Disa pëllëmbë toke në Zym të Hasit e bëjnë varrin e shkrimtarit
tonë Shtjefën Gjeçovi! Atje pushojnë eshtrat e tija me vite të tëra: edhe
në këto ditë dïmëri mbi varr të të cilit (ndoshta) po palohet bora e parë.
Mbi atë varr i cili nuk dallon prej të tjerëve për rreth. As nuk është
i rrethuar e as nuk ka ndonjë rrasë mermeri mbi të cilën do të zënin
vend do fjalë për te - se ishte shkrimtar, se na deshi, se e duam ... Ai varr
që po shkatërrohet dita- ditës, po bëhet rrafsh me tokën e një ditë kemi
druajtje se mos do të fshihet nga faqja e dheut.
Ne e duam, u muar vesh, Gjeçovin. Na i la si kuj tim se ishte, shumë
fjalë të vlefshme, të cilat i mësojmë edhe në shkollë. Do shkolla e grupe
letrare e mbajnë emrin e tij. Këto dihen. Kjo është një punë e mirë.
Por, nuk dihet se pse mbeti ai varr i shkretë atje, në atë shpat - si për
gjynah!? E sa herë kemi thënë: T’IA NGRISIM NJË VARR TË MIRË,
ASI ÇFARË DUHET, SIÇ E KA MERITUAR. Thirrjet, na vijnë keq kur
konstatojmë se mbetën vetëm si të tilla e asgjë tjetër. Të hulumtosh për
arsyetimet, prapëseprapë del - ishim të pakujdesshëm me siguri.
Dhe, me të vërtetë - sa e duam ne sot Shtjefën Gjeçovin?
2.
ULPIANA, vendbanim i lashtë ilir në Prishtinën e sotme. Ka bukur
do vite që patën filluar rrëmihjet dhe kërkimet shkencore e këtë monument
të rrallë kulturor e të rëndësishëm historik, ta ndriçojmë. E mirë
ishte e nismja e Entit krahinor për mbrojtjen e monumenteve kulturale dhe historike. Ka disa vite që ky institucion paraqet një projekt për
rikonstruimin e Ulpianës. Kërkojnë afër gjysmë miliard dinarë të vjetër
për një gjë të këtillë!
Dhe, nuk dihet pse zhagitet kërkesa e tyre, andej- këtej e deri sot
nuk u bë një hap më përpara.
„Dhëmbi i kohës” po punon në atë të veten. Jo vetëm ai...
Edhe kësaj po i themi pakujdesi. E çka tjetër?
I ka kjo trevë edhe do të tjera monumente kulturore e historike të së
kaluarës së largët e më të afërt, për të cilat pak dijmë, për të mos thënë
asgjë. Do të mbesin nën tokë e diku më thellë, nëse nuk i gjen një dorë
e arkeologut. Do mbesin (kemi frikën) vetëm monumente të harruara
nëse nuk bisedojmë se në ç’mënyrë ta zgjerojmë ngushtinë e dinarit
të kulturës sonë. Si në shumë vise të vendit, pse të mos veprojnë edhe
entet tona e ndihmesë do të duhej të jepnin organizatat ekonomike - t’i
shndërrojmë anët për rreth monumenteve në vende historike e turistike?
Dikur latinët thonin: „Nëse do të dijësh për shkallën e zhvillimit
kulturor të një populli - shikoja varret ...”
Ose: Vallë, ku jemi na - sipas kësaj thënie?!