II. Idetë letrare
Veprat letrare të Martin Camajt janë tekste fiktive që anojnë nga
arti me përmasa nacionale, me peshën e etnosit, të filozofisë, të
ligjësisë, të dokeve tona, të mentalitetit malësor etj. Thjerrëza e shkrimtarit
detyrë të vet ka shkrimin e artit të magjishëm, këtij materiali fiktiv,
receptori lehtë mund të prekë në plagët e mëdha shoqërore, në horizontet
e së cilës s’duket drita e diellit.
Autori në mënyrë të veçantë njeh doket tona, mitet, legjendat,
këngët kreshnike, historinë, gjeografinë, psikologjinë, filozofinë etj. Ka
një barometër të saktë e origjinal për dilemat e mëdha që e lidhën dhe e
munduan njeriun tonë; të mirat e të këqijat, problemet njerëzore, shoqërore,
bëhen shkaktarë të ngritjes së spirales së të papriturave e fatkeqësive
reale që