Donkishoti e dada Hata
Dalin në korije
E mëhallë
Për të mbledhur
Krande të thata
Ndonjë lagje flakë me kallë
Këta matuf nuk
rrinë rehat
Pa i futur
hundët
Dot s’jetojnë
Janë në tru
pakëz sakat
Jetën e huaj e kontrollojnë
Tha filania e foli fisteku
Me thashetheme
u shkon jeta
Shiko moj grua
Çka tregon
filxhani
M’i thuaj të
lutem
Ato të vërteta
Më trego si cofi
Viçi i komshiut
Çfarë halli mbrëmë
Ajo pela pat
I fusin hundët
Në vrimë të miut
Dertet e huaja duke i mat’
Kur vjen mbrëmja
Fillojnë e tjerrin
Besa edhe kacafyten
Mes veti
Më mirë se ti
E mashtrova berberin
Sa me shumë trishtim
Prej meje
mbeti
Ik mor i
shkretë
Mor budalla
Ti nuk vlen as
pesë lekë
Me mua sot
Krenohet mëhalla
Nuk kam lindur
Si ti zevzek
Hesht moj shtrigë
Moj plakë e keqe
Ta di sojin e të njoh mirë
Ti ke mbetur
Veç një teneqe
Me e përqesh
botën
ke shumë
dëshirë