Pages

8 - Në Durrës - qytetin muze - Esad Dujaka Deja Vu

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Esad%20Dujaka%20Deja%20VuNë Durrës - qytetin muze... 
Durrësi, qytet i vjetër e me një histori të bollshme. Atë lashtësinë e tij e kuptojmë më së miri në Muzeun arkeolog]ik. Shpjegimet na i jep historjanja e re, Hovake Hoxholli. Në Muzeun arkeologjik të Durrësit janë të ekspozuara dhe mirë të ruajtura gravura, vizatime, shtylla, pllaka e shumë të tjera materiale interesante që flasin më së miri mbi lashtësinë e ilirëve dhe historinë e tyre gjatë shekujve. Nëpër vitrina prej qelqi janë të vendosura armët ilire të shekullit III-II para epokës sonë, enë prej qelqi (shek. I p.e.s.), enë e stilit apul - kohë e Zeusit (shek. III i epokës sonë), reliev - luftim në
mes dy gladiatorëve (shek. I i epokës sonë) e stoli të grave ilire e shumë unikate të tjera të vlefshme. Shoqja Hovake pasi e kuptoi dëshirën tonë që të bëjmë ca fotografi, vetëm buzëqeshi dhe shtoi: -Po si jo. Fotografoni çka të doni! Mësojmë: Ekzistimi i Durrësit daton që nga viti 627 para epokës sonë, para se të vinin kolonët grekë. Aso kohe njihej me emrin Dyrrakium. Për Durrësin ka bërë fjalë edhe historiani - shkruesi grek i shekullit II të epokës sonë, Apioni. Më vonë edhe Stefan Bizantini i shekullit VI të epokës sonë. Sipas tyre thuhet se mbreti barbar Epidamni kishte ngritur një qytet të cilin e kishte quajtur me emrin e tij. Më vonë vjen i nipi i tîi Dyrraku i cili e ndërtoi një skele të cilën e quajti Dyrrakiôn. Durrësin e asaj kohe e kanë zënë ngojet edhe filozofët e njohur grek si Aristoteli e Ptolemeu. Për lashtësinë e këtij qyteti dëshmon më së miri edhe Amfiteatri i Ardianit, të cilin e zbuluan arkeologët shqiptarë para katër vjetësh. Deri më tani janë kryer gjysma e punimeve. Për pesë vjetët e tjera do të revitalizohet e rikonstruktohet si dikur kur i zente më se tridhjetë mijë spektatorë, në arenën e të cilit bënin luftë të madhe gladiatorët... Në ballë të sheshit më të madh të Durrësit është Teatri „Aleksandër Moisiu”, që ia shton hijeshinë kësaj pjese të qytetit. Aty ishim, por, atë pasdite kishte pushim. Në shkallët, para hyrjes, takojmë fëmijë – e ndoshta dikush prej tyre do të bëhet zulmmadh, si dikur Aleksandër Moisiu që për dhjetëra vjet i pat mahnitur shikuesit anembanë Evropës, në skenat më të njohura të asaj kohe. Autobusin me të cilin ishim ne, e rrethojnë kureshtarë, të cilët lirisht bisedojnë me ne. Do prej tyre pyesin për të vetët, përshembëll në Pejë e gjetkë. Mua mu afrua një burrë bukur në moshë, ma shtriu dorën dhe me gazin ndër buzë më tha: - Unë jam Xaja e Sadikagës. Kur të shkosh në Gjakovë, mi përshëndet të mit atje, e u thua se djalin e kam martuar sivjet. E kemi bërë një dasmë të mirë, një gëzim të madh...Dhe, derdhim lot përmallimi Kur autobusi niset, pas nesh mbetet truqi i njerëzve duke na përshëndetur me duar, e i humbim nga shikimi kur marrim kthesën e parë.... TAKIMI ME KOMPOZITORIN: Në Durrës u ndalem dhe e takuam kompozitorin e njohur Pjetër Dungun. E gjetëm në apartamentin e tij të rregulluar për bukuri. Kishte një dhomë pune e në një skaj edhe një piano. Është plakur, por ende vital e i gjallë në bisedë. Interesohet për muzikën që po krijohet në Kosovë. Për Nexhmije Pagarushën tha se e dëgjon këngën dhe e çmon zërin e ëmbël të saj. -I thuani Nexhmijes, se ajo është këngëtare e madhe. Mundet të këndojë edhe më mirë..., na tha Dungu. U largum nga Durrësi se mbrëmja po afrohej. Në orën 18 duhej të ishim në Pallatin e kulturës në Tiranë, për të përcjellë natën e dytë të „Festivalit të 9-të Këngës në Radiotelevizion”...