Pages

Kapitulli 4 - Romani ''Te Jetosh Ne Ishull'' i Ben Blushi

Pleqësia u shpërnda menjëherë dhe prifti e la fshatin. Kjo është nata e tyre e fundit në paqe, mendoi. Çdo gjë do jetë ndryshe nesër. Mbi qytet hëna e re shtrihej si një kumbull mbi një kadife blu. Kur prifti hyri në shtëpi imami kishte filluar të këndonte majë xhamisë. Ishte dita e parë

Kapitulli 3 - Romani ''Te Jetosh Ne Ishull'' Ben Blushi

Kur prifti hyri në fshat pas tri ditësh, pleqësia e priste e mbledhur. Kolera islame ju hyri në shtëpi, i tha burrave të fshatit pa i përshëndetur. Në qoftë se nuk e izoloni, do t’ju përpijë të gjithëve një nga një. Lajmi se një nga burrat ishte bërë mysliman e tronditi fshatin. Gratë ndezën qirinj që nuk u shuan për shtatë

Kapitulli 2 - Romani ''Te Jetosh Ne Ishull'' Ben Blushi

Ibrahimi arriti në të gdhirë në fshat. Gruaja flinte dhe ai nuk e zgjoi. Pranë vatrës gjeti darkën që ajo i kishte lënë gati. Mishi ishte akoma i ngrohtë. E zbrazi shpejt kusinë dhe doli jashtë të pinte ujë pusi. Agimi ishte i freskët. Ngriti kokën lart dhe hëna iu duk si një sy deleje i mbyllur. Pasi piu ujë hoqi këmishën dhe lau sqetullat e barkun.

Kapitulli 1 - Romani ''Te Jetosh Ne Ishull'' Ben Blushi

Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej në pazar dhe çlodhej në kishë. Por ishte e diel dhe jo të gjithë punonin. Ishte një ditë pazari dhe jo të gjithë shkonin në kishë. Fshatarët kishin ditën e tyre të punës. Qytetarët kishin

SHENIME PER JETEN E POETIT MET GJERGJIT:- Poet Nga Durresi

SHENIME PER JETEN E  POETIT  
MET   GJERGJIT

-Ka lindur ne  Tepelene  me 20 prill 1937  ne nje familje  patriotike

- Babai I tij si kundershtar I rregjimit komusist  u  pushkatua nga komunistet  ne gusht  te 1945-es.

Yrjet Berisha - Proza e Camajt - 2 Idetë letrare

http://libratonline.blogspot.com/search/label/Proza%20e%20Camajt II. Idetë letrare 
Veprat letrare të Martin Camajt janë tekste fiktive që anojnë nga arti me përmasa nacionale, me peshën e etnosit, të filozofisë, të ligjësisë, të dokeve tona, të mentalitetit malësor etj. Thjerrëza e shkrimtarit detyrë të vet ka shkrimin e artit të magjishëm, këtij materiali fiktiv, receptori lehtë mund të prekë në plagët e mëdha shoqërore, në horizontet e së cilës s’duket drita e diellit. Autori në mënyrë të veçantë njeh doket tona, mitet, legjendat, këngët kreshnike, historinë, gjeografinë, psikologjinë, filozofinë etj. Ka një barometër të saktë e origjinal për dilemat e mëdha që e lidhën dhe e munduan njeriun tonë; të mirat e të këqijat, problemet njerëzore, shoqërore, bëhen shkaktarë të ngritjes së spirales së të papriturave e fatkeqësive reale që

Yrjet Berisha - Proza e Camajt - 1 Tematika

I. Tematika
http://libratonline.blogspot.com/

Hyrje
Veprat letrare e shkrimtarit Martin Camajt gjatë disa dhjetëvjetësheve kanë qenë të lëna anash nga historia e kritika e letërsisë sonë, sepse ky autor, tok me disa të tjerë, ka jetuar e ka krijuar larg atdheut. Këta kanë qenë letrarë të injoruar për shkaqe jashtëletrare. Përkundër këtij fakti, krijimtaria e tyre letrare edhe pse e shkruar dhe e botuar jashtë atdheut, ka pasur ndikim të madh e të tërthortë edhe në shkollat e mëvonshme letrare. Mendimi kritik letrar për veprat e këtyre autorëve ka ekzistuar (natyrisht më tepër në biseda private), por nuk është shkruar a interpretuar në revista letrare e në libra të veçantë kritikë a të historisë së letërsisë. Qarqet ideologjike qëllimshëm krijuan vakuum në artin tonë. Kështu këtë autor Tirana e mohoi sikur të mos ishte i gjallë! Në qarqet letrare të Prishtinës qe poet i dashur meqë botoi dy vëllime me poezi më 1953 dhe më 1954. Madje edhe vetë Camaj këto bashkëpunim me Prishtinën do t’i pohojë në një letër private-zyrtare që ia shkruan një bashkëpunëtori të revistës “Shejza”: “Mbasi Shejzat dalin 64 faqesh po e botojmë krejt. Ishalla, na ndihmon Zoti e nuk do të ndalet ky aktivitet i nisun për shkak të pares. Revista asht pëlqye dhe në Kosovë prej Yrjet Berisha shum kuj dhe nji