Pages

9 - Shkodër: “Treni mendjemadh” - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuShkodër: “Treni mendjemadh”
Të nesërmen morëm rrugën kah Kruja. Jo fort larg Tiranës, autobusi ynë ndalet për një çast. Kalon një tren para nesh dizel-lokomotiva i tërheq pas disa dhjetëra vagona lë rinj, ngjyrë të gjelbër. Është ky treni i shpejt që vjen nga Laçi për Tiranë. - Ky është „treni mendjemadh”. Këtë emër ia kanë dhënë Kavaja, pasi ai nuk ndalet aty, thotë si në mahi Tonin Harapi, kompozitor i njohur i cili atë ditë na shoqëronte. Kuptojmë se të gjithë trenat e udhëtarëve këtu, janë me lokomotiva të këtilla. Edhe trenat e shpejtë populli i quan „trena me ndjemëdhenj”. Shikimi më ndalet në arat e pamegja. Tokë pune edhe në kodrinat për rreth. Në to përthekohen si unaza rradhat e
ullinjve, hardhive që ngjiten deri në majë. Në një arë, atje matanë rrugës, fshatarët qelin gropa e në to lëshojnë fidanet e reja. Shi bie parreshtur. Ndalemi për pak kohë në lokalitetin Fushë-Krujë, aty te lapidari i heroinës Shota Galica, e cila vdiq këtu para dy dekada, si shumë kosovarë të tjerë, nga regjimi i Ahmet Zogut, të cilët i dërgonte në Fier, Lushnje e këtu, ku gjenin vdekjen nga malaria e sëmundjet e tjera. Jemi në Krujë, në këtë qytezë legjendare për të cilën aq shumë këngë janë thurur. Në vend lindjen e Skënderbeut, në gjirin e thellë të bjeshkëve të thepisura. Atje larg shihet Deti Adriatik e më afër fusha e Zidollit. Legjenda thotë: „jezit doll”, kështu e quajti këtë grykë e këtë fushë Mehmeti i Dytë, që do të thotë „grykë e djallit”. Aty i patën mbetur me mijëra ushtarë nga sulmi i befasishëm i Skënderbeut, kur erdhi në rrethimin e dytë të Krujës. Dhe, asnjë herë aty pari nuk kaloi këmba e turkut, kështu thotë legjenda. Në mesin e qytetit ngrihet monumenti i Skënderbeut, vepër e skulptorit shqiptar Janas Paço. Fotografi e gjallë! Gjergji me shpatë në dorë e mbi kalë thua se pret me padurim të ndeshet me hordhitë otomane, si dikur para qindra vjetësh. Pas tij ngrihen bjeshkët e thepisura, si mur, të cilat ia shtojnë bukurinë Krujës, këtij qyteti muze që flet për një periudhë të lavdishme historike të popullit shqiptar. Pak më larg është kështjella, me mure të larta. E në të Muzeu i Skënderbeut. Në Muze - një epope historike. Aty edhe përkrenarja e kryetrimit (origjinali) me shpatën e madhe (kopje). Në oborr qëndrojnë topat me gryka të gjata, prej tungji. Janë këta topa të turqve të cilët u munduan për njëzet e pesë vjet rresht ta mposhtin me kot Kështjellën. Pak më larg bustet e Vrana Kontit dhe Tanush Topisë. Kruja e re, ajo në po ndërtohet dhe ajo e vjetra, me Çarshinë e vjetër, me restorante, duqane zejtarësh, me rrugë të ngushta e me kalldrëm,si dikur. Në këtë pjesë të qytetit u ndalëm dhe pimë kafe, në atë ambient të vjetër shqiptar. Anemanë Krujës shpërndahet kënga nga altoparlantët këngët e Festivalit që një ditë më parë kishte përfunduar...