„Njëqind dollarë, kushtojnë pesë SFr, nuk
zbres më poshtë në çmim,“ – tha prerë Hoffmann. „Është çmim i lartë. Unë nuk
paguaj asnjë rapp më tepër se tre SFr,”– tha Besimi. “Mirë, sa dollar i do?”
“Të thash, varet nga çmimi” “Nëse i blen mbi një milion, do të jap në çmimin e
caktuar nga ti, nëse blen nën një milion, atëherë nuk ndryshoj asgjë nga
çmimi.” “Po nëse i blej pesë milionë?” “Aha!? Ti i do të gjitha? Ke të drejtë,
atëherë. Kështu po! Pajtohem plotësisht. Më fal se qenkemi keqkuptuar!” “S’ka
gjë. Për transportimin e tyre duhet të presim, derisa të bëjë organizimin.”
“Mirë. Merremi vesh përmes telefonit.” “Në asnjë mënyrë. Pas dy javësh, në
kohën e njëjtë plus-minus gjysmë ore në restorantin “Mövenpick”, në vendin e
quajtur Würenllos. Takimi është i
rastësishëm,” – fliste Besimi, sikur me veten
e tij, duke mbajtur gazetën përpara. “Mirë. Megjithatë, unë dua kapar.” “Para
vetes i ke. Numëroji, janë dhjetëmijë SFr.” 175 Kishte kohë që Besimi përpiqej
për arritjen e një kompromisi për blerjen e disa miliona dollarësh të
falsifikuar. Pas përpjekjeve intensive, bashkë me Belin, kishin gjetur
tregun dhe kishin bërë shitjen e tyre. Pjesën më të madhe e kishte shitur në
Ukrainë dhe Rusi, ku edhe do të bëhej pastrimi i tyre. Kurse mbetjen e kishte
përgatitur që ta dërgonin në shtetet ballkanike. Transportimin e tyre e kishin
marrë përsipër blerësit. Punë e tij ishte vetëm ndërmjetësimi. Që nga pësimi që
kishte pasur vitin e kaluar, Besmi kishte punuar në mënyrë intensive për të
korrigjuar atë, që, për shkak të pakujdesisë, të fatit apo të papriturës e
kishte humbur. Me gjithë përpjekjet e tij për të humbur çdo gjurmë të
paudhësive të tij, siç dukej, nuk kishte pasur sukses. Pa e kuptuar as vetë,
kishte rënë në gjurmë të rrethit që e rrethonte. Pa ndonjë bujë të madhe ishte
bërë në atë rreth i papërfillshëm. Njerëzit, te të cilët dikur kishte qenë të
thuash idhull, tani nuk e honepsin më. Pëshpëritej gjithnjë e më afër rrethit
të tij se nuk kishte qenë gjë as puna e tij. Dukej njeri i shkolluar, i aftë, i
dashur dhe patriot, kurse në të vërtetë kishte qenë një hiç!… Rruga që kishte
marrë kishte kohë që ishte vërejtur. Tani nuk ishte koha që të ruhej nga
bashkëvendësit. Ishte një kohë kritike, që më tepër duhej të ruhej nga organet
e sigurimit shtetëror. Ishte i ndërgjegjshëm se, po u hetua, nuk do të
shpëtonte si herën e parë, për shkak të interesit që ata kishin pasur për të.
Nga kjo frikë, që tinëzisht i kishte zënë vend në shpirt, ai kishte filluar të
dyshonte në shumë njerëz, edhe në ata me të cilët ishte në shoqëri çdo ditë, si
në Kolin, Arianitin, Hutin… I vetmi që akoma i besonte, 176 ishte Beli. Sikur
të mos mjaftonte e gjithë kjo, prapë në gazetë kishte lexuar një njoftim të
ngjashëm me prononcimin e familjes së tij, por që kësaj radhe vinte nga ish
gruaja e tij, Bardha. Të papriturat vijnë të rrufeshme, mendoi. Ato, me dashje
apo pa dashje, zënë vend në qenien tuaj. Dhunshëm marrin timonin në duart e veta, duke të diktuar rrugën. Ato zënë
vendin e të priturave, të planifikuarave dhe nuk të lënë shteg për mendim, për
kthyerie prapa, për rrugëdalje dhe, ashtu jashtë vullnetit, të tërheqin drejt
të panjohurës… dhe mbetesh në duart e fatit!… Le të dalë ku të dalë! Pasi
kishte lënë punën, për të mos rënë në sytë e organeve të entit për inkuadrim,
Besimi kishte arritur ta bënte një kontratë pune me një biznesmen turk. Kushtet
që ishin të shkruara në kontratë përputheshin me ligjet e punës, kurse kushtet
e marrëveshjes të pashkruar favorizonin interesat e tyre. Kështu, Besimi çdo
muaj e paguante biznesmenin turk, e ai nga ato para ndante pjesën e tij konform
marrëveshjes, kurse pjesën tjetër ia paguante Besimit rrogën mujore përmes
llogarisë bankare, konform kontratës së punës. * Ishte ditë e shtunë. Koha
ishte e zymtë. Në dukje të parë të mbetej përshtypja se ishte një ditë vjeshte,
nga ato ditët e mërzitshme që të ndjellin lodhje dhe gjumë. Lëvizjet në qytetin
e madh, që akoma dukej i përgjumur, ishin të ngathtë dhe të rralla. Në rrugët
kryesore, të lagura nga shiu që akoma vazhdonte të binte, kalonin vetura dhe
kamionë të ndryshëm, duke 177 mbytur atë gjysmë qetësi mëngjesi që sapo kishte
filluar të lëkundet nga gjumi i natës. Në Langstrasse shitësit kishin filluar
t’i nxirrnin mallrat e tyre buzë trotuarit. Kishte në mesin e atyre mallrave
rroba të mëndafshta, fustane, poluvera, kostume meshkujsh e femrash të markave
të njohura, si Versaçi, Giani, Armani, Boss, Valentino, Paco-Cobana, pastaj
batanije, çarçafë të bukur e të qëndisur, vello për nuse, pelerina e shumë
gjëra të tjera. Në këndin e djathtë fare, pranë kafenesë, ishte një kioskë dhe
përbri tij kishte zënë vend një kamionkuzhinë, me banak të hapur. Në pllakën e
varur sipëri shkruante „Imbis“. Një burrë me mustaqe qëndronte i heshtur, duke
shfletuar gazetën. Dukej se me lezet e rrufiste kafenë në tas plastik, nën
strehën e ,,Imbisit“. Pranë tij ishte një grua e re. Kalimtarët e rrallë venin
e vinin pa interes. Shiu vazhdonte të binte. Në anën e djathtë të rrugës ndaloi
një veturë. Ajo jepte shenjë se donte të kthehej nga ana a djathtë. Ndërtesa
ishte e lartë, kurse në katin përdhes ishte një derë e madhe, gjysmëharkore, e
mbyllur me grila. Kur vetura u afrua ngadalë pranë portës së madhe, grilat në mënyrë
automatike u ngjitën lart. Vetura lëvizi dhe sakaq u gjend në brendi të
ndërtesës. Grilat e derës u lëshuan teposhtë, duke u përplasur lehtë mbi pragun
e hekurt. Në të majtë të asaj dere ishte një vitrinë e madhe xhami. Në brendi
të saj ishin të vendosura orë dore të llojeve dhe tipave të ndryshme, si
Shopard, Kartie, Piage, Roleks etj. Kishte edhe gjësende të arta dhe të
argjendta, si unaza me gurë të çmueshëm xhevahiri: Smark, Rubin, Safir, Brilant
etj. Pastaj kishte byzylykë, 178 vëthë, gjerdane të artë e të argjendtët. Mbi
derë ishte vendosur pllakati me mbishkrim: „IWC UHREN”. Një burrë dhe një grua
e re kishin kohë që qëndronin pranë vitrinës, duke i shikuar me admirim ato orë
të përkryera dhe, duke diskutuar rreth tyre. Nga larg u dëgjuan të rënat e
kambanës. Tregonin orën. Pronari, një burrë i trashë rreth të pesëdhjetave, u
duk në brendi të bizhuterisë. Me hapa të ngadaltë hapi derën. Pastaj u kthye
drejt banakut. Pasi u ul, mori në dorë gazetën. Spikeri i radios lokale
vazhdonte me lajmet e shkurtra të mëngjesit. Zilja automatike me një
„ding-dong“ trishtues për një çast mbyti zërin e spikerit dhe bëri pronarin t’i
ngrinte sytë nga gazeta, duke kthyer shikimin nga dera. “Guten morgen,” –
përshëndeti gruaja me një buzëqeshje të ëmbël. ,,Morgen mitenand,” – ia ktheu
pronari dhe vazhdoj. – „Çfarë mund të bëj për ju?“ ,,Jemi të interesuar për
këtë komplet orësh dore,“ – dhe gruaja i tregoj me gisht në brendi të vitrinës.
,,Po, këto janë orë të përkryera, nga firma e njohur IWC. Janë të praruara në 18
karat ar, ka edhe të praruara në ar të bardhë, apo ar të kuq po ashtu 18 karat.
Janë orë të lehta dhe petake, me një trashësi 1,85 mm, me diametër 36 mm, me
xham safir dhe qëndrueshmëri prej 9 gradësh. Çmimin e keni parë sigurisht, pra
kjo e praruara në ar kushton 5.150 SFr, kurse kjo tjetra e praruar në arë të
bardhë kushton 5.500 SFr. Pastaj…” ,,Po kjo orë dore këtu, sa kushton?” - pyeti
gruaja. ,,Kjo është një orë me ngjyrë të artë dhe e praruar, 179 e tëra në 18
karat ar të verdhë. Edhe mbështjellësin rreth dore e ka nga i njëjti ar. Me
mekanizëm automatik dhe rotor platin. E mbrojtur nga magneti dhe me një
qëndrueshmëri nën ujë deri në nëntëdhjetë metra. Ka xham safir, treguesin e
datës me xham zmadhues. Qëndrueshmëri prej 9 gradësh. Kushton 19.500 SFr. Kjo
është e përdorshme për të dy gjinitë…” – Pronari fliste qetë duke shfletuar një
katalog ku ishin shumë orë të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme. „Shumë e
bukur, ë?” - tha gruaja e mahnitur. Burri i qëndronte pranë, duke pohuar me
kokë ato që thoshte gruaja. “Po kjo, sa kushton? ” – pyeti prapë gruaja, duke e
vënë gishtin mbi katalogun që pronari e mbante në dorë. „Ah, kjo është orë
unikate. Nuk e kemi ne në shitje. Kjo blihet vetëm me porosi. Nga këto orë
brenda vitit prodhohen vetëm dy sosh. I përket një përkryerje teknike, “I1
Distriero Scafusia” nga familja e orëve IWC, që nuk mund të përshkruhet as me
fjalë. Për prodhimin e saj janë të angazhuar shumë specialistë, të cilët
humbasin qindra orë pune për t’i farkuar pjesët e imta nga platini dhe ari. Ka
76 gurë rubini dhe 21 funksione komplekse. Përveç sekondave, minutave dhe orës
së saktë, ka treguesin Destriero, që tregon datën kalendarike, ditën e javës,
muajin, vitin, decenien dhe shekullin. Është një orë e përkryer. Çmimi i saj
është 350.000 SFr dhe…” ,,Mos lëvizni!“ – tingëlloi thekshëm një zë i përzier
bashkë me ritmin e ziles. Dy burra të maskuar, me revole të drejtuara drejt
pronarit dhe çiftit, tani më kishin zënë vend në mes të dyqanit. Pronari ngriti
du180 art lartë. Ashtu veproi edhe çifti. Të maskuarit e shtynë pronarin të
futej në kthinën matanë. Me të shpejt ata u kujdesën që ta mbyllnin derën nga
brenda dhe këtë punë e detyruan ta bënte gruaja e re, e cila kishte filluar të
dridhej. Njëri merrej me pronarin në kthinën matanë, kurse tjetri, i përkulur
prapa banakut, kishte filluar rrëmbimin e orëve, unazave, zinxhirëve dhe
stolive të tjera, që gjendeshin në vitrinë. Të gjitha, pa ndonjë kontroll, i
fuste në një çantë diplomatike. Plaçkitësi me vete mori edhe disa broshura dhe
katalogë të orëve e stolive të tjera, bile edhe katalogun që pak më parë
pronari e kishte shfletuar për t’u dhënë informacione myshterinjve, që kishte
mbetur i hapur mbi banak. Pasi u mbush çanta e parë, ai e hapi të dytën. Pastaj
të tretën. Në fund, me revole në dorë, të dy u bashkuan në kthinën ku ndodhej
pronari i lidhur. Ata ia morën çelësat e veturës dhe u turrën drejt garazhit,
duke e lënë pronarin të lidhur për karrige, me duar të lidhura prapa shpine, me
këmbë të lidhura dhe me gojë të mbyllur me shirit ngjitës plastike. Ata mbyllën
edhe derën që e ndante kthinën nga dyqani, pastaj telefonin që ndodhej në banak
dhe atë që ndodhej në kthinë ata i morën me vete. Pas pak roleta i derës së
madhe gjysmëharkore u hap. Vetura, e cila rreth njëzet minuta më parë kishte
hyrë nga ajo derë, tani, ashtu qetë, siç kishte hyrë edhe doli. Në kthesën e
parë ajo mori nga e majta, në drejtim të autostradës. Sirena e alarmit të
veturës së policisë i mbushi rrugët e qytetit. Rruga të shpinte në një fshat
malor. Ishte një rrugë që përdorej zakonisht për punë, si dhe i takonte një
zone të lejuar për shëtitje. Në mesin e pyllit ishte një 181 shtëpi e vogël, që
përdorej për deponimin e mjeteve të punës si sëpatë, sharrë e gjëra të tjera që
nevojiteshin për pastrimin e malit në sezonin e pranverës. Në një shesh, jo
larg asaj shtëpie, ishin të ndërtuara oxhaqe të sheshta për ndezjen e zjarreve
gjatë piknikëve. Vetura u ndal fare pranë gurrës. Currili i ujit rridhte qetë
në lugun e drunjtë, i cili ishte i mbushur me ujë deri në buzë. Shiu vazhdonte
të binte me një ritëm të shtuar. Besimi doli nga vetura. Pasi mori çantat
diplomatike që i kishte të vendosura në ndenjëset e prapme, i tha Kolit të
sillte shpejt bidonët e benzinës, që një ditë më parë i kishin fshehur në një
kaçube, jo fort larg nga gurra. Koli ishte i shkathët për këto punë. Ai i solli
bidonët dhe me të shpejt e bënë spërkatjen e veturës, duke i hedhur benzinë në
brendi, mbi motor dhe gjetiu. Pastaj i vunë flakën. Rreth njëqind metra larg, e
fshehur ndodhej vetura e tyre. Pa humbur kohë, ata u gjendën në rrugën e
asfaltuar, që të shpinte drejt qytetit. Besimi e kishte plotësisht veten në
dorë. Ishte i larguar nga dyzimet dhe frika e mëparshme. Në shpirt kishte një
qetësi dominante, që, si mburojë, i rrinte pezull mbi kokë, si t’ishte një ogur
i mirë që do ta mbronte nga çdo e papritur. I bëhej se tanimë rreziku kishte
kaluar. Derisa priste në veturë, Besimi thithte duhan. Pranë tij Koli kotej.
Kishte kaluar rreth një orë pas aksionit. Radioja lokale kishte dhënë menjëherë
njoftimin. Edhe drejtimin se nga kishte ikur vetura e kishte dhënë të saktë.
Kurse kërcënimin që Koli e kishte bërë në gjuhën gjermane gjatë aksionit, ata e
kishin cilësuar si “gjuhë gjermane me theks ballkanik”. Beli erdhi. Ai 182 nuk
foli shumë. Mori çantat diplomatike dhe iku. Koli i lehtësuar psherëtiu. „Ky
është një aksion që e kemi kaluar me se lehti dhe me një shpejtësi konstante,“
– tha Koli. „Ëhë! – tha Besimi duke ndezë motorin e veturës. - „Sonte do të
luajmë barbut.” * Ndodhej në tehun e ndarjes nga të qenit i zgjuar, në njërën
anë, dhe të qenit në gjumë, në anën tjetër, kur nga dhoma matanë buçiti kënga
boshnjake, që Besimin e shkëputi nga ajo agoni e çastit, duke i hapur sytë
mallëngjyeshëm. Në dhomën matanë jetonte një boshnjak. Quhej Muradif. Kishte
ikur nga lufta. Ishte i kursyer në biseda. Pas orarit të punës, rrinte
zakonisht i mbyllur në dhomën e tij dhe kryesisht i vetmuar. Thuhej se gjatë
luftës e kishte humbur familjen. Pa e pyetur fare, Besimi kishte marrë për
shfrytëzim lokalin e podrumit që i takonte Muradifit. Ai nuk e kishte
shfrytëzuar. Besimi kishte blerë një dry të madh dhe e kishte mbyllur. Në atë
podrum Besimi kishte fshehur shumë para të gatshme dhe shumë gjëra të tjera të
vlefshme, si bizhuteri, aparate elektronike, kompjuterë dhe sasi të
konsiderueshme drogash. Ishte i sigurt se në rast kontrolli, ajo pjesë e
podrumit nuk do të kontrollohej dhe çdo gjë do të mbetej aty. Për këtë e kishte
njoftuar edhe Belin, të cilit ia kishte besuar kopjen tjetër të çelësit. Koli
nuk ishte përzier fare. Ai thesarin e tij e kishte fshehur në vend tjetër të
sigurt. Në kokën e tij vërshuan kujtimet. Kënga boshnjake i solli nostalgji për
të kaluarën. Thellë në zemër 183 ndieu një mallë që kishte kohë që nuk e kishte
ndierë. Sikur e kishte harruar fare rininë e tij. Për një çast mbeti si i
hutuar. Tani më gjumi i mesit të asaj dite të trishtë dhe plot shi u tret. I
yshtur nga mallëngjimi, ai u ngrit nga shtrati. Sakaq, para sysh i doli ajo
pamje e trishtuar që e kishte parë me sytë e tij, në oborrin e shtëpisë së tij
që po digjej. Babanë e shtrirë dhe arkivolin në fundin e oborrit. “Ti ke vdekë…
vdekë… dekë…ekë… ekëëë!…” i jehuan në vesh fjalët e t’et. Vërtet kam vdekur. Si
rrodhën ngjarjet dhe mbeta fillikat vetëm? Karafil beg!... I vrarë nga këto
mendime, doli. Pasi kishte ardhur nga Kosova, në vitin e parë të qëndrimit në
këtë vend e kishte provuar të shkonte edhe në klube dhe lokale serbe. Këtë e
kishte bërë në shoqëri me Belin. Që në fillim nuk i kishin pritur mirë. Më
vonë, kur marrëdhëniet kishin filluar të merrnin një kahe tjetër, ata i kishin
sulmuar. Falë pronarit të lokalit, që me të shpejtë kishte ndërhyrë, duke i
larguar nga lokali, se do ta kishte pësuar shumë keq nga disa të rinj malazias.
Lufta në Kosovë dukej se ishte e pashmangshme. Mërgata ishte e organizuar si
asnjëherë më parë. Mblidhnin ndihma në para, ushqime, veshmbathje, barëra. Nga
mërgata kishin shkuar shumë vullnetarë për të luftuar. Shqiptarët, kudo që
ishin, jepnin ndihma për Kosovën. Atdheu në rrezik, thoshin ata. O sot, o kurrë!…
Kurse Besimi, për këtë, fajin ua kishte hedhur partive politike, që nuk kishin
gjetur akoma një gjuhë të përbashkët. Këtë e thoshte para bashkatdhetarëve, sa
për tu arsyetuar, kurse në fakt arsyeja e vërtetë ishte krejt tjetër. 184 Një
pjesë e madhe e popullit në Kosovë, e detyruar që t’i lëshonte vatrat e veta,
jetonte nëpër male, nën qiellin e hapur. Kishte marrë vesh se edhe familja e
tij ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte e fshehur ndër miq, diku në Dukagjin.
Me mundim kishte rënë në kontakt me ta. Ata as që donin të dëgjonin më për të.
E vetmja nëna kishte pranuar në një rast të ndërronte disa fjalë me të. Ajo i
kishte thënë se ne mirë jemi dhe në fund i kishte thënë se ndoshta do të
mbushesh mend. Kaq. Besimi jetonte i tërhequr. Me xha Himën kishte kohë që nuk
ishte takuar fare. Kishte përshtypjen se ai kishte nuhatë diçka për sjelljet e
tij, si dhe për misionin që i kishin ngarkuar. Këto ia kishte thënë një ditë
Koli, derisa po kalonin me veturën e tij buzë ndërtesës së klubit. Tani
largohej në rrethët e largëta, ku njerëzit nuk e njihnin. Kishte filluar të
shkonte në fshatin Butchwil. Atje kishte muzikë shqip. Vinin njerëz nga anë të
ndryshme. Besimi rrinte zakonisht i vetmuar. Dëgjonte muzikë dhe shikonte
çiftet dhe të rinjtë, kur ngriheshin në valle. Zemra ia donte të hidhej edhe
vet në valle, por si? Grumbullimi i të zezave ishte aq i madh, sa që vetëm gota
e birrës dhe shpresa se do t’i vinte koha një ditë e të hakmerrej kundër atyre
që ia kishin shkatërruar jetën, e mbante akoma. Ata me ndanë nga gruaja,
mendonte herë pas here, me ndanë nga prindërit, nga vëllezërit e motrat, nga
fisi dhe fshati, dhe me plaçkitën… Eh, sikur ta kisha Bardhën! Ndoshta edhe ne
do të na gëzonte zoti me ndonjë fëmijë… Dhe sonte unë nuk do të isha i vetmuar
këtu. Do të hidheshim edhe ne në valle, ja, si ai çifti atje. Sa të lumtur që
janë! Do të këndonim dhe do të kërcenim, pastaj do të shko185 nim në shtëpi dhe
do të kënaqeshim me fëmijët tanë!… Dhe ne… Kush ne?! Çfarë, more! Mbaruan të
gjitha! Ajo në shtëpi të vet, e unë… Unë as shtëpi s’kam. Si jam katandisur!
Kam mbetur në shtëpi të botës, duke u strukur nga të gjithë. Tutu nga serbët,
tutu nga shqiptarët, tutu nga policia, tutu edhe nga hija ime… O Zot,
deri kur kështu!? As paraja nuk paska vlerë!… Nëpër klubet e shqiptarëve nuk
shkonte pothuajse fare. Edhe nëse ndonjëherë shkonte, disi nuk e ndjente veten
mirë, kur njerëzit e kthenin kokën nga ai dhe e shikonin me mospërfillje. Një
pjesë e madhe e kishin marrë vesh se çfarë pune kishte kryer, para se të vinte
këtu. Një pjesë tjetër ishte e
njohur me punën që e bënte tani. Kishte edhe nga ata që dikur i kishte
torturuar. Njëri e kishte shikuar vëngër, me një urrejtje të papërmbajtur.
Kurse një tjetër e kishte sulmuar me fjalë të rënda. I gjithë klubi ishte
kthyer në anën e tij dhe Besimi kishte qenë i detyruar të dilte jashtë, i
turpëruar. Këto nuk i duronte dot. Ishte një lloj përçmimi nga ana e tyre.
Pastaj i druhej edhe hakmarrjes, që dikush mund ta bënte, edhe pse ndodheshin
në vend të huaj. Ec e dije se cilin e ke keqtrajtuar para shtatëtetë vitesh.
Pastaj, sikur e gjithë Kosova ka ardhur këtu. Lehtë ishte atëherë, kur unë
erdha së pari. Nuk të njihte askush, edhe po të rrije gjithë kohën në klube apo
në lokalet plot, me muzikë shqipe. Kurse sot, në çdo hap takon fytyra të reja,
që kanë ardhur taze nga Kosova. Ata që i kam keqtrajtuar, nuk janë të paktë.
Mjafton një të me diktojë, pastaj, edhe nëse nuk më godasin, mjafton vetëm
vërshëllima mbi kokën time e asaj shpate hakmarrëse, që unë me vite e kam
kultivuar. 186 I mbetur fillikat dhe i pastrehë, pjesën me të madhe të kohës e
kalonte nëpër kafene. Gjatë ditës ai shëtiste nëpër kafene të qytetit, kurse në
mbrëmje mblidhej në lokalet e kazinove, ku në mënyrë ilegale luhej barbuti,
letrat dhe lojëra të tjera bixhozi. Zakonisht zinte vend në anën e djathë të
derës dhe ia fillonte të pinte birrë. Si gjithherë, i pari arrinte në këtë
lokal. Pastaj vinte Koli, Huti, Arianiti, Dauti, Zefi e shumë të tjerë, që nuk
i njihte me emra. Ndaheshin në dy grupe. Në njërën anë luanin shqiptarët, kurse
në anën tjetër italianët, turqit apo serbët. Ishte e vërtetë se në këto lojëra
më të mirët ishin turqit dhe serbët. Mirëpo, edhe Besimi me Kolin ishin lojtarë
të mirë. Besimi i kishte edhe meritat e veta. Ai shpesh edhe bënte hile dhe
ishte jashtëzakonisht i shkathtë në këtë drejtim. Edhe pse ishte e ndaluar
biseda gjatë lojës, Besimi gjente arsye dhe duke folur arrinte t’i hutonte të
tjerët dhe fitimi i mbetej atij. Kur ishte i dehur, ishte edhe trim. Ai i
nxirte të gjitha paratë nga xhepi dhe i hidhte mbi tavolinë dhe, ashtu inatçor
siç ishte, duke bërë hile, i skuqur flakë nga inati, shante më shumë Kolin që e
kishte partner se sa kundërshtarët që ishin në avantazh. Kur ndodhte që të
ishte vetë në avantazh, atëherë ai nuk pushonte së përqeshuri palën
kundërshtare. * I nxehur pak nga vera, Besimi liroi kravatën. Fytyra i
shndriste nga hareja. Herë pas here e ngriste lartë dorën e djathtë, duke e
valëvitur në ajër, sikur të ishte duke e valëvitur shaminë, kur i printe valles
dhe, sipas ritmit të muzikës, lëvizte kokën. Në sallën e madhe 187 jehonte
ëmbël zëri i motrave Libohova, këngëtare të njohura të ardhura kohët e fundit
nga Tirana. Një burrë rreth të tridhjetave, i ulur në tavolinën përballë,
përpiqej të ndiqte ritmin e këngës, por nuk e arrinte dot, sepse gjuha ju
kishte trashur dhe zëri i dilte me vështirësi dhe, pasi nuk këndonte dot,
shante me fjalë të ndyta, duke thyer gotat mbi dysheme. Pronari ia tërhoqi
vërejtjen. Ai sikur u qetësua. Përbri Besimit kishte zënë vend Koli. Ishte një
shok nga ata të heim-it të azilantëve. Me të kishte banuar në të njëjtën dhomë
për pesë muaj rresht. Edhe tani ishte duke banuar me të, që nga dita kur e
kishte përzënë Sandra nga banesa. Në fillim me të kishte qenë i rezervuar. Por,
me kalimin e kohës, kishte vërejtur se ai ishte një i ri i përkryer. Gjatë
bisedave ai e kishte njohur se cili ishte. Një kohë Besimi e kishte pasur në
dorë dosjen e tij, kuptohet pa emër, por vetëm me të bëmat e tij. Po ta kishte
zënë atëherë, do të kishte larë lesh mbi kurrizin e tij. Tani ndryshonte puna.
E kishte partnerin më besnik. Koli kishte dezertuar nga ushtria jugosllave.
Ishte i shoqërueshëm dhe fjalëpakë. Nuk nxitohej në biseda dhe përpiqej t’i
përshtatej bisedës, duke lënë përshtypje të mira në rrethin që e shoqëronte.
Orientohej dhe iu nënshtrohej shpejt dëshirave të tjetrit, duke treguar një
maturi të lakmueshme. Në vendlindje ai kishte qenë disa herë i arrestuar dhe i
burgosur, si delikuent i mitur. Më vonë ai kishte bërë disa vjedhje dhe
plaçkitje të stilit profesional, pa lënë gjurmë. Në të shumtën e rasteve,
Besimi mblidhte informacione dhe instruksione, duke ia dhënë atij. Thyerjet,
vjedhjet apo plaçkitjet i bënte zakonisht i vetmuar, apo, në raste spe188
cifike, i shoqëruar nga Besimi. “Kam instruksione të reja,” – tha befas Besimi.
“Ku?” – pyeti Koli kureshtar. “Në magjistralen 14, në fshatin e quajtur L. Në
dalje të fshatit ndodhet një pompë karburantesh.” “Ma jep një skicim më të
hollësishëm!” “Porsa të hysh nga dera e jashtme,“ - dhe me lapës bëri një
katror, pastaj në njërën anë bëri kryqëzimin e vijave, duke treguar se ku
ndodhet dera. - „Në krahun e majtë, afërsisht dhjetë hapa larg, ndodhet dera e
zyrës. Porsa të futesh në zyrë, në të djathtë ndodhet trezori, me një madhësi
rreth gjysmë metri. Kujdes, ka të instaluar alarm!” “S’ka gajle, ia bëjë çarën
atij. Sesi e kam një vullnet të papërshkrueshëm për një aksion të tillë sonte.
Besoj se do të kthehem prapë këtu.” “Jo, jo, takohemi në banesë.” „Mirë. Ika
unë!“ Koli u ngrit dhe, pasi përshëndeti me kokë, doli. Muzika vazhdoi me
buçimë. Zëri melankolik i vajzave që këndonin në duet, buçiti këndshëm. Mora
rrugën nga Janina, Isha vetëm… Besimi mbushi gotën. Kurse burri që ishte ulur
në tavolinën përballë, përpiqej të këndonte dhe, meqë nuk e zinte dot ritmin e
këngës, duke u gajasur shikonte nga pronari dhe në vend që ta hidhte prapë
gotën mbi dysheme, ngrinte dolli… ”Për shëndetin e pronarit!” Pasi bëri
pagesën, në mes të asaj zallahie, Besi189 mi doli. Fresku i mesnatës ia
ledhatoi butësisht fytyrën dhe ballin e djersitur. Ishte një natë e
bukur vere, me një qiell të mbushur plot yje. Hëna e plotë derdhte rrezet e
argjendta mbi sipërfaqen e qetë të liqenit, që shtrihej para pamjes së tij.
Rrallë e tek qetësinë e natës e therte ndonjë zhurmë veture, që kalonte rrugës
fare pranë vendparkingut të veturave. Besimit i pëlqeu të freskohej për ca
çaste në vetmi, pranë veturës së tij, duke thithë duhan në qetësi. Edhe pse
kokën e kishte të rënduar nga vera që kishte pirë, kjo natë disi i ndillte
kujtime. Me këmbë e shtypi bishtin e cigares mbi asfalt. Hyri në veturë dhe
ndezi motorin. Sakaq u gjend në rrugë. Mori drejtimin e klubit. Klubi ishte një
ndërtesë e lartë, e veçuar, buzë malit. Dikur ajo kishte qenë shtypshkronjë. Në
katin përdhese akoma ndodheshin makinat e tipit “Original Heidelberg Zylinder.”
Një kohë të gjatë ndërtesa ishte përdorur nga Partia Komuniste e Kurdistanit,
për të shtypur materiale propagandistike kundër Turqisë. Në katin e parë
ndodhej një sallë e madhe. Aty mbaheshin mbledhje të PKK-së, si dhe në raste të
rralla ishte përdorur edhe nga lëvizja marksiste- leniniste e shqiptarëve, që
vepronte në perëndim. Kati i tretë kishte pasur arkivin dhe magazinat, kurse
kati i katërt ishte përdorur për banim. Me kalimin e kohës, këtë ndërtesë e
kishte marrë me qira një biznesmen turk. Ai e shfrytëzonte si magazinë mallrash
për dyqanet e tij, kurse katin e katërt ia kishte dhënë me qira Besimit. Me një
investim të vogël, Besimi e kishte rinovuar dhe e kishte shndërruar në një
apartament të bukur. Me ndihmën 190 e Big-mamasë ai kishte arrirë të krijonte
një agjenci shoqërimi të quajtur “Nacht Service.” Të punësuarat ishin vajza të
ardhura nga Afrika, pastaj nga Çekia, nga Rusia, nga Bosnja, si dhe dy
shqiptare, të cilat kishin ardhur nga Kosova, pas të dashurve të tyre, por që
kishin dështuar rrugën dhe kishin përfunduar në duart e tij. Besimi ishte prezantuar se ishte turk, duke e
fshehur identitetin e vet para tyre. Ato e kishin diktuar se ishte shqiptar dhe
i kishin kërkuar ndihmë. Në vend të përgjegjës, ai i kishte sharë në gjuhën
turke: “Çeneni kapat oruspu!...” Nga jashtë ndërtesa dukej e qetë. Dritat ishin
të fikura. Dritaret të mbyllura. Rreth e qark mbretëronte qetësi. Doli nga ana
e pasme dhe, nga dera anësore që të shpinte në bodrum, hyri brenda. Sa herë që
kthehej në orët e vona të natës, gjithmonë hynte nga ajo derë. U ngjit
shkallëve dhe arriti në katin e katërt. Pa trokitur, hyri në dhomën e
“Big-mamas”. Ishte një grua e trashë, rreth të dyzetave. Vinte nga Afrika.
Kishte vite që e ushtronte këtë zeje. Ishte vartëse e Besimit dhe shefe
kryesore e prostitutave. Disa herë kishte qenë e burgosur për delikte të tilla.
Kishte marrë pjesë në disa plaçkitje dhe vjedhje. Merrej edhe me shitblerjen e
drogave. Kishte një vajzë që para ca vitesh ia kishin marrë policia, për shkak
se, kur kishte qenë nën ndikimin e drogës, në mes të natës e kishte nxjerrë
vajzën e mitur nga dhoma, duke e lënë gjysmëlakuriq në mes të rrugës. Vajza
kishte qarë. Pas mesit të natës, të lajmëruar nga dikush, kishin ardhur policët
dhe e kishin arrestuar atë bashkë me dashnorin e saj, kurse vajzën e kishin
dërguar në një jetimore të qytetit. Prostitutat, që 191 nuk i zbatonin urdhrat
e saj, i shkallmonte grushte. Të gjithë e quanin Big-mama. Emrin e vërtetë
askush nuk ia dinte. Kishte tipare mashkullore. Big-mamaja ishte duke
përgatitur një shirit kokaine mbi syprinën e tavolinës. Kur Besimi hyri brenda,
ajo ktheu kokën rrëmbyeshëm dhe me një buzëqeshje të shfrenuar zgjati dorën
drejt tij. Besimi ia zgjati dorën dhe pastaj u ul fare pranë saj, duke shikuar
me admirim shiritin e bardhë të drogës të zgjatur mbi tavolinë. “Nuk kam
tjetër, por e ndajmë së bashku,“ – tha ajo, duke ia ledhatuar flokët butësisht.
“Kam unë!” “Ma jep, pra! E sheh se edhe ashtu kam pak!” “Merre!” – dhe ia zgjati
një qeskë të vogël me pluhurin e bardhë në fundin e tij. Big-mamaja e mori
najlonin dhe e hapi shpejt, duke e derdhur me kujdes dhe duke e tërhequr
zgjatshëm mbi tavolinë. Pastaj, ajo afroi hundën mbi tavolinë, fare pranë
fillit të pluhurit. Me një tërheqje të rrufeshme frymëmarrjeje, ajo e tërhoqi
pluhurin, duke e thithur përmes vrimës së hundës. Sikur të kishte pirë ndonjë
pije të lezetshme, me një “ah” të lehtë dhe duke fërkuar hundët u largua nga
tavolina, duke ia lënë radhën Besimi, i cili përsëriti veprimin e saj. “Si
shkojnë punët këtu?“ – pyeti Besimi pastaj. “Mirë. Vajzat shqiptare kanë më se
shumti kërkesa, sidomos nga bashkëvendësit e tyre. Por, mua po me brengos një
gjë: klientët shqiptarë, pasi t’i kenë shfryrë epshet e tyre mbi to, ulen e iu
mbajnë ligjërata patriotike, duke ua marrë kohën. Kjo s’po me pëlqen aspak. Ju
të gjithë me dukeni se jeni të njëjtë. Fshehurazi jeni 192 seksualisht të
tërbuar, kurse haptas paraqiteni moralist të përkryer!... Bionden ta kam
rezervuar. Të them të drejtën, ajo nuk të do ty. Pse e do pikërisht atë. Eja të
unë,“ - dhe zgjati duart drejt tij, duke e tërhequr nga vetja dhe vazhdoi: –
„Prapë më ka thënë se… ” “E di se ç’thotë ajo. Është vetëm në dhomë?” “Po.
Është shumë e shqetësuar sonte. Ka një brengë, por nuk ma tha.” “Do t’ia largoj
unë brengat… shkova!” “Nëse të kundërshton, të lutëm mos e nga. Eja te unë! Ka disa ditë që më është ankuar se ti po e
nget… si te të them, me duket se po e tepron!” “Atë e di unë!” - tha Besimi me
nervozë dhe doli. U afrua afër derës së biondinës dhe për disa çaste qëndroi i
heshtur. Pasi u bind se ajo vërtet flinte, e shtyu derën. Vajza flinte e qetë.
Ishte e shtrirë në bark. Flokët e gjata dhe të verdha iu kishin shpërndarë
butësisht mbi jastëkun me lule, kurse disa blej i rrinin të shpupurishura mbi
supin lakuriq. U afrua ngadalë dhe ia hodhi lehtë dorën mbi sup. Pastaj,
ngadalë, e ngjiti lartë deri të qafa, duke i përzier gishtat me flokët e saj të
buta si mëndafshi. Ajo u shkund pakëz dhe vazhdoi gërhitjen e qetë. Besimi e lëvizi
prapë dorën, por kësaj radhe në tjetër kahe. Pëllëmba e tij tani kishte zënë
vend mbi vithet e saj. Ajo u përmend dhe befas, sikur ta kishte sulmuar dikush,
me një klithje trishtuese u rrotullua, duke u ulur në shtrat e frikësuar. “Lugat!
Me trishtove! Të lutem, më lër të qetë. Nuk ndjehem mirë. Të lutem!” 193
“Shshsht! Qetësohu një herë!” “Më lër të qetë, pra! Të lutem!... Nuk e ndjej
veten mirë!… shko tani… ik!...” „Për këtë punë të paguaj,“ – tha qetë Besimi,
dhe me dorën e djathtë e rrotulloi mbi shtrat. Vajza kundërshtoi. Besimi, pa e
zgjatur, i ra shuplakë fytyrës dhe prapë e shtriu në shtrat. - „Rri si të them
unë, se të plasa!“ – u kërcënua ai, pasi që me pëllëmbën e djathtë e kishte
shtrënguar rreth fytit të saj të hollë. Ajo nuk lëvizi më. E shtrirë në shtrat,
me kokën e kthyer nga muri, me duar të hapura sikur ishte duke pritur dikë që e
donte ta merrte në përqafim, ndjeu peshën e trupit të tij mbi vete. Lotët i
rridhnin tatëpjetë mollëzave, duke e lagur cepin e veshit dhe të vëthit të saj,
që shkëlqente në dritën e kuqërremtë të abazhurit. Disa herë kishte tentuar të
largohej nga ky ferr, por kishte dështuar. Paratë që kishte mundur t’i sajonte
për ikje, gjatë një kontrolli ia kishte konfiskuar Besimi. Pastaj Big-mamaja e
kishte keqtrajtuar fizikisht. Kurrë nuk kishte menduar se do të binte në një
rrjetë të tillë. Kur ishte nisur nga shtëpia, kishte menduar se po shkonte në
një shtet të civilizuar, për të punuar për tre muaj me leje studentore të
qëndrimit dhe pastaj, me paratë që do të fitonte, do t’i vazhdonte studimet në
vitin e tretë. Kishte një muaj që nuk e kishin lejuar të dilte as në rrugë, as
në ndonjë park të qytetit, që të merrte pak ajër të pastër. Eh, sikur të dinte
mamaja se ku ndodhem unë!… Dhe prapë vala e lotëve… Pas përfundimit të epsheve
të tij, Besimi me nervozë ia përplasi këmbët për muri, duke i shkaktuar dhem194
bje. Ajo u mblodh kruspull. Me dorë tërhoqi batanijen, duke e mbuluar edhe
fytyrën. Tani qante me dënesë.
Besimi, ashtu i ngurtë siç ishte, doli. Pasi i mori paratë që i kishte mbledhur
Big-mamaja gjatë asaj dite, iku në banesë, ku e priste Koli. * Kaherë gota e
birrës kishte mbetur e zbrazur. Për të dytën herë erdhi kamerierja, për të
marrë porosi të re. Besimi nuk pranoi. Jam në pritje, tha. Vonesa nuk ishte e
zakontë. Ai, kur vonohej, e lajmëronte. Do të pres edhe pak, mendoi. As
vetë nuk e kishte besuar se do të priste kaq gjatë. Disi një lloj frike në
mënyrë tinëzare i kishte hyrë në tërë qenien e tij. Mbrëmë kishte pasur një
natë të keqe. Kishte parë ëndrra të tmerrshme. Tani edhe kjo pritje sesi ia
shtonte edhe më shumë dyshimin. Në tavolinën matanë kishte zënë vend një i ri
me flokë të gjata dhe të përlyera. Kishte veshur një xhaketë xhins dhe në dorë
mbante një qese të vogël me ngjyrë të verdhë. Mbante kokën ulur, duke lexuar
gazetë. Disa herë Besimi e ndjeu peshën e shikimit të tij. Ç’më shikon ashtu?
Sigurisht kërkon drogë, shanky. Kësaj radhe kishte vendosur të ikte. Thirri
kamerieren dhe bëri pagesën. Në rrugë e ndjente veten me të sigurt, në mes të
asaj tollovie. Sakaq e gllabëroi turma, e cila ishte shtuar çuditërisht në
kohët e fundit. Ishte buzë mbrëmjeje. Orari zyrtar i punës kishte përfunduar.
Njerëzit të lodhur nga dita e gjatë e punës, si dhe nga vapa vraponin secili që
të gjente një vend të qetë për të kaluar atë pushim të shkurtër të buzëmbrëmjes
dhe për 195 t’u freskuar në freskun e mbrëmjes që po avitej. Pranë një vitrine
ndaloi. Ju bë se pa një fytyrë të njohur në mes të asaj turme. Vrapoi pas saj,
duke bërë një rreth të gjerë, por duke e mbajtur gjithnjë në sy të njohurën. I
doli përpara. Nuk ishte gabuar. Ishte Bardha. Ajo çapitej me atë stilin e saj
të njohur dhe shumë të dashur për të. Dukej e qetë pranë babait dhe Dafinës. Sa
qenka rritur Dafina? O zot, si po
kalonin vitet! Për një çast mbeti si i mpirë. Vërtet ishte Bardha. Iu duk se
ishte bërë edhe më e bukur. Kishte veshur një fustan ngjyrë vjollce dhe një
bluzë të bardhë, të qëndisur me lule në të dy anët dhe e stolisur me sedefe. Në
mes të gjoksit të fryrë dhe të bukur, kishte të pikturuar një figurë vajze.
Besimit iu duk se flokët i kishte më të gjata dhe, ashtu të lëshuara, i
valëviteshin mbi supe. Kur ajo kaloi pranë, në profil pa edhe gushën e saj të
bardhë dhe vëthin të varur në vesh. Sa do ta dëshironte atë gushë të bukur, atë
faqe të lëmuar dhe atë trup, që ju bë se kishte shtuar pak në peshë. Ajo ia
ktheu shpinën me të njëjtën çapitje dhe Besimit nuk i shpëtoi dot pa i vërejtur
lëkundjet e lehta të vitheve. Duke biseduar me babanë, kaloi fare pranë tij. Ia
dëgjoi edhe zërin kur i thoshte t’et: “…të kthehem në shtëpi, se ndoshta do të
lajmërohet në telefon…“ - dhe nuk e dëgjoi më, sepse ajo u largua. Besimit ju
duk se ndjeu edhe erën e njohur të flokëve të saj. Ishte një erë që në çast ju
duk e ëmbël, e njohur, një erë që i ndolli kujtime dhe mall. Sa paskam pasur
mall për të dhe nuk e kam ditur! Të shkojmë në shtëpi, tha. Do të thotë se ajo
banon në Luzern. Sa e bukur që ishte. O Zot, si u bëra budalla dhe e humba! Si
196 ta kthej prapë ë? Ç’të bëj? Ta përcjell deri në shtëpinë e saj, së paku të
çmallem me të nga distanca! Si i çmendur vraponte pas tyre dhe, kur i arrinte,
kalonte në anën tjetër të trotuarit, pastaj, ashtu i strukur prapa vitrinave,
shikonte si i shastisur. Edhe frika që pak më parë ia kishte mbështjellë tërë
qenien e tij, tani i qe larguar si t’ia kishte hequr dikush me dorë. Edhe
merakun për mosardhjen e Zefit e kishte harruar fare. Tani në kokë i ziente
vetëm një mendim: Si të zbulonte se ku banonte ajo dhe si të bënte që ta
rikthente prapë. Kjo duhet të ndodhë patjetër. Do t’i kërkoj falje dhe pastaj
do të largohem së bashku me të nga ky vend. Bashkë do të fillojmë një jetë të
re. Fundi i fundit, ajo akoma është gruaja ime. Kam kurorë me të. Sa mirë.
Vetëm të mos rrëmbehem, të mos bëj ndonjë marrëzi pastaj t’i bëj punët m…! Sa
mirë që e pashë! Sa vinte dhe mbrëmja po afrohej. Dritat e neonit ishin ndezur.
Flladi i mbrëmjes ishte shtuar si puhi e lehtë, që butësisht ia thithte
djersët, duke ia mbushur mushkëritë me freski. Që larg u dëgjua sirena e
trenit. Në rrugë lëviznin veturat dhe, në dukje të parë, kishe përshtypjen se
shkonin me një shpejtësi të madhe. Poshtë, te kryqi, pa kur u mbyll semafori
për kalimin e këmbësorëve. Bardha ndaloi. Edhe kalimtarët e tjerë ndaluan.
Besimi deshi të kalonte rrugën në një vend tjetër, për t’i prerë rrugën edhe
një herë Bardhës. Si nëpër ëndërr iu bë se pa atë fytyrën e “shankyt”, që e
kishte parë në restorant. Ktheu kokën edhe një herë për të vërejtur më mirë.
Ishte e njëjta fytyrë. Si është e mundur që edhe ky të ketë arrirë kaq shpejt
këtu? Nuk pati kohë as të mendonte më gjatë, sepse “shanky” 197 afrohej me një
shpejtësi marramendëse. Mendjen e kishte të Bardha, që akoma ishte duke pritur
te semafori. Shanky ishte afruar tani fare pranë, duke zgjatur dorën që në të e
kishte akoma atë qesen e verdhë dhe u bë gati të fliste. Sigurisht do të me
pyesë për ndonjë rrugë, apo atë fjalën e tyre të njohur “Häsch etwas?” kur
kërkojnë drogë. Dorën që e kishte të lirë, e futi në xhep. Besimi mendoi se për
një çast ai do të nxirrte ndonjë letër, në të cilën do të kishte të shënuar
pyetjen, që do t’ia bënte, dhe sakaq u kthye nga ai. “Kriminal polizei!“ – tha
ai që deri në atë moment e kishte quajtur shanky. - „Ausweis bitte!” Besimi
hodhi një shikim të rrufeshëm në drejtim të semaforit, që sapo ishte hapur.
Bëri sikur e fuste dorën në xhep për të nxjerrë letërnjoftimin dhe, me sa fuqi
që pati, me të dy duart e shtyu shankin, duke ia dhënë vrapit në drejtim të
semaforit. Porsa i kaloi këmbësorët dhe u ndodh në mes të rrugës
automobilistike, se nga doli edhe një tjetër burrë, duke e kapur fuqishëm nga
dora. Besimi i dha krahut që të shkëputej nga ai, por ishte e pamundur. Tani
aty kishin mbërritur edhe dy burra tjerë. Sakaq e pa veten të shtrirë përtokë.
Njëri ia vuri këpucën e rëndë në qafë, duke shqelmuar thuaja me krejt peshën që
kishte, kurse revolen e gatshme për zjarr ia mbante mbi kokë. E hetoi kur një
tjetër ia vuri prangat. Ndoshta ishte shanky, mendoi kalimthi. Pasi e tërhoqën,
duke u ngritur në këmbë, pa Bardhën. Ajo e njohu dhe instinktivisht e vuri
dorën të goja, duke lëshuar një “uaa” nga habia. Çudi, gjithë ai ngazëllim i
mëparshëm, gjithë ajo dëshirë për të qenë pranë saj, ajo mahnitje për atë bu198
kuri të harruar, ajo dëshirë për ta parë nga afër, ai afsh i papërmbajtur për
ta prekur, për ta ledhatuar atë trup që ju bë se e kishte harruar fare, gjithë
ai mall u shua sakaq, si një flakë kashte, duke ju kthyer në urrejtje të
papërmbajtur. Iu bë se e tëra ishte një grackë e përgatitur enkas nga ajo, dhe
asgjë më tepër! Dëshiron të më heqë qafe, mendoi trishtueshëm. Nga brezi ia
nxorën revolen, që nuk kishte pasur kohë as dorën ta shtrinte drejt saj. E
tërhoqën në drejtim të një veture, që ishte e ndaluar në trotuarin matanë
rrugës. Pasi e futën dhunshëm në veturë, ktheu kokën dhe pa edhe një herë nga
Bardha, e cila akoma mbante vështrimin nga ai dhe të dy duart në faqe. Uli
shikimin poshtë, i turpëruar. Të paktën ajo të mos më kishte parë, mendoi. *
Muzgu i asaj mbrëmje e zuri në një qeli të vogël burgu në qytetin Luzern.
Ndërtesa e rrethuar me kangjella hekuri dhe me tela katrore, që ndodhej në
qendër të qytetit, i qe dukur e njohur. E dinte se deri afër saj kishte qenë
disa herë. E kishte ditur se aty është stacioni qendror i policisë kriminale.
Shumë herë, kur kishte kaluar pranë saj, mornica të ftohta ia kishin përshkuar
tërë trupin. Vetë puna e tij e kishte detyruar që po thuaj çdo javë ta
vizitonte këtë qytet. Në qeli ishte edhe një burrë tjetër, me flokë të gjata
dhe të thinjura, që sorollatej sa poshtë-lartë, duke i shpupuritur flokët me
dorë. Porsa hyri Besimi, ai i kërkoi cigare. Besimi nxori kutinë dhe ia zgjati.
Ai e mori. Duke e futur cigaren në gojë, i tha faleminderit. 199 Qelia e burgut
ishte mesatare. Në anën e djathtë, pranë derës së hyrjes, ishte dera e banjës.
Pak më tutje, po në të njëjtin krah, ishin dy shtretër të vendosur njëri mbi
tjetrin. Në krahun e majtë ishte një tavolinë e përforcuar në betonin e
dyshemesë dhe dy karrige, po ashtu të përforcuara në murin anësor. Mbi tavolinë
ishte edhe një grumbull gazetash. Besimi u ul në njërën nga karriget dhe, pa e
pasur mendjen aty, filloj t’i shfletonte gazetat. “Ç’të ka ndodhur?” – pyeti
burri hutueshëm. “Asgjë. Në rrugë më arrestuan. Ndoshta ju ngjaj në ndonjë
person në kërkim. Po ju?” – pyeti Basimi, duke e shikuar me mospërfillje. “Për
tatim. Jam guvernator i një banke private dhe me akuzojnë se gjoja unë nuk ia
kam paguar tatimin shtetit,“ – u përgjigj tjetri. Ra heshtje. Si nëpër ëndërr,
Besimit iu duk se dëgjoi muzikë. Nuk ia kishte vënë veshin, sepse muzika që në
fillim kishte qenë e pranishme. Në murin e majtë, pranë derës së hyrjes, pa të
vendosur një pllakë, të cilës burri iu afrua dhe, duke shtypur një sustë, i dha
më shumë zë radios. Muzika paralajmëronte fillimin e lajmeve. Besimi deshi të
fliste diçka, por burri, duke e afruar gishtin tregues te hunda, ia bëri
shshshsh! Besimi nuk foli. Sytë i hodhi prapë mbi gazetë. Spikerja vazhdonte të
lexonte lajmet. Pas pak iu bë se dëgjoi emrin e një rruge të njohur, pastaj
njoftimin se nga kati i katërt i një ndërtese kishte kërcyer një vajzë
njëzetvjeçare, me kombësi çeke. Pastaj prapë muzika. Se si i erdhi ky njoftim,
disi i njohur. Për një çast mbeti i hutuar. Sytë i kishte zgurdulluar, duke e
shikuar bur200 rin që prapë kishte filluar të sorollatej poshtë-lartë qelisë, duke
ju rënë flokëve me dorë. Burri e hetoi se ai ishte kureshtar të dinte diç, por
nuk e kishte të qartë se ç’kërkonte. Pasi ndaloi pak hapin, duke vënë buzën në
gaz, e pyeti: “Nuk ndihesh mirë? Mos u merakos. Edhe unë ditën e parë të
arrestimit kam qenë në këtë gjendje. Do të kalojë.“ “Jo, jo, por më fal se nuk
e kuptova mirë, ç’ka ngjarë me atë vajzën që e tha pak më parë spikerja në
lajme?” “Aha. Një çeke ka bërë vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i katërt,“ –
u përgjigj burri. – „Kjo ka ndodhur mbrëmë, pas mesit të natës. Tërë ditën, në
çdo emision të lajmeve e kanë dhënë njoftimin.” “Ku ka ndodhur rasti?“ – pyeti
Besimi i shqetësuar në vete, por me një mospërfillje të shtirë. “Në Zürich,
përtej qytetit të vjetër, buzë një mali.” “Aha!“ – ia bëri Besimi, prapë duke
ulur kokën mbi gazetë, sikur donte të lexonte. Kurse thellë në shpirt ndjeu një
shkëputje. Iu bë se edhe fryma do t’i zihej. Si një valë e nxehtë, përvëluese,
i erdhi ky njoftim, duke ia përshkuar gjithë trupin. E kishte të qartë tani se
ç’kishte ndodhur mbrëmë me vajzën që kishte pasur marrëdhënie pa dëshirën e
saj. E ndjeu se kjo do t’ishte humbja më e madhe dhe më e rëndë në jetën e tij,
nëse është fjala për atë vajzë! Vuri të dy duar mbi mollëzat e faqeve dhe u
kërrus edhe më, duke u bërë një me tavolinën. Nuk dinte se nga t’i fillonte
mendimet. Si të gjendej. O zot! … Lule isha dje, ku rashë sot! 201 Nuk i
kujtohej sa kohë kishte qëndruar në këtë agoni. Kishte harruar se në atë dhomë
ndodhej edhe një person tjetër. U përmend vetëm atëherë, kur ai i foli diçka.
Pasi nuk e mori vesh se çfarë i tha, Besimi e pyeti: “Si the, të lutëm?”
“Thashë, është koha për të fjetur. Tani i fikin dritat. Këtu ka rregull!” – tha
ai, duke i dhënë fjalës një ton ironik. U shtri edhe vetë. E kishte të qartë se
gjumi nuk do ta zinte, por, megjithatë, rregulli… Ah, sikur ta kisha ditur më
herët, mua nuk do të me kishin zënë fare, mendoi i trishtuar. Koha kalonte dhe
gjumi nuk i vinte. I bëhej se nganjëherë i afrohej, duke iu rënduar qepallat,
por sakaq, disi rrëmbimthi, sikur ta kishte goditur dikush i padukshëm, i
tretej në gjysmerrësirën e qelisë, që i ngjante si një varr i hapur, kurse
shtrati si tabut. Burri në shtratin poshtë tij kishte kohë që gërhiste lehtë. I
bëhej se ishte duke u përkundur si në një anije dhe para sysh prapë i dilte
skena e një natë më parë, duke bërë krahasimin. Deshi të shikonte orën. Pasi e
zgjati dorën, iu kujtua se edhe atë ia kishin konfiskuar. Mbrëmë isha… kam qenë
i droguar, mendoi ai, dhe iu bë se këto fjalë ishte duke ia thënë hetuesit.
Qepallat iu kishin rënduar. Sytë filluan t’i mbylleshin vetë. Në fillim iu bë
se pas gjithë asaj lodhjeje, do të flinte i qetë, por ishte zhgënjyer. Prapë,
te cepi i shtratit, iu bë se ishte vajza. Në atë gjendje boshe siç ishte, as
vetë nuk e dinte më se për të satën herë e solli atë ngjarje trishtuese nëpër
mend. Iu duk se ishte duke i ngjitur shkallët e 202 vjetruara të “Klubit” të
tij. Që larg, në korridor dëgjoheshin të qeshurat e gëzuara të vajzave. Ishin
mbledhur në dhomën e Big-mamasë dhe bisedonin. I kënaqej syri duke i parë
lëvizjet e tyre, bisedat dhe të qeshurat e tyre. Ato sikur dridheshin të tërat
nga hareja, duke fërkuar lehtë flokët dhe pjesët delikate gjysmëlakuriq të
trupit. Kënaqej duke i shikuar dhe e ndjente se ato vetëm ia shtonin edhe më
tepër epshin. Sa mirë të jesh në mesin e tyre, të kënaqësh me ledhatimet e
tyre, me fërkimet, gudulisjet dhe puthjet… Hapi sytë. Në atë gjendje
gjysmëndërritëse, kujtoi se ishte gdhirë. Ishte mashtruar. Drita vinte nga
jashtë. U çudit, kur pa veten në atë dhomë të mugët. Për një çast nuk iu kujtua
se ku ndodhej. Filloi t’i dallonte orenditë e pakta të dhomës, pastaj iu duke
se e pa veten diku lartë, duke qëndruar pezull. Ktheu kokën drejt qiellit, por
shikimi i tij u ndesh me tavanin, që e kishte fare pranë. Zemra ju ndrydh në
çast. Ishte në qeli. Psherëtiu thellë. Ishte një psherëtimë e thatë. Doli si
nga një zgavër e vetmuar, kurse dufi që kishte filluar t’i shtresohej prapë,
ngeli brenda mureve të qenies së tij, aty fare pranë zemrës, ku zakonisht zë
vend. Prapë u rikthye të ngjarja. Iu bë se ndjeu zërin e saj: “Lugat! Me
trishtove! Të lutëm me le të qetë. Nuk ndjehem mirë. Të lutëm!” dhe pastaj u
ngrit dhe doli nga dhoma, duke e lënë vajzën të qetë. Hapi derën, ku ndodhej
Big-mamaja dhe, pa një pa dy, iu hodh sipëri. Ajo e dëshironte dhe iu bë se
dëgjoi të qeshurën e saj... Eh! Psherëtiu mjerueshëm. Vërtet do të ishte mirë
të kishte ngjarë kështu. Ndjeu se aty pranë zemrës shtre203 sa e dufit zinte
shtresa të reja, palë-palë. Kishte filluar të agonte. E vetmja shpresë për të
ishte të përfitonte nga ndonjë rast që t’i jepej dhe të arratisej. Si në agoni,
ndjeu kur u hap dera. Kishte dremitur prapë. Hapi sytë. Shoku i qelisë ishte
ngritur dhe vazhdonte ecejaket nëpër dhomë. U hodh poshtë pa vullnet dhe shpejt
u vesh. Në derë qëndronte një burrë. Ia bëri me dorë që ta ndiqte pas. Posa
doli në korridor, ia vunë prangat në duar, prapa shpine. Pastaj, duke e mbajtur
nga të dy krahët, e shoqëruan në autoburgun e policisë. Vetura çante nëpër
rrugët e qytetit, por se ku ishte dhe ku po e çonin, nuk e dinte, sepse nuk
shihte asgjë. Pas pak vetura ndaloi. I dëgjoi dyert të hapeshin. Prapë dy
burrat civilë. E kapën nga të dy krahët dhe së bashku me të, u nisën drejt një
dere të madhe. Nuk vonoi dhe e dërguan në një dhomë, te e cila arritën duke
zbritur një palë shkallë. E mori me mend se ishte ndonjë podrum. Ia hapën një
derë të rëndë dhe, pasi ia zgjidhen duart, e futën në një qeli boshe. Të vetmet
orendi ishin një karrige e vogël, e përforcuar në murin anësor, dhe një
tavolinë. Në ballë ishte dritarja me hekura të kryqëzuar. U afrua dhe e hapi.
Fresku që erdhi nga jashtë ia ledhatoi fytyrën e lodhur. Në dukje të parë
hekurat e kryqëzuar ju dukën të rrallë, por për të depërtuar nuk ishte i
sigurt. Ta provoj një herë, mendoi dhe e afroi kokën pranë hekurave. Ishte i
sigurt se aty ku depërton koka, mund të depërtojë edhe trupi. Gjatë shtyrjes së
dhunshme, pati dhembje. Për një çast pati përshtypjen se do të mbetej i
bllokuar në mes hekurash, sepse nuk 204 ishte më në gjendje as të depërtonte e
as të tërhiqej. Koka i kishte mbetur në mes hekurash dhe në çast iu duk se e
kishte vënë kokën e vet në karamanjollë dhe tani pritej vetëm tehu i mprehtë i
shpatës. Djersë të ngrohta valë-valë ia përshkuan kokën, duke i rrjedhur
tatëpjetë faqeve dhe qafës dhe për një çast ndaloi manovrimin. Kishte mbetur
pezull. Nuk ishte në gjendje as të tërhiqej, as të vazhdonte para, kurse nga
ana tjetër kishte frikë nga dera, nga ardhja e atyre. I dha edhe një herë vetit
zor. Edhe nëse me mbetët një pjesë e lëkurës së kokës, ndoshta edhe veshët,
sepse tani kishte dhembje pikërisht në vesh, me duhet të depërtoj. Më e
vlefshme është koka se veshët, mendoi. Koka, është ajo që me duhet tani, dhe i
dha me sa fuçi që pati... dhe, hop. Mrekulli! Koka depërtoi. Tani i mbetej
trupi. I kthyer nga krahu i majtë, i dha trupit me gjithë fuqi që pati. Duke
rrëshqitur dhe duke i duruar dhembjet, arriti të depërtonte. U shkëput dhe
sakaq u gjend në tokë. Tutje ishte rrethoja me kangjella të hekurt, që nuk ishte
ndonjë vështirësi për ta kaluar. Shikoi majtas e djathtas se mos e kishte parë
dikush dhe me të shpejt ua dha këmbëve. Me një të hedhur u gjend jashtë murit
të ulët rrethues. Me vrap iku, duke pritur se tani apo më vonë do të dëgjohej
alarmi i veturave të policisë. Arriti të gjente pak para nga një plakë dhe nga
një kabinë telefoni ju lajmërua Belit. I dha adresën se ku ndodhej dhe mbeti i
fshehur prapa një ndërtese të mënjanuar, në pritje të tij. Nuk kishin kaluar as
dhjetë minuta, kur pranë vendit ku ishte i strehuar, arriti një veturë. Burri
që doli nga vetura thirri në emër. Besimi doli nga skuta 205 dhe shkoi drejt
tij. Sa shpejt erdhi, mendoj i gëzuar! Beli ka një organizim të mrekullueshëm,
mendoi dhe, sakaq u gjend në veturë. 206