Pages

10 - Cuca e maleve që këputi prangat - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuCuca e maleve që këputi prangat...
E diele mbrëma. Në Tiranë, në njerën nga sallat më të mëdha të Pallatit të kulturës. Në skenën e Teatrit të Operës dhe Bale tit- „CUCA E MALEVE”, balet në dy pjesë. Ani pse ishte shfaqur edhe shumë herë përpara, publik pati për deri në vendet e fundit në sallë. Në mesin e tyre punëtorë, nxënës, studentë e të tjerë. Edhe më të vegjlit që kishin ardhur me prindërit e tyre. Fiks në orën 18 ngrihet perdja e ndizen reflektorët me gjithfarë ngjyrash. Kumbojnë tingujt e muzikës, që thua se po dalin nga thellësia e tokës. Muzikë e fuqishme, që ndërthuret e mishërohet aq mjeshtërisht me çdo
lëvizje të baletanëve e baletaneve. U bashkohet mimikës e pantomimes së tyre, e thua se u jep gjuhën e heshtjes, e cila „dëgjohet” e kuptohet aq mirë. Më hëhet se po e dëgjoj zërin e Cucës së maleve (aq mirë në këtë rol-baletanja, Zaica Latho), si ngadhnjim i së resë mbi të vjetrën, të vërtetës mbi gënjeshtrën. Dhe, në skenë defilojnë interpretët, mbi gjashtëdhjetë sish, me secilin hap të matur e të përpikët-me ato lëvizjet gracioze e plot gjallëri. Kështu, fillon dhe shtjellohet kjo pjesë baleti, me tematikë të larmishme e plot momente dramatike, ku dilemat thyhen ne fuqinë e së vërtetës. Ngjarja zjen fill rreth viteve 30, kur populli i malësive i shtypur dhe i shfrytëzuar nga bajraktarët dhe vegla e tyre feja, vuan në varfërinë më të madhe. Në një fshat të Malësisë, dy bajraktarë për ta nënshtruar Gjinin (të atin e Cucës së maleve) të pabindur para tyre, ia kurdisin një vjedhje. Për këtë i rrëfejnë priftit, i cili duhet t’i dëftojë popullit. Edhe prifti tani e akuzon Gjinin për vjedhje. Para popullit e qet thesin , për të qenë sa më bindës. Gjini i ndershëm e krenar, thua se u thotë malësorëve të vetë: „Kjo është poshtërsi; shikoni si po merret nderi ynë nëpër këmbë. Unë jam i varfër por nuk kam vjedhur”. Ndërhyn prifti, që prapa buzëqeshjes shenjtore fsheh mendimin e zi, me gishtin e tij i cili i dridhet, ia tregon Gjinit gurin e pendimit, në të cilin falen mëkatet. Por, Gjini refuzon këtë gjë. Shumica e malësorëve ia mbajnë krahun Gjinit, por mbeten edhe asi që ja kanë frikën fesë dhe bajraktarëve. Në ndërkohë Gjinit i lind një vajzë. Prifti i jep edhe një shans: Ose gurin e pendimit ose vajza nuk do të pagëzohet. Gjini është burrë i vendosur. E rrok të shoqen për krahu dhe largohet krenar, me vajzën e cila mbeti e papagëzuar. Ajo bëhet e pavdekshme me emrin Cuca e maleve. Vitet kalojnë. Menjëherë pas luftës, edhe në këtë fshat të Malësisë zbatohet reforma agrare. Populli është ngritur në festë. Të gjithë janë të gëzuar. Në kulmin e haresë dëgjohen kambanat e kishës. Dom Marku kërkon që të prish festën. Hyn në mesin e popullit me atë buzëqeshjen e tij ironike për t’i kujtuar ata se ai dhe zoti janë aty. E populli e vazhdon gëzimin. Në valle e takojmë Cucën, tani vajzë të rritur, të bukur dhe e lire me të vërtetë. Në një çast, Pali (i vëllai i Cucës) ndalet para gurit të pendimit. Heshtje. Fizi, shoku i Palit, i thërret të tjerët që ta hedhin gurin, këtë zgjedhë të krijuar nga feja. Më kot mundohet prifti t’i bind malësorët për këtë „mëkat”. Ata e hedhin gurin e pendimit në greminë dhe me gjithë zemër e vazhdojnë vallen e nisur, tani edhe më të lumtur. Gjersa Dom Marku me të dy bajraktarët bëjnë betimin se do të hakmerren kundër të gjithë atyre që do të ndjekin rrugën e së vërtetës. Cuca është komuniste. Ajo e ka kuptuar se kultura do ta nxjerrë popullin nga parafytyrimet. Në skenë bie një perde e bardhë e tejdukshme e pas së cilës Cuca si mësuesi para fëmijëve që ua mëson shkronjat. Ajo jo vetëm në parafytyrime, punon me gratë mëson shkrim-leximin e të tjera gjëra të dobishme. Armiqtë e shikojnë Cucën se është bërë pengesë serioze për realizimin e qëllimeve të tyre. I thurrin gjithfarë thashetheme, për ta poshtëruar Cucën e cila nuk jepet dot. Pali, vëllai i saj, ani pse është njeri përparimtar, nuk mund të durojë ato thashethemet, prandaj i ofenduar kërkon prej Cucës që të kthehet në shtëpi, por ajo nuk bindet. Edhe atë shtëpinë e saj të varfur e ka kthyer në shkollë. Thuajse fluturon nga gëzimi kur i sheh shoqet e saja se si e kanë mësuar germën A. Ato janë të lumtura dhe së bashku vallëzojnë. Pali nuk mund të mbetet i qetë. Vjen në shtëpi, i hedh në tokë ato libra, e prish atë që kishin shkruar gratë në dërrasën e zezë. Ai zihet keqas edhe me Cucën, e cila i mbledh libra e fletore dhe i shtrëngon fort në gji. Pamje e pyellit. I shohim banditët, bajraktarët e dikurshëm, e me ta edhe prifti i cili predikon për „paqen”, i cili nën vela - e mban edhe revolen e thikën. Ata ven dosin t’i shkruajnë një letër kërcënuese Cucës, e nëse nuk kthen rrugën - do ta vrasin. Prifti me ungjill në duar përhap vetëm helm. Ja sheh sherrin edhe shoqja më e mirë e Cucës, Drandeja në të cilën është pezmatur edhe at Zefi. Ai turret t’ia shkurtojë flokët Drandejes. Papritmas hyn Cuca dhe kur e sheh Zefin me gërshërë në duar, atje në terrin e një qoshes, i strukur prifti – atëherë Cuca e kupton çdo gjë. Ajo i shpjegon Zefit për letrën që ka marrë dhe kush ja ka dërguar. Zefi bindet se Dom Marku është njëri prej atyre kriminelëve. E dëbon priftin verdhuk nga shtëpia. Cuca e vazhdon rrugën e saj, atë të punës dhe mësimit. Fytyra i qesh kur i sheh që fëmijët e fshatit që kishin filluar jetën e re. Edhe i vëllai, Pali, që deri dje nuk e kishte kuptuar, tani e shohim se si nga ndrojtja të mos e sheh njeri, përpiqet të shkruajë germën A në dërrasën e zezë. Fundi është dramatik. Arrin kulminacionin kur në shtëpinë e Cucës vijnë kriminelët të cilët ia vrasin nënën, gjersa ate e lidhin, e torturojnë. I kap ftiga kur i lexojnë në dërrasë të zezë ato që kishte shkruar Cuca. Ajo ua lexon ato fjalë, ani pse me mimikë, thuase Zaica Haxho (në rolin e Cucës) do të shpërthejë me tërë zërin. Atyre u hyp gjaku në tru, nuk kanë çka tjetër veç se mundohen ta shtyjnë Cucën të fshijë ato germa në dërrasë të zezë. Ajo u kundërshton keqas. Dhe, lufton me ta deri sa e vrasin. Por, Cuca nuk vdes. Atje vjen populli dhe i lidhë kriminelët. Në mesin e tyre dallohet Dom Marku, i cili rrudhet e shtrydhet thuase do të dal nga lëkura e tij e të marrë rrugën e ikjes. Por, nuk mundet dot të bëjë kështu. Haku duhet larë. E vërteta ngadhënjen mbi të keqen. Cuca në popull thuase gjen fuqi të reja, hedh vallen e fitorës. Ngrihet dhe në mes të popullit e gjen të fshehur priftin, të cilit ia gris veladonin; nën te e nën kryq ia zbulon thikën. Është ky demaskim dhe fytyra e vërtetë e tradhtisë së priftit. Dhe, kend të dallosh më tepër në këtë pjesë baleti! Zaica Haxhon dhe lojën e saj aq të bukur e plot gjallëri, si interprete e madhe që po formohet? Apo të tjerët qe nuk mbeten pas të parës? Koreografinë e artistit të merituar A. Aliaj. Skenografinë e D. Nikës, pikturat e H. Devollit e mbi të gjitha, ndoshta, muzikën që i dha ngjyrën dhe forcën e madhe kësaj pjese - të orkestrës së Operës nën drejtimin e artistit të merituar Rifat Teqja...