Arianit Komneni pushoi, mori frymë thellë dhe kaloi dorën mbi mjekrën e zbardhur, sikur kishte
harruar diçka pa thënë.
Histori e bukur, por e trishtuar, i tha Ali Tepelena. Sikur ta shkruaje çdo ditë të jetës, fletët do
arrinin deri në Stamboll. Disa fletë janë lagur dhe nuk mund të lexohen më, tha
Komneni i menduar. Edhe kaq sa lexohet mjafton për të kuptuar se nuk ke lënë gjë pa bërë në këtë jetë. Kam lënë, u përgjigj qetësisht Arianiti. Nuk kam vrarë. Ndoshta ke vrarë, por nuk ma tregon mua, e shpëtoi Aliu. Jo, përsëriti Arianiti duke e parë në sy, nuk kam vrarë njeri. Aliut në ato momente plaku iu duk kërcënues dhe e ktheu bisedën me shaka. Ku i dihet! Ti je akoma i fortë dhe jetën e ke përpara. Këtë gjë e di, u përgjigj Arianiti serioz. Jeta më ka mësuar t’i zgjidh gjërat ndryshe dhe prandaj nuk kam nevojë të vras. Po ti ke vrarë, e pyeti Arianiti. Aliu nuk u zverdh nga frika, por nga mënyra se si e pyeti njeriu që kishte përballë e që atij iu duk tallëse. Vras kur nuk më binden, i tha duke ngritur zërin. Ke ngatërruar fshat, tha Arianiti. Këtu nuk ka burra për të vrarë. Do të thuash që fshati do të më bindet, u përpoq Aliu të kapej pas fjalëve dhe sytë i shndritën. Aspak, vazhdoi Arianiti i përqendruar duke e hequr velenxën e kuqe. Kjo çështje do të zgjidhet në mënyrën time. Pa vrarë. Edhe ti e ke pranuar se vetëm kështu mund të zgjidhet, ndryshe do ta kishe zgjidhur duke vrarë dhe nuk do kishe ardhur të më takoje. Bukur, tha Aliu i dorëzuar. Kthejini Ibrahimit të drejtat që i hoqi pleqësia dhe le ta quajmë se kjo punë u zgjidh me mënyrën tënde. Arianit Komneni u mendua pak dhe filloi të fliste. Ky fshat ka pasur sherre gjithmonë, por unë dhe përpara meje babai im, si kryetarë të pleqësisë, i kemi zgjidhur me qetësi duke u përpjekur t’i pajtonim njerëzit. Babai më thoshte se më mirë një fshat i varfër, se një fshat në gjak. Prandaj ka më shumë se gjashtëdhjetë e pesë vjet që këtu nuk ka vrasje. Vrasja e fundit ndodhi, kur xhaxhai i Mihalit vrau vëllanë e vogël të gjyshit të Ibrahimit, sepse të dy donin të martoheshin me të njëjtën grua. Ndoshta unë jam i vetmi që kam parë një vrasje sepse shumica nuk kishin lindur në atë kohë. Që hasmëria të mos vazhdonte, babai vendosi që xhaxhai i Mihalit të dëbohej nga fshati dhe kështu u bë. Dy familjet u qetësuan, por, me sa duket, nuk e harruan gjakun. Për këtë arsye Mihali dhe vëllai i tij e tejkaluan vendimin e pleqësisë dhe, si të shtyrë nga hakmarrja, shkonin çdo natë në shtëpinë e Ibrahimit duke djegur kryqe. Ata gjetën ditën kur i gjithë fshati ishte kundër Ibrahimit dhe e sulmuan. Por djali i Ibrahimit, Thanasi, nuk është i butë si i ati. Ai ka lindur për të luftuar tamam si stërgjyshi i tij, që ishte i egër dhe i fortë dhe që nuk i bënte syri dritë, arsye për të cilën, babai e nisi në Kretë në krah të vëllait tim. Në qoftë se ai do ishte kthyer gjallë nga lufta, asnjë vendim pleqësie nuk do mund ta ndalonte që të mos i merrte hakun të vëllait dhe unë them se fshati e pati një të mirë nga kjo vdekje. Siç kanë rrjedhur ngjarjet kam frikë se, nëse kjo punë nuk mbyllet me urtësi, Thanasi mund ta vrasë Mihalin, jo vetëm se ky i ka fyer babanë, por edhe për t’i marrë hakun e shtëpisë. Jam menduar gjithë këto ditë dhe prandaj nuk doja ta mblidhja pleqësinë sepse mendjet aty janë ende të nxehta dhe një vendim i shpejtuar mund të jetë i pafrytshëm. Nuk ta tregova kot historinë time. Besoj se e ke kuptuar se gjithë jetën unë, ashtu si babai im, kam menduar se paqja dhe qetësia do të vinin për ne, ditën që Islami do të zbythej në Azi duke ia lënë krishterimit këtë copë qiell ku ne jetojmë prej shekujsh. Mirëpo, kjo nuk ndodhi dhe ne duhet ta pranojmë qiellin që kemi, megjithëse, në më të shumtën, ai është i mbuluar nga retë e Islamit që na e zënë diellin. Bota do vazhdojë të përgjaket si më parë, por unë dua t’ia kursej fshatit këtë sherr, që as perënditë nuk po e zgjidhin dot. Prandaj Ibrahimi dhe ne duhet të jetojmë nën të njëjtin qiell. Ai le të numërojë retë, ndërsa ne do presim me durim kur të dalë dielli. Dua të them se kam vendosur t’i kërkoj pleqësisë që Ibrahimin ta pranojmë si mysliman në fshatin tonë. Ne do t’i flasim dhe do ta respektojmë. Do t’i japim bukë dhe do t’i blejmë mish. Ne do t’i çojmë bagëtitë tona që ai t’i shërojë, do t’i shkojmë në shtëpi për gëzime dhe do ta ftojmë në dasmat tona. Fshati do ketë dy varreza. Një për të krishterët dhe një për myslimanët. Çdo gjë do jetë si më parë me përjashtim të njërës. Çfarë, tha Aliu që gjithë kohën kishte pritur që plaku dinak të kishte një kusht. Vajzat e krishtera nuk do martohen me djemtë e Ibrahimit, foli prerë Arianit Komneni, si një gjykatës. Ali Tepelena u përtyp, ngriti dorën dhe tha: kjo është e padrejtë. Ti po i jep bukën, por nuk po i jep gjakun. Kjo është një hile dhe Ibrahimi nuk mund ta pranojë. Ai mezi pret t’i martojë djemtë. Nuk thashë që djemtë e Ibrahimit të mos martohen. Ata mund të marrin gra myslimane nga fshatra të tjera dhe t’i sjellin këtu dhe ne do gëzojmë në dasmën e tyre, u përgjigj Arianiti. Po djemtë e Ibrahimit janë të krishterë dhe gruaja e tij po ashtu, u kujtua Aliu që i erdhi turp nga vetja kur iu duk se po lutej, gjë që nuk e kishte zakon. Megjithëse djemtë mund të mbeten të krishterë çka do të jetë në nderin e tyre, fakti që i ati është mysliman i bën ata njëlloj të padëshirueshëm për vajzat e këtij fshati. Ata mund të marrin vajza të krishtera në fshatra të tjerë, në qoftë se ua japin. Por çfarë ndodh jashtë këtij fshati nuk varet nga unë. Arianit ishte bërë cinik sepse e dinte që në këtë lojë fjalësh, Aliu ishte më i dobët se ai. Ali Tepelena e kuptoi se me marrëveshjen që i kishte afruar, Arianit Komneni kishte pranuar të shkrinte kufijtë tokësorë dhe ata të hapësirës me myslimanët, por këtë lëshim e kishte bërë për të ndaluar çdo përzierje të gjakut dhe farës së tij të krishterë me femra apo meshkuj të fesë islame. Me pak fjalë, Komneni i propozonte myslimanëve që tokë dhe qiellin ta ndanin bashkë, por jo trupin dhe shpirtin. Ai donte ta mbante të pastër qelizën e riprodhimit të racës së tij dhe mundësisht ta fuste në arkën e të atit, për ta marrë me vete kur të ikte nga kjo botë. Arianit Komneni vazhdonte luftën e Arianit Komnenit. Por me sa duket ai ndihej më i fortë se binjaku i tij, që kishte lindur treqind vjet përpara. Arianiti i parë kishte lënë tokat dhe kalatë dhe kishte ikur, ndërsa Arianiti i dytë, duke e trajtuar si kala të krishterë historinë dhe emrin e familjes, megjithëse kishte pasur mundësi të ikte, ishte kthyer për ta ruajtur atë të paprekur deri ditën e fundit. Ja pse i kishte treguar historinë e gjatë të jetës së vet dhe, ashtu siç kishte bërë Sheba, me të, ai kishte bërë me Aliun, duke i treguar të gjithë përrallën, përveç fundit. Ky është i marrë, mendoi Ali Tepelena. Sa të jetë gjallë nuk e lëshon kalanë e racës së vet. Çdo shartim të një trupi të krishterë me një trup mysliman ai do ta konsideronte një pushtim. Por ndërkohë që ky sheh nga qielli, pushtimi ka nisur nga toka. Si një pushtues i regjur që përpara shpatës provon dredhinë, Ali Tepelena mendoi se duhet të bënte edhe një përpjekje të fundit. Ibrahimi nuk është një mysliman si gjithë të tjerët, tha. Atë nuk e detyroi askush të kthente fenë. Shkoi vetë dhe foli me imamin dhe pasi u bind vendosi. Arianit Komneni, i cili deri në atë çast kishte qenë i qetë dhe madje, disa herë i ftohtë në cinizmin e tij, u përflak në fytyrë si velenxa e kuqe që mbante te këmbët. Kujt i thua ti që Ibrahimin nuk e detyroi kush të bëhej mysliman, iu kthye ai me një zë të fortë prehistorik Ali Tepelenës. Kush mund t’i besojë këto dokrra? Ka treqind vjet që turqit i detyrojnë shqiptarët me shpatë dhe me taksa që të tradhtojnë krishterimin. Sa familje shqiptarësh kanë paguar taksën e gjakut, devshirmen dhe i kanë nisur djemtë e mitur jeniçerë në ushtrinë osmane? Sa familje të tjera detyrohen sot e mot të paguajnë një të dhjetën e të korrave të tyre haraç, që të mos bëhen turq? Sa të tjerë paguajnë taksën e tokës, xhizven, të cilën taksidarët ua rrjepin të krishterëve? A mund ta mohosh se të krishterëve nuk u merret parasysh padija te kadiu mysliman? A mund ta mohosh se familjet e krishtera detyrohen të japin fëmijët peng, që turqit t’i besojnë atyre dhe kjo quhet taksa e sinqeritetit? A mund ta mohosh se në gjithë vendin, nga Shkodra deri në Elbasan, tregtarët e krishterë nuk lejohen të hapin dyqane në pazarin e qytetit? A mund ta mohosh ti, se fshatarëve të krishterë në Vlorë u grabiten tokat nga bejlerët myslimanë? A mund ta mohosh se vajzat e krishtera detyrohen të vënë ferexhenë që dhjetë vjeç ndryshe nuk i lejojnë të dalin në rrugë? A e di se në Berat një grua e krishterë që nuk mban perçe dhe që nuk i mban duart e mbledhura kur ecën, dënohet si e përdalë nga burrat myslimanë? A e di ti se titujt dhe gradat i jepen vetëm myslimanëve, megjithëse të krishterët jetojnë në të njëjtën perandori me ta? A e di ti se sa familje të mëdha shqiptare në këto dyqind vjet u detyruan të ndërronin fenë se ndryshe do t’i kishin humbur gradat dhe ofiqet e tyre bashkë me pronat? A e di ti se pas vdekjes së Skënderbeut Sulltan Murati nxori një dekret që i detyronte gjithë shqiptarët të bëheshin synet me pahir, për të larë, sipas tij, tradhtinë e Skënderbeut? A e di që para disa vitesh një prift në Mirditë u kap dhe kur nuk pranoi të bëhej mysliman u dënua me vdekje? a e di ti se turqit i japin të drejtë vetes ta shajnë si të duan Krishtin, por po u shave Muhamedin të djegin të gjallë siç bënë me një të krishterë në Korçë? A e di se çfarë i ndodhi Gjergjit në Janinë? Ta them unë që të kuptosh se pse Ibrahimi u bë mysliman. Gjergji ishte shërbëtor te një efendi i pasur. Puna e tij ishte që t’i mbante të zotit çibukun dhe rrogozin e faljes. Kur i zoti shkonte në xhami të falej, Gjergji e priste te dera sepse si i krishterë atij nuk i lejohej të hynte në xhami. Efendiu, që e thërriste Gjergjin Mustafa, në sy të myslimanëve të tjerë, një ditë i kërkoi që ta fuste në xhami. Gjergji nuk pranoi, por efendiu e futi me forcë duke e kërcënuar se do ta hiqte nga puna. Kur e morën vesh myslimanët e tjerë, u bënë si të tërbuar sepse e quajtën këtë si fyerje ndaj Islamit. Gjergjin e burgosën dhe duke e torturuar i kërkuan të bëhej mysliman. Mirëpo, djali nuk pranoi dhe vdiq gjatë torturave. Por dhimbja e tij nuk mbaroi këtu, sepse turqit kërkuan që fëmijët e tij të bëheshin myslimanë. Por gruaja e Gjergjit nuk pranoi dhe që t’i shpëtonte, deklaro se fëmijët nuk i kishte me Gjergjin. Dhe natyrisht kopilët nuk meritojnë të bëhen myslimanë, apo jo? kështu shpëtuan fëmijët e shkretë që për të ruajtur fenë e tyre humbën babanë, por dhe nderin e nënës së papërlyer. Ja, pra, pse u bë Ibrahimi mysliman. Sot, çdo burrë i krishterë jeton me frikën e Gjergjit, çdo grua e krishterë jeton me tmerrin e gruas së Gjergjit dhe gjithë fëmijët tanë janë të rrezikuar njëlloj si fëmijët e tyre. Kjo është Shqipëria myslimane. Ibrahimin e ka bërë mysliman ankthi se një ditë do t’i merrnin tokën, pastaj se do t’ia nisnin fëmijët ushtarë dhe pastaj se do t’ia vishnin gruan me ferexhe. E megjithatë asgjë nuk e justifikon atë. Gjithë sa të thashë mund të harroheshin, në qoftë se do ishin raste të veçuara. Por e keqja është se islamizimi është kthyer në detyrim në Perandorinë Osmane. Kjo nisi që në vitin 638 me kushtetutën që Kalifi Omar i dha qytetarëve jomyslimanë të Jerusalemit dhe që sot është kthyer në themel të rendit të ri islamik që po vendoset me dhunë. Ja se çfarë thoshte qitapi i tij: Arianiti zgjati dorën dhe mori një libër të verdhë dhe të hollë, që ishte aty afër bashkë me disa libra të tjerë në përmasa të ndryshme, por që deri në atë çast Aliu nuk i kishte vënë re. Po të ishin armë do ta kisha pikasur më shpejt, mendoi dhe u përqendrua te plaku që kishte nisur të lexonte normën myslimane të Omarit. Të krishterët nuk duhet të ndërtojnë kisha në territor mysliman. Të krishterët duhet t’i mbajnë dyert hapur për myslimanët dhe t’i strehojnë ata falas në shtëpi deri në tri ditë. Të krishterët duhet t’u lirojnë vendin myslimanëve kur këta janë të pranishëm. Ata nuk duhet të mbajnë rroba apo zbukurime të ngjashme me ato të myslimanëve. Ata nuk duhet të përdorin emra myslimanë. Ata nuk duhet të ecin mbi kuaj me shalë dhe me kapistër. Nuk duhet të mbajnë shpata, shigjeta, harqe apo armë të tjera. Nuk duhet të mbajnë kurrë në gisht një unazë me gur të çmuar. Nuk duhet të shesin verë dhe të mos e pinë atë në mexhlis. Nuk duhet të blejnë shtëpi në lagjet e myslimanëve. Nuk duhet t’i varrosin të vdekurit në varrezat myslimane. Të krishterët nuk duhet të ankohen kur kanë fatkeqësi apo të derdhi lot kur u vdesin të afërmit. Ata duhet të rrinë në këmbë kur i paguajnë taksat, ndërsa taksidari duhet të rrijë ulur. Rruga e lagjes së të krishterit duhet të jetë e ngushtë. I krishteri duhet të bëjë një shenjë në derën e shtëpisë, në mënyrë që njerëzit ta njohin dhe të mos luten për të. Kalifi nuk u mjaftua me kaq, por ai i dha të drejtë çdo myslimani që të vriste të krishterin që sipas tij i kishte shkelur këto rregulla. Pse nuk bëhesh një ditë i krishterë që ta shijosh parajsën e Kalifit, Omar? Nejse, ti nuk ke kaq shumë shije. Por më thuaj a e kupton tani se pse u bë Ibrahimi mysliman? Arianit Komneni kishte folur gjatë dhe zëri i ishte ngjitur. Fyti i tij digjte si një muskul i zhveshur nga lëkura. Gjatë atyre orëve, Aliu kishte parë sesi ai ishte shndërruar nga një luan i plakur që ushqehet me kujtimet e gjuetive të veta në një tigër të plagosur që është gati të përdorë thonjtë për të mbrojtur të vegjlit e vet. Duke folur, Arianiti kishte nxjerrë nga poshtë velenxës edhe dorën tjetër dhe Ali Tepelena pa unazën e Halil Patronës që ia shtypte rrudhat mbi lëkurën e gishtit. Sot, gjërat nuk janë siç thua ti, tha Aliu. Ndoshta myslimanët kanë më shumë të drejta, por të krishterët e kanë rrëzuar prej vitesh kodin e vjetër të Kalifit. Omari ka një mijë vjet që ka vdekur, por ai jeton në frikën tënde. Për më tepër ti ke marrë rregullat e tij dhe i përdor tani kundër myslimanëve. Je një mijë vjet prapa, Arianit. Po të ishte kështu, ti nuk do rrije dot ulur në praninë time, tha Arianiti dhe u ngrit në këmbë si për të thënë se biseda kishte mbaruar. Ali Tepelena u drejtua nga dera pa i dhënë dorën. Kur doli në oborr pa një arkë të vogël në të cilën si në një arkivol, shtrihej një kukull me flokë të bardha që atij iu duk si Arianit Komneni. I ka ardhur dita, mendoi. Kishte zbardhur, por qielli nuk ishte i pastër. Dielli ishte fshehur pas një reje dhe dukej sikur kishte turp të dilte.