PJESA I - Kapitulli IV
Sa më shumë thellohesha në mësimet që i mësoja nga ky palk i urtë, aq më tepër vija në gjendje kur kisha dyshim të plotë në vete: „Vërtetë unë nuk kuptoj asgjë!“ Andaj, me të takuar mixën Dilë në lekcionin tonë të sotëm, fjalia e parë që i thash ishte: - Unë ende kam paqartësi për disa gjëra dhe ende më duhet ndihma jote. Këtë konstatim e bëra si me dhemshuri. - Dija nuk ka kufi, miku im, prandaj duhet ta kesh për bazë gjithnjë një urtësi të vjetër, e cila thotë: “Mos i beso atij që thotë se e kam gjetur të vërtetën, por besoji atij që thotë se e kërkoj të vërtetën!” Për momentin, mbretëroi një qetësi, gjersa atë nuk u ndërpreu reagimi spontan i mixhës Dilë: - Uaaa, gati
harova! I bëri me gisht tregues kah koka dhe u ngrit
me të shpejtë. Nga komodja, e vendosur përballë nesh, nxori një bllok
në formë notesi. Fletorja kishte një dizajn të bukur me kopertina të
lëkurës.
- Këte e ke dhuratë nga unë.
- Më ke ngushtuar mixha Dilë.
- Tani e tutje të këshilloj që të mbash shënime. Shumë gjëra do të
kesh nevojë t’i përkujtosh më vonë.
- Shumë pjesë të vlerësuara si më të rëndësishme të ligjëratave tuaja
të mëparshme, kur kthehesha në shtëpi, i regjistroja në një fletore.
- Ke vepruar drejt. Tani e tutje duhet të shënosh menjëherë, aty për
aty. Do të ishte mirë që të mbash edhe një ditar personal.
Nuk fola asnjë fjalë. “Ide e shkëlqyeshme”- mendova. Menjëherë
hapa me kujdes notesin e ri. Nxora lapsin nga xhepi i bredshëm i xhaketës
dhe në fillimin e faqes së re shënova datën e ditës së sotme.
Mixha Dilë, pasi u kollit disa herë, m’u drejtua:
- Je gati? Mund t’ia nisim?
Me kokë dhashë shenjë pohimi.
- Tanimë e ke të qartë se njeriu, si qenie më e përsosur në makrokosmos,
me konstruksionin e vetë të ndërlikuar është një mikrokosmos
në minjaturë. Ai, si i tillë, është i ndërtuar nga të dy të kundërtat e veta
strukturale. Është, pra, qenie fiziko-materiale dhe psikike jomateriale
ose metafizike. Në mesin e këtyre dy të kundërtave, si produkt i veprimit
të ndikimit të tërsësisë unike, është mendja që vetëdijëson këtë
proces të përhershëm të veprimit ekzistencial dhe ate do ta quajm si
TRIADË.
- Triadë?
- Po, triada struktuarle trup-mendje-shpirt, por kjo do të jetë vetëm
nga aspekti i ngushtë kuptimor. Në rrugën e mëtejmë të vetëdijësimit
edhe më të madh për ndërtimin e qenies sonë, vetëm kjo ndarje, që
ne e bëmë, është e përgjithësueme. Në tërësinë e qenies sonë ka edhe
shtresa të tjera strukturale të ndërtimit. Edhe pse të papranuara nga
shkenca zyrtare, ato janë të njohura për urtësinë e lashtë tradicionale.
- Ekzistenca, që ne e quajmë jetë, në manifestimin e saj të vërtetë e ka
burimin nga bërthama qendrore e një niveli të lartë të përsosshmërisë
hyjnore. Andaj, të gjitha forcat dhe kualitetet, që i përshkruhen kësa
përsosshmërie, janë prezente vetëm atëherë kur jeta del në sipërfaqe
nga kjo strofull hyjnore. Këto kualitete dhe forca janë zhvilluar shumë
ngadalë. Ato, si trusni e pandërprerë e vullnetit hyjnor, më vonë fillojnë
të funksionojnë përmes ndikimeve të forta që vijnë nga jashtë
si fuqi evolutive - ekzoterite dhe nga brendësira si forca - ezoterike.
I tërë Universi ose sistemi ynë solar është një hapësirë e madhe dhe e
pakufijshme e evolucionit. Ky sistem në konstruksionin e vetë është i
shtatëfishtë dhe përfshin botën materiale bashkë me gjashtë shtresat
tjera si gradacione progresive të materies, që ne do t’i quajmë si plane
ose nivele. Edhe pse i quajtëm si shtresa apo nivele, ato nuk duhet kuptuar
vërtetë si shtresa të paluara, por logjikisht duhet t’i nënkuptojmë
si gjendje psikike, të cilat, mendja jonë, si tërësi ekzisteniciale, i përjeton
përmes qenies së plotë. Natyrisht se planet apo nivelet nuk janë
vende të caktuar ku mund të udhëtohet, por në fakt përjetimi i tyre
është vetënjohje e thellë, ku arrihet përmes ndritjes. Ato ekzistojnë
dhe veprojnë si tërësi unike dhe jo ashtu siç e përshkruajmë ne ndaras.
Përmes ushtrimeve dhe formimit të bindjeve të caktuara për realitetin
tonë, arrihet vetëdijësimi gradual për të gjitha këto nivele. Me arritjen
e pranisë shpirtërore të vetëdijësimit mental të këtyre niveleve, paralelisht
bëhet edhe aktivizimi i qendrave të caktuara fizike që i përgjigjen
vetënjohjes sonë për to. Këto qendra janë të vendosura në bazën fizike
të amës komanduse të gjendjes së ngurtë të trupit, e quajtur si tru apo
sistem nervor. Pra, materie e fisnikëruar në atë nivel që të pranojë dhe
që të dërgojë impulse elektromagnetike si nga bota e jashtme e realititit
tonë fizik kah brendësia e shpirtit tonë si vrojtues, ashtu edhe nga
jashtë, si trysni e brendësisë sonë hyjnore si inteligjencë e paskajshme.
T’i cekim me rend: Niveli më i afërt i ndërtimit të ngurtë fizik është
plani astral, në të cilin hyjmë gjatë gjumit dhe vdekjes fizike. Kjo është
një shtresë substile e ndjenjave, e emocioneve dhe e dëshirave tona.
Pas asaj astrale, plani tjetër më i lartë është niveli mental. Ne e kalojmë
jetën më së shumti në këtë realitet dhe përmes tij jemi të vetëdijshëm
për të gjitha realitetet tjera. Këtu bëjnë pjesë aftësitë dhe shkathtësitë e
shumta të procesit të të menduarit, të fantazisë, të planifikuarit etj.
Mu këtu, kur mixha Dilë fliste për këto dy plane, unë i ndërpreve
shënimet që i kisha filluar dhe ktheva shikimin kah ai. Pasi me këtë veprim
e kishte vërejtur tendencën time se doja ta pyesja diçka, duke më
bërë si shenjë me dorë që të mos ndrhyja, vazhdoi më tej:
- Ky plan është i ndërtuar nga dy shtresa. Dy planet, që e ndërtojnë
atë, janë: plani i ulët mental dhe plani i lartë mental. Për ty këto dy
pjane janë të njohura me termine që kanë domethënie më të përgjithsuar:
ai i ulët mental, si vtetëdije, kurse ai I lartë mental, si ndërvetëdije.
Pas planit mental, vjen plani intuitiv që lartësohet në fishet shtresore
të qenis sonë hyjnore. Në literaturën e urtësisë së okultizmit, ky plan
quhet BUDDHI. Pas planit Buddhi ose intuitiv, vjen niveli më i lartë i
planit ATMIK, ANUPADAKA dhe si nivel i shatëtë, gjegjësisht i pari
nga burimi, është plani ADI. Kjo besoj se do të jet e mjaftueshe gjat
kësaj faze të ngritjes tënde shpirtërore.
- Në të vërtetë, këto shtatë shtresa, gjegjësisht plane i pate cekur
edhe në ligjërat e kaluara.- bëra këtë vërejtje
- Po, dhe i përsëris sërisht për të arritur aty ku dëshiroj të dal.-
ishte decidiv në këtë qëndrim dhe vazhdoi - Për të hyrë më thellë në
shtresimet konkrete, na duhej paranjohje dhe një kulturë më e gjerë
e formimit të koncepteve të qarta logjike për mendime abstrakte të
operimit. Disa shtegëtarë në rrugën e nisur të vetënjohjes, kënaqen me
këtë njohuri, pa dashur të vazhdojnë edhe më tej. Tek ti vërejta se nuk
të mungonte jo vetëm interesimi për këtë ngritje, por kishe edhe bazë
paraprake të një talenti të lindur. Duhet të shkojmë gjer në fund.
- Sikur nuk ka kthim nga kjo rrugë,- ishte konstatimi im i prerë si
ndërhyrje.
- Vërtetë, nuk ka kthim prapa. Ti je duke ecur ngadalë por sigurt
kah vetëdijësimi i plotë për shumë shteresa të planeve tona të ndërtimit
qenësor. Pa më thuaj, çfarë shkrove në atë fletore? Cilat ishin shtatë
fishet e planeve ose niveleve të ndërtimit të qenies sonë?
Mu duk si një pyetje e befasishme. Pasi i kisha të shënuara, fillova
t’i lexoj:
- Hm, fizik, astral, mental, intuitiv ose buddhi, anupadaka, atmik
dhe adi…
- Shkëlqyeshëm! Mjafton ti mbash mend me këtë renditje. Përveç
njohurisë së përgjithshme (se qenia jonë përbëhet nga dy të kundërtat
e saj qenësore: e para është fizike dhe tjetra psikike, ose shpesh kemi
përdorur termin racionale-irraconale, fizike-metafizike etj) , si diçka
e re, do të nihemi edhe me një ndarje tjetër gjenerale të ndërtimit të
qenies sonë: planet që ndërtojnë personalitetin dhe ato që ndërtojnë
pjesën tjetër, të quajtur si individualitet i qenies sonë. Personaliteti ynë
ndërtohet nga trupi fizik, mental dhe nga ai astral, ndërsa individualiteti
ndërtohet nga shtresa e planit intuitiv, ose buddhi, atmik, anupadaka
. Mos u befaso me disa terme në emërtimin e këtyre planeve. Unë i
përdora në orgjinale, nga burimet e njohurisë okultike. Nëse në ndonjë
literaturë tjetër do t’i hasësh edhe me emërtime tjera, ato sigurisht kanë
domethënie të njëjtë dhe janë vetëm gjuha e kulturës së atij populli nga
vjen kjo njohuri e lashtë.
- Pse dhe sa është e rëndësihme ndarja e ndërtimit të qenies sonë në
atë të personalitetit dhe të individualitetit?
- Është shumë e rëndësishme! Sa për fillim duhet ta kesh në dijeni
se tri plane që e ndërtojnë personalitetin e qenies sonë, me vdekjen, të
themi fizike, shkatërrohen dhe zhduken, kurse ne si shpirt vazhdojmë
të ekzistojmë vetëm si individualitet me katër shtresa të tjera të mbetura.
Derisa përfundoja me shënimet, mixha Dilë u largua nga dhoma.
Sikur diçka kishte harruar.
Pas disa minutash u hap dera dhe miku im hyri brenda me një tabakiere
në dorë dhe me dy filxhana të mbushura me kafe.
- Nuk ma zen për të madhe. Edhe pse ujin e kafesë e kisha të vluar,
gati sa harrova ta përgatis atë,- filloi të arsyhetohej.
Nuk desha të reagoja në këtë mikëpritje, sepse ndjave vërtetë nevojën
për një kafe relaksuese. Pasi e ofroi filxhanin para meje dhe pasi e
vuri tjetrën në tavolinë afër vetes, propozoi:
- Ç’thua? Të pushojmë pak? - Ishte propozimi i qëlluar.Vërtetë
kishim nevojë për një pushim. Këtë pauzë, që e dëshiruam që të dy,
u shpreh në një heshtje totale. Asnjëri prej nesh nuk fliste dhe secili
bluante në kokë diçka të veten. Pasi i pimë kafetë, heshtjen e krijuar e
theu së pari mixha Dilë:
- Je gati? A mund t’ia fillojmë?
- Ëhë, - më doli ky pohim nga hunda dhe, duke hapur me të shpejtë
faqen e re në notesin për shënime, shikimi im i drejtuar kah ai ishte
shenjë se mund t’ja fillojmë menjëherë.
- Nga të gjitha planet e ndërtimimit të tërësisë së qenies sonë, niveli
më i dendur është ai i planit fizik, të cilin ne më së miri e njohim dhe
me te kemi më së shumti punë, gjersa jeta jonë si ekzistencë është e
kufizuar në këtë nivel. Që nga lekcionet tona të hershme, ndoshta sipas
një renditjeje didaktike, ligjëratat është dashur së pari t.i fillojmë
nga trupi fizik dhe që është më i kapshëm nga ti dhe nga të gjithë ne,
por këtë shtresë e lash me qëllim diku në mes, pasiqë, në rend të pare,
duhej që në bindjet tua kaherë të rrënjosura, të ndryshohen disa botëkuptime
kryekput materialiste. Mendova që fillimisht do të ishte më e
preferueshme që të inponohet një edukatë bazë më irracionale dhe, tek
pastaj, mund të kalohet edhe në shtjellimin e rëndësisë së vetë trupit
fizik si përbërse materiale e qenies sonë.
- Edhe unë e kam vërejtur se ti, që nga fillimi, në ligjeratat tuaja, i
ikje përherë që ta potencosh materializmin në planin e pare ekzistencial
të qenies sonë. Bile, shpeshherë më akuzoje se kisha botëkuptime
të tepruara materialiste në njohjen e realiteteve tona ekzistenciale.
- Patjetër është dashur të sillem ashtu, në mënyrë që matirializmi
i imponuar me edukatën që nga lindja të mos dominojë kuptim të
gjërave që kishin të bënin me shpirtëroren. E kupton? Gjithnjë kur
vlersojmë diçka të re, ne atë e krahasojmë me parime të njohura që
kemi në atë moment. E dallojmë zhurmën vetëm pse ishte qetësi, e dallojmë
lëvizjen vetëm pse krahasohemi me trupin që nuk lëviz ... e kështu
me rradhë. Mendova se duhej luftuar në mënyrë indirekte bindja e
shprehur e identifikimit tënd me trupin tënd. Kur do ta njohësh mirë
edhe anën tjetër shpirtërore të qenies sate dhe parimet e funksionimit
të saj, atëherë edhe trupi fizik, dhe roli i saj, do t’i shikohet nga ti, prej
një këndvështrimi krejtësisht tjetër.
- Plotësisht ke pasur sukses në këtë qëllim.
- Rreth konstruksionit të ndërtimit tonë fizk, në shumë mësime
dhe shkrime të autorëve të nryshëm, ka mendime se, në krahasim me
shtresat tjera irracionale, trupi është niveli më i parëndësishëm, andaj,
në njëfarë mënyre, duhej injoruar. Nëse në të ardhmen do të hasësh
diku në këso vleërsimesh, ato kurrë mos i prano si të sakta. E vërteta
duhet të jetë se trupi fizik gjatë veprimit të tij në planin material është
instrument i shpirtit. Trupi është instrument i gjallë dhe jo makinë e
pandjeshme. Si shembull nga përvoja, dihet mirë se poseduesi i një istrumenti
që e përdor atë për çfarëdo pune, mjetin e vet duhet ruajtur në
gjendje të mirë dhe me të duhet të sillet në atë mënyrë që, duke i lejuar
atij që shlirshëm dhe pa kurrfar pengesa, t’i kryejë funksionet e veta të
dedikuara specifike. Muzicienti, i cili e lë anash dhe nuk kujdeset fare
për violinën e tij, është aq i çmendur sa ai që pasionohet pas tij, duke
humbur energjinë e kotë në zbukurimet dhe stolisjet e panevjshme.
Në mënyrë që trupi të jetë sa më i ndjeshëm dhe instrument i
fortë në vetëngritjen tonë shpirtërore, para se të fillojmë ta studiojmë
metodën që duhet zbatuar në kontrollimin e saj, së pari duhet ta kemi
të qartë natyrën dhe funksionin e këtij instrumenti. Trajneri i mirë, që
e ushtron kalin për t’i shërbuer atij me besnikëri, së pari duhet ta njohë
në thelb natyrën e vetë kalit. Gjëja kryesore në këtë drejtim është që
të kemi një parafytyrim të qartë rreth konstruksionit dhe anatomisë e
trupit tonë. Do të ishte e preferueshme që të kërkosh edhe ndonjë atlas
anatomik me fotografitë e ndërtimit të trupit. I bëri këtu një degresion
nga tema - Atlasi të nevojitet që ta sforcos parafytyimin për ndërtimin
e jashtëm dhe të mrenshëm të konstruksionit tënd fizik. Fiksoje mirë
një figurë të një pjese të trupit nga fotografia e atlasit dhe mundohu që
atë ta kesh sa më të qartë në parafytyrimin tend mental. Do të ishte e
preferuar që të fillosh me pamjen e kokës, duke vazhduar më tej gjer në
gjymtyrët e poshtme të trupit. Analizoji me vëmendje të gjitha organet
veç e veç dhe mundohu ta kesh njohurinë bazë edhe për fiziologjinë e
tyre. Njohja sa më e afërt dhe në detaje e trupit ta forcon bindjen që ta
duash dhe ta respektosh edhe më tepër atë.
- Patjetër se do ta gjej Atllasin - ndërhyra, më se i sigurt në vete se
ashtu do të bëhet.
- Siç po e vëren,- vazhdoi më tej mixha Dilë, - trupi nuk jemi ne, por
ai është një instrument me ndihmën e të cilit shpirti vjen në kontakt
me botën e jashtme të realitetit tonë objektiv. Shpirti këtë kontakt e bën
permes pesë shqisave tona, të cilat, gjatë evolucionit, janë përsosur dhe
kanë arritur nivelin e tyre të ndërtimit të tanishëm. Se sa jemi të varur
nga këto pesë organe fizike, mund ta vëresh edhe nga një eksperiment
i vogël. Fillo ngadalë dhe me radhë t’i çkyqësh funksionet e të gjitha
shqisave tona dhe do të vëresh se kontakti me realitetin objektiv është
ndërprerë në tërësi. Tani, e vetmja gjurmë që na mbetet është kujtesa në
gjërat e mëparshme dhe parafytyrimi i eksperiencave të kaluara. Nëse
shqisat tona nuk funksionojnë për ta regjistruar drejtëpërdrejt atë, realiteti
i tashëm nuk mund të përjetohet si ekzistent. Nëse trupin e shikojmë
nga ky kontest, atëherë vërejmë se ai nuk është asgjë tjetër veçse
një instrument dhe shërbëtor besnik e shpirtit që në vete kombinon
fuksionet e aparatit emitues dhe pranues të informatave të caktuara.
Një pjesë e këtyre informatave merren përmes shqisave dhe dërgohen
nga realiteti i jashtëm objektiv, kurse të tjerat merren dhe dërgohen nga
shtresat tjera të realitetit jomaterial ose metafizik.
Një heshtje për disa sekonda dhe pastaj përsëri vazhdoi me temën
e filluar.
- E tani të trajtojmë një kontribut të rëndësishëm që urtësitë e lashta
i kanë dhënë njohurisë sonë të përgjithshme të ndërtimit të tërësisë
konstruktive të qenies njerëzore. Fjala është për çiftin eterik, apo nëse
të kujtohet nga ligjëratat e përparshme, për AURËN si mbështjellëse
eterike e trupit me gjendje të ngurtë fizike.
- Po, më kujtohet !
- Ashtu pra. Shkencëtarët tanë modernë, të cilët i kanë kushtuar më
tepër se dy shekuj hulumtimit të trupit si gjendje fizike, kanë arritur në
të dhëna të thukta për këtë mekanizëm të përsosur. Ata kanë hulumtuar
çdo muskuj, çdo asht dhe nerv, organet tona të përsosura funksionale,
enët e gjakut, etj. dhe të gjitha të arriturat i kanë evidentuar në
katalogët e tyre të prezentimeve shkencore, por edhe pëkundër punës
së madhe të kryer, kanë anashkaluar pa e vërejtur edhe pjesën tjetë
jomateriale të trupit tonë, që ne e quajtëm AURË. Tek dikur, kah mesi i
shekullit XIX, shkencëtari rus, Kirilijani, zbulon kamerën e cila incizon
aurën apo mbështjellësen eterike të trupit tonë. Mbështjellësja eterike
e trupit shtrihet në një distance prej 7,5 cm nga pjesa e fortë e saj dhe e
përbën tërësinë unike të trupit tonë. Funksioni specifik i mbështjellësit
eterik është që t.i shërbejë si lidhëse energjisë vitale me trupin. Ajo
ka rolin e akumulimit dhe ruajtjes së vazhdueshme të kësaj energjie të
cilën e merr më së shumti nga dielli, pastaj nga ajri me frymëmarrje
dhe më së paku me ushqim. AURA jonë është mbështjellëse komplekse
dhe trup përmes qendrave energjetike të padukshme për shqisa fizike,
që quhen qarka dhe janë të vendosura zakonisht afër gjëndrave të ta132
jimit hormonal të organive fizike të trupit. Ekzistojnë gjithësej shtatë
çakra dhe ato janë të vendosura afër trupit sipas kësaj renditjeje:
- E para është në maje të kokës, e dyta në ballë, në mes të fillimit
të rrënjëzës së hundës, e treta në mes të gabzherit të fytit, e katërta në
mes të gjoksit, e pesta në pleksus, ku fillon pjesa muskulore e lukthit,
e gjashta dy gishtërinj nën kërthizë dhe e shtata në fundin e mbarimit
të organeve gjenitale. Qarkat, përmes meridianeve, që janë 12, shpërndajnë
energjinë vitale në tërë konstruksionin e ndërtimit të trupit së
bashku me të gjitha organet tjera funksionale. Vendet, ku përcillet kjo
energji tek organi ose pjesa e caktuar e trupit, quhen pika akupukturale,
që në trup janë mbi 3000.
- Mos ka të bëjë kjo me shërimin përmes akupunkturës, që kohën e
fundit është përhapur shumë tek ne?
- Ka të bëjë pikërisht me akupukturën si terapi tradicionale kineze e
cila mbështetet në filozofinë e veprimit të dy poleve të energjisë vitale
në trup të quajtur si CHI. Njëri pol i kësaj energjie, si pozitive, quhet
JIN, kurse poli tjetër, si negative - JANG. Çrregullimi harmonik i veprimit
të këtyre dy energjive të kundërta vitale shkakton sëmundjen e
organit ose pjesës së caktuar të trupit. Andaj, medicina tradicionale kineze,
e mbështetur në këtë filozofi, përmes futjes së gjilpërave të caktuara
në pikat enrgjetike akupukturale, balancon devijimin disharmonik
të këtyre dy të kundërtave që kanë shkaktuar sëmundjen dhe kështu
vjen deri tek shërimi.
- Përsëri veprimi i Ligit të të kundërtave?
- Po, ashtu është. Mos të largohem aq nga tema jonë konkrete. Trupi,
sikurse mendja dhe shpirti, në fuksionimin e tyre si qenie janë të
pandashme dhe përbëjnë unitetin e një procedure si tërësi të kontak133
tit të nivelit të lartë shpirtëror me botën e realitetit objektiv material.
Detyra jonë është që të konstatojmë natyrën dhe funksionimin e këtij
instrumenti të shpirtit kah rruga e saj e kontaktit dhe njohjes me realitetin
objektiv-material. Sepse, shumë disiplina ekzakte shkencore
e kanë përsosur në mënyrë të perfeksionuar njohjen e përbërjes dhe
funksionalitetin fizik të trupit tonë.
- Gjatë tërë veprimit të saj në realitetin fizik,- vazhdoi më tej mixha
Dilë, - trupin gjithnjë duhet shikuar si instrument të shpirtit. Është
istrument i gjallë e jo makinë e pandjeshme, prandaj edhe ai ka ligjshmëritë
e veta të funksionimit dhe të veprimit. Nëse e trajtojmë
trupin si instrument të shpirtit, atëherë, çfarëdoqoftë ky instrument,
përherë duhet ta ruajmë në gjendje të përsosur për t’i kryer me sukses
të madh funksionet e veta të komplikuara. Përmes këtij shtjellimi
të përbashkët, qëllimi ynë do të jetë vetëm njohja e funksionalitetit të
saj, me qëllim që kjo njohje, në mënyrë të vetëdijshme, të ndikojë në
kontrollimin e këtyre funksioneve. Gjatë procesit të gjatë të evulimit,
ky innstrument, paralelisht me UNI-n, u është zvilluar dhe adaptuar
tendencave të procesit të vazhdueshëm të zhvillimit të përhershëm kah
e përsosura. Pra, siç e vërejmë, trupi është një instrument bartës, i cili
në vete kombinon funksionin e pranimit dhe transmetimit të informative
si nga realiteti objektiv në drejtim të UNI-t, dhe anasjelltas. Është
tërësisht si një radio-aparat që pranon dhe dërgon sinjale gjatë komunikimit
të dyanshëm. Nga bota fizike ajo, përmes shqisave të veta, kap
vibracionet e dritës,zërit etj., duke i bartur ato kah UNI. Në anën tjetër,
nga UNI, që është në ndërtimin e vetë trupit fizik, pranon mendime
dhe impulse motorike dhe ato, përmes organeve të aksionit, i bart në
botën e jashtme. Siç e sheh, edhe pse kemi prirje dhe bindje të rrën134
josur për t’u identifikuar me trupin tonë, nuk jemi trup, por zotërues i
tij. Mbaje në mend gjithnjë këtë thënie:
“TI NUK JE TI . TI JE TI NË TY!”
- Kontrolli i plotë dhe i vetëdijshëm i funksionimit të trupit si instrument
i UN-it tonë? Tani e kam të qartë. Por, si ta arrijmë atë?
- Thjesht, përmes fisnikërimit të ndërtimit të tij që sipas veprimit
të procesit të vdekjes dhe krijimit të qelizave të reja në trup është pandërprerë
në përtërirje e sipër. Trupi me një përbërje të ndërtimit të
fisnikëruar është përques shumë më i mirë gjatë kontaktit të vazhdueshëm
ndërmjet UN-it dhe botës materiale.
- Simbas rezonimit tim, si në mësimet e vjetra orientale, ashtu edhe
të atyre bashkëkohore, trupi dhe shpirti formojnë një tërësi të pandashme,
ndaj edhe kërkojnë kujdes të njëjtë. Trupi është bartës i shpirtit
dhe ana tjetër e tij. Çdo çrregullim organik patjetër reflektohet edhe
në funksjonimin shpirtëror, dhe e kundërta. Fisnikërimi i saj sigurisht
duhet bërë përmes ushqimit dhe zgjedhjes adekuate të përbërjes së saj.
- Për njeriun ushqimi nuk është i rëndësishëm vetëm për ripërtëritjen
e qelizave, por është edhe si material energjetik për shumë funksione
të tij. Kur trupi një kohë të gjatë mbetet pa ushqim, ai shpenzon
së pari dhjamin dhe shtresat yndyrore të organeve të brenshme, si dhe
yndyrat e akumuluara në muret e enëve të gjakut, pastaj indin muskulor
dhe në stadin e fundit palcën nga eshtrat dhe indet trupore. Shikuar
nga komponentët, ushqimi, që ne zakonisht e përdorim, përbëhet
nga proteinat, hidratet e karbonit, yndyrërat, vitaminat dher materiet
minerale. Për të ekzistuar, njeriu gjatë jetës ka nevojë të konsumojë
sasi të konsiderueshme të ushqimit, i cili patjetër duhet të jetë i përbërë
nga pesë komponentet e lartëpërmendura. Përndryshe, mungesa
e shpeshtë dhe e gjatë e njerës prej komponenteve ushqyese shkakton
sëmundjen, vetasgjësimin dhe në fund vdekjen fizike të trupit.
- Andaj, edhe nevoja e marrjes së ushqimit përmes instiktit të urisë
është e fortë tek të gjitha gjallesat në natyrë?
- Për ruajtjen e përhershme të nevojës së ororganizmit për ushqim
kujdeset instikti më i forte, i quajtur instikti i urisë. Instiktet, përndryshe,
janë nevojë e fortë vetekzistenciale, përmbushja ose mospërmbushja
e të cilëve shkakton shkallën e lartë të kënaqësisë dhe, e kundërta,
shqetësimin e fortë emocional. Instikti i urisë është instikt më i fortë
i vetekzistimit.
- Sa mund ta mbajmë nën kontroll të vetëdijshëm këtë instikt? Si
përmbushet kjo nevojë e të ushqyerit?
- Joga dhe traditat tjera të vetaftësimit psikik në Lindje, njohin dhe
e zbatojnë vetëm një sistem të ushqyerit - VEGJETARIANITETIN. Në
të kundërtën, mjekësia bashkëkohore thekson se vegjetarianiteti është
rruga më e sigurt kah sëmundja, sepse me këtë sistem të ushqimit futen
sasi jo të mjaftueshme të proteinave në organizëm. Trupi, theksohet
në literaturën medicinale, ka nevojë për sasira të konsiderueshme
të proteinave, e një pjesë e madhe e saj duhet të jetë e natyrës shtazore.
Pra, këtu mendohet për mishin. Edhe pse pa mish, popujt me traditë
të ushqimit vegjetarian në organizëm fusin sasi të mjaftueshme të proteinave,
duke u ushqyer me gjëra tjera të natyrës bimore. Ka mendime
se shumë familje në Indi lëngojnë nga sëmundje të ndryshme dhe shkalla
e vdekshmërisë tek ata është shumë më e madhe, sepse ushqehen
me ushqim vegjetarian. Këto konstatime janë të sakta, por jo edhe të
sqaruara sa duhet. Kjo dukuri nuk vërehet tek familjet e pasura indiane,
por vetëm tek familjet e varfëra. Nëse shikohet statistika, edhe
popujt, që si ushqim kryesor e përdorin mishin, nga varfëria u paraqiten
këto shkaqe. Pra, duhet dalluar një realitet tjetër logjik se mungesa e
mjaftueshme e ushqimit vegjetarian nga varfëria nuk është e njëjtë me
konstatimin se vegjetarianiteti është shkaktar themelor i sëmundjeve
dhe i përqindjes së madhe të vdekshmërisë.
- Pse nuk preferohet me këtë traditë ushqimi shtazor, por insistohet
kryekput në ushqim bimor?
- Ushqimi bimor është transformimi i parë energjetik natyror.
Mbillet farra dhe nga ajo mbin bima që përdorohet si ushqim. Prandaj,
transformimi i parë energjetik natyror është ushqim shumë më
kualitativ. Mishi i takon transformimit të dytë energjetik natyror, sepse
shtazët ushqehen me bimë, e njeriu me mishin e shtazëve që ushqehen
me bimë. Gjithnjë, bazuar në këtë parim, kurrë nuk preferohet që ushqimi
me mish të jetë i shtazës mishngrënëse, por vetëm bimëngrënëse.
Përpos disa atraksioneneve shfrenuese gastronomike, fare nuk preferohet
të përdoret si ushqim i rregullt mishi i maces, i ujkut, i arushës etj.
Sepse, në këto raste do të kemi një ushqim të transformimit të tretë
energjetik. Edhe pse ushqimi ynë është mishi i shtazëve bimëngrënës,
nuk e di sa e ke të njohur se shtaza kur përgatitet për therrje, e parandjen
rrezikun që i afrohet, andaj nga frika, në organizmin e tij bëhet
tajimi më i madh i hormonit të andrenalinës. Andrenalina edhe pas
therjes mbetet në përbërje të mishit, të cilën më pastaj ne e përdorim
si ushqim. E andrenalina dihet - shkakton shqetësim dhe agresivitet.
- Jo rastësisht shumë koka gjeniale të botës kanë qenë vegjetarian të
përbetuar, bie fjala, si: Leonardo da Vinçi, Bernard Shou, Edisoni, etj.
- Ashtu është dhe lista e këtyre kokave gjeniale të njerëzimit si vegjetarian
duhet të jetë e madhe. Është vërtetuar edhe shkencërisht se
vegjetarianët, fizikisht, kanë sistem imunobiologjik shumë të fortë,
pastaj lëkura e tyre është gjithmonë e re. Nuk djersiten fare dhe rrezatojnë
njomësi dhe hajthshmëri. Nuk vuajnë nga sëmundjet kardio -
vaskulare, e ç’është më kryesorja, mplakja si proces natyror është tejet
i ngadalsuar. Në krahasim me popujt, sistemi i të cilëve parasheh për
ushqim mish të mjaftueshëm në tryezë, statistikat e fundit gjithnjë e
më tepër vërtetojnë se në Indi dhe në vendet me traditë vegjetariane
të të ushqyerit, kanceri si sëmundje po thuaj nuk ekziston fare. Nga
aspekti psikik, vegjetarianët tradicionalë janë gjithnjë të qetë dhe tepër
komunikativë me rrethin. Nuk kanë strese.
- Përveç vegjetarianitetit, si mënyrë tradicionale e të ushqyerit, disa
religjione, e posaçërisht këtu paraprin Islamizmi, aplikojnë edhe agjërimin,
abstenimin njëmujor në vit nga të ushqyerit e rregullt ditor. A
ka edhe kjo mbështetjen e vet në ndonjë logjikë të efektit tësaj racional
ose irracional në qenien tonë?
- Patjetër se po! Të nisemi nga shtazët. Ata si qenie instiktive, kur
ballafaqohen me sëmundjen, spontanisht abstenojnë nga ushqimi
deri te shërimi i tërësishëm. Po ashtu është interesante tek terapeutët
laikë alternativë të Lindjes. Ata pacientëve të tyre për terapi shëruese
u preferojnë agjërimin parcial. Tek ne, përkundrazi, të sëmurit me
dhunë i japim ushqim për ta ripërtërirë organizmin e rraskapitur nga
sëmundja. Abstenimi nga ushqimi, gjegjësisht agjërimi, është metoda
më e vjetër e shërimit të sëmundjeve në historinë njerëzore. Qysh në
kohët e lashta konsiderohej se asgjë nuk është më e shëndoshë për njeriun
se sa abstenimi i pjesërishëm nga ushqimi.
- Muhamedi, si predikues dhe themelues i fesë islame, 30 ditë të
Ramazanit i konsideron si të obligueshme për besimtarët myslimanë.
- Jo vetëm islamizmi, por abstenimin nga ushqimi shumë më parë
e kanë njohur civilizimet më të hershme. Agjërimin, si ruitual të vetin
themelor, e obligon edhe fakirizmi, budizmi dhe mjaft shkolla të
ndryshme të edukimit shpirtëror si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim.
Të gjitha religjionet, me disa intervenime, agjërimin e kanë trajtuar si
ritual themelor fetar. Shumë shenjtër, para se të kanë arritur ngritjen
e tyre spirituale, kanë agjëruar një kohë të gjatë. Dihet mirë se Jezusi,
Mojsiu e të tjerët, për ta pastruar dhe riedukuar shpirtin kanë agjëruar
edhe deri dyzet e më tepër ditë. Kështu ishte edhe me Muhamedin, i
cili, kur e pranoi kontaktin e parë me nivele më të larta hyjnore, i vetmuar
tërsisht në shpellën “HIRA”, ka qenë nën regjimin e agjerimit.
Prandaj, edhe zbritja e KUR’AN-it bëhet gjatë muajit të Ramazanit, i
cili edhe përcaktohet si obligim për tërë besimtarët islamë.
- Pse konsiderohet si terapi preventive dhe shëruese për trupin dhe
shpirtin e njeriut agjërimi?
- Një pyetje tejet e qëlluar. Ashtu sikurse që thamë më parë, kur trupi
nuk ka ushqim, ai fillon të shpenzojë veten. Në këtë proces, në trup
bëhet djegia e rezervave yndyrore dhe ato që shtresohen nëpër muret
e enëve të gjakut. Këtë lloj yndyre në gjak mjekësia e quan holesterol.
Me shpenzimin e holesterolit të tepërt, paralelisht bëhet edhe shkatërrimi
dhe tretja e shumë toksinave tjera të dëmshme që janë futur në
organizëm përmes ushqimit, ajrit dhe tretjeve të panevojshme hormonale
nga streset e përditshme të njeriut. Stresi është sëmundje më e
rrezikshme e njeriut bashkëkohor. Shkaktohet me procesin natyror të
tretjes së hormoneve në gjak për ta mobilizuar organizmin për aksion.
Me pranimin e sinjalit të rrejshëm të stresit, bëhet tajimi i hormoneve
adekuate të cilat, pasi nuk janë të nevojshëm realisht për momentin,
mbeten të shtresuara në muret e enëve të gjakut dhe kështu shkaktojnë
një varg çrregullimesh organike, ku më i përhapur për njeriun e sotëm
modern është inarkti i zemrës. Agjërimi, përveçse bën djegien e mbeturinave
të hormoneve të tepërta dhe të shtresuara në enët e gjakut dhe
toksinave të ndryshme në organizëm, ai edhe ngadalëson mplakjen
fizike të trupit.
- Këte kurrë nuk e kamë ndëgjuar. Të kisha lutur Mixha Dilë të më
sqarosh më për së afërmi këtë ndikmi të agjërimit në mosmplakjen e
trupit. A ka kjo ndonjë shpjegim shkencor?
- Tek para disa vjetëve, në një shkrim revial të kurioziteteve nga
zbulimet botërore, kam lexuar një artikull që shkonte në favor të kësaj
që thashë. Në mes tjerash, këtu bëhej fjalë për zbulimin e shkencëtarit
Rus, Vlladimir Nikitin, i cili, pas shumë hulumtimeve empirike, vërteton
këtë parim, që për ne ka qenë i njohur kaherë nga të urtit e lashtë.
Ky shkencëtar ka konstatuar se në procesin e mplakjes rol të rëndësishëm
luajnë gjëndrat endokrine. Me kohë gjëndrat ndryshojnë rrënjësisht
dhe fillojnë të tajojnë gjithnjë e më pak hormonin e insulinës, i
cili i ndihmon organizmit në përpunimin dhe tretjen e materieve ushqyese.
Në anën tjetër, gjëndrat mbiveshkore prodhojnë homone që janë
antagoniste me atë të pankreasit dhe me moshë kjo gjëndër fare nuk e
dobëson funksionin e vet taitës. Kështu, me vjetërsimin tone, bëhet
disharmonia e taitjes së këtyre dy hormoneve antagoniste të insulinës,
e cila zvogëlohet me taitje dhe gjëndrave të pankreasit që mbeten të
pandryshueshme. Kështu, me zvogëlimin e taitjes së insulinës, kemi
dukurinë e mostretjes së shumë materieve të dëmshme që akumulohen
në qeliza dhe shkaktojnë mplakjen e organizmit dhe të trupit në
tërësi. Me agjërim ky çrregullim vjen gjer tek balansimi i baraspeshave
ndërhormonale antagoniste.
- Unë mendoj se agjërimi, përveç të gjitha rëndësive që i ceke, luan
një rol shumë të madh edhe në ushtrimin e vullnetit tonë të kontrollimit
të instikteve natyrore, konkretisht në instiktin e urisë, që është
tejet i forte.
- Ashtu. Ai, nga ana shpirtërore, ushtron edhe vullnetin në kontrollin
e instikteve tona natyrore. Pra, na ushtron që ky instikt i urisë,
që është tejet i fortë dhe i natyrshëm të jetë përherë në mbykqyrjen
e UN-it tonë e jo të EGO-s, e cila nuk zgjedh mjete për ta imponuar
atë përmes shfaqjes së nevojës së tepruar të dëshirës së flaktë për ushqim.
Me këtë instikt të sforcuar edhe nga ndërmjetësimi i inponimit të
EGO-s shkaktohet disharmoni të dy të kundërtave, duke krijuar frustracione
si ndjenja emocionale të padëshirueshme. Shpesh ndodh që
nëse kënaqet ky instikt i sforcuar edhe me ndërmjetësimin e EGO-s,
atëherë ai inponon oreksin edhe në momente kur trupi ynë nuk ka
nevojë për gjëra ushqimore. Në këto raste, ai i shëndron ato në yndyra
dhe i akumolon në të gjitha pjesët e trupit si rezerva të caktuara në
formë të dhjamit.
- Prandaj kemi trashjen e tepruar dhe deformimin e trupit, - ndërhyra,
por Mixha Dilë nuk më la të vazhdoj më tej me përfundimin e
pyetjes sime.
- Kemi trashjen, por së pari, për t’iu larguar stresit dhe frustracionit
të caktuar psikik, EGO-ja orienton vëmendjen kah kënaqësia përmes
ushqimit, andaj në rezervat tona dhjamore, që krijohen në trup, nuk
ruhet vetëm fizikisht dhjami si yndyrë, por edhe vetë stresi në kujtesën
e qelizave të caktuara. Prandaj, nëse do t’i nënshtrohemi ndonjë die141
te të caktuar për humbjen e kilogramëve të tepërt, ne, patjetër, do të
ballafaqohemi edhe me frustracione të caktuara psikike përmes emocioneve
të akumuluara edhe në kujtesën shpirtërore të vetë qelizës yndyrore.
Gjatë hymbjes së kilogramëve të tepërt, që realisht janë rezerva
yndyrore, ne largojmë edhe klishet e streseve të caktuara që janë të regjistruara
në kujtesën programore të vetë informatës së qelizës, indit, etj.
- Prandaj kemi dështimin e shumë tendencave të humbjes së kilogramëve
përmes dietës?
- Shumica, nuk janë të përgatitur që t’u nënshtrohen dietës përmes
urisë, duke mos njohur veprimin e saj, ose edhe nëse e di, atë e bën
njëanshëm, si një eliminim fizik të kilogramëve tepricë, pa anën tjetër
të veprimit të saj shpirtëror. Për ta zbatuar dietën me sukses dhe pa
tundje të caktuar emocionale, ne rend të parë duhet të parapërgatitemi
psikikisht dhe tek pastaj të zbatojmë regjimin e caktuar të dietës.
- Si duhet të parapërgatitemi psikikisht dhe a ka ndonjë regjim
adekuat për një dietë të suksesshme në mënjanimin e kilogramëve të
tepërt?
- Parapërgatitja psikike është vetë dëshira e flaktë që të largohen nga
trupi kilogramët e tepërt. Kjo nënkupton largimin e paragjykimeve të
tepruara për pamundësinë e organizmit që të qëndrojë gjatë pa ushqim.
Të thashë në fillim se organizmi ynë kur nuk arrin tek substancat
e nevojshme përmes ushqimit, fillon të shpenzojë rezervat e akumuluara
që më parë. Këto rezerva janë shtresa yndyrore të shtresuara nëpëj
muskuj, për shkak të konsumimit të sasirave të tepërta të ushqimit.
Trupi, nëse nuk ka pasur hë për hë nevojë për to, i ka akumuluar si
rezerva. Kur ju kryeni një aktivitet të caktuar fizik dhe për momentin
nuk ka matere energjetike të futura përmes ushqimit në organizëm,
do të fillojë t’i tretë mu këto rezerva. Pra, fillon shpenzimi i yndyrës në
trup si nevojë energjetike fizike.
- A ka edhe nevojë energjetike shpirtrore?
- Po pra, ka edhe nevojë energjetike shpirtërore dhe kjo është energjia
vitale. Ti në organizëm përmes ushqimit merr një sasi të kësaj energjie,
por pjesën më të madhe të saj e akumulon përmes frymëmarrjes
nga ajri. Kjo energji vitale, jetike, ose, e quajtur në filozofinë kineze,
“CHI”, dhe PRANA në ate indiane, të nevojitet për pjesën e funksionimit
shpirtëror, kurse enirgjia tjetër fizike, që ne do ta quajmë si bioenergji
trupore, është energjia që nevoijtet për funksionimin bio-fiziologjik
të organizmit tënd. Puna fizike e muskujve, e organeve dhe e pjesëve
tjera të trupit shpenzon bio-energjinë fiziologjike, kurse mendja dhe
proceset e të menduarit si tërsi, shpenzon energjinë vitale. Me frymarrje
furrnizohemi me ajër, ku ka oksigjen , nga njera anë, element ky që,
në mes tjerash, konsiderohet si katalizator - ndërmjetësues themelor
i shumë proceseve fiziologjike dhe biologjike të organizmit. Nga ana
tjetër, me frymëmarrje, nga eteri, gjegjësisht universi i paskajshëm,
në sasira shumë më të mëdha merr edhe energjinë vitale për nevojat
e funksioneve tuaja shpirtërore. Si bio-energjia fiziologjike, ashtu
edhe energjia vitale të nevojiten vetëm kur je në gjendje të treshes së
pandashme:trup-mendje-shpirt. Vetëm si shpirt nuk ke nevoj për këtë
energji, sepse të mungon trupi, dhe si mendje-qendër e zbatimit të inteligjencës
së paskajshme, vetëm sërish si TRIPTIH, kurse trupi dhe
vetë procesi bio-fiziologjik funksionon vetëm sa je gjallë, gjegjësisht
sërish si TRIPTIH.
- TRIPTIH?
- Triptih ose triadë e tërësisë unike trup-mendje-shpirt. Në këtë
gjendje, të gjitha nivelet mentale, fizike dhe shpirtërore kalojnë përmes
lidhjes së fortë të kësaj treshe, andaj edhe nëse ato duhet eliminuar,
atëherë sërish duhet vepruar me këtë proces integral. Kilogramët e
tepërt shkatohen me veprimin e instiktit të ruajtjes së qenies fizike.
Si instikt i lindur është në rend të parë instikti shpirtëror, pastaj kemi
kënaqësinë e përjetuar dhe të mbajturit mend të këtij përjetimi, duke
e kërkuar përsëritjen e saj të shpeshtuar edhe kur nuk kemi nevojë
për të dhe, së fundi, fizik, sepse organizmi ynë, edhe pse ka sasira të
mjaftueshme energjetike, ato nuk i tretë, por i konservon si rezerva
për t’i përdorur në momentin e duhur të mungesës eventuale të tyre.
Nëse kërkohet mënjanimi i kilogramëve të tepruar, atëherë kemi procedurën
e lehtë, por siç e thashë, ajo duhet të kalojë edhe aspektet e saja
psikike dhe fizike.
- Më thuaj edhe diçka për energjinë vitale . Unë kam ditur për energjinë
në tërësi, por nuk kam pasur njohuri se vetë bioenergjia jonë
është krejtësisht tjetër nga energjia vitale?
- E thjeshtë, miku im, një anë e jotja e të kundërtave shfrytzon një
energji, kurse ana tjetër, energjin tjetër. Trupi fizik - bio-energjinë,
kurse shpirti - energjinë vitale. Ti si krijesë ke nevojë për të dyja këto
energji. Një për shpirtin dhe tjetrën për trupin, kurse procesi i shpenzimit
të këtyre energjive është mendja. E menda, thamë, ka sërish dy
të kundërtat e veta, atë racionalen - të vetëdijshmen dhe irracionalen
- të pavetëdijshmen. Funksuionimi i mendjes racionale përmes trurit
dhe sistemit të tërsishëm nervor shpenzon bio-energjinë, kurse mendja
irracionale, e cila është ndërvetëdija e jonë, shpenzon energji vi144
tale. Pushimi që bëri këtu ishte për mua si shenjë se duhet përfunduar
takimin tonë për sot.
Sa më shumë thellohesha në mësimet që i mësoja nga ky palk i urtë, aq më tepër vija në gjendje kur kisha dyshim të plotë në vete: „Vërtetë unë nuk kuptoj asgjë!“ Andaj, me të takuar mixën Dilë në lekcionin tonë të sotëm, fjalia e parë që i thash ishte: - Unë ende kam paqartësi për disa gjëra dhe ende më duhet ndihma jote. Këtë konstatim e bëra si me dhemshuri. - Dija nuk ka kufi, miku im, prandaj duhet ta kesh për bazë gjithnjë një urtësi të vjetër, e cila thotë: “Mos i beso atij që thotë se e kam gjetur të vërtetën, por besoji atij që thotë se e kërkoj të vërtetën!” Për momentin, mbretëroi një qetësi, gjersa atë nuk u ndërpreu reagimi spontan i mixhës Dilë: - Uaaa, gati