Pages

Pjesa 2 - Romani ''Ne Vorbullat e Jetes'' i Adnan Abrashi

http://libratonline.blogspot.com/search/label/N%C3%8B%20VORBULLAT%20E%20JET%C3%8BSPJESA II
Një tufë rrezesh dielli, që kishin dëpërtuar përmes dritares në dhomën time, më zgjuan befas. Isha ende i përgjumur. Shikova orën në mur. Nëntë e tridhëjetë minuta. “Obobo, sigurisht jam vonuar për punë! Më paska dështuar alarmi në telefonin tim celular. Përsëri ajo bateri e cila qe amortizuar kaherë dhe nuk e mbante dot mbushjen gjatë .- Brohorita i dëshëpruar me gjysmëzëri dhe qortova veten pse nuk e kisha ndërruar gjer më tani këtë mbushëse të mallkuar. Me të shpejtë brofa nga shtrati dhe u drejtova kah banjoja, që gjendet pranë dhomës sime. Në korirdor e takova nënën. Sapo e
pashë, për një çast u drodha. Ajo zakonisht zgjohej herët dhe, pas “namazit të sabahit”, nuk flinte më. Kishte vërejtur se nxitoja: - “Dritën e ke pasë të ndezur mbrëmë deri vonë. Ma ka marrë mendja se ishe tuj lexue. Pse je zgju kaq herët? Asht ditë e shtunë. Nuk ke me shkue në punë. Kishte me t’ba mirë barem sot një pushim më i gjatë”. U ndala në vend dhe fillova të buzëqesh me këtë veprim senil timin. Kisha harruar fare se sot është e shtunë - ditë vikendi. Në një gjendje të habisë dhe gëzimit, që më kapluan furishëm si ndjenja, shikimin e drejtova kah nëna. Ajo nuk e kishte ndjerë lajthimin, ndaj nuk i fola asgjë. Vetëm e përqafova si zakonisht, por këtë herë jo nga shprehia, veçse si shpërblim për lajmin e dhënë. Që ta kamufloja situatën, pa pasur etje fare, piva një gotë ujë në banjo. Hyra në dhomë dhe sërish u futa në shtratin e fjetjes. Tentova të flej, por nuk më zinte më gjumë. Ashtu kot rrotullova shikimin rreth e përqark dhomës. I kapluar nga kotësia, pa dashje zgjata dorën në komoden afër shtratit dhe mora librin të cilin mbrëmë e kisha lexuar me pasion deri para agut të mëngjesit. Ishte ende i hapur. Shikova faqet e mbetura të librit. Deri në përfundim më kishin mbetur përafërsisht dyzet faqe . “Hëm. libër vërtetë interesant!. Ama .tanimë nuk jam disponuar të vazhdoja më së lexuari. Do ta përfundoj sonte në mbrëmje”, - mendova. Faqen, ku kisha mbërritur, e shenjova dhe, duke e mbyllur, e vura sërish mbi komode. Shikimi m’u përqëndrua tek notesi i shënimeve ditore. Ishte fletorja e DITARIT TIM PERSONAL. E hapa dhe me vëmendje fillova t’i shfletoj faqet e shkruara kronologjikisht sipas datave. I asociacionuar nga përmbajtja, vëmendjen e përqëndrova në idenë që më lindi aty për aty: “Do të ishte mirë që këto shënime nga ditari t’i përpiloja si një roman?!” Nga ky synim, që më erdhi papritur, ndjeva një disponim. Shpejt u përmbajta, duke krijuar në vete gjendjen e një qetësie të plotë mentale. Kësisoji, në këtë gjendje, qëndrova rreth 10-15 minuta. Më pas, spontanisht, ktheva kokën kah tavolina ku ishte kompjuteri dhe ndjeva sikur edhe ai më foli: Jam gati o mik, t’ia fillojmë...