Kongresi u hap në Manastir
më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi punimet deri më 22 nëntor. Në Kongres morën pjesë
32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme
shqiptare
brenda dhe jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës
pa të drejtë vote. Kongresi i Manastirit u shndërrua kështu në një kuvend të
vërtetë mbarëshqiptar, në të cilin morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të
gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Manastirit, të Kosovës,
të Janinës e të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të
Sofjes, të ShBA-së, të Egjiptit, të Italisë etj.
P
ë r
m b a j t j a