Pages

Perralleza e shkronjave - Shkronja B

 B - Bananet

            Babi i Benit vuri në frutierë një bisk me banana dhe doli. Në shtëpi mbeti vetëm bubi Bob. Si gjithë të vegjlit, ai ishte shumë kureshtar. Hipi në karrige, u hodh mbi tryezë e u afrua te frutiera. Nuhati një portokall dhe shtrembëroi buzët: "liii, sa erë e keqe!" Nuhati një mollë dhe lëpiu buzët: “Ah, sa erë e mirë!" Nuhati një banane: "Oho, çfarë mrekullie!" Ajo ia ëmbëlsoi gojën... Bobi po hante me aq shijë, sa nuk ndjeu fare që në shtëpi ishte kthyer Beni. Djali ia shkrepi të qeshurit:

- Budalla i madh paske qenë, o Bob! Ha qeni banane? 

Bobi lehte sikur donte t'i thoshte: "Ta dish ti sa e shijshme që është!". Beni e mori në krahë, e përkëdheli dhe i fshiu hundkën, që e kishte përlyer...