Alba lëpin me kënaqësi kaushin plot
akullore. Dielli e shikon
me zili .Zgjat gjuhën e tij të
zjarrtë dhe lëpin akulloren e Albës. Por akullorja shkrihet dhe... plluq... bie
përtokë, me gjithë kaush. “Ah!" ia bën vogëlushja e dëshpëruar.
"Ciu!" ia bën një zog nga
gëzimi dhe sulet mbi kaushin.
Zogu "Ciu!"; Arta, “Ah!".
Por tani ajo bën kështu nga habia.
I duket se po jeton një përrallë të
vërtetë. Edhe dielli gëzon bashkë me Albën. I zbret mbi faqe dhe ia skuq si
shegë Zogu ha e ha sa kënaqet dhe "Cëlc!", rrëmben kaushin me sqep e
fluturon drejt folesë, ku e presin të vegjëlit. Alba, duke u hedhur
"Hop!" e "Hop!", shkon përsëri në ëmbëltore dhe blen një
akullore tjetër. Pastaj rend drejt shtëpisë dhe i tregon nënës për akulloren
dhe zogun "Ciu-Ci".