Pages

Perralleza e shkronjave - Shkronja B

 B - Bananet

            Babi i Benit vuri në frutierë një bisk me banana dhe doli. Në shtëpi mbeti vetëm bubi Bob. Si gjithë të vegjlit, ai ishte shumë kureshtar. Hipi në karrige, u hodh mbi tryezë e u afrua te frutiera. Nuhati një portokall dhe shtrembëroi buzët: "liii, sa erë e keqe!" Nuhati një mollë dhe lëpiu buzët: “Ah, sa erë e mirë!" Nuhati një banane: "Oho, çfarë mrekullie!" Ajo ia ëmbëlsoi gojën... Bobi po hante me aq shijë, sa nuk ndjeu fare që në shtëpi ishte kthyer Beni. Djali ia shkrepi të qeshurit:

- Budalla i madh paske qenë, o Bob! Ha qeni banane? 

Bobi lehte sikur donte t'i thoshte: "Ta dish ti sa e shijshme që është!". Beni e mori në krahë, e përkëdheli dhe i fshiu hundkën, që e kishte përlyer...



Perralleza e shkronjave - Shkronja A

 

Perralleza e shkronjave  - Shkronja A


Alba lëpin me kënaqësi kaushin plot akullore. Dielli e shikon

me zili .Zgjat gjuhën e tij të zjarrtë dhe lëpin akulloren e Albës. Por akullorja shkrihet dhe... plluq... bie përtokë, me gjithë kaush. “Ah!" ia bën vogëlushja e dëshpëruar.

"Ciu!" ia bën një zog nga gëzimi dhe sulet mbi kaushin.

Zogu "Ciu!"; Arta, “Ah!". Por tani ajo bën kështu nga habia.

I duket se po jeton një përrallë të vërtetë. Edhe dielli gëzon bashkë me Albën. I zbret mbi faqe dhe ia skuq si shegë Zogu ha e ha sa kënaqet dhe "Cëlc!", rrëmben kaushin me sqep e fluturon drejt folesë, ku e presin të vegjëlit. Alba, duke u hedhur "Hop!" e "Hop!", shkon përsëri në ëmbëltore dhe blen një akullore tjetër. Pastaj rend drejt shtëpisë dhe i tregon nënës për akulloren

dhe zogun "Ciu-Ci".