Pages

Lexo - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/Adnan Abrashi - NË VORBULLAT E JETËS
Ose (Kursi shpirtëror i filozofisë praktike nga mixha Dilë)
Roman  Copyright © autori
Kolona: Prozë
Redaktor i kolonës: Albatros Rexhaj
Botimet Filozofia Urbane - Prishtinë, 2013
Parathënie botimit të parë

Librin “NË VORBULLAT E JETËS” pata fatin që ta lexoj pa dyshim ndër të parët, si të thuash, në procesin e krijimit, meqë libri mu ofrua që ta rregulloja gjuhësisht para se të botohej. Dhe, të them të drejtën, materia që shtjellohet me pasion nga autori, shkakton gjithsesi një trandje intelektuale dhe

EPILOG - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSEPILOGU I NJË FILLIMI

Me të përmbaruar të gjitha shënimet, mu desh t’i kthehesha sërish librabrave të MIA religjioze: KUR’AN-it dhe BIBLËS, përmbajtjes së tyre të shenjtë në verifikim të ndritjes që flakëroi në mua si e vërtetë e porosisë metaforike të tyre: Lexova KUR’AN-in: “Allahu është caku, synimi, qëllimi i çdo krijese, sepse çdo krijesë ka nevojë për Te”. Mendova racionalisht dhe shënova: Ne jemi krijesë e Allahut të madh dhe burim i pashtershëm që vjen nga Ai. Jemi pjesë dhe krijesë e Allahut, prandaj Ai është në ne, dhe askund tjetër. Qëllimi i ngritjes sonë shpirtërore do të jetë që sërish të vihet kontakti i afërt meTë - ashtu sikurse ishte në Kopshtin e Edemit. Ashtu sikurse ishte para mëkatit të

Pjesa 2 Kapitulli 12 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA II - Kapitulli XII  
Vendtakimin e përbashkët e caktuam afër stacionit të autobusëve. Fshati ku jetonte mixha Dilë, për Zanën nuk ishte i panjohur. Mu në afërsi, disa kilometra larg, ishte i stacionuar punkti i qendrës rehabilituese ku ajo ordinonte me projektin e saj humanitar. Edhe pse ambulanca qe vendosur në fshatin tjetër komshi, përfshinte edhe 20 fshatra tjera të regjionit. Pra edhe këtë fshat ku banonte mixha Dilë. Sa ajo ishte e njohur si mjeke në këto anë u vërejt menjëherë posa zbritëm nga autobusi. Gjat tërë rrugës të shtegtimit tone kah maja e kodrës ku ishte shtëpia e mixhës Dilë, shumica e fshatarve

Pjesa 2 Kapitulli 11 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA II - Kapitulli XI 
...U zgjova herët në mëngjes i disponuar. Nga dritarja e dhomës sime vërejta depërtimin e fuqishëm të një tufe të rrezere të diellit, paralajmërim ky i mirë, se dita e sotme do të jetë e ngrohtë. E shtunë. Dita kur duhet takuar mixhën Dilë. Më parë, para gjashtë muajsh, ka qenë më lehtë. Ne ishim fqinj dhe shtëpitë i kishim përballë. Tani, deri tek ai, duhej udhëtuar me autobus. U përgatita shpejt dhe me gëzim u orientova kah Stacioni i Autobusave të qytetit. Pasi fshati gravitonte afër magjistrales që lidhte dy qytete, qarkullimi i automjeteve në atë drejtim ishte i shpeshtë. Nuk prita shumë. Shpejt u gjeta

Pjesa 2 Kapitulli 10 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA II - Kapitulli X 
...Sot në vendin e punës u paraqita shumë më herët se orari i zakonshëm. Posa hyra në ndërtesën e agjencionit, përveç pastrueses nuk e takova askë nga personeli. Hapa derën e zyrës dhe u vendosa në karrigen e tavolinës sime të punës. Ende pa ndërmarrë asnjë veprim tjetër, në mendje projektova menjëherë planin e aktivitetit të sotëm ditor. Hapa në kompjuter programin e notesit. Në shënimet për ditën e sotme kisha të caktuara pesë takime me klientët. Më duhej të isha i përgatitur si fizikisht, ashtu edhe psikikish. Nga të gjitha terminet e takimeve, që i kisha për sot, e ndava njërën si më të rëndësishme. Kishte të bënte me një lokal në qendrën e qytetit. Si agjencion

Pjesa 2 Kapitulli 9 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA II - Kapitulli IX 
Ishte dimër i vërtetë. Janari kulminoi me ashpërsinë e motit të ftohtë që kishte mbretëruar këtë vit. Sonte më ftoi Zana të jem për darkë tek ajo. Sikur më tha në telefon, nergut për këtë mbrëmje kishte gatuar një specialitet të veçantë. U gëzova pa masë. Ky ishte edhe rast i përshtatshëm që nga ajo të merrja mendimin profesional për halucinacionin tim të Leonardos. Isha në dilemë të madhe si t’ia filloja bisedës rreth kësaj çështjeje. Jo, nuk do t’ia tregoj të vërtetën. Do t’i them se fjala është gjoja për një mik timin, ose për

Pjesa 2 Kapitulli 8 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA II - Kapitulli VIII
17.dhjetori i vitit 200. do të jetë për mua një ditë e paharruar, i cili, seriozisht vuri në sprovë të gjitha mësimet e gjertanishme në rrugën time të filluar të vetëngritjes shpirtërore. Ajo çfarë përjetova atë ditë, denjësisht më ngjalli dyshimin se mos vallë isha në rrugën e çmedurisë. Fatkeqësisht, as Mixhën Dilë nuk e kisha pranë. Ndërsa Zanës, si mund t’i thuhen asaj këto gjëra? Vërtetë, për këtë rast ajo më tepër do të kishte kompetencën profesionale. Mirëpo, si ta pyes atë? Si t’i them asaj, mos jam çmendur?! Pastaj, dihet, mjekët, kur merren me shërimin e të afërmve, dyshojnë në më të keqen, dhe

Pjesa 2 Kapitulli 7 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA II - Kapitulli VII 
Pas bisedës së dytë telefonike, kontaktet tona me Zanën ishin më të shpeshta dhe më të drejtëpërdreta. Në këto takime, që shpeshherë zgjasnin me orë të tëra, veç të tjerash, shoshitnim edhe shumë gjëra dhe ndodhi nga jeta jonë e kaluar. Pas shkëputjes së kontakteve nga shkolla e mesme, tanimë, si miq të vërtetë, unë asaj në detaje i kisha rrëfyer për shumë segmente të rëndësishme të së kaluarës sime: për rënien dhe ngritjen time shpirtërore, për nënën time të e dashur krenare përplot vuajtje dhe durim... si dhe... patjetër, për njeriun gjenial, yllin e jetës sime, Mixhën Dilë. Nga këto biseda të përbashkëta, edhe

Pjesa 2 Kapitulli 6 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA II - Kapitulli VI
Pas dimrit të ftohtë që bënte këtë vit, era e këndshme, që paralajmëronte pranverën e hershme, filloi të ndihej me të madhe edhe në qytetin tim. Sipas disa pleqve të lagjes, kësi të ftohti nuk mbahej mend në këto anë. - Shyqyr Zotit e kaluam edhe këtë kijamet! - ishin fjalët më të shpeshta të bashkëqytetarëve të mi që vërtetë i gëzoheshin motit të mirë. Edhe pas katër vjetësh nga mbarimi i luftës në Kosovë, rryma edhe më tej mbetej sfidë e pazgjidhur. Administrata e Përkoshshme e Kombeve të Bashkuara UNMIK ende nuk dispononte me mekanizma përkatës të zgjidhjes adekuate të këtij problemi jetik për popullatën e kësaj ane. Andaj, u dëshmuan plotësisht të

Pjesa 2 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA II
Një tufë rrezesh dielli, që kishin dëpërtuar përmes dritares në dhomën time, më zgjuan befas. Isha ende i përgjumur. Shikova orën në mur. Nëntë e tridhëjetë minuta. “Obobo, sigurisht jam vonuar për punë! Më paska dështuar alarmi në telefonin tim celular. Përsëri ajo bateri e cila qe amortizuar kaherë dhe nuk e mbante dot mbushjen gjatë .- Brohorita i dëshëpruar me gjysmëzëri dhe qortova veten pse nuk e kisha ndërruar gjer më tani këtë mbushëse të mallkuar. Me të shpejtë brofa nga shtrati dhe u drejtova kah banjoja, që gjendet pranë dhomës sime. Në korirdor e takova nënën. Sapo e

Pjesa 1 Kapitulli 5 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

PJESA I - Kapitulli V 
http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
Edhe pse ishte fundi i nëntorit koha bënte ende ngrohtë. Nëna disa herë më kishte ngarkuar me obligimin që të siguroja drutë për dimër. Sipas bindjes së saj kjo ishte punë e meshkujve. Sa herë që ma përkujtonte këtë obligim, dinte të thoshte: - Nuk i besohet dimrit, biri im. Nikoqiri i mirë gjërat i siguron me kohë. Në anën tjetër, ajo kaherë kishte filluar ekspeditën e vet me pergatitjen e zahireve. Edhe pse e shtyer në moshë, këtë punë e bënte gjithnjë vetë. Zgjedhja e pemëve për reçele të llojeve të ndryshme dhe perimeve për turshi, ishte pasioni i saj. Kurrë nuk më linte mua që ta bëja këtë punë. Shkonte çdo ditë në pazar dhe e bënte zgjidhjen sipas kriterit të vet. - Ehhh, i dashuri im, edhe këtu duhet merak, “ustallëk” i veçantë! -

Pjesa 1 Kapitulli 4 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA I - Kapitulli IV 
Sa më shumë thellohesha në mësimet që i mësoja nga ky palk i urtë, aq më tepër vija në gjendje kur kisha dyshim të plotë në vete: „Vërtetë unë nuk kuptoj asgjë!“ Andaj, me të takuar mixën Dilë në lekcionin tonë të sotëm, fjalia e parë që i thash ishte: - Unë ende kam paqartësi për disa gjëra dhe ende më duhet ndihma jote. Këtë konstatim e bëra si me dhemshuri. - Dija nuk ka kufi, miku im, prandaj duhet ta kesh për bazë gjithnjë një urtësi të vjetër, e cila thotë: “Mos i beso atij që thotë se e kam gjetur të vërtetën, por besoji atij që thotë se e kërkoj të vërtetën!” Për momentin, mbretëroi një qetësi, gjersa atë nuk u ndërpreu reagimi spontan i mixhës Dilë: - Uaaa, gati

Pjesa 1 Kapitulli 3 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA I - Kapitulli III
Vetëm për më tepër se një muaj, në mua kishte ndodhur një renesansë e vërtetë, dhe atë pikërisht duke iu falënderuar ditës kur jam njoftuar me mikun tim të dashur, mixhën Dilë. Ishte interesant, se këtë ndryshim në vete nuk e ndjeja vetëm unë, por vëreja se ajo reflektohej edhe në rrethin tim të përditshëm. Së pari, tek nëna, e cila një ditë, sa ishim së bashku, duke pirë çajin e mëngjesit, pasi më shikoi thellë në sy, tha: - Biri im i dashur, ti je tani me të vërtetë një njeri tjetër. E sheh se në çfarë gjendje të kishte sjellë alkooli... - këto fjalë i foli si me keqardhje dhe me një përmbajtje të rezervuar, sepsa ajo gjithnjë kishte kujdes kur fliste për shprehinë time të keqe të përdorimit të shfrenuar të alkoolit. Edhe kur kthehesha dikur shpesh i

Pjesa 1 Kapitulli 2 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA I - Kapitulli II
Nuk di a ta quaj këtë ditë si dita e parë e shkollës së aftësimit për jetë, ose ditë e kursit shpirtëror të filozofisë praktike. Sido që të jetë, ishte një ditë e takimit miqësor me një dashuri të sinqertë që unë kisha për mentorin tim të ri të jetës. Ndjenjën e shfaqur të kësaj dite e krahasova me atë të ditës së parë të shkollës fillore. Krejtësisht mu duk ditë e njëjtë, me një ndryshim të vetëm: Atëbotë në shkollë unë shkoja së bashku me nënën e cila më pati përcjellë përdore deri në hyrje të klasës dhe më pati dorëzuar si “amanet” tek mësuesja ime e dashur, kjo krijesë për të cilën edhe sot e kësaj dite, unë kam një konsideratë të veçantë. Më kujtohet se isha tërësisht i hutuar me këtë realitet të ri dhe ndjeja njëfarë “marre”, ose më mirë të them njëfarë treme specifike. Natyrën e këtij emocioni kurrë nuk kam qenë në gjendje ta shpjegoj. Në krahasim me ditën e parë të

Pjesa 1 Kapitulli 1 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA I - Kapitulli I

Nga shumë karakteristika, si risi, që kishte sjellë paslufta në Kosovë, ishte një dukuri mjaft e shprehur edhe në lagjen time. Kjo dukuri karakterizohej me ndryshimin e strukturës së banorëve, nga ajo që ishim mësuar ne para lufte. Shumica e fqinjëve joshqiptarë, sigurisht me ndërgjegje të papastër, por edhe nga frika për mëkatet e bëra, ishin largua nga qyteti ynë. Në vend të tyre, me të drejtë, nga fshatrat përreth, janë vendosur shumë familje shqiptare, viktima të pafajshme të një politike gjenocidale, të ekzekutuar ndoshta pikërisht edhe nga ata pronarë të dikurshëm të këtyre shtëpive të braktisura. Vuajtja e tyre nuk ishte vetëm lufta, as egzodi dhe shkatërrimet e çdo gjëje të arritur gjatë punës së ndershme dhe të palodhshme shumëvjeçare në jetë, por mjaft nga ta, kishin humbur edhe më të dashurit. Për të qenë kjo dhembje edhe më tragjike, shumicës nuk i

Parathënie - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi



http://libratonline.blogspot.com/Adnan Abrashi - NË VORBULLAT E JETËS
Ose (Kursi shpirtëror i filozofisë praktike nga mixha Dilë)
Roman  Copyright © autori
Kolona: Prozë
Redaktor i kolonës: Albatros Rexhaj
Botimet Filozofia Urbane - Prishtinë, 2013
Parathënie botimit të parë


Librin “NË VORBULLAT E JETËS” pata fatin që ta lexoj pa dyshim ndër të parët, si të thuash, në procesin e krijimit, meqë libri mu ofrua që ta rregulloja gjuhësisht para se të botohej. Dhe, të them të drejtën, materia që shtjellohet me pasion nga autori, shkakton gjithsesi një trandje intelektuale dhe

Lexo Romanin Misioni Sekret i Muharrem Blakaj

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20Sekret
 LEXONI KOMPLET LIBRIN
Romani i titulluar „Misioni Sekret“ i autorit Muharrem Blakaj, është një vepër letrare që për nga motivi sjell një frymë të re në letrat shqipe. Autori për gjith gjat strukturës të këtij romani shpalon një dramë rrënqethëse e cila ndërtohët mbi fatin individual, familjar e kolektiv të një populli në rrethanat e një tragjedije të përmasave apokaliptike. Autori i këtij romani për temën e veprës së tij trajton punën e shërbimit sërb në vlimet politike të viteve nëntëdhjeta gjat përiudhës së fundit të luftës në Kosovë, dhe deri në përfundimin e saj. Kapitulli i parë i këtij romani fillon me pasqyrimin e ngjarjeve të stuhishme të protestave dhe demonstratave përmes të cilave një popull i tërë si uragan, kundreshtoj aneksimin juridik të Kosovës, dhe suprimimin e autonomisë nga ana e Sërbisë. Në këtë konteks, autori përmes strukturës tematike dhe përsonazheve të vepres pasqyron angazhimin e tërë një makinerie dhe, të gjith segmenteve tjera, me këtë rast edhe të shërbimit sekret sërb, për t’a mposhtur rezistencën gjithpopullore, si dhe inspiruesit dhe organizatorët e tyre. Duke lexuar këtë vepër mund të pikaset forca motivuese, pjekuria dhe

Kapitulli 1 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20Sekret
Kapitulli - I
Tymi i gazit lotsjellës ishte ngjitur lart, deri te dritaret e banesës. Bardha, ashtu e tmerruar nga skenat e llahtarshme që i shikonte tutje në sheshin e gjerë, i mbylli dritaret. E strukur te këndi i dritares prapa perdeve, shikonte rrugën matanë, të mbushur plot me demonstrues. Turma brohoriste me të madhe. Të shtënat ishin shpeshtuar. Alarmi i makinave të policisë, si dhe buritë e makinave zjarrfikëse, e mbushën tërë qytetin dhe jehona e tyre dukej sikur e thernin kupën e qiellit, duke ua futur të dridhurat në palcë nënave, motrave, nuseve dhe fëmijëve, të dashurit e të cilëve gjendeshin midis turmës, duke u kacafytur me policinë. Nga rruga anësore Bardha pa të vraponin në drejtim të turmës trupat e njësisë speciale. Krejt në fundin e tyre pa të çapitej komandanti

Kapitulli 2 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20Sekret
Kapitulli  - II
Ishte një mëngjes i zymtë, me një shi të imtë që të ndillte gjumë. Nebojsha Mariq rrinte ende i shtrirë, kur e thirri e shoqja që të zgjohej nga gjumi, se po afronte fillimi i orarit zyrtar të punës. E ndiente në tërë trupin një lodhje të thellë, sikur tani të ishte koha e gjumit, e jo koha e fillimit të punës. Pasi lëshoi një „oh“ të lehtë, u ngrit nga shtrati. Me pelerinën e hedhur krahëve, shkoi në banje. Ndaloi pranë pasqyrës, duke e parë fytyrën e tij të verdhë dhe sytë pakëz të mbufatur nga gjumi. Kishte kohë që kjo verdhësi e fytyrës ia fuste frikën. Kishte dëgjuar nga një fallxheshë, kur ishte student, se njerëzve që iu verdhet fytyra, vdekjen e kanë afër. Fjalë gabelice, mendoi. Duke e shikuar plagën e mbyllur mbi vetull, egërsohej dhe sakaq e harronte verdhësinë e fytyrës dhe fjalët e gabelicës. Eh, ajo plagë ishte histori me vete, por kishte ardhur koha e hakmarrjes! Sakaq në mendje i shkoi takimi i parë i drejtpërdrejtë që kishte pasur me shqiptarët, ku kishte pësuar një rrahje brutale. Kishte qenë duke udhëtuar me tren nëpër Serbi.

Kapitulli 3 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - III
Për shkak të dështimit të hetimeve, që po zbatoheshin kundër ish inspektorit të zbulimit Fer Gjergjlekaj, ishte caktuar paraburgimi në afat prej gjashtëdhjetë ditësh, konform urdhrit ekzekutiv, kishte deklaruar prokurori publik. Këtë e kishte konfirmuar edhe gjykatësi hetues. Ai kishte deklaruar së Feri kishte bërë shumë delikte, të cilat kishte ardhur koha të shkoqiteshin një e nga një dhe të kompletoheshin në thyerje ligji për kundërvajtje. Përveç këtyre veprave që e rëndonin, ai tani akuzohej edhe për korrupsion. Për këtë shkak, para disa vitesh, ai e kishte humbur detyrën e inspektorit, duke e zbritur në shkallën e policit të thjeshtë, pa asnjë kompetencë. Bardha kishte bërë përpjekje që t’i dilte në ndihmë, jo vetëm përmes avokatit, por edhe përmes Babiqit. I kishte shkuar në shtëpi. Kishte biseduar me Gordanën, pastaj edhe me Babiqin. Në fillim fjalët e tyre i qenë dukur inkurajuese, por pastaj nga shikimet zhbiruese të Babiqit disi kishte rënë në plogështi të plotë dhe, ashtu e penduar pse kishte ardhur këtu, e kishte ndier veten keq. Pastaj, edhe biseda kishte marrë një ngjyrë interesi të papërmbajtur nga ana e Babiqit. Ai, në një farë mënyre, linte të kuptohej se synimin e kishte te paratë dhe te

Kapitulli 4 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli  - IV
Zilja e telefonit binte me ngulm. Si nëpër ëndërr, Besimit i bëhej se e dëgjonte. Sa përfundonte refreni, ashtu i përgjumur, thoshte me vete: Më duket se jam në ëndërr. Por refreni përsëritej. U ndie vetëm atëherë, kur Sandra, e cila ishte e shtrirë pranë tij, e tundi fuqishëm nga krahu. Pasi u përmend, u ul në shtrat, dhe e mori dëgjuesen, duke u përgjigjur me një “alo” të trashë, si të mos qe zëri i tij. Nga ana tjetër e receptorit dëgjoi një zë që në fillim nuk e njohu, por pastaj sikur ta kishte shpuar dikush me hosten, u ngrit në këmbë dhe, duke e tërhequr kabllon e telefonit, me aparatin në dorë, doli në dhomën matanë. Megjithatë, edhe që andej dëgjoheshin fjalët, por pasi biseda zhvillohej në gjuhën shqipe, Sandra e siguruar se nuk ishte ndonjë telefonatë për të, u kthye në krahun tjetër, duke e mbuluar edhe kokën me

Kapitulli 5 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - V
Zëri i thekshëm i një gjeli e bëri Fer Gjergjlekaj të përmendej. Hapi sytë. Në fillim nuk iu kujtua se ku ndodhej. Pas pak i njohu orenditë dhe ndjeu një ngazëllim të papërmbajtur, kur pa veten në dhomën e tij të dikurshme të dhëndërisë. Ngriti pak kokën dhe shikoi drejt valixhes që ndodhej në këndin e dhomës, e qetë dhe e heshtur. Më në fund arritëm, ju drejtua valixhes, pastaj u rrotullua në krahun tjetër dhe u përpoq të rikthente gjumin. Ishte e pamundur. Pas ca përpëlitjeve të kota, u ngrit përgjysmë nga shtrati dhe u shtriq. Ashtu, me fytyrë të mbufatur nga gjumi, u afrua afër pasqyrës së madhe që ndodhej e vendosur mbi komo, duke shikuar fytyrën e tij të lodhur. I dukej vetja më i lodhur sesa mbrëmë, kur ishte shtrirë pas gjithë asaj rruge të gjatë e të

Kapitulli 6 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - VI
Pasi e lidhi kravatën ushtarake, një copë herë u mor me rregullimin e jakës së këmishës dhe pastaj u afrua edhe më pranë pasqyrës, duke shikuar fytyrën e vet të lëmuar. Për një çast ju bë se në anën e kundërt të pasqyrës pa fytyrën e asaj vajze mitare, me ato vetullat kaleshe dhe me lotët si pika vese që kishin mbetur të varur në cepat syve të kaltër, si qielli pa re. I trembur, u largua një hap prapa, duke tundur kryet për ta bindur veten se nuk ishte në ëndërr. Kishte shumë kohë që ajo pamje nuk i shqitej nga mendja, duke e trazuar në çdo kohë. Ishte i sigurt se atë ditë, ajo vajzë kishte dashur t’i thoshte diç, këtë e kishte kuptuar nga shikimi i saj. U largua nga pasqyra, duke dashur që edhe ato mendime t’i

Kapitulli 7 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - VII
 „Njëqind dollarë, kushtojnë pesë SFr, nuk zbres më poshtë në çmim,“ – tha prerë Hoffmann. „Është çmim i lartë. Unë nuk paguaj asnjë rapp më tepër se tre SFr,”– tha Besimi. “Mirë, sa dollar i do?” “Të thash, varet nga çmimi” “Nëse i blen mbi një milion, do të jap në çmimin e caktuar nga ti, nëse blen nën një milion, atëherë nuk ndryshoj asgjë nga çmimi.” “Po nëse i blej pesë milionë?” “Aha!? Ti i do të gjitha? Ke të drejtë, atëherë. Kështu po! Pajtohem plotësisht. Më fal se qenkemi keqkuptuar!” “S’ka gjë. Për transportimin e tyre duhet të presim, derisa të bëjë organizimin.” “Mirë. Merremi vesh përmes telefonit.” “Në asnjë mënyrë. Pas dy javësh, në kohën e njëjtë plus-minus gjysmë ore në restorantin “Mövenpick”, në vendin e quajtur Würenllos. Takimi është i

Kapitulli 8 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - VIII
Happy birthday to you, Happy birthday dear Dafina!... Dafina i fryu qirinjtë e vegjël, që ishin të ngulur në anën e epërme të tortës. Nuk u fikën të gjithë. Një mbeti i ndezur. Dafina u mbush prapë me frymë dhe e fryu. Qiri u fik. Të pranishmit, që pak më parë kishin kënduar në kor këngën e njohur të ditëlindjes, duartrokitën gëzueshëm. “Mami, qiriu që nuk u fik për të parën herë, tregon fat, a po jo?” “Besoj se po!” – u përgjigj Meri. “Mami, kjo është shoqja ime më re. Quhet Zana!” – tha Dafina, duke qëndruar një copë herë bri saj. Zana u skuq lehtë. “Sa emër të bukur paske, moj bijë! E gëzofsh!” “Të faleminderit!“ – u përgjigj ajo. “Si quhet nëna jote?“ – pyeti Meri, duke ia hedhur lehtë dorën mbi sup. Vajza u tkurr pak, duke u tërhequr prapa.

Kapitulli 9 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli  - IX
Vetura ndaloi pranë restorantit „Podgorica“, që ndodhej në periferi të qytetit. Pasi e shtypi sustën e ziles, derën e hapi një vajzë e veshur me uniformën e kamerieres. Hyri brenda, kurse ajo e mbylli derën me bravë. Në korridorin e ngushtë e priti pronari. Ishte një burrë rreth të pesëdhjetave, me mustaqe dhe flokë pis të zeza, të bojatisura. Ishte malazez, i ikur nga Shqipëria para tridhjetë vitesh, i lindur dhe i rritur në një fshat në rrethin e Shkodrës. E fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe. Pasi kaluan tri shkallë, u ndodhën para banakut modern. Prapa tij i përshëndetën dy vajza. Kaluan sallën e madhe dhe të rregulluar bukur. Tavolinat ishin të radhitura në pesë rreshta dhe të mbuluara me cohë të bardhë. Në ballë ndodhej një derë e madhe pakëz e hapur. Kaluan në sallën tjetër, e cila ishte edhe më e madhe dhe më e gjerë se e para. Në fundin e saj shiheshin dy

Epilog - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



EPILOG

Mugëtira e mëngjesit pranveror sa kishte filluar ti shuante yjet që regëtinin në qiell, kur në oborrin e mbushur plot bar e lule ndaloi makina. Nga rruga e gjatë dhe e mundimshme Bardhës akoma i ushtonin veshët. Pasi doli jashtë, fresku ia përshkoi lehtë fytyrën, duke ia shpupurishur flokët butësisht. Ato pamje, në atë dritë të mugët të mëngjesit pranveror, për një çast iu duken të pabesueshme. Ishte e mundur, vallë, që shkatërrimi i çdo gjëje njerëzore të ketë arrirë deri në këtë pikë? Përballë ndodheshin gërmadhat e shtëpisë, kurse para murit shquheshin grumbuj mbeturinash të karbonizuara, thëngjij të shuar dhe mbi to, si me qesëndi, kishte gufuar hardhia, e cila sikur nuk kishte dashur të pajtohej me katrahurën. Në

Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


Zonja Bovari - Roman


Në “Meditimin e dytë” Dekarti e quan romanin “një gjë që mendon, një gjë që dyshon, që dëgjon, që koncepton, që pohon, që do, që nuk do, që imagjinon dhe që ndien”.

Ky përkufizim i dijetarit dhe filozofit të shquar francez të shekullit XVII që sjell ndër mend më tepër se veprën e artit, qenien e gjallë, njerëzore, jo të rëndomtë, por me shpirt dhe me mendje. Në ka krijimtari që i përgjigjet më së miri atij, është ajo e Gustav Floberit.

Si në romanet filozofike, “Tundimi i shën Antonit”, “Buvar dhe Pekyshe”, në skicat “Shtatë djemtë e dervishit” dhe në romanet në kuptimin e thjeshtë të fjalës, si “Edukimi i ndjenjave’, “Zonja Bavari” dhe “Salambó”, autori sa më shumë futet në botën e krijesave të tij, aq më tepër bëhet një me ta. Të lindura prej imagjinatës, ato do të kenë të njëjtin fat me të, sepse më kot do të vënë të gjitha forcat e tyre në kërkim të dashurisë, të lumturisë, të së vërtetës. E vetmja rrugë shpëtimi larg botës tragjike të njerëzve për shkrimtarin do të jetë pasqyrimi i jetës nëpërmjet artit.
- See more at: http://gazetakritika.net//Forumi/index.php?itemid=1644#sthash.9jiyeWTG.dpuf
Zonja Bovari - Roman


Në “Meditimin e dytë” Dekarti e quan romanin “një gjë që mendon, një gjë që dyshon, që dëgjon, që koncepton, që pohon, që do, që nuk do, që imagjinon dhe që ndien”.

Ky përkufizim i dijetarit dhe filozofit të shquar francez të shekullit XVII që sjell ndër mend më tepër se veprën e artit, qenien e gjallë, njerëzore, jo të rëndomtë, por me shpirt dhe me mendje. Në ka krijimtari që i përgjigjet më së miri atij, është ajo e Gustav Floberit.

Si në romanet filozofike, “Tundimi i shën Antonit”, “Buvar dhe Pekyshe”, në skicat “Shtatë djemtë e dervishit” dhe në romanet në kuptimin e thjeshtë të fjalës, si “Edukimi i ndjenjave’, “Zonja Bavari” dhe “Salambó”, autori sa më shumë futet në botën e krijesave të tij, aq më tepër bëhet një me ta. Të lindura prej imagjinatës, ato do të kenë të njëjtin fat me të, sepse më kot do të vënë të gjitha forcat e tyre në kërkim të dashurisë, të lumturisë, të së vërtetës. E vetmja rrugë shpëtimi larg botës tragjike të njerëzve për shkrimtarin do të jetë pasqyrimi i jetës nëpërmjet artit.
- See more at: http://gazetakritika.net//Forumi/index.php?itemid=1644#sthash.9jiyeWTG.dpuf
Zonja Bovari - Roman 

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariNë “Meditimin e dytë” Dekarti e quan romanin “një gjë që mendon, një gjë që dyshon, që dëgjon, që koncepton, që pohon, që do, që nuk do, që imagjinon dhe që ndien”.

Ky përkufizim i dijetarit dhe filozofit të shquar francez të shekullit XVII që sjell ndër mend më tepër se veprën e artit, qenien e gjallë, njerëzore, jo të rëndomtë, por me shpirt dhe me mendje. Në ka krijimtari që i përgjigjet më së miri atij, është ajo e Gustav Floberit.

Si në romanet filozofike, “Tundimi i shën Antonit”, “Buvar dhe Pekyshe”, në skicat “Shtatë djemtë e dervishit” dhe në romanet në kuptimin e thjeshtë të fjalës, si “Edukimi i ndjenjave’, “Zonja Bavari” dhe “Salambó”, autori sa më shumë futet në botën e krijesave të tij, aq më tepër bëhet një me ta. Të lindura prej imagjinatës, ato do të kenë të njëjtin fat me të, sepse më kot do të vënë të gjitha forcat e tyre në kërkim të dashurisë, të lumturisë, të së vërtetës. E vetmja rrugë shpëtimi larg botës tragjike të njerëzve për shkrimtarin do të jetë pasqyrimi i jetës nëpërmjet artit.

PJESA PARE , PJESA DYTE , PJESA TRETE

Pjesa Trete - Kreu 11 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPjesa Tretë
     Kreu XI
 Sharlit, të nesërmen, me kërkesë të tij, ia sollën vajzën në shtëpi. Ajo kërkoi mamin. I thanë se nuk ishte aty, se do t’i binte lodra. Berta e përmendi disa herë; pastaj, me kalimin e kohës, nuk u kujtua më për të. Gëzimi i kësaj fëmije ia mbushte shpirtin vrer Bovariut dhe, veç kësaj duhej të përballonte edhe ngushëllimet e padurueshme të farmacistit.
S’kaloi shumë dhe telashet e parave filluan përsëri, sepse Lërëi e shtynte përsëri mikun e tij Vensar, dhe Sharli mori

Pjesa Trete - Kreu 10 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPjesa Tretë
     Kreu X
 Letrën e farmacistit ai e kishte marrë tridhjetë e gjashtë orë pas ndodhisë; dhe, zoti Ome, duke pasur parasysh, se ai ishte njeri i ndjeshëm, e kishte hartuar në mënyrë të tillë që ishte e pamundur të merrje vesh se ç’kishte ngjarë me të vërtetë.
Në fillim plaku i shkretë kish rënë përdhé si t’i kishte rënë pika. Pastaj mendoi se ajo nuk kishte vdekur. Po ndoshta

Pjesa Trete - Kreu 9 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20Bovari
Pjesa Tretë
     Kreu IX
 Gjithmonë, pas vdekjes të dikujt, të shkaktohet njëfarë shtangieje, kaq të vështirë e ke ta kuptosh këtë shfaqje të papritur të hiçit dhe ta mbledhësh mendjen, që ta besosh atë.
Mirëpo Sharli kur vuri re se ajo nuk lëvizte më, iu hodh përsipër, duke bërtitur:
- Lamtumirë! Lamtumirë!
Omeu dhe Kaniveu e tërhoqën jashtë dhomës.

Pjesa Trete - Kreu 8 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPjesa Tretë 
                                             Kreu VIII

Rrugës Ema pyeste veten: “Ç’do t’i them? Nga t’ia nis?” Dhe sa më shumë bënte përpara – njihte kaçubat, pemët, kallamat e ujit mbi kodër, kështjellën atje tutje. Iu ngjallën përsëri ndjenjat e dashurisë së parë, dhe e mjera zemra e saj e ndrydhur, i çelej në to me afsh. Në fytyrë i frynte një erë e ngrohtë; bora, që ishte duke u

Pjesa Trete - Kreu 7 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPjesa Tretë
     Kreu VII
 Të nesërmen ajo u tregua stoike kur iu paraqit mjeshtër Arani, nëpunësi përmbarues, bashkë me dy dëshmitarë, për të bërë procesverbalin e sekuestrimit të pasurisë.
Ata ia nisën nga dhoma e vizitave të Bovariut dhe nuk e regjistruan fare kafkën frenologjike, të cilën e quajtën si mjet të profesionit të tij; mirëpo në kuzhinë i numëruan që nga

Pjesa Trete - Kreu 6 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20Bovari
Pjesa Tretë
     Kreu VI
Gjatë udhëtimeve që bënte për të takuar atë, shpesh herë Leoni hante darkë nga farmacisti, dhe e ndiente veten të detyruar, për njerëzi, ta ftonte dhe ai nga ana e tij.
- Me gjithë dëshirë! – i ishte përgjigjur zoti Ome. – Edhe unë duhet të vihem në lëvizje për të marrë disi fuqi, se këtu po zë myk. Do të shkojmë në shfaqje, në restorant, kemi për të bërë qejf sa t’i

Pjesa Trete - Kreu 5 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPjesa Tretë
     Kreu V
 Ajo shkonte aty çdo të enjte. Ngrihej dhe vishej pa u ndier që të mos zgjonte Sharlin, i cili do ta qortonte që bëhej gati aq herët. Pastaj sillej poshtë e lart nëpër dhomë; rrinte nëpër dritare dhe shikonte sheshin. Të gdhirët vërtitej midis shtyllave të tregut, dhe në shtëpinë e farmacistit, që i kishte kanatet të mbyllura, shquheshin në refleksin e zbehtë të

Pjesa Trete - Kreu 4 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20Bovari
Pjesa Tretë
     Kreu IV
 S’kaloi shumë kohë dhe Leoni filloi të mbahej mbi shokët, i shmangej shoqërisë me ta, dhe i la krejt pas dore dosjet.
Letrat e saj i priste, i lexonte dhe i rilexonte. I shkruante asaj. E sillte atë ndër mend me gjithë ofshin e epsheve dhe kujtimeve të tij. Në vend që dëshira për ta parë sërish t’i zbehej, meqë e kishte

Pjesa Trete - Kreu 3 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20Bovari Pjesa Tretë
     Kreu III
Ishin tri ditë të mbushura plot e përplot, të mrekullueshme, të shkëlqyera, një muaj mjalti i vërtetë.
Ndenjën në Hotel Bulonja, në port. Dhe jetonin aty, me grila të ulura me dyer të mbyllura, me lule përdhe dhe me shurupe me akull, që ua sillnin që në mëngjes.
Rreth mbrëmjes, merrnin një barkë të mbuluar dhe shkonin hanin darkë në një ishull.

Pjesa Trete - Kreu 2 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPjesa Tretë
     Kreu II
 Kur mbërriti në han, zonja Bovari u çudit që nuk e pa karrocën e postës. Iveri që e kishte pritur pesëdhjetë e tri minuta, më në fund kishte ikur.
Megjithatë asgjë nuk e shtrëngonte që të nisej; mirëpo kishte dhënë fjalën që do të kthehej atë mbrëmje. Për më tepër e priste edhe Sharli dhe tashmë ndiente në zemër atë

Pjesa Trete - Kreu 1 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPjesa Tretë
     Kreu I
Zoti Leon, gjatë kohës që studionte për drejtësi, kishte shkuar shpesh herë në Shomjer, ku kishte pasur sukses të madh me të rejat punëtore lozonjare, të cilave u dukej njeri me pamje fisnike. Binte në sy midis tërë studentëve të tjerë: flokët nuk i mbante as shumë të gjatë, as shumë të shkurtër, nuk i hante që ditën e parë parat e gjithë tremujorit, dhe

Pjesa Dyte - Kreu 15 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20Bovari

PJESA E DYTË
Kreu XV

Turma qëndronte pranë murit, e radhitur simetrikisht midis parmakëve. Në qoshe të rrugëve fqinje, ishin vendosur disa shpallje jashtëzakonisht të mëdha që kishin të njëjtat lajmërime me shkronja të lajluara: “Luçia e Lamermurit... Lagardi... Opera...etj.” Ishte kohë e bukur, bënte vapë; djersa u kullonte njerëzve nëpër flokë; secili prej tyre fshinte ballin e skuqur dhe nganjëherë era e vakët, që frynte nga lumi,

Pjesa Dyte - Kreu 14 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20Bovari
 PJESA E DYTË

Kreu XIV

Në radhë të parë s’dinte si të vepronte që të shlyhej me zotin Ome për të gjitha barnat që kishte marrë tek ai; dhe, ndonëse si mjek që qe, mund të mos ia paguante, prapëseprapë ky detyrim e bënte disi me turp. Pastaj shpenzimet brendapërbrenda, tani që

Pjesa Dyte - Kreu 13 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPJESA E DYTË
Kreu XIII

Sa mbërriti në shtëpi, Rodolfi u ul menjëherë në tryezën e shkrimit, poshtë kokës së drerit të varur në mur si ndonjë trofe. Mirëpo, kur mori penën në dorë, s’gjente dot gjë për të shkruar. Kështu që u mbështet mbi bërryla dhe nisi të mendohej. Ema i dukej e degdisur në një të kaluar të largët, sikur vendimi i marrë

Pjesa Dyte - Kreu 12 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPJESA E DYTË
Kreu XII

Filluan të duheshin përsëri. Shpesh herë bile, në mes të ditës, papritmas Emës i shkrepej t’i shkruante atij, pastaj, nga xhami i dritares, ajo ia bënte me shenjë Justinit, i cili, si zgjidhte shpejt e shpejt përparësen, ia mbathte vrap e në La Yshet. Rodolfi vinte; ajo e donte t’i thoshte që po mërzitej, që s’e shihte dot burrin me sy dhe që po i bëhej jeta lemeri!

Pjesa Dyte - Kreu 11 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20Bovari
PJESA E DYTË
Kreu XI

Kohët e fundit ai kishte lexuar për një metodë të re që e lavdëronin shumë, për kurimin e këmbëve të shtrembra; dhe, meqë ishte ithtar i përparimit, i lindi ideja patriotike që edhe Jonvili, të ishte në nivelin e duhur; duhej të bëheshin edhe aty operacione strefopodie.
- Sepse, - i thoshte ai Emës, - ç’humbasim? Mendojeni këtë

Pjesa Dyte - Kreu 10 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


PJESA E DYTË

Kreu X

Pak nga pak frika e Rodolfit iu ngjit dhe asaj. Në fillim e dehu dashuria, dhe veç kësaj nuk mendonte për asgjë tjetër. Mirëpo, tani që ajo i ishte bërë një domosdoshmëri për jetën, kishte frikë se mos humbiste diçka prej saj, ose bile se mos i trazohej. Kur kthehej prej tij, shikonte rreth e rrotull e shqetësuar, duke përgjuar gjithçka që dukej edhe larg në horizont dhe çdo baxhë shtëpie në fshat prej nga mund ta vinin re. Mbante

Pjesa Dyte - Kreu 9 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober

PJESA E DYTË
Kreu IX
Kaluan gjashtë javë. Rodolfi nuk erdhi. Një mbrëmje, më në fund, u duk.
Të nesërmen e panairit bujqësor, ai kishte thënë me vete:
- Do të bëja gabim, po të shkoja andej kaq shpejt.
Dhe nga fundi i javës, doli për gjah. Pas gjahut, mendoi se ishte tepër vonë, pastaj bëri këtë arsyetim:
- Në fund të fundit, në më dashuroi që ditën e parë,

Pjesa Dyte - Kreu 8 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20Bovari
PJESA E DYTË
Kreu VIII

 Dhe me të vërtetë erdhi dita e hapjes së atij panairit të famshëm. Që në mëngjes të festës së madhe, gjithë banorët, te dyert e shtëpive, bisedonin me njëri-tjetrin për përgatitjet; ballina e bashkisë ishte stolisur me urth; në një livadh të vogël kishin ngritur një tendë për gostinë, dhe, mu në mes të sheshit, përpara kishës, rrinte një njeri me një si top, i cili do të njoftonte mbërritjen e zotit prefekt dhe emrat e bujqve çmim fitues. Nga Byshia i kishte ardhur për ndihmë grupit të zjarrfikëseve me në

Pjesa Dyte - Kreu 7 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


PJESA E DYTË
Kreu VII
E nesërmja ishte për Emën një ditë e kobshme. Gjithçka iu duk e mbështjellë në një atmosferë të zymtë që ashtu, turbull, qëndronte pezull jashtë gjërave dhe në shpirt i futej lirshëm hidhërimi me ca ulërima të ëmbla si ato të erës së dimrit në kështjellat e braktisura. Ishte për të një nga ato ëndërrime për atë që nuk të kthehet më, një mërzitje që të pushton pas çdo fakti të kryer, ajo dhimbje, pra, që të shkakton ndërprerja e çdo lëvizjeje

Pjesa Dyte - Kreu 6 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20BovariPJESA E DYTË
Kreu VI


Një mbrëmje kur dritarja ishte e hapur, dhe ajo, ulur pranë saj, sapo kishte parë Letibuduain, shërbyesin e kishës, që krasiste bushin, papritmas dëgjoi kambanat, të cilat binin për falemimërinë.
Sapo kishte hyrë prilli, koha kur çelnin aguliçet; mbi lehet e punuara frynte një erë e ngrohtë dhe kopshtet ashtu si dhe gratë dukeshin sikur po stoliseshin për festat e verës. Nga kangjellat e tendës dhe më tej rreth e rrotull, dukej në livadh lumi që bënte nëpër bar dredha

Pjesa Dyte - Kreu 5 - Romani Zonja Bovari i Gustav Flober


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Zonja%20Bovari
PJESA E DYTË

Kreu V


Ishte një e diel shkurti, një mbasdite që binte dëborë. Që të gjithë, zoti dhe zonja Bovari, Omeu dhe Leoni kishin shkuar, në një luginë, një gjysmë lege nga Jonvili, për të parë një fabrikë për tjerrjen e lirit, në ndërtim e sipër. Farmacisti kishte marrë me vete Napoleonin dhe Atalinë, që të stërviteshin në ecje, ndërsa Justini i shoqëronte, duke mbajtur çadrat mbi sup.
Në të vërtetë, s’kishte gjë më të rëndomtë se ky objekt kureshtjeje. Ishte një godinë e gjatë katërkëndëshe me shumë dritare të vogla që