Pages

Pjesa 2 Kapitulli 12 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA II - Kapitulli XII  
Vendtakimin e përbashkët e caktuam afër stacionit të autobusëve. Fshati ku jetonte mixha Dilë, për Zanën nuk ishte i panjohur. Mu në afërsi, disa kilometra larg, ishte i stacionuar punkti i qendrës rehabilituese ku ajo ordinonte me projektin e saj humanitar. Edhe pse ambulanca qe vendosur në fshatin tjetër komshi, përfshinte edhe 20 fshatra tjera të regjionit. Pra edhe këtë fshat ku banonte mixha Dilë. Sa ajo ishte e njohur si mjeke në këto anë u vërejt menjëherë posa zbritëm nga autobusi. Gjat tërë rrugës të shtegtimit tone kah maja e kodrës ku ishte shtëpia e mixhës Dilë, shumica e fshatarve
Zanën e ndalnin dhe e përshëndetnin me respekt. Disa na ftonin në shtëpitë e tyre, ndërsa tek disa të tjerë, e paevitueshme ishte pyetja kureshtare, pse dhe tek kush jena këtu? Ajo në çdo pyetje të kësaj natyre gjithnjë përgjigjej se është kalimthi në vizitë te një mik, pa e zbuluar emrin e nikoqirit tone të vërtetë. Posa arritëm në maje të kodrës, në obor afër hyrjes në shtëpi, mixhën Dilë e takuam të ulur në një shkamb. Në duar kishte një hu me një gjatësi përafërsisht një meter dhe një latë, me të cilën latonte, duke e gdhendur fundin e hurit në formë maje. Me hurin në dorë dhe turmën e thuprave që kishte para vetes, munda të parathoja se ai pergadiste të thurte gardhin rreth shtëpisë. Por kisha gabuar në këtë vlersim. - Shihe, shihe se kush po na vjen e mirë se na edhët! - Mërë se të gjetëm mixha Dilë! Mos të penguam nga puna? - Jo, jo asesi! Ju prisja por nuk desha ta humbasi kohën kot dhe vazhdova ti latoj ca hujë për një torishte shpezësh.Të kujtohet xha Dalip i shkollës. - Po si jo.xha Dalipi atëdhedashës dhe skofijar.roje besnike e librave tuaja. - .Sikur e di, ai pas lufte, për ta thyer mërzinë, kishte fillhuar të kultivonte pula dhe shpezë nga racat më të ndryshme. Pardje erdhi tek unë. U interesua për mua. I thash se jam shëndosh e mire por kohën e fundit mërzitem ngapak. Ai mu bë “sebep” dhe ma mbushi mendjen që edhe unë t’i hy kësaj pune. Më premtoi ca qifte të disa racave të pulave. Por, s’pari duhej rrethuar trollin ku planifikoj ta ndaj si hapsirë për këtë qëllim. Sipërfaqja duhet të jet përafërsiht nja dy ari vend. Dikur më vonë, aty afër, planifikoj të ndërtoj edhe një kotec.por t’i lëmë këto punë të pleqëve badiavxhi.urdhëroni dhe hyni brenda! Sikurse prisja, posa u zbathëm dhe hymë në koridor, mixha Dilë na drejtoi kah dhoma e tij e punës. Kjo dhomë kishte ambient intim dhe ai, pa dyshim, këtu e kalonte pjesën më të madhe të kohës duke lexuar. Edhe pse nuk kam hyrë ende në të gjitha dhomat e shtëpisë, parathoja se mixha Dilë e kishte edhe odën tradicionale për mysafirë . “Sigurisht” - mendova - “pasiqë mua dhe Zanën na konsideronte si miq më të afërt, duke na vajtur tek dhoma e vetë e punës, mikëpritësi ynë na nderoi me ambientin e vet më intim”. I prirë nga mixha Dilë, që të tre hynëm mbrenda. Të ndjer veten si më i akomoduar në këtë shtëpi, u solla i lirë. Mora dy kariga që qenë pranë dhe i ofrova afër tavolinë së punës. Njera ishte për mua kurse tejetra për Zanën. Kjo pozitë më kishte konvenuar që nga vizita e kaluar, sepse mundësonte që bashkëbiseduesin tim ta kisha gjithmonë për276 ballë. Edhe mixha Dilë pa bë zë u ulë në karigën e vetë të punës. Për një çast në dhomë mbretëroi një heshtje shurdhuese. Ishte një përjetim i momentit kur me padurim e pret një takim dhe në te duhesh të ndërmjetëson në njoftimine dy personave tjerë. E udhës ishte që unë t’ia filloj bisedën i pari. I gjetur në këtë zgripcë, nuk dija se çfar të bëja. Nga t’ja nisi.? Më kujtohet se e shikova vjellurazi Zanën e cila poashtu përjetonte emocionin e takimit të pare. Në anën tjetër, mixha Dilë, veq ishte ulur në vendin e tij dhe nga kjo pozitë, që të dy ne na kishte përballë. Vështrimin e tij karakteristik e fiksoi në drejtim të Zanës. Me gishtin tregues drejtuar nga ajo, dhe duke luhatu kokën në shenjë pohimi, theu monotoninë e heshtjes së momentit: - Shihe, shihe çfar koecidence?! Ti je ajo mjeke për të cilën me ëndje dhe respekt flasin banorët e këtyre anëve? .Vërtetë.tani nderi më takon mua. - Ohooo.mos o mixha Dilë. - bëlbëzoi nëpër buzë - More lere ate, por ti koke edhe një vashë e bukur.ha ha ha.. - Zanëëë! - ndërhyra - tani e tutje duhet të mësohesh me shakatë e shpeshta të mixhës Dilë. Zana vërtetë nga natyra ishte e bukur, dhe nga kultura e formuar e veshjes, mbahej gjithnjë elegante, por sot dukej më e veçantë. Me një grim më të theksuar se zakonisht, do ta sfidonte vëmendjen e çdonjerit që e shikon s’pari. Por, ky konstatim i mixhës Dilë, nuk ishte sigurisht si shkas i pamjes tërheqëse. Përveq komplimenteve të sinqerta drejtuar saj, ato ishin edhe porosi indirekte për mua, për t’më bërë me dije se zgjedhja ime vërtetë ishte e qëlluar. Pasiqë Zana me mixhën Dilë, sot takoheshin parën here, nga një skuqje e lehtë e mollëzave në fytyrën e saj, vërehej se këto komplimente e kishin emocionuar edhe më tepër, por në momentin e krijuar, reagimin e saj e cilsova si të qëlluar: - Edhe për ju mixha Dilë unë kam ndëgjua shumë fjalë të mira. Duhet pranoj se menzi e prisja këtë takim! - Të falemnderit, por mos e ka tepruar ca ky jaran i jonë me lavdërata? - e kishte fjalën për mua. Nuk bëra zë. Ula kokën dhe seq më shkoj menda tek ajo thënje e Sokratit: - Ti di aq sa s’din asgjë! A po? - Ashtu të gjithë duhet mendojmë për vete - m’u gjegj shpejtë. Në moment, bëri një pamje serioze. Pasi kishte vërejtur se Zana nuk e shikonte, vështrimin e drejtoi kah unë dhe, duke më bërë shenjë me një mbydhje të lehtë të syrit të djadhtë tha: - Sa bukur! Tani e tutje do t’a kemi më lehtë. Bëjmë muahebet pa kufi dhe qai nuk do t’na mungoj. Kaherë kemi pasë nevojë për një femër në shoqërinë tonë. Ç’thua,hëë? - Unë vetëm pohova me kokë në shenjë miradie. Më pastaj ju drejtua Zanës: - Kuzhinën është kojshi, nga hyrja e jashtme dera e parë djathtas. Do të vëren se mbi shporetin elektrik, gjithmonë vlon uji i qajit. Edhe gotat i ke në raftin përmbi. Qou e na i qit qajat, se ky dembeli yt është mësuar, që unë plaku t’i bëj sajgi ati.ha ha ha... Zana, e kishte kuptuar sarkazmën e mixhës Dilë. Me një buzagaz të lehtë, pa bë zë, menjëherë u ngrit nga kariga dhe doli. Ai e përcolli me shikim. Kur Zana veq ishte jasht, mu drejtua: - Këtë e bëra qëllimisht. Kështu do ta ndjej veten sikur në shtëpi të vetë. . Nuk fola asgjë. Vetëm pohova me kokë në shenjë miratimi. Nuk vonoi shumë. Ajo arriti shpejt në dhomë, me një tabakijere në dorë që mbante. Mbi të ishin të vendosura tre gota të mbushura të qajit, me një enë sheqeri në formë vezore në mes. Gotën më të afërt s’pari ia ofroi mixhës Dilë, pastaj tjetrën e vuri pranë meje dhe së fundi, duke u ulur në karigë, me goten e vetë në dorëvv tha: - Nuk keni sheqer në qaj, ëmbëlsojeni vetë sipas dëshirës. As vetë nuk e kisha pritur se ky takim do të kaloj kaq spontanisht. Edhe pse Zana me mixhën Dilë, sot shiheshin s’pari, ata shpejtë u ofruan me njeri tjetrin. Gjatë tërë kohës, që të tre së bashku, lënim përshtypje se nihemi gjatë, dhe kjo reflektohej edhe në fytyrat tona të gëzuara. Unë, zakonisht me mixhën Dilë, përveq disa “blic” shakave të momentit, që ai i aplikonte si freski në mes ligjreratave të gjata, raportet tona të ndërsjellta kanë qenë tejet serioze. Por, sot tek ai vërejta një humor të jashtëzakonshëm. Një prirje të papërshkruar për spiritualitet. E dija se ai e bënte këtë qëllimisht. Për hire të Zanës, që tek ajo t’a largonte çfardo ngurimi eventual, duke imponuar me mjeshtri ndjenjën e një miqësie të kahershme. Atmosfera e disponuar vazhdonte me rrjedhën e vetë të cëlës as unë nuk desha t’ia çrregulloja kahjen. Edhe pse ky takim i sotëm më tepër ishte paramenduar si formal, mixha Dilë, si një mjeshtër i vërtet i komunikimit me të tjerët, krioi atmosferë të tillë që biseda gradualisht, nga shakat e qëlluara, të merr kahjen e temave më serioze. Gjatë bisesedës me Zanën diktohej se ai e kishte një stil më të ndryshuar, nga ajo që e zbatoi me mua. Vetë konsidarata e tij se bisedonte me një psikiatre, diktoi edhe nivelin e të gjitha temave të parashtruara . Këtë here, komunikimi i ngjante dialogut në mes të dyve. Unë ngaher ndryja dhe ate e bëja tërsisht në spontanitet, duke qenë i zhytyr edhe vetë në përmbajtjen e tematikës interesante që diskutohej. Zana, me ato çfar ndëgjonte drejtëpërdrejt nga mixha Dilë, e sforconte edhe më tepër bindjen e saj për gjenialitetin e këtij plaku që kishte formuar më pare nga kalximet e mia për të. Por nga disponimi edhe i vet mixhës Dilë, verehej se adhe ai ishte fascinuar me njohurit e Zanës. Më kujtohet disa here konstatimi i tij: - Më pëlqen qasja jote më liberale në këto tema. Zakonisht kolegët e tu janë më skeptik në këtë drejtim?. - Që nga shkolla e mesme, përherë më ka interesuar filozofia , e veqanërisht psikologjia si shkencë. Dikur moti, në një tekst kisha hasur një thënje tejet të thjeshtë por shumë domethënëse për filozofinë dhe filozofët që thoshte: “E vetmja gjë që na nevoitet për t’u bë filozof të mire është aftësia për t’u çuditur”. Këtë aftësi unë e kamë vërejtur në vete duke mbetur përherë fëmi. Gjithnjë çuditesha dhe gjithnjë parashtroja pyetje vetes për çdo gjë rreth meje. A ekziston bota? A është jeta iluzion? Pse jam këtu? Jeta dhe vdekja.e kështu e rradhë. Duke parashtruar këto pyetje dhe duke u çuditur, me një persiatje përherë kam hulumtuar, kërkuar dhe analizuar, por duhet të pranoj ende nuk e kam gjetur përgjigjen në shumë pyetje të mistershme të natyrës dhe ekzistencës sonë në përgjithësi. - Po, po Zanë! Pajtohem tërsisht me ty. Të gjithë ne si fëmijë e kemi patur aftësinë e çuditjes për botën rreth nesh, por me kohë e kemi humbur atë. Me këtë menyre ne kemi humbur diçka thelbësore - diçka që fillozofët përpiqen që ta rikthejnë në jetë. Sepse diku në veten tone ka diçka që na tregon se jeta është një enigmë e madhe. Kjo është ajo që ne dikur e kemi përjetuar shumë më përpara se të mësojmë të mendojmë lidhur me të. Apo thënë më sakt: edhe pse qështjet filozofike u takojnë të gjithë njerzëve, të gjithë njerzit nuk bëhen filozofë. Për shkaqe të ndryshme, shumica e tyre janë aq shumë të preokupuar me jetën e përditshme, saqë, ajo si e the ti, çudia për jetën, lihet pas dore. Ata mbeten kokëtrash dhe bënë një jetë indiferente. Mirë e the se me aftësinë tënde për t’u çuditur e ke rruajt ende maniret e një fëmije. Për fëmijët bota dhe çdo gjë që ekziston në të është diçka e re, diçka që shkakton çudi. Por jo edhe për njerzit tjerë, për të rriturit. Shumica e të rriturve e përjetojnë botën si diçka shumë të thjeshtë dhe mu këtu filozofët bëjnë përjashtime të ndershme. Asnjë filozof, realisht kurrë nuk ka arritur të mësohet plotësisht me botën. Për filozofin ose filozofen bota është ende diçka që nuk mund ta shpjegojnë - po, diçka e mistershme, enigmatike. Pra, filozofët dhe fëmijët e vegjël kanë një veti të përbashkët të rëndësishme. Mund të themi pa u shqetsuar se një filozof gjat tërë jetës është i ndjeshëm si një fëmij. Gjat tërë kësaj bisede unë zakonisht isha si pjesëmarrës i nemitur. I tërë konverzimi bëhej në dialog, mes Zanës dhe mixhës Dilë. Më pëlqeu kjo, por, me të ndëgjuar se si ai me ëndje fliste për filozofinë, i befasuar ndërhyra në këtë bised të tyre: - Ka kohë që jemi bashk, e ti kurrë nuk më ke folur për filozofinë, mixha Dilë? Pas kësaj pyetje që ishte ndoshta e papritur, në pamjen e tij vërejta një ngurim. Ai e shikoi Zanën dhe sikur kërkoji leje nga ajo: - Kushtet dhe rrethanat e njohjes sonë, atëbotë kanë diktuar të jetë ashtu sikur ishte. Gjendja jote e rrëndë depresive nuk lejonte që të meremi me diskutime intelktuale të njohurive të sistemuara sikurse në këtë rast është filozofia. Kërkohej veprim. Veprim i shpejtë dhe shakthtësi me përplot maturi. Në të gjitha takimet tona, unë nuk isha vetrëm një mësues sikurse më kishe përvetësuar, por, në të vërtetë, luaja rolin e terapeutit aktiv. Duhej kamufluar situatën se ne të dy mësojmë, gjë që edhe vërtetë bënim, por, “de fakto”, ti shëroheshe, andaj të gjitha ligjeratat tona ishin tërësi të urtësive që mbështeteshin si në, filozofi, psikologji, psikiatri, ashtu edhe në, teologji, misticizëm, hermetizëm, kaballe . , metoda këto sikur i vlersoja unë se duhen të jenë të suksesshme tek rasti ytë konkret. Temat e sotme të bisadave me mixhën Dilë, ishin të nduarduarta. Nga të gjitha këto duhej shkoqitur një dialog interesant në mes tij dhe Zanës, e që kishte të bënte me meditimin: - Kohën e fundit, edhe unë kam filluar, që rregullisht, nga dy here në ditë, ta aplikoj meditimin. Edhe pse më duket e lehtë dhe si metodë efikase për arritjen e qetësisë shpirtërore, në vete sikur kam një dyshim? Ajo gjithnjë më ngatrohet me koncentrimin duke mos e ditur fare t’a dalloj përjetimin e vërtetë të saj? Pas disa preferimeve t’mia dhe sipas dëshirër së vetë Zanës, meditimin si një teknikë e arritjes së qetësisë shpirtërore, ajo, kohën e fundit, aktivisht kishte filluar ta praktikonte. Edhe pse unë e kisha udhëzuar për shumë detaje qenësore të zbatimit praktikë, bëri mirë që konkretizimet më të detajizuara i kërkoi aty ku duhej - tek mixha Dilë. - E dallon mirë, por problemi lind aty kur ti me vetëdijen tënde tenton këtë gjendje t’ia përshkruash vetes. Nuk mundesh! Gjendja shpirtëror e arritur përmes meditimit, nihet dhe është e kapshme, vetëm në atë moment kur ne e përjetojmë dretëpërdret në qenien tonë. Sipas procesit të natyrshëm mental, për ta kërkuar sërisht si përsërit282 je kënaqësin e kësaj gjendjeje, s’pari duhet t’a kemi mbajtur në mend atë.Gjithmonë gjatë kësaj faze të mbajturit mend, ne shërbehemi me metoda logjike të njohjes së veçorive karakteristike që do ta përcaktonin përmbajtjen e saj. Zakonisht, kur jemi në një gjendje të caktuar shpirtërore ne tentojmë të analizojmë në vete se, a është pikrisht ajo se çfar ne vërtetë e dëshirojmë. Këtu qëndron gabimi. Gjendjetë shpirtërore nuk kanë veçori, prandaj kurrë nuk mundemi t’jua dimë as përmbajtjen e tyre. - Mbase, sipas këtij konstatimi, gjendja meditative duhet t’na jetë ndjenjë, atëher ajo patjetër është edhe pjesë e realitetit tonë që ne e regjistrojmë? - Përmes krijimit të një realiteti kuantitativ, gjer më tani ende të panjohur, ndihmojmë që të zhvillojmë një realitet kualitetiv evolutiv që veq e kemi të njoftur dhe është pjesa e jonë e pandashme. - Teni e kam të qartë, mendon në shkaktimin e një gjendje shpirtërore meditative si kuantitet të ri, që do ta ndihmoj zhvillimin kualitativ të një realitetit tjetër evolutiv, e kjo sigurisht duhet të jetë arësyeja - Ashtu pra! Arësyeja, por, në këtë rrast, më e ngritur dhe më transparente në vedijen tënde. - Duhet të më ndimosh pak edhe me disa konkretizime në këtë drejtim. - Patjetër dhe me ty do të kem sigurisht më lehtë se sa në fillim me këtë jaranin tim - mendonte në mua? Unë edhe më tej isha vrojtues pasiv por i vëmedshëm në kët dialog tejet konstruktiv. - Pse mendon kështu mixha Dilë? Me këtë pyetje që unë e kuptova si vërejte, Zana më tepër sikur deshi t’më shkonte në favor mua. Qëllimin e vërtetë të dyshimit të saj e kishte kuptuar edhe mixha Dilë. - Jo nuk mendova në at kuptim. por, me ty do ta kem sigurisht më lehtë, sepse paranjohuritë e tua profesionale, nga njera anë, dhe vullneti i mirë që e ndërton arësyen tënde të hapur edhe për mendimet tjera, të themi ashtu “pak më ndryshe”, nga ana tjetër, do të mundësonin që në bindjet e tuaja të revidohen disa premisa që edhe vetë i parandjen se mund të jenë të paqëndrueshme në drejtim të arritjes të një konkuzioni edhe më valid. - A ekziston një konkludim valid që duhet të jetë përherë i qëndrueshëm në këtë drejtim?. - Shumica e rregullave mendore të metodave logjike të të kuptuar, tek ti dhe çdo njeri tjetër, janë të lindura. Ka edhe sosh që formohen me eksperiencën e krijuar gjet tërë jetës. Disa, këto rregulla, i kanë më të formuara, kurse tjerët diç më të varfuna. Këtu qëndron kategoria e nivelit të zhvillimit mental të një krijese nga ajo tjetra. Në të kuptuarit e mëtejmë logjik, ne së bashku, vetëm mund të tentojmë që tek ti t’i ndryshojmë disa premisa apo gjykime, të cilat më pastaj, vetveti do të shpien gjer tek nxjerja e një konkludimi më valid? - Ku do të jetë këtu argumenti i asaj konkluze që unë do ta nxjeri pas revidimit të premisave të mia ekzistuese për një dukuri. - Ndjenja e qenësishme e vërtetësisë perms intuitës. - E ajo arrihet…? - Arrihet mu përms meditimit që nxit hapjen e kanaleve intuitive ndaj niveleve më të larta hyjnore? - Si ta kuptoj unë këtë gjuhë? Ka ndonjë shenjë karakteristike këtu? - Ka! Të kaplon përjetimi euforik i ndjenjes së sigurisë se është ashtu? - Të këthehemi konkretisht teknikës meditative. Sikur kuptova, e tërë poenta metodike qëndron aty, se unë i koncetruar në një cak, vetëm duhet të qetsohem dhe të relaksohem, pa tentuar të analizoj se, a është mu kjo ajo e vërtetë që unë e përjetoj në at moment. - Përgjithësisht ashtu! Por, pas arritjes së qetësisë dhe relaksimimit, pikqëndrimi mental i koncentrimit duhet të orjentohet në një nocion, parafytyrim, apo, ndonjë emocion, por në asgjësi: - Asgjësi.? - ishte e befasuar Zana. - Po, po, në asgjësi. Të koncetrohesh në gjendjen sikur nuk mendon në asgjë, ose mendon asgjë për asgjë? - Duhet të jetë e vështirë kjo, sepse mendja është shëtitëse? - Vërtetë, mu për këtë, në fillim kërkohet një vetëdiscipline e rreptë mentale. Sikur e the edhe vetë, mendimet tona janë vërtetë bredhëse, sepse me kohë ashtu i kemi mësuar të jenë Andaj, edhe me arritjen e qetësisë apsolute mentale pa mendime, dhe mbajtja e saj sa më gjatë, është mu ajo gjendje shpirtërore, që ne e quajtëm si “meditative”. - Po, po! Mund të them se tani e kam të qartë. Nëse edhe ndonjë dilemë më shfaqet në të ardhmen, mund t’ju drejtohem sigurisht? - tha Zana e bindur në një përgjigje pozitive. - Patjetër! - ia ktheu me buzëqeshje mixha Dilë. Shikova orën. Që nga ardhja e jonë këtu, kishin kaluar shumë shpejtë tre orë të plota. Në fillim mendova mos ta teproj për sot, por padurimi im qe dominant dhe e bëri veten: - Nuk di sa është koha tani të të them, por, kur do të jemi të gjithë së bashku, ku do të jetë edhe Zana, ti më ke premtuar diç? S’të kujtohet? Nga vetë shikimi i menjëhershëm që më drejtoi, dukej se vërtetë kishte haruar. Me sy që I mbante si gjysëm të mbydhu, dhe i zhytyr në mendime, regjistrova orvajtjen e tij që ta këthente në mendje këtë premtim të dhënë? - Më ndihmo vetëm pakës sa të kujtohem.? - e tha si në amulli. - Hipnoza.ashtu disi.t’kujtohet tani? - buzëqesha. Ai vetëm pohoi me kokë dhe nuk mu përgjegj asgjë. U ngrit nga tvolina ku qe i ulur dhe duke u drejtuar në drejtim të dritares, e kamufloi ate me një batenie që e mori mbi shtratin aty pranë. Dhoma tërsisht ishte errësuar. Unë dhe Zana nuk bënim zë. Me një vëmendje të madhe përcjellnin të gjitha veprimet e mixhës Dilë. Më pas vërejta se silueta e tij u drejtua nga komodja, ku nxorri një shandan orjental të degëzuar në dysh. Në vendet e improvizuara të dy skajeve si degë, qenë të ngulitur dy qirinjë. I ndezi ato dhe i vuri mbi tavolinën e punës. Dhoma, nga ajo e posaerrësuar më parë, menjëherë mori pamjen e ndrititëshmërie së ngulfatur. Unë këtë atmosferë e përjetova si ajo e agut , kur nata, duke u tretur gradualisht me ndritjen e lehtë, paralajmëron mëngjezin e ditës së ardhshme. Nga vitrina e komodes, nxori një mannetofon dhe e kyqi në rrym. Shtypi batonin START, dhe nga autoparlanti i saj gufuan zërat e një melodie të lehtë instrumentale të muzikës serioze. Mu duk si ndonjë sinfoni e Betovenit, por nuk e lodha kokën t’ia qëllojë kompozitorin, as cila vepër ishte. Pasi i bëri të gjitha këto parapergaditje, u kthye nga unë dhe më urdhëroi të shtrihem në shtratin aty pranë. Ashtu edhe bëra. Ai mori një karigë dhe e vendosi afër, mu përballë fytyrës sime. Zanës i urdhëroi të ulej në karigën tjetër pas meje. Atmosfera që ishte krijuar tani në dhomë qe një përjetim vërtet i papërshkruar. Ne dijmë që bukvalisht të themi si atmosferë romantike. Por jo dhe ashtu. Ishte një atmosferë joshëse që indukonte qetësinë relaksuese dhe të bënte të jesh i tretër tërësisht në vete. Ose nëse isha shprehur me definicion nga ato të mësuara : isha tretur në tërsinë e unitetit të pandashëm të triadës sonë si qenie “TRUP-MENDJE- SHPIRT” Mendja, menjëherë, vetvetiu filloj t’më pushonte duke u përqëndruar në tingujt magjepëse të muzikës që burronin lehtësisht nga autoparlanti i mgnetofonit. - Fillimisht merrë frymi tri herë thellë dhe lëshoje ajrin.- theu këtë qetsi magjepëse zëri i mixhës dil, që më gufoi sikur nga thellësia e një tuneli - Më pastaj, do të fillosh ndalngadal të relaksohesh. Trupi duhet të jetë tërësisht i shlirshëm. Fillo nga koka duke u koncentruar në të gjitha muskujt. Gradualisht shko kah ato të fytyrës, qafës, gjoksit, duarve, belit.... deri tek shputat e gjymtyrve të këmbës. Trupin duhet ta ndjesh tërsisht të rrënduar kurse mendjen ta kesh të lirë. Duke e kryer relaksimin është mirë t’i mbydhish sytë. Për këtë veprim ke kohë 15 minuta. Me meditim, ti e ke mësuar koncentrimin, prandaj përqëndrohu me tërë qenjen tënde në këtë veprim. Bëra ashtu. Morra frymë thellë tri herë me hundë dhe lëshova ajrin nga goja. Më pastaj, mbydha sytë dhe fillova me procedurën e relaksimit të tërë trupit. Ndjehesha shpirtërisht lehtë e më lehtë, kurse fizikisht trupi më ishte rrënduar si plumb. E kisha humbur tërë ndjenën për kohën, andaj, as nuk dija sa zgjati kjo procedurë. Pas sa kohe, e ndjeva sërishtë zërin e lehtë të mixhës Dilë që më fliste me një tonë më ndryshe. Fjalët e tij shqiptoheshin në mënyrë ritmike... - ...Tani ngadal do t’i hapësh sytë pa e përqëndruar vëmendjen askund. Duhet të koncetrohesh vetëm në fjalët e mia dhe askun tjetër. Hapa sytë ngadal dhe vërejta se njera prej dy qirinjëve nga një krah i shandani që ende qëndronte mbi tavolinë, ishte shkulur dhe vendosur mbi një karigë mu përball meje. Karigën e kisha vizavi me sytë e mij .Mixhën Dilë më qëndronte afër dhe nga reflektimi i dritës së qiriut, fytyra e tij dukej me kontura të qarta por diq më e errët.U koncentrova në këtë figurë dhe me padurim prisja sugjerimet e ardhshme. - ...përqëndroje shikimin në flakën e qiriut që e ke përpallë. Më pas, ngadal, do të veprosh sipas sugjestioneve të mia që do të pasojnë... E vështroja me koncentrim flakën e qiriut e cila ndalngadal filloj t’më trubullohet. Para meje si vorbull u formua thellësia që më shpiente, sikur të dëpërtoja në ndonjë tunel. Paralelisht me këtë përjetim vizual ndëgjoja disa ushtime të paartikuluara që zbeheshin. Sigurishti vinin nga tingujt e muzikës prej autoparlantit të manjetofonit.... nga mbrndia e kësaj vorbulle si tunel ushtuan fjalët: - ... je i qetë...plotësisht i qetë ... vëmendja e jote është e çkyqur nga jasht dhe tërësisht e koncentruar në fjalët e mia... unë do të numroj deri më dhjetë dhe ti do të fillosh ngadal t’i mbydhish sytë... 1... 2...6, je thellë e më thellë në një gjendje të këndëshme të qetësisë së plotë shpirtërore...nuk ndëgjon më asgjë...asgjë, asgjë përveq sugjestioneve të mëa...7... sytë e tu follojnë ngadal të mbydhen dhe ti je pjesë e pandashme e kësaj qetësi që t’ka kapluar...je i zhytyr tërësisht në përjetimin e plotë të harmonisë hynore... 8... tani ngadal ti do të fillosh ti hapësh sytë, ...7... 8... gjidhnjë e më tepër je i vedishëm dhe sytë e tu hapen, 9... 10... hapi sytë. Këto i shin të gjitha që më kujtohen se i kam ndëgjuar gjatë tërë kësaj seance, të thuash hipnotike. Hapa sytë. Ndjeva se trupin e kisha të relaksuar. Qiriu përball meje nuk ishte më i vendosur në karikë. Vetëm ajo tjetra në shandanin mbi tavolin ende qe e ndezur. E pash mixhën Dilë që qëndronte në vendine tij të mëparshëm, por këtë herë duke m’u buzëqeshur. Në këtë gjendje, gadi kisha haruar se me mua ishte edhe Zana të cilën, posa hapa sytë, nuk e vërejta menjëherë. Mixha Dilë u ngritë nga kariga pranë dhe hoqi bateninë nga dritarja. Duke i fryer qiriut të ngulitur në shandanin mbi tavolinë, u ulë në karigën e tij të punës dhe më urdhëroi i disponuar: - Tani mund të ngrihesh miku im? Ke qenë fantastik! - U ngrita. Tek tani pas meje e vërejta Zanën e cila, sikurse mixha Dilë, edhe ajo më buzëqeshte ëmbël dhe nga goja e saj si me padurim jehuan fjalët përplot ironi: - Hajde hajde, o i dashuri im gjenial! Çfar zbulim epokal! Leonardo da Vinçin na e paskemi shqiptarë - Jo, jo Zanë,- ndërhyri poashtu me ton ironik mixha Dilë – jo shqiptar por arbëresh, ha, ha, ha... Si duket sërisht isha vënë në lojë nga ta? - Heej! Çfar keni ju të dytë?- reagova ashpër – çfar Leonardo Da Vinçi, çfar shqiptari apo arbreshi...? – duke i ndëgjuar këto shaka të pakripta, nga zemrimi i madh që më kaploi ndjeva një ngrohtësi në trup. U këtheva nga mixha Dilë dhe me qëllim revanshues i thash: - Kësaj po na i thuakan hipnozë a? Të them të drejtën, përveq një qetësie të këndshme nga atmosvera e krijuar realksuese, dhe disa numrimeve tuaja: 6,7..8,9,10...unë nuk kam ndjerë asgjë të veçantë? - Ha ha ha – sërisht qeshje, të cilëve ju ishte bashkangjit edhe Zana. Ai e kishte regjistruar nervozizmin tim: - Mos u shqetso! Çdo gjë ka shkuar në rregull dhe pa kurfar komplikimi. Mbi 30 minute ke qenë në gjendje hipnotike. Është më se normale se të kujtohet vetëm numrimi i fillimit, kur përmes sugjestioneve hyje në këtë gjendje, dhe ato të fundit, kur të numrohet dalja sugjeruese nga kjo gjendje. Pamja dhe biseda tani e mixhës Dilë merrte kahje më serioze dhe këjo më bëri të jem më i qetë. - Sa i përket Leonardos, gjat seancës hjipnotike, me ndihmën e plotë të Zanës, ne dëpërtuam në ndërdien tënde dhe si trysni e e vetëdishme e bërë përmes haresës, zbuluam se figura që të paraqitej gjat meditimeve tuaja ishte e vetë Leonardo da Vinçit. Ashtu sikur doje edhe ti, kërkuam, të dijmë pse pikriash ai dhe jo dikush tjetër? - Bukur!- klitha i magjepsur përplotë kureshtje – dhe... - ... Dhe ti, me të mësuar diç më tepër për këtë personalitet të rëndësishëm i cili është regjistruar me germat e arta në mendjen e pashyeshme kolektive botërore, ke qenë i mahnitur me gjenialitetin e këtij enciklopedistik Në kokë , nuk e the as në hipnozë ng, t’u është pjekur hipoteza se ai ka një prejardhje shqiptare, gjegjësisht arbëreshe... Ke pasë ndonjë shok me emrin strit në shkollë fillore? – Bëri digresion mixha Dilë nga sqarimi për Leonardon. - ...Hmm...Vëretetë ka qenë një Astriti shakaxhi që na përkeshte të gjithëve në klasë? - Pikrisht atij – Astritit, i ke treguar për Leonardo da Vinçin, i cili sipas supozimit tënd, mund të ketë prejardhje arbreshe. Ai, aq e ka marrë me përqeshje dhe shaka hipotezën tënde, saqë, Leonardon, edhe pse ishte shkencëtarë gjenial, e ka quajtur homoseksual. - E çfar ka këtu për tu habitur? – ndërhyra - Vërtet asgjë, por me këtë konstatim, shoku yt Astriti t’ka shpreh edhe dyshimin tjetër që t’ ka ngacmuar edhe më tepër dhe mu aty qëndron nyja e problemit të rastit tënd. - E ajo është .... – Bëra një gjest habi dhe stepa, pa e përmbaruar pyetjen gjer në fund. - ...E ajo është ... – ndrhyri me të shpejtë mixha Dilë, që sigurisht e kishte vërejtu habin time -... interesimi ytë për njerëz të tillë...dyshimi i shprehur se, mos edhe ti mund të kesh prirje homoseksuale në vete. Ky vlersim aq i parëndësishëm, i bërë në shkaka, nga një shok shakaxhi, atëbotë, t’ ka shkatuar trauma të papërshkruar në psikën tënde të njomë. Këtë ndjenjë të fortë traumatike në formë harese e ke trusur në ndërdijen tënde. E ke fshefur aq, saqë je ruajtur edhe nga vetja? - E pse, sipas teje, kam vepruar ashtu? - Sepse në klasën e tetë të shkollës fillore ishe në moshën e pubertetit. Ke qenë i ndishëm në qfardo nënqmime dhe përqeshje. Përveq saj, në njëfar forme, pasi nuk kishe baba, rrethi të konsideronte si jetim. Vujaje shumë për këtë, dhe në vete kishe formuar një “kompleks të vlerës së ultë” i cili të ka përcellur tërë kohën. Në të vërtetë, nuk je ngacmuar ti aq për Leonardon dhe përqeshjen mbi hipotezën tënde sa ai ka mundësi të jetë me prejardhje arbëreshe, por më tepër të ka frustuar homoseksualizmi i tij dhe mundësia e një dyshimi që mos të konsiderojnë edhe ty me këso prirje. Pasi ishe më i tërhekur në klasë, ti këtë frikë e ke pasur shumë më afër. Mos u befaso! Kuptohet! Të gjitha këto janë normale dhe karakteristikë e çdo të riju të kësaj kohe. I magjepsur nga ato qfar ndëgjoja, tentova ta hapi gojën dy-tri herë për të folur, po pikrisht në çastin kur ato bëheshin gati t’më dilnin nga buzët, një forcë e fshehur dhe e papërshkuar që ishte në mua, i shtyente fjalët në fund të gjoksit, Gjersa bisedonim me mixhën Dilë, Zana nuk tha asgjë, por vetëm pohonte me kokë në shenjë miradie. Mixha Dilë kishte vërejtur se shpesh e vështroja me shikim dhe tha: - Gjatë tërë kohës së seancës hipnotike sa ishe ti në këtë gjendje miku im, bashkëpunëtorë profesional e kisha edhe Zanën, bile tek Leonardoja ajo e morri iniciativën? Zanan këtu theu heshtjen e saj: - E sa për ndonjë frikë nga homoseksualimi në të ardhmen më ke dëshmitare mua... ha ha ha ....- qeshje e gjat me zë të cilës me ëndje iu bashkangjit edhe hipnotizuesi im. - Ka edhe diçka tek Leonardoja? – sikur nuk e kishte kryer tërësisht dhe sërisht u ndëgjua zëri i migjës Dil. Por, tani ai kishte marrë një pamje më serioze. - Ti me Leonardon nuk je takuar vetëm at ditë të përshkruar, por edhe shumë herë më parë? - Shumëherë më parë?!! – nga befasia mbeta me goj hapur. - Po, po shumë herë më parë.- këtë vërtetim e përcolli duke pohuar edhe me kokë.- Gjithnjë kur deheshe, dhe në ekstazën e kësaj gjendje ti komunikoje me të... - Kjo s’është e vërtetë...nuk është e mundur...nuk më kujtohet..- i thoja fjalët si në transë. - Vërtetë se nuk të kojtohet, sepse në esëll i haroje të gjitha – Këtë herë sikur u binda. Me një shpejtësi i rrotullova mendimet vërdallë. Nuk më ndritej dot asnjë situatë në favor të asaj çfar ndëgjoja. Vetëm mu kujtua disa detale indirekte që ndoshta duhen të jenë relevante. Ju këtheva Zanës: - A e mban mend e dashur kur ishim në atë darkën solemne tek ti dhe bisedonim për halucinacione? - Kur më vëne në lojë me at personazh nga libri...- ishte e disponuar ende për shaka. - Lere mahinë Zanë!... Atbotë, kur më sqaroje për halucinacione, në mes tjerash përmende edhe gjendjen e paraqitjes së tyre patogene tek alkoolikët. - Po, dhe ... -Gjersa ti më tregoje për paraqitjen e halucinacioneve tek alkoolikët, unë në at moment kam ndjerë një përjetim të papërshkruar. Isha i kapluar nga një ngrohtësi që më kishte përfshirë tërë trupin. Kjo gjendje përcillej edhe me një ndjersitje të lehtë të duarve... - ...ka qenë reagimi i ndërvedijes sata në këtë sinal...vërtetoi këtë edhe mixha Dilë... - ... dhe rasti tjetër...- vazhdova më tej - ... nëna... - Çka nëna? – ndrhyri Zana e cila kishte regjistruar sqetsimin në mua. - Nëna... dikur kur kthehesha i dehur në shtëpi, kishte vërejtur se në at gjendje, flisja në dhomën e zbrazët me dike. Ajo e shkreta dyshonte mos kisha kontakte me “qoftlargun”. Pasi, kam reaguar ashpër në këtë vërejtje të saj, kur ma nuk ma nuk e kishte përmendur. - Ja pra, këto biseda që ti i bëje në gjendje të dehur, sikurse pranove vetë në hipnozë, ishin me Leonardon. Ai tentonte gjithsesi të shprehej në ty. - Sikur se duket, gjendja e transit nga dehja me alkool dhe ajo që tani unë e përjetoj vetëvetiu, janë përjetime të njata, a po? - Jo..jo..mos ...– mu hakerue mixha Dilë.- ...Asesi! Është aty ndoshta vetëm një moment që ndërlidhet por në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me gjendjen e njejt. Analoge, mund të jetë vet humbaja e vetëdijes përmes dehjes ku së bashku me të, e humb dominimin e vetë edhe“cenzori” në ty, tanimë i njoftun për ne- EGOja. Kur deheshe, gjendja e jote shpirtërore ishte euforike, e shkaktuar dhunshëm në mënyrë atificiale. Kurse tani, përmes ngritjes tënde shpirtërore, është e spastruar dhe fisniknuar në mënyrë tërsisht të vetëdishme. Nuk dij si ta përshkruaja veten në këtë momet, përveqse, thejshtë, si një njeri: i habitur, i hutuar, i tretur që shëtiste shikimin e qorollditur, herë tek Zana dhe herë tek mixha Dilë. Nuk kisha kurfar argumenti për mohim dhe as që diçka më kujtohej që t’i vërtetoja të gjitha këto. - Gjat gjendjes tënde hipnotike, tër kohën me mua ka qenë prezente edhe Zana. Ate u desh ta largoj nga dhoma vetëm për një çast kur duhej të të sugjeroja shifrën tënde për transin autohipnotik, që tani e tutja do ta zbatosh vetë. Kështu janë rregullat dhe këtë shifër e dijmë unë dhe ti dhe askush tjetër. Do ta shkruaj në një letër posa të nisesh për shtëpi.Tani e tutje, sa herë dëshiron të vetëhipnotizohesh, do ta zbatosh procedurën e njejtë dhe pasi të numrosh në vete gjer më shtatë, në gjysëmzëri, do ta thuash disa herë këtë shifrër në vete. Ajo të ndihmon që në mënyrë atomatike, të thellohesh shpejtë dhe lehtë në botën e qetësisë hyjënore dhe inteligjencës së paskajshme. Por, ke kujdes në sugjestione që do t’i japësh vetes në këtë gjendje. Mos e harao Ligjin e Karmës...