëmend ata jenë në rrugën e tij të drejtë.”
Ose ai refren përplot hirësi i ëndrrës së saj të kahmotshme: Të bëhet
vjehërr e mirë e rrethuar me nipa, e që kohën e fundit, me të marrë
vesh për Zanën, e kishte shpeshtuar edhe më:
- “Kur të na vjen nusja do t’i ndajmë punët. Kuzhinën nuk e jap.
Pergatitja e gjellërave, larja e enëve. po, po edhe rritja e nipave do të
jenë detyrat e mia”.
Në ditët që rodhën, unë vërtetë isha i dashuruar në lumturinë.
Edhe pse larg meje dhe ku ta di ku, mixha Dilë dhe kujtimi për
te nuk më hiqeshin nga mendja. Pavarsisht se ai kishte ikur dhe ishte
zhdukur si në vegim, si mund ta harroj këtë njeri e të mos e kujtoj
me pasion dhe mallëngjim? Këtë skofiar, i cili në momentin vendimtar
të një gjendjeje time të errët dhe të llahtarshme shpirtërore shkrepi
shkëndijën, që më pas, si një dritë flakëruese, gufoi në mua, duke ma
shpalosur një realitet të ri.
Ishte ky një realiteti krejtësisht tjetër. Një realitet që më bëri të kuptoj
se unë jam krijesa më e përsosur hyjnore në Univers, si dhe pjesë
e pandashme e vetë krijuesit tim - Perëndisë. I udhëhequr gjithnjë me
këtë parim të rrënjosur në vete si bindje, ose, të thuash, si një mënyrë
e re e të menduarit, jeta ime filloi të merrte kahje në drejtimin pozitiv,
duke u ndryshuar gradualisht nga një gjendje e ditëve të irinosura përplot
kaotizëm, në një përjetim të harmonisë, dashurisë dhe shpresës
për një të ardhme të lumtur.
Sa herë që i gëzohesha të arriturave të tanishme, patjetër përkujtoja
edhe të kaluarën. Kishte momente kur, duke u vetëkënaqur me
të mirat e së tashmes, shpeshherë e mallkoja të kaluarën, por, me kalimin
e kohës, e doja atë histori së cilës me ëndje i rikthehesha në kujtime.
Gradualisht u vërtetova se çfarëdo qoftë ajo, e kaluara ishte pjesë
e pashlyeshme e një realiteti të përgjithshëm e cila duhej të ndodhte.
Vërtetë momenti hyjnor në jetë është përherë e tashmja, por, nëse e
kaluara shikohet me një qaseje dinjitoze, ajo të shpaloset si dëshmi e
lëvizjes së përhershme të qenies sonë kah e përsosura në avancim.
Dihet se njeriu si qenie e gjallë githnjë mendon. Mendimet e tij
janë nga më të ndryshmet. Por, nëse në mënyrë neutrale i vështrojmë
përmbajtjet e tyre, pa dyshim do të vërejmë se ato, ose bredhin në të
kaluarën tonë, ose përmes tyre, me skepticizëm shikohet e ardhmja e
cila tek duhet të vijë. Pra, gjithnjë mendohet për të kaluarën ose për të
ardhmen. Në shumicën e mendimeve tona spontane, e tashmja kurrë
nuk ekziston si përjetim. Edhe përjetimet e tashme të pjesëve më të
errta të së kaluarës janë realitete të pashlyeshme të asaj që është dashur
patjetër të ndodhin, andaj, realisht, ato duhet marrë si begati e asaj që
quhet vazhdimësi.
Nga momenti i njohjes me mixhën Dilë dhe ndikimit të vazhdueshëm
të mësimeve të tij në ndryshimin e mënyrës sime të të menduarit,
kurrë më të kaluarën nuk e kam shikuar si të hidhur, sepse, qenjësisht
isha i bindur se nuk kam më të kaluar të hidhur. Çdo gjë e ardhur nga
realiteti im i jashtëm, u mësova ta shikoja si indukim të bindjeve të mia
që i rrikthehen burimit të saj. Ose, shprehur në komperacion, si reflektim
trodimensional nga pasqyra që më rikthehej si përjetim. Përjetimet
e realitetit të jashtëm objektiv janë si projektime të brendshme të
mendimeve, ndjenjave dhe synimeve të mia vetjake. Kurrë nuk mund
ta harroj një porosi të tij që thoshte:
“Ti je vetë ai që jashtë projekton mendime, të cilat shprehin ndjenjat
dhe synimet tua, e më pas i pranon gjoja si realiteti i jashtëm. Kur
të duket se dikush të shikon, besoje se në fakt ti e shikon veten nga
këndvështrimi i projekcionit vetjak.ti je projekcion i vetëvetes. Ti në
realitetin e jashtëm projekton ato çfarë mendon se je”.
Dikur edhe vetë isha ballafaquar me vdekjen, të cilën e dëshiroja
pandërprerë. E urreja realitetin e jashtëm, rrethin ku jetoja. çdo gjë që
lëvizte. Në të vërtetë unë e urreja Universin në tërësi, pjesë e së cilës
isha edhe vetë. Dhe tani, tani u binda se të gjitha këto ishin “ashtu”,
sepse unë i mendoja “ashtu”! Sepse unë dëshiroja t’i përjetoja “ashtu”,
duke u kënaqur se ekzistoj ”ashtu” dhe vetëm “ashtu” duhet të jetë edhe
vetë ekzistenca.
I bindur me këtë të vërtetë, ndryshova. Nëse dikur ishte “ashtu”, siç
medoja se ishte, atëherë pse nuk mund të bëhet “kështu” siç duhet vërtetë.
Edhe “ashtu-ja” edhe “kështu-ja” janë prezente dhe veprojnë në
bindjet e mia, andaj edhe mund t’i ndryshoj ato.
Si?
Thjesht! Vetëm se duhej të besoj në atë çfarë preferoj.
Unë vërtetë fillova të besoj sinqerisht.
Çka të them për pasionin tim të dikurshëm të shfrenuar për alkool?
Kishte kaluar një kohë mjaft e gjatë e abstenimit. Që nga zotimi me
qirinj në tyrben e “DALLGËM BABËS”, kur, të thuash, isha vënë në
lojë nga mixha Dilë, unë kurrë më nuk kam shijuar asnjë pikë alkool.
Asnjë pije që në çfarëdo forme kishte ndonjë përqindje të alkoolit në
përbërjen e vet. Shpeshherë, qëllimisht qëndrajo në lokale me shoqëri
ku konsumohej pija alkoolike. Mundohesha me çdo kusht ta ndjeja
ndonjë sinjal të varshmërisë latente të fshehur ndoshta diku në brendinë
e ndërvetëdijes sime.
Por, jo.
Tani edhe dyshimi më i vogël se mund të jem recidivist, ishte larguar
përgjithmonë nga droja ime.
Mrekullitë e ligjshmërive të veprimit të shpirtit, të mësuara nga
mixha Dilë, më ishin mishëruar si parime themelore jetësore. Posaçërisht
porositë nga letra e tij e fundit. Ato i shkrova dhe i vendosa edhe në
kompjuterin tim personal.Çdo ditë, kur e kyqja kompjuterin, po thuaj
ishte e pashmangshme që folderi “LETRA” të mos klikohej së paku një
herë në ditë. Vetinponimi në fillim, e më vonë i formuar si shprehi
automatike, sigurisht se nuk ka qenë vetëm mësimi i përmbajtjes nga
letra në fjalë, por, leximi i saj më ishte bërë si “çelës” që m’i hapte dyert
e përjetimit të harmonisë së pakufijshme që sundon në Univers.
Pas leximit rutinor të letrës, pasonte meditimi. Më pas, në atë
gjendje të arritur relaksuese, recitoja me gjysmëzëri në vete formulimet
autosugjestive, të cilat i kisha formuluar sipas një renditjeje më parë
të përcaktuar, si dhe fotmulimet e reja afirmimative të cilat, sipas një
plani të veprimt, me sukses i aplikoja pandërprerë.
Jeta ime tanimë ishte në harmoni të vërtetë. Nuk kisha më konfuzione
për asgjë. Të gjitha pengesat eventuale i pranoja tërësisht si rrjedha
normale. Pikërisht, mu ashtu sikurse më kishte mësuar mixha Dilë,
“asgjë në këtë botë nuk është e rastësishme”, andaj, edhe disa situata,
që për fillim më dukeshin të pakëndshme, i shnndërroja në kënaqësi,
duke inkurajuar veten se ato duhet të janë vetëm një hallkë zinxhirore
në rrugën e arritjes drejt cakut përfundimtar të synimit të caktuar.
Ashtu edhe ndodhte.
Në çdo situatë, pas çdo pengese që më paraqitej, shumë shpejt pasonte
kënaqësia e suksesit të kërkuar. Vetëdyshimi ishte tretur në tërësi.
Mjaftonte vetëm ta parafytyroja qartë dëshirën konkrete dhe atë ta
mbushja me energji pozitive në formë të emocionit të besimit të forte.
Këtë ritual e bëja gjithnjë i relaksuar dhe me koncentrim të plotë. Me
të përfunduar, nuk mendoja më fare në dëshirat dhe, shih çfarë çudie,
ato përherë më realizoheshin në tërësi. Kuptohet, paraprakisht kisha
kujdes në përfytyrimin e tyre. Asgjë nuk ia imponoja vetes si synim,
nëse më parë e vlersoja si të pakapshme. E kapshmëria nënkuptonte
vetëm arsyeshmërinë logjike të dëshirës në momentin e caktuar hapsinoro-
kohor. Reditjen e mundshmes sipas principit “gradualisht, nga e
thjeshta kah e përsosura”. Në të vërtetë, zgjedhja sipas radhës në rrjedhojën
e harmonisë universale.
Një javë pas kontraktimit dhe kaparimit të banesës, Zana u shpërngul
në qytetin tim. Menjëherë, posa u vendos, më telefonoi për të më
falenderuar në ndihmesën dhe shërbimin që i kisha bërë gjatë gjetjes së
banesës. Biseda jonë e parë ishte e shkurtër. Edhe pse kisha mjaft çfarë
t’i thoja, këtë herë nuk e zgjata aq, duke e përfunduar qëllimisht me
kaq. Këtë e bëra jo rastësisht, sepse dessha t’i krijoj vetes pretekst për ta
ftuar edhe herën tjetër me telefon.
Me shumë femra që kam njohur dhe që jam munduar t’ua përvetsoj
zemrat, gjithnjë që në kontaktin e parë, nuk nguroja t’u bëja me
dije qëllimet e mia sentimentale. Tani me Zanën ishte krejtësisht diçka
tjetër. Unë e doja marrëzisht dhe dashuria ime ndaj saj sa vinte e shtohej.
Fshehja e çfarëdo sinjali që do t’ia bënte me dije për këtë ndjenjë,
ishte frika. Frika, jo nga dashuria, por nga dështimi. Ndonjëherë as vetë
nuk kisha sqarim adekuat për këtë. Dështimi i parë rinor me Zanën i
rrënjosur thellë në ndërvetëdijen time mud të ishte shkas, por rrjedhën
e mëtejme të gjërave tërsisht ia kisha lënë intuitës. Ajo as tashmë nuk
do të më tradhëtojë.
I telefonova.
Arsyen e ftesës e kamuflova në formë të interesimit tim për adaptimin
e saj në rrethin e ri, si dhe ofertës zemërgjërëse që të më drejtohet
pa ngurim sa here të ketë nevojë për mua. Edhe pse isha i bindur se kjo
metodë e vardisjes reflektoi si naïve, duket se e arriti efektin e duhur.
Sinqerisht m’u falenderua për kujdesin e treguar me një konstatim
të prerë që, siç thuhej, “më fjeti në zemër”:
- “E di miku im i dashur, unë kurrë nuk kam dyshuar për këtë.”
Biseda si rrjedhojë vazhdoi tërsisht në spontanitet. Zëri i saj nga
ana tjetër e receptorit linte përshtypjen se vinte nga një vashë e gëzuar.
Kjo edhe mua më dispononte. Se sa ishte në nivel humori i Zanës, u
dëshmua kur në një moment të bisedës e përdori fjalinë: “më dëgjo
zemër”. Mbeta i shtanguar! Më konvenoi. Por, tek dikur më vonë e kam
kuptuar se këtë zhargon ajo e kishte si shprehi rutinore.
Biseduam gjatë, rreth gjysmë ore. M’u duk sikur koha flutoroi shpejt.
Llafosëm për shumë gjëra. Më së shumti ato kishin të bënin me akomodimin
e saj në rrethin e ri. Më tergoi për nismën e mirë të realizimit
të projektit të filluar humanitar rreth rehabilitimit të popullatës së këtij
regjioni nga traumat e luftës, për familjen e saj dhe për nënën e saj të
dashur, me të cilën bisedonte po thuaj çdo ditë në telefon, më rrëfeu
për njerëzit dhe fytyrat e reja që kishte njohur për një kohë të shkurtër
të qëndrimit këtu e, veçanërisht, për gjendjen e popullatës së traumatizuar,
si pasojë e tmerrit të luftës së kaluar.
- “Unë ndjej një kënaqësi të veçantë në këtë punë” - pranoi - “është
një përjetim i pashpjegueshëm kur njerzitë të duan, të besojnë, kur
para teje sinqerish t’i shpalosin të gjitha problemet e veta më intime.
Edhe pse jam mjeke, e specializuar në psikiatri, nuk mund të jem dot
indiferente ndaj disa problemeve që i hasa këtu... Në këto anë, miku im
i dashur, kishin ndodhur shumë gjëra të tmerrshme nga lufta.” Këtu
u ndal paksa, duke ulur nivelin e zërit gati në pëshpëritje. - “Femrat e
kësaj ane më pranuan shpejt dhe me to krijova menjëherë kontakin e
afërsisë . Kishin nevojë ato të gjora që t’i qanin hallet e veta me dikë,
andaj, mbase edhe pse jam femër, më besuan disa intimitete që as mua,
të thuash si mjeke, nuk më linin indiferente. Posa u ktheva në shtëpi,
mu parafytyruan skenat e tmershme dhe lemeritëse nga tregimet
e këtyre femrave. Qava një kohë me lotë, po, po, një mjeke psikiatre, e
aftësuar që të kuptoj dhe të shëroj problemet shpirtërore të tjerëve, kam
qarë me lotë, por... ta lëmë këtë temë... Do të ishte më mirë që për këto
gjëra të bisedojmë më gjërësisht pa telefon. Ndoshta në ndonjë takim
tjetër të dretëpërdrejtë”.
Më konvenoi ky propozim. Duhej ta gjeja sa ma shpejt momentin
e përshtatshëm që ta caktoj takimin. Ai moment duhet të aranzhohej,
ashtu që të dukej spontan.
- “Edhe pse etika ime profesionale nuk më lejon që të bisedoj me të
tjerët për brengat e pacientëve të mi”, - vazhdoi më tej tregimimin e saj
bregosës Zana - “beso se kam nevojë t’i rrëfehem dikujt..., shumë gjëra
të këqija kanë ndodhur në këto anë gjatë luftës... as goja nuk më shkon
se si t’i definoj...”
E kuptova ku e kishte fjalën dhe, duke deshur t’ia lehtësoja këtë
hamendje, i thashë troq:
- “Dhunime? Mendon në dhunime ..?” - E bëra këtë pyetje me një
ndërhyrje të shpejtë në bisedë.
- “Ashtu, ashtu diçka... dhe më keq” - më tha- “...por lëre, lëre tani.
Për këto dhe për shumë gjëra të tjera do të bisedojmë ndonjë herë
tjetër”.
Nga zëri vërehej se ishte mjaft e shqetësuar. Humori i saj i mëparshëm
përplot disponim, tani kishte marrë një dimension krejtësisht
tjetër. Nuk u përmbajt:
- “Bishat..!.”- e tha si në histeri - “... Vetëm bishat mund të bëjnë një
gjë të tillë. Paramendo, me fëmijë, femra dhjetë-dymbëdhjetë vjeçare...
shkizofreni e shfrenuar kolektive e një hakmarrjeje të pakuptimtë... Si
harrohen këto...? Më thauj, si të harrohen këto? Eh, femra shqiptare!
Femra e mjerë dhe e përvuajtur shiptare! Dhe, jo vetëm kaq! E keqja
më e madhe është se askush nuk i kupton ato.
Filloi të dënesë. Frymëmarrjen e kishte më të thellë. Ajo qante, duke
u munduar që ta fshihte atë nga unë. E pashë të arsyeshme të ndërhyj
disi dhe ta ndërpres këtë bisedë:
-”Mirë Zanë, qetësohu”, - e inkurajova, - “edhe kjo duhet përballuar”.
Mendova se ishte mu ai moment i përshtatshëm për ta caktuar
takimin tonë, ku përveç zërit, do ta përjetoja edhe praninë e drejtëpërdrejtë
të saj.
- “Hë, mmm... mos është pak tepër, u bë gjatë në telefon? Të takohemi
nesër, pasi të këthehesh nga fshati? Të pres në zyrë. Pajtohesh”?
- “Propozim plotësisht i qëlluar. Pajtohem! Shihemi, pra, nesër në
zyrën tënde dhe bisedojmë më gjatë”, - ishte përgjigjja që unë kaherë e
prisja me ankth.
Duke u përshëndetur, e ndërpreva lidhjen. Pranoi. As unë nuk u ndjeva
aq indiferent ndaj rrëfimit të saj. Posa lëshova receptorin, mendova
gjatë. Parafytyrimet nga më të ndryshme nuk më linin të qetë. Hapa
dritaren dhe zgjata kokën në drejtim të hapësirës nga e cila në dhomë
dëpërtoi një rrymë e fortë e ajrit të pastër. Me kokën që e kisha të zvaritur
jashtë, me këtë veprim, sikur dëshirova të ajrosja edhe mendimet
neveritëse që më kishin kapluar. Bëra disa hapa nëpër dhomë dhe
mora vendimin e shpejtë. “Do të jetë mirë të shtrihem në shtrat dhe
me trup të relaksuar të lejoj rrjedhën spontane të euforisë së tyre”. Ishte
kjo njëra prej “blic” metodave orgjinale që unë e praktikoja rregullisht
kur më atakonin shqetësimet e ndryshme me përmbajtje negative.
Kur veproja kështu, sado të ishin të forta ato, gradualisht zbeheshin pa
pasur hapësirë të përshtatshme të koncentrohen si “lavra energjetike”
negative në ndërvetëdijen time.
“Sa kemi vuajtur ne si popull dhe ende nuk vetëdijësohemi!” - ishte
njera nga ato sifidat që më rizgjoi një botë mendimesh dhe ndjenjash
në kokën time. “Ende pa i shëruar plagët tona kolektive nga lufta, ka
forca politike nihiliste vendore që intensivisht angazhohen në drejtim
të minimizimit të tmerrit të madh që ka ndodhur këtu, e në veçanti
me një entuziazëm të pashoq, përms publikimit të disa të pavërtetave
në media, kontribuojnë në njollosjen e Luftës Çlirimtara të UÇK-së.
Nuk njoh popull askund në botë që do të lejonte që nga radhët e veta
të dalin njerëz të tillë që lirshëm të shprehin tentativat e tyre të errta të
degradimit të luftës së bijve dhe bijave të veta më të mira, që në çfarëdo
mënyre janë flijuar për tokën e tyre të shenjtë.
Nëse vazhdojmë kështu, do të na gjejë mallkimi i madh. Po, po,
mallkimi i madh si përsëritje e asaj që nuk kemi dashur ta mësojmë
nga historia, por këtë herë me pasoja edhe më katastrofale, ku viktimat
e shumta do të jenë si gjithnjë të pafajshmit. Natyrisht, të pafajshmit,
e kurrsesi këta hipokritë vendorë të cilët sërish do ta gjejnë patronin
tjetër për nënshtrim dhe përkulje.
Si duket marrëzia tek ne mat keq, por edhe më keq pret, kurse parimi
etik i dinjitetit dhe moralit të mirëfilltë kombëtar përzihet me interesat
ditore të ndasive partiake, kapriceve individuale, lakmisë, kokëfortësisë,
jotelerancës, urrejtjes, etj.”
Sa më shumë që i bluaja në kokë këto tema nga realiteti ynë i përditshëm,
gjithnjë bindesha se kisha të drejtë! Ashtu i shtrirë në shtrat,
me duart e kryqëzuara prapa qafe, lejova vazhdimësinë e rrjedhës së
lirë të tyre:
Nga të gjitha vetitë dhe vërtytet e njeriut, mençuria duhet të jetë
më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon.
Sado që jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën që e kemi,
realiteti i përditshëm është dëshmi e kundërt për pamundësinë, ku173
fizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë e
cila, për momentin, ndoshta nuk ekziston fare.
Para shumë shekujsh, mendimtari i madh grek Sokrati thoshte:
“Unë di aq sa s’di asgjë”. Një budalla yni i përditshëm, përkundrazi,
beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t’ju
bindë për njohuritë e veta që ka nga të gjithë lëmenjtë: shkencë, politikë,
sport, ekonomi, art, culture, etj. Vaj halli atij, që rastësisht provon
t’i kundërvihet këtij “të mençuri”!
Duket se kjo dukuri ka filluar të përhapet si një tendencë e moralit
të sëmurë induktiv shoqëror. Mos vallë mençuria jonë nuk ka ardhur
në shprehje gjer më tani, apo, ndoshta, nuk e kemi pasur fare? Dashtë
Zoti që të jetë kjo e para, por, siç po na shkojnë punët, frikohem se
përgjigjja më e vërtetë do të jetë vetë pjesa e dytë e dyshimit.
Eh, sikur të mbesim në gjykimet e mendjes së tashme, nuk duhet
edhe aq të shpresojmë për të ardhmen tone. Por, nëse mbi të gjitha, do
të mbisundojë instikti shekullor i moralit tonë të shëndoshë kolektiv
si popull, i ndërtuar mbi parimet e mirëfillta të trimërisë, besnikrisë,
drejtësisë dhe dinjitetit, atëherë lirisht mund të mëtojmë se ka shpresë.
Por, ta zëmë, sikur vërtetë të kishim shumë mend? Sigurisht nuk do të
mjaftonte vetem me kaq.
Përveç mendjes dhe mençurisë, do të na nevoitej edhe URTËSIA.
E urtësia, krahasuar me mençurinë, dallojnë shumë mes vete. Mençuri
do të thotë njohja dhe mbajtja mend e të dhënave dhe shënimeve
nga informacionet e përditshme, nga mësimet që na i mbushin kokat
shkollat dhe fakultetet, duke na graduar si intelektual... Fatmirësisht,
këso njerëz të mençur, që unë do t’i quaja “enciklopedistë” ose “universalistë”,
kemi mjaft dhe në çdo vend.
E urtësia? Ç’është urtësia? - hyra edhe më thellë në meditime.
Urtësia duhet të jetë shumë më e lartë se vetë mençuria dhe inteligjenca.
Me të vendoset shpejt dhe drejt. Ajo nuk ka gabime, nuk frikohet
nga askush, e më së paku nga vetja. Është aftësi hyjnore e vetëndërtuar
gjatë dhe me durim, përmes vrojtimit të qartë në rrjedhën e gjërave.
Ajo, gjithnjë, shkaktarët i gjen në pasoja. Dallon ç’është patjetër për
momentin - diferencon realitetin nga iluzionet. Është plotësisht e
panënshtrueshme para emocioneve dhe instikteve momentale. Nuk
është egocentrike dhe në gjykime vepron shpejt dhe qartë. Në të nuk
ka kokëfortësi, por vendosmëri. Nuk është imponuese dhe zëdhënëse,
por është e patjetërsueshme, sepse në vete përbën forcën e madhe të
realitetit. Urtësia na nevojitet sot më së shumti, por ku ta gjejmë atë? A
ekziston? Patjetër se ekziston, por jo në vendet ku vendoset. Ajo kurrë
nuk vardiset, nuk inponohet dhe nuk lajkaton, nuk i duron manipulimet
dhe sjelljet pjatalipirëse, prandaj edhe me arsye të plotë nuk është
në pushtet, ku ne zakonisht jemi mësuar ta kërkojmë.
Aspak nuk është çudi pse s’është në pushtet, por duhet të jetë çudi
pse pushteti nuk i këshillon ata që e kanë këtë urtësi, bile, siç bëhet zakonisht,
së paku për t’u lavdëruar se urtësia e dikujt është e tyre.
Përsëri dyshime të liga me dëshirë të sinqertë që të gaboj. Sikur të
kishim organizuar një sondazh publik në mes të budallait tonë mesatar,
i cili na bind përherë se di çdo gjë, nga njëra anë, dhe atij të urtit
të mirëfiltë, i cili deklaron se di aq sa s’di asgjë, nga ana tjetër, sigurisht
që do të fitojë ky i pari. Patjetër se do të fitojë opcioni i parë, sepse
ai është më i afërt, më i kuptueshëm, më praktikë dhe më i dashur.
Thjesht është më i kapshëm për ne. Ai, fatkeqësisht, është pjesë e përditshmërisë
sonë.
Në moment, dëshirova që nga vetja t’i largoj këto mendime. Vendosa
t’i shmangem, duke e orientuar kahjen e tyre bredhëse drejt më të
gëzuarës dhe më të hareshmes.
* * *
Ditët e fundit isha i preokupuar me tërë qenien time në shkruarjen
e romanit. Nga vrulli i inspirimit që më gufonte si fuqi shprehimore,
unë dhe kompjuteri im sikur flisnim me zë mes vete. Isha i tretur i
tëri, duke përjetuar edhe vetë emocionalisht ngjarjen që e përshkruaja.
Në ekranin përballë faqet e tregimit të ardhshëm mbushnin shpejtë
faqet e programit “Windows”.Vetëm një zë më ndau nga koncentrimi i
përqëndruar. Ishte ai i nënës:
- Eja shpejt! Të pret Zana në telefon!
Gati sa harrova. Me Zanën kishim planifikuar që sonte të shkonim
në një koncert.
Koncerti ishte i një kangëtari të njohur kosovar, këngët e të cilit,
si unë, ashtu edhe Zana, e preferonim marrëzisht. Për këtë koncert në
qytet mbretëronte një interesim i madh. Andaj, përmes lidhjeve të mia
miqësore, biletat i kisha siguruar tri ditë më parë.
“Tamam me kohë!”- thashë me vete. Sapo e kisha përfunduar këtë
pjesë të tregimit. Kursorin e miut e drejtova në “FILE”. U hap dritarja
dhe zgjodha opcionin “SAVE AS”.ROMANI.SAVE..
Pas mbarimit të koncertit Zanën e përcolla deri para hyrjes në
ndërtesë, ku qe banesa e saj. Gjatë tërë rrugës, biseda e jonë ishte e
përqëndruar në komentimin e artistit të famshëm virtuoz, që sonte,
vërtetë, na kishte impresionuar me interpretimin e tij. Zana e njihte dhe
e adhuronte artin e mirëfilltë. Muzikën e pëlqente pa masë, veçanëriash
atë të lehtë. Por, nuk i linte anash as fushat tjera të krijimtarisë artistike.
- Bëje, të lutem, një krahasim mes interpretimit të sotëm, me ato
albume kasetash dhe CD-esh që mbushnin tregun tonë?
- Veçanërisht disa media elektronike dhe ato të shkruara reviale, që
edhe më tepër favorizojnë këto antivlera, kontribova edhe unë në këtë
temë
- Fatkeqësisht, ashtu! - vërtetoi - Tipik follk, turk, sllav dhe grek!
Edhe pse rradhitemi ndër popujt më muzikal në botë, çfarë katastrofe
është kjo për kulturën tonë kombëtare! - më tha përplot mllef.
- S’ke çfarë të bësh, - ia ktheva në shaka. “Qika e ka trupin e mirë për
tu cullakav dhe baci i’a çon dy-tre mijë euro nga Zvicra apo Gjermania
dhe ja albumi.e ha pazari!”
“Ha, ha, ha!”- qeshëm së bashku me zë.
Me shije artistike gati se pajtoheshim që të dy, por duhet pranuar se
ajo kishte një kulturë më të shprehur në artet figurative. Nga letërsia,
për dallim nga unë, që e preferoja më tepër prozën, Zana e donte poezinë.
Bile, sikur e pranoi njëherë, edhe vetë kishte botuar disa sosh në
revistat e kohës.
I frymëzuar nga prania e Zanës dhe nga koncerti fascinant i artistit
tonë të madh, për herë të parë dëshirova që rruga gjer në banesën e saj
të kryhet sa më parë. Mendjen e kisha në shtëpi dhe në vazhdimin e
romanit të filluar. Para hyrjes kryesore të ndërtesës, me një puthje për
natë të mirë, u ndava nga ajo, pa e përcjellë si zakonisht gjer në katin e
banesës. Ajo e vëreti se nxitohesha, por nuk bëri zë. Mendova se ende
nuk është koha t’i tregoj për tentimet e mia fillestare që nga ditari im të
përpiloja një roman, por, me një gjë isha sigurisht i bindur se ajo do të
jetë patjetër recenzente e parë e romanit tim.
Sonte nuk isha aq i uritur, prandaj hëngra darkë në këmbë, duke i
futur shpejt e shpej disa petulla në gojë, që i kishte pergaditur nëna.
Nxitova në dhomën time. Hapa kumpjuterin dhe fillova të shkruaj aty
ku kisha mbetur.
Pas dimrit të ftohtë që bënte këtë vit, era e këndshme, që paralajmëronte pranverën e hershme, filloi të ndihej me të madhe edhe në qytetin tim. Sipas disa pleqve të lagjes, kësi të ftohti nuk mbahej mend në këto anë. - Shyqyr Zotit e kaluam edhe këtë kijamet! - ishin fjalët më të shpeshta të bashkëqytetarëve të mi që vërtetë i gëzoheshin motit të mirë. Edhe pas katër vjetësh nga mbarimi i luftës në Kosovë, rryma edhe më tej mbetej sfidë e pazgjidhur. Administrata e Përkoshshme e Kombeve të Bashkuara UNMIK ende nuk dispononte me mekanizma përkatës të zgjidhjes adekuate të këtij problemi jetik për popullatën e kësaj ane. Andaj, u dëshmuan plotësisht të