PO FRYN NJË ERË
Po fryn era nga Evropa
Me furtunë e me bela
Na bëri shpirtin
Gropa, gropa
Zi e më zi
Se s’ka ma
Lloj, lloj ligjesh
Po na sjellin
Veç ka nisur plaka
E po këndon
Ma ka shembur
Mbi kokë qiellin
Tërë ditën e lume
Po hungëron
Me disa punë
Bre vëlla
Po na lënë mentë
Deputetët po kërcejnë
Si këndesat në lamë
Kur i votojnë disa ligje
Në parlament
E ne s’po kemi
As bukë të hamë
Na e sollën një nen
Kinse nga Evropa
Do të luftojmë tani
Për të drejtat e njeriut
E na e bënë jetën
Me njëqind gropa
Më zi se të ujkut
Në shpellë të ariut