Pages

Visualizzazione post con etichetta Kongresi i Manastirit. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Kongresi i Manastirit. Mostra tutti i post

Kongresi Kombëtar i Elbasanit(2-8 shtator 1909)

Kongresi i Dibrës nuk e ndryshoi vendimin e marrë qysh më parë nga rrethet atdhetare për të mbledhur një kongres kombëtar në Elbasan, i cili do të shqyrtonte në mënyrë të veçantë problemin e shkollës shqipe që ishte bërë objekt i sulmeve të xhonturqve,

Reaksioni xhonturk dhe qëndresa kundër tij (1909-1910)

Megjithëse Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” kishte deklaruar se nuk do të përzihej në çështjen e zgjedhjes së alfabetit të gjuhës shqipe, në të vërtetë ai mobilizoi kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe në mënyrë të veçantë kundër klubeve e shkollave shqipe gjithë administratën shtetërore, qendrore e lokale, klerikët fanatikë myslimanë dhe ekspeditat e gjeneralëve osmanë.

Kongresi i Dytë i Manastirit (2-3 prill1910)

Në këtë gjendje të acaruar të marrëdhënieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit për çështjet e kulturës shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetarët shqiptarë mblodhën një kuvend tjetër kombëtar, Kongresin e Dytë të Manastirit. Ky tubim u thirr me nismën e klubit “Bashkimi” të Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill të vitit 1910.

Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit të Manastirit dhe dhuna xhonturke (dhjetor 1908 - gusht 1909)


Të mbështetur në vendimet e Kongresit të Manastirit, atdhetarët shqiptarë hapën shkolla të reja shqipe dhe i shtuan përpjekjet për të përhapur shkrimin shqip në të katër anët e vendit. Në janar të vitit 1909 klubi i Elbasanit mblodhi të holla të mjaftueshme për të mbajtur me

Kongresi i Manastirit 14 - 22 nëntor 1908

Përhapja e shkollave dhe e mësimit të gjuhës shqipe, si edhe zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi, shtruan në rend të ditës nevojën e caktimit të një alfabeti të vetëm. Rilindësit me të drejtë e shihnin mungesën e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe jo vetëm si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike, një shenjë ndasie, që pengonte bashkimin e shqiptarëve. Zgjidhja e saj do të ndihmonte si në lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar.

Roli historik i Kongresi të Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe (14-22 nëntor 1908) (Liber)

Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi punimet deri më 22 nëntor. Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare