Kapitulli - II
Ishte një mëngjes i zymtë, me një shi të imtë që të ndillte gjumë. Nebojsha Mariq rrinte ende i shtrirë, kur e thirri e shoqja që të zgjohej nga gjumi, se po afronte fillimi i orarit zyrtar të punës. E ndiente në tërë trupin një lodhje të thellë, sikur tani të ishte koha e gjumit, e jo koha e fillimit të punës. Pasi lëshoi një „oh“ të lehtë, u ngrit nga shtrati. Me pelerinën e hedhur krahëve, shkoi në banje. Ndaloi pranë pasqyrës, duke e parë fytyrën e tij të verdhë dhe sytë pakëz të mbufatur nga gjumi. Kishte kohë që kjo verdhësi e fytyrës ia fuste frikën. Kishte dëgjuar nga një fallxheshë, kur ishte student, se njerëzve që iu verdhet fytyra, vdekjen e kanë afër. Fjalë gabelice, mendoi. Duke e shikuar plagën e mbyllur mbi vetull, egërsohej dhe sakaq e harronte verdhësinë e fytyrës dhe fjalët e gabelicës. Eh, ajo plagë ishte histori me vete, por kishte ardhur koha e hakmarrjes! Sakaq në mendje i shkoi takimi i parë i drejtpërdrejtë që kishte pasur me shqiptarët, ku kishte pësuar një rrahje brutale. Kishte qenë duke udhëtuar me tren nëpër Serbi.
Kishte një
takim pune në kryeqytetin provincial. Ishte koha e rënies se tij, ndaj në këto
rrethana ai e mbante të ndezur pishtarin e zjarrit patriotik. Në kupenë e
trenit, 36 një grup bashkudhëtarësh dëgjonin muzikë dhe bisedonin ndërmjet
tyre. Një plak me plis të bardhë bisedonte diç në gjuhën shqipe. Nga toni linte
të mendoje se ishte i zemëruar, por ç’e do, kur nuk e kuptonte asnjë fjalë.
Ishte nevrikosur, kur nga manjetofoni i tyre kishte filluar muzika e urryer
shqipe. Nebojsha ishte egërsuar dhe kërcënueshëm kishte thënë: „Fike atë m...“
Ata ishin treguar të matur. I kishin duruar edhe shumë fyerje të tjera të tij.
Por e keqja kishte ndodhur pasi treni kishte filluar të ngadalësonte
shpejtësinë, për të ndaluar në stacionin e Mitrovicës. Njëri nga ata, që quhej
Tomë (këtë emër aty për aty e kishte dëgjuar nga një bashkudhëtarë që ishte
përpjekur ta zbuste pak egërsinë e tij), e kishte goditur me shqelma në bark,
pastaj me grusht fytyrës, duke i thënë se këtu i thonë Shqipëri. Nuk i kujtohej
më sesi e kishin flakur jashtë. Kishte mbetur në mes të binarëve, i mbuluar me
gjak. Do të hakmerrem, për këtë jam betuar edhe atëherë, tha me zë, duke e
ledhatuar lehtë plagën mbi vetull, tanimë të mbyllur. Pasi u vesh, doli në
rrugë. Me hapa të shpejtë u drejtua nga zyrat e Ministrisë së Punëve të
Brendshme. Tani nuk e kishte larg ndërtesën e Ministrisë. Qysh kur ishte
emëruar në këtë post të lartë të policisë sekrete për Kosovën, kishte marrë
banesë të re, bile shumë pranë ndërtesës së Ministrisë. Kjo ndërtesë ishte
ndërtuar viteve të fundit dhe kishte dëgjuar se para tij këtu kishte banuar një
nëpunës i lartë federativ nga Sllovenia. Ata i kishin tërhequr të gjithë
nëpunësit e tyre, në shenjë mospajtimi me politikën serbe ndaj republikave.
Mirë kanë bërë, bile do të bënin mirë sikur t`i tërhiqnin të gjitha republikat
të deleguarit e tyre, mendoi 37 dhe për një çast thellë në shpirt ndjeu një
kënaqësi që nuk e kishte përjetuar prej kohësh. Ja, pra, më në fund, ia arritëm
qëllimit që edhe ne të organizohemi dhe të vazhdojmë luftën aty ku na e kishte
ndërprerë Tito. Nebojsha kishte punuar si nëpunës i lartë në Ministrinë e
Brendshme për sektorin e Kosovës. Atëherë kishte qenë fare i ri. Sa e kishte
filluar karrierën. Kishte pasur një pasion të jashtëzakonshëm që të realizonte
plan-projektin për problemet e pakicave në RSFJ. Fillimi kishte qenë
jashtëzakonisht i mbarë. Paraardhësit e tij gjatë luftës kishin arritur që në
vendet kyçe t`i kishin njerëzit e tyre. Kishin futur në dorë udhëheqësin
partiake dhe ushtarake të Kosovës. Kishin organizuar në qytetin P. të Kosovës,
Konferencën e Këshillit Nacionalçlirimtar dhe me miratimin e dhunshëm të
delegatëve shqiptarë, ia kishin dalë që Kosova të mbetej krahinë në kuadrin e
Serbisë e të Jugosllavisë. Nga këtu, pastaj, kishin filluar të realizoheshin planet
e tyre për problemin e pakicave në Jugosllavinë e re. Kishin realizuar një varg
projektesh, si spastrimin e terrenit nga mbeturinat e fashizmit, pastaj
grumbullimin e armëve, emigrimin e shqiptarëve vullnetarë për në Turqi dhe
shumë gjëra të tjera. Rrjeti i tyre kishte arritur deri në kupolën më të lartë
të Federatës. Qëllimi ishte që, me një grusht-shtet, të përmbysnin qeverinë e
udhëhequr nga Tito dhe udhëheqja e shtetit të vihej në duart e Serbisë. Pas
Plenumit të Katërt të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë ishte kritikuar ashpër
gjoja dhuna kundër pakicave, sidomos dhuna ndaj shqiptarëve. Aleksandër
Rankoviçi, me shumë bashkëpunëtorë të tij ishte shkarkuar nga 38 pozitat
partiake dhe shtetërore. Këtij shkarkimi nuk i shpëtoi as Nebojsha. Iu kujtua dita
e parë, kur e kishin transferuar në detyrë të re, pas shkarkimit. Me një fjalim
modest, me pak fjalë miradije dhe pa asnjë duartrokitje, e kishin bërë të
tronditej deri në tmerr. Pas kësaj rënieje të papritur, pa entuziazëm kishte
filluar të ngjitet në karrierë, por pa ndonjë post me vlerë. Qysh në ditët e
para ai e kishte ndier rëndë peshën e indiferencës. Harresa, mënjanimi dhe
përbuzja kishin qenë ndjekës të vazhdueshëm të punës së tij në vitet vijuese.
Rrallë kishte ndodhur që të ftohej në ndonjë detyrë speciale dhe atë zakonisht
në afate të shkurtra, si, bie fjala, për përgatitjen e terrenit për udhëheqësit
e lartë, kur ata vizitonin Kosovën. Kishte marrë pjesë edhe në disa detyra të
rëndësishme zbulimi në shtetet e Evropës, por të gjitha pa ndonjë vlerë të
veçantë për karrierën e tij. Pas kryerjes së këtyre detyrave, pasonte prapë
heshtja dhe si gjithmonë, indiferenca, pastaj harresa, mënjanimi, përbuzja...
Këto shfaqje-zhdukje kishin vazhduar deri në prill të vitit 1981, kur ishte
shfaqur haptas irredenta në Kosovë. E kishte parandier se kësaj radhe do t’ia
kishin nevojën. Dhe ashtu kishte ndodhur. I kishin ardhur në shtëpi dy zyrtarë
të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe i kishin thënë se duhej të
organizohej, duke i treguar se kësaj radhe nuk do të kishte më indiferencë.
Kemi nevojë për këmbim përvojash, i kishin thënë ata. Nebojsha kishte pranuar
detyrën e re, duke iu përveshur punës, me metodat e tij të vjetra, por me fuqi
39 të reja. Me plane afatgjata kishte arrirë të organizonin diferencimin
ideopolitik që ishte e domosdoshme për momentin. Kjo masë përçarëse duhej të
futej në radhët e udhëheqjes komuniste të Krahinës, pastaj në Universitet, në
ekonomi, në ndërmarrje shoqërore, në mjetet e informimit publik, në sport e
kulturë, në këshillat komunale, deri te bashkësitë lokale. Kishte përpiluar një
projekt-plan për kthimin e serbëve të zhvendosur në Kosovë, si dhe për dërgimin
edhe të atyre që duan të punojnë e të jetojnë në Kosovë, duke përdorur
privilegje shtesë. Pastaj hapjen e dosjeve të vjetra, që nuk ishin të pakta dhe
përpunimin e tyre, si dhe përpilimin e dosjeve të reja. Nuk kishte harruar
ëndrrën e tij të vjetër, që krahas vijes institucionale, të ndiqte edhe vijën
utilitare. Posa hyri në zyrë, sytë i shkuan mbi tavolinën e tij të punës. Pa
një dëng me letra. Paska ardhur posta zyrtare, mendoi. Pasi hoqi pallton dhe e
vari në varësen prapa dere, u ul qetë në kolltukun e tij të punës. Grumbullin e
letrave e afroi më pranë dhe zuri t’i shikonte me radhë vetëm titujt. Ishin pothuaj
dosje të zakonshme. Kishte kërkesa për dhënie urdhrash, kërkesë për
klasifikimin e planeve, seleksionime, vendime etj. Një dosje me ngjyrë të
kaltër ndodhej e veçuar në krahun e djathtë, jo larg tij. Ku kishte qenë kjo më
parë, që s’e kisha vërejtur, mendoi duke e zgjatur dorën kah dosja. Tepër
sekret, Nr.09/89 SRS, lexoi tekstin me ngjyrë të zezë, mbi kapakët e dosjes.
Rrotulloi letrën e rekomandimit që ndodhej në faqen e parë, që sipas
rregullave, çdo nëpunës duhej së pari ta lexonte, e pastaj të futej në brendi
të dosjes. Ty të lexoj më vonë, tha sikur vetë fle40 ta rekomanduese, e shkruar
me germa të zeza cirilike, ta kishte lutur që ta lexonte të parën. Ishin
gjithsej katër nëndosje. E hapi të parën dhe filloi nga leximi: Nr.217,
Brankoviq Marinko, i lindur në Kralevë në vitin 1958. I dënuar me njëzet vjet burg për krime të rënda.
Është shumë i rrezikshëm. Vuan dënimin në burgun e Pozharevcit. Për ne shumë i
përshtatshëm. Merr kontakt personalisht me të. Më poshtë ishin të dhënat e
tjera rreth krimit, dokumentacioni i mjekut psikiatër dhe gjendja e tij
shëndetësore. E hapi nëndosjen e dytë: Nr. 2217, Starçeviq Misha, i lindur më
1956 në fshatin Hum afër Nishit. I dënuar me shtatëmbëdhjetë vjet burg. Vuan
dënimin në burgun e Dubravës, në Kosovë. Vrasës serik. Shumë i rrezikshëm. I
përshtatshëm për ne. Të dhënat e mjekut dhe gjendja shëndetësore e tij. E hapi
nëndosjen e tretë: Nr. 1717, Milivojeviq Momçillo, alias Moma, i lindur në
fshatin Guresh në vitin 1963, në Kosovë. Njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës dhe
zakoneve shqiptare. I dënuar për shumë delikte, si dhunues dhe vrasës
posaçërisht i vajzave të mitura në vendlindjen e tij. I arratisur për disa vite në Gjermani, njohës i gjuhës
gjermane. I kërkuar nga policia gjermane dhe Interpoli për trafiqe armësh,
droge, dhunimi, vrasje dhe prostitucioni. Shumë i rrezikshëm. Ndodhët në burgun
e Sremit. Merr kontakt personalisht me të. E mori nëndosjen e fundit në dorë. E
hapi me kujdes, duke e mënjanuar, sikurse në rastet e para, letrën
rekomanduese: Nr. 711 , Gjergjlekaj Fer, i lindur në fshatin J, në vitin 1962.
Ekspert i zbulimit me akademi policore të kryer në Beograd. I burgosur për dy
vepra: 41 Nxjerrje e sekretit shtetëror para terroristëve shqiptarë dhe vrasës
i dy policëve serbë gjatë demonstratave të nacionalistëve dhe irredentistëve
shqiptarë. Zgjedhja e kriminelëve nëpër burgje, studentë vullnetarë, të rinj
nga jetimoret dhe dërgimi i tyre në detyra speciale ishin metoda të vjetra në
politikën serbe. Edhe në Jugosllavinë e vjetër ka pasur formacione të tilla. Në
atë kohë formacionet e tilla quheshin “Komitë”. Këtyre u lihej në dorë çdo gjë
që nuk mund ta bënte ligji. Kishin mundësinë e veprimit të lirë dhe në mungesë
të fakteve, e bënin vetë sajimin e tyre. Vepronin në mënyrë të papenguar nga
organet e rregullta dhe kishin në dorë fuqinë e jo fakteve. Polici nuk ishin,
ushtri jo, gëzonin të gjitha privilegjet. Kishin të drejt të vrisnin (kuptohet,
vetëm shqiptarë), të dhunonin, të plaçkitnin pa i dhënë përgjegjësi askujt. Nuk
i kujtohej mirë se sa grupe të tilla i kishin dërguar deri me tani në Kosovë.
Informacionet nga terreni bënin të ditur se deliktet që nuk i zbulonin dot
trupat e rregullta policore, i zbulonin ata. Një pjesë e tyre ishin të
uniformuar dhe të rreshtuar në grupet paramilitare (tani për tani të quajtur
ushtarë rezervë), kurse pjesa tjetër ishin pa uniforma. Ata, zakonisht,
vepronin në terren, duke mbledhur informata, si dhe në shumë raste duke
ndërhyrë vetë në ndriçimin e delikteve të komplikuara. E mori në dorë letrën e
dytë rekomanduese. E hapi ngadalë dhe filloi të lexonte. Këshillat jepeshin të
qarta. Do të duhej të merrte kontakt sa më parë me Ministrinë e Jashtme, për
një takim të mundshëm me punëtorët e Ambasadës së Jugosllavisë në Zvicër. Do të
42 duhej që punëtorët e konsullatës (vetëm me ata që janë të caktuar në letrën
rekomanduese) të mbikëqyrnin të dërguarit me misione speciale në Zvicër,
vazhdonte më poshtë letra rekomanduese. Për çdo gjë në lidhje më ata, duhet të
informohet Babiq. Ishte i lumtur, nga se këtu shihte një shans jashtëzakonisht
të përkryer, pasi që në Zvicër i kishte njerëzit e tij, të cilët prej kohësh i
kishte organizuar në mënyrë të pavarur. Tani edhe këtë pëllumbin do ta dërgonte
në këtë grup dhe pastaj grupi do të legalizohej, le ti se ç`thotë ajo
shkarravinë rekomanduese. Ti do të punosh për mua. Nuk do? E di ti se unë ta
këpus kryet si zogut? Do ta provosh? Ëhë, ashtu pra, të dua të zbutur… dhe nuk
dua shumë nga ti, jo, jo, një punë të lehtë e dua nga ti, shumë të lehtë. Merre
lapsin dhe letrën. Shënoji emrat e atyre trimave që veprojnë në Zvicër kundër
nesh dhe m’i sill mua. Mos ke frikë, nuk dua t’i vras, jo, jo, në asnjë mënyrë,
por dua t’iu jap vetëm pakëz drogë, dëgjon? Drogë…ha, ha, ha!… dhe pastaj, lyp
ç`të duash! Do
para, ja ku i ke! Do kurva, sa të duash! Do drogë, do ta sjellim ne atje! Do
armë, zgjidh!… Pastaj, kuptohet, pjesa e luanit do të jetë imja. * “Është tepër
urgjent” - i tha sekretarja, porsa hyri në zyrën e tij, duke ia dhënë në dorë
një zarf. Ishte një letër-ankesë, e cila vinte nga një fshatar serb nga Kosova.
Ai ankohej në fqinjët e tij shqiptarë, të cilët ia dëmtonin pronat, e
provokonin në baza kombëtare, bile kishte edhe të atillë që kishin bërë
përpjekje për t`ia cenuar nderin familjar. Pastaj ai shkruante se, së pari,
kis43 hte bërë ankesë te organet komunale, por ata nuk kishin ndërmarrë asgjë,
duke i kujtuar se as serbët që punonin në kuvendin komunal, nuk ia kishin marrë
fare para sysh ankesën. Në fund ai e mbyllte letrën me kërkesën për armë, me të
cilën, të paktën, do të kishte mundësi të mbrohej vetë nga shqiptarët. Ashtu, pra, mendoi Nebojsha, planet tona kanë filluar
t’i japin frutat e para. Ti nuk je as i pari e as i fundit që ankohesh dhe armë
do të keni, përkrahje do të keni, para do të keni… të gjitha do t`i keni, vetëm
qëndroni edhe pakëz atje… Dhe befas ju kujtua një letër-ankesë e një fshatari
shqiptar, nga një fshat i humbur diku në Kosovë, që disa vite më parë, nëse nuk
gabohej kjo kishte ndodhur pikërisht atë vit, kur Akademia e Shkencave dhe e
Arteve e Serbisë kishte shpallur Memorandumin që Kosovës t’i merrej statusi i
autonomisë, i njohur në Kushtetutën e vitit 1974. Këtë letër ai ia kishte
adresuar Kryetarit të Federatës Jugosllave, i cili në atë kohë ishte ai
shqiptari S.H. Fshatari shqiptar ankohej se gjoja policia ia paskëshin mbytur
një djalë në burg, kurse tjetrin ia kishin burgosur, por pa bërë asnjë faj
kundër shtetit… Sa ishte bërë teatër me atë letër, sa kishin diskutuar rreth
saj dhe gjithmonë po nga ata komunistët naivë: Jo është bërë tejkalim i
kompetencave nga ana e policisë, jo nuk është shqyrtuar në mënyrë të drejtë
fajësia apo pafajësia e tij, jo ai e ka varë veten, jo e kanë torturuar deri në
vdekje, jo vetë i kanë fajet, se ata gjithmonë kanë qenë kundër shtetit dhe
shumë broçkulla të tjera si këto, dhe pastaj me yrysh i kishin dërguar dy
sekretarë të atij shqiptarit tjetër, që ishte kryetar i Jugosllavisë, për ta
hulumtuar çështjen nga afër. Se çfarë kishte ndodhur 44 pastaj, nuk i kujtohej
më. Kurse sot te ne çdo ditë vijnë letra të tilla. Strategjia kishte filluar
t’i jepte frutat e para. Caktoi me të shpejtë njërin nga vartësit e tij që të
udhëtonte në Kosovë, për ta parë çështjen nga afër. Mori dosjet dhe shkoi në
zyrën tjetër, ku ishte sekretarja. I la mbi tavolinën e saj dhe i tha që
urgjentisht t`ia bënte caktimin e datave. Caktimi i datave ishte bërë ashtu siç
i kishte renditur vetë. Tani kishin mbetur edhe ca përgatitje anësore, më të
cilat merreshin dy vartësit e tij. Ishte duke e pirë kafenë e mëngjesit, kur
cingëroi zilja e telefonit. Ishte njëri nga vartësit e tij, që e lajmëronte se
nga ana e tyre çdo gjë ishte gati. Udhëtimi do të bëhej me helikopter. Vartësi
e lajmëronte se shoferi e priste të porta. Pasi u përshëndet me gruan, doli.
Nebojsha u ul në ndenjësen e prapme të automobilit. Deri në pistën e
helikopterëve, që ndodhej në anën e prapme të stacionit të policisë, ai nuk
foli fare. Nuk ishte zakoni i tij të rrinte i heshtur, por sot sesi e ndiente
veten. Porsa arritën në pistë, i pa të dy vartësit e tij që ishin fare pranë
helikopterit, duke e pritur. Ata i dolën makinës anash dhe në shenjë respekti
ia hapën derën. Me hapa të shpejtë Nebojsha u drejtua kah helikopteri. Ishte
një ditë e bukur vjeshte. Nga lart Nebojsha i shikonte fushat. Nëpër
lugështaja, ku rrezet e diellit akoma nuk kishin arritur të depërtonin, si një
tis i hollë e i bardhë, bryma e kishte mbuluar tokën. Në shumë vende shiheshin
traktorët, duke mbjellë grurin, elbin apo ndonjë drithë tjetër të bardhë. Kemi
një fushë të bukur, mendoi, por kemi pak… Tani sa e kemi filluar 45 luftën.
Dalëngadalë dhe do t’i zbojmë të gjithë shqiptarët nga Kosova, pastaj do ta
gllabërojmë edhe Maqedoninë. Edhe që andej do ta zbojmë krejt elementin jo
sllav dhe të vendosim popullsi serbe. Eh… shumë pak jemi shtuar viteve të
fundit! Pas një dreke të majme në hotelin “Grand” të qytetit, kishte ardhur
koha e takimit. Pritja ishte organizuar në një dhomë të vogël, në ndërtesën e
burgut. Me urdhrin e drejtorit, gardianët e sollën Milivojeviq Momçillon –
Momën. Nebojsha për një copë herë mbeti i hutuar. Ju duk se para tij ishte një
fëmijë, e jo një kriminel, siç ishte i përshkruar në dosje. Moma kishte një
fytyrë të njomë, me ca qime të rralla në faqe. I ngjante më tepër një çuni
mitar - adoleshent, se sa një krimineli ordiner dhe për një çast dyshoi se
ndoshta ishte bërë ndonjë ndërrim me ndonjë të burgosur tjetër. Ai kishte një
palë sy që shkëlqenin padjallëzish. Nuk ishte i zhvilluar aq mirë fizikisht.
Kishte një trup të ulët dhe thatak. Tani iu kujtua se, kur e kishte lexuar
dosjen e tij, kishte marrë vesh për krimet rrëqethëse që ai kishte kryer. Çudi,
prapa kësaj fytyre me tipare femërore të jenë të fshehura ato krime të
tmerrshme? E kishte paramenduar një burrë kallushan, shtatlartë e muskuloz. „Si
të quajnë” – pyeti Nebojsha, për t’u siguruar se personi nuk ishte ndërruar me
ndonjë tjetër. “Milivojeviq Momçillo.” “Aha, ti qenke Moma.” “Po”, – pohoi Moma
me mospërfillje. “Jeni të njoftuar për këtë takim?“ „Po.“ „Je dakord?“ 46
„Sigurisht!“ „E njeh mirë gjuhën shqipe?“ – pyeti Nebojsha, duke u përpjekur ta
hetonte me një shikim ngultas në sy. „Shumë mirë, jam rritur me fëmijë
shqiptarë“ „Sa je i njohur me zakonet e tyre, me muzikën, folklorin, epet, e
traditat tjera?“ “Si të them, i njoh deri diku.” “Do më thënë, i njeh pak?”
“Po, pak,” – u përgjigj Moma, duke shikuar hutueshëm. “Duhet të përgatitësh
edhe në këtë drejtim.” Moma rrudhi krahët, duke e thartuar fytyrën. “Mirë. Tani
do të njoftoj, shkurt, me misionin që je ngarkuar. Ky është një mision sa
fisnik, aq edhe patriotik, por edhe i rrezikshëm. Ti do të veprosh në Zvicër.
Kolegë pune do të kesh një shqiptar, por i njëjti nuk duhet të marrë vesh se
kush je dhe për kë punon. Ai duhet te të njoh ty si shqiptar. Në banesë, në
automobil, në klube e kudo që të jesh, duhet të jesh komplet shqiptar. Të
mendosh, të këndosh, dhe të veprosh vetëm shqip. Si shqiptar do të kërkosh azil
politik, me emrin Ylber Kraqa, alias Beli. Ditëlindjen dhe vendlindjen do ta
kesh atë që në të vërtetë e ke. Krejt dokumentacionin e ke të rregulluar në
këtë emër. Me bashkëfshatarët tuaj nuk duhet të kesh asnjë kontakt. Do t’i
ripërtërish lidhjet e vjetra me biznesmenin Aleks Peroviç dhe do të vazhdosh
aty ku e keni ndërprerë veprimtarinë tuaj kontrabanduese, por kësaj radhe jo me
armë e prostituta, por vetëm me drogë. Pra,
do të kesh mision sekret, mision droge dhe gjithmonë nën urdhrat tona. Çdo
urd47 hër që të vijë nga eprorët, duhet ta zbatosh, përndryshe e paguan me
kokë. Për
gjësende private nuk guxon ta rrezikosh procesin, kurse para, drogë e armë do
të kesh sa të duash! Furnizimi do të behët vetëm përmes nesh. Para se të shkosh
në Zvicër, do të dërgojmë në një bazë ushtarake që të stërvitësh fizikisht dhe
psiqikisht. E ke rreptësisht të ndaluar të kesh kontakte me lokale të hapura
serbe. Informacionet shtesë do t’i marrësh gjatë kohës së stërvitjes.” Për një
copë herë Nebojsha nuk foli. Me një buzëqeshje të varur në buzë shikonte Momën,
i cili iu duk i hutuar fare. E kishte të qartë se në takimin e parë nuk mund
t’ia sqaronte të gjitha. “Pasi të përfundojnë edhe ca formalitete, ti do të
largohesh nga këtu. Do të qëndrosh në një bazë ushtarake, derisa t’i
përgatisësh ato që i përmenda më sipër. Pra, bisedën e shpalli të mbyllur. Për
sa biseduam, asnjë fjalë! Qartë?” “Si urdhëro!” “Shko tani,” – dhe me gishtin
tregues Nebojsha shtypi sustën e alarmit. Në derë u dukën gardianët. Për
takimin e tij në Kosovë ishte njoftuar me kohë. Tani kishin mbetur edhe disa
përgatitje anësore. Nuk ishte hera e parë që udhëtonte në Kosovë. Vetë posti që
mbante, ia impononte që të kishte lëvizje dhe vizita të shumta si në Serbi,
ashtu edhe në Kosovë e Mal të Zi. Pa dashur iu kujtua takimi i fundit që kishte
pasur në një jetimore në kryeqytet. Aty ishte takuar për herë të parë me
Sllavicën, drejtoreshë e institutit (që tani mbante kontakte të rregullta me
të), e cila ia kishte ofruar të gjitha të dhënat për të rinjtë që ishin 48 në
moshën e shërbimit ushtarak. Sllavica i kishte propozuar që, sa për fillim, të
merreshin ushtar fëmijët me prejardhje shqiptare, rome dhe të tjerë, duke ia
dhënë një listë të gjatë me emrat e tyre. Sllavica kishte qenë shumë e
kujdesshme në punën e saj. Qysh kur e kishte filluar punën instituti, ishin
mbajtur listat sekrete me prejardhjen e fëmijëve. Këto shënime ndodheshin në
arkiv, atje ku ishte e ndaluar të hynte personeli tjetër, përveç drejtorit dhe
punëtorëve të autorizuar. Të gjithë fëmijëve u kishin vënë emra serbësh,
pavarësisht se nga vinin ata. Pastaj, për çdonjërin kishin sajuar një lloj
historie që tregonte prejardhjen e fëmijës dhe tragjedinë që gjoja kishin
pësuar prindërit e tyre, ku ata ose kishin humbur jetën tragjikisht, bie fjala
në komunikacion, në ndonjë ngatërresë të rastit, ose nga ndonjë sëmundje e
pashërueshme, apo kishin pasur ndonjë ndarje apo zhdukje tjetër. Dokumentet e
sajuara mbaheshin në arkivin qendror dhe kishte të drejt çdo qytetar t’i
hulumtonte. Ndodhte të vinin nënat e vërteta dhe t’i kërkonin fëmijët e tyre.
Natyrisht se ato dërgoheshin në këtë arkiv dhe këtu ishte e pa mundur të bëhej
ndonjë zbulim i mirëfilltë. Kuptohet që pastaj Sllavica, në mënyrë sekrete e
gjente menjëherë të vërtetën dhe nëse ajo që e kërkonte fëmijën ishte nënë
serbe, kishte fatin që ta njihte, ta përqafonte, ta ledhatonte, apo ta
rikthente prapë fëmijën e vet, kurse po të ndodhte që nëna të ishte jo serbe, nuk
e kishte të njëjtin fat. Fëmijët me prejardhje jo serbe ishin të edukuar në
mënyrë të veçantë. Që në moshë të re atyre iu mësonin për historitë dhe
trimëritë që kishin bërë serbët gjatë historisë dhe, në anën tjetër, ua futnin
në shpirt urrejtjen ndaj po49 pujve të tjerë, e sidomos ndaj shqiptarëve. Me
këtë urrejtje fëmijët rriteshin dhe fitonin një dëshirë të zjarrtë për të
luftuar kundër popujve jo serbë, sidomos kundër shqiptarëve që kishin ardhur
nga Shqipëria (sipas mësimdhënësve të tyre) dhe ua kishin rrëmbyer tokën e
shenjtë serbe, Kosovën. Ata ishin rritur duke zbatuar urdhra dhe ishin
jashtëzakonisht të bindur dhe shumë korrekt në zbatimin e urdhrave. Prandaj,
edhe nga ky institut kishin dërguar shumë të rinj që të luftonin në Slloveni,
Kroaci e Bosnjë. Tani kishte lindur ideja që një grup nga këta të rinj të
dërgoheshin në Kosovë. Me këto mendime zbriti nga helikopteri dhe u drejtua nga
makina që e priste. Pasi e shikoi orën, sesi i erdhi dhe i tha shoferit që ta
ngiste makinën në drejtim të jetimores së qytetit. Shoferi, disi i hutuar nga
ky urdhër i papritur i shefit të tij, ktheu kokën prapa, që të vërtetonte se a
kishte dëgjuar mirë, apo shefi i tij kishte bërë ndonjë shaka. Pasi që u bind
se shefi i tij nuk kishte bërë shaka, e shtypi gazin dhe vetura doli në rrugë.
Pasi u rehatua në ndenjësen e prapme të veturës, Nebojsha nxori nga xhepi pakon
dhe ndezi një cigare. I dukej se makina po ecte shumë ngadalë dhe sakaq e hodhi
vështrimin jashtë, duke shikuar njerëzit që ecnin trotuarit. Ishte rrëmujë e
vërtetë, por Nebojshës nuk i bënte përshtypje. Tani ai ishte tretur në mendime,
duke kujtuar takimin e parë me Sllavicën. Atëbotë, ai kishte shkuar për vizitë
pune në jetimoren e qytetit. Në takimin e parë kishte ndjerë një lloj
ngrohtësie tek ajo grua, që po u afrohej të dyzetave. Ishte një grua e mbajtur
mirë, me një trup mesatar dhe mjaft mirë të zhvilluar. Ajo mbante veshur një
fustan të shkurtër, pakëz pro50 vokativ, ngjyrë vjollce, me disa lule të rralla
të lakuara në formë gjysmëharkore. Kishte flokë të gjata dhe të bojatisura
bionde. Sllavica kishte përgatitur tavolinën dhe kolltukët në arkivin qendror.
Përveç dosjeve të sajuara, ajo kishte sjellë edhe dosjet origjinale që
ndodheshin në arkivin sekret. Për çdonjërin nga kandidatët, ajo i kishte sqaruar
Nebojshës prejardhjen e vërtetë. Ajo nuk kishte harruar t’i tregonte se cili
nga kandidatët i plotësonte kushtet të ishte në krye të listës. Ai quhej Raviq
Goran. Ishte shumë i ashpër, i rreptë dhe jashtëzakonisht inteligjent. Rridhte
nga prindër shqiptarë. E ëma e kishte lindur kur kishte qenë vajzë
shtatëmbëdhjetë vjeçe, kuptohet jashtë martese. Ajo kishte qenë e shtrënguar ta
mbante të fshehtë lindjen e foshnjës nga prindërit. Kishte pranuar që të
jetimores të përkujdeseshin për fëmijën e saj. Më vonë, ajo ishte martuar
pikërisht me të dashurin e zëmrës se saj dhe disa herë radhazi kishin ardhur
për ta kërkuar të birin e tyre, por Sllavica nuk ua kishte dhënë. Ç’është e
vërteta, Goranin ajo e kishte dashur në mënyrë të veçantë nga fëmijët e tjerë dhe
gjithherë kishte pasur një lloj smire ndaj tij, vetëm pse ai rridhte nga
prindër shqiptarë. Ajo e kishte mësuar ta thërriste Sllavicën nënë. Tani ajo e
ndjente detyrë patriotike që Gorani i dashur i saj të rreshtohej në radhët e
bijve më të mirë të popullit serb, për ta luftuar irredentën në Kosovë. “Paske
intelekt të hollë!“- i kishte thënë Nebojsha. “Si urdhëron, zotrote, për këtë
ditë i kemi rritur dhe edukuar. Le t’i vrasin vetë prindërit, vëllezërit dhe 51
motrat e tyre,” – ishte përgjigjur Sllavica krenare. “Megjithatë, unë kisha
pasur dëshirë që të takohesha me këtë çun!” – kishte shprehur dëshirën
Nebojsha. Sllavica menjëherë e kishte lajmëruar sekretaren që ta thërrisnin
Goranin të vinte në arkivin qëndror. Gorani kishte ardhur dhe Sllavica e kishte
njohur atë në vija të trasha rreth aktivitetit të zyrtarit. Gorani, pa dashje,
i kishte parë dy dosje të hapura mbi tavolinë, ku Nebojsha e shikonte herë
njërën, herë tjetrën, dhe herë Goranin. Një emër, e dy dosje, kishte menduar
kalimthi dhe prapë ishte koncentruar në fjalët e zyrtarit të lartë, të cilin i
kishte rastisur ta njihte përmes TV-së, por asnjëherë nuk i kishte shkuar
ndërmend se do ta takonte në mënyrë kaq të papritur, edhe pse Sllavica kohë më
parë i kishte premtuar një takim të tillë. Pas pak ai ishte përshëndetur me
Nebojshën, duke ia shtrënguar dorën miqësisht dhe ishte larguar nga arkivi.
Sllavica, qetë-qetë, i kishte shërbyer me kafe dhe ia kishte vënë afër shishen
e konjakut. Nebojsha kishte filluar të pinte, sikur të ishte në shtëpinë e tij.
Edhe ajo i kishte kthyer ca gota, të gjitha për shëndetin e njëritjetrit, duke
u shikuar në sy, sikur të ishin vërtet miq të vjetër. Sllavica ishte afruar
pranë tij dhe kishte bërë sikur shikonte dosjen që e mbante në dorë Nebojsha,
duke i dhënë udhëzimet për emrin që ndodhej në dosje. Ajo ishte kërrusur pranë
Nebojshës, fare afër cepit të supit të djathtë. Gërsheti i saj e kishte
gudulisur lehtas mbi faqe e mbi vetull dhe, sakaq, kjo gudulisje Nebojshës ia
kishte kujtuar një histori të vjetër, që i kishte ndodhur në internatin e
universitetit, ku kishte studiuar. Kjo gudulisje, ky ngacmim dhe kujtimi i asaj
historie 52 në internat e kishin nxehur edhe më keq Nebojshën, i cili tani
kërkonte vetëm një shkëndijë që të hidhej mbi trupin e bukur të Sllavicës.
Prandaj, me dorën e majtë e largoi dosjen dhe ngadalë, me dorën e djathtë,
filloi ta ledhatonte, si pa dashje, dorën e saj. Si dukej, edhe Sllavica ishte
e mësuar me ledhatime të tilla, prandaj reagimi i saj ishte rrëshqitës, por
edhe tërheqës për Nebojshën, i cili bëri sikur e largoi dorën e vet nga dora e
saj dhe, me një lëvizje të lehtë, ia rrëmbeu belin. Ajo, qetë-qetë, ia kishte
vënë dorën rreth qafës se tij të trashë dhe ishte mbështetur e tëra në trupin e
tij. Nebojsha ishte ngritur në këmbë dhe me një shikim të rrufeshëm, plot
zjarr, i kishte afruar buzët e tij pranë buzëve të saj. Sllavica jo vetëm që
nuk e kishte kundërshtuar, por duke ia vënë të dy duart rreth qafe, i ishte
qasur edhe më afër, duke e futur këmbën e tij në mesin e këmbëve të saja gjysmë
lakuriq, duke thithur buzët e tij që tani më ishin të ngrohura nga rakia. Ajo,
lehtas, ishte ulur mbi tavolinën e punës dhe ngadalë kishte filluar të
zhvishej... Kishte kohë që Sllavica kishte menduar një aventurë të tillë. Ajo i
kishte vënë syrin një nëpunësi të ri, që sapo ishte emëruar në katedrën e
inventarit në jetimore. Ajo e kishte fiksuar në memorien e saj qysh ditën e
parë, kur ai kishte ardhur për të paraqitur kandidaturën. Gjatë bisedës, ajo
ishte dashuruar në disa tipare të tij. Kishte kohë që i shoqi i kishte vdekur.
Në ditët e para pas vdekjes së tij, ajo ishte betuar në veten e saj se për së
gjalli nuk do ta tradhtonte kurrë kujtimin e tij. Tani kishte kaluar koha e
aventurave, do të qëndronte besnike, të paktën tani kur kam një karrierë
jashtëzakonisht të bujshme, kishte menduar. Por, 53 pas takimit të parë me
nëpunësin e ri, disi kjo ndjenjë iu kishte fashitur dhe marrëzisht i kishte
lindur dëshira e zjarrtë që ta shijonte edhe më tutje kënaqësinë e të punuarit
në zyrë, siç e kishte shijuar shumë herë në karrierën e saj. Në shumë raste i
kishte dhënë shkak nëpunësit të ri që të afrohej pranë saj, por ai gjithmonë i
kishte rrëshqitur nga dora dhe i qe larguar. Kur i kishte ardhur lajmi se një
nëpunës i lartë nga Ministrija e Punëve të Brendshme do të vinte për ca punë
tepër sekrete, ajo ishte përpjekur që të ishte sa më e përgatitur dhe t’ia
bënte një pritje ashtu siç e donte nderi. Kurse, në anën tjetër, kishte menduar
se kishte ardhur koha të bënte çmos që të ngjitej në karrierë, ndoshta përmes
tij. Ajo kishte miq në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku menjëherë kishte
marrë kontakt me ta, duke kompletuar imazhin e saj me të dhëna të reja për
nëpunësin e lartë. Me t’u takuar sytë e saj me sytë e tij, kishte pasur një
ndjenjë përulje, siç ndodh zakonisht te nëpunësit e vegjël, kur qëndrojnë
kundruall të mëdhenjve, që rrallë iu rastis të takohen me ta. Por sytë e këtij
nëpunësi të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme se ç’kishin diçka të
veçantë. Tamam ashtu siç e kishte menduar. Në fillim e kishte ndjerë veten disi
të hutuar dhe të pa zonjën që t’u bënte ballë atyre shikimeve dhe nuk kishte
gjetur vrimë se ku t’i fshihte sytë! Thellë në shpirt ajo e dinte se këto ishin
shikime nazeqare, përmes të cilave kërkonte arritjen në cak... Duke i mbyllur
dosjet, i kishte ardhur një e qeshur e madhe, sa zërin e saj e kishte dëgjuar
edhe sekretaria në fundin e korridorit dhe disi një ndjenjë gëzimi e 54 kishte
përshkuar në të gjithë qenien, duke ia gudulisur lehtë zemrën. Ia kishte arritur
qëllimit. Mbetej të shihej se sa kohë do të ishte e zonja ta mbante këtë lidhje
të re. Sllavica për Nebojshën kishte përgatitur një dosje të re, ekstra. Kishte
gjetur edhe shumë emra të çunave me prejardhje shqiptare, të cilët ishin mjaft
të përgatitur nga çdo aspekt. Gjithashtu, kishte bërë edhe seleksionimin e
tyre, duke e bërë një caktim provizor që ata të dërgoheshin pikërisht në ato
rrethe ku edhe i kishin prindërit dhe fisin e tyre. Në fillim Sllavicës i
kishte ardhur keq për këtë sjellje të saj ndaj këtyre çunave, por sakaq e
kishte larguar nga mendja, duke e ditur se po bënte një punë patriotike në
njërën anë, dhe një stimul për karrierën e saj, në anën tjetër. Sllavica ishte
njoftuar për udhëtimin e Nebojshës në Kosovë, prandaj kishte punuar një kohë të
gjatë, bile shpesh duke i marrë dosjet në shtëpi, që t’i përfundonte para se ai
të arrinte. Dhe ia kishte arritur qëllimit. Dosjet ishin gati, të përpiluara në
detaje, kurse Nebojsha ishte fare pranë derës... * Udhëtimi i tij në Kosovë
ishte njoftuar edhe përmes mjeteve të informimit. Në aeroportin ushtarak afër
Prishtinës do ta prisnin zyrtarë të lartë të Krahinës të Kosovës e Metohisë.
Pas një fjalimi që do ta mbante para masës së tubuar në Fushë-Kosovë, ai do të
merrte pjesë në një mbledhje mbyllur, që do të mbahej në ndërtesën e Komitetit
Krahinor dhe aty, në prani të përfaqësuesve besnikë serbë, do të lexonte një
raport në pika të shkurtra, që ishte i përpiluar në formë ma55 nifesti. Ishte
shumë i lumtur që më në fund do të merrte pjesë personalisht në një tubim kaq
të lartë, para masës, sidomos në një mbledhje të partisë, ku do të kishte
rastin t’i shikonte për së afërmi kundërthëniet politike në mes të udhëheqësve
të lartë krahinorë serbë dhe atyre shqiptarë, të cilët tani ishin para zhdukjes.
Kishte informacione se përçarja në mes tyre kishte arritur deri në atë pikë, sa
që ishte i sigurt se fjalimi i tij do t’i sillte të gjitha gjërat në nivelin e
duhur, pra në atë të ndarjes definitive. Ky ishte synim i tij i mëhershëm.
Ishte betuar se do të bënte çmos që të shkatërronte në themele bashkim-
vëllazërimin në mes të serbëve dhe shqiptarëve, edhe ashtu të brishtë. Pastaj,
do të bënte edhe një rirenditje të kandidatëve dhe një ndryshim sekret të
çdonjërit nga udhëheqësit e lartë krahinor, duke u dhënë shumë më shumë
kompetenca zyrtarëve serb. Rëndësi të veçantë, për momentin, do të kishte
ndërtimi i disa nën komisioneve, si ai politik, juridik, ushtarak, ekonomik,
shëndetësor dhe kulturor. Nën komisioni politik do të merrej me çështjen e
fjalimeve, bisedave, replikave, komunikatave etj. Nën komisioni juridik do të
merrej me dhënien e kompetencave për fuqizimin e urdhrit ekzekutiv, pastaj
zëvendësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë me kuadër të përgatitur
serb. Nën komisioni ushtarak do të merrej me largimin e të gjithë kuadrove
shqiptare, që ishin të inkuadruar në mbrojtjen territoriale dhe civile të
Kosovës dhe që kishin përgatitje shkollore, duke i zëvendësuar me oficerë
serbë. Proteksioni civil do të merrej me koordinimin e punës dhe sinkronizimin
e përbashkët me obligues ushtarakë dhe 56 obligues policorë, si dhe plotësimin
me obligues nga mbrojtja civile, duke formuar shtabe civile territoriale dhe
shtabe të përbashkëta, që do të kishin një bashkëpunim të ngushtë në mes të
policisë sekrete, policisë së rregullt, grupeve paramilitare, militare dhe
grupeve të tjera civile të armatosura. Nën komisioni ekonomik do të merrej me
të ardhurat ekonomike të Krahinës, ku do të futeshin sektorët e bankave,
ndërmarrjet e mëdha shoqërore, doganat, hoteleria si dhe menaxhimet tregtare.
Nën komisioni shëndetësor do të kishte në gjirin e vet kontrollin e medicinës
mjeko-ligjore, të spitaleve, të ambulancave, barnatoreve, drogërive etj. Dhe
nën komisioni kulturor do të merrej me censurimin e literaturës në gjuhën
shqipe, me kontrollin e shtëpive botuese, shtypin ditor, mjetet e informimit,
teatrin, koncertet, ndeshjet sportive etj. Këto ishin bazat kryesore të
veprimeve të mëtutjeshme të koordinuara mirë. Mendohej se gjatë procesit dhe
varësisht nga rrethanat do të kishte variacione, por pa e dëmtuar bazën.
Fjalimi i tij para masës në Fushë-Kosovë ishte i shkurtër dhe inkurajues për
popullatën serbe. Aty Nebojsha nuk harroi të përsëriste citate nga fjalimi i
famshëm i ideologut të denjë të tij, që kohë më parë i qe drejtuar masës në
Gazimestan, ku ndër të tjera u kishte premtuar serbëve se askush nuk do të
guxonte të luante më me fatin e tyre, siç kishte ndodhur gjer tani. „Edhe
populli serb, sikurse edhe popujt e tjerë të Federatës Jugosllave, ka të drejtë
të jetojë, të punojë, dhe t’i kërkojë të drejtat e veta. Këtë duhet ta ketë të
qartë edhe Federata, dhe mbarë bota, qofshin ata miq apo armiq të Serbisë.
Prandaj, vëllezër e motra 57 të ndershme serbe, ju bëj thirrje që mos të ju
dhimbset asgjë për atdheun tuaj, për popullin tuaj hyjnor, për fëmijët tuaj,
për stërgjyshërit tuaj që luftuan ndër shekuj me trimëri dhe patriotizëm të
rrallë për t’i mbrojtur kufijtë, kulturën, gjuhën, fenë dhe kishat që janë
ruajtur dhe mbrojtur me aq shumë gjak e sakrifica ndër shekuj dhe që sot kanë
ardhur buzë zhbërjes nga terroristët shqiptarë. Bashkohuni rreth flamurit,
rreth kishës sonë të shenjtë ortodokse, rreth kulturës dhe gjuhës së zotit, në
luftë kundër të pafeve, të pabesëve, të nëmurve të zotit, deri në zhdukjen e
tyre dhe të kthimit të lirisë në tokën e shenjtë serbe të Kosovës. Le ta dinë
të gjithë armiqtë e popullit serb se aty ku jeton një serb, aty është Serbi,
dhe ne do ta marrim me hir apo me pahir, me dëshirë apo pa dëshirë, me paqe apo
me luftë! Ne luftën do ta fitojmë gjithsesi, qoftë me pëlqimin e bashkësisë
ndërkombëtare, qoftë pa pëlqimin e saj, qoftë edhe kundër vullnetit të
bashkësisë ndërkombëtare!... Rroftë populli hyjnor serb! Rroftë Kosova serbe!
Rroftë Serbia jonë e madhe!“ Brohoritjet nuk kishin të ndalur. Jehona e zërave
të masës që buçitnin si në kor, dukej sikur thernin kupën e qiellit, duke e
mbushur edhe ajrin tani më të rënduar me re kërcënuese. Turma buçiste dhe
hidhte sloganet e tyre. Duam armë! Jashtë shqiptarët nga Kosova jonë! Rroftë
Serbia! Kosova është Serbi. Dhe pastaj, si në revansh, turma ua merrte këngëve
çetnike: Gjurgjev dana çetniçki sastanak, Mitrov dana çetniçki rastanak. 58
Disa pleq të emocionuar nga këto këngë, të cilat ua kujtonin luftërat e tyre që
i kishin bërë kur e kishin çliruar Kosovën nga thundra pesëqind vjeçare osmane
dhe ia kishin bashkangjitur Serbisë, ishin tubuar në një qoshe dhe të veshur me
veshjen e tyre kombëtare, me sy të përlotur nga gëzimi dhe emocioni,
brohorisnin me gjithë qenien e tyre. Ata kishin kërkuar edhe një takim me
Nebojshën. Nebojsha kishte zbritur nga foltorja dhe duke i përqafuar pleqtë, u
kishte premtuar se nuk do të kishte fuqi në botë që do të guxonte më të luante
me ndjenjat e popullit serb. Pasi e shpalli tubimin të përfunduar para mase, Nebojsha
u largua nga foltorja dhe, i shoqëruar nga policia, u drejtua për në godinën e
Kuvendit Krahinor. Në një sallë të improvizuar, Nebojsha kishte ftuar më
besnikët. Ai, në pika të shkurtra, i njohu për punën dhe qëllimet e këtij
takimi. Edhe pse mbledhja kishte karakter konsultativ dhe çështjet për
unifikimin e Serbisë duhej të viheshin në diskutim, Nebojsha i urdhëroi
besnikët e tij se brenda në sallë rrjedha e mbledhjes duhej të merrte kahjen e
faktit të kryer, deshën apo nuk deshën udhëheqësit shqiptarë të Krahinës. Ai,
gjithashtu, dha edhe disa udhëzime të fshehta sesi duhej të menaxhohej situata.
Pas konsultimeve me të pranishmit, Nebojsha, bashkë me stafin e tij, hynë në
sallën e madhe, e cila ishte e mbushur me delegatë. Kryetari i Kuvendit, pasi e
hapi mbledhjen, ia dha fjalën Nebojshës, i cili e kishte të ngulitur në kujtesë
elementin e fjalimit, që me vite të tëra ai nuk bënte tjetër, pos që e
përsëriste si refren: diferencimi ideopolitik, mospajtime, kritika, dënime, 59
kurse në anën tjetër për të privilegjuarit shpërndante lëvdata, urime,
dekorata. Dalja e tij në foltore u shoqërua me duartrokitje frenetike. Ai, duke
shikuar në një pikë të papërcaktuar, e filloi fjalimin: “Vendimet e Kuvendit të
Serbisë, që janë marrë kohëve të fundit, kanë të bëjnë kryesisht me unifikimin
e Serbisë. Këto vendime janë votuar njëzëri nga delegatët e Kuvendit të
Serbisë. Nuk e shoh të arsyeshme që edhe një herë të behët votimi i tyre këtu.
Jam i sigurt se për këto vendime nuk do të ketë ndonjë kundërshtim nga ana e
delegatëve të Kuvendit Krahinor.“ “Me sa di unë, çështja është në diskutim!” –
foli dikush nga mesi i sallës. „Jo. Çështja është diskutuar dhe votuar nga
delegatët e Kuvendit të Serbisë“ „Por jo edhe nga delegatët legjitimë të
Kuvendit të Kosovës!“ “Me duket se jemi keqkuptuar. Megjithatë, më vonë do t’i
jap të gjitha sqarimet. Pra, siç e thashë, ne luftën duhet ta fillojmë këtu…”
Një tollovi në mesin e sallës bëri që Nebojsha ta ndërpriste fjalimin. Dikush
fliste me zë të lartë dhe pjesa më e madhe e delegatëve ishin ngritur në këmbë.
Pas disa shtyrjeve, u dëgjuan të shtëna. Nebojsha nuk arriti të dallonte se
kush qëlloi, por pa se delegatët u shpërndanë me të dëgjuar krismat. Tutje, në
mesin e sallës pa atë që pak më parë kishte folur. I plagosur rëndë, përpëlitej
në kërrigën e tij. Pastaj vari kokën poshtë, sikur donte të merrte diçka nga
dyshemeja. Në gjoksin e tij të gjerë pa këmishën e tij të bardhë që skuqej nga
gjaku. Lëvizjet e tij të gjithë i morën si përpëlitjet e fundit të njeriut që
po jepte shpirt. Ishin zh60 gënjyer. Ai nxori revolen dhe qëlloi kuturu. Njëri
nga të ardhurit nga kryeqyteti, me revole në dorë që qëndronte përballë tij,
bëri disa hapa prapa, duke u përplasur për dysheme. Plumbi e kishte goditur mbi
vetullën e djathtë. E shtëna e dytë bëri që njeri që gjendej pranë foltores ta
mbante barkun me të dy duart. Të shtënat e fundit e qetësuan të plagosurin. Ai
rrëshqiti lehtas nga froni i tij, duke u rrotulluar mbi dysheme. Të pranishmit
u turrën në drejtim të viktimës, kurse ai që pak më parë kishte zbrazur disa
plumba mbi viktimën me revole në dorë, iku drejt Nebojshës. “Kishte kohë që i
kundërshtonte vendimet tona.” “Filloi etapa e re e luftës sonë,”- tha Nebojsha
në vend të përgjegjës. 61
Ishte një mëngjes i zymtë, me një shi të imtë që të ndillte gjumë. Nebojsha Mariq rrinte ende i shtrirë, kur e thirri e shoqja që të zgjohej nga gjumi, se po afronte fillimi i orarit zyrtar të punës. E ndiente në tërë trupin një lodhje të thellë, sikur tani të ishte koha e gjumit, e jo koha e fillimit të punës. Pasi lëshoi një „oh“ të lehtë, u ngrit nga shtrati. Me pelerinën e hedhur krahëve, shkoi në banje. Ndaloi pranë pasqyrës, duke e parë fytyrën e tij të verdhë dhe sytë pakëz të mbufatur nga gjumi. Kishte kohë që kjo verdhësi e fytyrës ia fuste frikën. Kishte dëgjuar nga një fallxheshë, kur ishte student, se njerëzve që iu verdhet fytyra, vdekjen e kanë afër. Fjalë gabelice, mendoi. Duke e shikuar plagën e mbyllur mbi vetull, egërsohej dhe sakaq e harronte verdhësinë e fytyrës dhe fjalët e gabelicës. Eh, ajo plagë ishte histori me vete, por kishte ardhur koha e hakmarrjes! Sakaq në mendje i shkoi takimi i parë i drejtpërdrejtë që kishte pasur me shqiptarët, ku kishte pësuar një rrahje brutale. Kishte qenë duke udhëtuar me tren nëpër Serbi.