Pages

NJË DITË DHE ÇOHESH JERM KAP.7 DHE 8 DONKISHOTI DHE ROSTINANTI

NJË DITË
Ju të hunit
E të litarit
Votoni nenin
Për qethjen e gomarit
Por sojin tuaj
Ju mos u bezdisni
Gjeni një kod
Dhe mirë qëndisni
As sa për dy gishta

PO FRYN NJË ERË - KAP.6 DONKISHOTI DHE ROSTINANTI

PO FRYN NJË ERË
Po fryn era nga Evropa
Me furtunë e me bela
Na bëri shpirtin
Gropa, gropa
Zi e më zi
Se s’ka ma
Lloj, lloj ligjesh
Po na sjellin
Veç ka nisur plaka

JETO SI NJERI KAP.5 DONKISHOTI DHE ROSTINANTI

Na ka dalë në lagje
Një bela
Plaku matuf
E plaka gungaçe
Thua se fluturojnë
Nëpër hava
Si kanë nisur t’i përdorin
Disa ilaçe

ME PËRQESH BOTËN - KAP..4 DONKISHOTI DHE ROSTINANTI

Donkishoti e dada Hata
Dalin në korije
E mëhallë
Për të mbledhur
Krande të thata

PËR KËTA BURRA -KAP..3 DONKISHOTI DHE ROSTINANTI

Lum vatani e rroftë mileti
Na kanë dalë disa dai
Flakë po del
nga interneti

PUSHTETI TË MBAN - PART 2 DONKISHOTI DHE ROSTINANTI


Ah mor miku
Mor dallkauk
Në politikë
Shumë po përzihesh
Shih siç je katandisur

SI DONKISHOTI - part 1

Nuk di sa vlen
Një bisht gomari
Por pa përdhosur dikë
Ti dot nuk jeton
Mendo pakëz me kokë
Mor bir zuzari

Kongresi Kombëtar i Elbasanit(2-8 shtator 1909)

Kongresi i Dibrës nuk e ndryshoi vendimin e marrë qysh më parë nga rrethet atdhetare për të mbledhur një kongres kombëtar në Elbasan, i cili do të shqyrtonte në mënyrë të veçantë problemin e shkollës shqipe që ishte bërë objekt i sulmeve të xhonturqve,

Reaksioni xhonturk dhe qëndresa kundër tij (1909-1910)

Megjithëse Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” kishte deklaruar se nuk do të përzihej në çështjen e zgjedhjes së alfabetit të gjuhës shqipe, në të vërtetë ai mobilizoi kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe në mënyrë të veçantë kundër klubeve e shkollave shqipe gjithë administratën shtetërore, qendrore e lokale, klerikët fanatikë myslimanë dhe ekspeditat e gjeneralëve osmanë.

Kongresi i Dytë i Manastirit (2-3 prill1910)

Në këtë gjendje të acaruar të marrëdhënieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit për çështjet e kulturës shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarët shqiptarë mblodhën një kuvend tjetër kombëtar, Kongresin e Dytë të Manastirit. Ky tubim u thirr me nismën e klubit “Bashkimi” të Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill të vitit 1910.

Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit të Manastirit dhe dhuna xhonturke (dhjetor 1908 - gusht 1909)


Të mbështetur në vendimet e Kongresit të Manastirit, atdhetarët shqiptarë hapën shkolla të reja shqipe dhe i shtuan përpjekjet për të përhapur shkrimin shqip në të katër anët e vendit. Në janar të vitit 1909 klubi i Elbasanit mblodhi të holla të mjaftueshme për të mbajtur me

Kongresi i Manastirit 14 - 22 nëntor 1908

Përhapja e shkollave dhe e mësimit të gjuhës shqipe, si edhe zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi, shtruan në rend të ditës nevojën e caktimit të një alfabeti të vetëm. Rilindësit me të drejtë e shihnin mungesën e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe jo vetëm si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike, një shenjë ndasie, që pengonte bashkimin e shqiptarëve. Zgjidhja e saj do të ndihmonte si në lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar.

Roli historik i Kongresi të Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe (14-22 nëntor 1908) (Liber)

Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi punimet deri më 22 nëntor. Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare

10 - Cuca e maleve që këputi prangat - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuCuca e maleve që këputi prangat...
E diele mbrëma. Në Tiranë, në njerën nga sallat më të mëdha të Pallatit të kulturës. Në skenën e Teatrit të Operës dhe Bale tit- „CUCA E MALEVE”, balet në dy pjesë. Ani pse ishte shfaqur edhe shumë herë përpara, publik pati për deri në vendet e fundit në sallë. Në mesin e tyre punëtorë, nxënës, studentë e të tjerë. Edhe më të vegjlit që kishin ardhur me prindërit e tyre. Fiks në orën 18 ngrihet perdja e ndizen reflektorët me gjithfarë ngjyrash. Kumbojnë tingujt e muzikës, që thua se po dalin nga thellësia e tokës. Muzikë e fuqishme, që ndërthuret e mishërohet aq mjeshtërisht me çdo

9 - Shkodër: “Treni mendjemadh” - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuShkodër: “Treni mendjemadh”
Të nesërmen morëm rrugën kah Kruja. Jo fort larg Tiranës, autobusi ynë ndalet për një çast. Kalon një tren para nesh dizel-lokomotiva i tërheq pas disa dhjetëra vagona lë rinj, ngjyrë të gjelbër. Është ky treni i shpejt që vjen nga Laçi për Tiranë. - Ky është „treni mendjemadh”. Këtë emër ia kanë dhënë Kavaja, pasi ai nuk ndalet aty, thotë si në mahi Tonin Harapi, kompozitor i njohur i cili atë ditë na shoqëronte. Kuptojmë se të gjithë trenat e udhëtarëve këtu, janë me lokomotiva të këtilla. Edhe trenat e shpejtë populli i quan „trena me ndjemëdhenj”. Shikimi më ndalet në arat e pamegja. Tokë pune edhe në kodrinat për rreth. Në to përthekohen si unaza rradhat e

8 - Në Durrës - qytetin muze - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuNë Durrës - qytetin muze... 
Durrësi, qytet i vjetër e me një histori të bollshme. Atë lashtësinë e tij e kuptojmë më së miri në Muzeun arkeolog]ik. Shpjegimet na i jep historjanja e re, Hovake Hoxholli. Në Muzeun arkeologjik të Durrësit janë të ekspozuara dhe mirë të ruajtura gravura, vizatime, shtylla, pllaka e shumë të tjera materiale interesante që flasin më së miri mbi lashtësinë e ilirëve dhe historinë e tyre gjatë shekujve. Nëpër vitrina prej qelqi janë të vendosura armët ilire të shekullit III-II para epokës sonë, enë prej qelqi (shek. I p.e.s.), enë e stilit apul - kohë e Zeusit (shek. III i epokës sonë), reliev - luftim në

7 - “Fletërrufetë” dhe “heronjtë e punës” - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20Vu“Fletërrufetë” dhe “heronjtë e punës”... 
Me autobusin e „Albturistit” shpejtojmë rrugëve të gjera e të asfaltuara nëpër paralagjet e Tiranës. Pikërisht në orën njëmbëdhjetë para dite duhej të ishim në Uzinën ,.Traktori”, në njërën prej qendrave më të mëdha e më rëndësishme industriale të kryeqytetit të Shqipërisë. Në hyrje takohemi me një të ri, i cili na priti dhe na shoqëroi gjatë dy orëve sa i kaluam këtu duke na dhënë shpjegime të shumta, për ato që neve na interesonin. Në e parë mendova se është punëtor i zakonshëm. I veshur modest, me “kombinoqe” të punës ku në xhepin e sipërm i shkruante vetëm Uzina „Traktori”. Vasili, ishte brigadier në njërën prej reparteve të këtushme. Më vonë kuptojmë se Vasili

6 - Shqipëri: Ku janë dhe ç’bëjnë tani profetët? - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuShqipëri: Ku janë dhe ç’bëjnë tani profetët? 
Në Shkodër e vizituam edhe Pallatin e sporteve. Atë mbrëmje sportistët e rinj bënin ushtrime. Ishin djem faqekuq e të zhvilluar mirë. Në sallën tjetër stërvitin ata që ngrehin pesha. Me ta është trajneri i cili i këshillon, i udhëzon, ua mëson rregullat se si më lehtë mund të ngrihet pesha e rëndë 40, 50, 60 kilogramë. Janë të gjithë nxënës të shkollave të mesme të Shkodrës. E kur ushtrimet e parapara të asaj nate dhjetori morën fund, ata me fytyra të mërdhezura e të djersitur, pa bërë zhurmë, dalin nga salla. Na përshëndesin me buzë në gaz. Ne vazhdojmë të vizitojmë edhe sallat e tjera të këtij Pallati. Ndizen reflektorët e mëdhenj. Jemi tani në sallën më të madhe, e cila mund

5 - Te një varr i harruar - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuTe një varr i harruar ... 
Disa pëllëmbë toke në Zym të Hasit e bëjnë varrin e shkrimtarit tonë Shtjefën Gjeçovi! Atje pushojnë eshtrat e tija me vite të tëra: edhe në këto ditë dïmëri mbi varr të të cilit (ndoshta) po palohet bora e parë. Mbi atë varr i cili nuk dallon prej të tjerëve për rreth. As nuk është i rrethuar e as nuk ka ndonjë rrasë mermeri mbi të cilën do të zënin vend do fjalë për te - se ishte shkrimtar, se na deshi, se e duam ... Ai varr që po shkatërrohet dita- ditës, po bëhet rrafsh me tokën e një ditë kemi druajtje se mos do të fshihet nga faqja e dheut. Ne e duam, u muar vesh, Gjeçovin. Na i la si kuj tim se ishte, shumë

4 - Dëshirat e zëna pick... - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuDëshirat e zëna pick... 
(Dialog i imagjinuar me 75 vajza fshatare të komunës së Gjakovës, të cilat sivjet e kryen shkollën fillore, por që nuk janë më nxënëse.) NDOSHTA NUK PO E NDIENI zërin tonë të shtjerrë, të frikësuar që del i përzier me dënesje të mëshehta. Të një fjale jemi e një hall të përbashkët e kemi: si t’ia bëjmë me këto pranga të padukshme të cilat për ditë e më shumë po na e rëndojnë zemrën? Ju mundeni vetëm t’i paramendoni se si duken këto pranga, por nuk e dini si të shitojnë, si ta ndajnë rritën. Nuk kemi forcë e aq guxim të ngrisim grushtat tonë - e t’i thyejmë xhamat e dritareve pas të cilave janë ditët e bardha, drita e diturisë - SHKOLLA. Ajo dritë që aq shumë e

3 - Jepni për shkollën! - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuJepni për shkollën!
Atëherë është biseduar se kushtet ne të cilat po punojnë shumica e shkollave fillore, këtu, në Kosovë, nuk janë hiç të mira. Janë do të dhëna që të bindin në këtë, të cilat si të tilla të mbushin mendjen që të kalosh prej fjalës në vepër e këtij aksioni sa me vend aq edhe human t’i jepet krahu i së mbarës në mënyrë që të niset rrugës së dëshiruar. Po i shënojmë vetëm ca të dhëna, që do ta ilustrojnë deri diku gjendjen e tanishme në shkollat tona: - vetëm O, 63 m1 i takon nxënësit tonë nga sipërfaqja që është nën kulm të shkollës (lexo: ky nu- mër në ca vende bie edhe në 0,30 m1), gjersa normat peaagogjike

2 - Ku është dora e pajtimit? - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuKu është dora e pajtimit?
Në trevat tona çdo vit vrasjet, që rrjedhë e kanë gjakëmarrjen, gjithnjë po shtohen. Nis në vitin 1965 ky numër është 41, më 1966- 64 më 1967- 71 e më 1968 — 89, gjersa vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë bërë 25 vrasje...! Nga këto po shtohet edhe numri i familjeve që gjënden në të ashtuquajturin „burg shtëpiak”. Vjet 60 sosh në Kosovë me më se 870 anëtarë nuk eiixojnë të shkelin as prakun e shtëpisë. Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, asi të moshës jomadhorc, asi që nuk guxojnë të shkojnë në shkollë... * * * Për ZENELIN kam pasë shkruajtur edhe para ca vitesh. Ju nuk e njihni atë, por mjafton të dini se atë e ka vrarë koha... Dhe, jo veiëm atë. Si ai ka

1 - Më thanë, shkruaj vetëm serbisht - Esad Dujaka Deja Vu

“Më thanë, shkruaj vetëm serbisht!”

Vëndi: Në njerën nga zyret e Drejtoratit të shërbimeve shoqërore në Viti. Aktorë: Ismet Kurteshi, kryetar i Konferencës komunale të LR dhe nëpunësja, RIFADIJE MUSLIU. Ismeti pohon, se atë ditë kishte pas kthyer këtu, ashtu spontanisht, të bëjë një vërejtje o sygjerim - pa të keq, në mënyrë shoqërore. Paska kërkuar arsyen e vërtetë, pse thirrjet që ishin dèrguar në terren, ishin të shkuar vetëm në gjuhën serbokroate. Por, prej nëpunëses

Lexo - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/Adnan Abrashi - NË VORBULLAT E JETËS
Ose (Kursi shpirtëror i filozofisë praktike nga mixha Dilë)
Roman  Copyright © autori
Kolona: Prozë
Redaktor i kolonës: Albatros Rexhaj
Botimet Filozofia Urbane - Prishtinë, 2013
Parathënie botimit të parë

Librin “NË VORBULLAT E JETËS” pata fatin që ta lexoj pa dyshim ndër të parët, si të thuash, në procesin e krijimit, meqë libri mu ofrua që ta rregulloja gjuhësisht para se të botohej. Dhe, të them të drejtën, materia që shtjellohet me pasion nga autori, shkakton gjithsesi një trandje intelektuale dhe

EPILOG - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSEPILOGU I NJË FILLIMI

Me të përmbaruar të gjitha shënimet, mu desh t’i kthehesha sërish librabrave të MIA religjioze: KUR’AN-it dhe BIBLËS, përmbajtjes së tyre të shenjtë në verifikim të ndritjes që flakëroi në mua si e vërtetë e porosisë metaforike të tyre: Lexova KUR’AN-in: “Allahu është caku, synimi, qëllimi i çdo krijese, sepse çdo krijesë ka nevojë për Te”. Mendova racionalisht dhe shënova: Ne jemi krijesë e Allahut të madh dhe burim i pashtershëm që vjen nga Ai. Jemi pjesë dhe krijesë e Allahut, prandaj Ai është në ne, dhe askund tjetër. Qëllimi i ngritjes sonë shpirtërore do të jetë që sërish të vihet kontakti i afërt meTë - ashtu sikurse ishte në Kopshtin e Edemit. Ashtu sikurse ishte para mëkatit të

Pjesa 2 Kapitulli 12 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA II - Kapitulli XII  
Vendtakimin e përbashkët e caktuam afër stacionit të autobusëve. Fshati ku jetonte mixha Dilë, për Zanën nuk ishte i panjohur. Mu në afërsi, disa kilometra larg, ishte i stacionuar punkti i qendrës rehabilituese ku ajo ordinonte me projektin e saj humanitar. Edhe pse ambulanca qe vendosur në fshatin tjetër komshi, përfshinte edhe 20 fshatra tjera të regjionit. Pra edhe këtë fshat ku banonte mixha Dilë. Sa ajo ishte e njohur si mjeke në këto anë u vërejt menjëherë posa zbritëm nga autobusi. Gjat tërë rrugës të shtegtimit tone kah maja e kodrës ku ishte shtëpia e mixhës Dilë, shumica e fshatarve

Pjesa 2 Kapitulli 11 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA II - Kapitulli XI 
...U zgjova herët në mëngjes i disponuar. Nga dritarja e dhomës sime vërejta depërtimin e fuqishëm të një tufe të rrezere të diellit, paralajmërim ky i mirë, se dita e sotme do të jetë e ngrohtë. E shtunë. Dita kur duhet takuar mixhën Dilë. Më parë, para gjashtë muajsh, ka qenë më lehtë. Ne ishim fqinj dhe shtëpitë i kishim përballë. Tani, deri tek ai, duhej udhëtuar me autobus. U përgatita shpejt dhe me gëzim u orientova kah Stacioni i Autobusave të qytetit. Pasi fshati gravitonte afër magjistrales që lidhte dy qytete, qarkullimi i automjeteve në atë drejtim ishte i shpeshtë. Nuk prita shumë. Shpejt u gjeta

Pjesa 2 Kapitulli 10 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA II - Kapitulli X 
...Sot në vendin e punës u paraqita shumë më herët se orari i zakonshëm. Posa hyra në ndërtesën e agjencionit, përveç pastrueses nuk e takova askë nga personeli. Hapa derën e zyrës dhe u vendosa në karrigen e tavolinës sime të punës. Ende pa ndërmarrë asnjë veprim tjetër, në mendje projektova menjëherë planin e aktivitetit të sotëm ditor. Hapa në kompjuter programin e notesit. Në shënimet për ditën e sotme kisha të caktuara pesë takime me klientët. Më duhej të isha i përgatitur si fizikisht, ashtu edhe psikikish. Nga të gjitha terminet e takimeve, që i kisha për sot, e ndava njërën si më të rëndësishme. Kishte të bënte me një lokal në qendrën e qytetit. Si agjencion

Pjesa 2 Kapitulli 9 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA II - Kapitulli IX 
Ishte dimër i vërtetë. Janari kulminoi me ashpërsinë e motit të ftohtë që kishte mbretëruar këtë vit. Sonte më ftoi Zana të jem për darkë tek ajo. Sikur më tha në telefon, nergut për këtë mbrëmje kishte gatuar një specialitet të veçantë. U gëzova pa masë. Ky ishte edhe rast i përshtatshëm që nga ajo të merrja mendimin profesional për halucinacionin tim të Leonardos. Isha në dilemë të madhe si t’ia filloja bisedës rreth kësaj çështjeje. Jo, nuk do t’ia tregoj të vërtetën. Do t’i them se fjala është gjoja për një mik timin, ose për

Pjesa 2 Kapitulli 8 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA II - Kapitulli VIII
17.dhjetori i vitit 200. do të jetë për mua një ditë e paharruar, i cili, seriozisht vuri në sprovë të gjitha mësimet e gjertanishme në rrugën time të filluar të vetëngritjes shpirtërore. Ajo çfarë përjetova atë ditë, denjësisht më ngjalli dyshimin se mos vallë isha në rrugën e çmedurisë. Fatkeqësisht, as Mixhën Dilë nuk e kisha pranë. Ndërsa Zanës, si mund t’i thuhen asaj këto gjëra? Vërtetë, për këtë rast ajo më tepër do të kishte kompetencën profesionale. Mirëpo, si ta pyes atë? Si t’i them asaj, mos jam çmendur?! Pastaj, dihet, mjekët, kur merren me shërimin e të afërmve, dyshojnë në më të keqen, dhe

Pjesa 2 Kapitulli 7 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA II - Kapitulli VII 
Pas bisedës së dytë telefonike, kontaktet tona me Zanën ishin më të shpeshta dhe më të drejtëpërdreta. Në këto takime, që shpeshherë zgjasnin me orë të tëra, veç të tjerash, shoshitnim edhe shumë gjëra dhe ndodhi nga jeta jonë e kaluar. Pas shkëputjes së kontakteve nga shkolla e mesme, tanimë, si miq të vërtetë, unë asaj në detaje i kisha rrëfyer për shumë segmente të rëndësishme të së kaluarës sime: për rënien dhe ngritjen time shpirtërore, për nënën time të e dashur krenare përplot vuajtje dhe durim... si dhe... patjetër, për njeriun gjenial, yllin e jetës sime, Mixhën Dilë. Nga këto biseda të përbashkëta, edhe

Pjesa 2 Kapitulli 6 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA II - Kapitulli VI
Pas dimrit të ftohtë që bënte këtë vit, era e këndshme, që paralajmëronte pranverën e hershme, filloi të ndihej me të madhe edhe në qytetin tim. Sipas disa pleqve të lagjes, kësi të ftohti nuk mbahej mend në këto anë. - Shyqyr Zotit e kaluam edhe këtë kijamet! - ishin fjalët më të shpeshta të bashkëqytetarëve të mi që vërtetë i gëzoheshin motit të mirë. Edhe pas katër vjetësh nga mbarimi i luftës në Kosovë, rryma edhe më tej mbetej sfidë e pazgjidhur. Administrata e Përkoshshme e Kombeve të Bashkuara UNMIK ende nuk dispononte me mekanizma përkatës të zgjidhjes adekuate të këtij problemi jetik për popullatën e kësaj ane. Andaj, u dëshmuan plotësisht të

Pjesa 2 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA II
Një tufë rrezesh dielli, që kishin dëpërtuar përmes dritares në dhomën time, më zgjuan befas. Isha ende i përgjumur. Shikova orën në mur. Nëntë e tridhëjetë minuta. “Obobo, sigurisht jam vonuar për punë! Më paska dështuar alarmi në telefonin tim celular. Përsëri ajo bateri e cila qe amortizuar kaherë dhe nuk e mbante dot mbushjen gjatë .- Brohorita i dëshëpruar me gjysmëzëri dhe qortova veten pse nuk e kisha ndërruar gjer më tani këtë mbushëse të mallkuar. Me të shpejtë brofa nga shtrati dhe u drejtova kah banjoja, që gjendet pranë dhomës sime. Në korirdor e takova nënën. Sapo e

Pjesa 1 Kapitulli 5 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

PJESA I - Kapitulli V 
http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
Edhe pse ishte fundi i nëntorit koha bënte ende ngrohtë. Nëna disa herë më kishte ngarkuar me obligimin që të siguroja drutë për dimër. Sipas bindjes së saj kjo ishte punë e meshkujve. Sa herë që ma përkujtonte këtë obligim, dinte të thoshte: - Nuk i besohet dimrit, biri im. Nikoqiri i mirë gjërat i siguron me kohë. Në anën tjetër, ajo kaherë kishte filluar ekspeditën e vet me pergatitjen e zahireve. Edhe pse e shtyer në moshë, këtë punë e bënte gjithnjë vetë. Zgjedhja e pemëve për reçele të llojeve të ndryshme dhe perimeve për turshi, ishte pasioni i saj. Kurrë nuk më linte mua që ta bëja këtë punë. Shkonte çdo ditë në pazar dhe e bënte zgjidhjen sipas kriterit të vet. - Ehhh, i dashuri im, edhe këtu duhet merak, “ustallëk” i veçantë! -

Pjesa 1 Kapitulli 4 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA I - Kapitulli IV 
Sa më shumë thellohesha në mësimet që i mësoja nga ky palk i urtë, aq më tepër vija në gjendje kur kisha dyshim të plotë në vete: „Vërtetë unë nuk kuptoj asgjë!“ Andaj, me të takuar mixën Dilë në lekcionin tonë të sotëm, fjalia e parë që i thash ishte: - Unë ende kam paqartësi për disa gjëra dhe ende më duhet ndihma jote. Këtë konstatim e bëra si me dhemshuri. - Dija nuk ka kufi, miku im, prandaj duhet ta kesh për bazë gjithnjë një urtësi të vjetër, e cila thotë: “Mos i beso atij që thotë se e kam gjetur të vërtetën, por besoji atij që thotë se e kërkoj të vërtetën!” Për momentin, mbretëroi një qetësi, gjersa atë nuk u ndërpreu reagimi spontan i mixhës Dilë: - Uaaa, gati

Pjesa 1 Kapitulli 3 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA I - Kapitulli III
Vetëm për më tepër se një muaj, në mua kishte ndodhur një renesansë e vërtetë, dhe atë pikërisht duke iu falënderuar ditës kur jam njoftuar me mikun tim të dashur, mixhën Dilë. Ishte interesant, se këtë ndryshim në vete nuk e ndjeja vetëm unë, por vëreja se ajo reflektohej edhe në rrethin tim të përditshëm. Së pari, tek nëna, e cila një ditë, sa ishim së bashku, duke pirë çajin e mëngjesit, pasi më shikoi thellë në sy, tha: - Biri im i dashur, ti je tani me të vërtetë një njeri tjetër. E sheh se në çfarë gjendje të kishte sjellë alkooli... - këto fjalë i foli si me keqardhje dhe me një përmbajtje të rezervuar, sepsa ajo gjithnjë kishte kujdes kur fliste për shprehinë time të keqe të përdorimit të shfrenuar të alkoolit. Edhe kur kthehesha dikur shpesh i

Pjesa 1 Kapitulli 2 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BS
PJESA I - Kapitulli II
Nuk di a ta quaj këtë ditë si dita e parë e shkollës së aftësimit për jetë, ose ditë e kursit shpirtëror të filozofisë praktike. Sido që të jetë, ishte një ditë e takimit miqësor me një dashuri të sinqertë që unë kisha për mentorin tim të ri të jetës. Ndjenjën e shfaqur të kësaj dite e krahasova me atë të ditës së parë të shkollës fillore. Krejtësisht mu duk ditë e njëjtë, me një ndryshim të vetëm: Atëbotë në shkollë unë shkoja së bashku me nënën e cila më pati përcjellë përdore deri në hyrje të klasës dhe më pati dorëzuar si “amanet” tek mësuesja ime e dashur, kjo krijesë për të cilën edhe sot e kësaj dite, unë kam një konsideratë të veçantë. Më kujtohet se isha tërësisht i hutuar me këtë realitet të ri dhe ndjeja njëfarë “marre”, ose më mirë të them njëfarë treme specifike. Natyrën e këtij emocioni kurrë nuk kam qenë në gjendje ta shpjegoj. Në krahasim me ditën e parë të

Pjesa 1 Kapitulli 1 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA I - Kapitulli I

Nga shumë karakteristika, si risi, që kishte sjellë paslufta në Kosovë, ishte një dukuri mjaft e shprehur edhe në lagjen time. Kjo dukuri karakterizohej me ndryshimin e strukturës së banorëve, nga ajo që ishim mësuar ne para lufte. Shumica e fqinjëve joshqiptarë, sigurisht me ndërgjegje të papastër, por edhe nga frika për mëkatet e bëra, ishin largua nga qyteti ynë. Në vend të tyre, me të drejtë, nga fshatrat përreth, janë vendosur shumë familje shqiptare, viktima të pafajshme të një politike gjenocidale, të ekzekutuar ndoshta pikërisht edhe nga ata pronarë të dikurshëm të këtyre shtëpive të braktisura. Vuajtja e tyre nuk ishte vetëm lufta, as egzodi dhe shkatërrimet e çdo gjëje të arritur gjatë punës së ndershme dhe të palodhshme shumëvjeçare në jetë, por mjaft nga ta, kishin humbur edhe më të dashurit. Për të qenë kjo dhembje edhe më tragjike, shumicës nuk i

Parathënie - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi



http://libratonline.blogspot.com/Adnan Abrashi - NË VORBULLAT E JETËS
Ose (Kursi shpirtëror i filozofisë praktike nga mixha Dilë)
Roman  Copyright © autori
Kolona: Prozë
Redaktor i kolonës: Albatros Rexhaj
Botimet Filozofia Urbane - Prishtinë, 2013
Parathënie botimit të parë


Librin “NË VORBULLAT E JETËS” pata fatin që ta lexoj pa dyshim ndër të parët, si të thuash, në procesin e krijimit, meqë libri mu ofrua që ta rregulloja gjuhësisht para se të botohej. Dhe, të them të drejtën, materia që shtjellohet me pasion nga autori, shkakton gjithsesi një trandje intelektuale dhe

Lexo Romanin Misioni Sekret i Muharrem Blakaj

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20Sekret
 LEXONI KOMPLET LIBRIN
Romani i titulluar „Misioni Sekret“ i autorit Muharrem Blakaj, është një vepër letrare që për nga motivi sjell një frymë të re në letrat shqipe. Autori për gjith gjat strukturës të këtij romani shpalon një dramë rrënqethëse e cila ndërtohët mbi fatin individual, familjar e kolektiv të një populli në rrethanat e një tragjedije të përmasave apokaliptike. Autori i këtij romani për temën e veprës së tij trajton punën e shërbimit sërb në vlimet politike të viteve nëntëdhjeta gjat përiudhës së fundit të luftës në Kosovë, dhe deri në përfundimin e saj. Kapitulli i parë i këtij romani fillon me pasqyrimin e ngjarjeve të stuhishme të protestave dhe demonstratave përmes të cilave një popull i tërë si uragan, kundreshtoj aneksimin juridik të Kosovës, dhe suprimimin e autonomisë nga ana e Sërbisë. Në këtë konteks, autori përmes strukturës tematike dhe përsonazheve të vepres pasqyron angazhimin e tërë një makinerie dhe, të gjith segmenteve tjera, me këtë rast edhe të shërbimit sekret sërb, për t’a mposhtur rezistencën gjithpopullore, si dhe inspiruesit dhe organizatorët e tyre. Duke lexuar këtë vepër mund të pikaset forca motivuese, pjekuria dhe

Kapitulli 1 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20Sekret
Kapitulli - I
Tymi i gazit lotsjellës ishte ngjitur lart, deri te dritaret e banesës. Bardha, ashtu e tmerruar nga skenat e llahtarshme që i shikonte tutje në sheshin e gjerë, i mbylli dritaret. E strukur te këndi i dritares prapa perdeve, shikonte rrugën matanë, të mbushur plot me demonstrues. Turma brohoriste me të madhe. Të shtënat ishin shpeshtuar. Alarmi i makinave të policisë, si dhe buritë e makinave zjarrfikëse, e mbushën tërë qytetin dhe jehona e tyre dukej sikur e thernin kupën e qiellit, duke ua futur të dridhurat në palcë nënave, motrave, nuseve dhe fëmijëve, të dashurit e të cilëve gjendeshin midis turmës, duke u kacafytur me policinë. Nga rruga anësore Bardha pa të vraponin në drejtim të turmës trupat e njësisë speciale. Krejt në fundin e tyre pa të çapitej komandanti

Kapitulli 2 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20Sekret
Kapitulli  - II
Ishte një mëngjes i zymtë, me një shi të imtë që të ndillte gjumë. Nebojsha Mariq rrinte ende i shtrirë, kur e thirri e shoqja që të zgjohej nga gjumi, se po afronte fillimi i orarit zyrtar të punës. E ndiente në tërë trupin një lodhje të thellë, sikur tani të ishte koha e gjumit, e jo koha e fillimit të punës. Pasi lëshoi një „oh“ të lehtë, u ngrit nga shtrati. Me pelerinën e hedhur krahëve, shkoi në banje. Ndaloi pranë pasqyrës, duke e parë fytyrën e tij të verdhë dhe sytë pakëz të mbufatur nga gjumi. Kishte kohë që kjo verdhësi e fytyrës ia fuste frikën. Kishte dëgjuar nga një fallxheshë, kur ishte student, se njerëzve që iu verdhet fytyra, vdekjen e kanë afër. Fjalë gabelice, mendoi. Duke e shikuar plagën e mbyllur mbi vetull, egërsohej dhe sakaq e harronte verdhësinë e fytyrës dhe fjalët e gabelicës. Eh, ajo plagë ishte histori me vete, por kishte ardhur koha e hakmarrjes! Sakaq në mendje i shkoi takimi i parë i drejtpërdrejtë që kishte pasur me shqiptarët, ku kishte pësuar një rrahje brutale. Kishte qenë duke udhëtuar me tren nëpër Serbi.

Kapitulli 3 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - III
Për shkak të dështimit të hetimeve, që po zbatoheshin kundër ish inspektorit të zbulimit Fer Gjergjlekaj, ishte caktuar paraburgimi në afat prej gjashtëdhjetë ditësh, konform urdhrit ekzekutiv, kishte deklaruar prokurori publik. Këtë e kishte konfirmuar edhe gjykatësi hetues. Ai kishte deklaruar së Feri kishte bërë shumë delikte, të cilat kishte ardhur koha të shkoqiteshin një e nga një dhe të kompletoheshin në thyerje ligji për kundërvajtje. Përveç këtyre veprave që e rëndonin, ai tani akuzohej edhe për korrupsion. Për këtë shkak, para disa vitesh, ai e kishte humbur detyrën e inspektorit, duke e zbritur në shkallën e policit të thjeshtë, pa asnjë kompetencë. Bardha kishte bërë përpjekje që t’i dilte në ndihmë, jo vetëm përmes avokatit, por edhe përmes Babiqit. I kishte shkuar në shtëpi. Kishte biseduar me Gordanën, pastaj edhe me Babiqin. Në fillim fjalët e tyre i qenë dukur inkurajuese, por pastaj nga shikimet zhbiruese të Babiqit disi kishte rënë në plogështi të plotë dhe, ashtu e penduar pse kishte ardhur këtu, e kishte ndier veten keq. Pastaj, edhe biseda kishte marrë një ngjyrë interesi të papërmbajtur nga ana e Babiqit. Ai, në një farë mënyre, linte të kuptohej se synimin e kishte te paratë dhe te

Kapitulli 4 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj


http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli  - IV
Zilja e telefonit binte me ngulm. Si nëpër ëndërr, Besimit i bëhej se e dëgjonte. Sa përfundonte refreni, ashtu i përgjumur, thoshte me vete: Më duket se jam në ëndërr. Por refreni përsëritej. U ndie vetëm atëherë, kur Sandra, e cila ishte e shtrirë pranë tij, e tundi fuqishëm nga krahu. Pasi u përmend, u ul në shtrat, dhe e mori dëgjuesen, duke u përgjigjur me një “alo” të trashë, si të mos qe zëri i tij. Nga ana tjetër e receptorit dëgjoi një zë që në fillim nuk e njohu, por pastaj sikur ta kishte shpuar dikush me hosten, u ngrit në këmbë dhe, duke e tërhequr kabllon e telefonit, me aparatin në dorë, doli në dhomën matanë. Megjithatë, edhe që andej dëgjoheshin fjalët, por pasi biseda zhvillohej në gjuhën shqipe, Sandra e siguruar se nuk ishte ndonjë telefonatë për të, u kthye në krahun tjetër, duke e mbuluar edhe kokën me

Kapitulli 5 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - V
Zëri i thekshëm i një gjeli e bëri Fer Gjergjlekaj të përmendej. Hapi sytë. Në fillim nuk iu kujtua se ku ndodhej. Pas pak i njohu orenditë dhe ndjeu një ngazëllim të papërmbajtur, kur pa veten në dhomën e tij të dikurshme të dhëndërisë. Ngriti pak kokën dhe shikoi drejt valixhes që ndodhej në këndin e dhomës, e qetë dhe e heshtur. Më në fund arritëm, ju drejtua valixhes, pastaj u rrotullua në krahun tjetër dhe u përpoq të rikthente gjumin. Ishte e pamundur. Pas ca përpëlitjeve të kota, u ngrit përgjysmë nga shtrati dhe u shtriq. Ashtu, me fytyrë të mbufatur nga gjumi, u afrua afër pasqyrës së madhe që ndodhej e vendosur mbi komo, duke shikuar fytyrën e tij të lodhur. I dukej vetja më i lodhur sesa mbrëmë, kur ishte shtrirë pas gjithë asaj rruge të gjatë e të

Kapitulli 6 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - VI
Pasi e lidhi kravatën ushtarake, një copë herë u mor me rregullimin e jakës së këmishës dhe pastaj u afrua edhe më pranë pasqyrës, duke shikuar fytyrën e vet të lëmuar. Për një çast ju bë se në anën e kundërt të pasqyrës pa fytyrën e asaj vajze mitare, me ato vetullat kaleshe dhe me lotët si pika vese që kishin mbetur të varur në cepat syve të kaltër, si qielli pa re. I trembur, u largua një hap prapa, duke tundur kryet për ta bindur veten se nuk ishte në ëndërr. Kishte shumë kohë që ajo pamje nuk i shqitej nga mendja, duke e trazuar në çdo kohë. Ishte i sigurt se atë ditë, ajo vajzë kishte dashur t’i thoshte diç, këtë e kishte kuptuar nga shikimi i saj. U largua nga pasqyra, duke dashur që edhe ato mendime t’i

Kapitulli 7 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - VII
 „Njëqind dollarë, kushtojnë pesë SFr, nuk zbres më poshtë në çmim,“ – tha prerë Hoffmann. „Është çmim i lartë. Unë nuk paguaj asnjë rapp më tepër se tre SFr,”– tha Besimi. “Mirë, sa dollar i do?” “Të thash, varet nga çmimi” “Nëse i blen mbi një milion, do të jap në çmimin e caktuar nga ti, nëse blen nën një milion, atëherë nuk ndryshoj asgjë nga çmimi.” “Po nëse i blej pesë milionë?” “Aha!? Ti i do të gjitha? Ke të drejtë, atëherë. Kështu po! Pajtohem plotësisht. Më fal se qenkemi keqkuptuar!” “S’ka gjë. Për transportimin e tyre duhet të presim, derisa të bëjë organizimin.” “Mirë. Merremi vesh përmes telefonit.” “Në asnjë mënyrë. Pas dy javësh, në kohën e njëjtë plus-minus gjysmë ore në restorantin “Mövenpick”, në vendin e quajtur Würenllos. Takimi është i

Kapitulli 8 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli - VIII
Happy birthday to you, Happy birthday dear Dafina!... Dafina i fryu qirinjtë e vegjël, që ishin të ngulur në anën e epërme të tortës. Nuk u fikën të gjithë. Një mbeti i ndezur. Dafina u mbush prapë me frymë dhe e fryu. Qiri u fik. Të pranishmit, që pak më parë kishin kënduar në kor këngën e njohur të ditëlindjes, duartrokitën gëzueshëm. “Mami, qiriu që nuk u fik për të parën herë, tregon fat, a po jo?” “Besoj se po!” – u përgjigj Meri. “Mami, kjo është shoqja ime më re. Quhet Zana!” – tha Dafina, duke qëndruar një copë herë bri saj. Zana u skuq lehtë. “Sa emër të bukur paske, moj bijë! E gëzofsh!” “Të faleminderit!“ – u përgjigj ajo. “Si quhet nëna jote?“ – pyeti Meri, duke ia hedhur lehtë dorën mbi sup. Vajza u tkurr pak, duke u tërhequr prapa.

Kapitulli 9 - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



http://libratonline.blogspot.com/search/label/Misioni%20SekretKapitulli  - IX
Vetura ndaloi pranë restorantit „Podgorica“, që ndodhej në periferi të qytetit. Pasi e shtypi sustën e ziles, derën e hapi një vajzë e veshur me uniformën e kamerieres. Hyri brenda, kurse ajo e mbylli derën me bravë. Në korridorin e ngushtë e priti pronari. Ishte një burrë rreth të pesëdhjetave, me mustaqe dhe flokë pis të zeza, të bojatisura. Ishte malazez, i ikur nga Shqipëria para tridhjetë vitesh, i lindur dhe i rritur në një fshat në rrethin e Shkodrës. E fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe. Pasi kaluan tri shkallë, u ndodhën para banakut modern. Prapa tij i përshëndetën dy vajza. Kaluan sallën e madhe dhe të rregulluar bukur. Tavolinat ishin të radhitura në pesë rreshta dhe të mbuluara me cohë të bardhë. Në ballë ndodhej një derë e madhe pakëz e hapur. Kaluan në sallën tjetër, e cila ishte edhe më e madhe dhe më e gjerë se e para. Në fundin e saj shiheshin dy

Epilog - Romani ''MISIONI SEKRET'' i Muharrem Blakaj



EPILOG

Mugëtira e mëngjesit pranveror sa kishte filluar ti shuante yjet që regëtinin në qiell, kur në oborrin e mbushur plot bar e lule ndaloi makina. Nga rruga e gjatë dhe e mundimshme Bardhës akoma i ushtonin veshët. Pasi doli jashtë, fresku ia përshkoi lehtë fytyrën, duke ia shpupurishur flokët butësisht. Ato pamje, në atë dritë të mugët të mëngjesit pranveror, për një çast iu duken të pabesueshme. Ishte e mundur, vallë, që shkatërrimi i çdo gjëje njerëzore të ketë arrirë deri në këtë pikë? Përballë ndodheshin gërmadhat e shtëpisë, kurse para murit shquheshin grumbuj mbeturinash të karbonizuara, thëngjij të shuar dhe mbi to, si me qesëndi, kishte gufuar hardhia, e cila sikur nuk kishte dashur të pajtohej me katrahurën. Në