Veprat letrare të Martin Camajt janë tekste fiktive që anojnë nga
arti me përmasa nacionale, me peshën e etnosit, të filozofisë, të
ligjësisë, të dokeve tona, të mentalitetit malësor etj. Thjerrëza e shkrimtarit
detyrë të vet ka shkrimin e artit të magjishëm, këtij materiali fiktiv,
receptori lehtë mund të prekë në plagët e mëdha shoqërore, në horizontet
e së cilës s’duket drita e diellit.
Autori në mënyrë të veçantë njeh doket tona, mitet, legjendat,
këngët kreshnike, historinë, gjeografinë, psikologjinë, filozofinë etj. Ka
një barometër të saktë e origjinal për dilemat e mëdha që e lidhën dhe e
munduan njeriun tonë; të mirat e të këqijat, problemet njerëzore, shoqërore,
bëhen shkaktarë të ngritjes së spirales së të papriturave e fatkeqësive
reale që
Yrjet Berisha - Proza e Camajt - 1 Tematika
I. Tematika
Hyrje
Veprat letrare e shkrimtarit Martin Camajt gjatë disa dhjetëvjetësheve
kanë qenë të lëna anash nga historia e kritika e letërsisë
sonë, sepse ky autor, tok me disa të tjerë, ka jetuar e ka krijuar larg
atdheut. Këta kanë qenë letrarë të injoruar për shkaqe jashtëletrare.
Përkundër këtij fakti, krijimtaria e tyre letrare edhe pse e shkruar dhe e
botuar jashtë atdheut, ka pasur ndikim të madh e të tërthortë edhe në
shkollat e mëvonshme letrare.
Mendimi kritik letrar për veprat e këtyre autorëve ka ekzistuar
(natyrisht më tepër në biseda private), por nuk është shkruar a interpretuar
në revista letrare e në libra të veçantë kritikë a të historisë së
letërsisë. Qarqet ideologjike qëllimshëm krijuan vakuum në artin tonë.
Kështu këtë autor Tirana e mohoi sikur të mos ishte i gjallë! Në qarqet
letrare të Prishtinës qe poet i dashur meqë botoi dy vëllime me poezi
më 1953 dhe më 1954. Madje edhe vetë Camaj këto bashkëpunim me
Prishtinën do t’i pohojë në një letër private-zyrtare që ia shkruan një
bashkëpunëtori të revistës “Shejza”: “Mbasi Shejzat dalin 64 faqesh po
e botojmë krejt. Ishalla, na ndihmon Zoti e nuk do të ndalet ky aktivitet
i nisun për shkak të pares. Revista asht pëlqye dhe në Kosovë prej
Yrjet Berisha
shum kuj dhe nji
Iscriviti a:
Post (Atom)